Tag: fetare

  • Si shkoi rrjedha e asimilimi të popullsisë shqiptare në krahinën e Bihorit, që i rezistuan deri në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar?

    Si shkoi rrjedha e asimilimi të popullsisë shqiptare në krahinën e Bihorit, që i rezistuan deri në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar?

    Ismet Azizi: Struktura Etnike dhe Fetare e Bihorit pas okupimit të Sanxhakut nga Serbia në vitin 1912, sipas autorëve të huaj.
    Dhunë dhe represion ndaj myslimanëve në viset përreth Bihorit (1912–1913)

    Në krahinat e Rugovës, Beranës dhe Plavës – që kufizohen me Bihorin – u regjistruan akte të rënda dhune: konvertime të dhunshme nga feja islame dhe katolike në ortodoksi, tortura, përdhunime dhe vrasje gjatë Luftërave Ballkanike

    Rrallë ndodhte që dhuna të ndodhte e komanduar drejtpërdrejt nga qeveritë, por shpesh ushtarë ose paramilitarë të Malit të Zi dhe Serbisë kryenin plaçkitje dhe shkelje të rëndë të nderit të vendasve.
    Gjatë okupimit austro-hungarez (1916–1918)

    Bihori dhe Sanxhaku u konsideruan si zonë me “elemente problematike” ku mobilizimi ushtarak ishte i vështirë.
    Myslimanët u përshkruan si “njerëz gjysmë të egër”, të papërshtatshëm për shërbim ushtarak sipas stereotipeve që ushtria austro-hungareze mbante ndaj tyre.
    Disa myslimanë që u dërguan në Stamboll për shërbim ushtarak nuk arritën në front për shkak të moshës apo dobësisë fizike dhe përfunduan në batalione pune – ndonëse këto detyra ishin formalisht për jomyslimanë.

    Rekrutimi i dhunshëm dhe rezistenca lokale
    Në fund të vitit 1915, pas pushtimit nga fuqitë qendrore, rekrutimi u shoqërua me marrje me forcë të të rinjve myslimanë – madje disa anëtarë të fisit Shala në Mitrovicë u lidhën dhe u dërguan në vijën e parë pa trajnim bazë.

    Popullsia lokale, përfshirë edhe në Bihor, shfaqi rezistencë pasive, përmes refuzimit të pagimit të taksave, shmangies nga rekrutimi apo strehimit të të arratisurve.

    Dhunë paramilitare pas 1918
    Pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, forcat shtetërore jugosllave lejuan paramilitarët të përdornin dhunë ndaj popullatës vendore në prag të zgjedhjeve, për të frikësuar dhe kontrolluar votën – një praktikë e dokumentuar në qytetet e afërta si Sjenica
    Bihori, së bashku me Peshterin dhe Stari Vllahun, përshkruhej si një krahinë me popullatë të përzier etnike dhe fetare – kryesisht myslimanë dhe të krishterë, zakonisht sllavishtfolës. Në dokumentet e kohës, termi “shqiptar” përdorej shpesh për banorët myslimanë të kësaj zone, jo si vetëidentifikim nga ana e tyre, por si një epitet me ngarkesë negative nga autoritetet serbe apo malazeze dhe nga fqinjët e krishterë. Ky term zakonisht përkthehej si “i pabesë”, “plaçkitës” ose si sinonim për ata që mbanin lidhje me elemente osmane ose rebeluese.
    Identiteti i banorëve nuk ishte gjithmonë i ngurtë. Ata shpesh vetëidentifikoheshin përmes lidhjeve fisnore, përkatësisë fetare, apo përmes rrjeteve lokale të ndihmës dhe nderit. Veshja e tyre ishte e ngjashme me atë të popullsisë së Kolashinit të Poshtëm dhe Hercegovinës, duke treguar ndikime të përziera kulturore.
    Studimet thonë se ndarjet kombëtare si “serb”, “shqiptar” apo “boshnjak” nuk kishin peshën që u atribuohet sot; ndarjet fetare dhe përkatësia ndaj komunitetit ishin më të rëndësishme. Bihori paraqet një shembull të identiteteve të shumëfishta dhe të lëvizshme, të pa kapshme nga kategorizimet e thjeshtuara nacionaliste.

  • Zyrtare/ Parlamenti grek njeh për herë të parë besimin bektashi-alevit, njihen edhe si minoritet fetar në Greqi

    Zyrtare/ Parlamenti grek njeh për herë të parë besimin bektashi-alevit, njihen edhe si minoritet fetar në Greqi

    Parlamenti grek ka votuar pro njohjes së pakicës fetare bektashianie-alevite si besim i pa varur dhe duke i cilësuar anëtarët e këtij besimi që jetojnë kryesisht në zonën e Trakes Perëndimore si komunitet fetar më vete.

    Ligji për njohjen e këtij komuniteti kaloi në parlament me shumicë votash dhe hyn në fuqi që në datën 1 gusht 2025.

