Tag: fillimisht

  • Pas zbulimit, diamanti i dytë më i madh në botë pret çmimin

    Pas zbulimit, diamanti i dytë më i madh në botë pret çmimin

    Diamanti i dytë më i madh në botë shumë shpejt mund të ketë një shtëpi të re në një muze apo koleksionin e një sheiku, por fillimisht duhet të vlerësohet, raporton AFP.

    I zbuluar vitin e shkuar në Botsvana, diamanti 2.488 karatë i quajtur Motswedi po analizohet nga HB Antwerp.

    “Momentalisht është shumë e vështirë që t’i vendosim një çmim”, tha drejtori i marrëdhënieve publike të kompanisë. “Fillimisht duhet të inspektojmë gurin dhe të shohim çfarë mund të përftojmë prej tij në formë të pastër.”

    Diamanti peshon gjysmë kilogramë dhe u zbulua verën e shkuar në minierën Karowe në vendin kryesor të zbulimit të diamanteve në Afrikë.

    Miniera është në pronësi të kompanisë kanadeze Lucara Diamond, e cila bashkëpunon me HB Antwerp për të përballuar përpunimin dhe reklamimin e diamantëve që tejkalojnë 10.8 karatë.

    Kompania po reklamon Motswedi si pjesë të një koleksioni me katër margaritarë, përfshirë edhe diamantin e tretë më të madh në botë, të cilët janë gjetur në të njëjtën minierë.

    Edhe pse është e vështirë që në këtë pikë të vlerësohen ndaras, së bashku ky koleksion mund të arrijë në të paktën 100 milionë dollarë.

    Para Motswedi, diamanti më i madh i zbuluar në Botsvana ishte 1.758 karatë dhe quhet Sewelo. Ndërsa diamanti më i madh i çmuar besohet të jetë Cullinan që u gjet në vitin 1905 në Afrikën e Jugut dhe peshon 3.106 karatë.

    Mes diamantëve që kanë dalë prej tij është Ylli i Afrikës që bën pjesë në margaritarët e kurorës britanike që gjendet në Kullën e Londrës.

  • Detaje nga abuzimi seksual i italianes në Durrës, i akuzuari tentoi t’i jepte drogë

    Detaje nga abuzimi seksual i italianes në Durrës, i akuzuari tentoi t’i jepte drogë

    Fillimisht mësohet se ai i ka tentuar t’i shesë lëndë narkotike, por ajo ka refuzuar, ndërsa më pas ka abuzuar seksualisht me dhunë.
    Fillimisht ata janë ulur në një stol, teksa më pas është afruar 26-vjeçari, i cili ka tentuar t’i shesë drogë.
    E reja e ka refuzuar, por ka pranuar ftesën e Leonard Prezës për t’u zhvendosur drejt shezlongëve pranë bregdetit, ku dyshohet se ka ndodhur abuzimi.
    Preza, baba i tre fëmijëve, nuk është emër i panjohur për policinë e Durrësit, pasi më herët është akuzuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Tashmë ndaj tij rëndon akuza për kryerjen e marrëdhënies seksuale me dhunë me të mitur, për të cilën Kodi Penal parashikon nga 7 deri në 15 vite burgim.

  • Mrekulli në mesin e tragjedisë në Lisbonë! U raportua i vdekur, gjendet i gjallë babai i 3-vjeçarit që u shpëtua nën tramvaj

    Mrekulli në mesin e tragjedisë në Lisbonë! U raportua i vdekur, gjendet i gjallë babai i 3-vjeçarit që u shpëtua nën tramvaj

    Një ngjarje tronditëse ka goditur Lisbonën, ku një aksident tragjik me tramvaj ka shkaktuar humbjen e jetës së 16 personave, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur rëndë.
    Mes të mbijetuarve është një djalë gjerman 3-vjeçar, i cili u nxor nga rrënojat. Por mrekullia për familjen e 3-vjeçarit është e dyfishtë, pasi babai i tij u shpall fillimisht i vdekur nga aksidenti, është gjetur gjallë.
    Mediat lokale fillimisht kishin raportuar se shtetasi gjerman kishte vdekur para syve të të birit në aksident.

