Konferenca shkencore me temën “Identitete religjioze në trojet shqiptare nga mesjeta e vonë deri në rënien e Perandorisë Osmane” kishte si qëllim një panorame të plotë dhe shumëdimensionale mbi historinë e religjioneve, mbi institucionet fetare dhe mbi fenomenet e ndryshme të jetës shpirtërore në hapësirat shqiptare, nga mesjeta deri në fillim të shekullit XX. Veprimtaria u mbajt në datën 29 shtator në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë nga Instituti i Historisë, Departamenti i Mesjetës dhe i Rilindjes, ASHSH, në bashkëpunim me Institutin e Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë. ASH shprehet se një nga boshtet kryesore të konferencës ishte identiteti kulturor dhe fetar, i lexuar përmes simboleve dhe shenjave që mbijetuan në kujtesën popullore.
“Një bllok i rëndësishëm i punimeve shkencore lidhej me strukturat kishtare dhe institucionale. Diskutimet u përqendruan te Ipeshkvia e Drishtit, duke u mbështetur në burime historike dhe në dëshmi arkeologjike, si edhe te organizimi i jetës kishtare sipas statuteve të Kapitullit të Katedrales së qytetit mesjetar të Drishtit. Një hapësirë e veçantë iu kushtua Urdhrit Françeskan, duke ndriçuar veprimtarinë e tij në trojet shqiptare gjatë mesjetës dhe periudhës osmane, si edhe kontributet konkrete në shek. XVII dhe gjysmën e parë të shek. XVIII. Krahas kësaj, u shqyrtuan edhe përpjekjet e Argjipeshkvit të Tivarit, Fran Leonardi, për bashkimin (uniatizmin) me Kishën Ortodokse, të cilat pasqyrojnë dimensionin ekumenik të sfidave kishtare të kohës”, thuhet nga ASH.
Më tej në konferencë kumtesat mbi rolin e ortodoksisë në Kosovë gjatë Mesjetës shtuan një dimension tjetër të rëndësishëm në kuadrin e pluralizmit fetar. Një pjesë e konferencës u ndal mbi arkitekturën dhe kulturën materiale fetare, ku spikati analiza e xhamisë monumentale të Sofi Sinan Pashës në Prizren me arkitekturën dhe dekoracionet e saj, si dhe shqyrtimi i fenomenit të shndërrimit të mesxhideve në xhami gjatë shekujve XVII-XVIII si tregues i procesit të islamizimit. Një vëmendje e veçantë iu kushtua strukturave shoqërore dhe elitave fetare. Së fundi, konferenca i kushtoi hapësirë periudhës së re moderne, duke shqyrtuar lëvizjen protestante në vilajetet shqiptare nga fundi i shekullit XIX deri në fillim të shekullit XX.
Tag: fetare
-

Identiteti kulturor dhe fetar në trojet shqiptare, historianët mblidhen në konferencë shkencore
-

Projektligji për barazinë gjinore/ Këshilli Ndërfetar: Bie ndesh me traditën e familjes, 2 gjini: burrë dhe grua
Këshilli Ndërfetar
TIRANË-Projektligji për barazinë gjinore, i cili kërkon zgjerimin e konceptit tradicional burrë-grua, duke përfshirë identitete të tjera gjinore ka hapur një debat në opininin publik, ku shumë qytetarë mendojnë se me anë të këtij projektligji po cënohet familja tradicionale.
Edhe Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i përbërë nga pesë komunitetet fetare (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë) ka deklaruar se është kundër projektligjit “Për barazinë gjinore”, i cili pritet të marrë miratim në Kuvend.
Në një deklaratë të përbashkët komunitetet fetare shprehën shqetësimin e tyre për disa nene dhe përkufizime të projektligjit, që sipas tyre bien ndesh me parimet teologjike dhe traditën e familjes shqiptare. Në reagim Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë thekson rëndësinë e familjes tradicionale të bazuar mbi dy gjinitë biologjike: burrë dhe grua dhe për këtë arsye, kërkojnë saktësimin e përkufizimit të termit “Gjini” në projektligj.
Deklarata e Plotë:
Komunitetet fetare në Shqipëri vlerësojnë rëndësinë e barazisë në përfshirjen sociale dhe në mosdiskriminim, sepse kjo pasqyron barazinë e dinjitetit, që të gjithë njerëzit kanë përpara Zotit.
