Tag: fillim

  • Takim me qytetarët e Shkodrës, Spahia: Me 11 Maj do të jetë një fillim i ri për qytetin tonë e Shqipërinë, fillim i shpresës!

    Takim me qytetarët e Shkodrës, Spahia: Me 11 Maj do të jetë një fillim i ri për qytetin tonë e Shqipërinë, fillim i shpresës!

    Përtej dhunës dhe presionit, shkodranët kanë zgjedhur të mos përkulen, por të mbrojnë parimet dhe vlerat e tyre, duke mbështetur Partinë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.

    Dëshmi e frymës së fitores ishte edhe takimi në rajonin nr. 3, ku kandidati demokrat Bardh Spahia u prit nga banorë të shumtë të kësaj zone.

    Më 11 maj do të jetë një fillim i ri për Shkodrën dhe Shqipërinë, fillim i shpresës, tha në fjalën e tij kandidati Spahia, duke i ftuar qytetarët të votojnë masivisht numrin 1, edhe ata socialistë që janë zhgënjyer nga keqqeverisja 12-vjeçare e Edi Ramës.

    Fjala e tij:

    Katër ditët e mbetura deri në zgjedhjet e së dielës, më 11 maj, duhet të na shërbejnë për të punuar edhe më shumë me çdo qytetar që t’i drejtohet kutive të votimit, duke mbështetur programin e PD dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore, ishte ftesa që kandidati Bardh Spahia u bëri të pranishmëve.

  • Kini kujdes, mos i INJORONI!/Shenjat e hershme të demencës tek të rinjtë në të tridhjetat

    Kini kujdes, mos i INJORONI!/Shenjat e hershme të demencës tek të rinjtë në të tridhjetat

    Ndryshimet në të folur dhe shqetësimet në shikim janë ndër shenjat e para por shpesh të neglizhuara të demencës me fillim të hershëm, që mund të prekë edhe njerëz në të tridhjetat, paralajmërojnë ekspertët. Demenca është një gjendje që dëmton kujtesën dhe zakonisht lidhet me moshën e tretë, pasi shumica dërrmuese e rasteve ndodhin tek të moshuarit. Megjithatë, rastet e ashtuquajtura ”demenca me fillim të hershëm”, ku diagnoza vendoset para moshës 65-vjeçare, janë në rritje në Britani.
    Ekspertët paralajmërojnë se të rinjtë nuk janë të vetëdijshëm për shenjat unike të kësaj sëmundjeje, të cilat shpesh ndryshojnë nga humbja klasike e kujtesës që shihet tek të moshuarit. Në një artikull për The Conversation, Molly Murray, eksperte në fushën e demencës me fillim të hershëm nga Universiteti i Perëndimit të Skocisë thekson se për shumë pacientë, shenja e parë e sëmundjes është një problem me shikimin.
     
    ”Sipas kërkimeve, tek rreth një e treta e personave me Alzheimer me fillim të hershëm, forma më e zakonshme e demencës, simptomat e para përfshijnë probleme me koordinimin dhe ndryshime në shikim”-shkruan ajo. Këto shqetësime mund të shfaqen si vështirësi në lexim ose në lëvizje të përditshme, siç është veshja. Në mënyrë kritike, këto probleme nuk vijnë nga dobësimi i shikimit fizik, por nga mënyra se si truri përpunon informacionin vizual, pra janë neurologjike, jo okulistike.
    Ndërkaq, në Mbretërinë e Bashkuar po testohet një analizë e re gjaku për të zbuluar shenjat e hershme të demencës. Shpresohet se kjo analizë mund të bëjë të mundur diagonsitikimin e shpejtë të sëmundjes, në mënyrë që pacientët të mund të përfitojnë nga ilaçet që ngadalësojnë përparimin e saj. Zonja Everill është një nga pacientët e parë që merr pjesë në studimin shkencor “Sfida e Biomarkerit të Gjakut”, në të cilën përdoret një test gjaku për të diagnostikuar demencën.

