Tag: fetare

  • Homazhet në nder të Fatos Nanos, pjesë edhe krerët e besimeve fetare

    Homazhet në nder të Fatos Nanos, pjesë edhe krerët e besimeve fetare

    Në Pallatin e Kongreseve janë duke u zhvilluar homazhet për liderin historik të PS, Fatos Nano. 
    Të pranishëm në këto homazhe janë edhe disa nga krerërt e besimeve fetare mes tyre kryepeshkopi Joan, Baba Mondi,Arqipeshkvi Arjan Dodaj dhe Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqiptarëve. 
     

  • Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkollat e Kosovës

    Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkollat e Kosovës

    Gjykata Supreme e refuzoi një padi që kërkonte lejimin e shamisë islame në shkolla, duke konfirmuar autoritetin e Ministrisë së Arsimit për rregullat e veshjes. 
    Padia u ngrit nga Rrjeti “Arrita”, i cili argumentoi se ndalimi i shamisë cenon të drejtat kushtetuese për lirinë e besimit. 
    Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë të mërkurën një padi që kërkonte lejimin e bartjes së shamisë islame në shkollat e Kosovës, duke konfirmuar se Ministria e Arsimit e ka në dorë të vendosë për rregullat e veshjes së nxënësve në shkolla. 
    Rrjeti i Femrave për Zhvillim Profesional “Arrita” i kishte kërkuar Supremes ta shpallte të paligjshëm dhe ta shfuqizonte nenin e udhëzimit administrativ 06/2014 të Ministrisë së Arsimit (MASHT) në lidhje me kodin e mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta. 
    Rrjeti kishte argumentuar se udhëzimi administrativ në fjalë nuk mund ta ndalonte ushtrimin e të drejtave dhe lirive kushtetuese të vajzave që mbajnë shaminë islame, e njohur edhe si hixhab. 
    Ky rrjet tha në padi se në katër vjetët e fundit kishte pranuar ankesa të shumta nga vajzat që janë përjashtuar nga shkollat publike ose të cilave u është pezulluar vijimi i rregullt i procesit mësimor për shkak të bartjes së shamisë në kokë. 
    Në shtator të vitit të kaluar, autoritetet e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë e kishin larguar nga procesi mësimor një vajzë me inicialet A.D., për shkak të bartjes së shamisë. 
    Supremja tha se padia ishte e pabazuar, duke shtuar se Ministria e Arsimit ka autorizim të qartë ligjor për të përcaktuar rregulla për sjelljen e nxënësve, përfshirë edhe rregullat për veshjen – uniformën. 
    “Rrjedhimisht, akti nënligjor është në përputhje me autorizimin e shprehur ligjor të dhënë nga ligjvënësi. Përcaktimi sikurse në aktin e kontestuar, me të cilin ndalohet bartja e uniformës fetare në shkolla, gjen mbështetje në një akt më të lartë ligjor për nga fuqia hierarkike, andaj si i tillë nuk mund të shfuqizohet”, thuhet në njoftim. 
    Në udhëzimin administrativ 6/2014 të MASHT-it, në nenin 3, thuhet se nxënësve u ndalohet “bartja e uniformës fetare” në shkolla, por nuk specifikohet se çka nënkupton ajo uniformë. 
    Rrjeti, në padinë tij, gjithashtu kishte argumentuar se Kushtetuta e Kosovës ua mundëson qytetarëve lirinë e besimit dhe të drejtën për ta manifestuar fenë. 
    Kushtetuta, gjithashtu, saktëson se “liria e manifestimit të fesë, besimit dhe ndërgjegjes mund të kufizohet me ligj, nëse një gjë e tillë është e domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit publik, të shëndetit, ose të të drejtave të personave të tjerë”. 
    Kufizimi “vetëm me ligj” i të drejtave dhe lirive që burojnë nga Kushtetuta, saktësohet edhe në Nenin 55 të aktit më të lartë juridik të Kosovës. 
    Në lidhje me këtë, Supremja e citoi një aktvendim të Kushtetueses nga viti 2011 për interpretimin e të drejtave dhe lirive themelore në pajtim me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili thoshte se “liria fetare është kryesisht një çështje e ndërgjegjes individuale dhe përfshin edhe manifestimin e fesë në mënyrë private dhe publike, por nuk mbulon çdo veprim të motivuar nga feja”. 
    “Gjykata ka vënë në dukje se rregullat lidhur me bartjen e simboleve fetare në institucionet arsimore ndryshojnë nga vendi në vend, duke u bazuar në traditat kombëtare dhe nevojën për mbrojtjen e të drejtave dhe rendit publik”, thuhet në njoftim. 
    Çështja e largimit nga institucionet arsimore të nxënëseve që bartin shami ka qenë problem i kamotshëm në Kosovë. 
    Uniforma dhe mbulesa dallojnë. Termi ‘uniformë’ dallon tërësisht nga ky obligim ose kjo veshje, që është fetare…” 
    Në vitin 2010, MASHTI e nxori udhëzimin administrativ që ka përcaktuar kodin e mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënësit e shkollave të mesme të larta, përmes të cilit, po ashtu, është ndaluar bartja e uniformave fetare. 
    E njëjta ndalesë është përsëritur edhe në udhëzimin administrativ të MASHT-it të vitit 2014. 
    Bashkësia Islame e Kosovës kishte kundërshtuar asokohe duke thënë se shamia nuk ishte uniformë fetare. 
    Shamia apo hixhabi, sipas interpretimit të BIK-ut, është normë në traditën e besimit islam dhe nuk paraqet veshje uniforme të një modeli, ngjyre apo materiali, me të cilin identifikohen organizatat apo institucionet e caktuara. 
    Instituti i Kosovës për Drejtësi kishte thënë për Radion Evropa e Lirë se në nenin 3 të udhëzimit administrativ 6/2014 ka ndalesa të përgjithshme, interpretimi i të cilave nuk saktësohet. 
    Sipas tij, interpretimet e ndryshme të dispozitave nga palët e caktuara, rrisin rrezikun për të krijuar situata të trajtimit selektiv të rasteve./ REL 
     

