Tag: fetare

  • Zoja arbërore që ndryshoi Rusinë (Moskovin)

    Zoja arbërore që ndryshoi Rusinë (Moskovin)

    ZOE PALEOLOGU

    Nga Prof.Dr. Abdulla Mehmeti, Tetovë – Shkurt 2022

    Zoje Paleologu, e njohur edhe si princesha Sofia, lindi rreth vitit 1448, nga i ati Thoma Paleologu prej Konstandinie, despot i Moresë (1409-1465), nga e ëma Katarina Zaharia, një fisnike prej Korfuzi (1411-1462). Zoje, apo princesha Sofia, vdiq më 7 prill 1503 në Moskë, nga shkaqe dhe në rrethana të panjohura. Ajo u martua me Gjon Vasilin e Rusisë (Ivan III Vasilyevich, 1440-1505) më 12 nëntor 1472, në Moskë. Kjo ishte një martesë e imponuar nga Papa i Romës për interesa strategjike fetare, pas dy përpjekjeve të dështuara të mëparshme për martesën e Zojës me personalitete të tjerë. Zoje lindi në një familje princërish të njohur, me tradita fetare ortodokse, por më vonë ajo u konvertua në besimin e krishterë katolik, meqë u rrit në oborrin e Papës, i cili u përkujdes për familjen e saj të mbetur, që nuk e pranuan sundimin e Perandorisë Osmane. Më 1460, Morea u morr me forcë nga ushtritë e Perandorisë Osmane të udhëhequra nga Sulltan Mehmedi II- Pushtuesi.

    Ceremonia e martesës së Zoje Paleologut, sipas traditave fetare u bë më 1 qershor 1472, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Moskë, ku thuhet se Princi i madh Ivani III nuk ishte i pranishëm, por ishin përfaqësuesi i tij. Midis të ftuarve në ceremoni ishin Clarice Orsini, gruaja e Lorencos së Madhërishëm, sundimtarit të Firences dhe Mbretëresha Katerina e Bosnjës. Si prikë (pajë) Zoja (tani princeshë Sofia) mori 6 000 dukat.** Nga kjo martesë thuhet se Zoje lindi 15 fëmijë.

    Zoje Paleologu, e njohur edhe si princesha Sofia (1448, More – 1503, Moskë)

    Një rol të këtillë e kanë luajtur edhe gra të tjera të fuqishme me prejardhje arbërore-shqiptare, si princesha e Vllahisë dhe Moldavisë (më parë Besia-Besarabia), Elena Gjika, princesha Fevzije Fuad e Egjiptit, më vonë mbretëreshë e Iranit, nga familja mbretërore e dinastisë së Mehmed Ali Pashës së Egjiptit, me prejardhje shqiptare nga Kavalla, etj.

    * * *

    Me këtë rast, vlen të përmendet se, tre shekuj më vonë, një personalitet tjetër me prejardhje shqiptare nga një familje prej Korfuzi, Jani Kapadistria (Ioannis Kapodistrias), më 1809 hyri në shërbim të Aleksandrit I të Rusisë. Misioni i tij i parë i rëndësishëm, në nëntor 1813, ishte si ambasador jozyrtar rus në Zvicër, me detyrën për të ndihmuar në shkëputjen e vendit nga dominimi francez i imponuar nga Napoleoni. Ai u angazhua dhe siguroi unitetin, pavarësinë dhe neutralitetin e Zvicrës, të cilat u garantuan zyrtarisht nga Fuqitë e Mëdha, dhe ndihmoi në mënyrë aktive përpilimin e një kushtetute të re federale për 19 kantonet, që ishin shtetet përbërëse të Zvicrës, me statuse personale. Në vitet 1816–1822 ka qenë Ministër i Punëve të Jashme i Rusisë, ndërsa pas Kryengritjes Arvanite dhe pavarësimit të Greqisë, në vitet 1822 – 1831 ka udhëhequr me shtetit e Greqisë, së pari kryeministër dhe pastaj Kryetar i parë i shtetit të Greqisë. Këto fakte janë të rëndësishme të dihen nga shqiptarët, për shkak të ndikimeve të mëvonshme të aleancës së shteteve ortodokse, Rusisë-Greqisë dhe shteteve të tjera satelite të tyre, në lidhje me fatin e popullit shqiptar gjatë dy shekujve të fundit.

    _________

    * Deri në vitin 1547 Rusia nuk njihej me këtë emër por si Principatë e Moskovit, ndërsa më vonë e përvetësoi këtë emër (Rusi-nga Rasia-Rascia) sipas emrit të mëhershme të shtetit Rusia e Kievit, e emëruar kështu nën ndikimin e traditës fetare të Rasisë dardane (Shih edhe krahinën e lashtë me këtë emër mes Kaukazit të Madh dhe Detit të Zi: Rasia – Rascia- Rachia në jug të Kaukazit, ku atëkohë kishin ndikim të fuqishëm autoriteti dhe predikimet fetare të Shën Hieronimit, Shën Niketë Dardanit dhe Shën Konstandinit të Madh, predikime kryesisht sipas Biblës Besiane, në të folmen e fiseve pellazge-ilire të Trakisë, të cilën e flisnin dhe kuptonin shumica e banorëve vendës përreth Detit të Zi, në Anadolli, viset poshtë Kaukazit, si në gjithë Gadishullin e Ilirisë.

    ** Prikë/a: Pasuri e patundshme, florinj apo shumë të hollash që i jepnin dhëndrit prindërit e vajzës para martesës, një traditë e njohur ndër familjet fisnike në periudhën e Mesjetës.

    © Pashtriku.org, (shkurt 2022)

  • Mesazhe për tolerancën fetare tek shqiptarët e shekullit të 18-të në penat e personaliteteve të shquara të botës!

    Mesazhe për tolerancën fetare tek shqiptarët e shekullit të 18-të në penat e personaliteteve të shquara të botës!

    Jahja Drancoll

    Mesazhe për tolerancën fetare tek shqiptarët e shekullit të 18-të në penat e personaliteteve të shquara të botës!

    Me interes të veçantë sot janë përshtypjet e shkrimtares angleze me origjinë aristokrate, Lady Mary Wortley Montagu (1689-1762, Londër), të cilat lidhen me tolerancën tonë fetare. Shkrimtarja në fjalë ka lindur në Londër, pasi bashkëshorti i saj Edward Wortley Montagu u emërua ambasador britanik në Stamboll, shkrimtarja Lady Mary Wortley Montagu, tashmë në cilësinë e një udhërrëfyese të vëmendshme në një letër të datës 1 prill 1717 njoftonte se “shqiptarët shkonin në xhami të premteve dhe në kishë të dielave.” (“They go to the mosques on Fridays, and to the church on Sunday, faying for their excufe, that at the day of judgment they are sure of protection from the true prophet; but which that is, they are not able to determine in this world. I believe there is no other race of mankind, who have so modest an opinion of their own capacity”). Mbresëlënëse janë edhe raportet e tjera të saj për luftërat e shqiptarëve për çlirimin e vendit dhe bashkëpunimin e tyre pavarësisht përkatësisë fetare!

    https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid029KYRqHDGNyb74Hs62Kq7w1LvL6jAeUQ5Sz5NnFd38Djfq4DH9aaMiGxu7Uq6eXJbl&id=100008685422907&mibextid=Nif5oz

  • Shqipëria, i vetmi vend ateist në botë, ku u shkatërruan 2169 objekte kulti

    Shqipëria, i vetmi vend ateist në botë, ku u shkatërruan 2169 objekte kulti

    Në një urdhër sekret të diktatorit Enver Hoxha në vitin 1967, jepen shifra dhe detaje për shkatërrimin e objekteve të kultit në Shqipëri dhe luftën e hapur kundër besimeve fetare. Ky numër arrin gjithsej në 2169, nga të cilat 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 katolike, 530 teqe, tyrbe, mekame etj.

    Në këtë urdhër të diktatorit, dërguar si dokument sekret në Komitetin Qendror në gusht të vitit 1967, jepet një raport i hollësishëm me rezultatet e luftës kundër fesë.

    “Duke marrë parasysh se kohët e fundit në shumë rrethe është intensifikuar lufta kundër fesë, paragjykimeve e zakoneve fetare dhe me qëllim, që kjo luftë të bëhet sa më drejt, pa gabime dhe më me sukses, u pa e nevojshme të jepen orientimet e mëposhtme:

    Feja është opiumi i popujve. Këtë të vërtetë të madhe duhet të bëjmë çmos që ta kuptojë çdo njeri, edhe ata (dhe këta nuk janë pak), që janë të helmatisur e që duhet t’i ç’helmatisim. Kjo nuk është një punë e lehtë, por as edhe e pamundur.

    Këtë luftë të madhe nuk duhet t’ia lëmë spontanitetit e të kënaqemi duke thënë se brezat e rinj do ta braktisin këtë opium, ose se feja dhe praktikat e saj ruajnë qenien e tyre vetëm tek plakat dhe tek pleqtë. Kjo nuk është ekzakte, këto mund të humbasin virulencën e tyre, vetëm në rast se i luftojmë e i demaskojmë, kurse ringjallen, propagandohen e zgjerohen në rast se i nënvleftësojmë. Sigurisht feja ka të bëjë me botëkuptimet, me ndërgjegjen, por këto me shekuj, feja dhe klerikët jo vetëm i kanë kthyer në dogma filozofike, por për ta rrënjosur këtë dogmë animiste në ndërgjegjen e njerëzve, e kanë shoqëruar edhe me disiplina konkrete, me organizime të veçanta, e kanë lidhur me ngjarjet e jetës së njeriut. Çdo gjë feja është munduar ta lidhi me ndodhitë e jetës së njeriut dhe ka bërë që ky, çdo mendim, çdo veprim të tij ta lidhi me fenë, me besimin idealist, mistik etj.

    Luftën tonë kundër fesë ne duhet ta drejtojmë qoftë kundër dogmës fetare vetë, kundër pikëpamjeve filozofike, idealiste e mistike të saj, ashtu edhe kundër disiplinave fetare, që kanë hyrë, deri në zakonet e përditshme të atyre që besojnë, bile edhe të atyre që nuk besojnë, por që i zbatojnë nganjëherë pa i ditur, pa bërë kujdes. Populli ynë, në përgjithësi, nuk është fetar në atë kuptimin, që janë shumë popuj të tjerë. Kjo është e vërtetë por prapë se prapë edhe ai diçka beson…

    Ne nuk u kemi lënë asnjë shkollë, qoftë edhe të ulët, për të nxjerrë klerikë të rinj dhe për t’u dhënë këtyre një edukatë të rregullt dhe të interpretuar të doktrinës së tyre fetare..

