Numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse vijoi rritjen edhe në tremujorin e dytë të vitit.
Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se numri i abonentëve në fund të muajit qershor arriti në pothuajse 694 mijë, në rritje me 1.8% krahasuar me tremujorin e kaluar dhe me 7.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave nga AKEP, në fund të tremujorit të dytë, tregu kryesohej përsëri nga One Albania, që raportonte pothuajse 151 mijë abonentë në shërbimin e internetit me brez të gjerë, shifër që përbën afërsisht 21.7% të numrit të përgjithshëm të abonentëve të tregut. One Albania e ka rritur numrin e abonentëve me 0.5% krahasuar me një vit më parë.
Pas bashkimit mes dy operatorëve mes One Telecommunications dhe Albtelecom, kompania e re, One Albania ka përmirësuar ndjeshëm ecurinë e saj në segmentin e shërbimeve fikse. Pasi pati humbur kryesimin e tregut në vitin 2022, prej vitit të kaluar One i është kthyer rritjes me ritme të larta dhe ka lënë përsëri mbrapa Vodafone Albania.
Vodafone Albania në fund të tremujorit të dytë raportonte rreth 149 mijë abonentë, në rritje me 15.4% krahasuar me një vit më parë. Vodafone mban vendin e dytë në tregun e internetit, me 21.5% të numrit të përgjithshëm të abonentëve.
Kompanitë e tjera janë ende larg dy aktorëve mbizotërues në treg. E treta pozicionohet ASC (Tring), me 8.7% të numrit të abonentëve, e ndjekur nga Abissnet, me 6.5%, Digicom, me 5.2% dhe Nisatel, me 4.2%.
Në këtë treg veprojnë edhe një numër i konsiderueshëm operatorësh më të vegjël rajonale dhe lokalë, që, të marrë së bashku, sipas vlerësimeve të AKEP, zotërojnë afërsisht 28% të numrit të përgjithshëm të abonentëve.
Tregu i shërbimit të internetit broadband me linja fikse në dekadën e fundit ka qenë mjaft konkurrues, sidomos në qendrat e mëdha urbane, ku përqendrimi i popullsisë është më i lartë dhe ku janë përqendruar edhe investimet e operatorëve në infrastrukturë rrjeti.
Të dhënat e raportuara nga sipërmarrësit e ofrimit të rrjeteve fikse tregojnë së përveç rritjes së numrit të pajtimtarëve, zhvillim mjaft pozitiv ka pasur edhe në drejtim të zhvendosjes drejt shpejtësive më të larta, duke i ofruar këto shërbime me rrjet teknologjik të aftë që mundësojnë transmetim me shpejtësi të lartë dhe shumë të lartë (kryesisht nëpërmjet fibrave). Tashmë, rreth 69% e lidhjeve të internetit nga rrjetet fikse mbështeten në teknologjinë e fibrës optike.
Struktura e pajtimtarëve me akses në shërbime interneti fiks po evoluon në mënyrë të pandërprerë drejt shërbimeve broadband me shpejtësi shkarkimi mbi 30 Mbps (megabit për sekondë).
Rreth 84% e pajtimtarëve kanë pasur në vitin 2024 akses në lidhje fikse të kësaj shpejtësie, nga 69% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2023. Ndërkohë, 42% e pajtimtarëve zotërojnë lidhje me shpejtësi mbi 100 Mbps, nga 28% që kishte qenë ky tregues për vitin 2023.
Sipas AKEP, rritja e ndjeshme e numrit të pajtimtarëve që kanë akses në lidhje fikse me shpejtësi më shumë se 100 Mbps është një tregues mjaft pozitiv në funksion të arritjes së objektivave të parashikuara në planin kombëtar për infrastrukturë dixhitale broadband të shpejtësisë së lartë dhe shumë të lartë në të gjithë vendin.