    Bashkë me njohjen zyrtare ky komunitet mori edhe njohjen juridike, ndërsa ligji për njohjen e tij përmban 13 nene të cilat rregullojnë funksionimin e tij me autonomi të plote dhe të pa varur prej pjesës tjetër të komunitetit mysliman grek.

    Ligji rregullon çështjet e pronave të këtij besimi fetar,të drejtat dhe detyrimet ndaj palëve të treta si dhe parashikon edhe mënyrën e funksionimit,të zgjedhjes së imamëve (të cilësuar baba), por edhe konfiguron mënyrën e funksionimit të tij përball ligjeve fetare dhe civile të vendit.

    Parashikohet edhe mënyra e funksionit të vakëfeve,e menaxhimit të pronave dhe të ardhurave nga dhuratat e besimtarëve por edhe rregullon çështjet studimeve fetare brenda tij.

    Vendimi u prit me festime prej bektashinjve që jetojnë kryesisht në zonën e Trakës. Prani e këtij komuniteti gjendet edhe në në pjesën tjetër të Greqisë, kryesisht në Athinë.

    Më në fund ata do të kenë të drejta të barabarta brenda komunitetit mysliman grek, ndërsa tashmë jepet mundësia për ndërtimin e teqeve të tyre, jo vetëm në zonën që banojnë por edhe në zona të tjera të Greqisë.

    Gjithashtu,ligji parashikon edhe njohjen zyrtare të teqeve që deri tani funksiononin në kushte ilegaliteti, pasi anëtarët e këtij komuniteti nuk njiheshin zyrtarisht prej autoriteteve greke, çka nuk u lejonte atyre ushtrimin e lirë të riteve fetare.

    Vendimi konsiderohet historik dhe e sjell Greqinë edhe më lart, në renditjen e lirisë së besimit fetar dhe diversitetit.

    Këtij komuniteti tashmë pritet t’i shtohen dhe mijëra bektashinj nga shumë vende të botës, mes tyre edhe emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi. Kryegjyshata botërore e Bektashinjve ndodhet në Shqipëri.

  • Historike! Parlamenti grek njeh për herë të parë zyrtarisht besimin bektashi-alevit, jep dritën jeshile për njohjen e tyre si minoritet fetar në Greqi

    Historike! Parlamenti grek njeh për herë të parë zyrtarisht besimin bektashi-alevit, jep dritën jeshile për njohjen e tyre si minoritet fetar në Greqi

    Parlamenti grek ka votuar pro njohjes së pakicës fetare bektashianie-alevite si besim i pa varur dhe duke i cilësuar anëtarët e këtij besimi që jetojnë kryesisht në zonën e Trakes Perëndimore si komunitet fetar më vete.

    Ligji për njohjen e këtij komuniteti kaloi në parlament me shumicë votash dhe hyn në fuqi që në datën 1 gusht 2025.
    Bashkë me njohjen zyrtare ky komunitet mori edhe njohjen juridike, ndërsa ligji për njohjen e tij përmban 13 nene të cilat rregullojnë funksionimin e tij me autonomi të plote dhe të pa varur prej pjesës tjetër të komunitetit mysliman grek.
    Ligji rregullon çështjet e pronave të këtij besimi fetar,të drejtat dhe detyrimet ndaj palëve të treta si dhe parashikon edhe mënyrën e funksionimit,të zgjedhjes së imamëve (të cilësuar baba), por edhe konfiguron mënyrën e funksionimit të tij përball ligjeve fetare dhe civile të vendit.
    Parashikohet edhe mënyra e funksionit të vakëfeve,e menaxhimit të pronave dhe të ardhurave nga dhuratat e besimtarëve por edhe rregullon çështjet studimeve fetare brenda tij.
    Vendimi u prit me festime prej bektashinjve që jetojnë kryesisht në zonën e Trakës. Prani e këtij komuniteti gjendet edhe në në pjesën tjetër të Greqisë, kryesisht në Athinë.
    Më në fund ata do të kenë të drejta të barabarta brenda komunitetit mysliman grek,ndërsa tashmë jepet mundësia për ndërtimin e teqeve të tyre jo vetëm në zonën që banojnë por edhe në zona të tjera të Greqisë.
    Gjithashtu,ligji parashikon edhe njohjen zyrtare të teqeve që deri tani funksiononin në kushte ilegaliteti pasi anëtarët e këtij komuniteti nuk njiheshin zyrtarisht prej autoriteteve greke, çka nuk u lejonte atyre ushtrimin e lirë të riteve fetare.
    Burime nga ministria greke e arsimit dhe besimeve fetare thanë se vendimi konsiderohet historik dhe e sjell Greqinë edhe më lartë në renditjen e lirisë së besimit fetar dhe diversitetit.
    Numri i bektashinjve grek llogaritet në 4-5000,por zyrtarë grekë thonë se ai është shumë herë më i madh,pasi anëtarë të këtij komuniteti shpesh herë liheshin në periferi të ushtrimit të riteve të tyre prej pjesës tjetër të myslimanëve që jetojnë në vend.
    Këtij komuniteti tashmë pritet t’i shtohen dhe mijëra bektashinj nga shumë vende të botës,mes tyre edhe emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi. Kryegjyshata botërore e Bektashinjve ndodhet në Shqipëri.

