Tag: fillimisht

  • Aksidenti tragjik në Vlorë/ Pas 19-vjeçarit, ndërron jetë edhe adoleshenti

    Aksidenti tragjik në Vlorë/ Pas 19-vjeçarit, ndërron jetë edhe adoleshenti

    Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 13:35, në aksin nacional Vlorë–Fier, pranë një karburanti ne vendin e quajtur Pusi i Mezinit.

    Sipas informacioneve paraprake, një motomjet tip Piaggio me targa AK653 ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta dhe ka dalë nga rruga.
    Mjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër druri, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe pasoja të rënda për personat në motomjet.
    Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë humbur jetën
    Të lënduarit, janë transportuar fillimisht me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
    Fatkeqësisht, Luan Llanaj, 19 vjeç, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.
    Pas disa orëve ka ndërruar jetë edhe 16-vjeçari T.M.
    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit.

    Top Channel

  • Aksidenti në Vlorë/ Pas 19-vjeçarit, ndërron jetë edhe adoleshenti

    Aksidenti në Vlorë/ Pas 19-vjeçarit, ndërron jetë edhe adoleshenti

    Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 13:35, në aksin nacional Vlorë–Fier, pranë një karburanti ne vendin e quajtur Pusi i Mezinit.
    Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë humbur jetën. Të lënduarit, janë transportuar fillimisht me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore. Fatkeqësisht, Luan Llanaj, 19 vjeç, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital. Pas disa orëve ka ndërruar jetë edhe 16-vjeçari T.M.
    Sipas informacioneve paraprake, një motomjet tip Piaggio me targa AK653 ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta dhe ka dalë nga rruga.
    Mjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër druri, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe pasoja të rënda për personat në motomjet.
    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit.
    gijotina.com/

  • “Ky sistem zgjedhor duhej zhdukur”, Bylykbashi: Fillimisht denoncimi i farsës, më pas analiza dhe në fund përgjegjësitë

    “Ky sistem zgjedhor duhej zhdukur”, Bylykbashi: Fillimisht denoncimi i farsës, më pas analiza dhe në fund përgjegjësitë

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi për gazetarin Drini Zeqo, në studion e Klan News se fillimisht PD duhet të faktojë farsën elektorale, më pas të bëjë analizën dhe në fund duhet të dalin përgjegjësitë.
    “Duhet së pari t’i çojmë të gjitha ankimet në KQZ, që po e bëjmë tani, t’i çojmë të gjitha faktet dhe provat në OSBE-ODIHR, Këshillin e Europës, që ta marrë bota vesh se cilat ishin zgjedhjet në Shqipëri. Dhe e treta, analiza, më pas përgjegjësia me votë”.
    Bylykbashi, drejtuesi i qarkut të Durrësit, i cili ishte në listën e mbyllur të këtij qarku, deklaroi se, pavarësisht rolit të krimit, ky qark ruajti rezultatin 8 me 6.
    “Ka ardhur 8 herë Edi Rama në Durrës, ka dhënë porosi. Komisarin e lidhjes së krimit me shtetin, Agasin, e kishe në funksion të plotë.”
    Bylykbashi theksoi se ky sistem zgjedhor duhej zhbërë me kohë.
    “Ky sistem zgjedhor duhej të zhdukej në vitin 2020. Ky nuk është 2008-ta. Ky është hibridi toksik i vitit 2020, i Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit”.

  • “Ura”, Myftari: Kjo “rrugë” ka funskionuar prej 90-ës, fillimisht për trafik heroine dhe së fundmi për trafik kokaine

    “Ura”, Myftari: Kjo “rrugë” ka funskionuar prej 90-ës, fillimisht për trafik heroine dhe së fundmi për trafik kokaine