Volumi i tregut të shërbimeve nga rrjetet fikse vitin e kaluar ra në 11.39 miliardë lekë, 4% më pak krahasuar me një vit më parë. Rënia është diktuar kryesisht nga tkurrja e të ardhurave të sipërmarrësit One Albania nga rrjetet fikse, me rreth 1 miliard lekë./Monitor
Tag: fikse
-

Sa e përdorin shqiptarët internetin? AKEP publikon numrin e abonentëve, ja çfarë zbulon
-

Zbardhen tarifat e reja të përmbarimit shtetëror – Hyn në fuqi udhëzimi. Sa paguajnë debitorët, nga pronat tek gjobat
Qeveria ka përcaktuar tarifat e reja fikse të cilat do të aplikohen nga përmbarimit gjyqësor shtetëror, ku një pjesë prej tyre janë në rritje në raport me ato që janë aplikuar deri më tani. Referuar udhëzimit të përbashkët të Ministrit të Financave dhe Ministrit të Drejtësisë, të botuar në Fletoren Zyrtare, tarifat e përmbarimit për vënien në ekzekutim të titujve që përmbajnë vlerë detyrimi nga 1– 500 mijë lekë, variojnë progresivisht 6 mijë deri në 30 mijë lekë. Kufiri maksimal i kësaj tarife ka pësuar dyfishim. Tarifat fikse përmbarimore në përqindje për vlerat e detyrimit që nisin nga 500 mijë lekë është në nivelin 5.5 për qind dhe më pas aplikohen në zbritje për vlera më të mëdha.
Ndërsa për vlerat janë nga 30-90 milionë lekë, përqindja e aplikuar është 1.65%. Për vlerat mbi 90 milionë lekë, tarifa fikse është 1.1% , e thënë ndryshe jo më pak se 1,48 milionë lekë dhe maksimumi deri në 2,5 milionë lekë. Udhëzimi detajon edhe detyrimet jomonetare dhe ato të pavlerësueshme, ku tarifat fikse lidhen me pagën bazë minimale. Për lirimin dhe vënien në posedim të pronës të paluajtshme, tarifa fikse përllogaritet në masën e 2 pagave bazë minimale mujore kur prona nuk ka vlerë të përcaktuar. Nëse prona ka vlerë referuese (sipas Kadastrës ose ekspertit), tarifa llogaritet në përqindje mbi vlerën, sipas tabelës së detyrimeve monetare.
Për marrjen e fëmijës dhe lejimin e së drejtës së vizitës, masa e tarifës fikse është 5,000 lekë. Tarifa fikse që lidhet me ekzekutimin e masës së detyrimit ushqimor është zero lekë. Gjobat Penale/Administrative, tarifa është 10% për vlera deri në 100,000 lekë dhe 5% për vlerat mbi 100,000 lekë. Për vendimet gjyqësore mbi sigurimin e padisë, tarifa përcaktohet sipas vlerës së saj. Kur padia ka vlerë deri në 500 mijë lekë, aplikohet ¼ e pagës bazë minimale; nga 500 mijë deri në 2 milionë lekë tarifa është gjysma e pagës bazë. Sipas udhëzimit, tarifa fikse parapaguhet nga kreditori, por në fund të ekzekutimit i ngarkohet debitorit.
Për të gjitha tarifat e parashikuara zbatohet edhe vlera përkatëse e TVSH-së. Kategoritë kryesore që përjashtohen nga detyrimi i parapagimit të tarifës fikse në momentin e nisjes së procedurës janë subjektet që përfitojnë ndihmë juridike të garantuar nga shteti ose që përjashtohen për shkak të paaftësisë paguese; Subjekti që paraqet për ekzekutim një vendim gjyqësor mbi të drejtat civile në procesin penal; Pala kreditore që paraqet për ekzekutim një vendim përfundimtar të gjykatës administrative; Organet e Administratës Shtetërore për ekzekutimin e vendimeve për kundërvajtjet administrative. Të ardhurat e përfituara nga kryerja e veprimeve përmbarimore, i kalojnë në masën 10% Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, ndërsa 90% derdhen në buxhetin e shtetit. -

Zbardhen tarifat e reja të përmbarimit shtetëror, ja si do ndryshojë pagesa për gjobat, detyrimet dhe pronat
Qeveria ka përcaktuar tarifat e reja fikse të cilat do të aplikohen nga përmbarimit gjyqësor shtetëror, ku një pjesë prej tyre janë në rritje në raport me ato që janë aplikuar deri më tani.