    Kështu që klerikët e çdo besimi kanë shteruar dhe do të shterojnë edhe ca më shumë si kuadro. Kurse për sa i përket shtypit të librave, të dogmave të tyre, kjo ka vdekur me kohë për ta…

    Pra, bazën materiale dhe propagandistike për shumëzimin e librave fetare e kemi zhdukur. Ne kemi zhdukur gjithashtu mundësinë e nxjerrjes së kuadrove. Tash është çështja t’u prishen kishat dhe xhamitë, të vetmet mjete kryesore ku klerikët grumbullojnë besimtarët për të mbajtur gjallë besimin, qoftë edhe në forma dekadente. Prishja e kishave, xhamive, teqeve e manastireve, natyrisht, paraqitet më e vështirë, për arsye se nuk duhet shkuar në kundërshtim të drejtpërdrejtë me atë pjesë të popullit që beson. Por mjaft prej tyre janë prishur, pa ngjallur asnjë reaksion, disa të tjerë janë prishur se kanë rënë, ka nga ato që janë kthyer në depo ose kanë mbetur pa hoxhë apo pa prift dhe praktikisht nuk funksionojnë. Në këto forma duhet të vazhdojmë ne për deri sa nuk funksionojnë. Në këto forma duhet të vazhdojmë ne përderisa ti rrafshojmë nga faqja e dheut tonë. Institucioneve fetare ne duhet t’u heqim, atje ku e kemi lënë diçka, të gjithë tokën, ndonjë ulli ose të ardhur tjetër që mund të kenë akoma kishat, xhamitë, etj.

    Është interesante se në fshatin tonë nuk ka rezistencë për këto gjëra. Ky është si rezultat i punës ateiste, që ka bërë dhe bën partia, por edhe nga mungesa e hoxhallarëve dhe e priftërinjve në fshatra, nga mungesa e librave fetarë. Në përgjithësi, në fshatra çështja e besimit në fenë, mbahet në zakonet e jetës, në interpretimin pragmatik të tyre, por që nuk është as për ta nënvleftësuar, as për ta neglizhuar, pse prapë na dëmton shumë në zhvillimin dhe përparimin e vëndit.

    Për t’i zhdukur praktikat fetare ne duhet t’i luftojmë ato sidomos me frymën revolucionare dhe patriotike.

    Lufta kundër feve, veçanërisht në vendin tonë, ku nuk ka mundur të zhvillohet në forma filozofike të stërholluara, për arsye të mungesës së një baze klerikësh të zhvilluar e me kulturë, duhet të bëhet me këmbëngulje në zakonet, në traditat, në mënyrën e jetesës, në interpretimin e fenomeneve, pse nëpërmjet kësaj rruge klerikët kanë mundur për shekuj me radhë te fusin helmin e fesë dhe këtë helm ta përziejmë me gëzimet, me hidhërimet dhe me shfaqjet e përditshme të jetës së njeriut.

    Neve pra na bie detyra që të studiojmë me imtësi, ku dhe qysh shfaqet ky helm, në ç’forma, ç’trajta ka marrë gjatë zhvillimit, ç’praktika zbatohen, si zbatohen e si kamuflohen ato. Këto ne duhet t’i analizojmë që kur lind i vogli, i cili pagëzohet, bëhet synet etj., që kur martohet njeriu, ngjarje kjo që lidhet me shumë zakone në të cilat ka depërtuar zakoni kishtar si krimbi brenda mollës së kuqe. Duke i njohur këto, këtej duhet të fillojë lufta e studiuar sistematike ideologjike, politike, organizative, pa pushim, pa pushim.

    Lufta me fenë është mjaft e koklavitur, prandaj kush nuk armatoset mirë kundër saj, mund të mos ketë rezultatet që dëshirojmë. Ne i kemi të gjitha mundësitë dhe terreni ynë paraqitet i favorshëm që këtë luftë ta kryejmë me sukses. Një armë historike kundër fesë dhe klerikëve reaksionarë është edhe fakti se feja myslimane ka qenë ideologjia e pushtuesve turq, feja ortodokse ideologjia e shovinistëve grekë që pushtonin në kohët e kaluara vendin tonë dhe feja katolike me qendër Vatikanin ka qenë ideologjia e pushtuesve italianë, e imperializmit austriak dhe e fashizmit italian.

    Ndjenjat patriotike të popullit tonë dhe lufta e tij për t’u çliruar nga zgjedha e të huajve, në mos drejtpërsëdrejti, gjatë shekujve është ndeshur edhe me ideologjinë fetare të pushtuesve dhe me ata klerikë reaksionarë të çdo besimi, që u shërbenin atyre. Në këtë fakt historik ne nuk mund të mos shohim edhe një nga arsyet që populli ynë nuk është edhe aq fanatik e i lidhur me fetë, pse këto, në parim dhe në fakt, kanë qenë në kundërshtim me idenë e çlirimit kombëtar.

    Duke pasur parasysh të gjitha çka thamë më lart, ne si komunistë dhe ateistë duhet të jemi edhe realistë. Me gjithë propagandën tonë të organizuar kundër fesë, riteve, dogmave, institucioneve fetare dhe klerikëve profesionistë, të kemi vazhdimisht parasysh që të mos futemi në luftë të hapët me njerëzit e popullit, sepse në popull do të ketë edhe njerëz të ndershëm, të lidhur me partinë dhe patriotë të flaktë, që do të ruajnë në ndërgjegjen e tyre edhe për shumë kohë, mundet edhe deri sa të vdesin, besimet e tyre. Puna me ta do të jete një përpjekje bindjeje e vazhdueshme dhe me durim të madh, të cilën të mos e lejojmë të kthehet në ofenduese. Me këta njerëz partia duhet të sillet, si të thuash, si doktori i mirë që bën të gjitha përpjekjet për ta shëruar të sëmurin, për ta rikthyer këtë në gëzimet e jetës.

    Besimet e kota fetare nuk do t’i gjejmë vetëm te klerikët. Këta janë ata njerëz profesionistë që i propagandojnë, që i ruajnë të gjalla, që bëjnë spekulime dhe mashtrime të poshtra, por ato ekzistojnë edhe në popull. Prandaj, pa a ngadalësuar për asnjë çast propagandën kundër fesë, të kemi kurdoherë parasysh se kemi të bëjmë me popullin. Veprimet e pamatura, ekzaltuese, duhet të evitohen. Çdo veprimi i duhet përgatitur me kujdes terreni politik.

    Të zaptosh xhamitë dhe kishat me fushatë dhe me një urdhër, është punë e lehtë, por duhet menduar edhe për pasojat në popull. Pasojat e këqija evitohen duke përgatitur me kujdes popullin, që ai ta kuptojë këtë kotësi, ta zhdukë fenë nga zakonet e jetës, të braktisë me bindje praktikat e saj. Atëherë për të s’ka as rëndësinë më të vogël xhamia apo kisha, prifti ose hoxha. Kjo është një punë më e rëndë, por më e sigurt. Shumë kisha dhe xhami po braktisen dhe po rrënohen. Asnjë ndërtim të mos u bëhet. Disa mund të kthehen në vepra muze, në qoftë se janë të tilla, disa që do populli, të bëhen depo, të mos hezitohet të merren, e kështu me radhë, jo me dhunë, me bujë dhe pa marrë aprovimin e popullit, i cili duhet përgatitur shpirtërisht dhe politikisht…

    SEKRETARI I PARË I KOMITETIT QENDROR TË PARTISË SË PUNËS TË SHQIPËRISË, ENVER HOXHA

    Dokumenti i dytë:

    Raport informativ Mbi Rezultatet e para të luftës kundër fesë dhe disa masa për thellimin e mëtejshëm të saj (30. 08. 1967)

    Pas Kongresit të 5-të të Partisë dhe sidomos pas fjalimit të shokut Enver të 6 shkurtit, në gjithë vendin po zhvillohet gjerësisht lufta kundër fesë, paragjykimeve e zakoneve fetare.

    Kjo luftë zhvillohet në kuadrin e thellimit të mëtejshëm të revolucionit ideologjik, është luftë e thellë klasore midis dy botëkuptimeve, midis dy ideologjive, me objekt që të çrrënjosë botëkuptimin fetar si një nga bazat e fuqishme të ideologjisë reaksionare, për të edukuar masat me botëkuptimin materialist marksist-leninist. Lufta zhvillohet jo vetëm midis nesh dhe armiqve, por kryesisht në gjirin e popullit e të Partisë, dhe në një terren mjaft të ndjeshëm e delikat.

    Ajo dallohet nga këto karakteristika kryesore: a) Zhvillohet në një front të gjerë në qytet e në fshat, në gjithë shtresat e popullit. b) Dallohet nga aksione goditëse direkte, jo vetëm kundër fesë si botëkuptim reaksionar, por dhe kundër bazave që kanë ruajtur dhe ushqyer fenë. c) Nga pjesëmarrja e gjerë e masave të popullit në këto aksione, nga diskutimi popullor mbi kotësinë dhe dëmin e besimeve fetare.

    Pra lufta kundër fesë ka marrë të gjitha tiparet e një lëvizjeje të gjerë me karakter të theksuar ideologjik. Në këtë fushë në vendin tonë po kryhet një hop i madh revolucionar i paparë deri tani në historinë e vendeve socialiste.

    Sigurisht ky hop i madh nuk është i rastit. Ai është rezultat i gjithë punës 25-vjeçare të Partisë. Qysh në fillim Partia edukoi anëtarët e vet dhe masat me frymën e ateizmit. Mbas çlirimit mori masa të rëndësishme. Ndarja e fesë nga shteti dhe nga shkolla, kufizimi i vazhdueshëm i institucioneve fetare, kufizimi e pastaj likuidimi i mundësive për përgatitjen e kuadrit fetar, duke mbyllur edhe institucionin përkatës, ndalimi i botimit të literaturës fetare etj., përbën një faktor të rëndësishëm pozitiv për luftën kundër fesë. Por kryesore është puna e madhe e partisë për të përhapur arsimin e kulturën, për të zhdukur injorancën, për të përhapur njohuritë shkencore në të gjitha fushat dhe shumë masa të tjera me karakter ideologjik. Të gjitha këto përbëjnë një periudhë të tërë ndryshimesh sasiore të domosdoshme që po çojnë në ndryshime cilësore.

    Ka rëndësi të veçantë fakti që Partia dhe KQ si kurdoherë gjykoi mirë gjendjen shpirtërore të masave, gjeti momentin e duhur për të hedhur parullën e luftës në front të gjerë dhe që jeta po e vërteton plotësisht të drejtë. Lidhur me këtë një ndihmë e madhe ishte dërgimi i letrës së shoku Enver të datës 27 shkurt, ku jepen orientime për zhvillimin sa më të drejtë, pa gabime dhe me sukses të luftës kundër fesë, paragjykimeve dhe zakoneve prapanike.

    Me gjithë periudhën e shkurtër mund të bëhet një bilanc i rezultateve të para, të nxirren disa konkluzione e probleme se si e ku duhet të thellohet më tej kjo lëvizje.

    1) Lufta në fillim u drejtua kundër bazave të vatrave fetare. Më parë për të marrë disa kisha e xhami kryesore, kurse pastaj masat e popullit shkuan më tej për t’i marrë të gjitha ato. Kjo iniciativë nga poshtë u mbështetu fuqimisht nga lart, nga komitetet dhe organizatat bazë të partisë dhe atyre të masave.

