Tag: fetai

  • Miqësore U21/ Dodaj e Fetai golat kuqezi në testin me San Marinon

    Miqësore U21/ Dodaj e Fetai golat kuqezi në testin me San Marinon

    Shqipëria e moshës deri në 21 vjeç, luajti sot në “Air Albania” ndeshjen miqësore me modestët e San Marinos U21. Në këtë takim trajneri Shqipërisë ‘Shpresa’ Alban Bushi i dha mundësi thuajse të gjithë futbolistëve në dispozicion për të kontribuar në këtë test të dominuar nga kuqezinjtë e vegjël e fituar 2-0.

    Golat u shënuan nga Kevin Dodaj dhe Fetah Fetai respektivisht në minutat 22′ dhe 52′. Në këtë ndeshje të gjykuar nga Juxhin Xhaja, Fetai humbi një penallti.

    Shqipëria U21: Veliaj (64′ Taho); Ramaj, Marku (46′ Bashi), Fikaj (64′ Ad. Kurti), Kurti (71′ Daka), Përndreca (64′ Selimaj), Fetai, Shehu, Brruti (46′ Kote), Maksuti (46′ Rama), Dodaj (64′ Toma).Tr: Alban Bushi

    Vazhdo leximin

  • Vendosin dy gola, Kombëtarja U-21 fiton ndaj San Marinos në “Air Albania”

    Vendosin dy gola, Kombëtarja U-21 fiton ndaj San Marinos në “Air Albania”

    Kombëtarja shqiptare U-21 fitoi ndeshjen miqësore ndaj San Marinos në “Air Albania” me rezultatin 2-0.
    Kuqezinjtë dominuan takimin, krijuan raste të shumta dhe vulosën fitoren me golat e Kevin Dodajt dhe Feta Fetait.

    Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Giulio Veliaj (GK), Elton Fikaj, Gabriel Ramaj, Feta Fetai, Etnik Brruti, Aidon Shehu, Arlind Kurti, Erald Maksuti, Fabjan Përndreca, Aurel Marku, Kevin Dodaj.
    Ndeshja nisi mirë për Shqipërinë dhe pas dominimit që në start, rrugën e rrjetës e gjeti Kevin Dodaj në minutën e 21. Në fund të pjesës së parë Shqipëria U-21 pati mundësinë për të dyfishuar rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë, por Feta Fetai nuk arriti të shënonte.
    Në nisje të pjesës së dytë, sërish ishte protagonist Feta Fetai, që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 52-të dhe i çoi shifrat në 2-0.
    Deri në fund kuqezinjtë kontrolluan ndeshjen dhe krijuan raste të tjera, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës. Ndeshja u mbyll me fitoren e kuqezinjve 2-0.
    Këto miqësore janë shumë të rëndësishme, pasi Shqipëria po përgatitet për Europianin U-21.
    © BalkanWeb

  • Kombëtarja U-21 fiton 2-0 ndaj San Marinos në “Air Albania”

    Kombëtarja U-21 fiton 2-0 ndaj San Marinos në “Air Albania”

    Kombëtarja shqiptare U-21 fitoi ndeshjen miqësore ndaj San Marinos në “Air Albania” me rezultatin 2-0.
    Kuqezinjtë dominuan takimin, krijuan raste të shumta dhe vulosën fitoren me golat e Kevin Dodajt dhe Feta Fetait.
    Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Giulio Veliaj (GK), Elton Fikaj, Gabriel Ramaj, Feta Fetai, Etnik Brruti, Aidon Shehu, Arlind Kurti, Erald Maksuti, Fabjan Përndreca, Aurel Marku, Kevin Dodaj.
    Ndeshja nisi mirë për Shqipërinë dhe pas dominimit që në start, rrugën e rrjetës e gjeti Kevin Dodaj në minutën e 21. Në fund të pjesës së parë Shqipëria U-21 pati mundësinë për të dyfishuar rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë, por Feta Fetai nuk arriti të shënonte.
    Në nisje të pjesës së dytë, sërish ishte protagonist Feta Fetai, që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 52-të dhe i çoi shifrat në 2-0.
    Deri në fund kuqezinjtë kontrolluan ndeshjen dhe krijuan raste të tjera, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës. Ndeshja u mbyll me fitoren e kuqezinjve 2-0.
    Këto miqësore janë shumë të rëndësishme, pasi Shqipëria po përgatitet për Europianin U-21.