Nisur nga këto parime dhe bazuar në të drejtat e tij statutore, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përbërë nga pesë komunitetet fetare (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë), pasi u njoh me projektligjin “Për barazinë gjinore”, mblodhi sot më 23 shtator 2025 Bordin e Presidencës, së bashku me një grup pune të miratuar nga pesë komunitetet fetare, të përbërë nga specialistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme.
Krerët dhe drejtuesit e të gjitha komuniteteve fetare shprehën shqetësimin e tyre për disa nene dhe përkufizime të projektligjit, të cilat bien në kundërshtim me parimet teologjike dhe traditën e familjes shqiptare. Në veçanti, përkufizimi i termit “gjini”, si koncept gjithëpërfshirës, përdorimi i nocioneve, “identitet gjinor”, “shprehje gjinore”, si dhe të gjitha neneve të tjera të lidhura me to, krijojnë paqartësi ligjore dhe hapësira për keqinterpretim.
Ne, si komunitete fetare, theksojmë rëndësinë e familjes tradicionale të bazuar mbi dy gjinitë biologjike: burrë dhe grua. Për këtë arsye, kërkojmë saktësimin e përkufizimit të termit “Gjini” në projektligj, duke e lidhur qartë me gjininë e përcaktuar në lindje – burrë, grua, vajzë, djalë – në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit.
Komunitetet fetare kanë mbështetur gjithmonë përpjekjet e Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit me direktivat e Bashkimit Evropian. Njohja tradicionale e dy gjinive nuk përbën pengesë për këtë proces – fakt që reflektohet edhe në praktikat e shumicës së shteteve anëtare të BE-së, të cilat vazhdojnë të përdorin një përkufizim binar burrë–grua.
Me dëshirën që këto shqetësime të merren në konsideratë nga institucionet përgjegjëse, riafirmojmë angazhimin tonë për dialog dhe bashkëpunim në ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe të sigurt për brezat e rinj, duke u mbështetur në besimin te Zoti dhe respektin për ligjin.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj!
Në draftin e projektligjit nuk jep një listë konkrete të gjinive jo-binare, pra atyre që shkojnë përtej konceptit të deritanishëm burrë-grua. Në debatet ndërkombëtare për identitetin gjinor, disa studiues numërojnë deri mbi 70 identitete të ndryshme, çka do e bënte edhe më të ndërlikuar zbatimin praktik të ligjit./ZËRI -

“Ballkani sociologjik” nga Branko Merxhani
Një nga figurat më të rëndësishme të Shqipërisë së viteve ’30=të si dhe një nga baballarët e kombit me një formim multidisiplinar në filozofi, psikologji a sociologji e sigurisht edhe në publicistikë është Branko Merxhani (1894-1981). Ai është gjithashtu babai i nacional-demokracisë dhe projektuesi kryesor i “Neoshqitarismës”’. Figurë kryesore në rilindjen shqiptare. Është bashkëpunëtor dhe bashkëkohës me Lumo Skëndon (Mithat Frashërin) Petro Markon, Lasgush Poradecin, Tajar Zavalanin etj.
Zakonsht gjuha e tij akademike dhe e nivelit teorik gërshetohet mirë dhe thjeshtë në revistën “Përpjekja Shqiptare”’ ku ai hedh mendimet e tij për projektin e “Neoshqitparismës”, projektit politik për të ngritur demokraci, shtet, komb, drejtësi, pra demokracisë sipas mendimit të tij dhe miqve që bashkëngjiten në këtë projekt. Është themeluesi i sociologjise shqiptare.
Një nga këndvështrimet më interesante të tij është një shkrim për sociologjinë qytetare të Perandorisë Osmane, për shkaqet dhe rrjedhojat e grupimeve sociologjike sipas fesë që ndërtojnë qytet ose ndryshe “milet”’.
Ai hedh analizën e tij për arsyet e këtij zhvillimi të Ballkanit dhe Shqipërisë nën sundimin e perandorisë, si dhe shkaqet e rënies së saj. Për më shumë mund të lexoni shkrimin e tij të plotë në Revistën ‘’Përpjekja Shqiptare’’në Tiranë të tetorit 1936.