    Në një kohë relativisht të shkurtër iu dha tronditja e parë vatrave të ideologjisë fetare. Me përjashtim të kishës së madhe të Tiranës dhe kishës katolike, në të gjithë vendin janë mbyllur të gjitha kishat, xhamitë, teqetë, tyrbet, vakëfet etj. Ky numër arrin gjithsej në 2169, nga të cilat 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 katolike, 530 teqe, tyrbe, mekame etj.

    Bashkë me institucionet fetare u mor në dorëzim pasuria e tyre. Me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr. 4263 të vitit 1967 pasuritë e paluajtshme të komuniteteve fetare kaluan në pronë shtetërore, ose u janë dorëzuar kooperativave. Kishat, xhamitë etj., që ndodhen në qytete u kanë kaluar komiteteve ekzekutive, kurse ato në fshatra u kanë kaluar kooperativave bujqësore. Gjendja e arkave dhe llogarive rrjedhëse të të gjitha institucioneve fetare deri në fund të muajit mars të këtij viti ishte 1, 959.307 (lekë të reja).

    Krahas kësaj ato posedonin edhe disa sasi bagëtish, vreshtash, ullinjsh, bahçesh etj. Kështu p.sh. vetëm 8 manastiret kishin 500 krerë bagëti të imta dhe të trasha, kryegjyshata posedonte 34 dynymë tokë që i kaloi NBSH-së “Gjergj Dimitrov” etj. Një pasuri tjetër e luajtshme dhe e paluajtshme vazhdonte të ishte në duart e tyre. Kjo arrinte në mbi 6 milionë (lekë të reja), nga të cilat 2,150,000 milionë i kishin teqetë bektashiane. (Në këto pasuri përfshihen ndërtesat e banimit me aksesorët, mullinjtë, dhjetëra dyqane e magazina të tyre, pajisjet e brendshme me shtretër të manastireve etj.). Shteti u lehtësua gjithashtu nga subvencioni që bënte çdo vit për pagesat e rrogave e të pensioneve të një pjese të mirë të klerikëve, shifër kjo që arrinte çdo vit në 300,000 lekë të reja.

    Ky është një sukses i madh. Kjo qe goditja më e papritur për fenë. Rëndësi të madhe ka fakti që Partia edhe në këtë çështje ndoqi vijën e masave, duke siguruar në këtë lëvizje pjesëmarrjen masive të të gjithë popullit. Kjo ndikoi për zhdukjen e mjaft koncepteve të frikës e legjendave fetare të thurura në shekuj rreth “Çudirave” të vendeve të shenjta, “dënimit me vdekje” dhe “ngrirjes në vend” të njerëzve që tentojnë t’i prekin, se ato i ruan “zoti” etj., etj. Masat panë me sytë e tyre dhe mjaft besimtarë e shprehën hapur këtë, se gjithë ato legjenda rreth “vendeve të shenjta” ishin gënjeshtra të kota, dhe kjo shërbeu për edukimin e tyre. Por ky sukses me rëndësi nuk duhet aspak të krijojë mendimin se çdo gjë mori fund. Ne kemi përpara për të bërë një punë jashtëzakonisht të madhe, sepse siç theksoi shoku Enver në Kongresin e 5-të, lufta kundër ideologjisë fetare është luftë klase.

    Me marrjen e institucioneve fetare kanë lindur edhe disa probleme. Pothuajse të gjitha ato, megjithëse po përdoren për qëllime ekonomike e kulturore ruajnë pamjen e parë. Kjo, përveç të tjerash, në heshtje u kujton besimtarëve kishën apo xhaminë, dhe ta konsiderojnë atë gjithmonë si vend të shenjtë, dhe te brezat që rriten ndikon keq psikologjikisht. Prandaj mendojmë se disa prej tyre që pengojnë planimetrinë e sotme e të ardhme të fshatrave apo të qyteteve të prishen, dhe ku ka mundësi të bëhen ndërtime të reja. Po kështu të prishen ato që janë në rrezik shembjeje, të vjetra, dhe që s’kanë asnjë vlerë historike dhe arkitektonike. Sipas mundësive të ndryshojë pamja e atyre që janë vënë në përdorim për nevoja të ndryshme, sidomos ato që përdoren e do të përdoren si kinema, shtëpi e vatra kulture, palestra etj. Nga rrethet propozohet me të drejtë që Ministria e Arsim-Kulturës (Instituti i Ruajtjes së Monumenteve të Kulturës) të rishikojë kriteret që ruajnë një numër të madh kishash e xhamish pa ndonjë vlerë historike.

    2) Një rezultat tjetër shumë pozitiv është likuidimi i funksionit zyrtar të klerit profesionit dhe neutralizimi i klerikëve jo profesionistë. Nga të dhënat del se në rrethe kishte 912 klerikë profesionistë nga të cilët rreth 550 hoxhallarë dhe afro 400 priftërinj, dervishë, shehlerë etj. Numri më i madh i tyre ka qenë në ato rrethe ku edhe numri i institucioneve fetare ishte më i madh, veç këtyre një pjesë e kishave e xhamive ka qenë falur nga besimtarë që bënin pjesë në këshillat e kishave apo të xhamive, numri i të cilëve arrin në disa mijëra veta.

    Sipas udhëzimeve të KQ të gjithëve u është siguruar punë, por një pjesë duke qenë të moshuar, pas mbylljes së institucioneve, rrinë pranë familjeve të tyre. Shumica punën e ka filluar në kooperativat bujqësore, sepse aty kishin edhe familjet, ndërsa një pjesë fare e vogël është vendosur nëpër ndërmarrje. Në këtë drejtim nuk ka ndonjë problem. Vetëm një çështje del për disa klerikë që përfitonin pensionin dhe që kanë vështirësi ekonomike. Me bllokimin e fondeve u ndalua edhe pensioni që ata merrnin. Kjo mund të shikohet konkretisht nga organet shtetërore duke gjetur një rrugë të arsyeshme zgjidhjeje. Ka rëndësi të shikohet cili qe qëndrimi i klerit.

    Në gjithë këtë lëvizje të madhe të masave kundër fesë qëndrimi i klerikëve ka qenë i ndryshëm. Një pjesë e mirë e klerit tregoi edhe në këtë rast patriotizëm, lidhjet e tij të ngushta me Partinë.

    Ata të nisur nga besimi që kanë te Partia, në përparimin e vendit, mbështetën e përkrahën iniciativat e kërkesat e masave. Një pjesë tjetër, megjithëse të pabindur për drejtësinë e domosdoshmërinë e mbylljes së institucioneve fetare nga populli, u pajtuan me të ose mbajti qëndrim të heshtur. Kurse disa të tjerë i rezistuan dhe vazhdojnë t’i rezistojnë lëvizjes së masave e mbajnë një qëndrim reaksionar ndaj saj. Në mjaft raste këta në bashkëpunim me elementë të tjerë armiq brenda vendit, janë munduar të na dëmtojnë me të gjitha mënyrat. Diku, duke përfituar edhe nga dobësitë e punës politike dhe ideologjike të disa organizatave të partisë, janë përpjekur të ngrenë besimtarët kundër zhvillimit të kësaj lëvizjeje me përmbajtje të thellë revolucionare.

    Veprimtaria armiqësore është përpjekur që me anë të parullave dhe një seri veprimesh reaksionare të prekë pothuajse të gjitha sferat e politikës dhe të ideologjisë së partisë sonë. Ja disa nga drejtimet kryesore të kësaj veprimtarie. Elementi armik dhe klerik reaksionar, si gjithnjë, e drejton luftën e tij kundër Partisë dhe pushtetit popullor duke hedhur parulla nga më të ndryshmet si: “Këtë që bënë këta nuk e ka bërë as turku, greku, italiani e gjermani, kur na kanë okupuar” ose “Kur të vjen fundi vete përplasesh në derë të kishës ose xhamisë, kështu që edhe kjo që bëjnë këta tregon fundin e tyre” (Kolonjë); ose “Kjo qeveri nuk i ka punët mirë me prishjen e fesë” (Gramsh-Shkodër); “Këto janë vetëm fillimi ndërsa fundi i tyre do të çojë në zhdukjen e familjes” (Vlorë) etj., etj.

    Ata përpiqen ta lidhin veprimin kundër fesë me kolektivizimin dhe shkurtimin e kopshteve personale e masat e tjera të Partisë për t’i penguar ato, duke thënë se: “Komunistët po i shkatërrojnë kishat e xhamitë, tokat na i morën dhe fenë na e hoqën” (Pukë) ose “Duke prishur teqetë e kopshtet këta i hapën punë vetes” (Tepelenë) etj.

    Janë përpjekur gjithashtu, të krijojnë përshtypjen se në pushtetin popullor ka dallime fesh, krahinash etj. Kështu në rrethin e Lezhës ku është më i përhapur besimi katolik janë përhapur parulla se myslimanët përkrahen, dhe për këtë shfrytëzohet edhe ruajtja e xhamisë ku vazhdojnë kërkimet për varrin e Skënderbeut. Po kështu në Pogradec e Fier marrja më parë e kishave nga xhamitë ose ruajtja si monumente e disa institucioneve është komentuar si përkrahje e një besimi dhe luftimi më me ashpërsi i tjetrit.

    Në disa rrethe armiku përpiqet ta paraqesë këtë lëvizje si kopjim kinez duke thënë se “Pse imitojnë botën, Kinën” (Fier), “Këta ndjekin rrugën e Kinës” (Shkodër), ose “hoxhallarëve e dervishëve iu hoq mjekra, se tani kanë hyrë në fe tjetër, në atë të Azisë, ata janë pa fe e nuk falen” (Gramsh).

    Elementi armik përpiqet të dëmtojë duke shfrytëzuar veçanërisht fenomenet e fatkeqësitë e natyrës si tërmetin, shirat dhe përmbytjet, thatësirat etj. Kështu në Sarandë e Gjirokastër qarkullojnë parulla se “Tashti që u prishën kishat e u ndoqën priftërinjtë, fatkeqësi do kemi më shumë, do të përmbyset bota”.

    Përveç parullave elementi dhe kleri reaksionar kanë bërë presione direkt mbi njerëzit e Partisë. Në Vokopolë të Beratit para se të merrej kisha u vendos një fletërrufe anonime ku shkruhej: “Prishja e kishës në Vokopolë ka tronditur gjithë fshatin, të mëdhenj e të vegjël. Ai që gris këtë fletërrufe do të përgjigjet”. Në Jergucat të Gjirokastrës sekretarit të organizatës bazë i vunë natën te dera e shtëpisë një letër në të cilën e mallkonin dhe e kërcënonin për prishjen e kishës. Në Shënavlash të Durrësit disa elementë vagabondë dhe me përbërje të keqe politike qëllojnë me gur të rinjtë e të rejat e shkollës “Naim Frashëri” që kishin shkuar për të përkrahur kërkesën e rinisë së fshatit për të marrë kishën etj.

    Kundër këtyre parullave e veprimeve armiqësore kanë vepruar organizatat bazë të Partisë dhe nën drejtimin e tyre organizatat e masave, duke i demaskuar ato dhe sipas rastit ndaj elementëve të veçantë është mbajtur edhe qëndrim nga organet përkatëse. Megjithëkëtë, organizatat e Partisë dhe organizatat e masave nuk duhet të bien në qetësi e vetëkënaqësi. Ato duhet të rritin vigjilencën revolucionare ndaj veprimtarisë armiqësore, të organizojnë një punë të dendur politike e ideologjike për sqarimin e masave të popullit.