    Familja shkoi në morg në Portugali, por nuk mundën ta identifikonin atë.
    CNN Portugal raportoi se familja i tregoi një foto të burrit një oficeri policie vendas, i cili i çoi në spitalin São José. Atje u gjet gjallë, por “në gjendje të rëndë”, tha një zëdhënës i policisë portugeze. 3-vjeçari është bashkuar në spital me nënën e tij, e cila ndodhet gjithashtu në gjendje të rëndë.
    Sipas agjencisë Lusa, fëmija ka marrë lëndime të lehta dhe po trajtohet në një spital pediatrik në Lisbonë.
    Tramvaji Glória, që daton nga shekulli i 19-të, është një nga atraksionet më të njohura për turistët që vizitojnë kryeqytetin portugez, sidomos gjatë sezonit të verës.

    Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit dhe nuk përjashtohet as ndonjë defekt teknik në sistemin e frenimit.
    Mes viktimave janë shtatë burra, tetë gra dhe disa persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve lokale, të paktën katër nga të vdekurit ishin punonjës të organizmit bamirës më të madh në Portugali, Misericórdia de Lisboa Santa Casa, institucion që administron ndër të tjera edhe lojërat Euromillions. Ata përdornin rregullisht këtë linjë tramvaji për të shkuar në zyrat e tyre në qytet.
    Numri i viktimave ka ndryshuar disa herë gjatë ditës. Fillimisht u raportua për 17 të vdekur, por kryeministri i Portugalisë, Luís Montenegro, në një deklaratë për shtyp pasdite, konfirmoi se 16 persona kanë humbur jetën.
    “Kjo është një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore të historisë sonë të afërt”, u shpreh kryeministri.
    /vizionplus.tv

  • Arbitri “tallet” me Man. United! Fillimisht jep penallti, më pas ndërron mendje pas asaj që pa në ekran (video)

    Arbitri “tallet” me Man. United! Fillimisht jep penallti, më pas ndërron mendje pas asaj që pa në ekran (video)

    Manchester United po përballet në “Old Trafford” me Burnley, ndeshje e vlefshme për javën e tretë në Premier League. “Djajtë e Kuq” duhet me patjetër të fitojnë sot, duke qenë se kanë vetëm 1 pikë në dy javët e para, humbje me Arsenal dhe barazimi ndaj Fulham.
    Përsa i përket sfidës së sotme, në minutën e 17-të, Kyle Walker humb topin brenda në zonë dhe aty përfiton Mason Mount, i cili pengohet brenda zonës nga ish-mbrojtësi i Man. United, por tani luan për Burnley.
    Fillimisht arbitri kryesor i takimit tregoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë, por duke mos qenë i bindur dhe pas sinjalizimit nga VAR, vendosi të shohë vetë pamjet në ekran dhe ndryshoi mendje, duke anulluar vendimin e mëparshëm për penallti. SHIKORASTIN
    Vendimi i arbitrit kryesor të takimit, Samuel Barrot, zemëroi pa masë lojtarët e United dhe tifozët, por “Djajtë” nuk u dorëzuan dhe gjetën avantazhin pak minuta më pas. Në minutën e 27-të, Bruno Fernandes kroson nga goditja anësore e dënimit, Casemiro godet me kokë traversën dhe topi përplaset me mesfushorin difensiv të Burnley, Josh Cullen dhe përfundon në rrjetë. SHIKOGOLIN

  • (VIDEO) Zjarri në Vlorë i qëllimshëm, fillimisht iu vu flaka eskavatorit

    (VIDEO) Zjarri në Vlorë i qëllimshëm, fillimisht iu vu flaka eskavatorit

    Dalin pamjet në momentet kur merr flakë fusha e mbetjeve në Vlorë.
    Sipas pamjeve filmike, dallohet qartë vatra e zjarrit që nis fillimisht nga eskavatori (skrepi) që punonte të fusha e mbetjeve dhe më pas përhapen flakët edhe të ndihmuara nga era në të gjithë fushën e mbeturinave.
    Zjarri dyshohet që të jetë i qëllimshëm dhe Policia ka administruar pamjet filmike për të vlerësuar dhe ekspertuar personin apo personat që e kanë vendosur zjarrin fillimisht tek mjeti i rëndë. Kjo është e disata herë që fushës së mbetjeve i vihet zjarri qëllimisht për këtë vit.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 4 gusht 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 4 gusht 2025…

    Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet fillimisht i kthjellët e vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës të cilat u pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas në pjesën më të madhe të territorit.
    Në relievet malore në veri-verilindje reshjet parashikohet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike nga orët e pasdites vonë reshjet humbasin territor duke u izoluar në relievet malore deri në ndërprerjen përfundimtare nga orët e mbrëmjes.
    Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 2-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi 10-12m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të ulët të forcës 1-2 ballë.
    Temperaturat parashikohen:

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Lidhje intime me viktimën? Detaje nga vr*sja e 52-vjeçares, i dyshuari ndërton skemën

    Lidhje intime me viktimën? Detaje nga vr*sja e 52-vjeçares, i dyshuari ndërton skemën

    Një grua u vra këtë të hënë dhe Policia e Shtetit shoqëroi një djalë të ri si të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teco në Pogradec. Ilirjan Selmani është dërguar në vendngjarje për ndërtimin e skemës së krimit. 37-vjeçari mendohet se ka patur një lidhje intime me 52-vjeçaren Kozeta Teco.
    I pyetur nga gazetarët “A e ke vrarë ti?”, i riu është shprehur për mediat “Ç’ne unë”. Në kazanin e plehrave është gjetur edhe arma e krimit, një thikë me të cilën dyshohet se autori i ka prerë fytin 52-vjeçares. Policia ka gjetur edhe një palë rroba në kazanët e mbeturinave, të cilat dyshohet se i përkasin të dyshuarit.

    Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe me pas është rikthyer edhe njëherë tjetër nga ekspertët e policisë kriminale Selmani, i cili mendohet të ketë sqaruar gjithë dinamikën e kësaj ngjarje të rëndë, fillimisht nga ana e policisë i dyshuari është futur brenda banesës dhe me pas i shoqëruar me forca të shumta policie ka sqaruar dhe hedhjen e rrobave buzë bulevardit kryesor të qytetit të Pogradecit.
    Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm dhe fillimisht u raportuar se Teco humbi jetën si pasojë e asfiksisë nga zjarri në banesë. 52-vjeçarja jetonte në katin e parë të pallatit në lagjen nr.1 të qytetit e vetme. Fillimisht viktima është dhunuar dhe më pas banesën iu është vendosur flaka për të zhdukur gjurmët e krimit. Zjarri raportohet se është vendosur në dy ambiente të shtëpisë për të fshirë shenjat e krimit, por dhuna në trupin e gruas kanë bërë që hetimet të marrin tjetër kthesë.

  • Pamjet e rënda/ Momenti kur 35-vjeçari thithet nga motori i avionit në aeroportin e Bergamos

    Pamjet e rënda/ Momenti kur 35-vjeçari thithet nga motori i avionit në aeroportin e Bergamos

    Incidenti tragjik ndodhi të martën kur Russo arriti të anashkalonte të gjitha pikat e kontrollit të sigurisë dhe të arrinte te avioni Volotea që po përgatitej për ngritje. 35-vjeçari humbi jetën kur u “thith” nga një prej motorëve të Airbus.Në videon që po qarkullon në internet, vrapi i 35-vjeçarit duket qartë. Ai fillimisht vrapon përgjatë pistës drejt aeroplanit, ndërsa oficerët e sigurisë janë përreth tij, por askush nuk e ndalon. Russo tenton fillimisht të hipë mbi njërin krah të aeroplanit dhe më kalon rreth tij duke dalë përballë motorit.

    HORRIFYING moment man gets SUCKED into plane engine
    Andrea Russo DIES instantly
    Reports say he ran toward turbine ‘on purpose’
    Ground crew WATCH in shock pic.twitter.com/4kDsBLA5wu
    — RT (@RT_com) July 11, 2025

    Autoritetet po hetojnë rastin, ku skenari më i mundshëm është vetëvrasja. Hetuesit po përqendrohen në orët e fundit të 35-vjeçarit, duke u përpjekur të kuptojnë nëse ka ndodhur diçka që e ka çuar në pikën e dhënies fund të jetës.

