Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka komentuar çështjen e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet përballë drejtësisë dhe ka dërguar rastin e tij në Gjykatën Kushtetuese.
E ftuar në një emision televiziv, Vokshi e cilësoi shkarkimin e Veliajt dhe dekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti si një “puç kushtetues”.
Deputetja demokrate tha se ndonëse Veliaj është një nga figurat që, sipas saj, ka abuzuar më shumë me pushtetin, mënyra se si po trajtohet rasti i tij tregon se “pushteti po kthehet kundër vetvetes”.
“Veliaj është në burg jo për aferat e duhura, por për disa shpenzime që nuk i ka të justifikuara. Ai ka vënë gur në këtë pushtet që tani po e han. Mendoni se disa muaj burg e kthejnë në mbrojtës të qytetarëve, ndërkohë që ka abuzuar me fondet për arsimin e ujësjellësin,” tha Vokshi.
Ajo e krahasoi rastin e Veliajt me atë të Kadri Hazbiut, ish-ministrit të Brendshëm gjatë regjimit komunist, për të ilustruar mënyrën si pushteti “ha” njerëzit që vetë ka ngritur.
“Rasti i Veliajt është si ai i Kadri Hazbiut. Ata që ndërtojnë pushtete mbi frikën dhe kallëzimet ndaj njëri-tjetrit, në fund ky pushtet ua kthen, ua ‘ha kokën’,” u shpreh deputetja.
Vokshi e quajti të padrejtë situatën në të cilën ndodhet ish-kryebashkiaku, duke e lidhur me ndërhyrjen politike të kryeministrit Edi Rama.
“Veliaj është një nga figurat më të korruptuara që nga koha kur ishte ministër. E kam paditur dhe më ka paditur për shpifje. Por sot atij po i bëhet padrejtësi, sepse sistemi funksionon me urdhra politike të Edi Ramës,” tha ajo.
Deputetja shtoi se presidenti ka ndërhyrë në mënyrë të paprecedentë, duke dekretuar zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës në një kohë kur çështja ndodhet ende në gjykim.“Në momentin që Veliaj ankimon në Kushtetuese, presidenti bën puç kushtetues. Kur pushteti ngrihet mbi frikën dhe kallëzimet ndaj njëri-tjetrit, ai fillon e ha të vetët,” – përfundoi Vokshi.
“Kur pushteti ngrihet mbi frikën, mbi kallëzimet mbi njëri-tjetrin, pushteti fillon e ha të vetët. Veliaj është në burg jo për aferat e duhura, por për disa shpenzime që nuk i ka të justifikuara. Ka vënë gur në këtë pushtet që tani po e han. Mendoni se ato muaj në burg e bëjnë Veliajn mbrojtës të qytetarëve, ndërkohë që ka abuzuar me fondet për arsimin, ujësjellësin.
Erion Veliaj si rasti i Kadri Hazbiut. Vënë gur dhe heshtin kur të tjerët arrestohen dhe nuk lejohen të bëjnë fushatë, dhe tani ky pushtet po të kthehet, ngrejnë zërin kur e pësojnë vetë.
Veliaj është një nga figurat më të korruptuara, më abuzive me pushtetin që nga koha kur ishte ministër, unë e kam paditur dhe ai më ka paditur për shpifje. I ka ndodhur në këtë rast një padrejtësi, është ai sistemi që funksionon me urdhër të Edi Ramës”, u shpreh Vokshi.
Tag: figurat
-

“Një nga figurat më të korruptuara në Tiranë”, Vokshi sulmon Veliajn: Kur pushteti ngrihet mbi frikën, ‘ha’ të vetët
-

Google 2025/ Ja kush janë figurat që u kërkuan më shumë nga përdoruesit
Personi më i kërkuar në Google i të gjitha kohërave është Donald Trump, i cili arriti kulmin e popullaritetit pas fitores së tij në zgjedhje dhe vazhdon të kryesojë titujt me nënshkrimin e urdhrave ekzekutivë kontrovers dhe me shumë ndikim.
Ka një pasuri KOLOSALE por Elon Musk refuzon të dalë në PENSION: “Po përgatis…”
Taylor Swift vjen pas, pasi njoftoi fejesën e saj me yllin e NFL Travis Kelce dhe zbuloi albumin e saj të ri, The Life of a Showgirl.