    Top Channel

  • Parlamenti grek njeh për herë të parë zyrtarisht besimin bektashi-alevit

    Parlamenti grek njeh për herë të parë zyrtarisht besimin bektashi-alevit

    Parlamenti grek ka votuar pro njohjes së pakicës fetare bektashianie-alevite si besim i pa varur dhe duke i cilësuar anëtarët e këtij besimi që jetojnë kryesisht në zonën e Trakes Perëndimore si komunitet fetar më vete.
    Ligji për njohjen e këtij komuniteti kaloi në parlament me shumicë votash dhe hyn në fuqi që në datën 1 gusht 2025.
    Bashkë me njohjen zyrtare ky komunitet mori edhe njohjen juridike, ndërsa ligji për njohjen e tij përmban 13 nene të cilat rregullojnë funksionimin e tij me autonomi të plote dhe të pa varur prej pjesës tjetër të komunitetit mysliman grek.
    Ligji rregullon çështjet e pronave të këtij besimi fetar,të drejtat dhe detyrimet ndaj palëve të treta si dhe parashikon edhe mënyrën e funksionimit,të zgjedhjes së imamëve (të cilësuar baba), por edhe konfiguron mënyrën e funksionimit të tij përball ligjeve fetare dhe civile të vendit.
    Parashikohet edhe mënyra e funksionit të vakëfeve,e menaxhimit të pronave dhe të ardhurave nga dhuratat e besimtarëve por edhe rregullon çështjet studimeve fetare brenda tij.
    Vendimi u prit me festime prej bektashinjve që jetojnë kryesisht në zonën e Trakës. Prani e këtij komuniteti gjendet edhe në në pjesën tjetër të Greqisë, kryesisht në Athinë.
    Më në fund ata do të kenë të drejta të barabarta brenda komunitetit mysliman grek,ndërsa tashmë jepet mundësia për ndërtimin e teqeve të tyre jo vetëm në zonën që banojnë por edhe në zona të tjera të Greqisë.
    Gjithashtu,ligji parashikon edhe njohjen zyrtare të teqeve që deri tani funksiononin në kushte ilegaliteti pasi anëtarët e këtij komuniteti nuk njiheshin zyrtarisht prej autoriteteve greke, çka nuk u lejonte atyre ushtrimin e lirë të riteve fetare.
    Burime nga ministria greke e arsimit dhe besimeve fetare thanë se vendimi konsiderohet historik dhe e sjell Greqinë edhe më lartë në renditjen e lirisë së besimit fetar dhe diversitetit.
    Numri i bektashinjve grek llogaritet në 4-5000,por zyrtarë grekë thonë se ai është shumë herë më i madh,pasi anëtarë të këtij komuniteti shpesh herë liheshin në periferi të ushtrimit të riteve të tyre prej pjesës tjetër të myslimanëve që jetojnë në vend.
    Këtij komuniteti tashmë pritet t’i shtohen dhe mijëra bektashinj nga shumë vende të botës,mes tyre edhe emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi. Kryegjyshata botërore e Bektashinjve ndodhet në Shqipëri.

  • Deputeti shqiptar i Parlamentit serb padit kryetaren e Kuvendit të Serbisë, për nxitje të urrejtjes fetare dhe racore

    Deputeti shqiptar i Parlamentit serb padit kryetaren e Kuvendit të Serbisë, për nxitje të urrejtjes fetare dhe racore

