Tag: Fier

  • “Mundësia” prezanton ekipin fitues për Qarkun e Fierit: Alternativa që sjell ndryshimin

    “Mundësia” prezanton ekipin fitues për Qarkun e Fierit: Alternativa që sjell ndryshimin

    Frida Mavriqi

    Partia “Mundësia” e Agron Shehaj, prezantoi dje ekipin e saj të kandidatëve për Qarkun e Fierit, në një takim entuziast me qytetarët dhe mbështetësit. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    E para në listë për Fierin, Frida Mavriqi, theksoi se ky nuk është një garim thjesht për mandate, por një betejë për të rikthyer besimin e qytetarëve tek politika. “Fieri ka nevojë për një zë të fortë në parlament, për një përfaqësim të denjë që nuk bëhet palë me korrupsionin dhe kapjen e shtetit. Unë dhe ekipi im jemi këtu për të sjellë një politikë të pastër, me njerëz që nuk shiten dhe nuk blihen,” u shpreh ajo.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Pjesëmarrësit e takimit shprehën mbështetjen e tyre për “Mundësinë”, duke e konsideruar atë si alternativën e vetme që mund të sjellë ndryshimin e vërtetë. Ndërkohë, fushata vijon me takime të tjera në të gjithë qarkun, për të ndërtuar një platformë të bazuar në nevojat dhe aspiratat e qytetarëve.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • ”Projektin për Shqipërinë Madhështore e hartova në arrest shtëpie”, Berisha ftesë diasporës: Pesë vitet e para do të jeni pa taksa

    ”Projektin për Shqipërinë Madhështore e hartova në arrest shtëpie”, Berisha ftesë diasporës: Pesë vitet e para do të jeni pa taksa

    Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë takimit me shqiptarët në Napoli, është shprehur se projekti i PD është më i bukuri që Shqipëria ka patur ndonjëherë.

    Berisha tha se ai u hartua gjatë 333 ditëve që ai ishte në arrest shtëpie. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Berisha: Miqtë e mi, projekti i PD dhe koalicionit për Shqipërinë Madhështore është projekti më madhështor, projekti më i bukur, projekti më fantastik që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Cilido që ka patur fatin të shohë një pikturë të pavdekshmit Ibrahim Kodra, ai e quan atë Shqipëria fantastike.Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria fantastike e shqiptarëve.

    Ky projekt u hartua gjatë 333 ditëve në arrest shtëpie që mafia e Sorosit dhe Edi Rama i rezervuan Sali Berishës.Ky projekt që në pamje të parë të thotë se është një fjalë e stërmadhe, se është diçka e largët, është aq e afërt, aq real, është në mendjen e secilit prej jush, është në zemrat tuaja dhe të fëmijëve tuaj, të mbarë shqiptarëve kudo që janë.Miqtë e mi, ky projekt fillon me dhembshurinë ndaj atyre që janë në nevojë.

    Ndaj qindra e mijëra burrave dhe grave që numërojnë kafshatën në Shqipëri.Ndaj qindra e mijëra burrave dhe grave që nuk marrin dot ilaçet, që nuk mjekohen dot në spitale.Mahatma Gandi ka një fjalë, madhështore do të thotë për një komb të kujdeset për ata që janë në nevojë.Dhe këtu fillon madhështia e Shqipërisë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Ne kemi vendosur të rishpërndajë tërësisht të ardhurat dhe buxhetin.Kemi vendosur të përcaktojmë minimumin jetik, pagën minimale, pagën mesatare, pensionet që asnjë shqiptar të mos jetë më në rrethin e varfërisë ekstreme.

    Dhe në këtë mënyrë ne e bëjmë shoqërinë shqiptare më të drejtë, më të ndershme, më të barabartë.Në këtë mënyrë edhe ju që dërgoni çdo muaj djersën tuaj në Shqipëri tek njerëzit tuaj që nuk kanë, do lehtësoheni sepse njerëzit do paguhen më mirë, do kenë gjërat bazë të jetës.

    Shqipëria Madhështore nuk mund të jetë Shqipëria e dhimbjes nga uria dhe skamja.Tre muajt e parë, dekret pas dekreti gjersa ta zhdukim atë.

    Miqtë e mi, Shqipëria Madhështore është Shqipëria Made in Albania.Nuk ka një vend të dytë në rajon dhe Europë në 28 mijë kilometra katrorë më të pasur se vendi ynë.Ajo ka rezerva botërore të mineraleve, ka rezerva të mëdha të naftës, ka një mbitokë ndër më pjelloret, është plot me ujëra, me brigje fantastike, me alpe dhe male si ato.

    Ajo pret projektin për t’u ngjitur në madhështinë që i takon.Por unë përsëri e theksoj se Shqipëria madhështore do jetë vetëm kur ju të jeni pjesë.

