Tag: fillimisht

  • Kosova mëson axhendën e plotë, ja ku do të luhen ndeshjet

    Kosova mëson axhendën e plotë, ja ku do të luhen ndeshjet

    Kosovës ka mësuar edhe orarin për Kupën e Botës 2026, gjithnjë në rast kualifikimi.  “Dardanët” që fillimisht duhet të fitojnë dy përballje në muajin mars për ta siguruar një vend në Botëror, ka mësuar se mund të jetë në grupin B me Australinë, Paraguain dhe SHBA-në. 
    Tashmë, FIFA ka zbuluar edhe orarin e Kupës së Botës, ku Kosova fillimisht mund të përballet me Australinë në Kanada, më saktësisht në stadiumin “Vancouver”, më 13 qershor. 
    Gjashtë ditë më vonë, Kosova ndeshjen e dytë do ta ketë kundër Paraguait në “Santa Clara”, ndërsa grupin do ta përmbyllë me SHBA-në në “Inglewood” më 25 qershor. 

    Kosova fillimisht duhet të fokusohet te play-offi i muajit mars, ndaj Sllovakisë dhe në rast fitores atëherë finalen e zhvillojmë në Prishtinë me fituesin e takimit Turqi – Rumani.  Ndeshja e parë zhvillohet në Bratsilavë më 26 mars, ndërsa finalja më 31 mars 2026. 

  • FOTO/ Humbja ndaj Newcastle “tërbon” Guardiola-n, kapet me kameramanin

    FOTO/ Humbja ndaj Newcastle “tërbon” Guardiola-n, kapet me kameramanin

    Man.City u ndal sërish, këtë herë në transfertë përballë Newscatle, një humbje 2-1 që nuk i la një shije të mirë Pep Guardiola-s. Tekniku spanjoll dukshëm nuk ishte i qetë, ku fillimisht u kap me futbollistin e Newcastle, Bruno Guimaraes, ndërsa më pak vrapoi duke i kërkuar llogari një prej kameramanëve që po filmonte përplasjen e tij me Guimaraes.
    Guardiola i hoqi fillimisht një prej kufjeve kameramanit ndërsa më pas i tha diçka në vesh, pamje këto të cilat po bëjnë xhiro në rrjet.

     

  • Joe Biden hoqi kufizimin e përdorimit të tyre, Ukraina godet objektivat ushtarake ruse me raketat ATACMS

    Joe Biden hoqi kufizimin e përdorimit të tyre, Ukraina godet objektivat ushtarake ruse me raketat ATACMS

    Ushtria e Ukrainës ka deklaruar se ka goditur objektiva ushtarake brenda Rusisë duke përdorur raketa ATACMS të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara, dhe e ka cilësuar këtë një “zhvillim të rëndësishëm”.

    Sipas raportimeve, kjo është hera e parë që Ukraina e pranon hapur përdorimin e raketave balistike të përparuara amerikane kundër objektivave në territorin rus, edhe pse administrata e atëhershme e Joe Biden e kishte hequr kufizimin për përdorimin e tyre jashtë territorit ukrainas një vit më parë.
    “Përdorimi i aftësive të sulmit me rreze të gjatë veprimi, duke përfshirë sisteme si ATACMS, do të vazhdojë”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në deklaratën e tij.
    Ukraina i mori këto sisteme në vitin 2023, por fillimisht ishte e kufizuar në përdorimin e tyre vetëm brenda territorit të vet, rreth një e pesta e të cilit mbetet e pushtuar nga Rusia. Joe Biden hoqi zyrtarisht këto kufizime në nëntor të vitit 2024, një vendim që fillimisht u kritikua nga pasardhësi i tij, Donald Trump.
    Kievi po kërkon gjithashtu raketa amerikane Tomahawk, me rreze veprimi deri në 2,500 km (1,550 milje), duke argumentuar se këto armë do të ndihmonin në shtyrjen e Rusisë drejt tryezës së negociatave. Megjithëse Trump fillimisht shfaqi gatishmëri për të shqyrtuar shitjen e tyre, në nëntor ai deklaroi se “nuk po e merrte në konsideratë” këtë mundësi.