  • Kosovë/ Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për lejimin e mbulesës islame në shkolla

    Kosovë/ Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për lejimin e mbulesës islame në shkolla

    Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë të mërkurën një padi që kërkonte lejimin e bartjes së shamisë islame në shkollat e Kosovës, duke konfirmuar se Ministria e Arsimit e ka në dorë të vendosë për rregullat e veshjes së nxënësve në shkolla.
    Rrjeti i Femrave për Zhvillim Profesional “Arrita” i kishte kërkuar Supremes ta shpallte të paligjshëm dhe ta shfuqizonte nenin e udhëzimit administrativ 06/2014 të Ministrisë së Arsimit (MASHT) në lidhje me kodin e mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta.
    Rrjeti kishte argumentuar se udhëzimi administrativ në fjalë nuk mund ta ndalonte ushtrimin e të drejtave dhe lirive kushtetuese të vajzave që mbajnë shaminë islame, e njohur edhe si hixhab.

    Ky rrjet tha në padi se në katër vjetët e fundit kishte pranuar ankesa të shumta nga vajzat që janë përjashtuar nga shkollat publike ose të cilave u është pezulluar vijimi i rregullt i procesit mësimor për shkak të bartjes së shamisë në kokë.
    Në shtator të vitit të kaluar, autoritetet e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë e kishin larguar nga procesi mësimor një vajzë me inicialet A.D., për shkak të bartjes së shamisë.
    Supremja tha se padia ishte e pabazuar, duke shtuar se Ministria e Arsimit ka autorizim të qartë ligjor për të përcaktuar rregulla për sjelljen e nxënësve, përfshirë edhe rregullat për veshjen – uniformën.
    “Rrjedhimisht, akti nënligjor është në përputhje me autorizimin e shprehur ligjor të dhënë nga ligjvënësi. Përcaktimi sikurse në aktin e kontestuar, me të cilin ndalohet bartja e uniformës fetare në shkolla, gjen mbështetje në një akt më të lartë ligjor për nga fuqia hierarkike, andaj si i tillë nuk mund të shfuqizohet”, thuhet në njoftim.
    Në udhëzimin administrativ 6/2014 të MASHT-it, në nenin 3, thuhet se nxënësve u ndalohet “bartja e uniformës fetare” në shkolla, por nuk specifikohet se çka nënkupton ajo uniformë.
    Rrjeti, në padinë tij, gjithashtu kishte argumentuar se Kushtetuta e Kosovës ua mundëson qytetarëve lirinë e besimit dhe të drejtën për ta manifestuar fenë
    Kushtetuta, gjithashtu, saktëson se “liria e manifestimit të fesë, besimit dhe ndërgjegjes mund të kufizohet me ligj, nëse një gjë e tillë është e domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit publik, të shëndetit, ose të të drejtave të personave të tjerë”.
    Kufizimi “vetëm me ligj” i të drejtave dhe lirive që burojnë nga Kushtetuta, saktësohet edhe në Nenin 55 të aktit më të lartë juridik të Kosovës.
    Në lidhje me këtë, Supremja e citoi një aktvendim të Kushtetueses nga viti 2011 për interpretimin e të drejtave dhe lirive themelore në pajtim me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili thoshte se “liria fetare është kryesisht një çështje e ndërgjegjes individuale dhe përfshin edhe manifestimin e fesë në mënyrë private dhe publike, por nuk mbulon çdo veprim të motivuar nga feja”.
    “Gjykata ka vënë në dukje se rregullat lidhur me bartjen e simboleve fetare në institucionet arsimore ndryshojnë nga vendi në vend, duke u bazuar në traditat kombëtare dhe nevojën për mbrojtjen e të drejtave dhe rendit publik”, thuhet në njoftim.
    Çështja e largimit nga institucionet arsimore të nxënëseve që bartin shami ka qenë problem i kamotshëm në Kosovë.
    Uniforma dhe mbulesa dallojnë. Termi ‘uniformë’ dallon tërësisht nga ky obligim ose kjo veshje, që është fetare…”
