Tag: fidanë

  • Shkodra kultivon 87% të totalit të kanabisit të zbuluar në gjithë vendin, Korça vetëm 4 fidanë

    Shkodra kultivon 87% të totalit të kanabisit të zbuluar në gjithë vendin, Korça vetëm 4 fidanë

    Një shtëpi bari, zbuluar të dielën e 2 nëntorit në Malësinë e Madhe në Shkodër, është një nga operacionet e fundit të policisë përgjatë vitit 2025 në betejën e gjatë kundër kultivimit të kanabis sativa.

    Shtëpitë e barit, me përhapje gjithnjë e më të madhe, vitet e fundit, ku kanabisi kultivohet nën dritat e neoneve, janë sfida më e madhe e policisë për t’i gjurmuar. Brenda saj u gjetën të paktën 1110 bimë kanabisi, që po rriteshin mes llambash.
    Përgjatë këtij viti, shifrat zyrtare të siguruara nga Report TV deri në ditët e para të Nëntorit, dëshmojnë sërish një përhapje të gjerë të fenomenit, ndonëse më i reduktuar. Në total, në 12 qarqe, Policia e Shtetit ndihmuar sërish nga Guardia Di Finanza italiane, gjeti dhe asgjësoi 213,856 bimë dhe fidanë kanabis. Krahasuar me vitin 2024, shifrat janë më të ulëta, me 137,705 rrënjë e fidanë më pak.
    Prej disa vitesh qarku i Shkodrës konfirmohet në krye të listës, me mbi 87% të rasteve të zbuluar në këtë territor, dhe një total prej 186,460 bimësh dhe fidanësh të asgjësuar. I dyti në radhë është Fieri me 9,305 rrënjë kanabis, ndjekur nga Lezha, Tirana, Durrësi, Dibra dhe Vlora. I fundit në renditje, me numër shumë të ulët rrënjësh kanabisi të asgjësuara është qarku i Korçës, me vetëm 4 bimë kanabis të zbuluara.
    Të paktën 182 persona u identifikuan si të përfshirë direkt në kultivimin e bimëve narkotike. Shumica e tyre, 141 persona, u arrestuan. Të tjerët, një pjesë janë në hetim e disa të shpallur në kërkim.
    Krahasuar më vitin e shkuar ka më pak persona të implikuar, por më shumë që kanë përfunduar në pranga.
    Gjatë operacionit të pak ditëve më parë në Malësinë e Madhe, përveç dy personave të dyshuar si autorë, në pranga përfunduan edhe 4 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre.
    Në total gjatë këtij viti, për të njëjtën akuzë apo dhe moskallëzim krimi, janë hetuar 160 zyrtarë, kryetar njësie administrative, kryetarë fshatrash, punonjës të OSHEE-së, inspektorë mjedisi dhe pyjesh. Prej tyre vetëm dy u arrestuan. Një vit më parë, nën hetim përfunduan 103 zyrtarë. /Report TV

  • Shkodra strehë e kanabisit, kultivon 87% të totalit të zbuluar në gjithë vendin

    Shkodra strehë e kanabisit, kultivon 87% të totalit të zbuluar në gjithë vendin

    Një shtëpi bari, zbuluar të dielën e 2 nëntorit në Malësinë e Madhe në Shkodër, është një nga operacionet e fundit të policisë përgjatë vitit 2025. Në 12 qarqe Policia e Shtetit ndihmuar sërish nga Guardia di Finanza italiane, gjeti dhe asgjësoi 213,856 bimë dhe fidanë kanabis. Krahasuar me vitin 2024, shifrat janë më të ulëta, me 137,705 rrënjë e fidanë më pak.
    KANABIS I ASGJËSUAR

    2025: 213,856 bimë dhe fidanë2024: 351,561 bimë dhe fidanë

    Prej disa vitesh qarku i Shkodrës konfirmohet në krye të listës, me mbi 87% të rasteve të zbuluar në këtë territor, dhe një total prej 186,460 bimësh dhe fidanësh të asgjësuar. I dyti në radhë është Fieri me 9,305 rrënjë kanabis, ndjekur nga Lezha, Tirana, Durrësi, Dibra dhe Vlora. I fundit në renditje, me numër shumë të ulët rrënjësh kanabisi të asgjësuara është qarku i Korçës, me vetëm 4 bimë kanabis të zbuluara.