Nga Branko Merxhani
“Roli historik i Perandoris s’Osmanllive në Ballkan dhe botime historike t’idesë nacionaliste shqiptare’’
Një skicë sociologjike e Perandoris s’ Osmanjlive
Simbas parimeve kryesore të shkollës sociologjike frënge të Durkheim-it, shkaqet e gjithë fenomeneve shoqërore t’ historisë janë funksionet kolektive, d. m. th., Idealet.
Këta shkaqe nuk rrjedhin nga burime të pa njohura. Rrjedhin drejtë për drejtë nga mënyrat e formimit dhe të grupizimit të jetës shoqërore vet, si edhe nga ndryshimet që pëson struktura e kësaj nepër rrokullimet e ngjarjevet historike. Bile, simbas Durkheim-it, shkaqet më kryesorë dhe me të parë të fenomeneve shoqërore janë një sëri fenomenesh, si për shëmbull ai i dëndësis, i përzierjes, i homogjenitetit të popullatës, ose edhe i pakësim-shtimit të Ndarjes së Punës – fenomene këta që kanë të bëjnë me theorin e idealizmit shoqëror, ose siç thotë ai vet, me ‘’Morphologie Sociale’’.
Perandoria e Osmanllive në fazën e parë të ndërtimit të sajë, paraqitet si një vepër e përbashkët, për ngrehjen e së cilës u munduan, pozitivisht ose negativisht, për veç osmanllive (tyrkëve) vet, dhe të gjithë popujt e pushtuar t’ Asisë së Vogël dhe të Ballkanit, pa marrë parasysh as ndarjen e fesë, as të racës, as edhe të gjuhës.
Kjo është cilësia e veçantë sociologjike që karakterizon çdo fenomen perandoriak, kudo në çdo fazë t’ historisë së përbotëshme. Perandorizma (imperializma) nuk mbështetet mbi themelin e Kombësisë. Bazat e sajë janë fetare dhe politike. Por përmbi të gjitha është ndjenja fetare që sundon.
Dy lloi grupëzime të kësaj natyre kemi për të çquar edhe n’epokën perandoriake t’ Osmanllive:
– Grupëzimi fetar mysylman, i cili përmblidhet rreth Hilafetit tyrk. Mysylmanët të çdo race janë antarë të këtij grupëzimi, gëzojnë të drejta të njëllojshme dhe formojnë një tërësi të lidhur dhe të bashkuar për një qëllim dhe për një ideal.
– Grupëzimi fetar kristjan që për mblidhej rreth Patriarkatit grek të Fanarit. Edhe këtu kemi po atë formë të brendëshme: Raca të ndryshme, të drejta të njëllojshme, lidhje psihike omogjene, d. m. th. ideale të përbashkëta.
Gjithë jeta e Perandorisë s’Osmanllive zhvillohet brënda në qarkun e këtyre dy lloi grupëzimeve. Dhe mund të themi se në qoftë se Fetë do të kishin mbajtur fuqit e tyre deri në fund, po me atë rregull dhe disiplinë që kishin mbajtur në fazat e para të periodës perandoriake, kurrë nuk do të shpërndaheshin ose kurrë nuk do të çfuqizoheshin këta grupëzime të bazuara në Idealin e fesë, dhe atëhere si vazhdim dhe përfundim i kësaj gjendjeje, kurrë nuk do të kishin lindur lëvizjet nacionaliste, jo vetëm të popujve të pushtuara, por as edhe vet të popullit sundonjës tyrk.
Një krijim Osmanlli: Urbanismi oriental për mua një nga ndryshimet historike më kryesorë që ka shkaktuar sundimi i Osmanllive në Ballkan është dobësimi i ngadalshëm i instituteve fetare, të cilat duke humbur pikat e mbështetjes së më parëshme të tyre, u detyruan të kërkojnë një mbështetje tjetër. Osmanllit erdhën dhe themeluan autoritetin e tyre në Ballkan ku futën, për herën e parë në gjithë historin e këtyre viseve, rrymën e t’ ashtuquajturit ‘’Urbanismë oriental’’, “Kasaba”-ja, qyteti ballkanik, është një krijim i Osmanllivet.
Nëpër këta qytete u shtua dëndësia shoqërore. Shtimi demografik kontribuoi në lindjen e fillesave të një ndarjeje të punës, e cila çfaqesh dita ditës më tepër. Rrënjosej dhe thellohej.
