Tag: Fier

  • Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani: Mos e braktisni Shqipërinë pasi është e pamundur të duash Perëndinë dhe mos të duash vendin që të ka lindur

    Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani: Mos e braktisni Shqipërinë pasi është e pamundur të duash Perëndinë dhe mos të duash vendin që të ka lindur

    Imzot Theofani shpesh thoshte: ‘Nëse në jetën politike kryevepra ime ka qenë pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në fushën e letrave kryevepra ime është Kremtorja.’”
    Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, na ka nderuar duke dhënë intervistën e tij të parë për gazetën “Tema”.
    Është një bisedë e lirshme rreth besimit ortodoks, pagëzimit të tij të fshehtë gjatë komunizmit, ekzistencës së Kishës së fshehtë në atë periudhë, shkollimit të tij në SHBA nën kujdesin e At Liolinit, vlerësimeve të tij maksimale për Kryepeshkopin Anastas dhe rolin e tij të pazëvendësueshëm në ringjalljen e Kishës Ortodokse të Shqipërisë, vlerësimeve mbi Fan Nolin, kulturën e tij, dashurinë për Kishën Ortodokse dhe rolin e tij në historinë e Kishës, si dhe për çështje të debatueshme si Natyrës së Madhe dhe Vija e Teodosit në Shqipëri.
    Si asnjëherë më parë, lexuesi ka shansin të lexojë një intervistë tërësisht kulturore nga një Kryepeshkop i Shqipërisë, jeta e të cilit pasqyron historinë e krishterimit në Shqipëri dhe sfidat që ajo ka përballuar.
    Ai rrëfen se si i ka rënë në dorë Dhiata e Parë në gjimnaz, në vitin 1974, si ka ndikuar ajo në jetën e tij, dhe më pas për pagëzimin e fshehtë nga At Kozmai, me dëshmitar Petro Zhejin, i cili u bë nuni i tij.
    “Atë Kozmain e kam njohur nëpërmjet disa motrave besimtare me banim në Korçë, të njohura si motrat Cico, të cilat i njihnim përmes Theofan Popës. Së bashku me Petro Zhejin, që u bë nuni im, i kemi vizituar ato shpeshherë.”

    Ai tregon se kontakti i parë me Kryepeshkopin Anastas ishte në vitin 1992, i rekomanduar nga Mitropoliti Dhimitër, një mik i ngushtë i Kryepeshkopit Anastas qysh nga rinia, i cili i tregoi për veprimtarinë e tij në Greqi dhe si misionar në Afrikë. Nëpërmjet tij u lidh me Kryepeshkopin, të cilit i tha se kur të përfundonte studimet, do të kthehej në Shqipëri.
    Fortlumturia e Tij, Imzot Joan, rrëfen se gjatë studimeve në Boston u ndihmua nga At Artur Liolini dhe së bashku punuan për disa kohë në organizimin e Bibliotekës së Fan Nolit.
    “Aty hasëm edhe disa tekste të shkruara nga ai, që tregojnë qartë se për të, kisha ishte më e rëndësishmja. Ai ka shkruar: ‘Nga të gjitha veprimtaritë e mia, dashuria ime e parë është kisha’. Ndërsa përkthimin dhe hartimin e Kremtores – një libër shërbesash që përmban psalmet, odet dhe troparët e vitit liturgjik ortodoks – e ka quajtur ‘kënaqësinë e tij më të madhe’ dhe ‘veprën, në të cilën janë përqendruar përpjekjet e tij më të mëdha shpirtërore, letrare, muzikore dhe intelektuale’. At Arturi më ka treguar se Imzot Theofani shpesh thoshte: ‘Nëse në jetën politike kryevepra ime ka qenë pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në fushën e letrave kryevepra ime është Kremtorja.’”
    Intervista është një dëshmi përpara shqiptarëve se Kisha jonë Ortodokse ka sot në krye të saj një Kryepeshkop të denjë, një shqiptar të ditur, të urtë dhe të përkushtuar ndaj Zotit, siç e meriton historia e krishterimit shqiptar.

    FOTOGRAFIA E PARË SI KRYEPESHKOP I KISHËS ORTODOKSE TË SHQIPËRISË

    ————–
    Jeni lindur në një vend zyrtarisht ateist dhe në një shoqëri që e ndëshkonte lidhjen me fenë pas vitit 1967. Si ka qenë rinia juaj në ateizmin zyrtar të Shqipërisë dhe kush ka qenë pika e kthesës drejt të qenit një besimtar ortodoks? Si e keni njohur priftin Kozma Qirio dhe kur e keni marrë vendimin për t’u pagëzuar? Si e ka pritur familja juaj atëherë këtë vendim? I njoftuat ata?
    Imzot Joani: Rinia ime gjatë ateizmit ka qenë pak a shumë si e gjithë të rinjve në atë kohë. Ne u rritëm pa praninë e besimit institucional, por në shpirtin e çdo njeriu ndjehen dhe ndodhin gjëra të ndryshme, sepse ne nuk jemi kopje. Gjithsekush ka veçantinë e tij dhe rrugën e tij. Jeta jonë ka një vazhdimësi, ku e kaluara jonë ndikon në ngjarjet që na ndodhin tani, ose në të ardhmen. Takimi im i parë me besimin ndodhi në vitin 1974, kur isha në vitin e katërt të gjimnazit. Sapo kisha mësuar frëngjisht dhe më ra në dorë një libër – Dhiata e Re – në frëngjisht. Ai që ma dha nuk dinte se çfarë libri ishte. Kur e lexova, diçka ndryshoi thellësisht në shpirtin tim. Mënyra sesi ishte shkruar, fjalët e thjeshta të Zotit, por shumë të thella, më bindën për vërtetësinë e tij. Këto janë të vërteta psikologjike. Edhe kur dikush të tregon diçka, shpeshherë, mënyra si ta thotë të bind që është e vërtetë.
    Në atë kohë nuk praktikohej ndonjë besim, të paktën tek të rinjtë që unë njihja. Nuk ishte se unë praktikoja një besim dhe pastaj u ktheva. Kontakti im me Ungjillin ishte besimi im i parë. Atëherë vendosa të pagëzohem, gjë që realizua pak më vonë. Prindërve nuk u thashë, jo sepse ishin kundër, por nuk doja t’i trembja. Por nëna ime e kishte kuptuar.
    Atë Kozmain e kam njohur nëpërmjet disa motrave besimtare me banim në Korçë, të njohura si motrat Cico, të cilat i kemi njohur nga Theofan Popa. Së bashku me Petro Zhejin, që u bë nuni im, i kemi vizituar ato shpesh herë. Kemi vizituar gjithashtu edhe Atë Kozmain, i cili banonte në fshatin Bestrovë në Vlorë.

    FORTLUMTURIA E TIJ, IMZOT JOANI NË GJIMNAZ, KUR KA NDESHUR PËR HERUE TUE PARË DHIATËN E RE

    Në vitet 1979-1990 keni punuar në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, në pavionin e rehabilitimit nëpërmjet terapisë okupacionale. Çfarë është kjo terapi dhe ka një lidhje lidhje mes këtij profesioni dhe përkushtimit tuaj ndaj fesë?
    Imzot Joani: Terapia okupacionale përdoret në aspekte të ndryshme, për të ndihmuar njerëzit që të kapërcejnë problemet fizike, emocionale, shoqërore dhe ata që përballen me probleme të shëndetit mendor. Këta të fundit, mund të gjenden në një situatë të pamundur të punojnë, ose të krijojnë lidhje sociale, duke shkëputur lidhjet me ambientet jashtë tyre. Reabilitimi i tyre nëpërmjet angazhimit kërkon një kohë të gjatë dhe durim, ku përfshihen punë të lehta dhe psikoterapi. Lidhja mes këtij profesioni dhe përkushtimit ndaj fesë është e dukshme. Sepse çfarë është feja, në kuptimin e krishterë? Është përpjekja për rehabilitimin e njeriut dhe restaurimi i lidhjes së këputur ndërmjet njeriut dhe Perëndisë. Etërit e Kishës e kanë parë gjithmonë Kishën si një spital për shërimin e njeriut dhe jo si një gjykatë për të dënuar të tjerët. Sepse Perëndia nuk e dërgoi të Birin në botë që të gjykojë botën, po që të shpëtojë bota me anë të tij – thuhet në Ungjill.
    Si është një ceremoni pagëzimi ilegale? Ku u zhvillua dhe çfarë i mungon nga një pagëzim legal që bëhet sot?
    Imzot Joani: Në kohë normale pagëzimi bëhet në kishë, ndërsa në kohë persekutimesh pagëzimi është bërë në fshehtësi. Nga ana kishtare nuk i mungon asgjë dhe është njësoj i vlefshëm, nëse është bërë nga një prift ose peshkop kanonik. Unë u pagëzova në bodrumin e shtëpisë së Atë Kozmait. Ishte ai, nuni dhe unë, ndërsa jashtë shtëpisë rrinte si roje djali i Atë Kozmait, Ilia, që sot është prift në Vlorë.
    Çfarë ishte Kisha e fshehtë ortodokse shqiptare? Kush qëndronte pas saj? Sa e rrezikuar ka qenë organizata politikisht?
    Imzot Joani:Termi Kishë e nëndheshme është një term i njohur, sidomos në vendet e Europës Lindore, që tregon veprimtarinë e fshehur fetare në kohën e perskutimeve. Në vendin tonë, ku persekutimi ishte jashtëzakonisht i egër nuk ishin grupe të organizuara, për shkak sepse pjesa më e madhe e hierakëve kishte ndërruar jetë dhe kishin mbetur pak priftërinj. Gjithsekush që ka jetuar në atë kohë e kupton sesa i madh ishte rreziku nëse dikush do të na denonconte. Kisha e nëndheshme, në të cilën isha përfshirë edhe unë, ishte një grup i vogël në Tiranë, në Korçë dhe në Vlorë. Pa dyshim që ka patur edhe në qytete e vende të tjera, por unë nuk i kam njohur, sepse gjithçka bëhej në fshehtësi të madhe.
    Cilët nga hierarkët e Kishës Ortodokse të Shqipërisë keni njohur që kanë mbijetuar pas ndalimit zyrtar të fesë?
    Imzot Joani: Nga hierarkët nuk kam njohur ndonjërin personalisht, ngaqë kishin ndërruar jetë. Por kam njohur vetëm disa priftërinj, ndërmjet tyre edhe Atë Kozmain.
    Si arritët të ikni në SHBA më 1990? Kush ju lidhi me shkollën ku studiuat dhe kush ju ndihmoi për të marrë vizë?
    Imzot Joani: Në vitin1990, pas hapjes së ambasadave, u lejua të mernim pasaportat dhe shkova në Itali, së bashku me Petro Zhejin dhe një kushëririn e tij. Atje u pranuam si refugjatë dhe morëm vizë në ambasadën amerikane. Në Amerikë na u dha Karta jeshile (Green Card). Atje kontaktova Atë Artur Liolinin, i cili më ndihmoi që Kryepeshkopata shqiptare e Amerikës të më jipte një bursë studimi, nga një fondacion i krijuar në kujtim të Imzot Theofan Nolit. Në Amerikë, për kishat ortodokse, janë dy shkolla të rëndësishme teologjike: Holy Cross Greek Orthodox School of Theology (Shkolla Teologjike Ortodokse Greke e Kryqit të Nderuar) në Boston, nën juridiksionin e Patriarkanës Ekumenike dhe Saint Vladimir’s Orthodox Theological Seminary (Seminari Teologjik Ortodoks i Shën Vladimirit) në Neë York, nën juridiksionin e OCA (Kisha Ortodokse e Amerikës). Meqenëse Kryepeshkopata Shqiptare e Amerikës e ka qendrën në Boston, studjova në atë qytet.

    AT ARTUR LIOLINI, QË UDHËHOQI KISHEN ORTODKSE TE SHQIPTARËVE NË BOSTON

    Keni bërë disa cikle studimesh teologjike në Boston. Mund të na i përmbledhësh ato?
    Imzot Joani: Në Boston, u diplomova me “High Distinction” në MTS (Master i Studimeve Teologjike) në vitin 1993. Në 1995 shkova përsëri për të ndjekur studime të mëtejshme në Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston. Në vitin 1997 u diplomova me “High Distinction” në MT (Master i Teologjisë, një master i avancuar, ekuivalent me kandidat i shkencave) po në Holy Cross, Boston.

    Cili ishte kontakti juaj i parë me Kryepeshkopin Anastas? Sa i qartë keni qenë për personalitetin e tij të lartë para se ta njihnit? Sa ju ka motivuar në jetën tuaj njohja me të? A është ai njeriu që i dedikoni karrierën në hierarkinë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë?
    Imzot Joani: Kontakti im i parë me Kryepeshkopin Anastas ishte në vitin 1992. Njëri nga profesorët e mi, Mitropoliti Dhimitër, më vonë Kryepeshkopi Dhimitër, meqenëse ishte një mik i ngushtë me Kryepeshkopin Anastas, qysh nga rinia e hershme, më tregoi rreth veprimtarisë së atij në Greqi dhe si misionar në Afrikë. Nëpërmjet tij u lidha me Kryepeshkopin, të cilit i thashë që kur të mbaroj studimet do të kthehem në Shqipëri. Ai u gëzua dhe më përgëzoi. Në atë kohë gjendja në Shqipëri ishte e vështirë, por unë mendova se në Amerikë një prift më shumë apo më pak do të ishte njësoj, ndërsa në Shqipëri ishte një nevojë e madhe për klerikë. Për më tepër ishte vendi im ku kam lindur dhe ku jam rritur dhe ndjeja një detyrim. Këto ishin arsyet përse u ktheva.
    Mendoj se shembulli i tij ka qenë i rëndësishëm për të gjithë klerikët e kishës sonë, përfshirë edhe mua. Dashuria e tij për Kishën dhe për të gjithë njerëzit, urtësia dhe përkujdesja për grigjën që i kishte besuar Perëndia, durimi dhe vendosmëria për të realizuar objektivat që i kishte vënë vetes për rindërtimin nga gërmadhat të kishës sonë, ishin gjithmonë një shembujt i gjallë, me shumë fuqi, për të frymëzuar të tjerët. U dorëzova nga ai si dhjak, prift dhe peshkop.
    Ju keni filluar karrierën si pedagog në Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ku janë sot studentët tuaj? Sa është përqindja e atyre që nuk e kanë braktisur përkushtimin ndaj Kishës?
    Imzot Joani: Kur u ktheva në Shqipëri fillova të punoja si pedagog në Seminarin Teologjik të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Vitet që kam kaluar, si laik dhe më vonë si klerik, në seminarin ortodoks, që më vonë u ngrit në gradën e Akademisë Teologjike, janë vite të paharruara për mua. I kam dhënë mësim të gjithë brezave të parë të studentëve, shumica e të cilëve tashmë janë klerikë dhe tre prej tyre janë Mitropolitë – Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, ai i Elbasanit dhe ai i Beratit.
    Shumë primat ortodoksë vijnë nga shkollat e Athinës, Kostandinopojës dhe Moskës. Ju vini nga studime të thella në Boston. A është më liberale shkolla amerikane dhe a ka ndonjë peshë në formimin ortodoks diferenca mes formimit kulturor në këto shkolla?
    Nga përvoja ime mund të them se, ndonëse studentët nga shkolla amerikane janë më mendjehapur, përsëri nuk janë liberalë. Megjithë ndryshimet kulturore, në formimin ortodoks nuk ka ndryshime. Në shkollat e larta ortodokse në Amerikë ka një seriozitet të madh në studimet dhe një kërkesë dhe pritshmëri ndaj studentëve. Ato janë shkolla të akredituara sipas standarteve të universiteteve amerikane dhe botojnë libra të rëndësishëm teologjikë më shumë se çdo kishë tjetër.

    Ka një debat të madh mbi Kryepeshkopin e parë, Fan Noli, dhe kufirin e paqartë të tij mes politikanit dhe kryepeshkopit. A keni një mendim tuajin?
    Imzot Joani: Imzot Theofan Noli ka qenë figurë poliedrike. Ai ishte pajisur nga Perëndia me talente të jashtëzakonshme. Ishte poet, përkthyes i pashoq, zotërues i shumë gjuhëve, ekspert i mirë i muzikës, në vecanti të asaj fetare, diplomat i shquar, politikan dhe mbi të gjitha njeri i kishës. Ai dha një kontribut të paçmuar për ndërgjegjësimin kombëtar dhe përgatitjen e autoqefalisë, si edhe të teksteve kishtare.
    Kur isha student në Boston, së bashku me Atë Artur Liolinin, punuan për disa kohë në organizimin e Bibliotekës së Fan Nolit. Aty hasëm edhe në disa tekste të shkruara nga ai, që tregojnë qartë se për atë kisha ishte më rëndësishmja. Ai ka shkruar: “Nga të gjitha veprimtaritë e mia, dashuria ime e parë është kisha”. Ndërsa përkthimin dhe hartimin e Kremtores – një libër shërbese që përmban psalmet, odet dhe tropare të vitit liturgjik ortodoks – e ka quajtur “kënaqësinë e tij më të madhe” dhe “veprën, në të cilën janë përqëndruar përpjekjet e tij më të mëdha shpirtërore, letrare, muzikore dhe intelektuale”. Atë Arturi më ka treguar se Imzot Theofani shpesh thoshte: “Nëse në jetën politike kryevepra ime ka qenë pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në fushën e letrave kryevepra ime është Kremtorja”. Këto fjalë të tijat e tregojnë qartë kufirin ndërmjet politikanit dhe kryepeshkopit.