    Në vitin 2010, MASHTI e nxori udhëzimin administrativ që ka përcaktuar kodin e mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënësit e shkollave të mesme të larta, përmes të cilit, po ashtu, është ndaluar bartja e uniformave fetare.
    E njëjta ndalesë është përsëritur edhe në udhëzimin administrativ të MASHT-it të vitit 2014.
    Bashkësia Islame e Kosovës kishte kundërshtuar asokohe duke thënë se shamia nuk ishte uniformë fetare.
    Shamia apo hixhabi, sipas interpretimit të BIK-ut, është normë në traditën e besimit islam dhe nuk paraqet veshje uniforme të një modeli, ngjyre apo materiali, me të cilin identifikohen organizatat apo institucionet e caktuara.
    Instituti i Kosovës për Drejtësi kishte thënë për Radion Evropa e Lirë se në nenin 3 të udhëzimit administrativ 6/2014 ka ndalesa të përgjithshme, interpretimi i të cilave nuk saktësohet.
    Sipas tij, interpretimet e ndryshme të dispozitave nga palët e caktuara, rrisin rrezikun për të krijuar situata të trajtimit selektiv të rasteve./rel

  • Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare, parlamenti portugez miraton projektligjin e ri

    Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare, parlamenti portugez miraton projektligjin e ri

    Parlamenti i Portugalisë ka miratuar një projektligj të propozuar nga partia e ekstremit të djathtë Chega, i cili ndalon veshjet që mbulojnë fytyrën për arsye fetare apo gjinore. Ligji ka marrë mbështetjen e partive të qendrës së djathtë, ndërsa është kundërshtuar nga partitë e majta.

    Sipas projektligjit, ndalohet “përdorimi, në hapësirat publike, i veshjeve që mbulojnë ose pengojnë identifikimin e fytyrës”, çka prek drejtpërdrejt gratë që mbajnë burka ose nikab. Nisma ndalon gjithashtu detyrimin e individëve për të mbuluar fytyrën për arsye fetare apo gjinore.
    Megjithatë, ligji përfshin përjashtime të caktuara si për shembull ai nuk do të zbatohet në aeroplanë, ambiente diplomatike dhe konsullore, apo në vende adhurimi. Përjashtohen gjithashtu rastet kur fytyra mbulohet për arsye sigurie, klimatike apo sipas dispozitave të tjera ligjore.
    Projektligji tani do të kalojë për shqyrtim në Komisionin për Çështjet Kushtetuese, të Drejtat, Liritë dhe Garancitë, ku mund të pësojë ndryshime përpara votimit përfundimtar në seancë plenare. Për të hyrë në fuqi, ai duhet të miratohet nga presidenti Marcelo Rebelo de Sousa, i cili ka të drejtën ta kthejë pas ose ta referojë në Gjykatën Kushtetuese.
    Në rast miratimi përfundimtar, ndalimi do të zbatohet në të gjitha hapësirat publike, përfshirë rrugët, shërbimet publike, qendrat tregtare, ngjarjet sportive dhe protestat, me gjoba që variojnë nga 200 deri në 4,000 euro, në varësi të rrethanave.Për më tepër, individët që detyrojnë të tjerët të mbulojnë fytyrën përmes dhunës, kërcënimeve apo shtrëngimit mund të përballen me deri në tre vjet burg ose gjobë.
    Kreu i Chega-s, André Ventura, e justifikoi ligjin me nevojën për të mbrojtur vlerat dhe zakonet portugeze. “Kushdo që vjen në Portugali duhet t’i respektojë traditat e këtij vendi,” deklaroi ai në parlament.
    Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Socialiste, Pedro Delgado Alves, e kritikoi iniciativën si një përpjekje për të nxitur ndasitë dhe urrejtjen ndaj komuniteteve të caktuara fetare. PSD, partia në pushtet, deklaroi se është e hapur për diskutim, por theksoi nevojën për përmirësime të mëtejshme në tekstin e ligjit.
    Nëse miratohet përfundimisht, Portugalia do t’i bashkohet një grupi vendesh evropiane si Franca, Belgjika, Austria dhe Holanda, të cilat kanë ndaluar mbulesat e fytyrës në hapësira publike, në emër të sigurisë dhe integrimit shoqëror.