    QARKU TOTALI BIMË & FIDANË
    Shkodër 186,460 bimë & fidanëFier 9,305 bimë & fidanëLezhë 8,123 bimë & fidanëTiranë 3,088 bimë & fidanëDurrës 1,931 bimë & fidanëDibër 1,800 bimë & fidanëVlorë 1,279 bimë & fidanëGjirokastër 736 bimë & fidanëKukës 642 bimë & fidanëElbasan 297 bimë & fidanëBerat 191 bimë & fidanëKorçë 4 bimë & fidanë
    Të paktën 182 persona u identifikuan si të përfshirë direkt në kultivimin e bimëve narkotike. Shumica e tyre, 141 persona, u arrestuan. Të tjerët, një pjesë janë në hetim e disa të shpallur në kërkim. Krahasuar më vitin e shkuar ka më pak persona të implikuar, por më shumë që kanë përfunduar në pranga.
    PËRFSHIRË NË KULTIVIM
    2025: 182 persona (141 të arrestuar)2024: 184 persona (128 të arrestuar)
    Gjatë operacionit të pak ditëve më parë në Malësinë e Madhe, përveç dy personave të dyshuar si autorë, në pranga përfunduan edhe 4 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre. Në total gjatë këtij viti, për të njëjtën akuzë apo dhe moskallëzim krimi, janë hetuar 160 zyrtarë, kryetar njësie administrative, kryetarë fshatrash, punonjës të OSHEE-së, inspektorë mjedisi dhe pyjesh. Prej tyre vetëm dy u arrestuan. Një vit më parë, nën hetim përfunduan 103 zyrtarë.
    ZYRTARË TË HETUAR
    2025: 160 zyrtarë2024: 103 zyrtarë

  • VIDEO + FOTO/ Oficerët e policisë zbulojnë një plantacion me 1,650 fidanë kanabisi në një zonë të Janinës

    VIDEO + FOTO/ Oficerët e policisë zbulojnë një plantacion me 1,650 fidanë kanabisi në një zonë të Janinës

    Një plantacion me 1,650 fidanë kanabisi është zbuluar në një zonë të Janinës.

    Fidanët, të lartë nga 1 deri në 3 metra, u gjetën dhe u konfiskuan gjatë një operacioni të autoriteteve greke, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

    Operacioni u zhvillua me pjesëmarrjen e Nëndrejtorisë së Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Janinës, si dhe me ndihmën e oficerëve të policisë EKAM dhe një njësie të Brigadës së Zjarrfikësve.

    Një ekip nga Zyra e Hetimeve Penale të Janinës u thirr në vendngjarje për dokumentimin e rastit dhe për marrjen e masave të nevojshme.

    Ndërkohë, Nëndrejtoria e Prokurorisë së Drogave ka nisur një hetim paraprak për të identifikuar pronarët e plantacionit dhe për të ndjekur çdo zhvillim tjetër lidhur me këtë rast.

    FOTO GALERI: 

  • Zbulohen tre plantacione me mbi 7600 bimë kanabisi në Shkodër, arrestohen dy persona (EMRAT)

    Zbulohen tre plantacione me mbi 7600 bimë kanabisi në Shkodër, arrestohen dy persona (EMRAT)

    Tre plantacione të mëdha me mbi 7600 bimë narkotike dhe fidanë, janë zbuluar nga policia në qarkun e Shkodrës.
    Policia bëri me dije se 2 persona janë arrestuar nga policia. Sipas ,bluve’ Angjelin Ripaj dhe Kujtim Ripaj, kishin kultivuar 7 parcela me 1299 bimë dhe 1000 fidanë. Këta shtetas u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
    Ndërsa në njësitë Gur i Zi dhe Postribë u asgjësuan 2713 bimë kanabis, ndërsa në Shllak u gjetën dhe u shkatërruan 2592 bimë të tjera.
    Gjithashtu nën akuzë u morën edhe 3 kryepleq fshatrash, ndërsa në një prej rasteve u zbulua edhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
    Policia vendore tha se aksionet u kryen në Malësinë e Madhe, Njësia Kastrat, në Postribë dhe në Shllak të Vaut të Dejës.
    “Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
    Në territorin e njësisë administrative Kelmend, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 1726 bimë dhe 1000 fidanë të dyshuar narkotikë, të llojit Cannabis Sativa. Gjithashtu, nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, u kapën në flagrancë në parcelë shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe K. R., 42 vjeç, banues në Njësinë Administrative Kastrat, të afërm me njëri-tjetrin. Ata u kapën në flagrancë pasi, në afërsi të banesave të tyre, kishin kultivuar 7 parcela me 1299 bimë dhe 1000 fidanë. Këta shtetas u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjithashtu, në afërsi të banesës së shtetasit K. R., u gjet një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
    Në territorin e njësive administrative Gur i Zi dhe Postribë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 2713 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Vilz, shtetasin F. L.; për kryetarin e fshatit Ura e Shtrenjtë, shtetasin R. M.; dhe për kryetarin e fshatit Domen, shtetasin R. B.
    Në territorin e njësisë administrative Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 2592 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër””, njoftoi policia.