    Ortodoksia dhe patriotizmi shqiptar kanë qenë bashkëudhëtarë në formimin e shtetit shqiptar. Shumica e rilindasve tanë ishin ortodoksë. Hirësia e tij Anastas më pati thënë se një nga shkaqet e konvertimit të madh të shqiptarëve të jugut në bektashinj ka qenë mungesa e një Dhiate në gjuhën shqipe, që shkaktonte dhe mungesë të kulturës fetare tek ata. Sa ju duket e besueshme kjo?
    Imzot Joani: Pa dyshim që mungesa e një literature në gjuhën shqipe ishte një nga faktorët kryesorë në konvertimin masiv të shqiptarëve. Por, mendoj, se shekulli 19-të ishte tashmë shumë vonë, duhet të ishin bërë disa shekuj më parë. Deri në fillim të shekullit XVII-të popullsia e krishterë ishte dominuese. Kthimi masiv ndodhi nga fundi i shekulllit 17-të deri në fundit e shek 18-të. Mendohet se në këtë shekull u kthyen në myslimanë rreth treqind mijë shqiptarë. Arsyet kryesore ishin: përbuzja, keqtrajtimi, diskriminimi, sistemi i rëndë fiskal, si edhe dëshira për të patur përfitime. Por, nuk përjashtohen edhe arsye të tjera, personale apo kolektive, si edhe karakteri dhe psikologjia e shqiptarëve. Një shkak tjetër i rëndësishëm ka qenë edhe shkatërrimi i madh i kulturës së krishterë që u bë gjatë luftrave shqiptaro-turke në shekujt XV-XVI, në të cilat u shkatërruan kisha e manastire, biblioteka dhe kronika, që do të ishin mjaft të vlefshme, jo vetëm për studimet e sotme historike, por edhe për ruajtjen e ndërgjegjes historike të shqiptarëve. Vendi mbeti thuajse pa klerikë dhe ata që mbetën, shpesh ishin të pakualifikuar. Një pjesë e popullsisë kthehej vetëm për shkak të disa grindjeve me klerin. Kthimi i ortodoksëve në islamizëm mori përmasa të mëdha në shekullin XVIII.
    Në shekullin e 19-të ne kemi zgjim të nacionalizmit në Ballkan, frymëzuar nga idetë e Revolucionit francez. Në fillim këto ide të reja, duke zgjuar një ndërgjegje kombëtare, ndihmuan në luftën e popujve ortodoksë të Ballkanit për tu çliruar nga pushtimi turk dhe Kisha, duke përkrahur popullin e saj në këtë luftë, filloi të merrte tepër e më tepër një karakter etnik. Besimi dhe kombi u lidhën ngushtë dhe filluan të mos dalloheshin nga njëri-tjetri, duke krijuar një konfuzion të kategorive. Dhe ky konfuzion pati koston e tij, sepse më vonë, nacionalizmi, që në fillim ishte dukur si një forcë çlirimtare dhe i ndihmoi këta popuj në çlirimin e tyre kombëtar, u bë një faktor ndarje dhe urrejtje, duke u kthyer kështu në një konflikt etnik të pandërprerë.
    Edhe popullsia ortodokse shqiptare, e cila nuk ishte shumicë, pati një ndërgjegjësim kombëtar dhe rilindësit ortodoksë u përfshinë për ta përhapur këtë ndërgjegjësim. Ata u përpoqën të përgatisnin literaturën për shkollat shqipe dhe literaturën fetare, ku vendin kryesor do e kishte Dhiata e Re. Përpjekja e tyre e madhe dha fryte, Të cilat i gëzojmë edhe sot.
    Ju jeni një njohës i thellë i historisë së krishterimit tek ne. Na thuaj pak mbi historinë e kishave më të vjetra ortodokse në Shqipëri. Cilat janë ato dhe cilës periudhë i përkasin?
    Imzot Joani: Tashmë dihet se krishtërimi u përhap në hapësirat ku jetonin shqiptarët qysh në shekullin e parë. Kemi dëshmi të shumta, të cilat e vërtetojnë këtë, si p.sh., peshkopi i parë i Durrësit ishte Shën Qesari, një nga 70 nxënësit e Krishtit; peshkopi që e pasoi, shën Asti, u martirizua në vitin 98 etj. Varret e vjetra të zbuluara jashtë mureve të Butrintit (shek II) tregojnë praninë e një komuniteti të hershëm të krishterë.
    Gjithashtu, bazilikat e vjetra, sot të rrënuara, i kemi kudo në vendin tonë: në Durrës, Elbasan, Ballsh, Korçë, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Butrint, Vlorë etj. Rreth 30 bazilika janë zbuluar në hapësirën gjeografike të banuara me shqiptarë. Cilësia e tyre dhe përmasat e mëdha tregojnë se në shek 5-të dhe 6-të arkitektura kishtare ishte shumë e zhvilluar.
    Po ashtu, Kishat e vjetra ortodokse, shtrihen pothuajse në tërë territorin e Shqipërisë. Po përmend dy nga kishat e vjetra, por numri është shumë herë më i madh. Kisha e Labovës së Kryqit, siç shihet sot, është kryesisht ndërtim i shekullit të 13-të gjatë kohës së Despotatit të Epirit, megjithëse një themel fillestar mund të shkojë thellë në kohën e Perandorit Justinian në vitet 527-565. Kisha e Ristozit, në rrëzë të malit të Moravës, në juglindje të Korçës mendohet të jetë ndërtuar në vitin 896 nga Shën Klementi dhe rindërtuar në gjysmën e dytë të shekullit 14-të. Pushtimet e shumta sollën shkatërrime të mëdha dhe shumë kisha të datuara në kohë të ndryshme janë ndërtuar mbi themelet e një kishe akoma më të vjetër.
    Kur ndodhi Ndarja e Madhe mes Kishave të Romës dhe Kostandinopojës? Si u nda territori shqiptar? A ka një vijë të qartë mes gjeografisë së katolikëve dhe ortodoksëve në Shqipëri?
    Imzot Joani:Zakonisht përmendet viti 1054 si ndarja e madhe, por konfliktet kishin filluar më parë dhe debatet vazhduan edhe më pas. Ndarja ishte një proces që vazhdoi në disa shekuj. Arsyet ishin teologjike, eklesiologjike, kulturore dhe politike. Theodosi (347-395), ishte perandori i fundit që sundoi perandorinë romake të lindjes dhe perëndimit. Ndarja që iu bë perandorisë në lindje dhe perëndim dhe e ashtuquajtura linja e Theodosit, ngaqë u nda në kohën e tij, përkoi në kufirin që ndante perandorinë nga ana kulturore dhe gjuhësore: latinishtja në perëndim dhe greqishtja në lindje. Territori ku banojnë sot shqiptarët ishte në perandorinë e lindjes.
    Nuk ka një vijë të qartë mes gjeografisë së katolikëve dhe ortodoksëve në Shqipëri, por mund të themi se ortodoksët janë më shumë në jug dhe katolikët më shumë në veri.

    KISHA E LABOVËS SË KRYQIT ME NJË THEMEL FILLESTAR NË KOHËN E PERANDORIT JUSTINIAN NË VITET 527-565.

    Pse Shqipëria pati në Mesjetë shkrimtarë dhe dijetarë katolikë, por nuk njohim të tillë ortodoksë? A ka pasur dhe janë identifikuar me grekë?
    Imzot Joani: Pa dyshim që ka patur, por, meqenëse gjuha që përdorej në atë kohë në liturgji dhe në shkrimet teologjike, ishte greqishtja, është vështirë që autorët të identifikohen nga ana etnike. Por, gjuha shqipe në Kishën Orthodhokse, në periudhën para turke, duhet të jetë përdorur edhe më shumë se sa mendohet. Këtë konkluzion e nxjerrim nga disa dëshmi mbi arbëreshët e Italisë, të cilët siç dihet vinin nga besimi orthodhoks dhe në fillimet e tyre vareshin nga Patriarkana e Ohrit, nga ku vareshin edhe orthodhoksët e Shqipërisë, dhe pajiseshin me priftërinj nga kjo Patriarkanë. Marafioti, 1601, tregon se ata kishin sjellë me vete një traditë të përdorimit të shqipes në shërbesat fetare, dhe kjo traditë të paktën duhet të kishte qenë e shek. XIV-XV. Ndonëse autori nuk përmend libra, me të drejtë mund të besohet se ata duhet të kishin patur në përdorim libra në gjuhën shqipe. Dokumenti më i vjetër që kemi në këtë drejtim, gjendet brenda një Kodiku greqisht në biblotekën Ambroziane të Milanos. Eshtë një fletë me format 15 X 13.5 cm, brenda Kodikut me format 23.3 X 15.3. Në atë është një pjesë (perikope) nga Ungjilli i Matheut (27:62-66 – pjesë që këndohet të Premten e Madhe), Himni i Pashkës dhe urimi Për shumë vjet o Kryezot. Mendohet të jetë i shekullit XIV, datë të cilën ka edhe kodiku.
    Në Jug të Shqipërisë ka shumë toponime dhe emra njerëzish që tingëllojnë si veriore dhe i identifikojnë me katolikët. A është e vërtetë? Gjeni të tilla në Labëri, Zagori, Frashër, etj.?
    Imzot Joani: Është e vërtetë që sot mund të tingëllojnë si katolikë, por këto emra janë në fakt varianti shqiptar i emrave të krishterë, përdorur si në veri ashtu edhe në jug. P.Sh. emri i kishave kushtuar Shën Gjergjit ka mbetur Shën Gjergj, ndërsa emrat e njerëzve në jugun ortodoks, nën influencën e greqishtes, ishin në shumicë Jorgo. Po ashtu, kishat quhen Shën Pjetri, Shën Mëhilli etj, por emrat janë Petro, Mihal etj.
    Si është sot Bota Ortodokse përtej Shqipërisë? A mund të na jepni një panoramë të gjeografisë së Ortodoksisë në botë?
    Imzot Joani: Bota ortodokse shtrihet kryesisht në Europën Lindore dhe në Ballkan, por ka gjithashtu një prani të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, ku janë patriarkanat e vjetra. Gjithashtu, si pasojë e emgracioneve të mëdha, sot kemi një prani të madhe në të gjitha vendet e Europës perëndimore, në Amerikë, Australi etj. Popullsia ortodokse llogaritet në rreth 300 milionë.

    KRYEPESHKOPI ANASTAS, QË RINGRITI KISHEN ORTODKSE TË SHQIPERISË

    Autoriteti i lartë i Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas, e ringjalli Kishën dhe e zhvilloi atë. A ka mundësi të reja financimi dhe a ka një strategji afatgjatë për këtë?
    Imzot Joani: Kryepeshkopi Anastas bëri disa hapa të rëndësishëm për të siguruar pavarësinë ekonomike të kishës ortodokse në Shqipëri. Me përpjekje të mëdha ndërtoi dy hidrocentrale, të cilët jo vetëm ndihmojnë Kishën, por edhe vendin, sepse janë një burim energjie të pastër. Ne do të përpiqemi, sipas mundësive tona, për të krijuar burime të reja financimi dhe për të ndërtuar një strategji afatgjatë.
    Gjithashtu, një pjesë e rëndësishme janë edhe donacionet e besimtarë, që vitet e fundit kanë filluar të rriten.

    Cilat janë raportet tuaja me shtetin shqiptar? Çfarë problemesh të pazgjidhura keni me pronat? Cila është pesha e financimit të qeverisë në Kishën Ortodokse?
    Imzot Joani: Raportet e Kishës me shtetin janë pak a shumë si të gjitha raportet ndërmjet komunitetteve fetare dhe shtetit. Kemi një marrëveshje me shtetin, e cila është ratifikuar në parlament, por që nuk është zbatuar akoma në tërësinë e saj. Problemi me pronat është i një rëndësie të veçantë dhe duhej të kishte më tepër vullnet politik për zgjidhjen. Ato u sekuestruan me një dekret dhe mund të ishin kthyer, nëse egzistonte vullneti, me anë të një dekreti tjetër. Kështu nuk do të vazhdonim me gjyqe që zgjasin pafundësisht. Pronat janë të rëndësishme për komunitetet fetare, për të qenë të pavarura dhe mendoj se është një çështje që ka bëjë me sigurinë kombëtare, sepse nëse nuk do të jenë të pavarura ekonomikisht, do të ketë gjithmonë ndërhyrje nga grupime të tjera, të cilat nuk do të jenë gjithmonë dashamirëse ndaj vendit tonë.
    Cilat janë raportet tuaja me besimet e tjera fetare në Shqipëri? A është harmonia fetare në Shqipëri e rrezikuar?
    Imzot Joani: Kur flitet për fenë në Shqipërinë gjithmonë përmendet bashkëjetesa fetare, e cila është një thesar i madh i vendit tonë. Por si çdo gjë, ashtu edhe bashkëjetesa, nuk është statike. Asgjë në këtë botë nuk është e imunizuar nga ndryshimet, lëvizjet, rritjet dhe humbjet. Brezat e mëparshëm hodhën themelet dhe e zhvilluan këtë traditë. Është detyra e jonë sot dhe atyre që do të vijnë, që ta ruajmë dhe ta forcojmë vazhdimisht, sepse ashtu si çdo pasuri ajo duhet mbrojtur dhe zhvilluar më tej për të mirën e të gjithëve.

    Tani që jeni Kryepeshkopi më i ri i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, a keni filluar të mendoni se me çfarë do të identifikohet epoka juaj në krye të kësaj Kishe?
    Imzot Joani:Mendoj se duhet të përqendrohemi në disa drejtime: në ruajtjen e mësimeve të Zotit, të transmetuara nga apostuj deri në ditët tona, në unitetin e kishës, në forcimin e bashkëjetësës fetare, në përkujdesjen ndaj të gjithëve, sidomos ndaj atyre që janë të varfër, në nevojë, në sëmundje, në vetmi dhe të mënjanuar dhe në nxitjen e dialogut, si në atë pan-ortodoks, ashtu edhe në dialogun me të gjithë të tjerët. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të jetë miqësore dhe dëshiron të jetojë në paqe me të gjithë, duke ndjekur këshillën e Shën Pavlit: Nëse mundet, sa varet nga ju, të keni paqe me të gjithë njerëzit (Rom. 12:18).

    Duke ju falënderuar për intervistën, a mund të kemi një mesazh tuajin për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë një besimtar i devotshëm ortodoks?
    Imzot Joani: Me respekt dhe me vlerësim ndaj tyre, dëshiroj t’ju japë të rinjve një këshillë atërore: ta duan vendin e tyre dhe të mos e braktisin, sepse është e pamundur të duash Perëndinë dhe mos të duash vendin që të ka lindur dhe rritur dhe njerëzit që banojnë në të. Sakrificat për të tjerët mund të kenë një kosto, por mendoj se ato do të sjellim më shumë gëzim dhe do ta plotësojnë jetën e tyre, sepse një jetë pa gëzim është një jetë e gjymtuar./tema.net

  • Pagat largojnë të rinjtë nga fshati! Ekspertët thirrje bizneseve: Rrisni rrogat, ose…

    Pagat largojnë të rinjtë nga fshati! Ekspertët thirrje bizneseve: Rrisni rrogat, ose…

    Krahu i punës në zonat rurale tashmë është bërë një sfidë për bizneset bujqësore dhe ato blegtoriale, sepse pagat në bujqësi ofrohet me bazë ditore për shkak të natyrës sezonale të punës. Përballë këtyre kushteve, shumë të rinj kanë preferuar të largohen përgjithnjë nga jeta e fshatit.
    Duke pasur këtë nivel page ka pak mundësi dhe hapësira që një i ri të zhvillohet profesionalisht në zonat ruralë, bën që shumë prej tyre të zgjedhin zbritjen në qytet e kthehen në darkë në shtëpi , apo të shohin një rrugë zgjidhje emigracionin që bëjnë të njëjtën proces punë por kanë tjetër vlerësim në pagë“-shprehet Erion Muça, ekspert punësimi.
     
    Sipas ekspertit të punësimit, Erion Mucca, një pjesë e fajit se përse fshati ka mbet pa punëtor e kanë vetë bizneset pasi nuk ofrojnë kushte të mira punë duke filluar që nga pagesa e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, e deri tek ditët e pushimit.
     
    “Janë shumë pak ato sipërmarrje apo ferma agroturistike që i sigurojnë punonjësit për nevojat që kanë gjë që bën që mënyra se si trajtohet marrëdhënia e punës në këtë sektor është më para në dorë”, deklaroi për Top Channel.
    Në zonat e Lushnjës dhe Fierit aty ku zhvillohet bujqësia intensive dita e punës në sera kap vlerën e 1500-2000 lekë të reja, bujqit paralajmërojnë se sezonin e ardhëm ata do të kërkojnë rritje page pasi punë në bujqësi është tepër e vështirë.

  • Vlorë – Arrestohet një i dyshuar për vjedhje banesash dhe automjeti në Fitore, dy të tjerë në kërkim

    Vlorë – Arrestohet një i dyshuar për vjedhje banesash dhe automjeti në Fitore, dy të tjerë në kërkim

    Vijojnë operacionet e Policisë së Vlorës për goditjen e krimeve ndaj pronës. Si rezultat i hetimeve intensive, është arrestuar një shtetas dhe janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorë të dyshuar, të cilët akuzohen për vjedhje në disa banesa dhe një automjet në fshatin Fitore, Novoselë.

    Sipas njoftimit zyrtar, është vënë në pranga shtetasi: Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    • E. B., 31 vjeç, banues në FitoreReklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Ndërkohë, në kërkim janë shpallur:

    • G. S., 28 vjeç, dhe M. Z., 30 vjeç, banues në Fitore

    Nga hetimet dyshohet se mëngjesin e datës 17 mars 2025, tre të dyshuarit kanë hyrë me forcë në tre banesa, dy prej të cilave i përkisnin shtetasve që jetojnë jashtë vendit. Po ashtu, ata kanë vjedhur edhe një automjet tip “Land Rover”, i cili është gjetur dhe sekuestruar nga policia si provë materiale.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Ndërkohë, vijon puna për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e rasteve të tjera ku ata mund të jenë përfshirë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për hetime të mëtejshme.

  • “Black Eagle” në Belgjikë, dëshmon edhe biznesmeni nga Vlora, babai i tij drejtues i rrjetit të trafikut të drogës: Nuk kisha dijeni që im atë ishte në kërkim ndërkombëtar

    “Black Eagle” në Belgjikë, dëshmon edhe biznesmeni nga Vlora, babai i tij drejtues i rrjetit të trafikut të drogës: Nuk kisha dijeni që im atë ishte në kërkim ndërkombëtar

    Vijon procesi “Shqiponja e Zezë” në Belgjikë, ku 34 persona akuzohen se i përkasin një organizate kriminale aktive në shitjen e kokainës në shkallë ndërkombëtare.

    Arten Hamzai, i biri i Alfredo Hamzai, drejtuesit të rrjetit të trafikut, ka deklaruar para Gjykatës së Apelit të Brukselit të mërkurën se ai nuk dinte asgjë për aktivitetet e babait të tij dhe tha se ishte i bindur se ai ishte i përfshirë në pasuri të paluajtshme.27-vjeçari, i lindur në Tiranë, Shqipëri, prej shumë vitesh jeton në rajonin e Antwerp me prindërit e tij. Në kohën e ngjarjes, ai punonte si profesionist i lirë në një dyqan veshjesh në pronësi të tezes së tij, ndërsa studionte për kontabilitet në një universitet në Antwerp. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “Babai im ishte në biznesin e pronave të paluajtshme dhe kishte trashëguar shumë para. E dija se ai kishte një precedent penalë, por më thanë se ishte para se të lindja unë. Nuk kisha dijeni se im atë ishte ende subjekt i disa urdhërarresteve evropiane dhe ndërkombëtare në 2020 dhe 2021. Unë dhe nëna ime jetojmë në shtëpinë tonë në Deurne”, tha ai. Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Sa i përket shijes së tij të dukshme për sendet luksoze, si orët Rolex ose Richard Mille, të cilat mund të vlejnë deri në 400,000 euro, i pandehuri deklaroi se ai kishte “interesim për orët mekanike që në fëmijëri”. 