Ndarja e punës shoqërore nepër këta qytete dha shkak për formimin e një grupëzimi sociologjik të një lloi tjetër: Pranë grupeve fetare filluan të formohen grupe profesioniste. Dhe kështu ndërgjegja kolektive fetare që kish munduar si fuqi e vetme në grupëzimet e mëparëshme, mysylmane ose kristjane, filloi të prapset dhe të humbas pak nga pak tokën.
Feja nuk është me qëllim. Përdoret vetëm si një mjet. Dobësimi i ndërgjegjes kolektive fetare ose siç do të thoshte një Theodor Reik, “die Entkroenung der Religion” 3) përfundon në dekompozimin e lidhjeve të solidaritetit mbi të cilat bazoheshin gjer tani grupëzimet e vjetra. Pranë kishave hapën shkolla. Shtypi, në fillim me libra dhe revista, pastaj edhe me fletore, filloi të zhvillohej. Popujt e Balkanit hyjnë në një periodë të re sociologjike të jetës së tyre kolektive.
Jemi në prakun e krijimit të historive kombëtare. Vëndin e Perëndisë e zuri gjuha. Gjuha e grupëzimit fetar, gjuha e shënjtë e pakuptuarshme, lihet mënjanë dhe në vëndin e sajë vihet gjuha e shoqërisë, d. m. th. gjuha e gjallë e popullit
… Nga Populli’’ në ‘’Nacion’’
Me këtë mënyrë u ndryshua pak nga pak dhe nën influencën e një faktori historik, që në këtë rast quhet, ‘’sundimi i Osmanlliue’’, ndërgjegja kolektive dhe bashkë me ‘te, edhe funksionet dhe koncepsionet kolektive, hem të mysylmanëve, hem të krishterëve. Individi nuk është me as vetëm i krishter, as vetëm myslyman.
Organizmi fetar dorëzoi fuqin dhe sundimin e vet në duart e organizmit të gjuhës. Të krishterët, njëri pas tjetrit, Ermenët, vllehët, Serbët, Bullgarët, bile edhe vet Grekët (pas fitimit të vet-qeverimit), – dhe më së fundi edhe Shqiptarët orthodoksë – largohen dhe çlirohen brënda në një ” proçes të zorshëm dhe pothua trayfik nga grupëzimi fetar i Fanarit.
Një kohë më pas vijnë vet Tyrqit dhe rrëzojnë edhe ata, bile me një grusht të fortë kryengritjeje, Hilafetin e tyre të shënjtë dhe të bekuar. Për madhështin dhe për forcimin e këtij institucioni fetas imperial të rrëzuar dhe të çfronësuar, le të mos harojmë se elementet e ndryshme mysylmane të Perandoris, Arabët, Qyrtet, Shqiptarët, Boshnjakët, duke patur në krye elementin sundonjës tyrk, derdhën shekuj me radhë gjakun e tyre me hov dhe me fanatismë pa pikë dhëmbjeje dhe mëshire.
Çfaqjet e fundit dhe të falsifikuara dramatikisht të këtij fenomeni sociologjik kompleks mbi tokën shqiptare, janë: lëvizja e çmendur e ‘’Vorio-Epirotëve’’; shpallja qesharake e ‘’Republikës katolike të Mirditës’’ dhe njolla e zezë e tragjedisë fetare të ‘’Haxhi Qamil si: Kështu i lamë hesapet t’ onë ndaj një historije plot mekata! …
Ja, me dy fjalë, kjo është tërë Sociologjia e Perandorisë s’Osmanllive, e përshkruar këtu më një formë vetëm skicografike. Brënda në këtë kadro dhe nën këta kushte zhvillohet edhe pjesa më e madhe dhe më e rëndësishme e historisë së re të popullit shqiptar. Historia Nacionaliste Shqiptare nis nga një Dualisëm paradoksal për t’ arritur në një Njisi normale dhe sot gjëndet në atë periodë të përpjekjes së sajë, e cila ka si qëllim të realizojë dhe të synthetizojë bashkimin kombëtar të thjeshtë. Shkojmë, domethënë, nga ‘’Populli’’ drejt bërjes të njëj ‘’Nacioni’’.
Ne, këtu dhe tetë vjet përpara, duke përdorur një termë të re të frymëzuar nga një shikim shkencor historik-sociologjik, kishim karakterizuar këtë udhëtim me këto fjalë: Nga Shqiptarisma në Neo-shqiptarismë. – Merreni me mënd tani sa abuzime dhe sa spekullime janë bërë rreth një terme! Verba et voces, praetereaque nihil.