     /zaninalte.al/

    Përgatiti: Dr. Genti Kruja

  • Historiani turk: “Skënderbeu u kthye në vendin e tij si mysliman..” (Video)

    Historiani turk: “Skënderbeu u kthye në vendin e tij si mysliman..” (Video)

    Historiani i njohur turk nga Stambolli në dokumentarin “Histori Kosove” të RTK-së ka folur ndër të tjera rreth shqiptarëve dhe konvertimeve fetare të asaj kohe, ku thotë se edhe heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu u kthye në Shqipëri si mysliman, dhe më pas e ndërroi emrin Gjergj dhe luftoj kundër perandorisë. Sipas tij, konvertimet e tilla fetare, atë kohë ishin shumë të zakonshme.Historiani turk përmend edhe Kosovën, ku thotë se në kohën para pushtimit osman, Kosova ishte e pushtuar nga serbët e dinastive të Nemanjës dhe të Dushanit. Kjo bëri që popullata vendase që ishin shqiptarët të krishterë të detyroheshin të dyndeshin në male, dhe pas pushtimit turk ata u kthyen sërish në kokat e tyre të aneksuara më parë nga pushtuesit sllav. /InforCulture.info

    https://www.facebook.com/watch/?v=516402833180617

  • PSE NUK E DËGJUAN SHQIPTARËT HAFIZ ALI KORÇËN

    PSE NUK E DËGJUAN SHQIPTARËT HAFIZ ALI KORÇËN

    Nga: Milazim Krasniqi

    Traktati “Bolshevizma a çkatërimi i njerëzimit” i Hafiz Ali Korçës është botuar në mars të vitit 1925, por ka rënë në vesh të shurdhër si në kohën kur është botuar, ashtu edhe deri në ditët tona, duke qenë dëshmi e gjallë se shqiptarët e injoruan alarmin e autorit të saj. Arsyet e këtij injorimi kolosal ndaj një alarmi kaq të thekshëm, janë të shumta, po kësaj radhe po i veçojmë dy, e para, ne shqiptarët shpesh herë kemi një shprehi të refuzimit të dijes, veçmas asaj dije që e ka burimin te Shpalljet e Shenjta dhe e dyta, e kemi bërë si zakon që njëherë ta pësojmë e vetëm pastaj të përpiqemi të mësojmë. Këto dy arsye e kanë shkaktuar edhe injorimin pothuajse të plotë të traktatit vizionar të Ali Korçës.

    Përse Haveli kishte të drejtë

    Fillimisht është refuzuar me arrogancë “përrallisja” e një dijetari me çallmë, ndërsa pas pësimit nga bolshevizma, janë nxjerrë disa mësime parciale, kryesisht nga fatkeqësia e pësuar, e jo nga mendimi intelektual paraprak. Por, me këso qasjesh posttraumatike vështirë mund të mbyllen plagët e shkaktuara nga murtaja e kuqe. Sot po që ka shumë antikomunistë llafazanë, por shumica prej tyre nuk janë të lidhur me traditën e mendimit antikomunist shqiptar, në krye të të cilëve pa dyshim është Ali Korça, veçse janë produkt i fatkeqësive të ëpsuar ose i fraksioneve të rebeluara brenda vetë stalinizmit shqiptar. Si të tillë janë në diskontinuitet me traditën e mendimit antibolshevik shqiptar dhe nuk kanë fuqi të mjaftueshme argumentimi e as alibi morale. Kjo ndodhë ngase e kanë përjashtuar vlerësimin moral dhe fetar mbi bolshevizmin, duke hyrë në një garë ideologjike me bolshevikët/stalinistët, të zhveshur edhe vetë nga morali dhe nga besimi. Besoj se kjo mungesë e aspekti moral dhe fetar në angazhimet e antibolshebikëve/antikomunistëve, ka qenë arsyeja pse Vacllav Haveli pati thënë me të drejtë se se më të këqinj se komunistët, janë vetëm antikomunistët. Antikomunistët që nuk bazohen në vlera morale dhe fetare, s’kanë si të jenë ndryshe veçse një fraksion komunist i egërsuar për hakmarrje. Ndërsa, vetëm falja e mbështetur në Shpalljet Hyjnore do t’i lartësonte ata në vendin e nderit të vlerave morale. Realiteti i sotëm ideologjik, politik dhe fetar ndër shqiptarë, e konfirmon nayrën imorale të jo pak antikomunistëve. Fjala vjen, politikanë e gazetarë që deklarohen se janë të djathtë, antikomunistë, në të njëjëtn kohë deklarohen si të tërbuar kundër lirive dhe të drejtave fetare. Esencialisht janë kundër të gjitha feve, tamam si bolshevikë e çartur, por me theks të veçantë kundër besimit fetar të shumicës ndër shqiptarë, pra, kundër fesë islame. Jam i bindur se po të arrinin të qëronin hesapet me këtë komunitet dhe me këtë fe, pa humbur kohë do t’u vërsuleshin edhe komuniteteve të tjera fetare, sepse në botëkuptimin e tyre ideologjkik e kanë të ruajtur virusin e bolshevizmit. Një shkrimtar i shquar shqiptar, i angazhuar fort gjatë viteve të tranzicionit edhe si një nga frymëzuesit e islamofobisë ndër ne, në periudhën e realizmit socialist e pati krahasuar librin e shenjtë, Biblën, me veprën monstruoze Mein kampf dhe profetin tonë të dashur, Jezu Krishtin (Isain, a.s) me Hitlerin!

    Çfarë po u paralajmëronte shqiptarëve Ali Korça

    Pse janë kështu antifetarë, politikanë e gazetarë që e mbajnë veten si demokratë ose edhe “të djathtë”, kur kjo është në kundërshtim me këto doktrina politike? Sigurisht janë të tillë për shkak se nuk janë produkt i kontinuitetit të mendimit e të veprimit politik e ideologjik demokratik a as të djathtë ndër shqiptarë. Rrjedhimisht, nuk janë produkt e nuk kanë asnjë lidhje as me idetë e Ali Korçës për bolshevizmin, si një rrezik për shkatërrimin e njerëzimit. Meqë nuk janë të lidhur në nyjen e mendimit esencial shqiptar, atëherë e përcjellin modën e mendimit të të tjerëve, ndë rtë ciëlt pas vitit 2001 spsikatë më s ë shumti islamofobia. Por, të tjerët edhe janë komodë. Ata janë komodë edhe kur lancojnë pasione islamofobike, sepse në kombin e vet nuk kanë një shumicë muslimane. Sikundër që janë komodë edhe kur e analizojnë dhe e vlerësojnë me ftohtësi akadmeike bolshevimzin e komunizmin, sepse nuk i kanë vuajtur pasojat çnjerëzore të tij. Ndërsa, ne shqiptarët do të duhej të mos e shikonim me “ftohtësi akademike” analizën dhe vlerësimin e pasojave që ka lënë bolshevizmi në kulturën tonë, në ekonominë dhe në besimet tona fetare. Nuk po kërkohet gjaknxehtësi, po këmbëngulësi që të ndriçohet deri në fund e vërteta lidhur me shkaqet që e sollën triumfin e bolshevizmit ndër shqiptarë dhe lidhur me pasojat kulturore, ekonomike, morale e fetare që kanë mbetur si një varrezë masive e pambuluar.

    Po ta kishin dëgjuar alarmin e Ali Korçës bashkëkohanikët dhe bashkëkombasit e tij dhe po ta kishin refuzuar ofertën tinëzare bolshevike, sot nuk do të ishte kjo temë aktuale. Por, ata nuk e dëgjuan alarmin e tij, edhe pse ai ishte bile pak si tepër gjëmues?

    Çfarë po u paralajmëronte shqiptarëve në traktatin “Bolshevizma a çkatërimi i njerëzimit” hafiz Ali Korça në vitin 1925? Ai që në fjalin e parë u tha se po u fliste si atdhetar: “ Si çdo atdhetar që dëshëron, që Shteti dhe kombit të vet t’i shërbejë sipas fuqisë që të ketë” (f.13) Por, ata nuk ia dëgjuan fjalën atdhetare, për arsye se fjala atdhetar ishte bërë nga fjalët më të konsumuara, më të desemantizuara. Pse? Përmbysja e madhe pas grushtetit revolucionar të Fan Nolit të vitit 1924, shkaktoi përzierje të madhe politike e ideologjike. Atdhetarët e deridjeshëm u shpallën tradhtarë dhe u procesuan në procese gjyqësore, ku do të merrnin edhe dënime kapitale. Edhe Ahmet Zogu ishte njëri prej atyre që gjykata revolucionare e dënoi me vdekje në mungesë. Kur ky i mbijetuar i dënimit me vdekje u kthye në pushtet, me ndihmën e anglezëve dhe jugosllavëve, ai i shpalli ata të tjerët tradhtarë dhe i përndoqi si mos më keq. Shumica u arratisën dhe përfunduan në shtete të tjera, ku sipas rërfimit të Sejfi Vllamasit, shumica absolute, meqë ishin refugjatë e nuk kishin mjete për jetesë, përfundan në listat e rrogave të shteteve përkatësisht të shërbimeve sekrete italiane, franceze, jugosllave, greke dhe të Kominternit etj. Praktikisht, ata ose u bënë spiunë të shërbimeve të shteteve armiqësore, ose u kompromentuan politikisht dhe ashtu u doli edhe boja e atdhetarizmit. Disa prej tyre e lehtësuan më vonë edhe pushtimin fashist, ndërsa disa të tjerë e lehtësuan penetrimin e bolshevizmit. Kësisoj, lufta e egër politike për pushtet ndërmjet dy kampeve të mëdha, me Zogun në krye të njërit e me Nolin në krye të tjetrit, shkatëruan atë elitë politike, intelektuale e fetare, që ishte formuar dhe që ishte e vetmja shpresë për zhvillimin paqësor të vendit dhe për refuzimin me sukses të ideologjive ekstemiste si ajo e fashizmit dhe ajo e bolshevizmit. Shkatërrimi i asaj elite kombëtare u hapi rrugën edhe eksponentëve të bolshevizmit në Shqipëri. Prandaj fjala atdhetar të cilën e theksonte Ali Korça në vitin 1925 në krye të traktatit të vet, ishte e konsumuar dhe e desemantizuar, ndonëse autori vetë ishte vërtet një atdhetar i pakonsumuar, që po alarmonte për rrezikun e murtajës së kuqe. Ishte atdhetar i pakonsumuar, por në rrëmujën e shkatërrimit të vlerave kombëtare nga lufta e egër për pushtet, edhe ai mbeti i pakuptuar. Shqiptarët nuk e dëgjuan fjalën e tij. Prandaj edhe jemi këtu ku jemi sot.

    Çka mund të mësojmë sot?