    Top Channel

  • Kina arreston 30 të krishterë, alarm për një goditje të re ndaj kishave të paregjistruara

    Kina arreston 30 të krishterë, alarm për një goditje të re ndaj kishave të paregjistruara

    Një operacion i gjerë i autoriteteve kineze ka çuar në arrestimin e 30 të krishterëve të lidhur me rrjetin e Kishës Zion, përfshirë pastorin e njohur Jin Mingri. Ngjarja, e cilësuar si goditja më e madhe ndaj të krishterëve në dekada, ka ngritur shqetësime për një fushatë të re shtypjeje ndaj kishave të nëndheshme në Kinë. Kishat e nëndheshme, janë komunitete fetare të krishtera që veprojnë jashtë sistemit zyrtar të regjistrimit dhe kontrollit shtetëror.
    Arrestimet u kryen në të paktën 10 qytete, ndërsa Jin akuzohet për “përdorim të paligjshëm të rrjeteve të informacionit”. Aktivistët paralajmërojnë se kjo mund të jetë vetëm fillimi i një goditjeje më të gjerë ndaj komuniteteve të krishtera që nuk janë nën kontrollin e shtetit.
    BBC shkruan se të premten e kaluar, Grace Jin Drexel mori një mesazh nga i ati në Kinë, pastori i njohur Jin Mingri, ku i kërkonte të lutej për një pastor tjetër që ishte zhdukur. Mesazhi tregonte se pastori ishte ndaluar gjatë një vizite në qytetin jugor të Shenzhenit.
    “Pak më pas, më telefonoi nëna dhe më tha se nuk mund të kontaktonte me babain tim,” tha Drexel, e cila jeton në SHBA. Brenda pak orësh, familja kuptoi se edhe Jin ishte përfshirë në atë që aktivistët e kanë cilësuar si arrestimi më i madh i të krishterëve në Kinë në dekada.
    Frika tani është se arrestimi i 30 të krishterëve, mund të jetë fillimi i një goditjeje më të gjerë ndaj kishave të nëndheshme. Ligje të reja të miratuara në Kinë duket se synojnë kufizimin e aktivitetit të kishave të paregjistruara, ndërsa presioni ndaj anëtarëve të tyre është shtuar muajt e fundit.
    Megjithëse Kina drejtohet nga Partia Komuniste Ateiste, vendi ka një popullsi të konsiderueshme të krishterë. Sipas të dhënave zyrtare, ka rreth 38 milionë protestantë dhe gati gjashtë milionë katolikë. Por këto shifra përfshijnë vetëm ata që ndjekin kishat e miratuara nga shteti, si Lëvizja Patriotike Katolike dhe Lëvizja Protestante “Three-Self”.
    Aktivistët e të drejtave dhe studiuesit vlerësojnë se dhjetëra miliona të krishterë të tjerë ndjekin kisha të paregjistruara, të njohura si “kisha shtëpie”, që nuk ndjekin ideologjinë e shtetit.
    Këto kisha janë prekur nga përpjekjet e qeverisë për të kontrolluar grupet fetare. Godina të kishave janë shembur, kryqe janë hequr nga hapësirat publike, dhe materialet fetare janë kufizuar, përfshirë ndalimin e disa aplikacioneve të krishtera.
    Në vitet 2005 dhe 2018, qeveria kineze rishikoi dhe ashpërsoi rregullat për grupet fetare. Në vitin 2016, presidenti Xi Jinping kërkoi “sinicizimin” e fesë. Sinicizimi është një term që përdoret për të përshkruar procesin e përshtatjes së një kulture, ideologjie, feje apo institucioni me karakteristikat dhe vlerat e kulturës kineze.
    Kisha si Zion u prekën veçanërisht nga rregullat e vitit 2018, që kërkonin miratim shtetëror për adhurimin publik. Shumë prej tyre u detyruan të ndalonin aktivitetet publike, të kalonin në shërbime online, ose të mbylleshin.
    Muajt e fundit kanë sjellë sinjale të një shtypjeje të re. Në maj, pastori Gao Quanfu u ndalua për “përdorim të aktiviteteve supersticioze për të minuar zbatimin e ligjit”. Në qershor, disa anëtarë të Kishës Linfen Golden Lampstand u dënuan me vite burg për mashtrim, akuza që grupet e të drejtave i cilësuan si të rreme.
    Në shtator, autoritetet prezantuan një kod të ri sjelljeje për personelin fetar online, që lejon vetëm grupe të licencuara të mbajnë predikime në internet, një përpjekje për të kufizuar kishat e nëndheshme.
    Sipas Drexel, anëtarët e Kishës Zion janë pyetur gjithnjë e më shpesh nga policia. Shumë e panë këtë si paralajmërim për një goditje, por pak e prisnin që të ishte kaq e gjerë.
    Të premten dhe të shtunën e kaluar, autoritetet kineze nisën një operacion të gjerë në të paktën 10 qytete, përfshirë Pekinin dhe Shanghain. Përveç Jin, i cili u arrestua në Beihai, u ndaluan edhe pastorë të tjerë, drejtues dhe anëtarë të kongregacionit.
    Ambasada kineze në Londër tha për BBC: “Qytetarët kinezë gëzojnë lirinë e besimit fetar në përputhje me ligjin. Ndërkohë, të gjitha grupet dhe aktivitetet fetare duhet të respektojnë ligjet dhe rregulloret e Kinës.”
    Ministria e Jashtme kineze deklaroi më herët këtë javë se “kundërshton me forcë ndërhyrjen e SHBA-ve në punët e brendshme të Kinës me çështje të ashtuquajtura fetare”, pas kritikave të Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio për arrestimet në Kishën Zion.