Përgatiti: Eugent Kllapi
ObserverKult
Lexo edhe:
BRANKO MERXHANI NË DITARIN E DHIMITËR SHUTERIQIT
BRANKO MERXHANI: MBI “NGATËRRIMIN” E POLITIKËS ME KULTURËN
-

Agim Baçi: Në vend të debatimit për moral e kulturë debatojmë për blerje e shitje
Nga Agim Baçi
Filozofi francez, Zhylien Benda, shkroi gati njëqind vite më parë atë që njihet si “Tradhtia e intelektualëve”.
Ai parashikoi se e keqja e shoqërive të sotme do të kulmonte me shkatërrimin moral të atyre që paguhen për të edukuar breza. Dhe sot, në vend të debatimit për nevojat morale e kulturore të shoqërisë, debatohet për treg, për blerje dhe shitje, duke kaluar në plan të parë argëtimin. Kjo “tradhti intelektuale” ka sjellë më pas edhe djerrinën e madhe të autoritetit të tyre.
Shoqëria shqiptare të paktën ka kohë që nuk i referohet ndonjë kënaqësie të debatit intelektual e as nuk i drejtohet më atyre për zgjidhje. Aq më pak duket e i merr në konsideratë politika, pasi autoriteti i tyre për të përballur jetën me dinjitet ka rënë, duke i dhënë fuqinë botës së spektaklit.
Në këtë betejë kanë kaluar në thuajse në mosqenie edhe autoritetet fetare, të cilët nuk gjejnë hapësirën e duhur për t’u përballur publikisht me shqetësimet e sotme të shoqërisë. Ata kanë mbetur peng i së shkuarës së fitoreve historike dhe thirrjet e tyre janë si në fundin e një shpelle, ku i dëgjohet jehona, por jo fuqia e vërtetë e asaj që dëshirojnë të thonë.
Madje, me përfaqësuesit e institucioneve të së shenjtës është krijuar një situatë cinike, pasi janë kthyer në koncepte muzeale të shoqërisë, pasi në mënyrë krejt të hapur kthehen në panair vizitorësh vetëm në raste festash, ndërkohë që në përditshmërinë tonë zëri i tyre është i papërfillshëm.
Në këtë kryqëzim, ku as elitat intelektuale e as ato fetare nuk mundet dot të frenojnë këtë dëshirë për argëtim – që nuk është veçse një dëshirë për t’iu larguar realitetit dhe vetes- manipulimi i mendjes rrezikon të bëhet gjithnjë e më i lehtë nga ata që duan të dominojnë jetët tona.
Kjo, edhe për faktin se mosdëgjimi i zërit të elitave dhe autoriteteve fetare i ka zhdukur kufijtë mes së mirës e së keqes dhe mes së vërtetës dhe gënjeshtrës.
Një zhdukje e tillë kufiri na sjell në skenë atë njeri të parashikuar nga shkrimtari i madh Dostojevski, “njeriun që nuk do të ketë turp nga asgjë”.
Dhe njeriu që nuk ka turp nga asgjë, është njeriu që me shumë kënaqësi i ikën së vërtetës për të jetuar në argëtim, në harresë. Për një njeri të tillë, debati moral nuk ekziston dhe pyetjet që kanë dominuar që në fillesat e saj botën, si “Përse ia vlen të rrojmë?”, “Përse të vdesim?”, “Çfarë është e shenjtë?”, “Çfarë është e drejtë?”, rrezikojnë të përfundojnë në një muze të së shkuarës.
Për të shpëtuar nga kjo djerrinë, është e rëndësishme të gjejmë shtegun e pyetjeve morale.
Kjo nuk do të thotë të shmangim komunikimin, por në syrin e kamerës të mos lejojmë të fitojë imitimi, por të bëjmë çdo përpjekje që të triumfojë bindja se njeriu është i lirë.Të paktën, elitat fetare kanë detyrë që të gjejnë çdo hapësirë për t’i kujtuar njeriut se nga çdo krijesë tjetër e dallon liria për të vendosur, liria për të gjykuar. Dhe këto elita duhet t’u drejtohen sidomos atyre që paguhen për të edukuar brezat.
ObserverKult
Lexo edhe:
AGIM BAÇI: A JEMI TË SHQETËSUAR SE ME ÇFARË MERREN SOT FËMIJËT?