    Shaip Kamberi, i vetmi përfaqësues i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, njoftoi të hënën se ai bashkë me dy deputetë të tjerë nga komuniteti boshnjak në Serbi, kanë paditur kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, për “nxitje të urrejtjes etnike, fetare e racore”.
    Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Kamberi e akuzoi Bërnabiqin se ajo kishte përdorur gjuhë të tillë gjatë një konference për media më 30 korrik, pas protestave të para disa ditëve në Novi Pazar.
    “Në cilësinë e kryetares së Kuvendit të Republikës së Serbisë, znj. Ana Bërnabiç, në një konferencë për media, në zemër të institucioneve shtetërore, përdori një gjuhë që nuk mund të quhet ndryshe veçse e nxitjes ndaj urrejtjes fetare dhe racore. Ajo deklaroi: ‘atëherë dëgjuam thirrje Allahu Ekber dhe gjëra të tjera të neveritshme’”, tha Kamberi.
    Ai theksoi se kjo ishte arsyeja që ai, bashkë me kolegët e tij deputetët, Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, kanë dorëzuar kallëzim penal kundër Bërnabiçit për “nxitje të urrejtjes etnike, fetare e racore”.
    “[Kjo] fjali nuk është as lapsus e as interpretim i gabuar. Është një fjali që stigmatizon fenë islame, identitetin e shqiptarëve myslimanë dhe komuniteteve të tjera që ndajnë të njëjtën besim, duke i përbaltur dhe asociuar me ‘të neveritshmen’, me ‘rrezikun’, me ‘të huajin’ brenda një shteti që ende nuk ka dalë nga trauma e nacionalizmit agresiv të viteve ‘90”, shkroi ai.
    Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.
    Shumica e shqiptarëve në Serbi i përkasin besimit islam, sipas regjistrimit të fundit.
    Kamberi nguli këmbë se ky veprim “nuk është hakmarrje politike, nuk është as sensacionalizëm, është një thirrje për drejtësi”.
    Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës – term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, komuna të banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë – konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.
    Shqiptarët në Serbi ankohen se autoritetet atje nuk ua njohin diplomat e Kosovës, kërkojnë integrim nëpër institucionet shtetërore të Serbisë, lejim të përdorimit të simboleve kombëtare shqiptare dhe për zgjidhjen e çështjes së pasivizimit të adresave.
    Zyrtarët serbë i kanë hedhur poshtë akuzat. Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar. Ky hap rezulton me humbjen e shtetësisë serbe, e rrjedhimisht të të gjitha të drejtave civile – përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të pasur sigurim shëndetësor e pension dhe për t’u punësuar.
    Pasivizimi i adresës përcaktohet me ligj në Serbi prej vitit 2011. Ligji parasheh që institucionet të bëjnë kontrolle për të kuptuar nëse një banor jeton në adresën e regjistruar./REL

  • Deputeti shqiptar në parlamentin serb padit Ana Brnabiç për nxitje të urrejtjes kombëtare e fetare

    Deputeti shqiptar në parlamentin serb padit Ana Brnabiç për nxitje të urrejtjes kombëtare e fetare

    Rajoni E Hënë, 4 Gusht 2025 18:33
    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se bashkë me kolegët e tij Ahmedin Shkrijelj dhe Minela Kalender, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj Kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, për veprën penale të “nxitjes së urrejtjes etnike, fetare dhe racore”. Kjo iniciativë vjen pas deklaratës së Brnabiq në një konferencë për shtyp më 30 korrik 2025, ku ajo tha: ”Atëherë dëgjuam thirrje Allahu Ekber dhe gjëra të tjera të neveritshme”, duke iu referuar protestave të mbajtura disa ditë më parë në Novi Pazar.
    Sipas Kamberit, gjuha e urrejtjes nuk mund të mbetet vetëm çështje politike apo moraliteti publik në radhë të parë është çështje ligjshmërie dhe drejtësie. Ai ka theksuar se fjalia e Brnabiq nuk ishte lapsus apo interpretim i gabuar, por një deklaratë që stigmatizon fenë islame, identitetin e shqiptarëve myslimanë dhe të komuniteteve të tjera me të njëjtin besim, duke i përbaltur dhe asociuar me “të neveritshmen”, me “rrezikun” dhe me “të huajin” në një shtet që ende nuk është shkëputur nga trauma e nacionalizmit të viteve ’90.

    “Kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj znj.Brnabiq për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, sipas nenit 317 të Kodit Penal të Republikës së Serbisë,” ka theksuar Kamberi. Ai ka shtuar se ky veprim nuk është hakmarrje politike apo sensacionalizëm, por një thirrje për drejtësi dhe përpjekje për të vendosur një precedent – që askush, pavarësisht pozitës apo privilegjit, nuk mund të nënçmojë komunitete të tëra e të banalizojë ndjenjat fetare, pa u përballur me ligjin.

    “Drejtësia nuk është privilegj i shumicës. Ajo është mburoja e të drejtave të secilit qytetar edhe të atyre që e thonë ‘Allahu Ekber’ si shprehje të besimit e jo të dhunës,” përfundoi Kamberi, duke theksuar se shteti i së drejtës duhet të fillojë nga e vërteta dhe përballja me gjuhën që lëndon, ndan dhe poshtëron.
     

  • “Dua… doja të bëhesha mjeke”/ Realiteti i hidhur për vajzat afgane nën sundimin e talebanëve

    “Dua… doja të bëhesha mjeke”/ Realiteti i hidhur për vajzat afgane nën sundimin e talebanëve

    “Dua të bëhem mjeke, por kur talebanët erdhën në pushtet, të gjitha dyert e shkollave u mbyllën,” rrëfen një vajzë adoleshente që ndjek mësimet në medresenë Naji-e-Bashra, një shkollë fetare vetëm për vajza në periferi të Kabulit, e miratuar dhe kontrolluar nga talebanët.