  • Shenjat e hershme të demencës tek të rinjtë në të 30-atqë shpesh injorohen

    Shenjat e hershme të demencës tek të rinjtë në të 30-atqë shpesh injorohen

    Ndryshimet në të folur dhe shqetësimet në shikim janë ndër shenjat e para — por shpesh të neglizhuara — të demencës me fillim të hershëm, që mund të prekë edhe njerëz në të tridhjetat, paralajmërojnë ekspertët.
    Demenca është një gjendje që dëmton kujtesën dhe zakonisht lidhet me moshën e tretë, pasi shumica dërrmuese e rasteve ndodhin tek të moshuarit.
    Megjithatë, rastet e ashtuquajtura ”demenca me fillim të hershëm”, ku diagnoza vendoset para moshës 65-vjeçare, janë në rritje në Britani.

    Ekspertët paralajmërojnë se të rinjtë nuk janë të vetëdijshëm për shenjat unike të kësaj sëmundjeje, të cilat shpesh ndryshojnë nga humbja klasike e kujtesës që shihet tek të moshuarit.
    Në një artikull për The Conversation, Molly Murray – eksperte në fushën e demencës me fillim të hershëm nga Universiteti i Perëndimit të Skocisë – thekson se për shumë pacientë, shenja e parë e sëmundjes është një problem me shikimin.
    ”Sipas kërkimeve, tek rreth një e treta e personave me Alzheimer me fillim të hershëm — forma më e zakonshme e demencës — simptomat e para përfshijnë probleme me koordinimin dhe ndryshime në shikim”, shkruan ajo.
    Këto shqetësime sipas Mail Online, mund të shfaqen si vështirësi në lexim ose në lëvizje të përditshme, siç është veshja.
    Në mënyrë kritike, këto probleme nuk vijnë nga dobësimi i shikimit fizik, por nga mënyra se si truri përpunon informacionin vizual — pra janë neurologjike, jo okulistike.

  • Laporta e pranon se kush e solli Flick te Barcelona: Nuk ishte merita ime, ma sygjeruan Deco dhe Bojan Krkiç 

    Laporta e pranon se kush e solli Flick te Barcelona: Nuk ishte merita ime, ma sygjeruan Deco dhe Bojan Krkiç 

    Barcelona arriti të fitojë Kupën e Mbretit të shtunën, duke mposhtur Real Madridin 3-2 në një finale brilante pas një kohe shtesë. Ky është trofeu i dytë i sezonit për katalanasit, pasi arritën të fitojnë Superkupën e Spanjës në fillim të vitit.
    Megjithatë, makineria e Flick nuk dëshiron të ndalet me kaq, duke pasur parasysh se ata janë ende në lojë për të fituar La Ligën, lider me katër pikë më shumë se Reali dhe Champions League, ku përballet kundër Interit në gjysmëfinale. Ardhja e Flick në pankinën e Barcelonës doli të ishte një goditje e madhe, edhe pse ishte një lëvizje e papritur e verës së kaluar.
    Barcelona njoftoi asokohe se Xavi Hernez do të mbetej trajner, gjë që Joan Laporta e konfirmoi në konferencën për media. Për shkak të kësaj, të gjithë u tronditën kur, vetëm disa javë më vonë, Xavi u shkarkua dhe Flick u zgjodh si trajner i ri. 
    Laporta ishte pro qëndrimit të Xavi, por Deco dhe Bojan Krki? arritën ta bindin atë për të sjellë Flick. Ai përfundimisht i dëgjoi ata dhe doli të ishte një lëvizje e shkëlqyer për Barcelonën.
    “Ai që vendosi ta bëjë Flick-un trajner të ekipit të parë ishte Deco. Ai është një përforcim i Decos dhe Bojanit. Më pëlqeu që në fillim dhe e desha me ne që në fillim. Si president klubi kam gjithmonë diçka për të thënë, por merita u takon atyre të dyve. Ata e analizuan atë nga pikëpamja sportive dhe njerëzore”, pranoi Laporta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • “Në fillim isha skeptik”, Alizoti paralajmëron “bombën” elektorale në fund të fushatës: Do të ketë surpriza, java e…

    “Në fillim isha skeptik”, Alizoti paralajmëron “bombën” elektorale në fund të fushatës: Do të ketë surpriza, java e…

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, në një intervistë për  një emision televiziv, foli mbi atmosferën e fushatës elektorale dhe ndikimin e strategut amerikan Chris LaCivita, i njohur për rolin e tij në fushatën fituese të presidentit të SHBA, Donald Trump.
    Alizoti shprehu optimizëm të madh për javët e mbetura, duke theksuar se surprizat më të mëdha priten në fund.

