Ish anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko thotë Ervin Salianjin, nuk e pritën demokratët në PD, pas lirimit të tij nga burgu.
Në një emision televiziv, Bejko u shpreh se kreu i PD, Sali Berisha i vret figurat politike.
“Faktin që Ervinin nuk e pritën figurat kryesore të partisë, këta njerëz që duihet të ishin atje, nuk ishin. E përdorën Salianjin, duke e paraqitur si të burgosur politik. Xhelozia që treguan ata dje, tregoi se Ervini ishte dikushi. Xhelozi dhe frikë bashkë. Berisha është mësuar që t’i vrasë figurat politike. Duke qenë Ervini, ka stof politik. Saliu tani, e konsideron partinë e tij dhe nuk pranon njerë që t’ia marrin partinë. Saiu nuk e donte Salianjin në parlament, i konvenoi Saliut vendimi i gjykatës që e çoi Salianjin në burg. Salianji ka potencial.”, theksoi ai.
Tag: figurat
-

‘PD e la në hije Salianjin’, Bejko: Ja pse Berishës i interesonte që ai të mbahej në burg
-

“Bankers Petroleum”/ Malaj në Kuvend: Pas hetimit do dalin figurat e përfshira
Petrit Malaj
TIRANË- Çështja e “Bankers Petroleum” është diskutuar edhe në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë për këtë legjislaturë. Teksa ministri i Financave po fliste për të ardhurat dhe buxhetin, u pyet nga nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Kjo e fundit i kërkoi informacion se çfarë masash ishin marrë për kompaninë kineze.
“Pas 12 vitesh merrni vesh që kjo kompani paska pastruar paratë? Cilat janë masat që janë marrë për kompaninë që ka vjedhur shtetin, jo vetëm me taksa, por edhe me burime që kjo kompani zotëron. Bankers Petroleum është toleruar për 12 vite të ketë envazion fiskal? Duhet një informacion për atë që po ndodh,”- i tha Tabaku-ministrit.
Nga Foltorja e Kuvendit, Malaj u përgjigj duke thënë se çështja është ende nën hetim dhe se me përfundimin e tyre do të zbulohej më shumë lidhur me të gjitha figurat e përfshira në pastrimin e parave dhe evazionin fiskal.
“Për kontratën e bankës jeni shumë mirë në dijeni se është firmosur në vitin 2004, është një kontratë që në vitin 2009 është rishikuar nga ana juaj me terma në disfavor të shtetit shqiptar dhe është çështje e iniciuar nga kjo qeveri dhe Drejtoria e Tatimit Hetimor këtë vit,”- u përgjigj Malaj.
Një aksion i Policisë në bashkëpunim me hetimin tatimor ndaj kompnisë “Bankers Petroleum” që operon në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz, ka zbuluar një skemë abuzimi, me miliona euro dëm shtetit. Në kuadër të hetimit janë lëshuar 14 masa sigurimi, 9 ekzekutohen dhe 5 të shpallur në kërkim. Në pranga është vënë numri 1 i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo. Ndërsa Ardit Keron, ish-drejtori financiar i Bankers Petroleum Albania është vendosur në arrest shtëpie. Zyrtarët akuzohen për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’./ZËRI -

IDF ekzekuton një nga figurat kyçe të Hamasit
Ushtria izraelite njoftoi se mbrëmjen e djeshme ka neutralizuar Hakham Muhammad Issa Al-Issa, një nga themeluesit dhe figura kyçe të Hamasit, i cili ishte përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit të 7 tetorit në Rripin e Gazës.
Al-Issa deri kohët e fundit ishte shef i personelit në degën ushtarake të Hamasit dhe drejtonte operacionet luftarake, duke organizuar sulme nga ajri dhe deti ndaj Izraelit.
Ai konsiderohet si një nga zyrtarët e lartë të fundit që mbetën në Gaza pas fillimit të konfliktit. -

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës
Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare Dr. Bujar Bukoshi, ish-kryeministri në ekzil i Kosovës dhe një nga figurat më të rëndësishme të skenës politike dhe shëndetësore të vendit.
Dr. Bukoshi ishte ndër themeluesit e institucioneve paralele shqiptare në vitet ’90 dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik Ibrahim Rugova. Ai u emërua Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil pas shpalljes së Republikës më 1991 dhe për gati një dekadë punoi nga Gjermania për të ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës dhe për të ndihmuar në mbajtjen gjallë të sistemit të arsimit dhe shëndetësisë përmes kontributit të diasporës (“3 përqindëshi”).
I lindur në Suharekë më 1947, Bukoshi studioi mjekësi në Beograd dhe u specializua në urologji në Prishtinë e Beograd. Edukimin e mëtejshëm e vijoi në Gjermani, ku mbrojti doktoraturën në onkologji urologjike në vitin 1985. Si kirurg dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ai dha një kontribut të madh edhe në fushën akademike.Pas dëbimit nga Klinika e Prishtinës në vitin 1990 për shkak të veprimtarisë së tij politike, ai luajti një rol kyç në organizimin e rezistencës paqësore, themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Pas luftës, mori pjesë në Konferencën e Rambouillet-së dhe drejtoi Unionin e Fondeve për Rindërtimin e Kosovës (UFORK), përmes të cilit u realizuan projekte madhore infrastrukturore e kulturore. Më vonë shërbeu si deputet, ministër i Shëndetësisë dhe zëvendëskryeministër, duke kontribuar në reformimin e sistemit shëndetësor dhe social të Kosovës.
Dr. Bukoshi lë pas bashkëshorten, Dr. Zana Bukoshi, tri vajzat Ora, Shota dhe Nita, si dhe nipërit Dardan e Taulant. Ai do të kujtohet si një ndër figurat më të përkushtuara të kohës së rezistencës dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës – një urë e fuqishme ndërmjet mjekësisë, politikës dhe mërgatës shqiptare.
/vizionplus.tv -