  • Kulla bashkon myslimanë e ortodoksë në Shkodër, të shqetësuar për tokën ku do të ndërtohet një kullë me 35 kate

    Kulla bashkon myslimanë e ortodoksë në Shkodër, të shqetësuar për tokën ku do të ndërtohet një kullë me 35 kate

    Çështja e pronësisë së tokave në Shkodër po shqetëson edhe komunitetet fetare.

    Këtë të hënë, Komuniteti Mysliman dhe Kisha Ortodokse u bënë bashkë dhe dolën në një konferencë të përbashkët duke akuzuar se në pronën e tyre të grabitur po ndërtohet një kullë 35-katëshe në qendër të qytetit.
    Kryemyftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, thotë se do të përdoret çdo lloj forme reagimi kundrejt grabitjes së pronës.
    Një vit më parë u prezantua projekti i kullës 35-katëshe, e para e këtij lloji dhe e kësaj madhësie në Shkodër. Që në fillim ndërtimi i saj u kundërshtua nga qytetarët shkodranë, të cilët protestuan kundër betonizimit, si edhe nga dy komunitetet fetare në Shkodër  ai mysliman dhe ai ortodoks  të cilët pretendojnë se trualli ku po ndërtohet i përket atyre.

    Top Channel

  • Ndërtimi i “Parkut të Besimit”, Rama: Në këtë hapësirë do bashkëjetojnë komunitetet fetare

    Ndërtimi i “Parkut të Besimit”, Rama: Në këtë hapësirë do bashkëjetojnë komunitetet fetare

    12 studio arkitekture nga vende të ndryshme prezantuan projektet e tyre për “Parkun e Besimit” një hapësirë që do të ndërtohet në Petrelë, brenda të cilit do të bashkëjetojnë të gjitha komunitetet fetare në vend.
    I pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se ky park do të jetë një hapësirë reflektimi shpirtëror dhe gjithashtu shpalos qartë historinë e vendit tonë.
    “Ky është shumë më tepër se ndryshimi i një hapësirë, është një transformim kuptimplotë dhe s’ka të bëjë me fshirjen e së shkuarës, por duam të mbjellim pemë, shpresë e vazhdimësi. Parku i Besimit nuk është simbol i fesë, është një faltore adhurimi që nuk bën pyetje se në çfarë besoni, të vini re formën e pemëve e të ullirit dhe të kuptoni atë çfarë kuptuan paraardhësit tanë, që zhvillimi nuk ishte thjesht në sfond, ishte në fakt shkrim i shenjtë”, tha Rama.