  • VIDEO – Kapen mijëra rrënjë e fidanë kanabisi- arrestohen 2, policia e Shkodrës procedon penalisht 3 kryetarë fshatrash

    VIDEO – Kapen mijëra rrënjë e fidanë kanabisi- arrestohen 2, policia e Shkodrës procedon penalisht 3 kryetarë fshatrash

    Në territorin e njësisë administrative Kelmend, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 1726 bimë dhe 1000 fidanë të dyshuar narkotikë, të llojit Cannabis Sativa. Gjithashtu, nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, u kapën në flagrancë në parcelë shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe K. R., 42 vjeç, banues në Njësinë Administrative Kastrat, të afërm me njëri-tjetrin. Ata u kapën në flagrancë pasi, në afërsi të banesave të tyre, kishin kultivuar 7 parcela me 1299 bimë dhe 1000 fidanë. Këta shtetas u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

    Gjithashtu, në afërsi të banesës së shtetasit K. R., u gjet një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
    Në territorin e njësive administrative Gur i Zi dhe Postribë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 2713 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa.
    Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Vilz, shtetasin F. L.; për kryetarin e fshatit Ura e Shtrenjtë, shtetasin R. M.; dhe për kryetarin e fshatit Domen, shtetasin R. B.
    Në territorin e njësisë administrative Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 2592 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa.
    Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Shkodër-Malësi e Madhe, kultivuan në 7 parcela 1299 bimë dhe 1000 fidanë, dy në pranga, procedohen 3 kryetarë fshatrash

    Shkodër-Malësi e Madhe, kultivuan në 7 parcela 1299 bimë dhe 1000 fidanë, dy në pranga, procedohen 3 kryetarë fshatrash

    Dy shtetas janë vënë në pranga pasi u kapën në flagrancë, në parcelën ku kishin kultivuar 1299 bimë narkotike dhe 1000 fidanë, në fshatin Rogam.Gjithashtu, u proceduan penalisht, për shpërdorim të detyrës, 3 kryetarë fshatrash.
    Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

    Në territorin e njësisë administrative Kelmend, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 1726 bimë dhe 1000 fidanë të dyshuar narkotikë, të llojit Cannabis Sativa. Gjithashtu, nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, u kapën në flagrancë në parcelë shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe K. R., 42 vjeç, banues në Njësinë Administrative Kastrat, të afërm me njëri-tjetrin. Ata u kapën në flagrancë pasi, në afërsi të banesave të tyre, kishin kultivuar 7 parcela me 1299 bimë dhe 1000 fidanë. Këta shtetas u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
    Gjithashtu, në afërsi të banesës së shtetasit K. R., u gjet një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
    Në territorin e njësive administrative Gur i Zi dhe Postribë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 2713 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa.
    Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Vilz, shtetasin F. L.; për kryetarin e fshatit Ura e Shtrenjtë, shtetasin R. M.; dhe për kryetarin e fshatit Domen, shtetasin R. B.
    Në territorin e njësisë administrative Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 2592 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa.
    Policia thekson se, vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
    Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

  • Mbushën Shkodrën me serra kanabisi, 2 familjarët kapen teksa ruanin 7 parcela, në hetim 3 kryepleq

    Mbushën Shkodrën me serra kanabisi, 2 familjarët kapen teksa ruanin 7 parcela, në hetim 3 kryepleq

    PAMJE NGA SERA

    SHKODËR-Plantacione të mëdha kanabisi janë zbuluar gjatë një operacioni nga Policia e Shkodrës. Në total u zbuluan mbi 7600 bimë narkotike dhe fidanë, të cilat u asgjësuan.  Angjelin Ripaj dhe Kujtim Ripaj u arrestuan në flagrancë teksa po ruanin serrat me kanabis. Dy familjarët kishin kultivuar 7 parcela me 1299 bimë dhe 1000 fidanë në afërsi të banesave të tyre në Malësinë e madhe,në fshatin Rogam. 
    Gjithashtu, u proceduan penalisht, për shpërdorim të detyrës, 3 kryetarë fshatrash.
    Njoftimi i policisë:
    Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike
    U kapën në flagrancë, në parcelën ku kishin kultivuar 1299 bimë narkotike dhe 1000 fidanë, në fshatin Rogam, dhe u vunë në pranga 2 shtetas.
    Gjithashtu, u proceduan penalisht, për shpërdorim të detyrës, 3 kryetarë fshatrash. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
    Në territorin e njësisë administrative Kelmend, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 1726 bimë dhe 1000 fidanë të dyshuar narkotikë, të llojit Cannabis Sativa. Gjithashtu, nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, u kapën në flagrancë në parcelë shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe K. R., 42 vjeç, banues në Njësinë Administrative Kastrat, të afërm me njëri-tjetrin. Ata u kapën në flagrancë pasi, në afërsi të banesave të tyre, kishin kultivuar 7 parcela me 1299 bimë dhe 1000 fidanë. Këta shtetas u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
    Gjithashtu, në afërsi të banesës së shtetasit K. R., u gjet një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Në territorin e njësive administrative Gur i Zi dhe Postribë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 2713 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa.
    Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Vilz, shtetasin F. L.; për kryetarin e fshatit Ura e Shtrenjtë, shtetasin R. M.; dhe për kryetarin e fshatit Domen, shtetasin R. B. Në territorin e njësisë administrative Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 2592 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