Nga Agim Baçi
A dimë ne t’i inkurajojmë sot të rinjtë që ata të guxojnë në jetë të gjejnë vetë rrugën e tyre. Rrugën e tyre drejt një të ardhmeje të moralshme dhe me virtyte?
A jemi të shqetësuar se me çfarë merren sot ata?
A jemi në gjendje të flasim hapur për atë çka i shqetëson dhe për mënyrën se si duhet ta shohin jetën?
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

Myftiu i Shkodrës: Të futet edukata fetare si lëndë në shkolla, të mësojmë për Zotin
Në një intervistë, Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, foli në lidhje me ngjarjet kriminale që kanë tronditur qytetin në ditët e fundit.
Në këtë kontekst, Myftiu hodhi një propozim të rëndësishëm për të reflektuar mbi rolin e fesë dhe edukimit shpirtëror në shoqëri duke shprehur idenë për futjen e një lënde të edukatës fetare në shkolla, e cila do t’u mësojë fëmijëve për ekzistencën e Zotit.
Myftiu Sytari theksoi se kthimi drejt Zotit dhe edukimi mbi besimin janë thelbësorë për të ndalur degradimin moral që, sipas tij, sjell pasoja të drejtpërdrejta në shoqëri.
Ai theksoi se bashkë me përfaqësues të besimeve të tjera fetare, kanë ngritur zërin prej vitesh për përfshirjen e një lënde mbi edukatën fetare në shkolla, me qëllim që fëmijët të mësohen me koncepte themelore si ekzistenca e Zotit dhe përgjegjësia shpirtërore.
“Prej vitesh kemi ngritur zërin, bashkë me fetë e tjera, pranë autoriteteve të vendit, që lënda e edukatës fetare, e mësimit të besimit, të jetë pjesë e kurrikulave të arsimit. T’u mësohet fëmijëve që ka Zot. Thirrja ime dhe mesazhi im është që njerëzit të kthehen nga Zoti” – u shpreh ai.
Duke respektuar karakterin laik të sistemit arsimor, Myftiu theksoi se fetë nuk janë në kundërshtim me dijen dhe shkencën, përkundrazi – ato e nderojnë dijen si një dhuratë hyjnore.
“Ne e respektojmë shkollën si laike, të gjithë e kemi bërë atë. Por dijen e kemi të shenjtë. Këtë dije na e ka shenjtaruar Ai Zot që ne nuk kemi kurajon ta lejojmë të hyjë në shkollat tona. Ai Zot na e ka dhënë jetën, Ai Zot e ka shenjtëruar dijen.”
Në fund të intervistës, mesazhi i Myftiut ishte i qartë: “Kthimi tek Zoti dhe edukimi shpirtëror janë rrugë të domosdoshme për një shoqëri të shëndetshme dhe të sigurt.” -

Seanca e parë plenare, të pranishëm përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vend
Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot, më 12 shtator, në orën 10:00, për të zhvilluar seancën plenare të parë të legjislaturës së re. Në sallën e Parlamentit do të ulen 140 deputetë, ndër të cilët 72 janë për herë të parë në Kuvend, duke sjellë frymë të re në skenën politike shqiptare.
Seanca drejtohet nga deputeti Vasil Lajo, një nga prurjet e reja të Grupit Parlamentar Socialist, i cili do të mbajë këtë post për herë të parë në karrierën e tij politike.
Ndër të pranishmit në sallë janë edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri, duke i dhënë kështu karakter solemn ngjarjes së nisjes së punimeve parlamentare.
Në këtë seancë të rëndësishme për funksionimin e shtetit, do të bëhet edhe betimi i deputetëve nga PS dhe PD, dy partitë kryesore në Parlament, duke hapur zyrtarisht punimet e legjislaturës së re. -

Nisja e seancës plenare, të pranishëm përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vend
Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot, më 12 shtator, në orën 10:00, për të zhvilluar seancën plenare të parë të legjislaturës së re. Në sallën e Parlamentit do të ulen 140 deputetë, ndër të cilët 72 janë për herë të parë në Kuvend, duke sjellë frymë të re në skenën politike shqiptare.
Seanca drejtohet nga deputeti Vasil Lajo, një nga prurjet e reja të Grupit Parlamentar Socialist, i cili do të mbajë këtë post për herë të parë në karrierën e tij politike.