    Kryeministri shtoi se shqiptarët nuk kanë nevojë të shpikin tolerancën fetare, pasi ajo ekziston prej shekujsh tashmë.
    “Një vend ku askush nuk pyetet në çfarë anë qëndrojë, por pyetja e vetme është a mundesh ende të mrekullohesh nga jeta. Ne shqiptarët nuk kemi nevojë ta shpikim tolerancën, komunitete tona janë rritur në xhami, kisha. Trashëgimia jonë nuk ka qenë përherë e lehtë, por ka qenë e urtë”, tha shefi i qeverisë.
    Sipërfaqja ku do ndërtohet “Parku i Besimit” është 210 mijë metër katrorë buzë luginës së Erzenit. Projekti duhet të ideohet për të pritur 30 mijë vizitorë në vit. Brenda tij do të ketë struktura që do të shërbejnë për evente të vogla por edhe për ngjarje me kapacitet deri 500 persona./vizionplus.tv

  • Ndërtimi i “Parkut të Besimit”, Rama: Në këtë hapsirë do bashkëjetojnë komunitetet fetare

    Ndërtimi i “Parkut të Besimit”, Rama: Në këtë hapsirë do bashkëjetojnë komunitetet fetare

    12 studio arkitekture nga vende të ndryshme prezantuan projektet e tyre për “Parkun e Besimit” një hapësirë që do të ndërtohet në Petrelë, brenda të cilit do të bashkëjetojnë të gjitha komunitetet fetare në vend.
    I pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se ky park do të jetë një hapësirë reflektimi shpirtëror dhe gjithashtu shpalos qartë historinë e vendit tonë.
    “Ky është shumë më tepër se ndryshimi i një hapësirë, është një transformim kuptimplotë dhe s’ka të bëjë me fshirjen e së shkuarës, por duam të mbjellim pemë, shpresë e vazhdimësi. Parku i Besimit nuk është simbol i fesë, është një faltore adhurimi që nuk bën pyetje se në çfarë besoni, të vini re formën e pemëve e të ullirit dhe të kuptoni atë çfarë kuptuan paraardhësit tanë, që zhvillimi nuk ishte thjesht në sfond, ishte në fakt shkrim i shenjtë”, tha Rama.

    Kryeministri shtoi se shqiptarët nuk kanë nevojë të shpikin tolerancën fetare, pasi ajo ekziston prej shekujsh tashmë.
    “Një vend ku askush nuk pyetet në çfarë anë qëndrojë, por pyetja e vetme është a mundesh ende të mrekullohesh nga jeta. Ne shqiptarët nuk kemi nevojë ta shpikim tolerancën, komunitete tona janë rritur në xhami, kisha. Trashëgimia jonë nuk ka qenë përherë e lehtë, por ka qenë e urtë”, tha shefi i qeverisë.
    Sipërfaqja ku do ndërtohet “Parku i Besimit” është 210 mijë metër katrorë buzë luginës së Erzenit. Projekti duhet të ideohet për të pritur 30 mijë vizitorë në vit. Brenda tij do të ketë struktura që do të shërbejnë për evente të vogla por edhe për ngjarje me kapacitet deri 500 persona./vizionplus.tv

  • Komunitetet fetare kundër projektligjit të ‘Barazisë Gjinore’: Rrezikon të dobësojë lidhjet familjare e shoqërore

    Komunitetet fetare kundër projektligjit të ‘Barazisë Gjinore’: Rrezikon të dobësojë lidhjet familjare e shoqërore

    Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë (KNSH), i cili përfshin pesë komunitetet kryesore fetare në vend, ka reaguar ndaj projektligjit të ri për Barazinë Gjinore, duke kërkuar rishikimin e tij të thellë. Në një deklaratë të përbashkët, KNSH-ja shpreh vlerësimin për parimet e barazisë, por ngre shqetësimin se disa dispozita të projektligjit shkojnë “përtej barazisë gjinore” dhe “rrezikojnë ta fusin shoqërinë në një proces relativizimi moral”.

    KNSH-ja, e përbërë nga Komuniteti Mysliman, Kisha Orthodhokse Autoqefale, Kisha Katolike, Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Vëllazëria Ungjillore, thekson se ligji duhet të ruajë “dinjitetin e njeriut” dhe të “respektojë natyrën njerëzore”.

