Xheneta Fetahu ka ndezur rrjetin me një postim të fundit në Instagram Story, ku ka ndarë një unazë diamanti të vendosur në një kuti elegante dhe një certifikatë “True Love Agreement”.
Në certifikatë, e datuar më 1 korrik 2025, theksohet se ky unazë simbolizon një dashuri të vetme për gjithë jetën – një premtim që Darry Ring njihet për ta bërë të vlefshëm vetëm një herë në jetë për çdo person. Kjo ka bërë që ndjekësit të aludojnë se Xheneta është fejuar dhe se një martesë mund të jetë në horizont.
Në mbishkrimin e postimit, Xheneta shkruan:
“Çdo mëngjes po duket edhe më interesant lately…”
Megjithëse ajo nuk ka konfirmuar zyrtarisht një fejesë.
Tag: fetahu
-

Xheneta Fetahu ngjall dyshime, a është rrugës drejt martesës?
-

Akuzohet për lidhjet me grupin e Suel Çelës, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën për liri të ish-gjyqtares Pajtime Fetahu
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lë në qeli ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila akuzohet si e dyshuar për lidhjet dhe favorizimet e grupit të Suel Çelës.
Ish-gjyqtarja kishte bërë ankimimin e radhës të masës së sigurisë “arrest me burg”, e dhënë nga shkalla e parë e GJKKO-së, por sot Apeli vendosi ta linte në fuqi vendimin.
Me trupë gjykuese monokratike të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, u shpall vendimi mbi çështjen penale nr. 160, e regjistruar më 23 qershor, mbi ankimin e Fetahut, me objekt: “Ankim kundër vendimit nr. 355, datë 28.05.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ish-gjyqtarja pretendonte ‘deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit (shuarjen e masës së sigurimit) “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me vendimin nr. 138, datë 22.11.2024 dhe të konfirmuar me vendimin nr. 146, datë 27.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
Në përfundim të seancës, Lara vendosi rrëzimin e kërkesës së ankimueses Fetahu mbi afatet e kohëzgjatjes së paraburgimit, duke e lënë në qeli.
Më 27 qershor, Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-gjyqtaren e akuzuar për lidhje me grupet kriminale në Elbasan, e zbuluar nëpërmjet dekriptimit të të gjitha bisedave në platformën e koduar SKY ECC, të zbërthyer nga SPAK.
Edhe më 28 maj, GJKKO e rrëzoi kërkesën e Fetahut për liri, teksa më herët pretendoi edhe se ishte e sëmurë, duke kërkuar zbutje mase.
Ish-magjistratja që po mbahet e izoluar në Burgun e Grave në Pogradec, prentendonte deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit. Fetahu mbahet në paraburgim prej muajit nëntor 2024 për dosjen Sky ECC, por gjithashtu po hetohet edhe për një fraksion të ‘Plumbit të Artë 2’, lidhjet me grupin e vëllezërve Çopja në Elbasan. -

E lidhur me bandën e Suel Çelës, lihet në burg ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu.
Trupi gjykues ka rrëzuar ankimimin e ish-magjesitrates, duke lënë pas hekurave Pajtime Fetahun.
Ish-magjistratja akuzohet për lidhje me bandën e Suel Çelës. Sipas SPAK, banda e Suel Çelës kishte arritur të korruptonte funksionarë të policisë së shtetit (Dedan Gjoni) dhe të sistemit gjyqësor (Pajtime Fetahu) të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 02.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 160 akti, datë 23.06.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim P.F., me objekt: “Ankim kundër vendimit nr. 355, datë 28.05.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit (shuarjen e masës së sigurimit) “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me vendimin nr. 138, datë 22.11.2024 dhe të konfirmuar me vendimin nr. 146, datë 27.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:Shfuqizimin e urdhrit/vendimit nr. 355, datë 28.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Rrëzimin e ankimit/kërkesës së të hetuarës znj. P.F., mbi kohëzgjatjen e paraburgimit.Ish-magjistratja akuzohet për lidhje me bandën e Suel Çelës. Sipas SPAK, banda e Suel Çelës kishte arritur të korruptonte funksionarë të policisë së shtetit (Dedan Gjoni) dhe të sistemit gjyqësor (Pajtime Fetahu) të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale.
Organizata kriminale kishte aftësi që të ndikonte dhe të korruptonte përfaqësues të sistemit të drejtësisë me qëllim që këta të fundit të lehtësonin pozitën e drejtuesit Suel Çelës dhe anëtarëve të tjerë të organizatës në proceset penale në ngarkim të tyre.
Për t’u theksuar është aftësia e organizatës që të ndikojë tek trupa gjyqësore me qëllim që të rëndohej pozita apo masa e dënimit që do te jepej në ngarkim të anëtarëve të grupit kriminal që konsideroheshin si kundërshtarë të tyre.”– thuhet në vendim. -

