Niveli i ujit në liqenin e Fierzës po rritet dita ditës me një mesatare ditore rreth 2 metra. Vetëm në një javë ai u rrit me të paktën 13 metra duke shkuar drejt kuotës 280 metra mbi nivelin e detit.
Përmirësimi i situatës hidrike erdhi menjëherë pas reshjeve të dendura të shiut në mesin e nëntorit reflektuar me shtim të prurjeve me të paktën 400 metër kub ujë në sekondë. Burime të KESH bëjnë me dije se hidrocentrali i Fierzës ende nuk është vënë në punë.
Kjo për të akumuluar rezervat ujore por edhe për të shmangur shkarkimet për mes turbinave çka do te ndikonin negativisht në shtimin e prurjeve në liqenin e Komanit e për pasojë në liqenin e Vaut të Dejës i cili është thuajse në kuotat maksimale.
Vetëm nga turbinat, hidrocentrali i Fierzës shkarkon rreth 600 metër kub ujë në sekondë. Niveli i prurjeve dhe ky ritëm i rritjes se kuotës do ta çojë shumë shpejt në kuotën maksimale prej 296 metrave mbi nivelin e detit.
Drin i Bardhë dhe Drin i Zi kanë ende sasi të mjaftueshme prurjesh të cilat krahas ujit po sjellin edhe mbetje duke ndotur brigjet e liqenit. Anija e pastrimit tashmë ndodhet në ujë e gatshme për të rinisur procesin e pastrimit të sipërfaqeve dhe pikave të ndotura të liqenit.
Tag: fierzës
-

Përmirësohet situata hidrike, Liqeni i Fierzës rritet me 13 metra në një javë
-

Përmirësohet situata hidrike në vend. Liqeni i Fierzës rritet me 13 metra në një javë
Niveli i ujit në liqenin e Fierzës po rritet dita ditës me një mesatare ditore rreth 2 metra. Vetëm në një javë ai u rrit me të paktën 13 metra duke shkuar drejt kuotës 280 metra mbi nivelin e detit.
Përmirësimi i situatës hidrike erdhi menjëherë pas reshjeve të dendura të shiut në mesin e nëntorit reflektuar me shtim të prurjeve me të paktën 400 metër kub ujë në sekondë. Burime të KESH bëjnë me dije se hidrocentrali i Fierzës ende nuk është vënë në punë.
Kjo për të akumuluar rezervat ujore por edhe për të shmangur shkarkimet për mes turbinave çka do te ndikonin negativisht në shtimin e prurjeve në liqenin e Komanit e për pasojë në liqenin e Vaut të Dejës i cili është thuajse në kuotat maksimale.
Vetëm nga turbinat, hidrocentrali i Fierzës shkarkon rreth 600 metër kub ujë në sekondë. Niveli i prurjeve dhe ky ritëm i rritjes se kuotës do ta çojë shumë shpejt në kuotën maksimale prej 296 metrave mbi nivelin e detit.
Drin i Bardhë dhe Drin i Zi kanë ende sasi të mjaftueshme prurjesh të cilat krahas ujit po sjellin edhe mbetje duke ndotur brigjet e liqenit. Anija e pastrimit tashmë ndodhet në ujë e gatshme për të rinisur procesin e pastrimit të sipërfaqeve dhe pikave të ndotura të liqenit. -