    Ajo flet me frikë dhe kujdes, ndërsa shoqja e saj e kap krahun poshtë tavolinës, duke e paralajmëruar që çdo kritikë ndaj regjimit është e rrezikshme, shkruan CNN.
    Afganistani mbetet i vetmi vend në botë që ua ndalon vajzave dhe grave të ndjekin arsimin e mesëm dhe të lartë. Qeveria talebane ka imponuar një sërë kufizimesh të rrepta, përfshirë mënyrën e veshjes, lëvizjet e tyre në publik, dhe kërkesën që gratë duhet të kenë një kujdestar mashkull me vete gjatë çdo udhëtimi. Ky ndalim është pjesë e një fushate të gjerë për të kufizuar të drejtat e grave që kur talebanët morën kontrollin e vendit në gusht 2021.
    Në korrik të vitit 2023, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj dy udhëheqësve talebanë, duke i akuzuar për krime kundër njerëzimit, përfshirë persekutimin e grave dhe vajzave. Por talebanët i kanë mohuar këto akuza dhe i cilësojnë si sulme ndaj fesë së tyre.
    Në fillim, talebanët deklaruan se ndalimi i arsimit për vajzat do të ishte i përkohshëm dhe premtonin rihapjen e shkollave kur të zgjidheshin çështjet e sigurisë. Por katër vjet më vonë, kjo premtim nuk është përmbushur. Universitetet, shkollat jofetare dhe qendrat e trajnimit mbeten të mbyllura për gjysmën e popullsisë – vajzat dhe gratë.
    Raporti i UNESCO-s nga marsi 2023 tregon se rreth 1.5 milion vajza në Afganistan nuk mund të ndjekin shkollën e mesme që nga viti 2021. Ministrja në detyrë e Arsimit të Lartë, Nida Mohammad Nadim, në një intervistë televizive, justifikoi mbylljen duke thënë se vajzat nuk respektonin kodin e veshjes dhe studionin fusha që “nuk përputhen me kulturën afgane dhe nderin”.
    Në këtë situatë, medresetë fetare janë bërë e vetmja alternativë për vajzat mbi 12 vjeç që kërkojnë arsim. Sipas Ministrisë së Arsimit talebane, gjatë tre viteve të fundit janë hapur mbi 22,000 medrese në të gjithë vendin. Në medresenë Naji-e-Bashra, ku CNN siguroi një akses të rrallë, regjistrimet janë rritur ndjeshëm. Këtu, kurrikula kontrollohet nga talebanët dhe fokusohet kryesisht në studime fetare.
    Në medresetë private, të financuara nga familjet më të privilegjuara, mësohen edhe shkenca dhe gjuhë të huaja, por në institucionet shtetërore programet janë pothuajse tërësisht fetare. Drejtori i medresesë Naji-e-Bashra, Shafiullah Dilawar, mbështetës i talebanëve, thotë se arsimi i vajzave duhet të përqendrohet në rolin e tyre si nëna dhe edukatore në shoqëri, duke mohuar çdo akuzë se medresetë janë vegël për përhapjen e ideologjisë radikale.
    Por shumë vajza nuk e pranojnë këtë “arsim fetar” si zëvendësim të arsimit të përgjithshëm. Nargis, një vajzë 23-vjeçare nga Kabul, tregon historinë e saj. Në vitin 2021, ajo studioi ekonomi në universitet dhe punonte me kohë të pjesshme, duke ëndërruar për një karrierë të suksesshme dhe një shkollë për vajza. Por kur talebanët mbyllën shkollat, e gjithë bota e saj u shemb. Vajzat e motrës së saj që ishin në klasën e 6-të dhe të 7-të, nuk shkonin më në shkollë dhe nuk hanin për muaj të tërë, të shqetësuara nga situata.
    Nargis nisi të mësonte fshehurazi një grup prej 45 vajzash në shtëpinë e saj, duke u dhënë mësim matematikë, shkencë dhe anglisht. Megjithëse ishte e frikësuar, ajo nuk ndali. Së fundmi, anëtarët e talebanëve bastisën shtëpinë e saj dhe ajo kaloi një natë në burg, por vazhdoi misionin e saj.
    Shumë programe arsimore të financuara nga organizata ndërkombëtare janë pezulluar, duke i lënë vajzat pa mbështetje dhe me pak mundësi për të ardhmen. Nargis është shembulli i përpjekjeve të pafundme të vajzave afgane për të sfiduar ndalimet dhe për të kërkuar njohuri, pavarësisht kërcënimeve.
    Në një vend ku gratë nuk mund të punojnë si mjeke, avokate, ose të lëvizin lirshëm, arsimi i fshehtë është shpresa e vetme për shumë vajza. Por sfidat janë të mëdha dhe perspektiva e tyre për një të ardhme më të mirë mbetet e paqartë.

    Top Channel

  • Pas restaurimit, Kisha e Shën Marisë rihapet për besimtarët dhe vizitorët

    Pas restaurimit, Kisha e Shën Marisë rihapet për besimtarët dhe vizitorët

    Kisha e Shën Marisë në Mamurras, Kurbin, një ndër monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, është rikonstruktuar pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i vitit 2019.