Ndër të pranishmit në sallë janë edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri, duke i dhënë kështu karakter solemn ngjarjes së nisjes së punimeve parlamentare.
Në këtë seancë të rëndësishme për funksionimin e shtetit, do të bëhet edhe betimi i deputetëve nga PS dhe PD, dy partitë kryesore në Parlament, duke hapur zyrtarisht punimet e legjislaturës së re.
-

U puthën në ambientet e xhamisë, arrestohet çifti, turistët nga Rusia rrezikojnë dënimin me burg
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Stamboll, ku një çift turistësh nga Rusia janë arrestuar nga autoritetet turke pasi janë puthur brenda ambienteve të xhamisë Çamlica, më e madhja në Turqi.
Ngjarja ndodhi gjatë një vizite turistike në xhami, ku çifti është filmuar duke u përqafuar dhe puthur në oborrin e brendshëm të objektit të xhamisë, veprim që shkaktoi indinjatë te besimtarët e pranishëm.
Sipas mediave turke, policia ndërhyri menjëherë pas incidentit, duke arrestuar çiftin nën akuzën për “fyerje të vlerave fetare”, një vepër penale e dënueshme me 6 muaj deri në 1 vit burg, sipas ligjit turk. Tashmë ata janë në pritje të gjykimit.
🇹🇷 Russian tourists in Istanbul may face jail for kissing in a mosqueA couple from Russia came on vacation and decided to visit the Çamlıca Mosque. In the inner courtyard, they hugged and kissed — provoking strong outrage from local residents.Police detained the tourists, and… pic.twitter.com/zcQ2Rof6N7— NEXTA (@nexta_tv) September 6, 2025
Xhamia Çamlica, një ndër atraksionet më të mëdha fetare dhe turistike në Stamboll, është një objekt monumental me kapacitet prej 63,000 personash. Ajo përfshin gjithashtu një muze, një bibliotekë, galeri arti dhe një qendër konferencash, si dhe një parking nëntokësor për 3,500 automjete.
Ngjarja ka shkaktuar debat në rrjetet sociale dhe mediat lokale, duke rikthyer në vëmendje kufijtë mes lirisë personale dhe respektit për simbolet fetare në vende me ndjeshmëri të lartë kulturore.
-

Ferragosto: Çfarë festojnë fqinjët tanë italianë më 15 gusht?
Foto ilustruese
ITALI- Ferragosto nuk është vetëm një ditë relaksi dhe pushimesh. Ajo ka rrënjë të thella që shkojnë deri në Romën e lashtë. Konkretisht, filloi rreth vitit 18 para Krishtit nën perandorin Oktavian August, i cili themeloi Feriae Augusti: ditë pushimi dhe festimi për fermerët, pasi përfundonin korrjet dhe punët bujqësore. Festimet fillonin në fillim të gushtit dhe shpesh zgjasnin disa ditë.
Dimensioni i krishterë
Më vonë, rreth shekullit të 7-të, Kisha Katolike e lidhi Ferragoston me festën fetare të Ngjitjes në qiell të Virgjëreshës Mari (Assunzione di Maria). Kështu, 15 gushti mori edhe një karakter fetar dhe nderohet me shërbesa dhe procesione fetare në shumë rajone të Italisë, si dhe në Greqi.
Ana “sociale” e Ferragosto-s
Gjatë regjimit fashist në Itali (1920-1940), u krijuan ekskursione speciale me bileta të lira treni, në mënyrë që italianët më të varfër të kishin mundësinë të shihnin detin ose malet për herë të parë. Që atëherë, lindi tradita e “pranzo al sacco”, domethënë dreka e shpejtë e marrë me vete nga shtëpia për piknik.
Një “festë festash”
Ferragosto është tani festa verore më karakteristike për italianët. Është një festë zyrtare dhe për shumë njerëz shënon kulmin e festave. Plazhet janë të mbushura me njerëz, organizohen barbeque, piknikë dhe darka familjare, ndërsa në shumë vende zhvillohen panaire lokale, shfaqje fishekzjarrësh dhe festivale.
Ferragosto është sinonim i relaksimit, argëtimit dhe shoqërisë. Shumë italianë u dërgojnë urime dhe imazhe humoristike miqve dhe të afërmve, veçanërisht atyre që janë larg./ZËRI