Xheneta Fetahu flet për periudhën pas Big Brother: Kam qenë shumë keq, qaja çdo natë
Showbiz E Enjte, 12 Qershor 2025 13:11
Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok një rrëfim emocional për periudhën e vështirë që ka kaluar jashtë shtëpisë më të famshme.
E njohur për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe emocional gjatë spektaklit, Xheneta nuk ka hezituar të tregojë edhe anën e saj më të brishtë, duke folur hapur për përballjen me ankthin dhe sulmet e panikut pas daljes nga formati.“Unë kur kam dalë nga Big Brother, kam qenë shumë, shumë, shumë keq”, ka thënë ajo në një video të postuar në TikTok.
“Kam qarë natë për natë, nuk kam guxuar të rri vetë. Gjithë ditën më ka kapur ai ankthi vazhdimisht”, vazhdoi Xheneta, duke treguar se izolimi i gjatë dhe përballja me vëmendjen e menjëhershme publike kanë ndikuar ndjeshëm në gjendjen e saj emocionale.
Megjithatë, ndonëse e sfiduar nga përjetime të forta, modelja tregon se tashmë ka nisur të ndiejë një përmirësim të lehtë.
“Tani jam pak më mirë. Kam filluar të marrë veten pak më shumë”, u shpreh ajo.
Në këtë periudhë rikuperimi, ajo ka gjetur qetësi te natyra, konkretisht te deti. “E vetmja pjesë që më qetëson, më kalon ankthin dhe atakun e panikut është muzika e detit”, tha ajo, duke shtuar se tingulli i valëve i jep paqe shpirtërore dhe ndihmon në përballimin e emocioneve të forta.
Në një kohë kur gjithnjë e më shumë figura publike po ndajnë përjetimet e tyre personale me sfida të ndryshme, rrëfimi i ish-konkurrentes është një kujtesë e rëndësishme për nevojën e mbështetjes dhe normalizimit të diskutimit për shëndetin mendor, veçanërisht pas përvojash të forta si pjesëmarrja në reality shou. -

Fetahu kërkoi ndryshim të masës së sigurisë/ GJKKO i rrëzon pretendimet, ish-gjyqtarja do qëndrojë në burg
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu për ndryshimin e masës së sigurisë. Ajo prentendonte në kërkesë, deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit. Por pas shqyrtimit të fakteve, gjyqtari Erion Çela vendosi t’i rrëzojë pretendimet dhe lënien e saj në burg, raporton gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj.
Fetahu që prej muajit nëntor të vitit 2024 po mbahet në burgun e grave në Pogradec, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan, për të cilët akuzohet se i ka favorizuar dhe ka pasur komunikime, të zbuluara këto nga përgjimet e platformës së koduar SKY ECC.
Emri i saj doli sërish më pas në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 urdhër-arreste. Sipas SPAK, Pajtime Fetahu dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe ndërkohë priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”. Fetahu njihej nga grupi i vëllezërve Franc e Hajdar Çopja si “Komshija”.
-

GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu, kishte lidhje me grupin kriminal të Suel Çelës
Në seancën e kësaj të mërkure, GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, për ndryshimin e masës së sigurisë. Ajo prentendonte në kërkesën e dorëzuar nga avokati, deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit.
Pas shqyrtimit të fakteve, gjyqtari Erjon Çela vendosi t’i rrëzojë pretendimet e ish-koleges së tij dhe lënin e saj në paraburgim.Fetahu që prej muajit nëntor të vitit 2024, po mbahet në Burgun e Grave në Pogradec, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan, për të cilët akuzohet se i ka favorizuar dhe ka pasur komunikime, të zbuluara këto nga përgjimet e platformës së koduar SKY ECC.
-

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjytaren Pajtime Fetahu
Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu për lirimin nga qelia.
E akuzuar për lidhje me bandën e Suel Çelës, Fetahu kishte kërkuar lirinë me argument shkaqet shëndetësore.
Por, togat e zeza e kanë rrëzur duke lënë në fuqi masën “arrest me burg” ndaj saj.
Kujtojmë se sipas njoftimit të SPAK, Fetahu u ka dhënë vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja informacione sekrete.
Ish-gjyqtarja sipas SPAK dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.
Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të Vettingut. -

Lidhjet me grupin e Suel Çelës, Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së, duke rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, e cila kërkonte lehtësimin e masës së sigurisë, teksa aktualisht ajo ndodhet në burgun e Pojskës në Pogradec.
Fetahu pretendon se ka probleme të rënda shëndetësore dhe se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, por argumentet e saj nuk janë marrë për bazë si nga GJKKO po ashtu edhe nga Apeli, duke mbetur në qeli.
Fetahu mbahet në qelinë e paraburgimit që prej muajit nëntor të vitit 2024, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, ku u godit banda e e Suel Çelës në Elbasan.
Ajo dyshohet se ka dhënë vendime apo ka qenë në rolin e sekseres në disa vendime gjykate, ku janë favorizuar anëtarët e bandës së Suel Çela, teksa dyshohet se ka porositur edhe vrasjen e gazetarit Saimir Kodra.
Emri i ish-gjyqtares Pajtime Fetahu doli dhe në dosjen “Plumbi i Artë 2”, ku u godit banda e dy vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, ku dyshohet se u ka dhënë informacione sekrete, teksa në atë dosje iu caktua “Arrest në shtëpi”.
Pajtime Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, pak ditë përpara se të përballej me procesin e vettingut. -

Apeli rrëzon kërkesën për lirim të ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, vazhdon hetimi për lidhjet me krimin e organizuar
Apeli i Posaçëm Antikorrupsion, ka rrëzuar kërkesën për lirimin nga qelia të ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu.
Gjyqtarja është e përfshirë në dy dosje të SPAK, njëra lidhur me organizatën “Çopja” dhe tjetra me grupin e Suel Çelës.
Ajo po mbahet e paraburgosur dhe vazhdojnë hetimet për aktivitetet e saj të paligjshme, duke përfshirë lidhjet me krimin e organizuar dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm.
Pas dështimit të kërkesës për lirimin me shkaqe shëndetësore, ajo do të vazhdojë të mbetet në arrest për të dyja dosjet.