    E ndërtuar rreth shekullit XI, kjo kishë bizantine lidhet me figura historike si Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe bashkëshortja e tij Donika, të cilët thuhet se e kanë frekuentuar për meshë dhe ceremoni fetare.

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur sot se falë partneritetit mes ministrisë, programit EU4Culture dhe agjencisë së Kombeve të Bashkuara UNOPS, objekti i kultit është rikthyer në gjendjen e tij autentike.

    “Kisha e Shën Marisë në Mamurras, një perlë e trashëgimisë kulturore dhe historike të Kurbinit, ndërtuar rreth shekullit XI, e ku Gjergj Kastrioti e Donika thuhet e vizitonin për meshë apo kremtimin e ceremonive fetare. Pas dëmtimeve nga tërmeti i 2019-s, falë partneritetit të MEKI-it me EU4Culture dhe UNOPS, kjo kishë bizantine është rikthyer si simbol i historisë, harmonisë fetare dhe turizmit të qëndrueshëm”, u shpreh ministri Gonxhja.

    Restaurimi i kësaj kishe është një hap i rëndësishëm në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, duke e kthyer atë në një destinacion të vizitueshëm për vendas dhe të huaj njëkohësisht./atsh/KultPlus.com

  • A ke nevojë për fenë për të qenë një person me moral?

    A ke nevojë për fenë për të qenë një person me moral?

    Ndërsa disa intuita morale, si respekti ndaj autoritetit, mund të përputhen me besimet fetare, lidhja midis fesë dhe moralit nuk është e natyrshme. Hulumtimet shkencore sugjerojnë se morali është i rrënjosur në parimet universale të bashkëpunimit, jo domosdoshmërisht i lidhur me besimet fetare. Një studim në 60 shoqëri të ndryshme zbuloi se disa parime bashkëpunuese, të tilla si besnikëria, reciprociteti dhe respekti për pronën, gjykohen universalisht si të mira moralisht, me përjashtime të rralla të rrënjosura në kontekste specifike kulturore.

    Nëse do të pyeteshin se cilat janë pasojat më të rëndësishme shoqërore të fesë, shumë njerëz do të thoshin se besimet fetare na bëjnë të veprojmë më moralisht. Një anketë e kryer nga Qendra Kërkimore Pew në vitin 2007 tregoi se në përgjigje të pyetjes “A duhet të besosh në Zot për të qenë moral?”, shumica dërrmuese e njerëzve në vendet jashtë Evropës thanë po.

    Por çuditërisht, ndoshta, shkencëtarët mbeten të ndarë në këtë çështje. Një pjesë e arsyes për këtë është se ka shumë perëndi dhe shumë sisteme morale, dhe nuk është gjithmonë e qartë se çfarë nënkuptojmë kur i referohemi fesë apo moralit. Megjithatë, dikush mund të pyes nëse morali është në një farë mënyre pjesë integrale e paragjykimit fetar. A e ndryshojnë idetë tona intuitive rreth jetës së përtejme, ngjitjes ose dizajnit inteligjent në thelb sjelljen tonë morale? Sokrati ngriti një pyetje të ngjashme kur pyeti nëse mirësia është e dashur nga perënditë sepse është e mirë, apo nëse mirësia është e mirë sepse është e dashur nga perënditë.

    Shkenca e moralit

    Sot, disa nga përgjigjet më të mira për këtë pyetje nuk vijnë nga filozofia greke, por nga kërkimet shkencore. Studimet e udhëhequra nga kolegu im Oliver Scott Curry kanë treguar se pjesa më e madhe e moralit njerëzor është e rrënjosur në një preokupim të vetëm: bashkëpunimin. Më konkretisht, shtatë parime të bashkëpunimit gjykohen të jenë moralisht të mira kudo dhe formojnë themelin e një busulle morale universale. Këto shtatë parime janë: ndihmo të afërmit e tu, ji besnik ndaj grupit tënd, kthe favore, ji i guximshëm, nënshtrohu ndaj eprorëve, ndaj gjërat në mënyrë të drejtë dhe respekto pronën e të tjerëve.