Për ju vajza dhe gra që bëni SEKS një herë në JAVË/Do të SHOKOHENI nga studimi i ri!
Elon Musk vjen i treti, pas një ndërhyrjeje politike në Mbretërinë e Bashkuar dhe vëmendjes ndaj Teslës, duke përfshirë propozimet për kompensim dhe blerjet e aksioneve. -

“Figurat me integritet nuk vlerësohen në PD”/ Bejko: Berisha nuk i do ‘heronjtë’, vetëm i përdor!
Analisti Roland Bejko në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se Partia Demokratike ka nevojë që të ketë figura të vlerësuara, por sipas tij problemi kryesor në atë parti është kryetari Sali Berisha. Gjatë intervistës, Bejko tha se Berisha “heronjtë” nuk i do, por vetëm i përdor.
“Berisha i do heronjtë, por i do të vdekur jo të gjallë. Kur janë të gjallë e bezdisin. Kemi rastin me Azem Hajdarin. Nuk e di si do jetë sjellja me Salianjin. Por këto punët e heronjve në PD lindin dhe fashiten sipas oreksit të kryetarit të partisë. Ai në momentin kur sheh që potenciali i tyre rritet, kredibiliteti bëhet i padiskutueshëm mundohet t’i shuajë. PD ka nevojë që të ketë figura të vlerësuara nga publiku, sepse janë ata që krijojnë portretin e partisë. Por në rastin konkret fytyra e kryetarit është portreti i partisë. Të gjitha figurat e tjera që kanë reputacion, integritet dhe e kanë pasion politikën, nuk vlerësohen. Më të votuarit në Tiranë, Alimehmeti dhe Tabaku, kemi në Krujë që pas shumë kohësh u bë fituese, Aulon Kalaja po ashtu, edhe Ulliri është një nga deputetet më të votuara…pra për këdo që ka aspiratë dhe meriton, por për shkak të karakterit të ka lidershipit do jetë e vështirë për këdo. Por ata që do kapërcejnë këtë sfidë të madhe, pasi që të mundet Edi Rama , duhet të mundet Sali Berisha”, tha ai. -

Një nga figurat më të njohura të televizionit italian, ndërron jetë ish-drejtori i Tg4
Emilio Fede, një nga figurat më simbolike të televizionit italian, ndërroi jetë sot në moshën 94-vjeçare.
Vajza e tij, Sveva, e konfirmoi lajmin për Corriere della Sera.
Gjendja e Fedes ishte përkeqësuar ditët e fundit. Gazetari kishte qenë i shtruar në spital për disa kohë në Rezidencën San Felice në Segrate, pranë Milanos.
Fede nisi karrierën filloi në RAI në vitet 1960, si korrespondent lufte, vazhdoi si drejtor i Tg1 dhe më pas në Fininvest.
Top Channel
-

Ndahet nga jeta Emilio Fede, një nga figurat simbol të televizionit italian
Emilio Fede, një nga figurat simbol të televizionit italian, ka ndërruar jetë ditën e martë në moshën 94-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga vajza e tij, Sveva, për gazetën Corriere della Sera.
Gjendja shëndetësore e Fede ishte përkeqësuar ndjeshëm në ditët e fundit. Prej kohësh ai ishte i shtruar në qendrën e kujdesit “San Felice” në Segrate, pranë Milanos.
Fede ishte një nga figurat më të njohura të televizionit italian. Karrierën e nisi në vitet ’60 në RAI si gazetar lufte, për të vijuar më pas si drejtor i edicionit informativ TG1. Në vitet ’90 ai iu bashkua grupit mediatik Fininvest, ku Silvio Berlusconi e vendosi në krye të TG4.
Nga viti 1992 deri në 2012, edicioni informativ që drejtonte u bë zëri më hapur pro-Berluskonit në televizionin italian, një model që u dashurua dhe u kundërshtua me të njëjtën forcë. Me stilin e tij të komentimit të theksuar emocional dhe editorialet dramatike, Fede u bë një figurë e pazëvendësueshme e ekranit.