    Ndonëse me vonesë prej kund nëntëdhjetë vjetësh, edhe sot fjala e tij duhet të lexohet me vëmendje, sepse edhe sot i vuajmë pasojat e bolshevizmit, si në kulturë ashtu edhe në ekonomi, në moral e në besimet fetare. Njeriu i ri socialist nuk është avulluar, nuk ka emigruar në hënë. Ai soj njeriu, i xhveshur nga besimi në Zotin, i xhveshur nga dinjiteti dhe nga vetërespekti, nga respekti për pronën private, nga dashuria dhe dhembshuria për familjen, nga atdhedashuria dhe nga nacionalizmi, edhe sot është domethënës në shoqërinë shqiptare dhe duket se në shumë raste e ligjin në shoqëri. Ku? Që nga fyerjet e parreshtura të ndjenjave fetare të besimtarëve dhe kërcënimi i lirive dhe të drejtave fetare të tyre, përmes zaptimit të pronave të huaja, kulitvimi dhe tregëtimi drogave, varsjet me pagesë, dhuna monstruoze në familje e deri te heqja dorë me lehtësi nga identiteti kombëtar. Të gjitha këto janë shenja të qarta që ka lënë si blana të pashlyera njeriu i ri socialist, i prodhuar nga ideologjia absurde e barazimtarisë në gjithçka.

    Hafiz Ali Korça argumentonte se barazia e plotë e njerëzve në pasuri, do t’i bënte ata përtacë e nuk do të lejonte kurrë lindjen e qytetërimit, që vjen edhe si përpjekje e parreshur e njeriut për vetërealizim. Ali Korça shkruan me nota patetike: “ Ç’dobi ka një shtet kur fuqia rrjepacake përlan gjënë e botës pa një të drejtë dhe e gërmadhon krejt shtetin? Vallë si të gërmadhohet një shtet e si të shkretohet nga pasuria e nga gjithë ndërtesat mjeshtërore, edhe si të zhduket feja e morali, atëhere nga ana e kujt do të ndreqen? Vallë si të theren e si të farohen ulematë, më të dishmit, më të famshmit mjeshtra të një shteti sipas programit të Karlit (Marksit, plotës. imi), qysh u mirësoka vetvetiu nga ajo diktatura e proletariatit? (f. 25) Të gjitha këto që ai paralajmëroi, edhe ndodhën: rjepacakët morën pushtetin e pasurinë, shtetin e shëndërruan në gërmadhë, zhduken fetë dhe moralin, persekutuan e vranë dijetarët, (ulematë), pikërisht sipas programit të Marksit e praktikave të Leninit e Stalinit për trajtimin e armiqve të klasës.

    Këto parashikime të hidhura hafiz Ali Korça, i bëri njëzet vjet para se të fillonin të zbatoheshin në shtetin shqipar e në shoqërinë shqiptare. Po ta kishin dëgjuar me vëmendje dhe po të mos ishin kacafytur me aq egërsi elitat poliitke, intelektuale e fetare, mbase edhe mund të bënin diçka më shumë për parandlimin e zezonës. Por, nuk e dëgjuan.

    Zërin e Hafiz Ali Korçës nga traktati “Bolshevizma a çkatërimi i njeërzimit” ne duhet ta dëgjojmë edhe sot. Traktati i tij edhe sot na e thotë esencialisht të njëjtën gjë: botës mund t’i vijë shkatërrimi nga ekstremizmi ideologjik-fetar, nga konspiracionet dhe përgjithësisht nga ideologjia e terrorit. Sikur na thotë që farkuesit e bolshevizmit ajnë treguar kameleonik: kanë ndërruar ngjyrë, por taktikat e terrorit kundër lirisë dhe dinjitetit njerëzor, janë aktuale edhe sot. Edhe sot ka disa qendra të fuqisë që marrin vendime në konspiracion të plotë dhe që e terrorizojnë botën me dhunën e tyre, të motivuar nga ideologjia e terrorit, qoftë fetar, qoftë racor, qoftë etnik. Ideologjitë e sotme të terrorit kanë natyrë të përafërt me bolshevizmin: esencialisht janë të shkëputura nga programi Hyjnor që udhëzon për jetën e njerëzimit në paqe. Këto ideologji të terrorit, edhepse përpiqen të maskohen pas besimit fetar, siç përpiqen të bëjnë organizatat terroriste Al Kaida, Boko Haram, Nusra, ISIS, Al-Shabab e shumë të tjera, në fakt janë antifetare dhe antinjerëzore. Ato me brutalitetin e vet e kërcënojnë natyrshmërinë e njeriut, me synimin që ta shndërrojnë në bishë, në makinë vrasëse.

    Në shoqëri e kombe ku ka ekzistuar bolshevizmi, e ku pasojat e tij ende janë të forta, siç janë ndër ne shqiptarët, rreziku nga ideologjitë dhe nga organizimet ekstremiste është i madh, sepse janë dëmtuar vlerat e mirëfillta morale e fetare dhe ka rënë imuniteti nacionalist i kombit. Manipulimi dhe rekrutimi i të rinjve shqiptarë që janë në një lloj vakumi ideologjik, moral e fetar, është më i lehtë, se sa po të ishim një shoqëri e një komb stabil, që do ta kish të ruajtur të pacënuar kontinuitetin e mendimit të vet intelektual e të zhvillimit kombëtar. Prandaj, duhet të rikthehemi te mësimet esenciale si ky i hafiz Ali Korçës, që e denoncon me forcë ideologjinë globale të terorit, që të aftësohemi për t’u mbrojtur nga kërcënime e sotme.

    Disa mendime të autorit lidhur me rolin e çifutëve në promovimin e bolshevizmit dhe të disa praktikave të kontrolit të botës e të terrorit, nga perceptimet e sotme mund të duken të sforcuara. Por, traktati është shkruar dy decenie para konstatimit të holokaustit. Fatkeqësisht, edhe veprimet brutale të shtetit të Izraelit këto ditë në Gaza, ku po bëhen bombardime joselektive, nga të cilat tashmë e kanë pësuar mijëra civilë palestinezë, ka mundësi të riaktualizojnë në shumë qarqe dyshimet në qëllimet cioniste për dominim dhe imponim të ndonjë ideologjie të re globale të terrorit.

    18 korrik 2014

  • Hypatia e Aleksandrisë, gruaja e madhe shkencës dhe filozofisë që u masa’krua nga fanatikët e krishterë

    Hypatia e Aleksandrisë, gruaja e madhe shkencës dhe filozofisë që u masa’krua nga fanatikët e krishterë

    Hypatia e Aleksandrisë (rreth 370 e.s. – mars 415 e.s.) ishte një filozof dhe matematikane femër, e lindur në Aleksandri, Egjipt ndoshta në vitin 370 të es (megjithëse disa studiues e citojnë lindjen e saj rreth vitit 350 të es). Dihet pak për jetën, por vdekja e saj dramatike nga duart e fanatikëve të krishterë është e dokumentuar mirë.

    Ajo ishte e bija e matematikanit Theon, profesorit të fundit në Universitetin e Aleksandrisë, i cili e mësoi atë në matematikë, astronomi dhe filozofinë e ditës, e cila, në kohët moderne, do të konsiderohej shkencë. Asgjë nuk dihet për nënën e saj dhe, siç u përmend, ka pak informacion për jetën e saj. Siç shkruan studiuesi Michael AB Deakin:

    Rrëfimet më të hollësishme që kemi për jetën e Hypatias janë të dhënat e vdekjes së saj. Ne mësojmë më shumë për vdekjen e saj nga burimet kryesore sesa për çdo aspekt tjetër të jetës së saj.

    Ajo u vra në vitin 415 të es nga një turmë e krishterë që e sulmoi në rrugët e Aleksandrisë. Burimet kryesore, madje edhe ata shkrimtarë të krishterë që ishin armiqësorë ndaj saj dhe pretendonin se ajo ishte një shtrigë, janë përgjithësisht dashamirës në regjistrimin e vdekjes së saj si një tragjedi. Këto tregime e përshkruajnë në mënyrë rutinore Hypatia-n si një grua që njihej gjerësisht për bujarinë e saj, dashurinë për të mësuar dhe ekspertizën në mësimdhënie në lëndët e neoplatonizmit, matematikës, shkencës dhe filozofisë.

    Zhvillimi i Aleksandrisë

    Aleksandri, Egjipt u themelua në vendin e qytetit më të vjetër port të Rhakotis nga Aleksandri i Madh në shek. 331 pes. Thuhet se Aleksandri i kishte hartuar vetë planet për qytetin dhe më pas ia la ndërtimin komandantit të tij Cleomenes, ndërsa vetë Aleksandri vazhdoi fushatat e tij ushtarake. Kleomeni ngriti qytetin origjinal, por ai u zhvillua në lartësinë e tij nga një prej gjeneralëve të Aleksandrit, Ptolemeu I (r. 323-282 pes), i cili sundoi Egjiptin pas vdekjes së Aleksandrit.

    Ptolemeu I themeloi Bibliotekën e Aleksandrisë, muzeun dhe tempullin e Serapis (Serapeum) dhe e ktheu qytetin në një qendër kulturore që rivalizonte Athinën.

    Studiuesi Lionel Casson komenton:

    Në kohët e lashta, fjala muze zakonisht i referohej një institucioni fetar, një tempull për adhurimin e muzave; Krijimi i Ptolemeut ishte një tempull figurativ për muzat, një vend për kultivimin e arteve që ato simbolizonin. Ishte një version i lashtë i një instituti kërkimor: anëtarët, të përbërë nga shkrimtarë, poetë, shkencëtarë dhe studiues të shquar, u emëruan nga Ptolemenjtë përgjithmonë dhe gëzonin një rrogë të majme, përjashtim nga taksat (pa kushte të papërfillshme në mbretërinë Ptolemaike, akomodimi dhe ushqimi falas. Nuk kishte rrezik që fondet të mbaronin pasi institucioni kishte një dhurim të dhënë nga Ptolemeu I kur ai e ngriti atë.

    Aleksandria tërhoqi mendjet më të mira të ditës në shkencat, matematikën, filozofinë dhe shumë disiplina të tjera. Matematikani i madh Arkimedi (l. 287-212 p.e.s.) studioi atje dhe mund të ketë dhënë edhe kurse. Filozofi dhe gjeografi Eratosthenes (lc 276-194 pes) dha mësim atje dhe ishte në Aleksandri që ai llogariti perimetrin e tokës. Matematikani Euklidi (lc 300 pes) dha gjithashtu mësim në Aleksandri dhe inxhinieri dhe matematikani i shkëlqyer Hero (i dhënë gjithashtu si Heron, 10-70 e.s.) jetoi dhe punoi atje.

    Qyteti lulëzoi nën dy sundimtarët e parë të Dinastisë Ptolemeike, por ra në mënyrë të qëndrueshme nën të tjerët derisa u pushtua nga Roma pas betejës së Actium në vitin 31 pes. Kur perandori romak Konstandini i Madh (l. 272-337 e.s.) e bëri krishterimin fe shtetërore, të krishterët e Aleksandrisë – të persekutuar më parë – tani ndiheshin të fuqizuar për të goditur kundërshtarët e tyre paganë. Në kohën e Hypatias, dallimet dhe rivalitetet fetare ndanë rregullisht qytetin, shpërthyen në dhunë.