“S’kemi Tërmet Peça ne”, Klevis Balliu: Ne jemi krenarë për figurat që kemi në PD
Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record”, deklaroi se PD-ja është krenare për figurat e saj dhe theksoi se “eksperienca nuk duhet parë si diçka negative”.
“Eksperienca nuk duhet parë si diçka negative. Ne jemi krenarë për figurat që kemi në Partinë Demokratike. Ne nuk kemi Tërmet Peça. Ne kemi intelektualë”, tha Balliu.
Më tej, deputeti demokrat shtoi se në Partinë Demokratike nuk mungojnë as figurat e reja.
“Sot në Tiranë, në listën e mbyllur, nga PD keni 3 figura të reja. Unë, Besart Xhaferri dhe Belind Këlliçi. Në Lezhë keni deputete si Elda Hoti. Në listat e PD ka kandidatë që janë figura të reja politike”, tha Balliu. -

Nderim për të persekutuarit, në Shkodër kujtohen figurat që hartuan alfabetin shqip
Figurat e shquara të kombit shqiptar, të cilat ndërtuan themelet e gjuhës shqipe dhe më pas u zhytën në harresë, burgime dhe internime, u rikujtuan përmes një ekspozite të çelur në “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër.
Ekspozita me titull “Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve të tyre” sjell në dritë të vërtetat e heshtura për dekada rreth At Gjergj Fishtës, Mithat Frashërit, Lef Nosit dhe shumë figurave të tjera historike.
Pjerin Mirdita, drejtues i Muzeut të Dëshmisë dhe Kujtesës, tha: “Trajton përndjekjen që kanë pësuar të gjithë ata persona që kanë qenë të angazhuar në hartimin e alfabetit shqip. Janë figura të ndritura të historisë shqiptare. Të mos harrojmë se Lef Nosi është ekzekutuar me pushkatim, bashkë me At Anton Harapin dhe Maliq Bushatin. E njëjta gjë ndodhi edhe me At Gjergj Fishtën.”
Historianët theksojnë se regjimi komunist jo vetëm që i persekutoi fizikisht këta figura, por u përpoq të zhdukte çdo gjurmë të kontributit të tyre. Fotografi të retushuara dhe dokumente të ndryshuara janë prova të manipulimit të qëllimshëm të historisë.
Një tjetër përfaqësues i ekspozitës u shpreh: “Shumë foto janë retushuar duke i eliminuar këta persona nga momentet historike në të cilat ata ishin të pranishëm. Po ashtu, dokumente zyrtare janë tjetërsuar. Me ardhjen e komunizmit, gjithçka, sipas tyre, duhej të niste nga viti zero. Historia, sipas ideologjisë së tyre, ishte vetëm ajo që shkruhej prej tyre. Pasojat e kësaj Shqipëria i ndjen edhe sot.”
Ekspozita u realizua nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, dhe po tërheq interesin jo vetëm të qytetarëve, por edhe të turistëve të huaj që vizitojnë qytetin.Top Channel
-

Figurat e Top Channel surprizojnë finalistët e BBVA4 pak ditë para finales
Disa nga figurat më të njohura të Top Channel, si Edi Manushi, Xhemi Shehu, Bieta Sulo, Marin Mema dhe të tjerë, surprizuan finalistët e Big Brother VIP Albania 4 me një vizitë të papritur në shtëpi.
Ata u pritën me emocione nga Egli, Laerti, Rozana dhe Gjesti, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë e miqësore.Vizita u kthye në një moment reflektimi dhe motivimi për banorët, vetëm pak ditë para finales së madhe.
-

“Është një nga figurat themelore të Kishës Ortodokse”, Kryepeshkopi Joan: Ja çfarë lexova në librat e Fan Nolit kur isha në Amerikë
Kryepeshkopi Joan rrëfeu në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama kohën e studimeve të tij në Amerikë.
Ai u shpreh se arsyeja pse vendosi të kthehej ishte një premtim që kishte bërë për të shërbyer në vendin e tij.
Kur ishte në Amerikë, teksa po sistemonte bibliotekën e Fan Nolit, ai tha se lexoi një shënim të tijin ku shkruante:“Kisha mbeti për mua gjithmonë dashuria ime e parë. Nëse kryevepra ime në fushën politike dhe diplomatike ka qenë pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në fushën letrare ka qenë Kremtorja”.
Ai u shpreh se Fan Noli është një nga figurat themelore të Kishës Ortodokse që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.
“Fan Noli është një figurë shumë e rëndësishme për kishën. Perëndia e kishte pajisur me talente të jashtëzakonshme. Kur isha në Amerikë, punuam për të sistemuar bibliotekën e Fan Nolit dhe aty lexova një shënim ku shkruante: ‘Kisha mbeti për mua gjithmonë dashuria ime e parë. Nëse kryevepra ime në fushën politike dhe diplomatike ka qenë pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në fushën letrare ka qenë ‘Kremtorja”.
‘Kremtorja’ është një libër shumë i vështirë për t’u përkthyer. Ai e ka përkthyer nga greqishtja e vjetër. Përkthimi i tij është i papërsëritshëm. Njihte mirë muzikën kishtare. Fan Noli është një nga figurat themelore të Kishës Ortodokse”, tha Kryepeshkopi Joan.Top Channel