    Sa i përket faktit që ai kishte aksione në emër të tij në kompani të ndryshme që i përkisnin babait të tij, si Summer Depo në Vlorë, pronar i një kompleksi të madh të pasurive të paluajtshme dhe mikpritëse, apo Bakkery Factory, Pear 2019 në Vlorë dhe 2A Construction, ai tha se nuk ishte në dijeni të kësaj.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Presidenti i FK Apolonia, Koço Kokëdhima, procedohet penalisht për dhunë ndaj arbitrit

    Presidenti i FK Apolonia, Koço Kokëdhima, procedohet penalisht për dhunë ndaj arbitrit

    Fier – Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj presidentit të klubit të futbollit FK Apolonia (femra), Koço Kokëdhima, 65 vjeç, banues në Tiranë.

    Sipas Policisë, gjatë zhvillimit të ndeshjes FK Apolonia – FK Gramshi, e mbajtur në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier, Kokëdhima ka hyrë në fushë dhe ka debatuar ashpër me arbitrin e takimit, shtetasin D. M., duke e shtyrë me duar. Për këtë arsye, ai po hetohet për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Në pritje të vendimeve nga autoritetet, mbetet për t’u parë nëse Federata Shqiptare e Futbollit do të marrë masa disiplinore ndaj Kokëdhimës dhe klubit të Apolonisë.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    VIDEO

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • VIDEO / Zbriti në fushë dhe shtyu arbitrin, nis procedimi ndaj Koço Kokëdhimës

    VIDEO / Zbriti në fushë dhe shtyu arbitrin, nis procedimi ndaj Koço Kokëdhimës

    Policia e Fierit ka nisur një procedim penal ndaj Presidentit të Klubit Sportiv Apolonia, Koço Kokëdhima, pas incidenteve të shënuara ditën e djeshme në stadiumin “Loni Papuçiu:”.
    Gjatë ndeshjes që ekipi i femrave të Apolonisë luajti përballë Gramshit, Kokëdhima hyri në fushë dhe shtyu gjyqtarin e takimit, Dorjan Melataj.
    “Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., 65 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë President i “FK Apolonia”, për femra, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”, pasi ditën e djeshme, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit FK Apolonia-FK Gramshi, ky shtetas ka hyrë në fushë, në stadiumin “Loni Papuçiu” dhe ka debatuar e shtyrë me duar arbitrin e ndeshjes, shtetasin D. M.”, njofton policia.
    Ndërkohë, për shkak të tensionit sfida mes Apolonisë dhe Gramshit u ndërpre për 25 minuta. Në pamjet që u bënë virale në rrjetet sociale, dallohet që ish-deputeti Koço Kokëdhima dhe zyrtarë të ekipit fierak zbresin në fushë dhe i drejtohen gjyqtarit me fjalë fyese.

  • Trump njofton tarifa 25 përqind për importet e makinave në SHBA, hyjnë në fuqi më 2 prill

    Trump njofton tarifa 25 përqind për importet e makinave në SHBA, hyjnë në fuqi më 2 prill

    Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar taksa të reja të importit prej 25% për makinat dhe pjesët e makinave që vijnë në SHBA, një lëvizje që kërcënon të zgjerojë luftën tregtare globale.

    Trump tha se tarifat e fundit do të hyjnë në fuqi më 2 prill, me tarifat për bizneset që importojnë automjete të fillojnë të nesërmen. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Tarifat për pjesët janë vendosur të fillojnë në maj ose më vonë, shkruan BBC.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Presidenti pretendoi se masa do të çonte në “rritje të jashtëzakonshme” për industrinë e makinave, duke premtuar se do të nxiste vende pune dhe investime në SHBA.

    Por analistët kanë thënë se masa ka të ngjarë të çojë në mbylljen e përkohshme të prodhimit të rëndësishëm të makinave në SHBA, rritjen e çmimeve dhe tendosjen e marrëdhënieve me aleatët.

    SHBA importoi afërsisht tetë milionë makina vitin e kaluar, duke llogaritur rreth 240 miliardë dollarë  në tregti dhe afërsisht gjysmën e shitjeve të përgjithshme.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Meksika është furnizuesi kryesor i huaj i makinave në SHBA, e ndjekur nga Koreja e Jugut, Japonia, Kanadaja dhe Gjermania. Lëvizja e fundit e Trump kërcënon të përmbysë tregtinë globale të makinave dhe zinxhirët e furnizimit.

    Shumë kompani amerikane të makinave kanë operacione edhe në Meksikë dhe Kanada, të krijuara sipas kushteve të marrëveshjes së gjatë të tregtisë së lirë midis tre vendeve.

    Shtëpia e Bardhë tha se urdhri do të zbatohet jo vetëm për makinat e përfunduara, por edhe për pjesët e makinave, të cilat shpesh dërgohen nga vende të tjera përpara se të montohen në SHBA.

    Megjithatë, tarifat e reja për pjesët nga Kanadaja dhe Meksika janë të përjashtuara ndërsa doganat dhe patrullat kufitare të SHBA-së kanë krijuar një sistem për të vlerësuar detyrimet, tha Shtëpia e Bardhë. Vendet fqinje shohin mallra me vlerë miliarda që kalojnë kufijtë çdo ditë.

  • Rama zbulon pjesë nga programi i PS: Nga janari 2026, paga minimale 500 euro

    Rama zbulon pjesë nga programi i PS: Nga janari 2026, paga minimale 500 euro

    Nga 1 janari 2026, kryeministri Edi Rama njoftoi se paga minimale në vend do të bëhet nga 400 euro në 500 euro.

    “Ca të të them ty, të them që kur ne morëm detyrën pagën mesatare në sektorin publik e kishim 372 euro, sot në 2024 e mbyllëm me 1 mijë euro pagën mesatare. Kemi bërë një rritje shumë të lartë, po të them që pagën mesatare të përgjithshme e kishim 322 euro dhe sot e kemi 830 euro e përgjithshmja. Po pagën minimale. E kishim 157 euro, e kemi 400 euro. Dhe në qershor do ta bëjmë 500 euro dhe do futet në efekt nga janari 2026. Shumica e bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale sot”, tha Rama. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

    Reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

    Ditën e sotme, territori shqiptar do të jetë sërish nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat veriore dhe jugore ku priten rrebeshe.
    Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut në të gjithë territorin, por në zonat e thella malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit por vijojnë kostante në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 20°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.
    Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

  • Mos harroni çadrat! Sot reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit

    Mos harroni çadrat! Sot reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Dita sot nis me reshje shiu dhe moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent gjatë gjithë ditës në vendin tonë. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut në të gjithë territorin, por në zonat e thella malore do të ketë reshje të pakta dëbore.
    Temperaturat do të variojnë nga 13 gradë Celsius në Bajram Curr e Korçë deri në 20 gradë Celsius në Elbasan, Berat, Fier e Vlorë.
    Era nga kuadrati i lindjes do të fryjë me me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë deri në 2 ballë.

  • Aksident i rëndë në Itali, autobusi turistik përmbyset në lumë! Raportohet për viktima!

    Aksident i rëndë në Itali, autobusi turistik përmbyset në lumë! Raportohet për viktima!

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Torino të Italisë pasditen e sotme, ku një autobus turistik ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumë.

    Mediat italiane raportojnë se nga ky aksident ka ndërruar jetë shoferi, ndërsa tre kalimtare kanë mbetur të plagosur. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Shoferi fillimisht u gjet me shenja jete, por ai ndërroi jetë në spital. Mendohet se ka qenë vetëm shoferi brenda në autobus, pasi nuk janë gjetur trupa të tjerë.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Sakaq, tre këmbësorët ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Momenti prekës në paradën ushtarake për Pavarësinë e Greqisë, thirret me zë të lartë emri i shqiptares që ndërroi jetë në tragjedinë e Tempit

    Momenti prekës në paradën ushtarake për Pavarësinë e Greqisë, thirret me zë të lartë emri i shqiptares që ndërroi jetë në tragjedinë e Tempit

    Një kontrast ndjenjash dhe reagimesh kanë shkaktuar dy momente nga paradat ushtarake me rastin e ditës së Pavarësisë së Greqisë.

    Janë dy video të ndryshme që po bëjnë xhiron e mediave sociale dhe jo vetëm. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Në videon e parë që ka shkaktuar reagimin e forcave politike të opozitës një repart i nënoficerëve të marinës ushtarake ka hedhur gjatë parakalimit në prani të dhjetëra qytetarëve në Athinë që ndiqnin paradën thirrje me sharje dhe slogane kundër Turqisë.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Siç shihet dhe dëgjohet në video në fillim ata brohorasin parullën “Qipro është greke,” që sipas partive opozitare është një slogan i periudhës së juntës ushtarake që nuk bazohet në histori.

    Ndërsa më pas hedhin sharje –«Të shkojë të … Turqia» , sharje të cilat i përsërisin disa herë.

    Për ngjarjen në fjalë Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se do të fillojë një hetim të brendshëm.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Ndërsa video e dytë përfshin një moment prekës që lidhet edhe me ngjarjet dhe protestat e fundit në Greqi.

    Klaudia Lata me origjinë shqiptare, ishte një nga 57 viktimat e aksidentit tragjik të Tempit në 2023.

    Bashkëmoshatarët e saj nuk e harruan dhe thirrën me zë të lartë emrin e saj në Selanik gjatë paradës së Shkollës Ushtarake të Korpusit të Oficerëve ku ajo studionte.

    Ata nuk e harruan dhe në mënyrë ritmike përsërisnin vargjet e këngës së mëposhtme që ia kishin kushtuar asaj.

    “Ishe e vogël, shumë e vogël, njëzet e një vjeçe, e bukur si një engjëll, e pikturuar, por ti u zhduke brenda një çasti mbi këto shina ku u shuan edhe shpirtra të tjerë.

    Dhe tani ti nga lart nga vendroja patrullon për të gjithë ne. Prandaj dhe unë ty nuk të harrojKlaudia të dua!”

    Videoja është publikuar në shumicën e portaleve greke, në emisione televizive, ndërsa është postuar edhe nga grupi online «Shoqata e të afërmve të viktimave të Tempit 2023».

  • Ndryshimi i orës/ Nga përgjumja te migrena e sulmet në zemër, si ndikon në shëndetin tonë

    Ndryshimi i orës/ Nga përgjumja te migrena e sulmet në zemër, si ndikon në shëndetin tonë

    Një orë para në agim të së dielës do të ndryshojë orarin tonë, duke shënuar fillimin e periudhës së kursimit të energjisë, por kjo ndihmon vetëm në shfrytëzimin më të madh të dritës natyrale.

    Ky sistem, i miratuar për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe i zbatuar përfundimisht në vitin 1972, fillimisht kishte si qëllim kursimin e energjisë. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Megjithatë, me avancimin e teknologjisë, qëllimi fillestar i tij mund të ketë humbur ndikimin, pasi zgjatja e orëve të ditës ka sjellë një rritje të përdorimit të ajrit të kondicionuar, duke krijuar një efekt të padëshiruar “bumerang”.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Ekspertët theksojnë se ky ndryshim i orës mund të shkaktojë një sërë efekte shëndetësore.

    Sipas Beth Ann Mallow, profesoreshë e Neurologjisë dhe Pediatrisë në Universitetin Vanderbilt, pas kalimit në orën verore, ndodhin disa simptoma, përfshirë përgjumje gjatë ditës, irritim, performancë të reduktuar mendore dhe fizike, çrregullime të urisë, dhe mundësinë e sulmeve në zemër, goditjeve, migrenës, dhimbjeve të kokës, shtimit të peshës dhe rritjes së aksidenteve në trafik.

    Një orë humbje gjumi mund të duket e vogël, por ajo ka ndikim të madh në trup. Hulumtimet nga Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit tregojnë se 55% e të rriturve ndihen të lodhur pas ndryshimit të orës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Ndryshimi i orarit ndikon direkt në sekretimin e melatoninës, hormonit që rregullon gjumin dhe zgjimin, i cili vonohet për shkak të dritës që pengon prodhimin e tij.

  • VIDEO-SKANDAL/ Koço Kokëdhima futet në fushë dhe shtyn e ofendon arbitrat

    VIDEO-SKANDAL/ Koço Kokëdhima futet në fushë dhe shtyn e ofendon arbitrat

    VIDEO

    Një incident i pazakontë ka ndodhur sot (26 mars) gjatë ndeshjes Apolonia-Gramshi, e vlefshme për kampionatin e femrave dhe e luajtur në Fier.

    Presidenti i Klubit Sportiv Apolonia për Femra, Koço Kokëdhima i cili protestonte ndaj vendimeve të gjytarit Dorjan Melataj ka hyrë në fushë gjatë lojës duke kërcënuar dhe shtyrë fizikisht atë. Në videon e mëposhtme dallohet qartë Kokëdhima dhe zyrtarë të ekipit teksa ‘pushtojnë’ fushën e lojës dhe sulmojnë gjyqtarin. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Për shkak të situatës dhe tensioneve të krijuara, takimi është ndërprerë për 25 minuta, për të rinisur më pas.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Pas vijimit të lojës, takimi ka përfunduar 1-0 në favor të Apolonisë së Fierit.  Për momentin nuk ka asnjë reagim nga klubi i Apolonisë, por as nga Federata Shqiptare e Futbollit. Burime nga klubi i Gramshit pretendojnë se sipas rregullores, takimi duhet të ishte ndërprerë përfundimisht.

    Gjithashtu ata pretendojnë se trajneri, zyrtarë dhe presidenti i Apolonisë ofenduan, shtynë dhe goditën gjyqtarin e ndeshjes, teksa më pas i bënë edhe presion që të riniste takimin.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Koço Kokëdhima nuk duron më, futet në fushën e lojës dhe përplaset me arbitrat (VIDEO)

    Koço Kokëdhima nuk duron më, futet në fushën e lojës dhe përplaset me arbitrat (VIDEO)

    Biznesmeni kontrovers Koço Kokëdhima, prej kohësh larg zhurmës mediatike, është rikthyer sërish në vëmendje. Ish-deputeti socialist që është edhe president klubit Apolonia ka tentuar sot të godasë arbitrat gjatë ndeshjes mes Apolonisë dhe Gramshit në futbollin e femrave.
    Sfida u mbyll me fitoren 1-0 të fierakeve që u ndëshkuan me dy kartonë të kuq në një ndeshje me tensione që u mbyll me 25 minuta shtesë për shkak të ndërprerjeve.
    Një prej tyre ka ndodhur si pasojë e hyrjes në fushë të drejtuesve të klubit Apolonia, me në krye presidentin Koço Kokëdhima, i cili protestonte ndaj vendimeve të kryesorit Dorian Maletaj.
    Incidenti është denoncuar nga drejtoresha e klubit të Gramshit, Edonisa Aliu, e cila nëpërmjet rrjeteve sociale ka treguar momentet e tensionit ku shihet Kokëdhima me zyrtarët e tij duke goditur e ofenduar arbitrat e ndeshjes.
    “Që të gjithë na kanë frikë, kjo nuk diskutohet. Por që të futet presidenti i Apolonisë bashkë me zyrtarët e klubit në fushë për të dhunuar arbitrin e ndeshjes, këtë nuk e kisha menduar. Ja ku e keni presidentin Kokëdhima bashkë me zyrtarët e tij që godasin e shtyjnë, ofendojnë me fjalorin e rrugës arbitrat e ndeshjes. Turp! Turp! Turp!”, shkruan drejtuesja e Gramshit.

  • Kryepeshkopi Joan: Mos e braktisni Shqipërinë pasi është e pamundur të duash Perëndinë dhe mos të duash vendin që të ka lindur…

    Kryepeshkopi Joan: Mos e braktisni Shqipërinë pasi është e pamundur të duash Perëndinë dhe mos të duash vendin që të ka lindur…