  • Maksuti e Fetai flasin për ndeshjet e Kombëtares U21 me Gjermaninë e Zvicrën: Test para Europianit

    Maksuti e Fetai flasin për ndeshjet e Kombëtares U21 me Gjermaninë e Zvicrën: Test para Europianit

    Adriatik BALLA
    Shqipëria U-21 do të zhvillojë të premten e 5 shtatorit sfidën e parë miqësore të programuar ndaj Gjermanisë në “Elbasan Arena” në ora 18:00. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi kanë nisur përgatitjet zyrtare prej të hënës në “Shtëpinë e Futbollit”. Në kuadër të takimit të parë miqësor, por edhe ndeshjes së dytë ndaj Zvicrës, që do të luhet më 8 shtator në Arau kanë folur për “fshf.org” sulmuesi Erald Maksuti dhe mesfushori Feta Fetai.
    Erald Maksuti, sulmuesi shqiptar i cili aktivizohet me ekipin e Flamurtarit në vendin tonë foli për dy sfidat e rëndësishme të Shpresave. Djaloshi shqiptar vlerësoi Gjermaninë dhe Zvicrën si dy kundërshtarë mjaft të fortë, por theksoi se kuqezinjtë do të futen në fushë për të marrë rezultate pozitive. Maksuti nënvizoi se objektivi i tij është të shënojë sa më shumë gola, ndërsa ka edhe një thirrje për tifozët shqiptarë.
    E dimë që janë dy miqësore shumë të forta. Luajmë me nënkampionët e Europës dhe me një ekip të fortë si Zvicra. Janë ndeshje shumë të vështira në letër dhe si kundërshtarë, por ne do futemi të japim maksimumin tonë dhe shpresojmë të marrim rezultate pozitive. Objektivi im është që të bëj gola sa më shumë dhe të ndihmoj ekipin që të ecim”, nënvizoi ai. Më tej foli për atmosferën në prag të takimeve të radhës. “Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Jemi një grup njihemi, pasi kemi bërë disa ndeshje së bashku. Janë shtuar disa lojtarë që janë shumë të mirë. Do futemi në fushë për rezultate pozitive. Thirrje për tifozët – I bëj thirrje tifozëve të jenë sa më të shumtë në numër, të na mbështesin dhe ne do japim maksimumin për çdo tifoz që do vijë në stadium”, tha Erald Maksuti.
    Fetai i konsideron test i mirë për Europianin e vitit 2027
    Mesfushori i talentuar, Feta Fetai, tha se dy ndeshjet miqësore ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës janë shumë të forta, por nga ana tjetër një test i mirë në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027. Fetai foli gjithashtu edhe për gjendjen e skuadrës dhe ftoi tifozët në stadiumin “Elbasan Arena” për të mbështetur kuqezinjtë. Dy ndeshjet miqësore ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës? – Kemi dy ndeshje shumë të mira dhe të forta për të treguar veten edhe për Europianin U-21 2027.
    Janë teste shumë të mira për ne, për ekipin dhe për të gjithë lojtarët. Kanë ardhur të gjithë. Kanë pasur ndeshje, po rikuperohemi dhe po përgatitemi për ndeshjen me Gjermaninë, pastaj për Zvicrën. Lojtarët janë të gjithë në formë. Janë përgatitur, kanë edhe minuta në këmbë. Shpresoj që të japim më të mirën në këto dy ndeshje”, nënvizoi ai. Më tej Fetai foli për tifozët, duke u bërë apel ta mbështesin ekipin. “Shpresoj që të ketë sa më shumë tifozë që të na përkrahin në “Elbasan Arena” dhe t’i gëzojmë me një fitore. Gjendja e përfaqësueses shqiptare paraqitet mjaft e mirë, teksa ditën e sotme është programuar një tjetër seancë stërvitore nga stafi kuqezi. Skuadra do të mbyllë përgatitjet nesër dhe të premten do të luajë takimin e parë ndaj nënkampionëve të Europës. Hyrja në stadium do të jetë falas”, theksoi ai.

  • Miqësoret e U-21/ Maksuti & Fetai vlerësojnë Gjermaninë dhe Zvicrën: Luajmë për rezultate pozitive

    Miqësoret e U-21/ Maksuti & Fetai vlerësojnë Gjermaninë dhe Zvicrën: Luajmë për rezultate pozitive

    Shqipëria U-21 do të zhvillojë të premten e 5 shtatorit sfidën e parë miqësore të programuar ndaj Gjermanisë në “Elbasan Arena” në ora 18:00. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi kanë nisur përgatitjet zyrtare prej të hënës në “Shtëpinë e Futbollit”.
    Në kuadër të takimit të parë miqësor, por edhe ndeshjes së dytë ndaj Zvicrës, që do të luhet më 8 shtator në Aarau kanë folur për fshf.org sulmuesi Erald Maksuti dhe mesfushori Feta Fetai.