“Jam drejtori më i kritikuar, por edhe më i ndjekuri”, deklaronte ai vazhdimisht.
Karriera e tij pësoi një ndërprerje të menjëhershme në vitin 2012, kur u largua nga Mediaset pas përfshirjes në çështjen e njohur si “Ruby”.
Periudha e fundit e jetës së tij u shënua thellësisht edhe nga humbja e bashkëshortes së tij, Diana De Feo, gazetare dhe më pas deputete e Forza Italia. Humbja e Dianës ishte, siç e përshkroi vetë ai, “dhimbja më e madhe” e jetës së tij.
Ata u martuan në vitin 1963 dhe qëndruan bashkë për gati gjashtë dekada. Diana ndërroi jetë në qershor të vitit 2021, duke e lënë Feden të ve pas një jete të ndarë mes qyteteve, por me një lidhje të pandërprerë.
Kujtojmë se dy javë më parë, u nda nga jeta edhe një tjetër ikonë e televizionit italian, prezantuesi Pippo Baudo. -

E talentuar, elegante dhe e admiruar në mbarë botën, sa vjeçe bëhet sot Zendaya?
Zendaya Coleman, e njohur thjesht si Zendaya, feston sot ditëlindjen e saj të 29-të. Artistja e lindur më 1 shtator 1996 në Oakland, Kaliforni, ka arritur të bëhet një nga figurat më të dashura e më të respektuara të Hollywood-it dhe botës së modës.
Karriera e saj nisi në moshë të vogël, kur u shfaq në projekte televizive të Disney Channel, ku fitoi famë me serialin “Shake It Up”. Ky ishte vetëm fillimi i një rruge që do ta çonte drejt suksesit ndërkombëtar. Shumë shpejt, Zendaya do të spikaste si aktore, këngëtare dhe modele, duke u shndërruar në një emër që nuk kalon pa u vënë re.
Një nga rolet që e vendosi përfundimisht në qendër të vëmendjes është ai i Rue në serialin “Euphoria”, për të cilin ajo fitoi dy herë çmimin Emmy, duke u bërë një nga aktoret më të reja në histori që merr një vlerësim të tillë. Përveç televizionit, Zendaya është pjesë edhe e sagës së filmave të Marvel si partnerja e Spider-Man, ku ka fituar një bazë fansash edhe më të madhe.
Përtej ekranit, Zendaya është një ikonë stili e njohur për paraqitjet e saj të guximshme dhe elegante në tapetet e kuq, duke bashkëpunuar me stilistët më të mëdhenj botërorë. Sot, në ditën e saj të lindjes, ajo mbetet një nga figurat më frymëzuese të brezit të saj, duke treguar se talenti, puna dhe origjinaliteti shpërblehen gjithmonë. -

Ndahet nga jeta aktori i “Superman”
Bota e kinemasë ka humbur një nga figurat e saj më të shquara. Aktori britanik Terence Stamp, i njohur si një nga ikonat e Hollivudit të viteve ’60 dhe për rolet e tij të paharrueshme në filmat “Superman” dhe “Superman II”, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.
Lajmi u konfirmua nga familja e tij për agjencinë Reuters. “Ai la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme, si aktor dhe si shkrimtar, që do të vazhdojë të frymëzojë njerëzimin për shumë vite. Kërkojmë privatësi në këtë moment të trishtë”, thuhet në reagim.
Stamp, i lindur në East End të Londrës në vitin 1938, nisi karrierën pas një burse në shkollën e dramës, duke lënë pas një jetë të thjeshtë si punëtor në fushën e reklamave. Me kalimin e viteve ai u bë një nga figurat më të dashura të ekranit britanik dhe ndërkombëtar.Karriera e tij përfshin role të rëndësishme në filma si “Theorem” (1968), “A Season in Hell” (1971) dhe “The Adventures of Priscilla, Queen of the Desert” (1994), ku interpretoi një grua transgjinore, rol që i solli vlerësime të shumta kritike.
-

30 figurat më të rëndësishme të Historisë
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që njohim sot është, në një masë të madhe, rezultat i kontributeve të këtyre personazheve historike.