  • Rama në Belsh: Këtu kishte vetëm ferra, sot është bërë destinacion turistik

    Rama në Belsh: Këtu kishte vetëm ferra, sot është bërë destinacion turistik

    Kryeministri Edi Rama ka ndaluar ditën e sotme në Belsh, për të zhvilluar disa takime me të rinj.Në fillim të fjalës së tij, ai foli për qytetin e Belshit teksa tha se ishte i mbushur vetëm me ferra dhe mbeturina, por sot është kthyer në një vend turistik.
    “Erdhem dhe kemi bërë një miting në një si te rruga kryesore po themi. Dje isha në Berat, kur kisha shkuar në Berat s’kishte rrugë. Shkoje në Lushnje, aty mbaronte, pastaj duhej të ktheheshe me napolonin  me zhurmën e fërrotave dhe balastrave të makinës, dhe këtu ku jemi ne kishte vetëm ferra, mbeturina, dhe harroja se mund të imagjinoja të më kuptonin dhe besonin kur u thosha në fillim se ky është i krijuar për të qenë vend turistik, këtu do vijnë turistët”, tha Rama.

  • Live! Rama takim me të rinjtë në Belsh: Keni mundësinë të bëni një kapërcim më të madh se gjenerata e viteve ‘90

    Live! Rama takim me të rinjtë në Belsh: Keni mundësinë të bëni një kapërcim më të madh se gjenerata e viteve ‘90

    Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të enjte një takim me të rinj dhe të reja të Belshit. Në fillim të fjalës së tij ai ilustroi infrastrukturën e lënë pas dore në Belsh dhe mbarë Elbasanit para se Partia Socialiste të merrte pushtetin.
    “Erdhem dhe kemi bërë një miting në një si te rruga kryesore po themi.Dje isha në Berat, kur kisha shkuar në Berat s’kishte rrugë. Shkoje në Lushnje, aty mbaronte, pastaj duhej të ktheheshe me napolonin  me zhurmën e fërrotave dhe balastrave të makinës, dhe këtu ku jemi ne kishte vetëm ferra, mbeturina, dhe harroja se mund të imagjinoja të më kuptonin dhe besonin kur u thosha në fillim se ky është i krijuar për të qenë vend turistik, këtu do vijnë turistët”,-tha Rama në fillim të fjalës së tij.
    Rama: Ju jeni pararoje e votuesve të parë, njerëz të angazhuar me PS, ata që punoni çdo ditë për të përçuar mesazhin tonë dhe për të arritur në 11 maj të realizojmë një fitore jo për mua, as për deputetët apo qeverinë, por një fitore të rëndësishme për të përmbushur një mision historik që nuk është i yni, por pjesë e të cilit ne jemi.
    Mision i gjeneratave të tëra. Zemra më dëgjon? Zogu, po më ndjek? Besoj se po më dëgjon, tani po. Ka dhe momente shkëputjesh. Unë i thash zogu se ai po shifte ne telefon çfarë po i thoshte zoçka që është shumë e rëndësishme, por është dhe më e rëndësishme që zogjtë dhe zoçkat të jenë bashkë në këtë moment për të realizuar diçka më shumë se për të tjerët, ka rëndësi për gjeneratën tuaj.
    Është diçka që duhet ta merrni mend. Gjyshërit, prindërit të tuaj e të tjerë, e kanë pasur të pamundur që ta kenë dhe është diçka shumë serioze. Sepse nuk të vjen në jetë çdo ditë, çdo vit, në çdo zgjedhje kur ke mundësi të votosh, rasti që të jesh pjesë e një historie.
    I erdhi gjeneratës së re të vitit 90, dhe sot i ka ardhur gjeneratës suaj, por nëse gjenerata e viti 90, pati mundësinë që të bëj një kapërcim të madh nga diktuara në liri, ju keni mundësi të bëni dhe kapërcim edhe më të madh. Nga Shqipëria gjeografikisht në Europë, në Shqipërinë në BE. Janë dy Shqipëri të ndryshme, totalisht, për ju në radhë të parë.