    Top Channel

  • Dinamika e ngjarjes/ Vrasja me thikë e 23-vjeçarit shqiptar në Perugia, shpallet në kërkim i riu tunizian

    Dinamika e ngjarjes/ Vrasja me thikë e 23-vjeçarit shqiptar në Perugia, shpallet në kërkim i riu tunizian

    Miqtë e Hekuran Cumanit dhanë informacione specifike, dhe shumë nga dëshmitarët e shumtë të pranishëm i kanë konfirmuar ato. Vrasësi i 23-vjeçarit nga Fabriano, i cili u godit me thikë gjatë një sherri përpara një prej lokaleve të jetës së natës në Perugia, në zonën universitare, ka orët e numëruara. Hetuesit nga Skuadra Fluturuese e Perugias e kanë identifikuar tashmë. Dyshohet të jetë një i ri me origjinë nga Afrika e Veriut, i cili, me grupin e miqve të tij, e nisi përleshjen fillimisht brenda dhe më pas jashtë pub-it 100Dieci, ku sapo kishte përfunduar një natë universitare e së premtes.
    Hekuran Cumani, së bashku me vëllain Samuel dhe disa miq të tjerë, ishte nisur nga Fabriano, në rajonin e Markes, siç ndodhte shpesh, për të kaluar mbrëmjen në Perugia. Dy grupet, gjithsej rreth njëzet persona, u përleshën fillimisht brenda në bar për çështje të parëndësishme – një shikim ose një fjalë tepër – pastaj jashtë, rinisën një debat që dukej se ishte shuar, rreth orës 4 të mëngjesit, pasi festa kishte mbaruar. 
    Pikërisht aty dolën në pah thikat — dy, një më e madhe dhe një më e vogël, sipas dëshmitarëve — në duart e të njëjtit djalë, një i ri tunizian, i cili fillimisht e ka plagosur lehtë Samuelin dhe më pas iu vërsul Hekuran Cumanit, duke e goditur me një thikë në kraharor, goditje që i rezultoi fatale. 
    Vrasësi mund të ketë mbërritur në një moment të dytë ose t’i ketë marrë thikat nga një makinë, pasi në hyrje të lokalit kalohen nëpër një detektor metalesh, dhe për këtë arsye brenda nuk dukej të kishte armë. Nga thika, megjithatë, nuk ka asnjë gjurmë. Gjatë arratisjes, vrasësi dhe grupi i tij e kanë marrë me vete.
     

  • “Nisin reshjet e shiut”/ Ja si prashikohet moti për ditën e sotme, dhe temperaturat ‘surprizë’

    “Nisin reshjet e shiut”/ Ja si prashikohet moti për ditën e sotme, dhe temperaturat ‘surprizë’

    Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
    Moti parashikohet fillimisht me kthjellime si dhe alternime vranësirash. Pas orëve të mesditës dhe kryesisht ato të pasdites mot me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.
    Duke nisur prej orëve të pasdites nisin reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar fillimisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Më pas reshjet e shiut me intensitet mesatar shtrihen në të gjithë territorin ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
    Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 12 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 22 m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 5-6 ballë.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 5 tetor 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 5 tetor 2025…

    Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
    Moti parashikohet fillimisht me kthjellime si dhe alternime vranësirash. Pas orëve të mesditës dhe kryesisht ato të pasdites mot me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.
    Duke nisur prej orëve të pasdites nisin reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar fillimisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Më pas reshjet e shiut me intensitet mesatar shtrihen në të gjithë territorin ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
    Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 12 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 22 m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 5-6 ballë.
    Temperaturat parashikohen:

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • IKMT rikthehet në Theth, në listë për t’u shembur 8 objekte pa leje

    IKMT rikthehet në Theth, në listë për t’u shembur 8 objekte pa leje

    Dhjetëra forca policie bashkë me inspektorët e IKMT, IMt të bashkisë, forcat xhenio dhe fadroma kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit në fshatin turistik të Thethit duke vijuar aksionin e lënë në mes gjatë verës për prishjen e ndërtimeve pa leje.
    Fillimisht ndërhyrja ka nisur tek një objekt trekatësh i ngritur vitin e fundit. Kjo godinë është vendosur që të shembet me eksploziv tritol për shkak të lartësisë dhe pamundësisë për ta shembur përmes fadromave.Në total janë 8 objekte në listë që priten të shemben fillimisht, godina trekatëshe dhe 7 shtëpiza druri të ndërtuara pa leje për të cilat janë marrë vendimet përkatëse nga IMT.