Referuar udhëzimit të përbashkët të Ministrit të Financave dhe Ministrit të Drejtësisë, të botuar në Fletoren Zyrtare, tarifat e përmbarimit për vënien në ekzekutim të titujve që përmbajnë vlerë detyrimi nga 1– 500 mijë lekë, variojnë progresivisht 6 mijë deri në 30 mijë lekë. Kufiri maksimal i kësaj tarife ka pësuar dyfishim.
Tarifat fikse përmbarimore në përqindje për vlerat e detyrimit që nisin nga 500 mijë lekë është në nivelin 5.5 për qind dhe më pas aplikohen në zbritje për vlera më të mëdha. Ndërsa për vlerat janë nga 30-90 milionë lekë, përqindja e aplikuar është 1.65%.
Për vlerat mbi 90 milionë lekë, tarifa fikse është 1.1% , e thënë ndryshe jo më pak se 1,48 milionë lekë dhe maksimumi deri në 2,5 milionë lekë.
Udhëzimi detajon edhe detyrimet jomonetare dhe ato të pavlerësueshme, ku tarifat fikse lidhen me pagën bazë minimale.
Për lirimin dhe vënien në posedim të pronës të paluajtshme, tarifa fikse përllogaritet në masën e 2 pagave bazë minimale mujore kur prona nuk ka vlerë të përcaktuar. Nëse prona ka vlerë referuese (sipas Kadastrës ose ekspertit), tarifa llogaritet në përqindje mbi vlerën, sipas tabelës së detyrimeve monetare.
Për marrjen e fëmijës dhe lejimin e së drejtës së vizitës, masa e tarifës fikse është 5,000 lekë.
Tarifa fikse që lidhet me ekzekutimin e masës së detyrimit ushqimor është zero lekë.
Gjobat Penale/Administrative, tarifa është 10% për vlera deri në 100,000 lekë dhe 5% për vlerat mbi 100,000 lekë.
Për vendimet gjyqësore mbi sigurimin e padisë, tarifa përcaktohet sipas vlerës së saj. Kur padia ka vlerë deri në 500 mijë lekë, aplikohet ¼ e pagës bazë minimale; nga 500 mijë deri në 2 milionë lekë tarifa është gjysma e pagës bazë.
Sipas udhëzimit, tarifa fikse parapaguhet nga kreditori, por në fund të ekzekutimit i ngarkohet debitorit. Për të gjitha tarifat e parashikuara zbatohet edhe vlera përkatëse e TVSH-së.
Kategoritë kryesore që përjashtohen nga detyrimi i parapagimit të tarifës fikse në momentin e nisjes së procedurës janë subjektet që përfitojnë ndihmë juridike të garantuar nga shteti ose që përjashtohen për shkak të paaftësisë paguese; Subjekti që paraqet për ekzekutim një vendim gjyqësor mbi të drejtat civile në procesin penal; Pala kreditore që paraqet për ekzekutim një vendim përfundimtar të gjykatës administrative; Organet e Administratës Shtetërore për ekzekutimin e vendimeve për kundërvajtjet administrative.
Të ardhurat e përfituara nga kryerja e veprimeve përmbarimore, i kalojnë në masën 10% Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, ndërsa 90% derdhen në buxhetin e shtetit. -

Telefonia fikse në Shqipëri drejt fundit të saj, AKEP ndërhyn me ulje drastike tarifash
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit të thirrjeve (tarifat me shumicë që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit) vitin e ardhshëm.