    Kundërshtimi kryesor përkufizimi i gjinisë

    Shqetësimi thelbësor i komuniteteve fetare fokusohet te përfshirja e koncepteve si “shprehja gjinore” dhe “identiteti gjinor” me natyrë gjithëpërfshirëse.

    Mohimi i diferencës biologjike

    KNSH-ja argumenton se këto koncepte, të ngritura mbi “teorinë gjinore”, mohojnë dallimin gjinor (mashkull dhe femër) dhe e zëvendësojnë atë me një koncept “të ndryshueshëm, subjektiv dhe të pasigurt identitar”, duke e shkëputur njeriun nga natyra e vet biologjike.

    Dobësimi i familjes

    Sipas deklaratës, kjo qasje nuk ndihmon integrimin shoqëror, por thellon individualizmin dhe dobëson “lidhjet familjare e shoqërore, që janë baza e një jete të shëndetshme komunitare”.

    Roli i familjes dhe edukimi në shkolla

    Një tjetër pikë kritike është ndërhyrja e projektligjit në fushën e arsimit dhe formimit moral të fëmijëve.

    Komunitetet fetare shprehin shqetësimin se projektligji parashikon edukimin mbi këto çështje pa respektuar rolin parësor të familjes dhe të drejtën natyrore të prindërve për t’i edukuar fëmijët në përputhje me bindjet e tyre morale dhe fetare.

    “Ekspozimi i të miturve ndaj këtyre koncepteve që në moshë të hershme, në mjedise të hapura si shkollat… mund të sjellë më shumë dëme sesa dobi për ta,” thuhet në deklaratë, duke theksuar se familja mbetet institucioni themelor dhe vendi më i përshtatshëm për trajtimin e këtyre temave.

    Kritika mbi kuotat dhe sanksionet

    KNSH-ja gjithashtu kritikon frymën dhe mekanizmat shtrëngues të ligjit. Komunitetet fetare shprehin shqetësimin se projektligji kërkon “barazi në rezultate, jo në mundësi”, duke vendosur kuota gjinore të detyrueshme (30-50%) që “cenojnë parimin e meritokracisë”.

    Ligji, sipas KNSH-së, rrezikon të bëhet një instrument diskriminues në vetvete duke “imponuar botëkuptimin e një pakice mbi shumicën”, duke zëvendësuar dialogun me detyrimin dhe duke cenuar lirinë e ndërgjegjes.

    Deklarata përfundon duke bërë thirrje që çdo ndryshim ligjor të ndërmerret me përgjegjësi dhe në frymën e dialogut, duke siguruar që barazia gjinore “të mos shndërrohet në ideologji, por të mbetet një mjet për drejtësi”.

    Projektligji i ri për barazinë gjinore, risitë kryesore

    Projektligji i ri sjell disa risi, të cilat synojnë integrimin e barazisë gjinore në strukturën e punës së shtetit:

    • Për herë të parë, institucionet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, si dhe subjektet private, detyrohen të përdorin një gjuhë që heq stereotipet gjinore gjatë hartimit të dokumenteve, politikave dhe informacionit.
    • Ligji harmonizohet me akte të tjera, duke e bërë detyrimore buxhetimin gjinor (Gender Responsive Budgeting) për njësitë e qeverisjes qendrore dhe vendore.

    Çdo projektligj dhe akt normativ nënligjor do të duhet të shoqërohet me një vlerësim të ndikimit gjinor, duke siguruar që asnjë akt nuk do të thellojë pabarazitë.

    Për të mbrojtur më mirë viktimat e diskriminimit, parimi i përmbysjes së barrës së provës përfshihet si parim bazë në shqyrtimin e ankesave.

    Mbrojtje e zgjeruar dhe pozicionet drejtuese

    Ligji zgjeron mbrojtjen nga diskriminimi për shkak të gjinisë, identitetit gjinor, shprehjes gjinore dhe karakteristikave seksuale.

    Në harmoni me rekomandimet ndërkombëtare (si CEDAW), ligji parashikon arritjen e një përfaqësimi të barabartë gjinor në masën 30 – 50% në të gjitha sistemet e vendimmarrjes. Kjo kuotë do të rritet në mënyrë progresive përgjatë një periudhe 10-vjeçare. Projektligji e cilëson si diskriminim gjinor përfaqësimin nën masën 30% për secilën gjini.