    Imzot Theofani shpesh thoshte: ‘Nëse në jetën politike kryevepra ime ka qenë pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në fushën e letrave kryevepra ime është Kremtorja.’”
    Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, na ka nderuar duke dhënë intervistën e tij të parë për gazetën “Tema”.
    Është një bisedë e lirshme rreth besimit ortodoks, pagëzimit të tij të fshehtë gjatë komunizmit, ekzistencës së Kishës së fshehtë në atë periudhë, shkollimit të tij në SHBA nën kujdesin e At Liolinit, vlerësimeve të tij maksimale për Kryepeshkopin Anastas dhe rolin e tij të pazëvendësueshëm në ringjalljen e Kishës Ortodokse të Shqipërisë, vlerësimeve mbi Fan Nolin, kulturën e tij, dashurinë për Kishën Ortodokse dhe rolin e tij në historinë e Kishës, si dhe për çështje të debatueshme si Natyrës së Madhe dhe Vija e Teodosit në Shqipëri.
    Si asnjëherë më parë, lexuesi ka shansin të lexojë një intervistë tërësisht kulturore nga një Kryepeshkop i Shqipërisë, jeta e të cilit pasqyron historinë e krishterimit në Shqipëri dhe sfidat që ajo ka përballuar.
    Ai rrëfen se si i ka rënë në dorë Dhiata e Parë në gjimnaz, në vitin 1974, si ka ndikuar ajo në jetën e tij, dhe më pas për pagëzimin e fshehtë nga At Kozmai, me dëshmitar Petro Zhejin, i cili u bë nuni i tij.
    “Atë Kozmain e kam njohur nëpërmjet disa motrave besimtare me banim në Korçë, të njohura si motrat Cico, të cilat i njihnim përmes Theofan Popës. Së bashku me Petro Zhejin, që u bë nuni im, i kemi vizituar ato shpeshherë.”
    Ai tregon se kontakti i parë me Kryepeshkopin Anastas ishte në vitin 1992, i rekomanduar nga Mitropoliti Dhimitër, një mik i ngushtë i Kryepeshkopit Anastas qysh nga rinia, i cili i tregoi për veprimtarinë e tij në Greqi dhe si misionar në Afrikë. Nëpërmjet tij u lidh me Kryepeshkopin, të cilit i tha se kur të përfundonte studimet, do të kthehej në Shqipëri.
    Fortlumturia e Tij, Imzot Joan, rrëfen se gjatë studimeve në Boston u ndihmua nga At Artur Liolini dhe së bashku punuan për disa kohë në organizimin e Bibliotekës së Fan Nolit.
    “Aty hasëm edhe disa tekste të shkruara nga ai, që tregojnë qartë se për të, kisha ishte më e rëndësishmja. Ai ka shkruar: ‘Nga të gjitha veprimtaritë e mia, dashuria ime e parë është kisha’. Ndërsa përkthimin dhe hartimin e Kremtores – një libër shërbesash që përmban psalmet, odet dhe troparët e vitit liturgjik ortodoks – e ka quajtur ‘kënaqësinë e tij më të madhe’ dhe ‘veprën, në të cilën janë përqendruar përpjekjet e tij më të mëdha shpirtërore, letrare, muzikore dhe intelektuale’. At Arturi më ka treguar se Imzot Theofani shpesh thoshte: ‘Nëse në jetën politike kryevepra ime ka qenë pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në fushën e letrave kryevepra ime është Kremtorja.’”
    Intervista është një dëshmi përpara shqiptarëve se Kisha jonë Ortodokse ka sot në krye të saj një Kryepeshkop të denjë, një shqiptar të ditur, të urtë dhe të përkushtuar ndaj Zotit, siç e meriton historia e krishterimit shqiptar.
    Jeni lindur në një vend zyrtarisht ateist dhe në një shoqëri që e ndëshkonte lidhjen me fenë pas vitit 1967. Si ka qenë rinia juaj në ateizmin zyrtar të Shqipërisë dhe kush ka qenë pika e kthesës drejt të qenit një besimtar ortodoks? Si e keni njohur priftin Kozma Qirio dhe kur e keni marrë vendimin për t’u pagëzuar? Si e ka pritur familja juaj atëherë këtë vendim? I njoftuat ata?
    Imzot Joani: Rinia ime gjatë ateizmit ka qenë pak a shumë si e gjithë të rinjve në atë kohë. Ne u rritëm pa praninë e besimit institucional, por në shpirtin e çdo njeriu ndjehen dhe ndodhin gjëra të ndryshme, sepse ne nuk jemi kopje. Gjithsekush ka veçantinë e tij dhe rrugën e tij. Jeta jonë ka një vazhdimësi, ku e kaluara jonë ndikon në ngjarjet që na ndodhin tani, ose në të ardhmen. Takimi im i parë me besimin ndodhi në vitin 1974, kur isha në vitin e katërt të gjimnazit. Sapo kisha mësuar frëngjisht dhe më ra në dorë një libër – Dhiata e Re – në frëngjisht. Ai që ma dha nuk dinte se çfarë libri ishte. Kur e lexova, diçka ndryshoi thellësisht në shpirtin tim. Mënyra sesi ishte shkruar, fjalët e thjeshta të Zotit, por shumë të thella, më bindën për vërtetësinë e tij. Këto janë të vërteta psikologjike. Edhe kur dikush të tregon diçka, shpeshherë, mënyra si ta thotë të bind që është e vërtetë.
    Në atë kohë nuk praktikohej ndonjë besim, të paktën tek të rinjtë që unë njihja. Nuk ishte se unë praktikoja një besim dhe pastaj u ktheva. Kontakti im me Ungjillin ishte besimi im i parë. Atëherë vendosa të pagëzohem, gjë që realizua pak më vonë. Prindërve nuk u thashë, jo sepse ishin kundër, por nuk doja t’i trembja. Por nëna ime e kishte kuptuar.
    Atë Kozmain e kam njohur nëpërmjet disa motrave besimtare me banim në Korçë, të njohura si motrat Cico, të cilat i kemi njohur nga Theofan Popa. Së bashku me Petro Zhejin, që u bë nuni im, i kemi vizituar ato shpesh herë. Kemi vizituar gjithashtu edhe Atë Kozmain, i cili banonte në fshatin Bestrovë në Vlorë.
    Në vitet 1979-1990 keni punuar në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, në pavionin e rehabilitimit nëpërmjet terapisë okupacionale. Çfarë është kjo terapi dhe ka një lidhje lidhje mes këtij profesioni dhe përkushtimit tuaj ndaj fesë?
    Imzot Joani: Terapia okupacionale përdoret në aspekte të ndryshme, për të ndihmuar njerëzit që të kapërcejnë problemet fizike, emocionale, shoqërore dhe ata që përballen me probleme të shëndetit mendor. Këta të fundit, mund të gjenden në një situatë të pamundur të punojnë, ose të krijojnë lidhje sociale, duke shkëputur lidhjet me ambientet jashtë tyre. Reabilitimi i tyre nëpërmjet angazhimit kërkon një kohë të gjatë dhe durim, ku përfshihen punë të lehta dhe psikoterapi. Lidhja mes këtij profesioni dhe përkushtimit ndaj fesë është e dukshme. Sepse çfarë është feja, në kuptimin e krishterë? Është përpjekja për rehabilitimin e njeriut dhe restaurimi i lidhjes së këputur ndërmjet njeriut dhe Perëndisë. Etërit e Kishës e kanë parë gjithmonë Kishën si një spital për shërimin e njeriut dhe jo si një gjykatë për të dënuar të tjerët. Sepse Perëndia nuk e dërgoi të Birin në botë që të gjykojë botën, po që të shpëtojë bota me anë të tij – thuhet në Ungjill.
    Si është një ceremoni pagëzimi ilegale? Ku u zhvillua dhe çfarë i mungon nga një pagëzim legal që bëhet sot?
    Imzot Joani: Në kohë normale pagëzimi bëhet në kishë, ndërsa në kohë persekutimesh pagëzimi është bërë në fshehtësi. Nga ana kishtare nuk i mungon asgjë dhe është njësoj i vlefshëm, nëse është bërë nga një prift ose peshkop kanonik. Unë u pagëzova në bodrumin e shtëpisë së Atë Kozmait. Ishte ai, nuni dhe unë, ndërsa jashtë shtëpisë rrinte si roje djali i Atë Kozmait, Ilia, që sot është prift në Vlorë.
    Çfarë ishte Kisha e fshehtë ortodokse shqiptare? Kush qëndronte pas saj? Sa e rrezikuar ka qenë organizata politikisht?
    Imzot Joani:Termi Kishë e nëndheshme është një term i njohur, sidomos në vendet e Europës Lindore, që tregon veprimtarinë e fshehur fetare në kohën e perskutimeve. Në vendin tonë, ku persekutimi ishte jashtëzakonisht i egër nuk ishin grupe të organizuara, për shkak sepse pjesa më e madhe e hierakëve kishte ndërruar jetë dhe kishin mbetur pak priftërinj. Gjithsekush që ka jetuar në atë kohë e kupton sesa i madh ishte rreziku nëse dikush do të na denonconte. Kisha e nëndheshme, në të cilën isha përfshirë edhe unë, ishte një grup i vogël në Tiranë, në Korçë dhe në Vlorë. Pa dyshim që ka patur edhe në qytete e vende të tjera, por unë nuk i kam njohur, sepse gjithçka bëhej në fshehtësi të madhe.
    Cilët nga hierarkët e Kishës Ortodokse të Shqipërisë keni njohur që kanë mbijetuar pas ndalimit zyrtar të fesë?
    Imzot Joani: Nga hierarkët nuk kam njohur ndonjërin personalisht, ngaqë kishin ndërruar jetë. Por kam njohur vetëm disa priftërinj, ndërmjet tyre edhe Atë Kozmain.
    Si arritët të ikni në SHBA më 1990? Kush ju lidhi me shkollën ku studiuat dhe kush ju ndihmoi për të marrë vizë?
    Imzot Joani: Në vitin1990, pas hapjes së ambasadave, u lejua të mernim pasaportat dhe shkova në Itali, së bashku me Petro Zhejin dhe një kushëririn e tij. Atje u pranuam si refugjatë dhe morëm vizë në ambasadën amerikane. Në Amerikë na u dha Karta jeshile (Green Card). Atje kontaktova Atë Artur Liolinin, i cili më ndihmoi që Kryepeshkopata shqiptare e Amerikës të më jipte një bursë studimi, nga një fondacion i krijuar në kujtim të Imzot Theofan Nolit. Në Amerikë, për kishat ortodokse, janë dy shkolla të rëndësishme teologjike: Holy Cross Greek Orthodox School of Theology (Shkolla Teologjike Ortodokse Greke e Kryqit të Nderuar) në Boston, nën juridiksionin e Patriarkanës Ekumenike dhe Saint Vladimir’s Orthodox Theological Seminary (Seminari Teologjik Ortodoks i Shën Vladimirit) në Neë York, nën juridiksionin e OCA (Kisha Ortodokse e Amerikës). Meqenëse Kryepeshkopata Shqiptare e Amerikës e ka qendrën në Boston, studjova në atë qytet.
    Keni bërë disa cikle studimesh teologjike në Boston. Mund të na i përmbledhësh ato?
    Imzot Joani: Në Boston, u diplomova me “High Distinction” në MTS (Master i Studimeve Teologjike) në vitin 1993. Në 1995 shkova përsëri për të ndjekur studime të mëtejshme në Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston. Në vitin 1997 u diplomova me “High Distinction” në MT (Master i Teologjisë, një master i avancuar, ekuivalent me kandidat i shkencave) po në Holy Cross, Boston.
    Cili ishte kontakti juaj i parë me Kryepeshkopin Anastas? Sa i qartë keni qenë për personalitetin e tij të lartë para se ta njihnit? Sa ju ka motivuar në jetën tuaj njohja me të? A është ai njeriu që i dedikoni karrierën në hierarkinë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë?
    Imzot Joani: Kontakti im i parë me Kryepeshkopin Anastas ishte në vitin 1992. Njëri nga profesorët e mi, Mitropoliti Dhimitër, më vonë Kryepeshkopi Dhimitër, meqenëse ishte një mik i ngushtë me Kryepeshkopin Anastas, qysh nga rinia e hershme, më tregoi rreth veprimtarisë së atij në Greqi dhe si misionar në Afrikë. Nëpërmjet tij u lidha me Kryepeshkopin, të cilit i thashë që kur të mbaroj studimet do të kthehem në Shqipëri. Ai u gëzua dhe më përgëzoi. Në atë kohë gjendja në Shqipëri ishte e vështirë, por unë mendova se në Amerikë një prift më shumë apo më pak do të ishte njësoj, ndërsa në Shqipëri ishte një nevojë e madhe për klerikë. Për më tepër ishte vendi im ku kam lindur dhe ku jam rritur dhe ndjeja një detyrim. Këto ishin arsyet përse u ktheva.
    Mendoj se shembulli i tij ka qenë i rëndësishëm për të gjithë klerikët e kishës sonë, përfshirë edhe mua. Dashuria e tij për Kishën dhe për të gjithë njerëzit, urtësia dhe përkujdesja për grigjën që i kishte besuar Perëndia, durimi dhe vendosmëria për të realizuar objektivat që i kishte vënë vetes për rindërtimin nga gërmadhat të kishës sonë, ishin gjithmonë një shembujt i gjallë, me shumë fuqi, për të frymëzuar të tjerët. U dorëzova nga ai si dhjak, prift dhe peshkop.
    Ju keni filluar karrierën si pedagog në Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ku janë sot studentët tuaj? Sa është përqindja e atyre që nuk e kanë braktisur përkushtimin ndaj Kishës?
    Imzot Joani: Kur u ktheva në Shqipëri fillova të punoja si pedagog në Seminarin Teologjik të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Vitet që kam kaluar, si laik dhe më vonë si klerik, në seminarin ortodoks, që më vonë u ngrit në gradën e Akademisë Teologjike, janë vite të paharruara për mua. I kam dhënë mësim të gjithë brezave të parë të studentëve, shumica e të cilëve tashmë janë klerikë dhe tre prej tyre janë Mitropolitë – Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, ai i Elbasanit dhe ai i Beratit.
    Shumë primat ortodoksë vijnë nga shkollat e Athinës, Kostandinopojës dhe Moskës. Ju vini nga studime të thella në Boston. A është më liberale shkolla amerikane dhe a ka ndonjë peshë në formimin ortodoks diferenca mes formimit kulturor në këto shkolla?
    Nga përvoja ime mund të them se, ndonëse studentët nga shkolla amerikane janë më mendjehapur, përsëri nuk janë liberalë. Megjithë ndryshimet kulturore, në formimin ortodoks nuk ka ndryshime. Në shkollat e larta ortodokse në Amerikë ka një seriozitet të madh në studimet dhe një kërkesë dhe pritshmëri ndaj studentëve. Ato janë shkolla të akredituara sipas standarteve të universiteteve amerikane dhe botojnë libra të rëndësishëm teologjikë më shumë se çdo kishë tjetër.
    Ka një debat të madh mbi Kryepeshkopin e parë, Fan Noli, dhe kufirin e paqartë të tij mes politikanit dhe kryepeshkopit. A keni një mendim tuajin?
    Imzot Joani: Imzot Theofan Noli ka qenë figurë poliedrike. Ai ishte pajisur nga Perëndia me talente të jashtëzakonshme. Ishte poet, përkthyes i pashoq, zotërues i shumë gjuhëve, ekspert i mirë i muzikës, në vecanti të asaj fetare, diplomat i shquar, politikan dhe mbi të gjitha njeri i kishës. Ai dha një kontribut të paçmuar për ndërgjegjësimin kombëtar dhe përgatitjen e autoqefalisë, si edhe të teksteve kishtare.
    Kur isha student në Boston, së bashku me Atë Artur Liolinin, punuan për disa kohë në organizimin e Bibliotekës së Fan Nolit. Aty hasëm edhe në disa tekste të shkruara nga ai, që tregojnë qartë se për atë kisha ishte më rëndësishmja. Ai ka shkruar: “Nga të gjitha veprimtaritë e mia, dashuria ime e parë është kisha”. Ndërsa përkthimin dhe hartimin e Kremtores – një libër shërbese që përmban psalmet, odet dhe tropare të vitit liturgjik ortodoks – e ka quajtur “kënaqësinë e tij më të madhe” dhe “veprën, në të cilën janë përqëndruar përpjekjet e tij më të mëdha shpirtërore, letrare, muzikore dhe intelektuale”. Atë Arturi më ka treguar se Imzot Theofani shpesh thoshte: “Nëse në jetën politike kryevepra ime ka qenë pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në fushën e letrave kryevepra ime është Kremtorja”. Këto fjalë të tijat e tregojnë qartë kufirin ndërmjet politikanit dhe kryepeshkopit.
    Ortodoksia dhe patriotizmi shqiptar kanë qenë bashkëudhëtarë në formimin e shtetit shqiptar. Shumica e rilindasve tanë ishin ortodoksë. Hirësia e tij Anastas më pati thënë se një nga shkaqet e konvertimit të madh të shqiptarëve të jugut në bektashinj ka qenë mungesa e një Dhiate në gjuhën shqipe, që shkaktonte dhe mungesë të kulturës fetare tek ata. Sa ju duket e besueshme kjo?
    Imzot Joani: Pa dyshim që mungesa e një literature në gjuhën shqipe ishte një nga faktorët kryesorë në konvertimin masiv të shqiptarëve. Por, mendoj, se shekulli 19-të ishte tashmë shumë vonë, duhet të ishin bërë disa shekuj më parë. Deri në fillim të shekullit XVII-të popullsia e krishterë ishte dominuese. Kthimi masiv ndodhi nga fundi i shekulllit 17-të deri në fundit e shek 18-të. Mendohet se në këtë shekull u kthyen në myslimanë rreth treqind mijë shqiptarë. Arsyet kryesore ishin: përbuzja, keqtrajtimi, diskriminimi, sistemi i rëndë fiskal, si edhe dëshira për të patur përfitime. Por, nuk përjashtohen edhe arsye të tjera, personale apo kolektive, si edhe karakteri dhe psikologjia e shqiptarëve. Një shkak tjetër i rëndësishëm ka qenë edhe shkatërrimi i madh i kulturës së krishterë që u bë gjatë luftrave shqiptaro-turke në shekujt XV-XVI, në të cilat u shkatërruan kisha e manastire, biblioteka dhe kronika, që do të ishin mjaft të vlefshme, jo vetëm për studimet e sotme historike, por edhe për ruajtjen e ndërgjegjes historike të shqiptarëve. Vendi mbeti thuajse pa klerikë dhe ata që mbetën, shpesh ishin të pakualifikuar. Një pjesë e popullsisë kthehej vetëm për shkak të disa grindjeve me klerin. Kthimi i ortodoksëve në islamizëm mori përmasa të mëdha në shekullin XVIII.
    Në shekullin e 19-të ne kemi zgjim të nacionalizmit në Ballkan, frymëzuar nga idetë e Revolucionit francez. Në fillim këto ide të reja, duke zgjuar një ndërgjegje kombëtare, ndihmuan në luftën e popujve ortodoksë të Ballkanit për tu çliruar nga pushtimi turk dhe Kisha, duke përkrahur popullin e saj në këtë luftë, filloi të merrte tepër e më tepër një karakter etnik. Besimi dhe kombi u lidhën ngushtë dhe filluan të mos dalloheshin nga njëri-tjetri, duke krijuar një konfuzion të kategorive. Dhe ky konfuzion pati koston e tij, sepse më vonë, nacionalizmi, që në fillim ishte dukur si një forcë çlirimtare dhe i ndihmoi këta popuj në çlirimin e tyre kombëtar, u bë një faktor ndarje dhe urrejtje, duke u kthyer kështu në një konflikt etnik të pandërprerë.
    Edhe popullsia ortodokse shqiptare, e cila nuk ishte shumicë, pati një ndërgjegjësim kombëtar dhe rilindësit ortodoksë u përfshinë për ta përhapur këtë ndërgjegjësim. Ata u përpoqën të përgatisnin literaturën për shkollat shqipe dhe literaturën fetare, ku vendin kryesor do e kishte Dhiata e Re. Përpjekja e tyre e madhe dha fryte, Të cilat i gëzojmë edhe sot.
    Ju jeni një njohës i thellë i historisë së krishterimit tek ne. Na thuaj pak mbi historinë e kishave më të vjetra ortodokse në Shqipëri. Cilat janë ato dhe cilës periudhë i përkasin?
    Imzot Joani: Tashmë dihet se krishtërimi u përhap në hapësirat ku jetonin shqiptarët qysh në shekullin e parë. Kemi dëshmi të shumta, të cilat e vërtetojnë këtë, si p.sh., peshkopi i parë i Durrësit ishte Shën Qesari, një nga 70 nxënësit e Krishtit; peshkopi që e pasoi, shën Asti, u martirizua në vitin 98 etj. Varret e vjetra të zbuluara jashtë mureve të Butrintit (shek II) tregojnë praninë e një komuniteti të hershëm të krishterë.
    Gjithashtu, bazilikat e vjetra, sot të rrënuara, i kemi kudo në vendin tonë: në Durrës, Elbasan, Ballsh, Korçë, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Butrint, Vlorë etj. Rreth 30 bazilika janë zbuluar në hapësirën gjeografike të banuara me shqiptarë. Cilësia e tyre dhe përmasat e mëdha tregojnë se në shek 5-të dhe 6-të arkitektura kishtare ishte shumë e zhvilluar.
    Po ashtu, Kishat e vjetra ortodokse, shtrihen pothuajse në tërë territorin e Shqipërisë. Po përmend dy nga kishat e vjetra, por numri është shumë herë më i madh. Kisha e Labovës së Kryqit, siç shihet sot, është kryesisht ndërtim i shekullit të 13-të gjatë kohës së Despotatit të Epirit, megjithëse një themel fillestar mund të shkojë thellë në kohën e Perandorit Justinian në vitet 527-565. Kisha e Ristozit, në rrëzë të malit të Moravës, në juglindje të Korçës mendohet të jetë ndërtuar në vitin 896 nga Shën Klementi dhe rindërtuar në gjysmën e dytë të shekullit 14-të. Pushtimet e shumta sollën shkatërrime të mëdha dhe shumë kisha të datuara në kohë të ndryshme janë ndërtuar mbi themelet e një kishe akoma më të vjetër.
    Kur ndodhi Ndarja e Madhe mes Kishave të Romës dhe Kostandinopojës? Si u nda territori shqiptar? A ka një vijë të qartë mes gjeografisë së katolikëve dhe ortodoksëve në Shqipëri?
    Imzot Joani:Zakonisht përmendet viti 1054 si ndarja e madhe, por konfliktet kishin filluar më parë dhe debatet vazhduan edhe më pas. Ndarja ishte një proces që vazhdoi në disa shekuj. Arsyet ishin teologjike, eklesiologjike, kulturore dhe politike. Theodosi (347-395), ishte perandori i fundit që sundoi perandorinë romake të lindjes dhe perëndimit. Ndarja që iu bë perandorisë në lindje dhe perëndim dhe e ashtuquajtura linja e Theodosit, ngaqë u nda në kohën e tij, përkoi në kufirin që ndante perandorinë nga ana kulturore dhe gjuhësore: latinishtja në perëndim dhe greqishtja në lindje. Territori ku banojnë sot shqiptarët ishte në perandorinë e lindjes.
    Nuk ka një vijë të qartë mes gjeografisë së katolikëve dhe ortodoksëve në Shqipëri, por mund të themi se ortodoksët janë më shumë në jug dhe katolikët më shumë në veri.
    Pse Shqipëria pati në Mesjetë shkrimtarë dhe dijetarë katolikë, por nuk njohim të tillë ortodoksë? A ka pasur dhe janë identifikuar me grekë?
    Imzot Joani: Pa dyshim që ka patur, por, meqenëse gjuha që përdorej në atë kohë në liturgji dhe në shkrimet teologjike, ishte greqishtja, është vështirë që autorët të identifikohen nga ana etnike. Por, gjuha shqipe në Kishën Orthodhokse, në periudhën para turke, duhet të jetë përdorur edhe më shumë se sa mendohet. Këtë konkluzion e nxjerrim nga disa dëshmi mbi arbëreshët e Italisë, të cilët siç dihet vinin nga besimi orthodhoks dhe në fillimet e tyre vareshin nga Patriarkana e Ohrit, nga ku vareshin edhe orthodhoksët e Shqipërisë, dhe pajiseshin me priftërinj nga kjo Patriarkanë. Marafioti, 1601, tregon se ata kishin sjellë me vete një traditë të përdorimit të shqipes në shërbesat fetare, dhe kjo traditë të paktën duhet të kishte qenë e shek. XIV-XV. Ndonëse autori nuk përmend libra, me të drejtë mund të besohet se ata duhet të kishin patur në përdorim libra në gjuhën shqipe. Dokumenti më i vjetër që kemi në këtë drejtim, gjendet brenda një Kodiku greqisht në biblotekën Ambroziane të Milanos. Eshtë një fletë me format 15 X 13.5 cm, brenda Kodikut me format 23.3 X 15.3. Në atë është një pjesë (perikope) nga Ungjilli i Matheut (27:62-66 – pjesë që këndohet të Premten e Madhe), Himni i Pashkës dhe urimi Për shumë vjet o Kryezot. Mendohet të jetë i shekullit XIV, datë të cilën ka edhe kodiku.
    Në Jug të Shqipërisë ka shumë toponime dhe emra njerëzish që tingëllojnë si veriore dhe i identifikojnë me katolikët. A është e vërtetë? Gjeni të tilla në Labëri, Zagori, Frashër, etj.?
    Imzot Joani: Është e vërtetë që sot mund të tingëllojnë si katolikë, por këto emra janë në fakt varianti shqiptar i emrave të krishterë, përdorur si në veri ashtu edhe në jug. P.Sh. emri i kishave kushtuar Shën Gjergjit ka mbetur Shën Gjergj, ndërsa emrat e njerëzve në jugun ortodoks, nën influencën e greqishtes, ishin në shumicë Jorgo. Po ashtu, kishat quhen Shën Pjetri, Shën Mëhilli etj, por emrat janë Petro, Mihal etj.
    Si është sot Bota Ortodokse përtej Shqipërisë? A mund të na jepni një panoramë të gjeografisë së Ortodoksisë në botë?
    Imzot Joani: Bota ortodokse shtrihet kryesisht në Europën Lindore dhe në Ballkan, por ka gjithashtu një prani të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, ku janë patriarkanat e vjetra. Gjithashtu, si pasojë e emgracioneve të mëdha, sot kemi një prani të madhe në të gjitha vendet e Europës perëndimore, në Amerikë, Australi etj. Popullsia ortodokse llogaritet në rreth 300 milionë.
    Autoriteti i lartë i Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas, e ringjalli Kishën dhe e zhvilloi atë. A ka mundësi të reja financimi dhe a ka një strategji afatgjatë për këtë?
    Imzot Joani: Kryepeshkopi Anastas bëri disa hapa të rëndësishëm për të siguruar pavarësinë ekonomike të kishës ortodokse në Shqipëri. Me përpjekje të mëdha ndërtoi dy hidrocentrale, të cilët jo vetëm ndihmojnë Kishën, por edhe vendin, sepse janë një burim energjie të pastër. Ne do të përpiqemi, sipas mundësive tona, për të krijuar burime të reja financimi dhe për të ndërtuar një strategji afatgjatë.
    Gjithashtu, një pjesë e rëndësishme janë edhe donacionet e besimtarë, që vitet e fundit kanë filluar të rriten.
    Cilat janë raportet tuaja me shtetin shqiptar? Çfarë problemesh të pazgjidhura keni me pronat? Cila është pesha e financimit të qeverisë në Kishën Ortodokse?
    Imzot Joani: Raportet e Kishës me shtetin janë pak a shumë si të gjitha raportet ndërmjet komunitetteve fetare dhe shtetit. Kemi një marrëveshje me shtetin, e cila është ratifikuar në parlament, por që nuk është zbatuar akoma në tërësinë e saj. Problemi me pronat është i një rëndësie të veçantë dhe duhej të kishte më tepër vullnet politik për zgjidhjen. Ato u sekuestruan me një dekret dhe mund të ishin kthyer, nëse egzistonte vullneti, me anë të një dekreti tjetër. Kështu nuk do të vazhdonim me gjyqe që zgjasin pafundësisht. Pronat janë të rëndësishme për komunitetet fetare, për të qenë të pavarura dhe mendoj se është një çështje që ka bëjë me sigurinë kombëtare, sepse nëse nuk do të jenë të pavarura ekonomikisht, do të ketë gjithmonë ndërhyrje nga grupime të tjera, të cilat nuk do të jenë gjithmonë dashamirëse ndaj vendit tonë.
    Cilat janë raportet tuaja me besimet e tjera fetare në Shqipëri? A është harmonia fetare në Shqipëri e rrezikuar?
    Imzot Joani: Kur flitet për fenë në Shqipërinë gjithmonë përmendet bashkëjetesa fetare, e cila është një thesar i madh i vendit tonë. Por si çdo gjë, ashtu edhe bashkëjetesa, nuk është statike. Asgjë në këtë botë nuk është e imunizuar nga ndryshimet, lëvizjet, rritjet dhe humbjet. Brezat e mëparshëm hodhën themelet dhe e zhvilluan këtë traditë. Është detyra e jonë sot dhe atyre që do të vijnë, që ta ruajmë dhe ta forcojmë vazhdimisht, sepse ashtu si çdo pasuri ajo duhet mbrojtur dhe zhvilluar më tej për të mirën e të gjithëve.
    Tani që jeni Kryepeshkopi më i ri i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, a keni filluar të mendoni se me çfarë do të identifikohet epoka juaj në krye të kësaj Kishe?
    Imzot Joani:Mendoj se duhet të përqendrohemi në disa drejtime: në ruajtjen e mësimeve të Zotit, të transmetuara nga apostuj deri në ditët tona, në unitetin e kishës, në forcimin e bashkëjetësës fetare, në përkujdesjen ndaj të gjithëve, sidomos ndaj atyre që janë të varfër, në nevojë, në sëmundje, në vetmi dhe të mënjanuar dhe në nxitjen e dialogut, si në atë pan-ortodoks, ashtu edhe në dialogun me të gjithë të tjerët. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të jetë miqësore dhe dëshiron të jetojë në paqe me të gjithë, duke ndjekur këshillën e Shën Pavlit: Nëse mundet, sa varet nga ju, të keni paqe me të gjithë njerëzit (Rom. 12:18).
    Duke ju falënderuar për intervistën, a mund të kemi një mesazh tuajin për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë një besimtar i devotshëm ortodoks?
    Imzot Joani: Me respekt dhe me vlerësim ndaj tyre, dëshiroj t’ju japë të rinjve një këshillë atërore: ta duan vendin e tyre dhe të mos e braktisin, sepse është e pamundur të duash Perëndinë dhe mos të duash vendin që të ka lindur dhe rritur dhe njerëzit që banojnë në të. Sakrificat për të tjerët mund të kenë një kosto, por mendoj se ato do të sjellim më shumë gëzim dhe do ta plotësojnë jetën e tyre, sepse një jetë pa gëzim është një jetë e gjymtuar.