    Hypatia dhe qyteti i saj

    Në një qytet që po bëhej gjithnjë e më i larmishëm fetarisht (dhe kishte qenë gjithmonë kaq kulturalisht) Hypatia ishte një mike e ngushtë i prefektit pagan Orestes dhe u fajësua nga Kirili, kryepeshkopi i krishterë i Aleksandrisë, se e pengoi Orestin të pranonte ‘besimin e vërtetë’. Ajo shihej gjithashtu si një ‘pengesë’ për ata që do të kishin pranuar ‘të vërtetën’ e krishterimit po të mos ishte për karizmën, sharmin dhe përsosmërinë e saj në bërjen e koncepteve të vështira matematikore dhe filozofike të kuptueshme për studentët e saj; koncepte që kundërshtonin mësimet e kishës relativisht të re.

    Nga të gjitha llogaritë, Hypatia ishte një grua e jashtëzakonshme jo vetëm për kohën e saj, por për çdo kohë dhe një folëse e njohur publike. Michael Deakin citon historianin e lashtë Damascius duke përshkruar ligjëratat e saj publike:

    Duke veshur petkun [rrobën e një studiuesi, dhe kështu një veshje në thelb mashkullore], zonja u shfaq në qendër të qytetit, duke u shpjeguar në publik atyre që ishin të gatshëm të dëgjonin Platonin, Aristotelin ose ndonjë filozof tjetër … një ngërç i madh rreth dyerve [të shtëpisë së saj], një pështjellim i njerëzve dhe kuajve, i njerëzve që vinin e shkonin dhe të tjerë që rrinin rreth Hypatias, filozofia tani do t’u drejtohej atyre dhe kjo ishte shtëpia e saj. (58)

    Babai i saj, Theon, nuk pranoi t’i impononte vajzës së tij rolin tradicional që u ishte caktuar grave dhe e rriti atë ashtu siç do të kishte rritur një djalë sipas traditës greke; duke i mësuar asaj zanatin e tij. Studiuesi Wendy Slatkin shkruan:

    Gratë greke të të gjitha klasave merreshin me të njëjtin lloj pune, kryesisht të përqendruar rreth nevojave shtëpiake të familjes. Gratë kujdeseshin për fëmijët e vegjël, ushqenin të sëmurët dhe përgatitnin ushqim.

    Hypatia, nga ana tjetër, drejtoi jetën e një akademiku të respektuar në universitetin e Aleksandrisë; një pozicion në të cilin vetëm meshkujt kishin të drejtë më parë. Deakin tregon se ajo e tejkaloi babanë e saj të respektuar siç dëshmohet nga dëshmitë e lashta për shkëlqimin e saj. Ajo nuk u martua kurrë dhe mbeti beqar gjatë gjithë jetës, duke iu përkushtuar mësimit dhe mësimdhënies. Shkrimtarët e lashtë pajtohen se ajo ishte një grua me fuqi të madhe intelektuale, madje edhe shkrimtarët e krishterë si Gjoni i Nikiut që ishin armiqësor ndaj saj. Komentet e Deakin:

    Gjerësia e interesave të saj është më mbresëlënëse. Brenda matematikës, ajo shkroi ose ligjëroi mbi astronominë (përfshirë aspektet e saj vëzhguese – astrolabin), gjeometrinë (dhe për kohën e saj gjeometrinë e avancuar në atë kohë) dhe algjebrën (përsëri, për kohën e saj, algjebër e vështirë) dhe bëri një përparim në teknikën llogaritëse – të gjitha këto si dhe të angazhohen në filozofi fetare dhe të aspirojnë për një stil të mirë të të shkruarit . Shkrimet e saj ishin, siç mund të gjykojmë, një rezultat i mësimdhënies së saj në fushat teknike të matematikës. Në fakt, ajo po vazhdonte një program të iniciuar nga babai i saj: një përpjekje e ndërgjegjshme për të ruajtur dhe sqaruar veprat e mëdha matematikore të trashëgimisë Aleksandriane.

    Kjo trashëgimi ishte aq mbresëlënëse sa Aleksandria rivalizoi Athinën si një xhevahir i të mësuarit dhe kulturës. Që nga mbretërimi i Ptolemeut I, Aleksandria ishte rritur për të mishëruar aspektet më të mira të jetës së qytetëruar urbane. Edhe në rënie relative, qyteti ishte ende një mrekulli e botës mesdhetare. Shkrimtarët e hershëm si Straboni (63 p.e.s.-21 e.s.) e përshkruajnë qytetin si “madhështor” dhe universiteti u mbajt në një vlerësim kaq të lartë sa studiuesit vazhduan të dynden atje nga e gjithë bota, pavarësisht nga rivalitetet fetare dhe dhuna. Biblioteka e madhe e Aleksandrisë thuhet se ka mbajtur 500,000 libra në raftet e saj në ndërtesën kryesore dhe më shumë në një aneks ngjitur. Si profesoreshë në universitet, Hypatia do të kishte akses çdo ditë në këtë burim dhe duket qartë se ajo e shfrytëzoi plotësisht atë.

    Intoleranca fetare dhe vdekja

    Aleksandria ishte ende një vend i madh mësimi në ditët e para të krishterimit, por, ndërsa besimi rritej në adhurues dhe fuqi, u nda gjithnjë e më shumë nga luftimet midis fraksioneve fetare. Nuk është aspak e tepruar të pretendosh se Aleksandria u shkatërrua si qendër e kulturës dhe e të mësuarit nga intoleranca fetare dhe Hypatia ka arritur të simbolizojë këtë tragjedi në atë masë sa vdekja e saj është cituar si fundi i botës klasike.

    Kryepeshkopi Kiril ishte i frustruar në mënyrë rutinore nga popullariteti i Hypatias dhe miqësia e saj me prefektin Orestes. Kronisti i krishterë Gjoni i Nikiu shpjegon situatën nga këndvështrimi i Kirilit:

    Dhe në ato ditë u shfaq në Aleksandri një grua filozofe, një pagane me emrin Hypatia, e cila ishte e përkushtuar në çdo kohë pas magjisë, astrolabëve dhe instrumenteve muzikore, dhe ajo mashtroi shumë njerëz me dredhitë e saj satanike. Dhe guvernatori i qytetit [Orestes] e nderoi shumë, sepse ajo e kishte mashtruar me magjinë e saj. Dhe ai pushoi së shkuari në kishë siç e kishte zakon.

    Tensionet u rritën kur Oresti dënoi publikisht për nxitje të dhunës një burrë të quajtur Hieraks, një i krishterë i zellshëm dhe një nga njerëzit e Kirilit. Hierax kishte rrëshqitur në një sinagogë për të spiunuar komunitetin hebre për Kirilin në mënyrë që të gjente ndonjë provë të planeve hebreje kundër të krishterëve. Kur hebrenjtë e vunë re, u ankuan te Oresti dhe Heiraksi u kap dhe u ndëshkua. Kjo e zemëroi Kirilin, i cili inkurajoi komunitetin e krishterë të sulmonte hebrenjtë. Judenjtë u vranë dhe të mbijetuarit u dëbuan nga qyteti, ndërsa pasuritë e tyre u përvetësuan nga të krishterët dhe sinagogat u konvertuan në kisha. Në furinë fetare të frymëzuar nga “fitoret” e tyre mbi hebrenjtë, turma më pas filloi të kërkonte Hypatia.

    Vrasja e Hypatias

    Në vitin 415 të es, teksa kthehej në shtëpi nga mbajtja e leksioneve të saj të përditshme në universitet, Hypatia u sulmua nga kjo turmë, e përbërë kryesisht nga murgj të krishterë, u tërhoq zvarrë nga qerrja e saj në rrugë në një kishë dhe atje u zhvesh lakuriq, e rrahën për vdekje, dhe u dogj. Studiuesi Mangasar M. Mangasarian e përshkruan skenën siç është regjistruar nga historianët e lashtë:

    Të nesërmen në mëngjes, kur Hypatia u shfaq në karrocën e saj përpara rezidencës së saj, papritmas pesëqind burra, të gjithë të veshur me të zeza dhe të mbuluar, pesëqind murgj gjysmë të uritur nga shkretëtira e Egjiptit, ushtarë të kryqit – si një uragan i zi, u hodh në rrugë, hipën në karrocën e saj dhe, duke e tërhequr zvarrë për flokësh, duke e futur në një kishë! Disa historianë thonë se murgjit i kërkuan asaj të puthte kryqin, të bëhej e krishterë dhe të bashkohej me manastirin, nëse donte që t’i falej jeta. Sido që të jetë, këta murgj, nën udhëheqjen e krahut të djathtë të Shën Kirilit, Pjetrit Lexues, e zhveshën lakuriq pranë altarit dhe kryqit, duke i gërvishtur mishin me guaska deti. Dyshemeja prej mermeri e kishës ishte e spërkatur me gjakun e saj të ngrohtë. Altari, kryqi, gjithashtu, u copëtuan, për shkak të dhunës me të cilën iu grisën gjymtyrët, ndërsa duart e murgjve paraqisnin një pamje tepër revoltuese për t’u përshkruar. Trupi i gjymtuar, mbi të cilin vrasësit festuan urrejtjen e tyre fanatike, më pas u hodh në flakë.

    Pas vdekjes së Hypatias, Universiteti i Aleksandrisë u shkatërrua dhe u dogj me urdhër të Kirilit, tempujt paganë u shkatërruan dhe pati një eksod masiv intelektualësh dhe artistësh nga Aleksandria. Kirili më vonë u shpall shenjt nga kisha për përpjekjet e tij për të shtypur paganizmin dhe për të luftuar për besimin e vërtetë. Vdekja e Hypatia-s është njohur prej kohësh si një pikë ujore në histori që përcakton epokën klasike të paganizmit që nga epoka e krishterimit.

    Filmi kushtuar Hypatias

    Filmi artistik i vitit 2009 Agora, i cili tregon historinë e jetës dhe vdekjes së Hypatias, përshkruan me saktësi trazirat fetare të Aleksandrisë shek. 415 es në të njëjtën kohë që merr licencë me ngjarje në jetën e filozofit (siç janë detajet e vdekjes së saj). Filmi ngjalli polemika pas publikimit të tij nga disa segmente të komunitetit të krishterë që kundërshtuan përshkrimin e të krishterëve të hershëm si armiq fanatikë të të mësuarit dhe kulturës. Megjithatë, historia është e qartë se Aleksandria filloi të bjerë kur Krishterimi u ngrit në pushtet dhe vdekja e Hypatia e Aleksandrisë ka ardhur për të mishëruar gjithçka që humbi qytetërimi në trazirat e intolerancës fetare dhe shkatërrimit që shkakton.