Nga të dhënat e AKEP, rezulton se tarifat e terminimit të thirrjeve në rrjetet telefonike fikse në Shqipëri janë dukshëm më të larta se ato të 27 vendeve të BE-së. Gjithashtu, tarifa aktuale e terminimit fiks në Shqipëri është shumë herë më e lartë në krahasim me tarifën e përbashkët të terminimit prej 0.07 eurocent/min e implementuar në vendet e BE.
Mbi këtë bazë, në analizën e tregut të telefonisë fikse të përgatitur nga AKEP, propozohet që tarifa e terminimit në rrjetet e operatorëve fiks të ulet gradualisht me 57%, në intervalin kohor 1 mars 2026-1 mars 2027.
Nga 0.7 lekë për minutë që është aktualisht kjo tarifë, AKEP propozon që nga 1 marsi 2026 kjo tarifë të ulet në 0.3 lekë për minutë. Ulja parashikohet të vazhdojë me në etapë të dytë, në 0.15 lekë prej 1 shtatorit 2026 dhe të finalizohet në nivelin 0.07 lekë për minutë, në 1 mars 2027.
Në kushtet në të cilën ndodhet tregu i telefonisë fikse në vendin tonë, në mungesë të ndërtimit të modelit BU LRIC të pastër, AKEP ka përdorur metodën e rregullimit sipas tarifës mesatare në vendet e BE/rajonit (benchmark), me argumentin se gjendja e tregut të telefonisë fikse nuk e justifikon ngritjen e një modeloi të pastër të kostove.
AKEP konstaton një rënie e ndjeshme e trafikut të thirrjeve të origjinuara nga rrjetet e telefonisë fikse në vite dhe të ardhurave respektive të sipërmarrësve të telefonisë fikse, si edhe një kërkesë gjithnjë e në rënie e përdorimit të shërbimeve të telefonisë fikse, si rrjedhojë edhe e rritjes së përdorimit në masë të shërbimeve të telefonisë celulare.
Sipas të dhënave të AKEP, në fund të vitit të kaluar në Shqipëri rezultonin 165 380 pajtimtarë të telefonisë fikse. Numri i tyre ka rënë për të gjashtin vit radhazi, me 4.5% krahasuar me një vit më parë. Në harkun e një dekade, numri i pajtimtarëve të telefonisë fikse ka rënë me 35%.
Sipas AKEP, tregu në vendin tonë karakterizohet nga një normë mjaft e ulët e penetrimit krahasuar me vendet e tjera në BE dhe rajonit. Për vitin 2024, ky tregues u rrit lehtë në 6.9%, por vetëm si pasojë e uljes së bazës së popullsisë nga të dhënat e Censit 2023.
Kjo normë mbetet shumë më e ulët krahasuar me mesataren botërore, që është rreth 11% si dhe me vendet e zhvilluara, ku telefonia fikse ende ruan një normë përdorimi rreth 33%. Të dhënat konfirmojnë se rënia e pajtimtarëve nuk është një fenomen i përkohshëm, por një orientim afatgjatë i tregut drejt alternativave më fleksibël dhe bashkëkohore të komunikimit elektronik.