  • “Rama përdor spitalin për fushatë”, mjeku Dasho: Mungesa e ilaçeve për leuçeminë dhe tumorin është akt kriminal

    “Rama përdor spitalin për fushatë”, mjeku Dasho: Mungesa e ilaçeve për leuçeminë dhe tumorin është akt kriminal

    Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka folur për mungesën e medikamenteve për fëmijët e prekur nga leuçemia dhe tumoret në Shqipëri. Mungesën e ilaçeve ai e cilëson një skandal të papranueshëm dhe një akt kriminal që bëhet nga shteti.
    Dasho theksoi se çdo shtet me një minimum përgjegjshmërie ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve duhet të ketë një prioritetizim të qartë në trajtimin e pacientëve, veçanërisht atyre me sëmundje të rënda që kanë shanse për tu shëruar.
    Gjithashtu, Dasho kritikoi ashpër administratën qeveritare për dështimin në sigurimin e medikamenteve jetësore dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për përdorimin e sistemit shëndetësor në funksion të premtimeve elektorale.
    “Unë mendoj që kjo është një situatë që ka nevojë për pak apo aspak koment. Kjo është një situatë, që është pak t’i thuash skandaloze. Në çdo shtet që ka minimuim e përgjegjshmërisë ndaj shëndetit dhe jetës së qytetarëve të vetë, ka një prioritetizim. Ka një vendosje prioritetesh në trajtim. Dhe minimumi, fëmijët e prekur nga leucemia dhe nga tumoret e ndryshme që kanë edhe gjasa shumë të larta për t’u shëruar, sidomos me tumoret e qarkullimit të gjakut, siç janë leuçemitë, të lihen amidekamente, kjo është pak të thuash kriminale.
    Pra, në një situatë e cila prej vitesh është sjellë në vëmendje. Ajo që ka bërë Osmani është një shërbim i jashtëzakonshëm shoqëror. Por të gjithë ne kemi vite që flasim dhe mungesa e preparateve për fëmijët dhe kryesisht për të sëmurët tumoralë, është një nga ato mangësi që është pak t’i thuash kriminale.
    Ndërkohë, për paralelizëm, unë do të kujtoja një fakt që ndodhi para disa javëve ku bëri një shou Kryeministri me mjekët e Onkologjikut. Një grup mjekësh të ardhur nga një spital izraelit, me thënë të drejtën është një nga spitalet më të mirë të Izraelit dhe një qendër botërore, e njohur për trajtimin e sëmundjeve tumorale, por papritur u prezantuan nga kryeministri nga spitali shembull që do të marrë nën administrim spitalin Onkologjik. Pa dhënë asnjë informacion se si do të jetë kjo, bazuar mbi çfarë marrëveshje, bazuar mbi çfarë pagesash dhe bazuar mbi çfarë vizioni.
    Në mënyrë të çuditshme, disa javë më vonë, para dy javësh kur ishte në spitalin memorial të Fierit që bëri shoun tjetër të radhës me autonominë spitalore që ka mbi 12 vjet që e përmend dhe nuk bën asnjë hap para. Përmendi dhe tha: ‘Se ne nuk mund të themi që mjekët e spitalit shembull do vijnë dhe do të menaxhojnë spitalin Onkologjik, pa qenë të sigurt që kjo do të ndodhë’. Ndërkohë që dy javë më parë e kishte prezantuar këtë si diçka që po ndodhte.
    Pra është jo vetëm mungesa e përgjegjshmërisë që i lë në mëshirë të fatit këta njerëz dhe kur nuk i jep medikamente jetëshpëtuese, por vendosja e tyre në funksion të premtimeve dhe mashtrimeve të fushatës elektorale, tregon se kjo administratë e zoti Rama vetë, nuk kanë asnjë lloj synimi, dëshire për të përmirësuar sistemin shëndetësor shqiptar”, tha Dasho.

  • Kryepeshkopi Joani: Mos e braktisni Shqipërinë pasi është e pamundur të duash Perëndinë dhe mos të duash vendin që të ka lindur…

    Kryepeshkopi Joani: Mos e braktisni Shqipërinë pasi është e pamundur të duash Perëndinë dhe mos të duash vendin që të ka lindur…

    Imzot Theofani shpesh thoshte: ‘Nëse në jetën politike kryevepra ime ka qenë pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në fushën e letrave kryevepra ime është Kremtorja.’”

    Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, na ka nderuar duke dhënë intervistën e tij të parë për gazetën “Tema”.

    Është një bisedë e lirshme rreth besimit ortodoks, pagëzimit të tij të fshehtë gjatë komunizmit, ekzistencës së Kishës së fshehtë në atë periudhë, shkollimit të tij në SHBA nën kujdesin e At Liolinit, vlerësimeve të tij maksimale për Kryepeshkopin Anastas dhe rolin e tij të pazëvendësueshëm në ringjalljen e Kishës Ortodokse të Shqipërisë, vlerësimeve mbi Fan Nolin, kulturën e tij, dashurinë për Kishën Ortodokse dhe rolin e tij në historinë e Kishës, si dhe për çështje të debatueshme si Natyrës së Madhe dhe Vija e Teodosit në Shqipëri.

    Si asnjëherë më parë, lexuesi ka shansin të lexojë një intervistë tërësisht kulturore nga një Kryepeshkop i Shqipërisë, jeta e të cilit pasqyron historinë e krishterimit në Shqipëri dhe sfidat që ajo ka përballuar.

    Ai rrëfen se si i ka rënë në dorë Dhiata e Parë në gjimnaz, në vitin 1974, si ka ndikuar ajo në jetën e tij, dhe më pas për pagëzimin e fshehtë nga At Kozmai, me dëshmitar Petro Zhejin, i cili u bë nuni i tij.

    “Atë Kozmain e kam njohur nëpërmjet disa motrave besimtare me banim në Korçë, të njohura si motrat Cico, të cilat i njihnim përmes Theofan Popës. Së bashku me Petro Zhejin, që u bë nuni im, i kemi vizituar ato shpeshherë.”

    Ai tregon se kontakti i parë me Kryepeshkopin Anastas ishte në vitin 1992, i rekomanduar nga Mitropoliti Dhimitër, një mik i ngushtë i Kryepeshkopit Anastas qysh nga rinia, i cili i tregoi për veprimtarinë e tij në Greqi dhe si misionar në Afrikë. Nëpërmjet tij u lidh me Kryepeshkopin, të cilit i tha se kur të përfundonte studimet, do të kthehej në Shqipëri.

    Fortlumturia e Tij, Imzot Joan, rrëfen se gjatë studimeve në Boston u ndihmua nga At Artur Liolini dhe së bashku punuan për disa kohë në organizimin e Bibliotekës së Fan Nolit.

    “Aty hasëm edhe disa tekste të shkruara nga ai, që tregojnë qartë se për të, kisha ishte më e rëndësishmja. Ai ka shkruar: ‘Nga të gjitha veprimtaritë e mia, dashuria ime e parë është kisha’. Ndërsa përkthimin dhe hartimin e Kremtores – një libër shërbesash që përmban psalmet, odet dhe troparët e vitit liturgjik ortodoks – e ka quajtur ‘kënaqësinë e tij më të madhe’ dhe ‘veprën, në të cilën janë përqendruar përpjekjet e tij më të mëdha shpirtërore, letrare, muzikore dhe intelektuale’. At Arturi më ka treguar se Imzot Theofani shpesh thoshte: ‘Nëse në jetën politike kryevepra ime ka qenë pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në fushën e letrave kryevepra ime është Kremtorja.’”

    Intervista është një dëshmi përpara shqiptarëve se Kisha jonë Ortodokse ka sot në krye të saj një Kryepeshkop të denjë, një shqiptar të ditur, të urtë dhe të përkushtuar ndaj Zotit, siç e meriton historia e krishterimit shqiptar.

     

    EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

    Fotografia e parë si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqipërisë

    ————–

    Jeni lindur në një vend zyrtarisht ateist dhe në një shoqëri që e ndëshkonte lidhjen me fenë pas vitit 1967. Si ka qenë rinia juaj në ateizmin zyrtar të Shqipërisë dhe kush ka qenë pika e kthesës drejt të qenit një besimtar ortodoks? Si e keni njohur priftin Kozma Qirio dhe kur e keni marrë vendimin për t’u pagëzuar? Si e ka pritur familja juaj atëherë këtë vendim? I njoftuat ata?

    Imzot Joani: Rinia ime gjatë ateizmit ka qenë pak a shumë si e gjithë të rinjve në atë kohë. Ne u rritëm pa praninë e besimit institucional, por në shpirtin e çdo njeriu ndjehen dhe ndodhin gjëra të ndryshme, sepse ne nuk jemi kopje. Gjithsekush ka veçantinë e tij dhe rrugën e tij. Jeta jonë ka një vazhdimësi, ku e kaluara jonë ndikon në ngjarjet që na ndodhin tani, ose në të ardhmen. Takimi im i parë me besimin ndodhi në vitin 1974, kur isha në vitin e katërt të gjimnazit. Sapo kisha mësuar frëngjisht dhe më ra në dorë një libër – Dhiata e Re – në frëngjisht. Ai që ma dha nuk dinte se çfarë libri ishte. Kur e lexova, diçka ndryshoi thellësisht në shpirtin tim. Mënyra sesi ishte shkruar, fjalët e thjeshta të Zotit, por shumë të thella, më bindën për vërtetësinë e tij. Këto janë të vërteta psikologjike. Edhe kur dikush të tregon diçka, shpeshherë, mënyra si ta thotë të bind që është e vërtetë.