    Erald Maksuti, sulmuesi shqiptar i cili aktivizohet me ekipin e Flamurtarit në vendin tonë foli për fshf.org për dy sfidat e rëndësishme të Shpresave. Djaloshi shqiptar vlerësoi Gjermaninë dhe Zvicrën si dy kundërshtarë mjaft të fortë, por theksoi se kuqezinjtë do të futen në fushë për të marrë rezultate pozitive.
    Maksuti nënvizoi se objektivi i tij është të shënojë sa më shumë gola, ndërsa ka edhe një thirrje për tifozët shqiptarë.
    Ndeshjet kundër Gjermanisë dhe Zvicrës – E dimë që janë dy miqësore shumë të forta. Luajmë me nënkampionët e Europës dhe me një ekip të fortë si Zvicra. Janë ndeshje shumë të vështira në letër dhe si kundërshtarë, por ne do futemi të japim maksimumin tonë dhe shpresojmë të marrim rezultate pozitive. Objektivi im është që të bëj gola sa më shumë dhe të ndihmoj ekipin që të ecim.
    Atmosfera në prag të ndeshjeve – Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Jemi një grup njihemi, pasi kemi bërë disa ndeshje së bashku. Janë shtuar disa lojtarë që janë shumë të mirë. Do futemi në fushë për rezultate pozitive.
    Thirrje për tifozët – I bëj thirrje tifozëve të jenë sa më të shumtë në numër, të na mbështesin dhe ne do japim maksimumin për çdo tifoz që do vijë në stadium” – tha Erald Maksuti për fshf.org.
    Mesfushori i talentuar, Feta Fetai, tha se dy ndeshjet miqësore ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës janë shumë të forta, por nga ana tjetër një test i mirë në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027. Fetai foli gjithashtu edhe për gjendjen e skuadrës dhe ftoi tifozët në stadiumin “Elbasan Arena” për të mbështetur kuqezinjtë.
    Dy ndeshjet miqësore ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës? – Kemi dy ndeshje shumë të mira dhe të forta për të treguar veten edhe për Europianin U-21 2027. Janë teste shumë të mira për ne, për ekipin dhe për të gjithë lojtarët.
    Gjendja e ekipit? – Kanë ardhur të gjithë. Kanë pasur ndeshje, po rikuperohemi dhe po përgatitemi për ndeshjen me Gjermaninë, pastaj për Zvicrën. Lojtarët janë të gjithë në formë. Janë përgatitur, kanë edhe minuta në këmbë. Shpresoj që të japim më të mirën në këto dy ndeshje.
    Thirrje për tifozët? – Shpresoj që të ketë sa më shumë tifozë që të na përkrahin në “Elbasan Arena” dhe t’i gëzojmë me një fitore.
    Gjendja e përfaqësueses shqiptare paraqitet mjaft e mirë, teksa ditën e sotme është programuar një tjetër seancë stërvitore nga stafi kuqezi. Skuadra do të mbyllë përgatitjet nesër dhe të premten do të luajë takimin e parë ndaj nënkampionëve të Europës. Hyrja në stadium do të jetë falas.

  • Mesfushori shqiptar i jep drejtim të ardhmes, firmos me skuadrën e re

    Mesfushori shqiptar i jep drejtim të ardhmes, firmos me skuadrën e re

    Feta Fetai ka kaluar në radhët e Sharjah FC, ekip që luan në Emiratet e Bashkuara Arabe.
    Mesfushori shqiptar transferohet si huazim nga Lokomotiva e Zagrebit, me opsion blerjen e kartonit.

    Feta Fetai luajti në sezonin e fundit me Lokotomivën në 30 ndeshje, sakaq më herët është aktivizuar edhe te Rabotnicki.
    “Fetai i bashkohet Sharjah nga NK Lokomotiva Zagreb. Bëhet fjalë për huazim për një sezon me të drejtë blerjeje”- shkruan klubi.
     