Rritet ndjeshëm niveli i ujit në liqenin e Fierzës/Kushtet atmosferike krijojnë vështirësi në qarkullim, rënie gurësh..
Gjatë 24 orëve të fundit, i gjithë territori i Qarkut të Kukësit është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë vijuar me intensitet mesatar deri të lartë në disa zona. Si pasojë e reshjeve, në disa segmente të rrugëve nacionale janë regjistruar rënie gurësh dhe inerte, duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullim.
Pas ndërhyrjes së vazhdueshme të subjekteve kontraktore të mirëmbajtjes, pastrimi i akseve është bërë pa ndërprerje dhe rrugët janë mbajtur funksionale gjatë gjithë kohës. Aktualisht, të gjitha akset rrugore nacionale në qark janë të qarkullueshme normalisht. Bashkitë Kukës,Tropojë dhe Has nuk kanë raportuar problematika emergjente deri më tani.
Furnizimi me energji elektrike nuk ka pas probleme në të gjithë qarkun, përveç Njësisë Administrative Tropojë e Vjetër, ku ka një ndërprerje të pjesshme. Edhe furnizimi me ujë të pijshëm po vijon sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Kukës.
Ndërkohë, reshjet e fundit kanë risjellë sasi të konsiderueshme mbeturinash në sipërfaqen e liqenit të Fierzës. Ndotja, e cila përsëritet çdo vit, vjen kryesisht nga ujërat e Drinit të Bardhë në Kosovë dhe Drinit të Zi në Maqedoninë e Veriut, që gjatë reshjeve të dendura transportojnë mbeturina drejt liqenit.
Rrjetat metalike të vendosura së fundmi në grykëderdhjen e Drinit nuk kanë arritur të ndalojnë plotësisht ardhjen e mbetjeve, ndërsa anija e destinuar për pastrimin e sipërfaqes ujore ndodhet ende e palëvizur në breg.
Sipas të dhënave të fundit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur ndjeshëm, duke arritur në 270 metra, ndërsa pika maksimale është 296 metra. Prurjet aktuale llogariten në rreth 800 metra kub ujë në sekondë. -

Thatësira nxjerr në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të vjetër, ulet niveli i Fierzës
Thatësira e tejzgjatur dhe mungesa e prurjeve kanë ulur ndjeshëm nivelin e ujit në liqenin e Fierzës.
Rrënojat e para të qytetit të vjetër të Kukësit kanë dalë në sipërfaqe.
Refki Çengu është njëri nga banorët e hershëm të Ramhasit, fshatit të përmbytur e që shtrihej buzë Drinit të Zi. Del çdo ditë në tokën dhe rrënojat e dikurshme të fshatit buzë Drinit.
Na tregon pikat më të larta që kishte qyteti i dikurshëm i Kukësit. Kujton rrugët e rrugicat ku ka shkelur e shkonte në shkollë.
Klasën e parë të shkollës e kreu në Kukësin e vjetër e më pas në qytetin e ri. Në bregun e liqenit gjejmë edhe një banor tjetër të zonës, Liman Çengun. Thonë se kalojnë kohën, por heqin edhe mallin e dikurshëm.
Nga shtëpia e dikurshme dhe tashmë e rrënuar ka dalë në vitin 1979.
Refkiu thotë se trojet e vjetra janë të paharrueshme. Thotë se dalja nga shtëpia dhe viti i mbrapshtë i vitit 1997 janë dy momentet më të vështira.
Thotë se fshati kishte dy kanale ujitëse ndaj bëhej prodhimi I madh bujqësor.
Bashkë me Limanin, Refkiu kujton harmoninë e dikurshme që ishte mes familjeve e fiseve të fshatit.
Refkiu nuk e harron edhe momentin kur i është prishur shtëpia.
Banorët e tokave dhe shtëpive të përmbytura kanë kërkuar prej 36 vitesh dëmshpërblime për atë çfarë u ka ndodhur me ndërtimin e hidrocentralit dhe liqenit të Kukësit.
Liqeni i Fierzës përmbyti përfundimisht në vitin 1978 Kukësin e vjetër dhe 33 fshatra në Kukës, Has, Tropojë e Pukë. -

Pas disa muajsh thatësire dhe temperaturash të larta, nisin reshjet e shiut në Kukës
Pas disa muajsh thatësire dhe temperaturash të larta, Kukësi është përfshirë së fundmi nga reshje shiu.
Komisioni i Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës njofton se, pavarësisht reshjeve, qarkullimi në rrugët nacionale dhe rurale vazhdon normalisht.
Rikthimi i reshjeve pritet të ndihmojë në parandalimin e rënies së mëtejshme të nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, i cili prej katër muajsh po përballet me thatësirë të madhe dhe mungesë prurjesh nga burimet kryesore që e furnizojnë me vetëm 30 metra kub ujë.
Pamjet e xhiruara në zonën e Bushatit dhe pranë urës së madhe, afër ish-Uzinës së Bakrit, tregojnë një panoramë të pazakontë. Rezervuari më i madh i kaskadës së Drinit është shndërruar në një shtrirje balte, ku dallohen vetëm vijat e rrjedhjes së Drinit të Zi dhe Drinit të Bardhë.
Dy skajet ujore të liqenit janë kthyer në toka të baltëzuara, duke sjellë ndotje të pjesës së mbetur ujore, e cila po shkon drejt shterimit të plotë.
Thatësira e gjatë ka nxjerrë në sipërfaqe masive shkëmbore dhe truall e rrugë që prej dekadash ishin nën ujë, duke ndryshuar rrënjësisht pamjen e liqenit. Liqeni i Fierzës ka rënë në 17 metra larg pikës së “vdekjes”, nivel ky i regjistruar tre vite më parë.
Sipas të dhënave, niveli aktual i ujit është 257 metra, ndërsa pika optimale është 271 metra, dhe ajo minimale 244 metra. Kuota maksimale arrin në 296 metra.
Kjo diferencë e madhe tregon përmasat e krizës ujore, e cila ka pasoja të ndjeshme edhe në prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentrali i Fierzës, një nga nyjet më të rëndësishme të sistemit energjetik kombëtar.Top Channel
-