Sipas të dhënave statistikore të depozituara në AKEP rezulton se numri i operatorëve të aktivë të rrjeteve të telefonisë fikse është aktualisht 29./Marrë nga Monitor -

AKEP propozon ulje të tarifave me shumicë të telefonisë fikse
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit të thirrjeve (tarifat me shumicë që operatorët i paguajnë njëri-tjetirt) vitin e ardhshëm.Nga të dhënat e AKEP, rezulton se tarifat e terminimit të thirrjeve në rrjetet telefonike fikse në Shqipëri janë dukshëm më të larta se ato të 27 vendeve të BE-së. Gjithashtu, tarifa aktuale e terminimit fiks në Shqipëri është shumë herë më e lartë në krahasim me tarifën e përbashkët të terminimit prej 0.07 eurocent/min e implementuar në vendet e BE.Mbi këtë bazë, në analizën e tregut të telefonisë fikse të përgatitur nga AKEP, propozohet që tarifa e terminimit në rrjetet e operatorëve fiks të ulet gradualisht me 57%, në intervalin kohor 1 mars 2026-1 mars 2027.Nga 0.7 lekë për minutë që është aktualisht kjo tarifë, AKEP propozon që nga 1 marsi 2026 kjo tarifë të ulet në 0.3 lekë për minutë. Ulja parashikohet të vazhdojë me në etapë të dytë, në 0.15 lekë prej 1 shtatorit 2026 dhe të finalizohet në nivelin 0.07 lekë për minutë, në 1 mars 2027.Në kushtet në të cilën ndodhet tregu i telefonisë fikse në vendin tonë, në mungesë të ndërtimit të modelit BU LRIC të pastër, AKEP ka përdorur metodën e rregullimit sipas tarifës mesatare në vendet e BE/rajonit (benchmark), me argumentin se gjendja e tregut të telefonisë fikse nuk e justifikon ngritjen e një modeloi të pastër të kostove.AKEP konstaton një rënie e ndjeshme e trafikut të thirrjeve të origjinuara nga rrjetet e telefonisë fikse në vite dhe të ardhurave respektive të sipërmarrësve të telefonisë fikse, si edhe një kërkesë gjithnjë e në rënie e përdorimit të shërbimeve të telefonisë fikse, si rrjedhojë edhe e rritjes së përdorimit në masë të shërbimeve të telefonisë celulare.Sipas të dhënave të AKEP, në fund të vitit të kaluar në Shqipëri rezultonin 165 380 pajtimtarë të telefonisë fikse. Numri i tyre ka rënë për të gjashtin vit radhazi, me 4.5% krahasuar me një vit më parë. Në harkun e një dekade, numri i pajtimtarëve të telefonisë fikse ka rënë me 35%.Sipas AKEP, tregu në vendin tonë karakterizohet nga një normë mjaft e ulët e penetrimit krahasuar me vendet e tjera në BE dhe rajonit. Për vitin 2024, ky tregues u rrit lehtë në 6.9%, por vetëm si pasojë e uljes së bazës së popullsisë nga të dhënat e Censit 2023.Kjo normë mbetet shumë më e ulët krahasuar me mesataren botërore, që është rreth 11% si dhe me vendet e zhvilluara, ku telefonia fikse ende ruan një normë përdorimi rreth 33%. Të dhënat konfirmojnë se rënia e pajtimtarëve nuk është një fenomen i përkohshëm, por një orientim afatgjatë i tregut drejt alternativave më fleksibël dhe bashkëkohore të komunikimit elektronik.Sipas të dhënave statistikore të depozituara në AKEP rezulton se numri i operatorëve të aktivë të rrjeteve të telefonisë fikse është aktualisht 29./ E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Sa paguajnë shqiptarë për të pasur internet në shtëpi?
Kur vjen çështja tek interneti, shumë shqiptarë zgjedhin të abonohen në kompani të cilat ofrojnë si shërbimin e internetit, ashtu edhe atë të televizorit apo të telefonisë në shtëpi. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se në krahasim me vitin e kaluar, ka pasur një rritje të qytetarëve dhe bizneseve që përdorin shërbimet nga rrjetet fikse, me përjashtim të telefonisë fikse.
Në krahasim me tremujorin e parë 2024, këtë vit rezulton që shqiptaët të kenë instaluar një numër më të madh pajisjesh që ofrojnë internet në shtëpi. Numri i pajtimtarëve me akses Broadband në internet nga rrjete fikse arriti në rreth 682 mijë, që përbën një rënie me 0.7% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, por një rritje me rreth 7.1% në krahasim me të njëjtin tremujor në vitin 2024.Ndërkohë, numri i atyre që paguajnë për të pasur telefoni, internet dhe televizor bashkë, në shtëpinë ose biznesin e tyre, arriti në rreth 296 mijë në fund të marsit, një rënie kjo me 1.1% në krahasim me tremujorin e fundit 2024, por është rritur me 0.9% vlerësuar me tremujorin e parë të 2024-ës.