    Kjo ide e re ishte një çështje mjaft e rëndësishme sepse deri atëherë dukej mjaft e arsyeshme të pohohej – siç kanë bërë gjithmonë relativistët kulturorë – se nuk ka universale morale, dhe për këtë arsye çdo shoqëri është dashur të dalë me busullën e vet unike morale. Siç do ta shpjegoj, ky nuk është rasti. Për më tepër, të njëjtat shtatë parime të bashkëpunimit mbi të cilat bazohen këto ide morale gjenden në një gamë të gjerë speciesh shoqërore dhe nuk janë unike për qeniet njerëzore. Këto intuita morale evoluan për shkak të përfitimeve të tyre për mbijetesë dhe riprodhim. Mutacionet gjenetike që favorizojnë sjelljet bashkëpunuese tek paraardhësit e specieve shoqërore, siç janë njerëzit, u dhanë një avantazh riprodhues organizmave që i adoptuan ato, me rezultatin që më shumë kopje të këtyre gjeneve mbijetuan dhe u përhapën në brezat pasues. Merrni parimin se ne duhet të kujdesemi për (dhe të shmangim dëmtimin) anëtarëve të familjes sonë. Ky imperativ moral ka të ngjarë të evoluojë nëpërmjet mekanizmit të ‘përzgjedhjes së të afërmve’, i cili siguron që ne të sillemi në mënyra që rrisin shanset që gjenet tona të kalohen duke u përpjekur të ndihmojmë të afërmit tanë të ngushtë gjenetikë të qëndrojnë gjallë dhe të prodhojnë pasardhës.

    Besnikëria ndaj grupit, nga ana tjetër, evoluon në speciet shoqërore që ia dalin mbanë më mirë kur veprojnë në mënyrë të koordinuar sesa në mënyrë të pavarur. Reciprociteti çon në përfitime që veprimi egoist i vetëm nuk mund t’i arrijë. Dhe respekti ndaj eprorëve është një mënyrë tjetër për të qëndruar gjallë, në këtë rast duke ndarë pozicione dominimi ose nënshtrimi në një mënyrë të koordinuar, në vend që të dyja palët të luftojnë deri në vdekje.

    Burimi i së drejtës dhe së gabuarës

    Teoria e ‘moralit si bashkëpunim’ propozon që këto shtatë parime të bashkëpunimit së bashku përbëjnë thelbin e të menduarit moral kudo. Në fund të fundit, çdo veprim njerëzor që nxit një gjykim moral mund të gjurmohet drejtpërdrejt në një shkelje kundër një ose më shumë prej këtyre parimeve të bashkëpunimit. Të paktën, kjo ishte teoria. Por si mund të vërtetonim që këto shtatë parime ishin me të vërtetë universale?

    Përgjigja qëndron në një studim të paprecedentë të arsyetimit moral të njerëzve në mbarë botën. Unë dhe kolegët e mi mblodhëm një mostër prej gjashtëdhjetë shoqërish që ishin studiuar gjerësisht nga antropologët dhe për këtë arsye ofruan të dhëna të pasura mbi normat morale mbizotëruese në ato grupe kulturore. Për t’u kualifikuar për përfshirje, çdo shoqëri duhej të kishte qenë subjekt i të paktën 1,200 faqeve me të dhëna përshkruese që kishin të bënin me sistemin e saj kulturor. Gjithashtu duhet të jetë studiuar nga të paktën një antropolog i trajnuar profesionalisht bazuar në të paktën një vit pune gjithëpërfshirëse në terren duke përdorur njohuri pune të gjuhës së përdorur në nivel lokal. Mostra e shoqërive u përzgjodh për të maksimizuar diversitetin dhe për të minimizuar mundësinë që grupet kulturore të kenë përvetësuar besimet e tyre morale nga njëri-tjetri. Ato u morën nga gjashtë rajone kryesore të botës: Afrika Sub-Sahariane, Rreth-Mesdheu, Euroazia Lindore, Paqësori Ishullor, Amerika e Veriut dhe Amerika e Jugut.

    Qëllimi ishte të shqyrtoheshin 400 dokumente që përshkruanin kulturat e këtyre gjashtëdhjetë shoqërive për të përcaktuar nëse shtatë parimet e bashkëpunimit gjykoheshin moralisht të mira apo jo, sa herë që përmendeshin si të spikatura. Ne gjetëm 3,460 paragrafë teksti që preknin këto parime bashkëpunuese. Në secilin rast, ne donim të dinim nëse lloji i bashkëpunimit të përshkruar karakterizohej duke përdorur fjalë të tilla si i mirë, etik, moral, i drejtë, i virtytshëm, i detyrueshëm, i detyrueshëm, normativ ose ndonjë gjuhë tjetër moralisht të spikatur. Kjo prodhoi 962 gjykime morale të vëzhguara të shtatë llojeve të sjelljes bashkëpunuese. Në 961 nga këto raste (99.9 përqind e të gjitha rasteve), sjellja bashkëpunuese u gjykua moralisht e mirë.

    I vetmi përjashtim ishte në një ishull të largët në Mikronezi, ku vjedhja hapur (në vend që të bëhej fshehurazi) nga të tjerët mbështetej moralisht. Megjithatë, në këtë rast të pazakontë, kjo dukej se ndodhte sepse ky lloj vjedhjeje përfshinte pohimin (e guximshëm) të dominimit shoqëror. Pra, edhe pse ky rast i vetëm dukej se binte ndesh me rregullin që duhet të respektosh pronën e të tjerëve, e bëri këtë duke i dhënë përparësi parimit alternativ bashkëpunues të trimërisë. Mësimi kryesor këtu është se shtatë parimet bashkëpunuese duket se gjykohen moralisht të mira kudo.