  • “Jam keq o babë, më kanë gjujt”/ Babai i Andi Malokut tregon momentet e fundit të të birit mes lotës: Më takuan dhe…

    “Jam keq o babë, më kanë gjujt”/ Babai i Andi Malokut tregon momentet e fundit të të birit mes lotës: Më takuan dhe…

    Genc Maloku, babai i Andi Malokut i cili humbi jetën në atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj në mbikalimin e Shkozetit ka rrëfyer në GJKKO detaje nga ngjarja.
    Raportohet se në sallën e gjyqit, Maloku ka rrëfyer se momentin kur i biri e ka telefonuar pasi ishte qëlluar, duke i thënë që ishte keq, ndërsa ka shtuar se fillimisht ka menduar se gjithçka ka qenë një shaka.
    “Arjan Ndoja në atë periudhë ishte prokuror në Durrës. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi, më mori vetë djali: “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt”.Ka qenë ora 4:00- 5:00. Mendova fillimisht se ishte shaka.
    Kam shkuar në spitalin ushtarak, jo te vendi i ngjarjes. Komunikova me djalin. Ai më tregoi se kishin qenë në një restorant përpara, djali ka qenë jashtë. Në automjet me djalin kanë qenë prokurori dhe Rrumi.
    Pas ngjarjes jam takuar me prokurorin, pasi më ka ardhur në banesë. Pas 7 ditësh djali ndërroi jetë. Rrumi më tha në fillim se i kishte qëlluar Plarent Dervishi”, tha ai. Ndërkohë Maloku ka treguar se ka zhvilluar takime me familjarët e Redjan Rrajës.
    “Tre pleq kanë ardhur, një me mbiemër Boja, një plak. Mos keni konflikte gjëra, gjersa të zbardhet. Këtë më thanë. Takimi i parë është bërë në Tiranë, takimi tjetër është bërë në Sukth. Biseda ishte që tyë prisnim fillimisht të dilte e vërteta”, tha ai.
    Ai ka dëshmuar gjithashtu se në portën e banesës i kishin dorëzuar një USB, ku shihej Redian Rahaja me një kapele dhe një person tjetër.
    “Halit Valterin e njoh. Ia kërkova unë takimin. I dhashë një USB. Ishte deputet në atë kohë. Ma sollën poshtë derës në një zarf USB, pak kohë pas ngjarjes. E hapa, ishte Redjan Rraja me kapele. Ishte dhe një qeros. USB e prisha. Autorët janë Redjan Rraja. Kanë dalë. Unë vetë di që autorët janë këta. Plaurent Dervishaj, Juljanin nuk e njoh, vullnet Muçën e njoh. E njoh se jam rritur aty, është vëllai i Rrumit. USB e prisha unë”, tha ai.

  • Ekzekutimi në Tepelenë/ Biznesmeni italian u godit fillimisht me dru, më pas me armë zjarri

    Ekzekutimi në Tepelenë/ Biznesmeni italian u godit fillimisht me dru, më pas me armë zjarri

    Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e biznesmenit italian, 44-vjeçar Edoardo Sarchi, në rrethana ende të paqarta. Ai u gjet pa shenja jete, rreth orës 00:30 në anë të rrugës në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë, në Tepelenë.
    Në trupin e viktimës, në pjesën e këmbës është konstatuar një plagë plumbi, në arterien kryesore, ku gjakderdhja dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen.
    Por, burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se 44-vjeçari, nga ekspertiza mjeko-ligjore, nuk është vrarë menjëherë me armë zjarri, siç dyshohej fillimisht.
    Dyshohet se se para se të qëllohej me armë zjarri në këmbë, viktima është goditur me një mjet të fortë, dyshohet dru ose shufër, në pjesën e kokës. Goditja i ka shkaktuar humbje të menjëhershme të ndjenjave, duke e lënë pa ndihmë në tokë.
    Pasi ka humbur ndjenjat, autori (apo autorët) e kanë qëlluar më pas me armë zjarri në këmbë. Edhe pse plumbi nuk ishte i menjëhershëm për jetën, gjakderdhja e madhe ka rezultuar fatale, duke i shkaktuar vdekjen viktimës disa minuta më vonë.
    Burime bëjnë me dije se një nga pistat kryesore ku po heton Policia lidhet me një konflikt të mundshëm pronësor apo financiar, për të cilin italianit mund t’i jetë bërë pritë.
    Kujtojm se Edoardo Sarchi ndodhej për gjueti së bashku me Eqerem Braçe dhe dy djemtë e tij, Daniel dhe Gazmend Braçe, si dhe me një person të katërt. Në vendin e ngjarjes uniformat blu gjetën dy automjete, ku një prej tyre ishte e viktimës.
    Burime bëjnë me dije se Daniel, Gazmend dhe Eqerem Braçe janë marrë 4 herë në pyetje, fillimisht nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, Prokuroria, Specialistët e Krimeve të Rënda e në fund përsëri nga OPGJ. Kjo marrje në pyetje është bërë për shkak se të tre këta persona kanë dhënë dëshmi kontradiktore me njëri-tjetrin.