Nga ata që zgjedhin paketa të integruara, 47.6% abonohen për paketa dyfishe (internet dhe televizor), 29.9% paguajnë në një kompani të vetme për paketa dyfishe (internet dhe telefoni), ndërsa 22.5% abonohen për paketa trefishe (internet, televizor dhe telefoni).
Për sa i përket telefonave të vjetër me kabëll, përdorimi i tyre vijon të bjerë. Sipas statistikave zyrtare, numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse në fund të tremujorit të parë 2025 është raportuar rreth 159 mijë, duke rënë me 6.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. -

Shqiptarët “konsumuan” 2 miliardë GB internet në 2024
Trafiku i internetit nga rrjetet fikse dhe celulare arriti vitin e kaluar volumin rekord të rreth 2 miliardë GB (gigabajt).Të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se konsumi i internetit shënoi rritje të shpejtë në të dyja rrjetet.Trafiku i internetit me brez të gjerë (broadband) nga rrjete fikse arriti në rreth 1.78 miliardë GB ose rreth 41% më shumë se viti 2023. Ndërsa trafiku i internetit nga rrjetet celulare arriti në 223 milionë GB, në rritje me 15.4% krahasuar me një vit më parë.Sipas AKEP, këto shifra dëshmojnë rritjen e rolit të internetit në për të aksesuar shërbimet e tyre, financiare, informative, sociale, shëndetësore, etj.Rritja e vrullshme e përdorimit të marrjes së shërbimeve nëpërmjet rrjetit të internetit, ka sjellë gjithnjë e më shumë nevojën për lidhje që mundësojnë transmetim të dhënash broadband më shpejtësi dhe cilësi të lartë.Struktura e pajtimtarëve me akses në shërbime interneti fiks po evoluon në mënyrë të pandërprerë drejt shërbimeve broadband me shpejtësi shkarkimi mbi 30 Mbps (megabit për sekondë).Rreth 84% e pajtimtarëve kanë pasur në vitin 2024 akses në lidhje fikse të kësaj shpejtësie, nga 69% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2023. Ndërkohë, 42% e pajtimtarëve zotërojnë lidhje me shpejtësi mbi 100 Mbps, nga 28% që kishte qenë ky tregues për vitin 2023.Sipas AKEP, rritja e ndjeshme e numrit të pajtimtarëve që kanë akses në lidhje fikse me shpejtësi më shumë se 100 Mbps është një tregues mjaft pozitiv në funksion të arritjes së objektivave tëparashikuara në planin kombëtar për infrastrukturë dixhitale broadband të shpejtësisë së lartë dhe shumë të lartë në të gjithë vendin.Të dhënat e raportuara nga sipërmarrësit e ofrimit të rrjeteve fikse tregojnë së përveç rritjes së numrit të pajtimtarëve, zhvillim mjaft pozitiv ka pasur edhe në drejtim të zhvendosjes drejt shpejtësive më të larta, duke i ofruar këto shërbime me rrjet teknologjik të aftë që mundësojnë transmetim me shpejtësi të lartë dhe shumë të lartë (kryesisht nëpërmjet fibrave).Tashmë, rreth 69% e lidhjeve të internetit nga rrjetet fikse mbështeten në teknologjinë e fibrës optike.Të dhënat e AKEP tregojnë se numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse për tremujorin e parë arriti në afërsisht 681 mijë, në rritje me 7.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ndërkohë, numri i përdoruesve të internetit nga rrjetet celulare ka arritur në afërisht 2.1 milionë, në rritje të lehtë vjetore me 0.4%. AKEP vlerëson se shqiptarët konsumojnë mesatarisht rreth 9 GB internet në muaj nga rrjetet celulare.Që prej fundit të vitit të kaluar, operatorët celularë kanë nisur ofrimin e shërbimit të internetit 5G në kryeqytet dhe në pika të veçanta të vendit. Rrjetet 5G kanë kapacitete më të larta transmetimi dhe pritet të sjellin rritje të volumit të të dhënave nëpërmjet rrjeteve celulare. / E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Numri i abonentëve të internetit me linja fikse pësoi rënie në tremujorin e parë
Numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse pësoi një rënie të lehtë në tremujorin e parë të vitit.Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se numri i abonentëve për tremujorin e parë arriti në afërsisht 681 mijë, me një rënie 0.7% krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Megjithatë, numri i abonentëve vazhdon rritjen me bazë vjetore, me 7.1% më shumë krahasuar me tremujorin e parë 2024.Tregu i shërbimit të internetit broadband me linja fikse në përgjithësi paraqitet mjaft konkurrues, veçanërisht në qendrat e mëdha urbane, ku përqendrimi i popullsisë është më i lartë dhe tërheq investime në infrastrukturë rrjeti nga operatorët.Kjo ka bërë që numri i abonentëve të rritet në mënyrë të vazhdueshme, duke e ngushtuar prapambetjen historike që ka pasur vendi ynë në depërtimin e linjave fikse të komunikimit dhe të shërbimeve që mbështeten te to.Sipas AKEP, vitin e kaluar sipërmarrësit e rrjeteve fikse kanë kryer rreth 2.89 miliardë lekë investime në rrjetet e tyre duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me vitin 2023 ku kjo shifër ishte rreth 2.75 miliardë lekë.Sipas raportimeve, edhe në këtë vit investimet janë kanalizuar kryesisht në funksion të përmirësimit të aksesit të shërbimeve broadband rreth 87% e totalit, ku ndër investimet kryesore është fokusimi drejt zhvendosjes së rrjeteve të transmetimit nga teknologjia DSL (me tela bakri) drejt teknologjisë me fibër optike.Sipas të dhënave nga AKEP, në fund të tremujorit I 2025, tregu kryesohej përsëri nga One Albania, që raportonte më shumë se 150 mijë abonentë në shërbimin e internetit me brez të gjerë, shifër që përbën afërsisht 22% të numrit të përgjithshëm të abonentëve të tregut.One Albania ka pësuar tkurrje të numrit të abonentëve me 1.3% gjatë tremujorit, por ky numër ngelet në rritje vjetore me 3.8%. Pas bashkimit mes dy operatorëve mes One Telecommunications dhe Albtelecom, kompania e re, One Albania ka përmirësuar ndjeshëm ecurinë e saj në segmentin e shërbimeve fikse.Vodafone Albania për tremujorin e parë raportonte më shumë se 147 mijë abonentë, në rritje me 2.1% gjatë tremujorit dhe me 15.6% krahasuar me një vit më parë. Vodafone mban vendin e dytë në tregun e internetit, me 21.6% të numrit të përgjithshëm të abonentëve.Kompanitë e tjera janë ende larg dy aktorëve mbizotërues në treg. E treta pozicionohet ASC (Tring), me 9% të numrit të abonentëve, e ndjekur nga Abissnet, me 6%, Digicom, me 5% dhe Nisatel, me 4%. Në këtë treg veprojnë edhe një numër i konsiderueshëm operatorësh më të vegjël rajonale dhe lokalë, që, të marrë së bashku, sipas vlerësimeve të AKEP, zotërojnë afërsisht 28% të numrit të përgjithshëm të abonentëve.Sipas të dhënave më të fundit financiare, të vitit 2024, volumi i tregut të shërbimeve nga rrjetet fikse vitin e kaluar ra në 11.6 miliardë lekë, me një rënie prej 2% krahasuar me një vit më parë. / E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