Baseni i Fierzës drejt pikës së ‘vdekjes’ nga thatësira, për një javë KESH bleu 72.236 MWh energji elektrike
Hidrocentrali i Fierzës po punon vetëm me 1 turbinë nga 4 që ka në dispozicion. Vendimi lidhet me ruajtjen e rezervës hidrike në kaskadën e Drinit, pasi niveli i ujit në liqenin më të madh artificial të vendit po i afrohet “pikës së vdekjes”, e cila llogaritet në 242 metra mbi nivelin e detit. Prurjet nga dy degët kryesore, Drini i Bardhë dhe Drini i Zi janë minimale, jo më shumë se 30 m3 ujë në sekondë. Ndërkohë, niveli i ujit në basenin e Fierzës ka zbritur në kuotën 264.93 metra, nga 296.5 metra që është kuota maksimale, duke reflektuar një situatë të vështirë hidrike.
Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë ulur ndjeshëm prodhimin vendas të energjisë. Liqeni po tërhiqet përditë rreth digës, ndërsa prurjet e pakta të lumenjve, të kombinuara me rritjen e kërkesës për konsum e kanë vënë në vështirësi kaskadën e Drinit, e cila në këtë periudhë shënon rënie të prodhimit.
Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare po alternon prodhimin me hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës, ndërsa për të plotësuar nevojat është detyruar të importojë energji. Vetëm për periudhën 15–21 shtator, KESH ka blerë 72.236 megavat-orë, me qëllim mbulimin e kërkesës së shtuar dhe kompensimin e prodhimit të munguar për shkak të thatësirës. -

Bie niveli në liqenin e Fierzës, shënohet kuota 271 metër
Muaji shtator ka nisur me nivel të ulët të prurjeve në lumenjtë që furnizojnë rezervuarin më të madh të vendit, si pasojë e thatësirës së zgjatur gjatë verës.
Aktualisht, në liqenin e Fierzës, që përbën burimin kryesor të ujit për sistemin energjetik, prurjet janë rreth 68 metra kub ujë në sekondë, ndërsa niveli i liqenit ka rënë në 271 metra mbi nivelin e detit, nga 296 metra që është kuota maksimale.
Situata e krijuar është pasojë e temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve gjatë muajve të verës, por edhe e prodhimit të vazhdueshëm të energjisë në hidrocentral, i cili vijon me dy turbina.
Këto kushte e kanë bërë më të ndjeshme furnizimin e hidrocentraleve kryesore, duke e vënë nën presion sistemin energjetik të vendit.
Megjithatë, me hyrjen në shtator dhe përfundimin e sezonit të verës, sinoptikanët parashikojnë që nga fundi i muajit të ketë reshje më të dendura, të cilat mund të sjellin një përmirësim gradual të nivelit të ujit në rezervuarë.
Deri atëherë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) do të vijojë të mbështetet te blerjet e energjisë në tregjet ndërkombëtare për të përmbushur kërkesën vendase.
Autoritetet ndërkohë u bëjnë apel qytetarëve për të kursyer energjinë dhe për të shmangur shpërdorimet, pasi në këtë periudhë të ndjeshme çdo pakujdesi në konsum mund të rëndojë më tej situatën financiare dhe furnizimin e qëndrueshëm me energji. -