    Imagjinoni për një moment qindra mijëra nga Italia, Greqia, Gjermania, Franca, SHBA, të vendosin që ato kursime që kanë, që ato mësime që kanë marrë me ortakët e tyre italianë, grekë, gjermanë, francezë, anglezë apo amerikanë, të vijnë dhe t’i investojnë në Shqipëri.

    Të vijnë dhe të prodhojnë në Shqipëri.A nuk do lartësohej Shqipëria si me Levën e Arkimedit?Në këtë drejtim ju keni një rol vendimtar për ndërtimin e Shqipërisë Madhështore.

    5 vite pa asnjë taksë për secilin prej jush që do kthehet të investojë në Shqipëri.Jo vetëm kaq, klima më miqësore në Europë për biznesin.

    Pak vite më parë, miku i madh i kombit shqiptar, italiani dhe evropiani i madh, Silvio Berlusconi do citonte në një konventë të Forza Italia, sistemin fiskal të Shqipërisë si model.

    Unë e garantoj mikun tim atje ku është, garantoj ju, garantoj çdo biznesmen italian dhe të çdo vendi tjetër, se Shqipëria do ketë klimën më tërheqëse të biznesit.

    Se taksa 10 përqind, që është taksa e lashtësisë, është taksa e drejtësisë, do jetë taksa kryesore në Shqipëri.Se energjia do jetë më lirë se në çdo vend tjetër të Europës.Se burokracia do jetë më e pakët se kudo tjetër.

    Shqipëria do jetë vendi më tërheqës investimeve tuaja, i investimeve të huaja, i investimeve të shqiptarëve.Made in Albania do jetë krenaria jonë.

    Do bëjmë gjithçka që prodhimet tona të mbushin tregjet e vendit dhe të kalojnë në tregjet e mëdha.Zoti e ka bërë atë tokë me prodhimet më të mira që mund të bëhen dhe ne do i ekspozojmë ato.Miqtë e mi, Shqipëria Madhështore nuk mund të jetë pa pastruar shtëpinë tonë.

    Pastrimi i shtëpisë është një kusht që Shqipëria të rritet, të ecë drejt madhështisë.Ju garantoj se pas ligjeve për minimumin jetik dhe pagën 500 euro, pas vendimeve për kthimin e parave të shqiptarëve, ligji i dytë është shpallja e Xhorxh Sorosit non-grata, mbyllja e fondacionit Soros.

    Kjo farë e keqe duhet të shkulet nga Shqipëria se e shndërroi Shqipërinë në republikën e tij.

    Garantoj shoqërinë civile se shteti do mbështesë fuqishëm OJQ-të që nuk do marrin më instruksione perverse të Sorosit dhe sorosianëve por do mëkojnë parimet më të mira, virtytet më të mira të shqiptarëve.

  • “Më ftuan për darkë mbrëmë 100 të rinj të FRPD”, Rama: U bënë sot shënjestër e një sulmi nga këneta! Do ta investojnë votën në PS, por…

    “Më ftuan për darkë mbrëmë 100 të rinj të FRPD”, Rama: U bënë sot shënjestër e një sulmi nga këneta! Do ta investojnë votën në PS, por…

    Edi Rama: Mbrëmë, një nga ditët më të këndshme të jetës time politike sepse 100 të rinj të FPD më kanë ftuar për darkë. U thashë e kuptoni sa mirë që jetohet në Vlorë, sa edhe ju në opozitë jetoni kaq mirë? Përtej shakasë i falënderoj për kurajën që në këtë moment panë ekzaktësisht atë që unë them që duhet të shohim të gjithë.

    Ata nuk u bënë socialistë dhje dhe mbase nuk bëhen kurrë, por thanë që votën duan ta investojnë në PS më 11 maj. Sot u bënë shënjestër e një sulmi nga këneta, sepse për kënetën nëse bën si buf je qendrestar, kur sillesh si njeri je i lidhur me bandat dhe i shitur. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Rruga Bunavi-Kërkovë/ Kryeministri Rama inspekton punimet, investimi i shërben edhe Bazës Ushtarake të Bunavisë

    Rruga Bunavi-Kërkovë/ Kryeministri Rama inspekton punimet, investimi i shërben edhe Bazës Ushtarake të Bunavisë

    Kryeministri Edi Rama ka kryer inspektim në rrugën Bunavi – Kërkovë në qarkun Vlorë.