    Parashikohet një rregullim i posaçëm dhe i rishikuar i marrëdhënieve të punës, duke përfshirë masat kundër ngacmimit dhe dhunës, në përputhje me Konventën 190 të ILO-s. Gjithashtu, rregullohet për herë të parë Puna e Papaguar, duke ngarkuar INSTAT-in të publikojë periodikisht anketa për përdorimin e kohës dhe duke i detyruar subjektet publike dhe private të adresojnë këtë çështje.

  • Kosova ka nevojë për një frymë kombëtare me rrënjë europiane që nuk koketon me ideologjitë fetare

    Kosova ka nevojë për një frymë kombëtare me rrënjë europiane që nuk koketon me ideologjitë fetare

    Nga Gjon Keka
    Secili pushtetar që deri më sot ka koketuar me ideologjitë fetare e në veçanti me ideologjinë islamike në Kosovë ka dështuar jo vetëm në aspektin e ndërtimit të një shoqërie të lirë, demokratike dhe europiane,por edhe në rrugën e procesit të integrimit në familjen europiane. Secili pushtetar që ka mbajt afër vetes apo ka shfaqur preferenca të ndonjë nga fetë në Kosovë e sidomos ideologjisë fetare islamike i ka bërë vetëvrasje politike jo vetëm partisë apo lëvizjes së tij,vetes si politikan e pushtetar ,por edhe vetëvrasje të vetë shtetit e kombit. Duke ditur se Kosova si shtet është ndërtuar mbi themele laike, po ashtu populli i Kosovës është rrënjësisht europian për nga rrënjët e tij historike dhe kulturore ,pra i takon civilizimit europian dhe të ardhmes e familjes europiane. Kur shoh se si në kohë zgjedhjesh mbahen tubime në oborre xhamish apo objekte fetare islamike ,se si në kohë zgjedhjesh shfaqen preferenca fetare nga pushtetarët dhe partitë apo lëvizjet e tyre, tregon qartë se Kosova nuk mund të ndërtohet, forcohet, demokratizohet, të jetë e lirë,e civilizuar dhe e orientuar qartë drejtë rrugës së integrimit në familje europiane me këtë garnitur politike e pushtetarësh që në njërin krah mbajnë flamurin e partisë apo lëvizjes e në tjetrin flamurin e ideologjisë fetare islamike.
    Nuk mund të integrohet Kosova në familjen europiane me një ideologjië të tillë fetare që nuk njeh komb tjetër pos atyre brenda ideologjisë së tyre fetare, e mbi të gjitha që nuk ka të bëjë aspak as me rrënjët tonë, as me imazhin tonë, as me kulturën tonë, as me demokracinë dhe ligjet e zakonet tona e as me kontinentin dhe themelet e Bashkimit të kombeve europiane ,respektivisht të familjes europiane në përgjithësi. Të jesh pushtetar i një shteti laik, sikur është Kosova dhe të promovosh apo të mbash preferenca fetare sikur kanë bërë më parë partitë në pushtet dhe tani pushtetarët e tanishëm të Kosovës është tradhti kombëtare e shtetërore, është vetëshkatërrim i shtetit dhe kombit, është pengesa më e madhe që i bëhet Kosovës në rrugën e saj euroatlantike, është djallëzimi i imazhit të Kosovës përballë botës demokratike, ,të civilizuar dhe europiane. Nuk mund të jesh pushtetar i shtetit të Kosovës e në anën tjetër të bëhesh më islamik se islamikët apo më papë se papa.
    Sepse Kosova nuk është ndërtuar mbi asnjë ideologji fetare ,dhe as nuk qëndron mbi themele fetare, por Kosova jonë ,pra shteti i Kosovës është ndërtuar mbi themele të gjakut të dëshmorëve e heronjve të lirisë dhe njerëzve që me djersë e gjak dhe se ata dhanë gjithçka që vendi të bëhet i lirë ,i pavarur dhe të ketë të ardhmen e natyrshme si pjesë e familjes europiane, aty ku i takon rrënjësisht, historikisht dhe gjeografikisht. Duke parë që deri më sot këtë gabim ,është koha që në Kosovë të dal një frymë kombëtare më rrënjë të vërteta dardane europiane e orientuar qartë dhe që nuk koketon me ideologjinë fetare islamike, por e ndërton, forcon dhe e zhvillon shtetin e Kosovës duke e bërë atë më të mirë, më të sigurt, më europian dhe më të civilizuar e të kulturuar dhe pjesë të pandashme të familjes euroatlantike.