  • “Vdekja nuk është fundi, por fillimi i diçkaje…”/ Dëshirat e fundit të Papa Françeskut

    “Vdekja nuk është fundi, por fillimi i diçkaje…”/ Dëshirat e fundit të Papa Françeskut

    “Është një fillim i ri, siç sugjeron me mençuri titulli [i librit, “Duke pritur për një fillim të ri. Reflektim në pleqëri”] sepse jeta e përjetshme është të fillojë diçka që nuk do të përfundojë kurrë. Dhe është kjo arsye pse është një fillim i “ri”, sepse ne do të përjetojmë diçka që nuk e kemi përjetuar plotësisht: përjetësinë”, shprehej Papa.
    Kujtojmë se në testamentin e tij, Papa ka shprehur dëshirën që të mos varroset në Bazilikën e Shën Pjetrit, por në një tjetër bazilikë, atë të Shën Marisë në Romë.
    “Dua që udhëtimi im i fundit në tokë të përfundojë në këtë shënjtore të lashtë, ku do ndaloja gjithmonë për t’u lutur në fillim dhe në fund të çdo udhëtimi apostolik”, ka thënë Papa.
    Po ashtu, ai ka kërkuar që varrimi të jetë i thjeshtë, pa zbukurime dhe vetëm me mbishkrimin “Françesku”. Sa i përket kostos së varrimit, Papa i ndjerë është shprehur në testament se do të mbulohet nga një bamirës, të cilin ai e ka rregulluar që të transferohej në Bazilikën Papale të Shën Marisë.
    Ndërkohë Vatikani ditën e sotme ka zbuluar pamjet e Papa Françeskut të ndjerë, në arkivol të hapur, ashtu siç ka qenë kërkesa e tij.

  • “Vdekja s’është fundi i gjithçkaje, por një fillim i ri”/ Kryeministrja Meloni rrëfen bisedën e fundit me Papa Françeskun: Më tha qesh…

    “Vdekja s’është fundi i gjithçkaje, por një fillim i ri”/ Kryeministrja Meloni rrëfen bisedën e fundit me Papa Françeskun: Më tha qesh…

    Prelatët i dhanë lamtumirën e fundit trupit të Bergoglios, i cili do të transferohet në Shën Pjetri të mërkurën.

    Ati i Shenjtë në një tekst të pabotuar shprehej se “vdekja nuk është fundi i gjithçkaje, por një fillim i ri”.
    Ceremonia e lamtumirës së Bergoglios duhet të zhvillohet mes të premtes dhe të dielës. Ndërkohë janë publikuar pamjet e para të trupit të Papa Françeskut.
    Të mërkurën do të bëhet transferimi për në Shën Pjetri, ku trupi do të qëndrojë i ekspozuar deri të premten për besimtarët për të bërë nderimet e fundit.
    Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni tha se takimi i saj i fundit me Papën, ka qenë ditën e hënë, duke zbuluar dhe bisedën mes tyre.
    “Të hënën, në takimin e fundit, ai më tha ‘qesh për këtë’. Ishte një këshillë që i pëlqente të ma përsëriste shpesh”, tha ajo.

    Top Channel

  • Saka optimist: Do të na duhet të rezistojmë ndaj një rivali që do të ushtrojë presing që në fillim

    Saka optimist: Do të na duhet të rezistojmë ndaj një rivali që do të ushtrojë presing që në fillim

    15 Prill 2025

    8:52

    Telesport

    Arsenal arriti një rezultat befasues në çerekfinalen e parë të Champions League, kur në fushën e tij mundi 3-0 Real Madrid. Tashmë londinezët do të udhëtojnë në “Bernabeu” jo vetëm për të mbrojtur këtë avantazh por edhe për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
    I rikthyer së fundi nga një dëmtim, sulmuesi Bakayo Saka beson te skuadra e tij: “Mendoj se Bernabeu është një stadium fantastik. Padyshim që do të jetë një përvojë fantastike. Mendoj se është një nga stadiumet më të mëdha, kështu që mezi po e pres këtë ndeshje“.
    “E dimë që ata do të ushtrojnë presion që në fillim, por do të rezistojmë. Është e rëndësishme të qëndrojmë të qetë dhe pse jo, të fitojmë edhe ndeshjen e dytë. Duhet të luajmë lojën tonë dhe të godasim në momentin e duhur në portën e tyre”, u shpreh Bakayo Saka.