Historia është plot me personazhe që kanë transformuar historinë e njerëzimit. Sot bota është ajo që është falë mendimeve, ideve apo veprimeve të tyre. Bota.al sjell një listë me 30 figurat më të rëndësishme historike.
Natyrisht që përzgjedhja është e paplotë, pasi mund të zgjidhen kollaj dhjetëra heronj, shkrimtarë, filozofë dhe shkencëtarë për çdo vend. Lista nuk sillet rreth njerëzve të famshëm për etikën e tyre, por më tepër rreth pasojave që kanë shkaktuar idetë ose veprimet e tyre. Ndërsa shumë prej tyre kanë ndryshuar gjërat për mirë, të tjerët nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë mbjellë errësirë. Renditja nuk është sipas rëndësisë.
Jezusi i Nazaretit
Një figurë e shquar e Krishtërimit, Jezusi i Nazaretit ishte një predikues hebre që jetoi rreth shekullit të 1 pas Krishtit. Ndarja e tij e madhe me hebraizmin sot bashkon më shumë se 2.4 miliardë besimtarë dhe mendimi i tij ka qenë në qendër të fokusit së teologëve për dy mijëvjeçarë. Jezusi lindi në Betlehem të Judesë dhe, sipas traditës, ishte pasardhës i mbretit David.
Muhamedi
Për fenë islame, Muhamedi është i fundit ndër profetët (i cili paraprihet nga Jezusi, Moisiu dhe Ibrahimi, ndër të tjerë). Ai lindi në vitin 570 pas Krishtit. dhe vdiq në vitin 632 pas Krishtit. Sipas traditës, profeti themeloi Islamin pas një zbulese nga kryeengjëlli Gabriel në shpellën Hira. Sot ka më shumë se 1.7 miliardë muslimanë në mbarë botën.
Kristofor Kolombi
Lundërtari dhe hartografi në shërbim të Kurorës së Kastiljes ishte përgjegjës për udhëheqjen e eksplorimit që do të çonte në zbulimin e Amerikës. Epoka moderne, dhe bashkë me të edhe globalizimi, filloi më 12 tetor 1492, kur ata zbarkuan në ishullin Guanahani (Bahamat e sotme). Kolombi bëri gjithsej katër udhëtime para se të vdiste më 20 maj 1506.
Jul Çezari
Gaius Julius Caesar ishte një nga politikanët dhe ushtarët më të rëndësishëm të Romës së lashtë. Ai lindi në vitin 100 para Krishtit. dhe vdiq në vitin 44 para Krishtit. Kontrolli i tij mbi Republikën ishte i mbushur me polemika dhe tradhëti. Një nga sukseset e tij më të mëdha ishte Lufta Galike, e cila do të zgjeronte territorin romak në pjesë të asaj që sot është Franca, Belgjika, Zvicra, Gjermania dhe Holanda. Një komplot i përgatitur nga disa senatorë i dha fund jetës së tij.
Aleksandri i Madh
Aleksandri i Madh ishte mbret i Maqedonisë deri kur vdiq. Aristoteli ishte mësuesi që u mor me edukimin e tij dhe mbretërimi i Aleksandrit konsiderohet nga historianët si fillimi i periudhës helenistike. Ai lindi në korrik të vitit 356 para Krishtit dhe vdiq në qershor 323 para Krishtit, ndoshta i helmuar. Aleksandri i Madh është një nga figurat heroike më të rëndësishme të lashtësisë.
Platoni
Platoni është një nga filozofët më të rëndësishëm në historinë e filozofisë. Dishepull i Sokratit dhe mësues i Aristotelit, idetë e tij mbi politikën, etikën, qytetarinë, ligjin dhe psikologjinë, ndër të tjera, ndihmuan në konsolidimin e mendimit të qytetërimit perëndimor. Ai themeloi Akademinë në 387 para Krishtit, e konsideruar si universiteti i parë në Perëndim.
Lao Tzu
Pavarësisht nga të panjohurat rreth jetës së tij, Lao Tzu është një nga figurat më të rëndësishme historike të Lindjes. Besohet se ai ka jetuar midis shekujve VI dhe VI para Krishtit. Dhe atij i njihet autorësia e Tao Te Ching, vepra më e rëndësishme e taoizmit. Filozofia taoiste praktikohet në Kinë, Japoni dhe Korenë e Jugut, edhe pse ka miliona ndjekës në mbarë botën.