  • Daku lojtari më i paguar nga kuqezinjtë, Fetai zgjedh ta vazhdojë karrierën në Dubai

    Daku lojtari më i paguar nga kuqezinjtë, Fetai zgjedh ta vazhdojë karrierën në Dubai

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e përfaqësueses tonë janë duke pritur të marrin vendim përfundimtar për të ardhmen e tyre gjatë sezonit të ri. Këtu është fjala për ata lojtarë që kanë dalë në treg ose si lojtarë të lirë, ose si futbollistë që duan një lëvizje në të mirë të karrierës së tyre. Ofertat nuk kanë munguar, por ende nuk kemi ndonjë lëvizje të bujshme. Ndërkohë, disa lojtarë kanë nënshkruar për sezonin e ri dhe këtu përfshihet ai kontigjent që ka preferuar të marrë miliona nga kontratat me klubet e sheikëve arabë. Mario Mitaj e ka provuar një ndjesi të tillë, por duket se paratë e klubeve arabe kanë joshur dhe një tjetër talent të Kombëtares, Feta Fetain, i cili po e shqyrton mundësinë e lëvizjes në treg. Ndërkohë, paratë kanë tunduar edhe sulmuesin Mirlind Daku, përderisa preferoi të qëndrojë me Rubin Kazanin, në Rusi, pasi ai është bërë së fundmi lojtari i Shqipërisë më i paguar në treg, me shifra që flitet se shkojnë mbi 3 mln euro në sezon. Mbetet të shihet deri në fund vërtetësia e shifrave por padyshim që paratë po ndikojnë në përtëritjen e kontratës së tij me klubin rus.
    Merkato/ Fetai, një tjetër kuqezi po kalon në Emiratet Arabe
    Siç e prekëm dhe më lart, disa lojtarë të Kombëtares kuqezi po joshen nga paratë e sheikëve arabë. Klubet saudite dhe ato të disa vendeve arabe paguajnë shuma të majme për të marrë lojtarë cilësorë dhe kjo i ka nxitur disa lojtarë tanët që të shkojnë drejt ligave arabe. Një prej lojtarëve të përfaqësueses tonë, i zgjedhur muajt e fundit nga trajneri Silvinjo, Feta Fetai, njoftoi zgjedhjen e papritur për t’u larguar nga Lokomotiva e Zagrebit. Mesfushori i talentuar shqiptar tha se ka vendosur të luajë në Lindjen e Mesme, ndërsa së fundmi është zbuluar edhe klubi i interesuar për shërbimet e tij. Bëhet fjalë për Sharjah FC, që luan në elitën e Emirateve të Bashkuara Arabe. Fetai ka edhe dy vite kontratë të mbetura me Lokomotivën e Zagrebit, ndërsa klubet janë duke negociuar transferimin. Te Sharjah luan edhe Leon Dajaku. Vetë Fetai ndërkohë tregoi se kjo zgjedhje vjen për shkak të kushteve financiare që ofrohen për të. Kjo zgjedhje pritet të ndërlikojë rrugëtimin e 20-vjeçarit te Shqipëria. Kujtojmë se u ftua në tetorin e kaluar për herë të parë nga ekipi i parë, por pa fituar minuta.
    Daku ndër lojtarët më të paguar
    Në Rusi ka plak lojtarë shqiptarë, por ata janë të spikatur me skuadrat e tyre dhe ky është fakt interesant. Mësojmë se Mirlind Daku do të bëhet futbollisti më i paguar që ka Kombëtarja shqiptare. Plot 3 milionë euro është shifra, që raportohet për pagën sezonale pas rinovimit te Rubin Kazan. Kjo shumë është edhe më e lartë se paga e Elseid Hysajt te Lacio. Daku do të përfitojë këtë shumë në sezon, pasi të rinovojë deri në vitin 2028. Kjo shumë ishte e pamenduar më parë për të te Rubin Kazan. Paga e sulmuesit shqiptar është aktualisht 700 mijë euro. Daku ishte shumë pranë kalimit te Zenit në muajin qershor, por kujtojmë se transferimi dështoi për shkak të kushteve financiare.

  • Zgjedhje e pazakontë nga mesfushori i Kombëtares, zbulohet klubi që është pranë transferimit

    Zgjedhje e pazakontë nga mesfushori i Kombëtares, zbulohet klubi që është pranë transferimit

    Feta Fetai njoftoi zgjedhjen e papritur për t’u larguar nga Lokomotiva e Zagrebit. Mesfushori i talentuar shqiptar tha se ka vendosur të luajë në Lindjen e Mesme, ndërsa së fundmi është zbuluar edhe klubi i interesuar për shërbimet e tij.
    Bëhet fjalë për Sharjah FC, që luan në elitën e Emirateve të Bashkuara Arabe. Fetai ka edhe dy vite kontratë të mbetura me Lokomotivën e Zagrebit, ndërsa të dyja klubeve janë duke negociuar transferimin.

    Te Sharjah luan edhe Leon Dajaku. Vetë Fetai tregoi se kjo zgjedhje vjen për shkak të kushteve financiare që ofrohen për të.