  • A e dini se për çfarë janë përdorur fillimisht kodet QR?

    A e dini se për çfarë janë përdorur fillimisht kodet QR?

    Ne përdorim kodet QR çdo ditë, por a e dini se nga vijnë ato?

    Një kod “QR” është një lloj barkodi matricë (ose kodi dydimensional) i krijuar fillimisht për industrinë e automobilave. Relativisht kohët e fundit, sistemi është bërë popullor jashtë kësaj industrie për shkak të lexueshmërisë së tij të shpejtë dhe mundësisë së ruajtjes së madhe të të dhënave.
    Kodi përbëhet nga module të zeza të rregulluara në një model katror në një sfond të bardhë, dhe informacioni i koduar mund të përbëhet nga çdo të dhënë.

    Të shpikura në vitin 1994 nga dega e Toyota-s Denso Wave për të gjurmuar shpejt automjetet dhe pjesët gjatë procesit të prodhimit, kodet QR tani përdoren më shpesh për të hyrë në faqet e internetit ose rrjetet Wi-Fi, për të ndarë informacionin e kontaktit, për të bërë pagesa celulare ose për ruajtjen e të dhënave të biletave ajrore dhe trenave. në telefona dhe pajisje të tjera.
    Kodet QR (shkurt për kodet e reagimit të shpejtë) u standardizuan ndërkombëtarisht në vitin 2000 dhe përdoruesit e telefonave celularë në Japoni e kishin adoptuar tashmë gjerësisht teknologjinë deri në vitin 2002.
    Megjithëse Denso Wave ende mban patenta mbi teknologjinë, kodet QR janë falas për këdo që t’i përdorë pa tarifa licence për sa kohë që prona intelektuale përdoret brenda standardeve të përcaktuara ISO/JIS.
    Ashtu si me çdo kod të ngjashëm, bashkëveprimi me një kod QR është mjaft i thjeshtë: skanoni atë me një sensor imazhi si kamera e smartfonit tuaj dhe aplikacioni që po përdorni do ta konvertojë kodin në binar, më pas do të shfaqë informacionin ose do të kryejë një veprim.
    Ka aplikacione të panumërta të dedikuara për leximin e kodeve QR, por shumë aplikacione të njohura kanë filluar të integrojnë skanerë për funksione specifike.

  • Presidenti i La Liga mesazh Laporta: Nëse duan Nico Williams fillimisht duhet të shesin

    Presidenti i La Liga mesazh Laporta: Nëse duan Nico Williams fillimisht duhet të shesin

    60 milionë euro është klauzola që lë të lirë Nico Williams, shuma që Barcelona do të ishte e gatshme të paguante për yllin spanjoll. Skuadra katalanase ka një vit që ndjek talentin e Athletic Club, miku i ngushtë i Lamine Yamal.
    Te Barcelona synojnë të formojnë dyshen fituese të kombëtares, por presidenti i La Liga, Javier Tebas, nuk ka të njëjtin mendim. Ai ka shprehur një mendim të qartë për blerjen e mundshme të lojtarit nga klubi katalanas.
    “Merkato s’ka nisur ende, por do të shohim. Barça e di mirë duhet të bëjë disa gjëra që të mund ta regjistrojë si lojtar. Jo shumë, por duhet të bëjë disa detyra dhe tashmë e dinë se çfarë janë ato”, tha Tebas.
    Kjo do të thotë se duhet kujdes rregullin financiar 1:1, i cili nuk i lejon ata të veprojnë me qetësi. “A ka Barça parà për të blerë Nico dhe për ta regjistruar? Nuk e di. Por në fund dëgjon kaq shumë emra”, shtoi më tej Tebas:
    “Parametrat e Barcelonës ende nuk i plotësojnë kërkesat për të qenë në gjendje të blejnë lirisht. Nëse ata duan Nico Williams fillimisht ata do të duhet të shesin dhe të zgjidhin shumë llogari“, përfundoi Tebas.