    Operacioni i një dite më parë në Shqipëri dhe Itali që soli arrestimin e disa personave si dhe sekuestrimin e miliona eurove të vëna nga trafiku i droggës, ishte tema e diskutimit këtë të enjtë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
    I ftuar në studio pedagogu dhe eksperti kriminalist, Kreshnik Myftari, tha se kjo linjë nuk është dhe aq e re.
    Sipas tij “Ura” ka funksionuar prej viteve 90-të, dhe fillimisht kjo rrugë përdorej për trafikun e heroinës dhe më pas të kokainës.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Pse është i rëndësishëm operacioni i djeshëm?
    Myftari: Për shkak të shumave të mëdha të numrave. Është një urë që është lidhur që në vitet 90-të, për shkak të preferencave ka ndryshuar vetëm lloji i substancës. Është një nga linjat më të vjetra dikur shërbente për trafikun e heroinës.
    Borakaj: Në këto dekada funksiononet e paprekur?
    Myftari: Funskiononte në varësi të kohës. Personazhet janë të njohur. Nga pikëpamja e rigjenerimit të personazheve ka interes për mediat.

  • Parashikimi i motit sot, 15 Maj 2025

    Parashikimi i motit sot, 15 Maj 2025

    Ditën e sotme vendi ynë do te jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe shtim të vranësirave mesatare e hera-herës të dendura nga orët e mesditës e pasdite fillimisht në jug.
    Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në jug e më pas në pjesën më të madhe të territorit.
    Era do të jetë me drejtim verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5m/s, në lugina dhe bregdet në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 12m/s. Deti do të jetë me valëzimi 1 deri 2 ballë.

  • Ky është detaji që ju ka shpëtuar nga takimi. Kush duhet të ishte ulur pranë Trump dhe Zelensky dhe misteri i karriges së tretë?

    Ky është detaji që ju ka shpëtuar nga takimi. Kush duhet të ishte ulur pranë Trump dhe Zelensky dhe misteri i karriges së tretë?

    Fotoja e Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky të ulur përballë njëri-tjetrit brenda Bazilikës së Shën Pjetrit për të biseduar për paqen në Ukrainë, gjatë funeralit të Papa Françeskut bëri xhiron e shpejtë në internet.
    Një imazh që u bë menjëherë viral dhe ndoshta do të hyjë në histori, por ajo që nuk u shpëtoi vëzhguesve më të vëmendshëm është një detaj që sigurisht nuk është dytësor: përveç dy karrigeve në të cilat u ul më pas presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe presidenti i Ukrainës, fillimisht kishte edhe një të tretë, e cila më pas u zhduk pas një shkëmbimi të shkurtër fjalësh mes protagonistëve.
    Sigurisht, hipotezat u ngritën menjëherë: kush duhet të ulet pranë Trump dhe Zelensky?
    Teoria e parë e sheh kryeministrin francez Emmanuel Macron si të parin që përjashtohet nga përballja mes liderëve , pasi ai vetë i afrohet të dyve për t’i përshëndetur dhe për t’u shtrënguar duart: fillon një bisedë e shkurtër, pas së cilës ulësja e tretë bëhet të zhduket.
    Pra, presidenti francez u përjashtua nga debati? Në realitet, ekziston një hipotezë tjetër, pasi pak para “videos”, pas së cilës shihen vetëm Trump dhe Zelensky, në pamje shfaqet edhe kryeministri britanik Keir Starmer .
    A ishte ai fillimisht njeriu i tretë që mori pjesë në mbledhje?
    Nuk dihet me siguri, pasi video është prerë pak para se të bëhej virale imazhi i bisedës mes dy liderëve.
    E sigurt është se supozohej të ishte një person i tretë, i përjashtuar më vonë: hipotezat më të besueshme janë ajo e Macron ose Starmer, edhe nëse disa kanë menduar se vendi fillimisht ishte menduar për një përkthyes për të lehtësuar bisedën midis Trump dhe Zelensky.
    Në fund, dy presidentët patën një takim kokë më kokë që zgjati rreth një çerek ore, pas së cilës, në fund të funeralit të Papa Françeskut, lideri ukrainas u takua me Emmanuel Macron dhe Keir Starmer, por pa qenë edhe ata të pranishëm.
    Giorgia Meloni gjithashtu foli me Zelenskyn për rreth një orë, në një ditë që siç pritej gjerësisht të ishte gjithashtu një mundësi për të bërë një bilanc të situatës komplekse gjeopolitike.