    Rruga ka hyrë në fazën e dytë të ndërtimit të saj për të hapur një perspektivë të re zhvillimi për 7 fshatra të njësive Shushicë dhe Llakatund. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Ky investim i shërben edhe Bazës Ushtarake të Bunavisë, e cila pritet të ketë rreth 500 forca të emergjencave civile./abcnewsReklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Ilir Meta mbush 56 vjeç/ Urimi i veçantë i Monika Kryemadhit: Dhuratën më të bukur këtë vit ta marrësh me 11 maj

    Ilir Meta mbush 56 vjeç/ Urimi i veçantë i Monika Kryemadhit: Dhuratën më të bukur këtë vit ta marrësh me 11 maj

    Monika Kryemadhi ka zgjedhur që të urojë ish bashkëshortin e saj, Ilir Meta, i cili sot mbush 56 vjeç, por në këtë përvjetori Presidenit i PL-së ndodhet në qeli. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi thotë se kjo ditëlindje është e veçantë, ndërsa thekson se dhuratën më të bukur do ta marrë më 11 maj, duke e votuar të gjithë.

    Ish bashkëshortja e Metës, e vlerëson atë, pasi siç shprehet ai “si gjithmonë e vendos veten sakrificë për të tjerët dhe  vendos parimet morale politike para interesit personal”. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “Dhuratat mund të jenë të ndryshme për ditën e ditëlindjes por unë sot të uroj që dhuratën më të bukur këtë vit ta marrësh me 11 maj ku më shumë se kurrë çdo mik apo ish mik i yti , dashamirës besoj kanë mundësinë që të bëjnë veprimin më të thjeshtë duke të votuar ty, por që në fakt është mundësi ndryshimi për ta dhe për gjithë Shqipërinë”, shkruan Kryemadhi, e cila ka publikuar edhe një foto të Ilir Metës.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Postimi i Monika Kryemadhit

    I uroj ditëlindjen Ilir Metës sot në 56 vjetorin e tij. Sot kjo ditëlindje është ndryshe nga çdo ditëlindje tjetër por ka një veçori komplet tjetër në këndvështrimin tim. 

    Sot të gjithë kanë detyrimin që urimin ndaj teje ta bëjnë duke iu kujtuar çdo miku që në 11 maj votat e tyre të jenë për ty Ilir Metaj në rradhë të parë sepse si gjithmonë e vendos veten sakrificë për të tjerët dhe  vendos parimet e tua morale politike para interesit tënd personal.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Dhuratat mund të jenë të ndryshme për ditën e ditëlindjes por unë sot të uroj që dhuratën më të bukur këtë vit ta marrësh me 11 maj ku më shumë se kurrë çdo mik apo ish mik i yti , dashamirës besoj kanë mundësinë që të bëjnë veprimin më të thjeshtë duke të votuar ty, por që në fakt është mundësi ndryshimi për ta dhe për gjithë Shqipërinë. 

    Gëzuar ditëlindjen Ilir Metaj!

  • Emra nga lista e Lapajt, Qorit dhe Shehajt, KQZ çon për verifikim të thelluar në Prokurori 16 kandidatë

    Emra nga lista e Lapajt, Qorit dhe Shehajt, KQZ çon për verifikim të thelluar në Prokurori 16 kandidatë

    Në mbledhjen e sotme të KQZ, është bërë me dije se ka dërguar për verifikim në Prokurorinë e Përgjithshme 16 kandidatë për deputetë.

    Kandidatët e dërguar për verifikim janë nga parti politike të ndryshme, dhe konkretisht: Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Gramos Fejzi Ismailaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor, Partia “Aleanca Demokracia e Re”, Qarku Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Ndriçim Asqeri Kamberaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Kombëtare Shqipëtare”, Qarku Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Arjel Selami Rragami, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Djathtas Për Zhvillim”, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Desard Xhevdet Muzhaqi, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Koalicioni Euroatlantik”, Qarku Elbasan, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Dritan Vesel Tafhasaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Lëvizja Bashkë, Qarku Kukës, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues zj. Adela Ferhat Qemali, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Mundësia”, Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Altin Avni Muceku, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Mundësia”, Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Entela Skënder Sula, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”, Qarku Tiranë”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Erjon Ismail Selmani, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”, Qarku Lezhë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Euglen Mario Gjini, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”, Qarku Fier, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Gazmir Dod Memaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Florjan Afrim Tomçini, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”, Qarku Dibër, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Klaudio Klement Zotaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”, Qarku Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Kreshnik Gjon Gjonaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”, Qarku Lezhë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Lisman Sami Pellumaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Socialdemokrate”, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Geront Mexhit Stefo, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor, Partia “Aleanca Demokracia e Re”, Qarku Korçë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

  • Rama: Hotelet që parapaguajnë 65% të kapacitetit nuk do të kenë kontrolle gjatë sezonit veror

    Rama: Hotelet që parapaguajnë 65% të kapacitetit nuk do të kenë kontrolle gjatë sezonit veror

    Kryeministri Edi Rama ka propozuar një skemë të re për formalizimin e sektorit të hotelerisë, duke ofruar një marrëveshje parapagimi për bizneset që dëshirojnë të shmangin kontrollet tatimore gjatë sezonit veror. Gjatë një takimi me sipërmarrës në Sarandë, Rama njoftoi se hotelet që pranojnë të deklarojnë paraprakisht 65% të kapacitetit të tyre për periudhën maj-shtator, nuk do të përballen me inspektime tatimore.