  • Malësia e Shkodrës plot me kanabis, në katër muaj janë shkatërruar qindra mijëra rrënjë të bimës narkotike

    Malësia e Shkodrës plot me kanabis, në katër muaj janë shkatërruar qindra mijëra rrënjë të bimës narkotike

    Rrethi i Shkodrës vijon të jetë në krye të listës së zezë sa i takon parcelave të mbjella me kanabis. Edhe për vitin 2025 qarku i veriut kryeson listën e zonave të tjera për sa i takon zbulimit të parcelave me lëndë narkotike të evidentuara nga muaji prill deri më tani.

    Referuar shifrave policore mësohet se blutë në bashkëpunim me Guardi di Finanza kanë shkatërruar 267 raste të kultivimit të kanabisit. Falë këtyre operacioneve janë asgjësuar më shumë se 140 mijë bimë dhe fidanë kanabis.
    Nga ky numër, vetëm në qarkun e Shkodrës bëhet fjalë për 111 mijë fidanë, ndërsa 29 mijë të tjerë janë në zona të tjera si në Lezhë, Kurbin, Krujë apo në zonat malore të jugut.

    Referuar po të njëjtave burimeve 65 mijë fidanë janë zbuluar nga pala italiane, ndërsa pjesa më e madhe është evidentuar nga kontrollet e policisë në zonat që konsiderohen me njollë të kuqe përsa i takon kanabizimit, të ndihmuara edhe nga pajisjet teknologjike si dronët etj.
    Deri më tani kanë rezultuar 79 persona të implikuar ku 46 janë arrestuar, 8 janë shpallur në kërkim, ndërsa pjesa tjetër janë proceduar në gjëndje të lirë.
    Në mesin e personave të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale në shumë raste kanë qënë edhe zyrtarë vendorë si kryepleq, specialistë të pyjeve etj.
    /vizionplus.tv

  • Zbulohet plantacioni me 165 fidanë kanabisi pranë kanaleve të ujitjes në Selanik, në pranga shqiptari

    Zbulohet plantacioni me 165 fidanë kanabisi pranë kanaleve të ujitjes në Selanik, në pranga shqiptari

    Policia në një zonë rurale të Halkidonit, Selanik , zbuloi një plantacion me 165 fidanë kanabisi dhe arrestoi një 37-vjeçar shqiptar. Fidanët, 20 deri në 30 centimetra të lartë, ishin në fazë rritjeje dhe ishin mbjellë në një zonë të projektuar dhe të pastruar posaçërisht, pranë kanaleve të ujitjes.
    37-vjeçari dyshohet se ka kultivuar fidanët edhe një bashkëpunëtor tjetër. Një hetim nga Departamenti i Policisë së Paionisë i kishte paraprirë arrestimit të 37-vjeçarit. Përveç fidanëve, u sekuestrua edhe një motoçikletë e përdorur nga autorët për të shkuar në vendngjarje, e cila rezultoi se ishte vjedhur shkurtin e vitit të kaluar.

  • Zbulohet një plantacion me 165 fidanë kanabisi pranë kanaleve të ujitjes në Selanik, arrestohet shqiptari

    Zbulohet një plantacion me 165 fidanë kanabisi pranë kanaleve të ujitjes në Selanik, arrestohet shqiptari

    Policia  në një zonë rurale të Halkidonit, Selanik, zbuloi një plantacion me 165 fidanë kanabisi dhe arrestoi një 37-vjeçar shqiptar.Fidanët, 20 deri në 30 centimetra të lartë, ishin në fazë rritjeje dhe ishin mbjellë në një zonë të projektuar dhe të pastruar posaçërisht, pranë kanaleve të ujitjes.

    37-vjeçari dyshohet se ka kultivuar fidanët edhe një bashkëpunëtor tjetër.

    Një hetim nga Departamenti i Policisë së Paionisë i kishte paraprirë arrestimit të 37-vjeçarit. Përveç fidanëve, u sekuestrua edhe një motoçikletë e përdorur nga autorët për të shkuar në vendngjarje, e cila rezultoi se ishte vjedhur shkurtin e vitit të kaluar.