  • Britania pritet të deportojë shqiptarin për herë të tretë/ 26-vjeçari pjesë e një bande kriminale të trafikut…(Foto)

    Britania pritet të deportojë shqiptarin për herë të tretë/ 26-vjeçari pjesë e një bande kriminale të trafikut…(Foto)

    26-vjeçari u deportua fillimisht në vitin 2019 pasi u kap duke shitur kokainë, por u kthye muaj më vonë. Dhe sërish ai kapet me drogë ku deklaron se ishte përfshirë në këtë aktivitet pasi kishte për qëllim shlyerjen e një borxhi prej 15 mijë paund ndaj bandës së kontrabandës së njerëzve që e ndihmoi të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar.
    Ai u deportua për herë të dytë në maj 2021 pasi u dënua me tre vjet burg. Por më 13 shkurt të këtij viti, një oficer policie e kapi atë teksa po drejtonte një Mercedes në Bournemouth. Nga kontrollet iu gjetën 1,935 £ në para cash dhe 24,75 g kokainë, e cila do të kishte një vlerë në rrugë deri në 2,500 £.
    Zani u tha autoriteteve se ai hyri në MB “disa muaj më parë” duke u fshehur në pjesën e pasme të një kamioni. Ai tha se fillimisht ishte punësuar si punëtor, por nuk fitonte mjaftueshëm për të shlyer kontrabandistët e tij dhe kështu filloi të punonte si korrier droge. Megjithatë, ai u dënua me 4 vjet burg dhe pritet të deportohet sërish.

     

  • Xherdan Shaqiri me dy gola shumë të bukur, udhëheq Baselin drejt titullit kampion në Zvicër (video)

    Xherdan Shaqiri me dy gola shumë të bukur, udhëheq Baselin drejt titullit kampion në Zvicër (video)

    12 Prill 2025

    22:29

    Telesport

    Basel ka marrë një fitorë të thellë 0-4 në transfertë ndaj Zurich, ndeshje e vlefshme për Superligën në Zvicër. Protagonist i kësaj fitoreje ka qenë Xherdan Shaqiri.
    Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit shënoi dy gola, fillimisht në minutën e 43-të me një goditje të fuqishme e cila përplaset në traversë fillimisht dhe më pas në trupin e një lojtari vendas dhe përfundon në rrjetë. SHIKOGOLIN1
    Goli i dytë erdhi në minutën e 52-të pjesës së dytë falë një ekzekutimi mjeshtëror të goditjes së dënimit.  SHIKOGOLINMe gy golat e sotëm, Shaqiri shkon në kuotën e 13 golave dhe kryeson listën e golashënuesve bashkë me Dereck Kutesa, sulmuesi i Servette.
    Me fitoren e sotme, Baseli shkon në 58 pikë, 7 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Servette, e vendit të dytë.

  • E tmerrshme/ Momenti kur sulmohet rëndë biznesmeni shqiptar: Fillimisht me grushte e pastaj…(Video)

    E tmerrshme/ Momenti kur sulmohet rëndë biznesmeni shqiptar: Fillimisht me grushte e pastaj…(Video)

    Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet e dhunimit të biznesmenit Ylber Blakaj në qytetin e Istogut. Ngjarja ka ndodhur më datë 2 Prill dhe janë arrestuar dy persona, të cilët rezultojnë dhe nga pamjet se janë autor të sulmit.
    Naser Rraci dhe Leutrim Musliu janë arrestuar për rrahjen e biznesmenit. Ata shihen edhe në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë se si kanë hyrë brenda një lokali ku ishte duke qëndruar Ylber Blakaj dhe e sulmojnë fillimisht me grushte e pastaj e godasin pas kokës me qytën e pistoletës.
    Sipas burimeve të mediave kosovare, dyshohet se sulmi ndaj biznesmenit Blakaj ndërlidhej me një konflikt për një prone, megjithatë do të jetë Prokuroria e Pejës ajo që do të zbardhë shkakun dhe rrethanat e vërteta të ngjarjes.

    Biznesmeni ka marrë lëndime serioze, teksa sipas Policisë, ka patur edhe të shtëna me armë zjarri, kë vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë të gjakut në dyshemenë e lokalit dhe një xham të dëmtuar nga shkrepja e armës.