Alarm në Fierzë/ Liqeni po zbrazet me ritme të shpejta çdo ditë, ndalet prodhimi i energjisë
Liqeni i Fierzës po shkon çdo ditë drejt niveleve kritike, duke rënë me mbi 40 centimetra në ditë vetëm gjatë javës së fundit.
Aktualisht, niveli i ujit ka arritur në 268.28 metra mbi nivelin e detit, nga kuota maksimale prej 296.5 metrash.
Për shkak të mungesës së prurjeve në Drin, rreth 30 metër kub në sekondë, asnjë nga katër turbinat e hidrocentralit nuk është në punë, çka ka sjellë ndalimin e prodhimit të energjisë në HEC-in më të madh të kaskadës.
Rënia e shpejtë e nivelit ka zbuluar bazamentet e dy urave mbi Drinin e Zi, ndërsa liqeni po tërhiqet çdo ditë rreth digës së Fierzës.
Sipas të dhënave, nëse situata vazhdon kështu, rreziku për afrimin me nivelet kritike është i lartë.
“Pika e vdekjes” së HEC-it llogaritet në 242 metra mbi nivelin e detit. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po alternon prodhimin me hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës, ndërsa nevojat për konsum po mbulohen me import energjie.
Në kapacitetin maksimal, Liqeni i Fierzës mban rreth 2.7 miliardë metër kub ujë, por aktualisht i mungon gati dy e treta e kësaj sasie.
Ditët e thata të fundit të gushtit pritet ta thellojnë më tej krizën hidrike në kaskadën e Drinit. -

Pakësohen prurjet e lumenjve! Niveli i liqenit të Fierzës 274 metra, afër pragut minimal
Temperaturat e larta të vazhdueshme kanë çuar në një ulje të ndjeshme të prurjeve në lumenjtë që furnizojnë me ujë rezervuarin më të madh të vendit.
Kushtet e krijuara kanë ndikuar në reduktimin e ndjeshëm të furnizimit me ujë të liqeneve artificiale dhe hidrocentraleve kryesore të vendit.
Gjendja është më e theksuar në liqenin e Fierzës, i cili përbën burimin më të madh të ujit dhe një hallkë kyçe në sistemin energjetik kombëtar. Ky liqen po shënon rënie të vazhdueshme të nivelit, jo vetëm për shkak të mungesës së reshjeve dhe prurjeve, por edhe nga prodhimi i energjisë që vijon me dy turbina në hidrocentralin e tij.
Kuota aktuale e ujit ka arritur në 274 metra mbi nivelin e detit, duke iu afruar pragut minimal të funksionimit optimal.
Sipas parashikimeve të meteorologëve, situata rrezikon të rëndohet, pasi gjatë javëve të ardhshme nuk priten reshje të konsiderueshme, ndërkohë që temperaturat e larta do të vijojnë gjatë gushtit.
Kjo thatësirë dhe vala e nxehtësisë po e vë në vështirësi sistemin energjetik, duke detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) të rrisë blerjen e energjisë nga tregjet ndërkombëtare për të përmbushur kërkesën vendase. -

Pakësohen prurjet e lumenjve / Niveli i liqenit të Fierzës 274 metra, afër pragut minimal
Temperaturat e larta të vazhdueshme kanë çuar në një ulje të ndjeshme të prurjeve në lumenjtë që furnizojnë me ujë rezervuarin më të madh të vendit.
Kushtet e krijuara kanë ndikuar në reduktimin e ndjeshëm të furnizimit me ujë të liqeneve artificiale dhe hidrocentraleve kryesore të vendit.
Gjendja është më e theksuar në liqenin e Fierzës, i cili përbën burimin më të madh të ujit dhe një hallkë kyçe në sistemin energjetik kombëtar. Ky liqen po shënon rënie të vazhdueshme të nivelit, jo vetëm për shkak të mungesës së reshjeve dhe prurjeve, por edhe nga prodhimi i energjisë që vijon me dy turbina në hidrocentralin e tij.
Kuota aktuale e ujit ka arritur në 274 metra mbi nivelin e detit, duke iu afruar pragut minimal të funksionimit optimal.
Sipas parashikimeve të meteorologëve, situata rrezikon të rëndohet, pasi gjatë javëve të ardhshme nuk priten reshje të konsiderueshme, ndërkohë që temperaturat e larta do të vijojnë gjatë gushtit.
Kjo thatësirë dhe vala e nxehtësisë po e vë në vështirësi sistemin energjetik, duke detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) të rrisë blerjen e energjisë nga tregjet ndërkombëtare për të përmbushur kërkesën vendase.