    “Duam ta fillojmë me këtë dhe kush paguan 65% të zënë për gjithë periudhën maj-shtator, nuk ka asnjë kontroll. Për më tepër, 30% e periudhës së dimrit do të përfshihet në këtë skemë, për të ndihmuar bizneset të mbajnë minimumin e stafit gjatë gjithë vitit,” tha Rama. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Ai theksoi se kjo skemë është rezultat i konsultimeve me operatorët turistikë dhe se qeveria synon një formalizim gradual të sektorit, duke shmangur kontrollet e ashpra dhe krijimin e presionit mbi bizneset.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Në të njëjtin takim, kryeministri foli edhe për zhvillimet urbane në Sarandë dhe Ksamil, duke paralajmëruar kontrolle më të rrepta mbi administrimin e plazheve dhe duke përjashtuar mundësinë që pronarët e restoranteve të menaxhojnë shezlongët. Përveç kësaj, Rama njoftoi se falë inteligjencës artificiale, bizneset do të monitorohen nga inspektori virtual për të siguruar korrektësinë e faturave.

    Sipas tij, hyrja e Shqipërisë në BE do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e vlerës së pronave, duke i inkurajuar investitorët të përfitojnë nga ky moment.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Komisionerja e zgjerimit Marta Kos: Shqipëria dhe Maqedonia përfitojnë parafinancim nga BE, nxitje për reformat kyçe

    Komisionerja e zgjerimit Marta Kos: Shqipëria dhe Maqedonia përfitojnë parafinancim nga BE, nxitje për reformat kyçe

    Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin  Europian, Marta Kos në një mesazh në rrjetin soxial X ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut  për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së!

    “Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësuar jetën e qytetarëve dhe afruar vendet më shumë me BE-në”, shkruan komisionerja Kos. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Mesazhi i plotëReklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    “Urime për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së! Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësuar jetën e qytetarëve dhe afruar vendet më shumë me BE-në”, ka shkruar Kos.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • BE miraton sot fondet nga Plani i Rritjes për Shqipërinë, Rama: Përmbushëm detyrat! Tregues që po ecim shpejt drejt integrimit

    BE miraton sot fondet nga Plani i Rritjes për Shqipërinë, Rama: Përmbushëm detyrat! Tregues që po ecim shpejt drejt integrimit

    Bashkimi Eurpopian miratoi ditën e djeshme fondet e parafinancimit për Maqedoninë e Veriut, ndërsa e njëjta pritet të kryhet sot për Shqipërinë. Komisionerja për zgjerimin Marta Kos, në një postim në rrjetet sociale, përgëzoi dje dy shtetet për përshpejtimin e procesit në marrjen e fondeve të parafinancimit. parafinancimit.

    Në këtë pikë u ndal edhe kryeministri Edi Rama në komunikimin e sotëm me qytetarët në “Sy m’sy”. Ai u shpreh se kjo u arrit vetëm falë përmbushjes së detyrave nga vendi ynë, tregues sipas kreut të qeverisë se Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt integrimit. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “Ndërkohë kemi një të re shumë pozitive, deklarata e Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos që na përgëzon për shpejtësinë e marrjes së financimit në planin e rritjes, pra përmbushje e detyrave sipas kalendarit dhe programit të dakordësuar për ecurinë e mëtejshme të vendit në rrugën e anëtarësimit. Kështu që besoj se kjo është një shenjtë tjetër e faktit që jemi duke ecur me shpejtësi sipas ritmit të përcaktuar”, tha ai.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Prezantohen kandidatët për deputetë të koalicionit “Djathtas për Zhvillim” për zgjedhjet e 11 majit

    Prezantohen kandidatët për deputetë të koalicionit “Djathtas për Zhvillim” për zgjedhjet e 11 majit

    Ditën e djeshme u zhvillua prezantimi zyrtar i kandidatëve për deputetë të koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme parlamentare të 11 majit 2025.

    Gjatë aktivitetit, kandidatët shpalosën vizionin dhe angazhimet e tyre për zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë shqiptarë. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Eriselda Çelaj Zotaj, Anetare e kolegjit drejtues si edhe kandidate për deputete në Qarkun e Fierit, e cila theksoi se është koha për ndryshim dhe për një politikë që vendos qytetarët në qendër të vendimmarrjes.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” synon të fitojë besimin e qytetarëve me një platformë të bazuar në integritet, drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm.

    Zgjedhjet mbahen më 11 maj, ku qytetarët do të vendosin për përfaqësuesit e tyre të rinj në Parlament.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”