Leonardo da Vinçi
Polimati fiorentin Leonardo da Vinçi është figura kryesore e Rilindjes. Kontributet e tij në shkencë, art, muzikë, mjekësi dhe filozofi janë të padiskutueshme. Është një ikonë universale falë pikturave të tilla si Mona Lisa ose Darka e Fundit. Gjithashtu edhe për shkak se ka projektuar, shekuj më parë, skica të atyre që sot janë nëndetëset, helikopterët dhe makinat. Ai lindi në prill 1452 dhe vdiq në maj 1519.
Johannes Gutenberg
Në këtë listë të figurave më të rëndësishme historike nuk mund të mungonte shpikësi i makinës moderne të printimit (shtypshkronjës). Shpikja e tij jo vetëm që lejoi përhapjen e kulturës, por konsiderohet si fillimi i propagandës. Kjo përkoi me përçarjen luterane, kështu që ishte një levë mbështetëse për shpalljen e ideve protestante. Gutenberg lindi në Mainz në 1400 dhe vdiq në 1468.
Miguel de Servantes
I konsideruar si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë universale, Miguel de Cervantes Saavedra lindi në 1547 dhe vdiq në 1616. Vepra e tij kryesore, Don Kishoti i Mançës, është romani i parë modern dhe libri i dytë më i redaktuar dhe përkthyer në botës, vetëm pas Biblës. Servantes mori pjesë në Betejën e Lepantos dhe u burgos në Algjer për pesë vjet.
Albert Einstein
Ndoshta fizikani më i famshëm i të gjitha kohërave. Albert Einstein është një nga baballarët e mekanikës kuantike përmes punës së tij mbi relativitetin special dhe relativitetin e përgjithshëm. Einsteinit iu dha Çmimi Nobel për Fizikë, edhe pse jo për këto vepra, por për botimet e tij mbi efektin fotoelektrik. Ekuacioni i tij, E=mc², është padyshim më i njohuri në të gjithë historinë.
Adolf Hitler
Udhëheqësi i Gjermanisë naziste është figura më e rëndësishme historike e shekullit të 20-të. Idetë e tij janë përmbledhur në librin e tij Mein Kampf, i shkruar pjesërisht gjatë kohës kur ishte në burg pas një grushti të dështuar në vitin 1923. Hitleri kreu vetëvrasje së bashku me Eva Braunin në vitin 1945 në bunkerin e Kancelarisë, kur fitorja e Aleatëve ishte e pashmangshme.
Çarls Darvin
Autori i Origjinës së Specieve (1859) hodhi themelet e asaj që tani njihet si teoria e evolucionit. Sot idetë e tij, si përzgjedhja natyrore, pranohen gjerësisht nga shkenca. Vëzhgimet që e shtynë atë të postulonte teorinë e tij u bënë pas udhëtimit të Beagle, rreth pesëvjeçar, në të cilin ai ishte në gjendje të mbulonte pjesën më të madhe të globit.
Karl Marks
Mendimet e Karl Marksit formësuan plotësisht historinë politike, filozofike dhe ekonomike pas vdekjes së tij. Rryma që mban emrin e tij, marksizmi, komunizmi modern dhe socializmi shkencor burojnë nga idetë e tij të shprehura në Manifestin Komunist (1848) dhe Kapitalin (1867). Marksi u përqendrua në idenë se shoqëritë përparojnë përmes dialektikës së luftës së klasave.
Isak Njutoni
I konsideruar nga shumëkush si shkencëtari më i madh i të gjitha kohërave, Isak Njutoni është babai i ligjit të gravitetit universal dhe fizikës klasike. Kontributet e tij në llogaritje, matematikë, dritë dhe optikë e bënë atë një pikë referimi që në kohën kur jetoi. Ai gjithashtu shkroi disa traktate mbi alkiminë dhe teologjinë. Vdiq në moshën 84-vjeçare.