  • Roli ikonik! Al Pacino zbulon pse fillimisht e refuzoi rolin kryesor në ‘Dog Day Afternoon’

    Roli ikonik! Al Pacino zbulon pse fillimisht e refuzoi rolin kryesor në ‘Dog Day Afternoon’

    Roli kryesor në filmin “Dog Day Afternoon” të Sidney Lumet ishte një nga më ikonikët në karrierën e gjatë të Al Pacino -s. Por aktori fitues i çmimit Oscar zbuloi se fillimisht e kishte refuzuar.
    Në filmin e vitit 1975, Pacino luan rolin e Sonny Warczyk, një të riu i cili, së bashku me Sal (John Cazale), përpiqen të grabisin një bankë në Bruklin për të siguruar para për operacionin e ndryshimit të seksit të partneres së tij transgjinore. Përpjekja shpejt shndërrohet në një situatë pengjesh.
    Martin Bregman, i cili ishte menaxheri dhe producenti i Pacinos i filmit “Serpico” (1973) – një film që i siguroi Pacinos një nominim për çmimin Oscar për Aktorin më të Mirë – i ishte afruar atij në lidhje me filmin “Dog Day Afternoon”.
    “Ai më tha se donte që unë ta bëja, dhe unë e kisha lexuar skenarin dhe mendova se ishte shkruar mirë, por nuk doja ta bëja”, tha aktori 85-vjeçar për Guardian. “Isha në Londër në atë kohë dhe po mendoja se po më mbaronte energjia. Nuk e dija nëse mund ta lexoja përsëri”, tha ai.
    Pacino sapo kishte luajtur rolin e Michael Corleones në filmin “Kumbari II” (duke i dhënë atij nominimin e dytë për Oscar) dhe nuk ishte i sigurt nëse mund ta përballonte përsëri atë lloj intensiteti. “Më dukej se i njëjti intensitet dhe rijetimi i tij ishte shumë i ngjashëm me filmin “Kumbari II”, i cili ishte një përvojë intensive në shumë mënyra – jo aq shumë vetë vepra, por gjithçka që po ndodhte në jetën time personale që po më prekte”, shpjegoi ai.
    Kështu që, fillimisht ai e refuzoi ofertën. “I thashë, në rregull, e kuptoj, është një ofertë e shkëlqyer dhe faleminderit, por nuk mendoj se mund ta bëj. Dua ta lë të shkojë. Edhe një herë, me armë në dorë, duke grabitur një bankë? Nuk dua ta përjetoj përsëri këtë “, kujtoi ai.
    “Mendimi im i parë ishte, pse e refuzova? Ku e kisha mendjen?” rrëfeu ai. Kështu që vendosi ta merrte rolin. Filmi gjithashtu i dha atij mundësinë të luante përsëri përkrah mikut të tij John Cazale – Fredo nga “Kumbari”.
    Edhe pse Pacino e pranoi rolin, ai shpjegoi se kishte vështirësi të futej në personazh: “Për ndonjë arsye, ndjeva sikur nuk e dija se cilin personazh po luaja. Kur pashë atë që kishim filmuar, po mendoja: Çfarë po bëj, ku jam unë, kush jam unë, ku po shkoj? ”
    “Atë natë u ktheva në shtëpi, piva një litër verë të bardhë të cilën zakonisht nuk e pi dhe e kalova gjithë natën duke u përpjekur të gjeja personazhin tek unë, përmes skenarit. Të nesërmen, sigurisht, Lumet më shikonte sikur, ‘Çfarë ndodhi, Al?’ Kasti miqtë e mi thoshin sikur, ‘Mendoj se po shkatërrohet’”, përshkroi ai.
    Por Pacino theksoi se kjo ishte pikërisht ajo që duhej për të luajtur rolin: “Mendoj se u bëra dikush tjetër. U bëra djali në film. Nuk e di deri më sot nëse po e gënjeja veten apo jo. Por e kalova dhe kjo më ndihmoi. Le ta themi kështu: e drejtë apo e gabuar, më ndihmoi. Kisha diçka personale me të cilën po punoja.”