    Përgatiti: Albert Vataj

  • Zoja arbëreshë që ndryshoi Rusinë (Moskovin)

    Zoja arbëreshë që ndryshoi Rusinë (Moskovin)

    Zoje Paleologu, e njohur edhe si princesha Sofia, lindi rreth vitit 1448, nga i ati Thoma Paleologu prej Konstandinie, despot i Moresë (1409-1465), nga e ëma Katarina Zaharia, një fisnike prej Korfuzi (1411-1462). Zoje, apo princesha Sofia, vdiq më 7 prill 1503 në Moskë, nga shkaqe dhe në rrethana të panjohura. Ajo u martua me Gjon Vasilin e Rusisë (Ivan III Vasilyevich, 1440-1505) më 12 nëntor 1472, në Moskë. Kjo ishte një martesë e imponuar nga Papa i Romës për interesa strategjike fetare, pas dy përpjekjeve të dështuara të mëparshme për martesën e Zojës me personalitete të tjerë. Zoje lindi në një familje princërish të njohur, me tradita fetare ortodokse, por më vonë ajo u konvertua në besimin e krishterë katolik, meqë u rrit në oborrin e Papës, i cili u përkujdes për familjen e saj të mbetur, që nuk e pranuan sundimin e Perandorisë Osmane. Më 1460, Morea u morr me forcë nga ushtritë e Perandorisë Osmane të udhëhequra nga Sulltan Mehmedi II- Pushtuesi.

    Ceremonia e martesës së Zoje Paleologut, sipas traditave fetare u bë më 1 qershor 1472, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Moskë, ku thuhet se Princi i madh Ivani III nuk ishte i pranishëm, por ishin përfaqësuesi i tij. Midis të ftuarve në ceremoni ishin Clarice Orsini, gruaja e Lorencos së Madhërishëm, sundimtarit të Firences dhe Mbretëresha Katerina e Bosnjës. Si prikë (pajë) Zoja (tani princeshë Sofia) mori 6 000 dukat.** Nga kjo martesë thuhet se Zoje lindi 15 fëmijë.

    Zoje Paleologu, e njohur edhe si princesha Sofia (1448, More – 1503, Moskë)

    Një rol të këtillë e kanë luajtur edhe gra të tjera të fuqishme me prejardhje arbërore-shqiptare, si princesha e Vllahisë dhe Moldavisë (më parë Besia-Besarabia), Elena Gjika, princesha Fevzije Fuad e Egjiptit, më vonë mbretëreshë e Iranit, nga familja mbretërore e dinastisë së Mehmed Ali Pashës së Egjiptit, me prejardhje shqiptare nga Kavalla, etj.

    Me këtë rast, vlen të përmendet se, tre shekuj më vonë, një personalitet tjetër me prejardhje shqiptare nga një familje prej Korfuzi, Jani Kapadistria (Ioannis Kapodistrias), më 1809 hyri në shërbim të Aleksandrit I të Rusisë. Misioni i tij i parë i rëndësishëm, në nëntor 1813, ishte si ambasador jozyrtar rus në Zvicër, me detyrën për të ndihmuar në shkëputjen e vendit nga dominimi francez i imponuar nga Napoleoni. Ai u angazhua dhe siguroi unitetin, pavarësinë dhe neutralitetin e Zvicrës, të cilat u garantuan zyrtarisht nga Fuqitë e Mëdha, dhe ndihmoi në mënyrë aktive përpilimin e një kushtetute të re federale për 19 kantonet, që ishin shtetet përbërëse të Zvicrës, me statuse personale. Në vitet 1816–1822 ka qenë Ministër i Punëve të Jashme i Rusisë, ndërsa pas Kryengritjes Arvanite dhe pavarësimit të Greqisë, në vitet 1822 – 1831 ka udhëhequr me shtetit e Greqisë, së pari kryeministër dhe pastaj Kryetar i parë i shtetit të Greqisë. Këto fakte janë të rëndësishme të dihen nga shqiptarët, për shkak të ndikimeve të mëvonshme të aleancës së shteteve ortodokse, Rusisë-Greqisë dhe shteteve të tjera satelite të tyre, në lidhje me fatin e popullit shqiptar gjatë dy shekujve të fundit.

    * Deri në vitin 1547 Rusia nuk njihej me këtë emër por si Principatë e Moskovit, ndërsa më vonë e përvetësoi këtë emër (Rusi-nga Rasia-Rascia) sipas emrit të mëhershme të shtetit Rusia e Kievit, e emëruar kështu nën ndikimin e traditës fetare të Rasisë dardane (Shih edhe krahinën e lashtë me këtë emër mes Kaukazit të Madh dhe Detit të Zi: Rasia – Rascia- Rachia në jug të Kaukazit, ku atëkohë kishin ndikim të fuqishëm autoriteti dhe predikimet fetare të Shën Hieronimit, Shën Niketë Dardanit dhe Shën Konstandinit të Madh, predikime kryesisht sipas Biblës Besiane, në të folmen e fiseve pellazge-ilire të Trakisë, të cilën e flisnin dhe kuptonin shumica e banorëve vendës përreth Detit të Zi, në Anadolli, viset poshtë Kaukazit, si në gjithë Gadishullin e Ilirisë.

    Nga Prof.Dr. Abdulla Mehmeti, Tetovë – Shkurt 2022.

  • Informacioni që mohonte propagandën për Shqipërinë

    Informacioni që mohonte propagandën për Shqipërinë

    Komisioni i Lidhjes së Kombeve më 12 maj të vitit 1922, bëri publik informacionin përfundimtar mbi Shqipërinë.

    Në të kundërshtohet ideja se shqiptarët për arsye të ndarjeve fetare nuk janë të aftë të udhëheqin një shtet modern.

    Ata sipas informacionit, “bashkohen nga zakonet e përbashkëta, traditat shekullore, si dhe nga gjuha”.

    Në informacion bëhet e qartë se “megjithëse ndryshimet në besimet fetare nganjëherë kanë ndikime në politikën e brendshme”, manifestimet fanatike, aq të shpeshta në vendet e tjera, në Shqipëri janë shumë të rralla.

    Përkundrazi pjesëtarët e besimeve të ndryshme fetare shpesh të lidhur me lidhje gjaku, tradite, i festojnë së bashku festat fetare.

  • Kisha Katolike dhe shkolla e parë shqipe

    Kisha Katolike dhe shkolla e parë shqipe

    Nga Amik Kasoruho

    Kur në Mesjetën e vonë Europa rizbuloi klasikët e Greqisë dhe të Romës, Shqipëria ishte një vend i pushtuar, ku vihej në rrezik jo vetëm vijimi i gjuhës dhe i kulturës autoktone, por vetë jeta e kombit. Rrezikoheshin vlerat historike të një populli, i cili, deri pak kohë më parë, kishte qenë pjesë organike e qytetërimit europian. Pushtimi turk, jo vetëm që e mbajti këtë popull larg zhvillimit të pjesës tjetër të Europës, por këmbënguli me keqdashje në qëllimin e vet për ta detyruar të humbiste origjinalitet dhe origjinë, mbi të gjitha duke favorizuar kthimin e pjesës më të madhe të popullit në fenë islamike. Periudha e gjatë e pushtimit turk (rreth 450 vjet), në mos tjetër, bëri që të humbitnin gjurmët e vazhdimësisë historike të një populli dhe të një qytetërimi të lashtë, po të përjashtohet ajo pjesë e kulturës vendase që gjeti strehë në pasurinë gojore të një folklori origjinal dhe tejet të pasur. Prandaj, për të rindërtuar të kaluarën historike të Shqipërisë, në shumicën e rasteve, duhet t’u drejtohemi burimeve arkivore të vendeve të tjera (të Stambollit, të Vatikanit, të Venedikut, të Vjenës etj.). Nga Arkivi i Shtetit i Tiranës mund të nxirren gjëra të pakta, meqë mbi të rëndon dyshimi që të jetë vënë dorë në pesëdhjetë vitet e fundit të diktaturës komuniste.

    Vitet e fundit është bërë diçka për t’ia nisur një rindërtimi historik, edhe pse ka munguar një kërkim sistematik dhe rrënjësor ndër arkivat e ndryshëm (dihet se, për të bërë këtë, duhen shumë të holla, kohë të gjata dhe shumë vullnet i mirë …).

    Një gjë del krejt e qartë: për zhvillimin e kulturës, të arsimit dhe të shkollës në Shqipëri, ka pasur rëndësi themelore kontributi i dhënë nga kleri i besimeve të ndryshme fetare, por mbi të gjitha ai i Kishës Katolike.

    Një gjë e tillë vihet re haptazi qysh në fillimet e historisë së letërsisë shqiptare. Pohimi i parë për të folurit shqip (dhe me gjasë edhe gjuhës së shkruar) i përket një shënimi (1332) të një domenikani, Gulielmo Adae, nga i cili veç është vështirë të hipotizohet, siç kanë bërë disa, për ekzistencën e një letërsie të shkruar në shqip qysh në shekullin XIV. Në të vërtetë i pari dokument i shqipes së shkruar (i zbuluar deri sot) i përket vitit 1462 dhe është Formula e Pagëzimit në shqip, e shkruar nga Arqipeshkvi i Durrësit, Pal Engjëlli. Për botimin e librit të parë në shqip, Mesharin e Gjon Buzukut, i cili u shtyp jashtë vendit, duhet pritur viti 1555: që të dy këto fakte vërtetojnë se, veçanërisht për tekstet liturgjike, gjuha e vendit përpiqej të zëvendësonte latinishten. Ndonjë studiues është i mendimit se edhe më përpara, qysh në kohë të Skënderbeut, kronikat shkruheshin “në gjuhën e popullit”, por mjerisht kjo gjë nuk është vërtetuar nga dokumentet.

    Sidoqoftë, del në shesh një fakt: të parët që e shkruan shqipen kanë qenë priftërinjtë katolikë. Dhe nuk mund të ishte ndryshe, meqë këta klerikë kishin një kulturë të madhe, të cilën donin ta vinin në dispozicion të vendit.

    Tërësia e veprave të Buzukut, Budit, Bogdanit, Bardhit, Palit nga Hasi, Gjon Nikollë Kazazit, Lekë Matrangës, Nikollë Ketas dhe të tjerëve që i ndoqën, tregon dukshëm lidhjen me vlerat e kombit të këtyre të mëdhenjve të kulturës shqiptare. Vlen për të gjithë pohimi i Buzukut që, në parathënien e “Mesharit” të tij thotë se e ka shkruar këtë vepër në shqip “nga dashuria për gjuhën tonë”.

    Me shumë gjasë (duke gjykuar nga të dhënat që disponohen deri më sot) shkolla e parë shqiptare ka qenë ajo e Stubllës në Kosovë, themeluar më 1584; ka të ngjarë që në atë shkollë të jetë përdorur gjuha shqipe, të paktën për një pjesë të mësimeve. Në studimin e shkurtër të Sarë Gjergjit lexojmë: “Qysh në shekullin XVI misionarët katolikë provuan të themelojnë një shkollë të lartë në territorin e famullisë katolike të Karadakut të Shkupit, meqë aty nuk banojnë dhe nuk vijnë turqit … Sidomos Stublla (afër Gjilanit), fshat që flet gjuhën shqipe, ka qenë i përshtatshëm për hapjen e një kolegji të tillë katolik”.