Genghis Khani
Genghis Khani ishte një nga udhëheqësit ushtarakë më ambiciozë të historisë. Në vetëm disa vjet ai arriti të zgjerojë perandorinë mongole për mijëra kilometra, duke konsoliduar kështu, të paktën në aspektin territorial, një nga perandoritë më të mëdha në histori. Vdiq në vitin 1227 në moshën 65 vjeçare.
Mahatma Gandhi
Gandi arriti të lërë gjurmë si një ndër figurat më të rëndësishme historike falë mendimeve të tij dhe krijimit të “institucionit” të protestave jo të dhunshme. Një nga ngjarjet më të rëndësishme të jetës së tij ishte Marshi i Kripës, i cili do të çonte në pavarësinë e Indisë nga Perandoria Britanike. Ai u vra në moshën 78-vjeçare nga një fanatik integralist.
18.Louis Pasteur
Pasteur nuk është vetëm përgjegjës për procesin e pasterizimit, por studimet e tij kanë kontribuar në masë të madhe në krijimin e vaksinave, antibiotikëve dhe proceseve të sterilizimit. Pasteri shënoi një “para” dhe “pas” në shkencat natyrore, veçanërisht në kimi dhe bakteriologji. Ai vdiq në shtator 1895 në Francë, në moshën 72-vjeçare.
Galileo Galilei: një nga figurat më të rëndësishme historike
Astronomi i famshëm është një nga baballarët themelues të revolucionit shkencor të Rilindjes. Ai bëri përmirësime në teleskopin me të cilin mundi të kryente punime të ndryshme eksperimentale. Në kundërshtim me atë që besohet gjerësisht, ai nuk u ekzekutua nga Inkuizicioni, por u dënua me izolim në shtëpi. Edhe pse ka dyshime mbi autorësinë, shprehja “E megjithatë, ajo lëviz” ka hyrë në historinë e kulturës popullore.
Volfgang Amadeus Mozart
Gjeni i padiskutueshëm në historinë e muzikës, Mozart është një personazh që nuk ka nevojë për prezantim. Ai konsiderohet si eksponenti më i madh i stilit klasik, me një numër të madh veprash, pavarësisht vdekjes së tij të parakohshme (vetëm 35 vjeç). Për këtë janë ngritur mjaft spekulime. Puna e tij sot është po aq e lavdëruar sa atëherë.
Aristoteli
Veprat e Aristotelit janë referencë për teorinë politike, fetare, filozofike, shkencore dhe natyrore perëndimore. Ai themeloi Liceun, i cili do të merrte pjesë në lindjen formale të shkollës peripatetike. Më shumë se 2000 vjet pas vdekjes së tij, mendimet e Aristotelit vazhdojnë të ndikojnë te shkrimtarët, mendimtarët, artistët dhe filozofët.
Mikelanxhelo
Piktori, skulptori dhe arkitekti i Rilindjes është përgjegjës për veprat me shtrirje universale si Davidi ose Kapela Sistine. Perfeksionizmi ishte karakteristika e tij kryesore, e cila e çoi në një reputacion që pak artistë e kishin në jetë. Ai vdiq në moshën 88-vjeçare, pas një karriere mbi 70-vjeçare të lidhur me artin.
Neil Armstrong
Njeriu i parë që eci në Hënë sigurisht që meriton një vend në mesin e figurave më të rëndësishme historike. Në korrik 1969, miliona shikues në mbarë botën dëgjuan frazën legjendare “Një hap i vogël për njeriun, një kërcim gjigant për njerëzimin”. Sot, në agimin e eksplorimit të Marsit, këto fjalë jehojnë më shumë se kurrë.
Sigmund Freud: ndër figurat më të rëndësishme historike
Babai i psikanalizës është një nga figurat intelektuale të shekullit të 20-të. Ashtu si figurat e tjera të kësaj liste, jeta dhe kontributet e tij nuk janë pa polemika. Sot disa nga idetë e tij, si kompleksi i Edipit, janë të njohura për një pjesë të madhe të njerëzimit.
Jozef Stalin
Pasardhësi i Leninit si figura kryesore e Bashkimit Sovjetik luajti një rol udhëheqës në ngjarjet politike dhe ushtarake të gjysmës së parë të shekullit të 20-të. Stalini vdiq më 5 mars 1953, me sa duket nga një atak i shkaktuar nga tensioni i lartë i gjakut.