    Në atë kohë nuk praktikohej ndonjë besim, të paktën tek të rinjtë që unë njihja. Nuk ishte se unë praktikoja një besim dhe pastaj u ktheva. Kontakti im me Ungjillin ishte besimi im i parë. Atëherë vendosa të pagëzohem, gjë që realizua pak më vonë. Prindërve nuk u thashë, jo sepse ishin kundër, por nuk doja t’i trembja. Por nëna ime e kishte kuptuar.

    Atë Kozmain e kam njohur nëpërmjet disa motrave besimtare me banim në Korçë, të njohura si motrat Cico, të cilat i kemi njohur nga Theofan Popa. Së bashku me Petro Zhejin, që u bë nuni im, i kemi vizituar ato shpesh herë. Kemi vizituar gjithashtu edhe Atë Kozmain, i cili banonte në fshatin Bestrovë në Vlorë.

     

    EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

    Fortlumturia e Tij, Imzot Joani në gjimnaz, kur ka ndeshur për herue tue parë Dhiatën e Re

    Në vitet 1979-1990 keni punuar në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, në pavionin e rehabilitimit nëpërmjet terapisë okupacionale. Çfarë është kjo terapi dhe ka një lidhje lidhje mes këtij profesioni dhe përkushtimit tuaj ndaj fesë?

    Imzot Joani: Terapia okupacionale përdoret në aspekte të ndryshme, për të ndihmuar njerëzit që të kapërcejnë problemet fizike, emocionale, shoqërore dhe ata që përballen me probleme të shëndetit mendor. Këta të fundit, mund të gjenden në një situatë të pamundur të punojnë, ose të krijojnë lidhje sociale, duke shkëputur lidhjet me ambientet jashtë tyre. Reabilitimi i tyre nëpërmjet angazhimit kërkon një kohë të gjatë dhe durim, ku përfshihen punë të lehta dhe psikoterapi. Lidhja mes këtij profesioni dhe përkushtimit ndaj fesë është e dukshme. Sepse çfarë është feja, në kuptimin e krishterë? Është përpjekja për rehabilitimin e njeriut dhe restaurimi i lidhjes së këputur ndërmjet njeriut dhe Perëndisë. Etërit e Kishës e kanë parë gjithmonë Kishën si një spital për shërimin e njeriut dhe jo si një gjykatë për të dënuar të tjerët. Sepse Perëndia nuk e dërgoi të Birin në botë që të gjykojë botën, po që të shpëtojë bota me anë të tij – thuhet në Ungjill.

    Si është një ceremoni pagëzimi ilegale? Ku u zhvillua dhe çfarë i mungon nga një pagëzim legal që bëhet sot?

    Imzot Joani: Në kohë normale pagëzimi bëhet në kishë, ndërsa në kohë persekutimesh pagëzimi është bërë në fshehtësi. Nga ana kishtare nuk i mungon asgjë dhe është njësoj i vlefshëm, nëse është bërë nga një prift ose peshkop kanonik. Unë u pagëzova në bodrumin e shtëpisë së Atë Kozmait. Ishte ai, nuni dhe unë, ndërsa jashtë shtëpisë rrinte si roje djali i Atë Kozmait, Ilia, që sot është prift në Vlorë.

    Çfarë ishte Kisha e fshehtë ortodokse shqiptare? Kush qëndronte pas saj? Sa e rrezikuar ka qenë organizata politikisht?

    Imzot Joani:Termi Kishë e nëndheshme është një term i njohur, sidomos në vendet e Europës Lindore, që tregon veprimtarinë e fshehur fetare në kohën e perskutimeve. Në vendin tonë, ku persekutimi ishte jashtëzakonisht i egër nuk ishin grupe të organizuara, për shkak sepse pjesa më e madhe e hierakëve kishte ndërruar jetë dhe kishin mbetur pak priftërinj. Gjithsekush që ka jetuar në atë kohë e kupton sesa i madh ishte rreziku nëse dikush do të na denonconte. Kisha e nëndheshme, në të cilën isha përfshirë edhe unë, ishte një grup i vogël në Tiranë, në Korçë dhe në Vlorë. Pa dyshim që ka patur edhe në qytete e vende të tjera, por unë nuk i kam njohur, sepse gjithçka bëhej në fshehtësi të madhe.

    Cilët nga hierarkët e Kishës Ortodokse të Shqipërisë keni njohur që kanë mbijetuar pas ndalimit zyrtar të fesë?

    Imzot Joani: Nga hierarkët nuk kam njohur ndonjërin personalisht, ngaqë kishin ndërruar jetë. Por kam njohur vetëm disa priftërinj, ndërmjet tyre edhe Atë Kozmain.

    Si arritët të ikni në SHBA më 1990? Kush ju lidhi me shkollën ku studiuat dhe kush ju ndihmoi për të marrë vizë?

    Imzot Joani: Në vitin1990, pas hapjes së ambasadave, u lejua të mernim pasaportat dhe shkova në Itali, së bashku me Petro Zhejin dhe një kushëririn e tij. Atje u pranuam si refugjatë dhe morëm vizë në ambasadën amerikane. Në Amerikë na u dha Karta jeshile (Green Card). Atje kontaktova Atë Artur Liolinin, i cili më ndihmoi që Kryepeshkopata shqiptare e Amerikës të më jipte një bursë studimi, nga një fondacion i krijuar në kujtim të Imzot Theofan Nolit. Në Amerikë, për kishat ortodokse, janë dy shkolla të rëndësishme teologjike: Holy Cross Greek Orthodox School of Theology (Shkolla Teologjike Ortodokse Greke e Kryqit të Nderuar) në Boston, nën juridiksionin e Patriarkanës Ekumenike dhe Saint Vladimir’s Orthodox Theological Seminary (Seminari Teologjik Ortodoks i Shën Vladimirit) në Neë York, nën juridiksionin e OCA (Kisha Ortodokse e Amerikës). Meqenëse Kryepeshkopata Shqiptare e Amerikës e ka qendrën në Boston, studjova në atë qytet

    EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

    At Artur Liolini, që udhëhoqi Kishen Ortodkse te shqiptarëve në Boston

    Keni bërë disa cikle studimesh teologjike në Boston. Mund të na i përmbledhësh ato?

    Imzot Joani: Në Boston, u diplomova me “High Distinction” në MTS (Master i Studimeve Teologjike) në vitin 1993. Në 1995 shkova përsëri për të ndjekur studime të mëtejshme në Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston. Në vitin 1997 u diplomova me “High Distinction” në MT (Master i Teologjisë, një master i avancuar, ekuivalent me kandidat i shkencave) po në Holy Cross, Boston.

     

    EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

    Cili ishte kontakti juaj i parë me Kryepeshkopin Anastas? Sa i qartë keni qenë për personalitetin e tij të lartë para se ta njihnit? Sa ju ka motivuar në jetën tuaj njohja me të? A është ai njeriu që i dedikoni karrierën në hierarkinë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë?

    Imzot Joani: Kontakti im i parë me Kryepeshkopin Anastas ishte në vitin 1992. Njëri nga profesorët e mi, Mitropoliti Dhimitër, më vonë Kryepeshkopi Dhimitër, meqenëse ishte një mik i ngushtë me Kryepeshkopin Anastas, qysh nga rinia e hershme, më tregoi rreth veprimtarisë së atij në Greqi dhe si misionar në Afrikë. Nëpërmjet tij u lidha me Kryepeshkopin, të cilit i thashë që kur të mbaroj studimet do të kthehem në Shqipëri. Ai u gëzua dhe më përgëzoi. Në atë kohë gjendja në Shqipëri ishte e vështirë, por unë mendova se në Amerikë një prift më shumë apo më pak do të ishte njësoj, ndërsa në Shqipëri ishte një nevojë e madhe për klerikë. Për më tepër ishte vendi im ku kam lindur dhe ku jam rritur dhe ndjeja një detyrim. Këto ishin arsyet përse u ktheva.

    Mendoj se shembulli i tij ka qenë i rëndësishëm për të gjithë klerikët e kishës sonë, përfshirë edhe mua. Dashuria e tij për Kishën dhe për të gjithë njerëzit, urtësia dhe përkujdesja për grigjën që i kishte besuar Perëndia, durimi dhe vendosmëria për të realizuar objektivat që i kishte vënë vetes për rindërtimin nga gërmadhat të kishës sonë, ishin gjithmonë një shembujt i gjallë, me shumë fuqi, për të frymëzuar të tjerët. U dorëzova nga ai si dhjak, prift dhe peshkop.

    Ju keni filluar karrierën si pedagog në Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ku janë sot studentët tuaj? Sa është përqindja e atyre që nuk e kanë braktisur përkushtimin ndaj Kishës?

    Imzot Joani: Kur u ktheva në Shqipëri fillova të punoja si pedagog në Seminarin Teologjik të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Vitet që kam kaluar, si laik dhe më vonë si klerik, në seminarin ortodoks, që më vonë u ngrit në gradën e Akademisë Teologjike, janë vite të paharruara për mua. I kam dhënë mësim të gjithë brezave të parë të studentëve, shumica e të cilëve tashmë janë klerikë dhe tre prej tyre janë Mitropolitë – Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, ai i Elbasanit dhe ai i Beratit.

    Shumë primat ortodoksë vijnë nga shkollat e Athinës, Kostandinopojës dhe Moskës. Ju vini nga studime të thella në Boston. A është më liberale shkolla amerikane dhe a ka ndonjë peshë në formimin ortodoks diferenca mes formimit kulturor në këto shkolla?

    Nga përvoja ime mund të them se, ndonëse studentët nga shkolla amerikane janë më mendjehapur, përsëri nuk janë liberalë. Megjithë ndryshimet kulturore, në formimin ortodoks nuk ka ndryshime. Në shkollat e larta ortodokse në Amerikë ka një seriozitet të madh në studimet dhe një kërkesë dhe pritshmëri ndaj studentëve. Ato janë shkolla të akredituara sipas standarteve të universiteteve amerikane dhe botojnë libra të rëndësishëm teologjikë më shumë se çdo kishë tjetër.

    EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

    Ka një debat të madh mbi Kryepeshkopin e parë, Fan Noli, dhe kufirin e paqartë të tij mes politikanit dhe kryepeshkopit. A keni një mendim tuajin?

    Imzot Joani: Imzot Theofan Noli ka qenë figurë poliedrike. Ai ishte pajisur nga Perëndia me talente të jashtëzakonshme. Ishte poet, përkthyes i pashoq, zotërues i shumë gjuhëve, ekspert i mirë i muzikës, në vecanti të asaj fetare, diplomat i shquar, politikan dhe mbi të gjitha njeri i kishës. Ai dha një kontribut të paçmuar për ndërgjegjësimin kombëtar dhe përgatitjen e autoqefalisë, si edhe të teksteve kishtare.

    Kur isha student në Boston, së bashku me Atë Artur Liolinin, punuan për disa kohë në organizimin e Bibliotekës së Fan Nolit. Aty hasëm edhe në disa tekste të shkruara nga ai, që tregojnë qartë se për atë kisha ishte më rëndësishmja. Ai ka shkruar: “Nga të gjitha veprimtaritë e mia, dashuria ime e parë është kisha”. Ndërsa përkthimin dhe hartimin e Kremtores – një libër shërbese që përmban psalmet, odet dhe tropare të vitit liturgjik ortodoks – e ka quajtur “kënaqësinë e tij më të madhe” dhe “veprën, në të cilën janë përqëndruar përpjekjet e tij më të mëdha shpirtërore, letrare, muzikore dhe intelektuale”. Atë Arturi më ka treguar se Imzot Theofani shpesh thoshte: “Nëse në jetën politike kryevepra ime ka qenë pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në fushën e letrave kryevepra ime është Kremtorja”. Këto fjalë të tijat e tregojnë qartë kufirin ndërmjet politikanit dhe kryepeshkopit.

    EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

    Ortodoksia dhe patriotizmi shqiptar kanë qenë bashkëudhëtarë në formimin e shtetit shqiptar. Shumica e rilindasve tanë ishin ortodoksë. Hirësia e tij Anastas më pati thënë se një nga shkaqet e konvertimit të madh të shqiptarëve të jugut në bektashinj ka qenë mungesa e një Dhiate në gjuhën shqipe, që shkaktonte dhe mungesë të kulturës fetare tek ata. Sa ju duket e besueshme kjo?

    Imzot Joani: Pa dyshim që mungesa e një literature në gjuhën shqipe ishte një nga faktorët kryesorë në konvertimin masiv të shqiptarëve. Por, mendoj, se shekulli 19-të ishte tashmë shumë vonë, duhet të ishin bërë disa shekuj më parë. Deri në fillim të shekullit XVII-të popullsia e krishterë ishte dominuese. Kthimi masiv ndodhi nga fundi i shekulllit 17-të deri në fundit e shek 18-të. Mendohet se në këtë shekull u kthyen në myslimanë rreth treqind mijë shqiptarë. Arsyet kryesore ishin: përbuzja, keqtrajtimi, diskriminimi, sistemi i rëndë fiskal, si edhe dëshira për të patur përfitime. Por, nuk përjashtohen edhe arsye të tjera, personale apo kolektive, si edhe karakteri dhe psikologjia e shqiptarëve. Një shkak tjetër i rëndësishëm ka qenë edhe shkatërrimi i madh i kulturës së krishterë që u bë gjatë luftrave shqiptaro-turke në shekujt XV-XVI, në të cilat u shkatërruan kisha e manastire, biblioteka dhe kronika, që do të ishin mjaft të vlefshme, jo vetëm për studimet e sotme historike, por edhe për ruajtjen e ndërgjegjes historike të shqiptarëve. Vendi mbeti thuajse pa klerikë dhe ata që mbetën, shpesh ishin të pakualifikuar. Një pjesë e popullsisë kthehej vetëm për shkak të disa grindjeve me klerin. Kthimi i ortodoksëve në islamizëm mori përmasa të mëdha në shekullin XVIII.

    Në shekullin e 19-të ne kemi zgjim të nacionalizmit në Ballkan, frymëzuar nga idetë e Revolucionit francez. Në fillim këto ide të reja, duke zgjuar një ndërgjegje kombëtare, ndihmuan në luftën e popujve ortodoksë të Ballkanit për tu çliruar nga pushtimi turk dhe Kisha, duke përkrahur popullin e saj në këtë luftë, filloi të merrte tepër e më tepër një karakter etnik. Besimi dhe kombi u lidhën ngushtë dhe filluan të mos dalloheshin nga njëri-tjetri, duke krijuar një konfuzion të kategorive. Dhe ky konfuzion pati koston e tij, sepse më vonë, nacionalizmi, që në fillim ishte dukur si një forcë çlirimtare dhe i ndihmoi këta popuj në çlirimin e tyre kombëtar, u bë një faktor ndarje dhe urrejtje, duke u kthyer kështu në një konflikt etnik të pandërprerë.

    Edhe popullsia ortodokse shqiptare, e cila nuk ishte shumicë, pati një ndërgjegjësim kombëtar dhe rilindësit ortodoksë u përfshinë për ta përhapur këtë ndërgjegjësim. Ata u përpoqën të përgatisnin literaturën për shkollat shqipe dhe literaturën fetare, ku vendin kryesor do e kishte Dhiata e Re. Përpjekja e tyre e madhe dha fryte, Të cilat i gëzojmë edhe sot.

    Ju jeni një njohës i thellë i historisë së krishterimit tek ne. Na thuaj pak mbi historinë e kishave më të vjetra ortodokse në Shqipëri. Cilat janë ato dhe cilës periudhë i përkasin?

    Imzot Joani: Tashmë dihet se krishtërimi u përhap në hapësirat ku jetonin shqiptarët qysh në shekullin e parë. Kemi dëshmi të shumta, të cilat e vërtetojnë këtë, si p.sh., peshkopi i parë i Durrësit ishte Shën Qesari, një nga 70 nxënësit e Krishtit; peshkopi që e pasoi, shën Asti, u martirizua në vitin 98 etj. Varret e vjetra të zbuluara jashtë mureve të Butrintit (shek II) tregojnë praninë e një komuniteti të hershëm të krishterë.

    Gjithashtu, bazilikat e vjetra, sot të rrënuara, i kemi kudo në vendin tonë: në Durrës, Elbasan, Ballsh, Korçë, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Butrint, Vlorë etj. Rreth 30 bazilika janë zbuluar në hapësirën gjeografike të banuara me shqiptarë. Cilësia e tyre dhe përmasat e mëdha tregojnë se në shek 5-të dhe 6-të arkitektura kishtare ishte shumë e zhvilluar.

    Po ashtu, Kishat e vjetra ortodokse, shtrihen pothuajse në tërë territorin e Shqipërisë. Po përmend dy nga kishat e vjetra, por numri është shumë herë më i madh. Kisha e Labovës së Kryqit, siç shihet sot, është kryesisht ndërtim i shekullit të 13-të gjatë kohës së Despotatit të Epirit, megjithëse një themel fillestar mund të shkojë thellë në kohën e Perandorit Justinian në vitet 527-565. Kisha e Ristozit, në rrëzë të malit të Moravës, në juglindje të Korçës mendohet të jetë ndërtuar në vitin 896 nga Shën Klementi dhe rindërtuar në gjysmën e dytë të shekullit 14-të.  Pushtimet e shumta sollën shkatërrime të mëdha dhe shumë kisha të datuara në kohë të ndryshme janë ndërtuar mbi themelet e një kishe akoma më të vjetër.

    Kur ndodhi Ndarja e Madhe mes Kishave të Romës dhe Kostandinopojës? Si u nda territori shqiptar? A ka një vijë të qartë mes gjeografisë së katolikëve dhe ortodoksëve në Shqipëri?

    Imzot Joani:Zakonisht përmendet viti 1054 si ndarja e madhe, por konfliktet kishin filluar më parë dhe debatet vazhduan edhe më pas. Ndarja ishte një proces që vazhdoi në disa shekuj. Arsyet ishin teologjike, eklesiologjike, kulturore dhe politike. Theodosi (347-395), ishte perandori i fundit që sundoi perandorinë romake të lindjes dhe perëndimit. Ndarja që iu bë perandorisë në lindje dhe perëndim dhe e ashtuquajtura linja e Theodosit, ngaqë u nda në kohën e tij, përkoi në kufirin që ndante perandorinë nga ana kulturore dhe gjuhësore: latinishtja në perëndim dhe greqishtja në lindje. Territori ku banojnë sot shqiptarët ishte në perandorinë e lindjes.