    Çfarë lidhje ka feja me këtë?

    A ka kjo domosdoshmërisht të bëjë me fenë? Në fund të fundit, nuk ka asnjë arsye të dukshme për të menduar se duhet të kemi perëndi për të besuar në shtatë parimet morale. Megjithatë, meqenëse kaq shumë njerëz në botë duket se mendojnë se ekziston një lidhje midis të qenit fetar dhe të qenit i mirë, kjo pyetje meritonte qartë vëmendje të madhe.

    Përgjigja doli të ishte pak e ndërlikuar. Një element i repertorit moral universal duket se është i lidhur intuitivisht me instinktet tona fetare: një element që na kthen në pritjen e hershme në zhvillim se agjentët mbinatyrorë do të jenë dominues shoqërisht. Kjo sugjeron që marrëdhënia jonë me botën shpirtërore mbështetet nga një shqetësim moral me respekt ndaj autoritetit. Perënditë dhe paraardhësit do të priren të jenë zotërinjtë tanë dhe ne do të priremi të jemi shërbëtorët e tyre: ne do t’u përkulemi atyre dhe jo ata neve.

    Po çfarë mund të thuhet për fushat e tjera morale – a mund të lidhen ato edhe me besimet dhe sjelljet tona fetare? A janë intuitat tona fetare – për shembull, në lidhje me qeniet dhe forcat mbinatyrore, jetën pas vdekjes ose projektimin inteligjent në natyrë – të lidhura me shtatë rregullat morale që i kemi gjetur gjithashtu universale?

    Përgjigja është po – por në mënyra që janë krejtësisht më pak të natyrshme dhe intuitive. Domethënë, lidhja midis shumicës së tipareve të religjiozitetit intuitiv dhe repertorit moral universal nuk është në vetvete e natyrshme, por një produkt i mënyrës se si fetë si sisteme kulturore kanë evoluar si pjesë e historisë sonë të panatyrshme të qytetërimit. Si e tillë, lidhjet midis moralit intuitiv dhe fesë intuitive kanë ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë rrjedhës së historisë njerëzore. Për shembull, siç do ta zbulojmë në kapitujt e mëvonshëm të këtij libri, imperativi ynë natyror moral për t’u kujdesur për të afërmit është zhvilluar në shumë prej feve të botës në një detyrim për t’u kujdesur për paraardhësit tanë, duke kryer me përkushtim një sërë sjelljesh që shprehin devotshmëri birnore.

    Rregulli moral që ne duhet të kthejmë favore gjithashtu shfaqet dukshëm në logjikën e ndërveprimeve tona me botën shpirtërore – dhe mori një kthesë të errët gjatë fazës së historisë fetare kur sakrifica njerëzore u bë e përhapur. Shumë më vonë në historinë e feve, ne vërejmë shfaqjen e besimeve në perënditë që kërkojnë që njerëzit kudo t’u binden urdhërimeve të ngjashme me ligjin. Edhe pse si feja ashtu edhe morali janë të rrënjosura në natyrën njerëzore, intuitat tona rreth të dyjave nuk janë domosdoshmërisht të lidhura. Ndonjëherë, arsyetimi ynë moral depërton në besimet tona fetare; në raste të tjera, nuk e bën diçka të tillë. Varet nga tradita kulturore në të cilën jetoni.

    Dhe kështu, kemi të paktën një përgjigje të përkohshme për pyetjen: a na duhet feja që të jetë morale? Përgjigja është jo. Besimet tona intuitive fetare duket se nuk kanë lidhje të domosdoshme me intuitat tona morale – përveç ndoshta rastit të veçantë të respektit ndaj qenieve mbinatyrore. Duket se më në fund mund t’i përgjigjemi Sokratit. Mirësia nuk është e mirë sepse është e dashur nga perënditë – përkundrazi, është e mirë pavarësisht nëse perënditë e dinë apo u intereson. Fatkeqësisht, kjo gjithashtu sugjeron që shumica e njerëzve të anketuar nga Pew mbi këtë temë janë mashtruar, sado pa dashje, nga udhëheqësit fetarë të botës.

    ObserverKult

    ———————-

    Lexo edhe:

    Artisti që kultivon “Cross over” dhe rrënon getot kulturore

  • Dy të vdekur pas bombardimit të një kishe katolike në Gaza, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez

    Dy të vdekur pas bombardimit të një kishe katolike në Gaza, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez

    Dy gra u vranë dhe disa të tjera u plagosën në një sulm ndaj një kishe katolike në Rripin e Gazës , sipas mjekëve në Spitalin Al-Ahli në qytetin e Gazës.
    Sulmi shkaktoi dëme të rënda në Kishën e Familjes së Shenjtë, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez.
    Vatikani nuk ka deklaruar zyrtarisht për incidentin ndërsa ministria izraelite e Mbrojtjes njoftoi se po hetonte raportet.