Marie Curie
Curie është shkencëtarja më e njohur në kulturën popullore, falë rigjallërimit të zbulimeve të saj në dekadat e fundit. Ajo ishte personi i parë që mori dy çmime të ndryshme Nobel, një për fizikën (për kontributin e saj në fushën e rrezatimit) dhe një tjetër për kiminë (për studimet e saj mbi radiumin dhe poloniumin). Curie vdiq nga anemia aplastike në moshën 66 vjeçare në Francë.
Martin Luther King
Aktivist për të drejtat civile të afro-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara, punë e cila i dha çmimin Nobel për Paqe në vitin 1964. Ai i kombinoi këto aktivitete me shërbimin e tij si pastor i kishës Baptiste. Martin Luther King u vra në Memphis në vitin 1968, në një nga atentatet më të publikuara në historinë e vendit. Trashëgimia e tij ndihet edhe sot e kësaj dite.
Napoleon Bonaparti
I konsideruar si një nga strategët më të mëdhenj ushtarakë të epokës moderne, Napoleon Bonaparti luajti një rol vendimtar në riorganizimin politiko-administrativ të Evropës në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ai u shpall perandor i francezëve dhe mbret i Italisë. Vdiq në maj 1821.
Martin Luteri
Së bashku me Kalvinin, Luteri është figura më përfaqësuese e Reformacionit Protestant dhe nuk mund të mungonte në asnjë listë të figurave më të rëndësishme historike. Revolucioni i tyre njihet sot si skizma luterane, e cila e ndau përgjithmonë kishën në dy gjysma. Lindi në 1483 dhe vdiq në 1546.
Uilliam Shekspir
I konsideruar si shkrimtari më i rëndësishëm në gjuhën angleze, Shekspiri është autor i veprave që sot janë emblematike të kulturës popullore: Romeo dhe Zhuljeta, Hamleti, Makbethi dhe Otello janë vetëm disa prej tyre. Gjatë jetës së tij ai arriti famë të madhe, edhe pse jo aq sa ajo që mori pas vdekjes. Të jesh apo të mos jesh, kjo është çështja jehon në daullet e veshëve të të gjithë adhuruesve të tij. /
-

“Ku po e udhëheq Giorgia Evropën”? Meloni në kopertinën e “Time”: Një nga figurat më interesante!
Giorgia Meloni
ITALI- Giorgia Meloni është shfaqur në kopertinën javore të revistës amerikane Time. Publikimi i kushton një artikull të gjerë kryeministres italiane, me titull: “Ku po e çon Giorgia Meloni Europën”. Artikullli e portretizon Melonin si një nga “figurat më interesante në Europë”, madje në skenën ndërkombëtare ajo ka fituar respektin e figurave të ndryshme politike, nga Biden, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump.
Meloni te ‘Koha’: duhet të mbrojmë kulturën dhe identitetin tonë
“Para së gjithash, duhet të mbrojmë atë që jemi, kulturën tonë, identitetin tonë, qytetërimin tonë”, thotë kryeministrja Giorgia Meloni në intervistën e saj me ‘Time’, e cila i kushton asaj një artikull të gjatë me imazhin e kopertinës dhe titullin: “Ku po e udhëheq Giorgia Meloni Evropën”. “Ju jeni një person i ndershëm”, fillon ajo, duke iu drejtuar intervistuesit: “A ka ndonjë gjë rreth fashizmit që ju kujton përvoja ime, për atë që bëj unë në qeveri?” Kryeministrja kundërshton atë që ajo e quan një globalizëm ‘homogjenizues’, por është një avokate e integrimit evropian. Ajo është udhëheqësja e parë grua në Itali dhe thotë se i është dashur të ‘merret me stereotipe qesharake’ në karrierën e saj, por hedh poshtë përpjekjet e qeverisë për të ndrequr ose korrigjuar format e tjera të diskriminimit, të cilat ajo i quan ‘kuota’.