    Nuk ka një vijë të qartë mes gjeografisë së katolikëve dhe ortodoksëve në Shqipëri, por mund të themi se ortodoksët janë më shumë në jug dhe katolikët më shumë në veri

     

    EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

    Kisha e Labovës së Kryqit me një themel fillestar në kohën e Perandorit Justinian në vitet 527-565.

    Pse Shqipëria pati në Mesjetë shkrimtarë dhe dijetarë katolikë, por nuk njohim të tillë ortodoksë? A ka pasur dhe janë identifikuar me grekë?

    Imzot Joani: Pa dyshim që ka patur, por, meqenëse gjuha që përdorej në atë kohë në liturgji dhe në shkrimet teologjike, ishte greqishtja, është vështirë që autorët të identifikohen nga ana etnike. Por, gjuha shqipe në Kishën Orthodhokse, në periudhën para turke, duhet të jetë përdorur edhe më shumë se sa mendohet. Këtë konkluzion e nxjerrim nga disa dëshmi mbi arbëreshët e Italisë, të cilët siç dihet vinin nga besimi orthodhoks dhe në fillimet e tyre vareshin nga Patriarkana e Ohrit, nga ku vareshin edhe orthodhoksët e Shqipërisë, dhe pajiseshin me priftërinj nga kjo Patriarkanë. Marafioti, 1601, tregon se ata kishin sjellë me vete një traditë të përdorimit të shqipes në shërbesat fetare, dhe kjo traditë të paktën duhet të kishte qenë e shek. XIV-XV. Ndonëse autori nuk përmend libra, me të drejtë mund të besohet se ata duhet të kishin patur në përdorim libra në gjuhën shqipe. Dokumenti më i vjetër që kemi në këtë drejtim, gjendet brenda një Kodiku greqisht në biblotekën Ambroziane të Milanos. Eshtë një fletë me format 15 X 13.5 cm, brenda Kodikut me format 23.3 X 15.3. Në atë është një pjesë (perikope) nga Ungjilli i Matheut (27:62-66 – pjesë që këndohet të Premten e Madhe), Himni i Pashkës dhe urimi Për shumë vjet o Kryezot. Mendohet të jetë i shekullit XIV, datë të cilën ka edhe kodiku.

    Në Jug të Shqipërisë ka shumë toponime dhe emra njerëzish që tingëllojnë si veriore dhe i identifikojnë me katolikët. A është e vërtetë? Gjeni të tilla në Labëri, Zagori, Frashër, etj.?

    Imzot Joani: Është e vërtetë që sot mund të tingëllojnë si katolikë, por këto emra janë në fakt varianti shqiptar i emrave të krishterë, përdorur si në veri ashtu edhe në jug. P.Sh. emri i kishave kushtuar Shën Gjergjit ka mbetur Shën Gjergj, ndërsa emrat e njerëzve në jugun ortodoks, nën influencën e greqishtes, ishin në shumicë Jorgo. Po ashtu, kishat quhen Shën Pjetri, Shën Mëhilli etj, por emrat janë Petro, Mihal etj.

    EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

    Si është sot Bota Ortodokse përtej Shqipërisë? A mund të na jepni një panoramë të gjeografisë së Ortodoksisë në botë?

    Imzot Joani: Bota ortodokse shtrihet kryesisht në Europën Lindore dhe në Ballkan, por ka gjithashtu një prani të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, ku janë patriarkanat e vjetra. Gjithashtu, si pasojë e emgracioneve të mëdha, sot kemi një prani të madhe në të gjitha vendet e Europës perëndimore, në Amerikë, Australi etj. Popullsia ortodokse llogaritet në rreth 300 milionë.

    EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

    Kryepeshkopi Anastas, që ringriti Kishen Ortodkse të Shqiperisë

    Autoriteti i lartë i Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas, e ringjalli Kishën dhe e zhvilloi atë. A ka mundësi të reja financimi dhe a ka një strategji afatgjatë për këtë?

    Imzot Joani: Kryepeshkopi Anastas bëri disa hapa të rëndësishëm për të siguruar pavarësinë ekonomike të kishës ortodokse në Shqipëri. Me përpjekje të mëdha ndërtoi dy hidrocentrale, të cilët jo vetëm ndihmojnë Kishën, por edhe vendin, sepse janë një burim energjie të pastër. Ne do të përpiqemi, sipas mundësive tona, për të krijuar burime të reja financimi dhe për të ndërtuar një strategji afatgjatë.

    Gjithashtu, një pjesë e rëndësishme janë edhe donacionet e besimtarë, që vitet e fundit kanë filluar të rriten.

    Cilat janë raportet tuaja me shtetin shqiptar? Çfarë problemesh të pazgjidhura keni me pronat? Cila është pesha e financimit të qeverisë në Kishën Ortodokse?

    Imzot Joani: Raportet e Kishës me shtetin janë pak a shumë si të gjitha raportet ndërmjet komunitetteve fetare dhe shtetit. Kemi një marrëveshje me shtetin, e cila është ratifikuar në parlament, por që nuk është zbatuar akoma në tërësinë e saj. Problemi me pronat është i një rëndësie të veçantë dhe duhej të kishte më tepër vullnet politik për zgjidhjen. Ato u sekuestruan me një dekret dhe mund të ishin kthyer, nëse egzistonte vullneti, me anë të një dekreti tjetër. Kështu nuk do të vazhdonim me gjyqe që zgjasin pafundësisht. Pronat janë të rëndësishme për komunitetet fetare, për të qenë të pavarura dhe mendoj se është një çështje që ka bëjë me sigurinë kombëtare, sepse nëse nuk do të jenë të pavarura ekonomikisht, do të ketë gjithmonë ndërhyrje nga grupime të tjera, të cilat nuk do të jenë gjithmonë dashamirëse ndaj vendit tonë.

    EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

    Cilat janë raportet tuaja me besimet e tjera fetare në Shqipëri? A është harmonia fetare në Shqipëri e rrezikuar?

    Imzot Joani: Kur flitet për fenë në Shqipërinë gjithmonë përmendet bashkëjetesa fetare, e cila është një thesar i madh i vendit tonë. Por si çdo gjë, ashtu edhe bashkëjetesa, nuk është statike. Asgjë në këtë botë nuk është e imunizuar nga ndryshimet, lëvizjet, rritjet dhe humbjet. Brezat e mëparshëm hodhën themelet dhe e zhvilluan këtë traditë. Është detyra e jonë sot dhe atyre që do të vijnë, që ta ruajmë dhe ta forcojmë vazhdimisht, sepse ashtu si çdo pasuri ajo duhet mbrojtur dhe zhvilluar më tej për të mirën e të gjithëve.

     

    EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

    Tani që jeni Kryepeshkopi më i ri i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, a keni filluar të mendoni se me çfarë do të identifikohet epoka juaj në krye të kësaj Kishe?

    Imzot Joani:Mendoj se duhet të përqendrohemi në disa drejtime: në ruajtjen e mësimeve të Zotit, të transmetuara nga apostuj deri në ditët tona, në unitetin e kishës, në forcimin e bashkëjetësës fetare, në përkujdesjen ndaj të gjithëve, sidomos ndaj atyre që janë të varfër, në nevojë, në sëmundje, në vetmi dhe të mënjanuar dhe në nxitjen e dialogut, si në atë pan-ortodoks, ashtu edhe në dialogun me të gjithë të tjerët. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të jetë miqësore dhe dëshiron të jetojë në paqe me të gjithë, duke ndjekur këshillën e Shën Pavlit: Nëse mundet, sa varet nga ju, të keni paqe me të gjithë njerëzit (Rom. 12:18).

    EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

    Duke ju falënderuar për intervistën, a mund të kemi një mesazh tuajin për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë një besimtar i devotshëm ortodoks?

    Imzot Joani: Me respekt dhe me vlerësim ndaj tyre, dëshiroj t’ju japë të rinjve një këshillë atërore: ta duan vendin e tyre dhe të mos e braktisin, sepse është e pamundur të duash Perëndinë dhe mos të duash vendin që të ka lindur dhe rritur dhe njerëzit që banojnë në të. Sakrificat për të tjerët mund të kenë një kosto, por mendoj se ato do të sjellim më shumë gëzim dhe do ta plotësojnë jetën e tyre, sepse një jetë pa gëzim është një jetë e gjymtuar./ TEMA

  • Belinda Balluku takime intensive në Lushnjë

    Belinda Balluku takime intensive në Lushnjë

    Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe drejtuese politike në qarkun Fier, vazhdon me intensitet takimet. Sonte ajo shkruan: “Me Altin dhe socialistët e Rajonit 1 në Lushnje . Ekip dinjitoz dhe profesionist, që përfaqëson të gjithë banorët e qarkut . Mbështetje maksimale dhe çdo ditë në terren për të takuar e biseduar me çdo qytetar”.

  • Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë: Mos e braktisni Shqipërinë, e pamundur të duash Perëndinë dhe jo vendin që të ka lindur

    Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë: Mos e braktisni Shqipërinë, e pamundur të duash Perëndinë dhe jo vendin që të ka lindur

    Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani jep intervistën e tij të parë. Është një bisedë e lirshme rreth besimit ortodoks, pagëzimit të tij të fshehtë gjatë komunizmit, ekzistencës së Kishës së fshehtë në atë periudhë, shkollimit të tij në SHBA nën kujdesin e At Liolinit, vlerësimeve të tij maksimale për Kryepeshkopin Anastas dhe rolin e tij të pazëvendësueshëm në ringjalljen e Kishës Ortodokse të Shqipërisë, vlerësimeve mbi Fan Nolin, kulturën e tij, dashurinë për Kishën Ortodokse dhe rolin e tij në historinë e Kishës, si dhe për çështje të debatueshme si Natyrës së Madhe dhe Vija e Teodosit në Shqipëri. Si asnjëherë më parë, lexuesi ka shansin të lexojë një intervistë tërësisht kulturore nga një Kryepeshkop i Shqipërisë, jeta e të cilit pasqyron historinë e krishterimit në Shqipëri dhe sfidat që ajo ka përballuar.
    Jeni lindur në një vend zyrtarisht ateist dhe në një shoqëri që e ndëshkonte lidhjen me fenë pas vitit 1967. Si ka qenë rinia juaj në ateizmin zyrtar të Shqipërisë dhe kush ka qenë pika e kthesës drejt të qenit një besimtar ortodoks? Si e keni njohur priftin Kozma Qirio dhe kur e keni marrë vendimin për t’u pagëzuar? Si e ka pritur familja juaj atëherë këtë vendim? I njoftuat ata?