    Zgjedhja e një fshati albanofon vlerëson tezën se në atë shkollë mësimet duhej të zhvilloheshin edhe në shqip. Natyrisht, si kusht i nevojshëm për hapjen e shkollës ishte njohja dhe përdorimi i mirëfilltë i shqipes. Pak më vonë së tridhjetë vjet mbasi botimit të librit të parë shqip hasemi, pra, në të parën shkollë shqiptare; një fakt simbolik ky, që tregon lidhjen e ngushtë mes gjuhës, fesë, kulturës dhe shkollës në Shqipëri.

    Është shumë e vështirë të depërtosh në errësirën e një epoke që s’ka lënë dëshmi. Kostantin Jireçek ka pasë thënë se “as ndërmjet Galipolit dhe Adrianopolit nuk ishin rrënuar aq shumë qytete mesjetare sa ç’u shkatërruan vetëm në rrethet e Durrësit dhe të Shkodrës”.

    Duhet mbushur një zbrazëti prej gati pesëdhjetë vjetësh para së të hasemi në themelimin, nga ana e priftërinjve katolikë, të shkollës së Kurbinit në vitin 1632, një shkollë që, sipas studiuesit Shefik Osmani, në programin e vet mësimor përfshinte edhe studimin e shkrimtarëve shqiptarë Bardhi, Budi e Bogdani. Në vitin 1638 Etërit Françeskanë hapën një shkollë në Shkodër dhe, në të njëjtin vit, një tjetër në Pllanë. Në vitin 1639 Fretërit e Troshanit hapën shkolla në Blinisht dhe në Zadrimë. Krijimi i këtyre shkollave në gjysmën e parë të 600-ës rrjedh nga një interes i ndjeshëm për zhvillimin e arsimit. Arqipeshkvi Pjetër Mazreku nga Prizreni në raportet e tij (të shkruar në vitet 1632-1633) (thekson) rolin e shkollës dhe nevojën e shkollimit të shqiptarëve.

    Në shekullin XVI Ndre Bogdani kishte shkruar një gramatikë latinisht- shqip që, me sa dihet, qe përdorur në shkollën e javës.

    Por për të arritur në themelimin e të parës shkollë shqip në plot kuptimin e fjalës, duhet pritur gjysma e shekullit XIX. Në studimin e saj mbi historinë e shkollës shqiptare, Fehime Pipa niset pikërisht nga viti 1861, vit në të cilin u themelua shkolla françeskane e Shkodrës (e thirrur zakonisht shkolla e Fretënve), duke lënë jashtë periudhën para atij viti, sepse studimi i saj përfshin vetëm njëqind vjetët e fundit. Në shkollën e Shkodrës, për herë të parë në histori, gjuha bazë është shqipja, sepse ajo ishte një shkollë e hapur dhe jo ngushtësisht fetare: ajo hodhi themelet e shkollës publike në Shqipëri. Ky primat, në një farë kuptimi, është pika e mbërritjes ku çuan përpjekjet e bëra nga klerikët katolikë në këtë drejtim, pa i hequr asgjë kontributit të dhënë nga laikët apo nga eksponentët e besimeve të tjera fetare (dhe duhen marrë në konsideratë edhe përpjekjet e diasporës shqiptare, në radhë të parë të arbëreshëve të Italisë). Dy vjet para hapjes së “shkollës së Fretënve” në Shkodër, po në atë qytet, jezuitët kishin themeluar Kolegjin Pontifikal (1859) dhe, më 17 tetor 1877, me kërkesën këmbëngulëse të banorëve të Shkodrës, hapën Kolegjën Saveriane. Më 14 nëntor 1882, në Tirana e lart (ku kishte një përqendrim më të madh të katolikëve) shkollat e para (dhe nuk bëhet gabim të thuhet më të kualifikuarat) qenë themeluar nga meshtarët, nga rregulltarët dhe nga rregulltarët e Kishës Katolike.

    Ndërsa në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut qe kleri ortodoks dhe ai mysliman, bashkë me shumë laikë që iu përveshën punës për shkollimin e Shqipërisë. Në Voskopojë (në rrethin e Korçës) më 1720 pat qenë themeluar Akademia e Re; dhe në Korçë, më vonë, (më 7 mars 1887) u hap e para shkollë shqipe e Jugut dhe (më 1891) e para shkollë shqiptare për vajza; pastaj i erdhi radha themelimit të Normales së Elbasanit (1909) dhe gjimnazeve, laike dhe shtetërore të Tiranës, Korçës dhe Shkodrës. Ndër shkollat katolike mbizotëroi parapëlqimi për disiplinat klasike, ndër shkollat e tjera për ato shkencore. Gjithsesi këto shkolla ishin realizimi i ëndrrës së burrave të mëdhenj të kombit shqiptar dhe trupëzimi i përpjekjeve të njerëzve të ndritur të vendit. Ato shkolla ishin shkallaret nëpër të cilat do të ngjitej drejt përparimit shoqëria shqiptare.

    Në shkollat e Shkodrës dhe të Tiranës, të hapura nga priftërinj katolikë, dhanë mësim personalitete ndër më të njohurat e botës intelektuale shqiptare të asaj kohe dhe, i pari ndër të gjithë ishte Fishta, gjë që provon qartë dhe në mënyrë elokuente: ç’rëndësi i jepnin këto personalitete arsimit dhe shkollës. Ja një listë e emrave gjithë prestigj që nuk mund të mos bëjë përshtypje:

    At Leonardo De Martino (arbëresh) (1830-1923), poet;

    At Ndue Bytyçi (1847-1917) poet, studiues i pedagogjisë:

    At Anton Xanoni (1863-1915) shkrimtar, autor tekstesh shkollore dhe përpilues antologjish letrare;

    Dom Ndre Mjeda (1866-1937), poet dhe filolog;

    At Pashk Bardhi (1870-1948), shkrimtar;

    At Shtjefen Gjeçovi (1874-1948), etnolog, studiues i të drejtës zakonore:

    At Gjergj Fishta, (1871-1940), poet;

    At Anton Harapi (1888-1946), orator, publicist;

    At Justin Rrota (1889-1964), linguist;

    At Marin Sirdani (1885-1962), shkrimtar dhe historian;

    At Bernardin Palaj (1894-1949), etnolog dhe poet;

    At Pal Dodaj (1880-1951) publicist;

    At Donat Kurti (1903-1983), etnolog dhe pedagogjist;

    At Benedikt Dema (1904-1960), shkrimtar dhe publicist;

    At Gjon Shllaku (1907-1946), filozof dhe pedagogjist;

    At Daniel Dajani (1916-1947), publicist.

    Këto dhe personalitete të tjera fetare, që janë pjesë përbërëse e botës së kulturës shqiptare dhe që ngjallin respekt për veprën e tyre fetare dhe për impenjimin e tyre të ndritur në lëmin e artit dhe të kulturës, nga ana tjetër kanë kontribuar, dhe jo pak, për të përvijuar dimensionin patriotik dhe shoqëror të institucioneve shkollore; ata e kishin bërë të vetën thënien e Kantit “arsimi është pesha më e madhe që mund të vendohet mbi supet e një njeriu”. Dhe këtë detyrë të rëndë, të vështirë por fisnike ata e kryen deri në fund me dinjitet e seriozitet.

    Dhe ç’është e vërtetë, që angazhimi i tyre konsekuent dhe fort i kualifikuar që dha dorë të formohej ajo gjeneratë intelektualësh e asaj Shqipërie që, më 1912, nisi të ecte me këmbët e veta. Por kjo përpjekje nuk u vu në jetë pa pengesa.

    Mbas pengesave të nxjerra nga pushtimi turk, kjo vepër, me kalimin e kohës, u desh të përballonte edhe sulmet e një materializmi të anshëm dhe të një laicizmi kontingjent. Kësisoj, duke filluar nga viti 1932, kishte nisur fushata për shtetëzimin e shkollave private dhe fetare. Në prill 1933 u modifikua Kushtetuta dhe, si rrjedhojë, më 1934 u shtetëzuan dhe deri u mbyllën 23 shkolla private dhe fetare (nga të cilat 17, apo 74%, ishin shkolla të katolikëve), 57 shkolla të pakicave greke në jug të vendit, seminari i Kishës Ortodokse në Tiranë, Medreseja (shkolla e mesme fetare myslimane) e edhe të tjera.

    Qysh nga ajo kohë deri në mbylljen përfundimtare të të gjitha shkollave jo shtetërore kaluan fare pak vjet. Më 1945, në kuadrin e reformës shkollore që u bë me dashjen e diktaturës komuniste, u pre përfundimisht mundësia që të rihapeshin shkollat fetare dhe private. Kjo periudhë e dytë dhune zgjati gati gjysmë shekulli, gjatë së cilës u bë çmos për të heshtur faktet, të cilat tashmë janë pjesë e vetë historisë kombëtare shqiptare. Një fakt për të gjithë: si datë e themelimit të shkollës së parë shqiptare u shpall 7 Marsi 1887, dita kur u hap shkolla e Korçës. Viti 1861 u la me dashje në një harresë të padrejtë. Por kjo, falë Zotit, bën pjesë në një të kaluar tashmë të varrosur./historiashqiptare.net

  • Pse ndër shqiptarë, myslimanët përdornin emra të krishterë dhe të krishterët emra myslimanë?

    Pse ndër shqiptarë, myslimanët përdornin emra të krishterë dhe të krishterët emra myslimanë?

    Në ato shoqëri tradicionale ose moderne të Perëndimit ose të Lindjes, që karakterizohen nga intoleranca fetare, nuk përfytyrohet që të krishterët t’i pagëzojnë fëmijët e tyre me emra myslimanë ose anasjelltas. Përkundrazi, në shoqërinë tradicionale shqiptare huazimi i emrave nga të besimeve fetare të tjera konsiderohej që sillte mbarësi për çështje jetike.

    Deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, shkalla e mortalitetit foshnjor në Shqipëri ka qenë e lartë. Si rregull, kur një çift myslimanësh humbiste fëminë e parë dhe aq më tepër fëminë e dytë, fëmijës që lindte më pas i vinin një emër të krishterë që i korrespondonte emrit të ndonjë shenjtori të kësaj feje.

    Ndërkohë, çiftet e bashkëshortëve të krishterë që përjetonin fatkeqësinë e largimit të një ose dy fëmijëve të vegjël nga kjo jetë, fëmijës që lindte më pas i vinin emër mysliman.Sipas besëtytnive të përhapura gjerësisht në shoqërinë shqiptare paramoderne emrat me përkatësi fetare tjetër i mbronin fëmijët e vegjël nga shpirtrat e ligj, u sillnin atyre shëndet dhe mbarësi në jetë.

    Duke u shprehur për një dukuri të tillë, ndoshta të pranishme në ndonjë shoqëri tjetër, një nga njohëset më të kualifikuara të kulturës tradicionale shqiptare, Edith Durham, ka shkruar se në Angli askush nuk do ta besonte se ishin të krishterë persona që mbanin emra myslimanë, siç ndodh në Shqipëri.

    Si rrjedhojë e huazimeve të tilla, në shoqërinë shqiptare është e pamundur të përcaktosh përkatësinë fetare edhe të personave që kanë emra të një feje të caktuar, ose madje dhe emër shenjtori, duke u nisur nga emri i tyre. /Zyhdi Dervishi, “Lente të ndërveprimit simbolik”/. /njekomb.org /InforCulture.info