Ideja e nacionalizmitLidhur me idenë e saj për nacionalizmin, kryeministrja shpjegon se “së pari duhet të mbrojmë atë që jemi, kulturën tonë, identitetin tonë, qytetërimin tonë”. Nacionalizmi i saj, shton ajo, “është kryesisht një mënyrë për të mbrojtur veten kundër një globalizimi që nuk ka funksionuar”. Dhe ai deklaron qëllimin e tij për të “rindërtuar identitetin tonë, për të rindërtuar krenarinë tonë, krenarinë e të qenit ajo që jemi… Cilado qoftë kostoja”. Sipas raportit, aftësitë e Melonit ishin të dukshme në takimin e saj të fundit në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump. Meloni e përgatiti atë me një grumbull letrash me qëndrimin e saj për çdo çështje që mund të adresohej, dhe ajo i mbijetoi provës publike me qetësi, thekson Calabresi. “Unë jam një Bricjap”, thotë kryeministrja, “Le të themi se jam e fiksuar në disa gjëra”. Autorja vazhdon të raportojë se pasi shtypi u largua nga Zyra Ovale, kur biseda me Trump u përqendrua në Ukrainë, Meloni mbrojti me pasion Zelenskyn dhe nevojën për të mbështetur Ukrainën deri në fund. Trump dëgjoi dhe iu përgjigj rrëfimit të Melonit, por pa u shndërruar në polemikë: “Ai është një luftëtar dhe unë jam një luftëtar”.
Një nga figurat më interesante në Evropë
Time ia kushton kryeministres Giorgia Meloni historinë e saj të re në kopertinë, duke shpjeguar në X se “pothuajse tre vjet në mandatin e saj, Giorgia Meloni është shfaqur si një nga figurat më interesante të Evropës. Dhe mënyra se si ajo e udhëheq kombin mund të ndryshojë botën”. Në intervistën portret, periodikja amerikane gjurmon historinë politike dhe personale të kryeministres, që nga fëmijëria e saj deri te hapat e parë në angazhimin e të rinjve, deri në dy vjet e gjysmë qeverisje të qendrës së djathtë. Në skenën ndërkombëtare, shkruan Time, Meloni është sjellë më pak si një revolucionare e krahut të djathtë sesa si një konservatore pragmatike. Meloni përqafoi Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Ukrainën, punoi për të izoluar Kinën dhe punoi me shkathtësi për të pajtuar marrëdhënien e tendosur midis Amerikës dhe Evropës në fillim të mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Gjatë rrugës, ajo fitoi mbështetjen e udhëheqësve nga i gjithë spektri ideologjik, nga Biden te Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e deri te Zëvendëspresidenti JD Vance. Meloni po ndërton një lloj të ri nacionalizmi, shton Time, populist, nativist dhe pro-perëndimor, por i përkushtuar ndaj aleancave evropiane dhe atlantike. “Para së gjithash, duhet të mbrojmë atë që jemi, kulturën tonë, identitetin tonë, qytetërimin tonë”, thotë Meloni gjatë intervistës së saj me Time, duke pretenduar fitoret konservatore në stabilizimin e qeverisë famëkeqe kaotike të Italisë dhe përmirësimin e vlerësimit të borxhit të saj./ZËRI -

Revista ”Time” nxjerr në kopertinë Giorgia Meloni: Ndër figurat më interesante në Europë
Bota E Enjte, 24 Korrik 2025 15:36
Revista amerikane ”Time” i ka kushtuar kopertinën dhe një profil të gjatë kryeministres italiane Giorgia Meloni, me titullin: “Ku po e çon Giorgia Meloni Europën”.
Meloni përshkruhet si “figurat më interesante në Europë”, e aftë të krijojë një “nacionalizëm të ri”. Ajo cilësohet si populiste, nativiste dhe pro-perëndimore, por e angazhuar në aleancat euroatlantike.Kur erdhi në pushtet në tetor 2022, në krye të një lëvizjeje të themeluar nga besnikët e fundit të Benito Musolinit, kritikët në Itali dhe në Europë e panë retorikën e saj për krenarinë kombëtare dhe mbrojtjen e “civilizimit perëndimor” si shenja të një kthese ultranacionaliste për ekonominë e tetë më të madhe të botës. Presidenti amerikan Joe Biden e përmendi zgjedhjen e saj si një shembull të rrezikut që paraqet autoritarizmi për demokracinë globale.