    Imzot Joani: Rinia ime gjatë ateizmit ka qenë pak a shumë si e gjithë të rinjve në atë kohë. Ne u rritëm pa praninë e besimit institucional, por në shpirtin e çdo njeriu ndjehen dhe ndodhin gjëra të ndryshme, sepse ne nuk jemi kopje. Gjithsekush ka veçantinë e tij dhe rrugën e tij. Jeta jonë ka një vazhdimësi, ku e kaluara jonë ndikon në ngjarjet që na ndodhin tani, ose në të ardhmen. Takimi im i parë me besimin ndodhi në vitin 1974, kur isha në vitin e katërt të gjimnazit. Sapo kisha mësuar frëngjisht dhe më ra në dorë një libër – Dhiata e Re – në frëngjisht. Ai që ma dha nuk dinte se çfarë libri ishte. Kur e lexova, diçka ndryshoi thellësisht në shpirtin tim. Mënyra sesi ishte shkruar, fjalët e thjeshta të Zotit, por shumë të thella, më bindën për vërtetësinë e tij. Këto janë të vërteta psikologjike. Edhe kur dikush të tregon diçka, shpeshherë, mënyra si ta thotë të bind që është e vërtetë.
    Në atë kohë nuk praktikohej ndonjë besim, të paktën tek të rinjtë që unë njihja. Nuk ishte se unë praktikoja një besim dhe pastaj u ktheva. Kontakti im me Ungjillin ishte besimi im i parë. Atëherë vendosa të pagëzohem, gjë që realizua pak më vonë. Prindërve nuk u thashë, jo sepse ishin kundër, por nuk doja t’i trembja. Por nëna ime e kishte kuptuar. Atë Kozmain e kam njohur nëpërmjet disa motrave besimtare me banim në Korçë, të njohura si motrat Cico, të cilat i kemi njohur nga Theofan Popa. Së bashku me Petro Zhejin, që u bë nuni im, i kemi vizituar ato shpesh herë. Kemi vizituar gjithashtu edhe Atë Kozmain, i cili banonte në fshatin Bestrovë në Vlorë.
    Në vitet 1979-1990 keni punuar në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, në pavionin e rehabilitimit nëpërmjet terapisë okupacionale. Çfarë është kjo terapi dhe ka një lidhje lidhje mes këtij profesioni dhe përkushtimit tuaj ndaj fesë?
    Imzot Joani: Terapia okupacionale përdoret në aspekte të ndryshme, për të ndihmuar njerëzit që të kapërcejnë problemet fizike, emocionale, shoqërore dhe ata që përballen me probleme të shëndetit mendor. Këta të fundit, mund të gjenden në një situatë të pamundur të punojnë, ose të krijojnë lidhje sociale, duke shkëputur lidhjet me ambientet jashtë tyre. Reabilitimi i tyre nëpërmjet angazhimit kërkon një kohë të gjatë dhe durim, ku përfshihen punë të lehta dhe psikoterapi. Lidhja mes këtij profesioni dhe përkushtimit ndaj fesë është e dukshme. Sepse çfarë është feja, në kuptimin e krishterë? Është përpjekja për rehabilitimin e njeriut dhe restaurimi i lidhjes së këputur ndërmjet njeriut dhe Perëndisë. Etërit e Kishës e kanë parë gjithmonë Kishën si një spital për shërimin e njeriut dhe jo si një gjykatë për të dënuar të tjerët. Sepse Perëndia nuk e dërgoi të Birin në botë që të gjykojë botën, po që të shpëtojë bota me anë të tij – thuhet në Ungjill.
    Si është një ceremoni pagëzimi ilegale? Ku u zhvillua dhe çfarë i mungon nga një pagëzim legal që bëhet sot?
    Imzot Joani: Në kohë normale pagëzimi bëhet në kishë, ndërsa në kohë persekutimesh pagëzimi është bërë në fshehtësi. Nga ana kishtare nuk i mungon asgjë dhe është njësoj i vlefshëm, nëse është bërë nga një prift ose peshkop kanonik. Unë u pagëzova në bodrumin e shtëpisë së Atë Kozmait. Ishte ai, nuni dhe unë, ndërsa jashtë shtëpisë rrinte si roje djali i Atë Kozmait, Ilia, që sot është prift në Vlorë.
    Çfarë ishte Kisha e fshehtë ortodokse shqiptare? Kush qëndronte pas saj? Sa e rrezikuar ka qenë organizata politikisht?
    Imzot Joani:Termi Kishë e nëndheshme është një term i njohur, sidomos në vendet e Europës Lindore, që tregon veprimtarinë e fshehur fetare në kohën e perskutimeve. Në vendin tonë, ku persekutimi ishte jashtëzakonisht i egër nuk ishin grupe të organizuara, për shkak sepse pjesa më e madhe e hierakëve kishte ndërruar jetë dhe kishin mbetur pak priftërinj. Gjithsekush që ka jetuar në atë kohë e kupton sesa i madh ishte rreziku nëse dikush do të na denonconte. Kisha e nëndheshme, në të cilën isha përfshirë edhe unë, ishte një grup i vogël në Tiranë, në Korçë dhe në Vlorë. Pa dyshim që ka patur edhe në qytete e vende të tjera, por unë nuk i kam njohur, sepse gjithçka bëhej në fshehtësi të madhe.
    Cilët nga hierarkët e Kishës Ortodokse të Shqipërisë keni njohur që kanë mbijetuar pas ndalimit zyrtar të fesë?
    Imzot Joani: Nga hierarkët nuk kam njohur ndonjërin personalisht, ngaqë kishin ndërruar jetë. Por kam njohur vetëm disa priftërinj, ndërmjet tyre edhe Atë Kozmain.
    Si arritët të ikni në SHBA më 1990? Kush ju lidhi me shkollën ku studiuat dhe kush ju ndihmoi për të marrë vizë?
    Imzot Joani: Në vitin1990, pas hapjes së ambasadave, u lejua të mernim pasaportat dhe shkova në Itali, së bashku me Petro Zhejin dhe një kushëririn e tij. Atje u pranuam si refugjatë dhe morëm vizë në ambasadën amerikane. Në Amerikë na u dha Karta jeshile (Green Card). Atje kontaktova Atë Artur Liolinin, i cili më ndihmoi që Kryepeshkopata shqiptare e Amerikës të më jipte një bursë studimi, nga një fondacion i krijuar në kujtim të Imzot Theofan Nolit. Në Amerikë, për kishat ortodokse, janë dy shkolla të rëndësishme teologjike: Holy Cross Greek Orthodox School of Theology (Shkolla Teologjike Ortodokse Greke e Kryqit të Nderuar) në Boston, nën juridiksionin e Patriarkanës Ekumenike dhe Saint Vladimir’s Orthodox Theological Seminary (Seminari Teologjik Ortodoks i Shën Vladimirit) në Neë York, nën juridiksionin e OCA (Kisha Ortodokse e Amerikës). Meqenëse Kryepeshkopata Shqiptare e Amerikës e ka qendrën në Boston, studjova në atë qytet
    Keni bërë disa cikle studimesh teologjike në Boston. Mund të na i përmbledhësh ato?
    Imzot Joani: Në Boston, u diplomova me “High Distinction” në MTS (Master i Studimeve Teologjike) në vitin 1993. Në 1995 shkova përsëri për të ndjekur studime të mëtejshme në Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston. Në vitin 1997 u diplomova me “High Distinction” në MT (Master i Teologjisë, një master i avancuar, ekuivalent me kandidat i shkencave) po në Holy Cross, Boston.
    Cili ishte kontakti juaj i parë me Kryepeshkopin Anastas? Sa i qartë keni qenë për personalitetin e tij të lartë para se ta njihnit? Sa ju ka motivuar në jetën tuaj njohja me të? A është ai njeriu që i dedikoni karrierën në hierarkinë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë?
    Imzot Joani: Kontakti im i parë me Kryepeshkopin Anastas ishte në vitin 1992. Njëri nga profesorët e mi, Mitropoliti Dhimitër, më vonë Kryepeshkopi Dhimitër, meqenëse ishte një mik i ngushtë me Kryepeshkopin Anastas, qysh nga rinia e hershme, më tregoi rreth veprimtarisë së atij në Greqi dhe si misionar në Afrikë. Nëpërmjet tij u lidha me Kryepeshkopin, të cilit i thashë që kur të mbaroj studimet do të kthehem në Shqipëri. Ai u gëzua dhe më përgëzoi. Në atë kohë gjendja në Shqipëri ishte e vështirë, por unë mendova se në Amerikë një prift më shumë apo më pak do të ishte njësoj, ndërsa në Shqipëri ishte një nevojë e madhe për klerikë. Për më tepër ishte vendi im ku kam lindur dhe ku jam rritur dhe ndjeja një detyrim. Këto ishin arsyet përse u ktheva.
    Mendoj se shembulli i tij ka qenë i rëndësishëm për të gjithë klerikët e kishës sonë, përfshirë edhe mua. Dashuria e tij për Kishën dhe për të gjithë njerëzit, urtësia dhe përkujdesja për grigjën që i kishte besuar Perëndia, durimi dhe vendosmëria për të realizuar objektivat që i kishte vënë vetes për rindërtimin nga gërmadhat të kishës sonë, ishin gjithmonë një shembujt i gjallë, me shumë fuqi, për të frymëzuar të tjerët. U dorëzova nga ai si dhjak, prift dhe peshkop.
    Ju keni filluar karrierën si pedagog në Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ku janë sot studentët tuaj? Sa është përqindja e atyre që nuk e kanë braktisur përkushtimin ndaj Kishës?
    Imzot Joani: Kur u ktheva në Shqipëri fillova të punoja si pedagog në Seminarin Teologjik të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Vitet që kam kaluar, si laik dhe më vonë si klerik, në seminarin ortodoks, që më vonë u ngrit në gradën e Akademisë Teologjike, janë vite të paharruara për mua. I kam dhënë mësim të gjithë brezave të parë të studentëve, shumica e të cilëve tashmë janë klerikë dhe tre prej tyre janë Mitropolitë – Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, ai i Elbasanit dhe ai i Beratit.
    Shumë primat ortodoksë vijnë nga shkollat e Athinës, Kostandinopojës dhe Moskës. Ju vini nga studime të thella në Boston. A është më liberale shkolla amerikane dhe a ka ndonjë peshë në formimin ortodoks diferenca mes formimit kulturor në këto shkolla?
    Nga përvoja ime mund të them se, ndonëse studentët nga shkolla amerikane janë më mendjehapur, përsëri nuk janë liberalë. Megjithë ndryshimet kulturore, në formimin ortodoks nuk ka ndryshime. Në shkollat e larta ortodokse në Amerikë ka një seriozitet të madh në studimet dhe një kërkesë dhe pritshmëri ndaj studentëve. Ato janë shkolla të akredituara sipas standarteve të universiteteve amerikane dhe botojnë libra të rëndësishëm teologjikë më shumë se çdo kishë tjetër.
    Ka një debat të madh mbi Kryepeshkopin e parë, Fan Noli, dhe kufirin e paqartë të tij mes politikanit dhe kryepeshkopit. A keni një mendim tuajin?
    Imzot Joani: Imzot Theofan Noli ka qenë figurë poliedrike. Ai ishte pajisur nga Perëndia me talente të jashtëzakonshme. Ishte poet, përkthyes i pashoq, zotërues i shumë gjuhëve, ekspert i mirë i muzikës, në vecanti të asaj fetare, diplomat i shquar, politikan dhe mbi të gjitha njeri i kishës. Ai dha një kontribut të paçmuar për ndërgjegjësimin kombëtar dhe përgatitjen e autoqefalisë, si edhe të teksteve kishtare.
    Kur isha student në Boston, së bashku me Atë Artur Liolinin, punuan për disa kohë në organizimin e Bibliotekës së Fan Nolit. Aty hasëm edhe në disa tekste të shkruara nga ai, që tregojnë qartë se për atë kisha ishte më rëndësishmja. Ai ka shkruar: “Nga të gjitha veprimtaritë e mia, dashuria ime e parë është kisha”. Ndërsa përkthimin dhe hartimin e Kremtores – një libër shërbese që përmban psalmet, odet dhe tropare të vitit liturgjik ortodoks – e ka quajtur “kënaqësinë e tij më të madhe” dhe “veprën, në të cilën janë përqëndruar përpjekjet e tij më të mëdha shpirtërore, letrare, muzikore dhe intelektuale”. Atë Arturi më ka treguar se Imzot Theofani shpesh thoshte: “Nëse në jetën politike kryevepra ime ka qenë pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në fushën e letrave kryevepra ime është Kremtorja”. Këto fjalë të tijat e tregojnë qartë kufirin ndërmjet politikanit dhe kryepeshkopit.
    Ortodoksia dhe patriotizmi shqiptar kanë qenë bashkëudhëtarë në formimin e shtetit shqiptar. Shumica e rilindasve tanë ishin ortodoksë. Hirësia e tij Anastas më pati thënë se një nga shkaqet e konvertimit të madh të shqiptarëve të jugut në bektashinj ka qenë mungesa e një Dhiate në gjuhën shqipe, që shkaktonte dhe mungesë të kulturës fetare tek ata. Sa ju duket e besueshme kjo?
    Imzot Joani: Pa dyshim që mungesa e një literature në gjuhën shqipe ishte një nga faktorët kryesorë në konvertimin masiv të shqiptarëve. Por, mendoj, se shekulli 19-të ishte tashmë shumë vonë, duhet të ishin bërë disa shekuj më parë. Deri në fillim të shekullit XVII-të popullsia e krishterë ishte dominuese. Kthimi masiv ndodhi nga fundi i shekulllit 17-të deri në fundit e shek 18-të. Mendohet se në këtë shekull u kthyen në myslimanë rreth treqind mijë shqiptarë. Arsyet kryesore ishin: përbuzja, keqtrajtimi, diskriminimi, sistemi i rëndë fiskal, si edhe dëshira për të patur përfitime. Por, nuk përjashtohen edhe arsye të tjera, personale apo kolektive, si edhe karakteri dhe psikologjia e shqiptarëve. Një shkak tjetër i rëndësishëm ka qenë edhe shkatërrimi i madh i kulturës së krishterë që u bë gjatë luftrave shqiptaro-turke në shekujt XV-XVI, në të cilat u shkatërruan kisha e manastire, biblioteka dhe kronika, që do të ishin mjaft të vlefshme, jo vetëm për studimet e sotme historike, por edhe për ruajtjen e ndërgjegjes historike të shqiptarëve. Vendi mbeti thuajse pa klerikë dhe ata që mbetën, shpesh ishin të pakualifikuar. Një pjesë e popullsisë kthehej vetëm për shkak të disa grindjeve me klerin. Kthimi i ortodoksëve në islamizëm mori përmasa të mëdha në shekullin XVIII.
    Në shekullin e 19-të ne kemi zgjim të nacionalizmit në Ballkan, frymëzuar nga idetë e Revolucionit francez. Në fillim këto ide të reja, duke zgjuar një ndërgjegje kombëtare, ndihmuan në luftën e popujve ortodoksë të Ballkanit për tu çliruar nga pushtimi turk dhe Kisha, duke përkrahur popullin e saj në këtë luftë, filloi të merrte tepër e më tepër një karakter etnik. Besimi dhe kombi u lidhën ngushtë dhe filluan të mos dalloheshin nga njëri-tjetri, duke krijuar një konfuzion të kategorive. Dhe ky konfuzion pati koston e tij, sepse më vonë, nacionalizmi, që në fillim ishte dukur si një forcë çlirimtare dhe i ndihmoi këta popuj në çlirimin e tyre kombëtar, u bë një faktor ndarje dhe urrejtje, duke u kthyer kështu në një konflikt etnik të pandërprerë.
    Edhe popullsia ortodokse shqiptare, e cila nuk ishte shumicë, pati një ndërgjegjësim kombëtar dhe rilindësit ortodoksë u përfshinë për ta përhapur këtë ndërgjegjësim. Ata u përpoqën të përgatisnin literaturën për shkollat shqipe dhe literaturën fetare, ku vendin kryesor do e kishte Dhiata e Re. Përpjekja e tyre e madhe dha fryte, Të cilat i gëzojmë edhe sot.
    Ju jeni një njohës i thellë i historisë së krishterimit tek ne. Na thuaj pak mbi historinë e kishave më të vjetra ortodokse në Shqipëri. Cilat janë ato dhe cilës periudhë i përkasin?
    Imzot Joani: Tashmë dihet se krishtërimi u përhap në hapësirat ku jetonin shqiptarët qysh në shekullin e parë. Kemi dëshmi të shumta, të cilat e vërtetojnë këtë, si p.sh., peshkopi i parë i Durrësit ishte Shën Qesari, një nga 70 nxënësit e Krishtit; peshkopi që e pasoi, shën Asti, u martirizua në vitin 98 etj. Varret e vjetra të zbuluara jashtë mureve të Butrintit (shek II) tregojnë praninë e një komuniteti të hershëm të krishterë.
    Gjithashtu, bazilikat e vjetra, sot të rrënuara, i kemi kudo në vendin tonë: në Durrës, Elbasan, Ballsh, Korçë, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Butrint, Vlorë etj. Rreth 30 bazilika janë zbuluar në hapësirën gjeografike të banuara me shqiptarë. Cilësia e tyre dhe përmasat e mëdha tregojnë se në shek 5-të dhe 6-të arkitektura kishtare ishte shumë e zhvilluar.
    Po ashtu, Kishat e vjetra ortodokse, shtrihen pothuajse në tërë territorin e Shqipërisë. Po përmend dy nga kishat e vjetra, por numri është shumë herë më i madh. Kisha e Labovës së Kryqit, siç shihet sot, është kryesisht ndërtim i shekullit të 13-të gjatë kohës së Despotatit të Epirit, megjithëse një themel fillestar mund të shkojë thellë në kohën e Perandorit Justinian në vitet 527-565. Kisha e Ristozit, në rrëzë të malit të Moravës, në juglindje të Korçës mendohet të jetë ndërtuar në vitin 896 nga Shën Klementi dhe rindërtuar në gjysmën e dytë të shekullit 14-të. Pushtimet e shumta sollën shkatërrime të mëdha dhe shumë kisha të datuara në kohë të ndryshme janë ndërtuar mbi themelet e një kishe akoma më të vjetër.
    Kur ndodhi Ndarja e Madhe mes Kishave të Romës dhe Kostandinopojës? Si u nda territori shqiptar? A ka një vijë të qartë mes gjeografisë së katolikëve dhe ortodoksëve në Shqipëri?
    Imzot Joani: Zakonisht përmendet viti 1054 si ndarja e madhe, por konfliktet kishin filluar më parë dhe debatet vazhduan edhe më pas. Ndarja ishte një proces që vazhdoi në disa shekuj. Arsyet ishin teologjike, eklesiologjike, kulturore dhe politike. Theodosi (347-395), ishte perandori i fundit që sundoi perandorinë romake të lindjes dhe perëndimit. Ndarja që iu bë perandorisë në lindje dhe perëndim dhe e ashtuquajtura linja e Theodosit, ngaqë u nda në kohën e tij, përkoi në kufirin që ndante perandorinë nga ana kulturore dhe gjuhësore: latinishtja në perëndim dhe greqishtja në lindje. Territori ku banojnë sot shqiptarët ishte në perandorinë e lindjes. Nuk ka një vijë të qartë mes gjeografisë së katolikëve dhe ortodoksëve në Shqipëri, por mund të themi se ortodoksët janë më shumë në jug dhe katolikët më shumë në veri
    Pse Shqipëria pati në Mesjetë shkrimtarë dhe dijetarë katolikë, por nuk njohim të tillë ortodoksë? A ka pasur dhe janë identifikuar me grekë?
    Imzot Joani: Pa dyshim që ka patur, por, meqenëse gjuha që përdorej në atë kohë në liturgji dhe në shkrimet teologjike, ishte greqishtja, është vështirë që autorët të identifikohen nga ana etnike. Por, gjuha shqipe në Kishën Orthodhokse, në periudhën para turke, duhet të jetë përdorur edhe më shumë se sa mendohet. Këtë konkluzion e nxjerrim nga disa dëshmi mbi arbëreshët e Italisë, të cilët siç dihet vinin nga besimi orthodhoks dhe në fillimet e tyre vareshin nga Patriarkana e Ohrit, nga ku vareshin edhe orthodhoksët e Shqipërisë, dhe pajiseshin me priftërinj nga kjo Patriarkanë. Marafioti, 1601, tregon se ata kishin sjellë me vete një traditë të përdorimit të shqipes në shërbesat fetare, dhe kjo traditë të paktën duhet të kishte qenë e shek. XIV-XV. Ndonëse autori nuk përmend libra, me të drejtë mund të besohet se ata duhet të kishin patur në përdorim libra në gjuhën shqipe. Dokumenti më i vjetër që kemi në këtë drejtim, gjendet brenda një Kodiku greqisht në biblotekën Ambroziane të Milanos. Eshtë një fletë me format 15 X 13.5 cm, brenda Kodikut me format 23.3 X 15.3. Në atë është një pjesë (perikope) nga Ungjilli i Matheut (27:62-66 – pjesë që këndohet të Premten e Madhe), Himni i Pashkës dhe urimi Për shumë vjet o Kryezot. Mendohet të jetë i shekullit XIV, datë të cilën ka edhe kodiku.
    Në Jug të Shqipërisë ka shumë toponime dhe emra njerëzish që tingëllojnë si veriore dhe i identifikojnë me katolikët. A është e vërtetë? Gjeni të tilla në Labëri, Zagori, Frashër, etj.?
    Imzot Joani: Është e vërtetë që sot mund të tingëllojnë si katolikë, por këto emra janë në fakt varianti shqiptar i emrave të krishterë, përdorur si në veri ashtu edhe në jug. P.Sh. emri i kishave kushtuar Shën Gjergjit ka mbetur Shën Gjergj, ndërsa emrat e njerëzve në jugun ortodoks, nën influencën e greqishtes, ishin në shumicë Jorgo. Po ashtu, kishat quhen Shën Pjetri, Shën Mëhilli etj, por emrat janë Petro, Mihal etj.
    Si është sot Bota Ortodokse përtej Shqipërisë? A mund të na jepni një panoramë të gjeografisë së Ortodoksisë në botë?
    Imzot Joani: Bota ortodokse shtrihet kryesisht në Europën Lindore dhe në Ballkan, por ka gjithashtu një prani të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, ku janë patriarkanat e vjetra. Gjithashtu, si pasojë e emgracioneve të mëdha, sot kemi një prani të madhe në të gjitha vendet e Europës perëndimore, në Amerikë, Australi etj. Popullsia ortodokse llogaritet në rreth 300 milionë.
    Autoriteti i lartë i Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas, e ringjalli Kishën dhe e zhvilloi atë. A ka mundësi të reja financimi dhe a ka një strategji afatgjatë për këtë?
    Imzot Joani: Kryepeshkopi Anastas bëri disa hapa të rëndësishëm për të siguruar pavarësinë ekonomike të kishës ortodokse në Shqipëri. Me përpjekje të mëdha ndërtoi dy hidrocentrale, të cilët jo vetëm ndihmojnë Kishën, por edhe vendin, sepse janë një burim energjie të pastër. Ne do të përpiqemi, sipas mundësive tona, për të krijuar burime të reja financimi dhe për të ndërtuar një strategji afatgjatë. Gjithashtu, një pjesë e rëndësishme janë edhe donacionet e besimtarë, që vitet e fundit kanë filluar të rriten.
    Cilat janë raportet tuaja me shtetin shqiptar? Çfarë problemesh të pazgjidhura keni me pronat? Cila është pesha e financimit të qeverisë në Kishën Ortodokse?
    Imzot Joani: Raportet e Kishës me shtetin janë pak a shumë si të gjitha raportet ndërmjet komunitetteve fetare dhe shtetit. Kemi një marrëveshje me shtetin, e cila është ratifikuar në parlament, por që nuk është zbatuar akoma në tërësinë e saj. Problemi me pronat është i një rëndësie të veçantë dhe duhej të kishte më tepër vullnet politik për zgjidhjen. Ato u sekuestruan me një dekret dhe mund të ishin kthyer, nëse egzistonte vullneti, me anë të një dekreti tjetër. Kështu nuk do të vazhdonim me gjyqe që zgjasin pafundësisht. Pronat janë të rëndësishme për komunitetet fetare, për të qenë të pavarura dhe mendoj se është një çështje që ka bëjë me sigurinë kombëtare, sepse nëse nuk do të jenë të pavarura ekonomikisht, do të ketë gjithmonë ndërhyrje nga grupime të tjera, të cilat nuk do të jenë gjithmonë dashamirëse ndaj vendit tonë.
    Cilat janë raportet tuaja me besimet e tjera fetare në Shqipëri? A është harmonia fetare në Shqipëri e rrezikuar?
    Imzot Joani: Kur flitet për fenë në Shqipërinë gjithmonë përmendet bashkëjetesa fetare, e cila është një thesar i madh i vendit tonë. Por si çdo gjë, ashtu edhe bashkëjetesa, nuk është statike. Asgjë në këtë botë nuk është e imunizuar nga ndryshimet, lëvizjet, rritjet dhe humbjet. Brezat e mëparshëm hodhën themelet dhe e zhvilluan këtë traditë. Është detyra e jonë sot dhe atyre që do të vijnë, që ta ruajmë dhe ta forcojmë vazhdimisht, sepse ashtu si çdo pasuri ajo duhet mbrojtur dhe zhvilluar më tej për të mirën e të gjithëve.
    Tani që jeni Kryepeshkopi më i ri i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, a keni filluar të mendoni se me çfarë do të identifikohet epoka juaj në krye të kësaj Kishe?
    Imzot Joani: Mendoj se duhet të përqendrohemi në disa drejtime: në ruajtjen e mësimeve të Zotit, të transmetuara nga apostuj deri në ditët tona, në unitetin e kishës, në forcimin e bashkëjetësës fetare, në përkujdesjen ndaj të gjithëve, sidomos ndaj atyre që janë të varfër, në nevojë, në sëmundje, në vetmi dhe të mënjanuar dhe në nxitjen e dialogut, si në atë pan-ortodoks, ashtu edhe në dialogun me të gjithë të tjerët. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të jetë miqësore dhe dëshiron të jetojë në paqe me të gjithë, duke ndjekur këshillën e Shën Pavlit: Nëse mundet, sa varet nga ju, të keni paqe me të gjithë njerëzit (Rom. 12:18).
    Duke ju falënderuar për intervistën, a mund të kemi një mesazh tuajin për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë një besimtar i devotshëm ortodoks?
    Imzot Joani: Me respekt dhe me vlerësim ndaj tyre, dëshiroj t’ju japë të rinjve një këshillë atërore: ta duan vendin e tyre dhe të mos e braktisin, sepse është e pamundur të duash Perëndinë dhe mos të duash vendin që të ka lindur dhe rritur dhe njerëzit që banojnë në të. Sakrificat për të tjerët mund të kenë një kosto, por mendoj se ato do të sjellim më shumë gëzim dhe do ta plotësojnë jetën e tyre, sepse një jetë pa gëzim është një jetë e gjymtuar./Tema/