Opinionistja e emisionit “Big Talk”, e njekohesisht ish banorja e “BBVK”, Xheneta Fetahu, ka hedhur kritika të forta ndaj banorit te shtepise Labinot Rexhës lidhur me mënyrën se si ai është futur në lojën e Big Brother VIP Kosova 4. Sipas saj, banori i shtepise Rexha ka kërkuar udhëzime dhe këshilla nga persona të ndryshëm përpara se të hynte në shtëpi, përfshirë edhe vetë ate, Xhenetën.
“Unë mendoj që siç është jashtë, është edhe brenda. Nuk ka lënë njeri pa ngacmuar për t’i pyetur për lojën”, u shpreh opinionistja e “Big Talk” në studio. Xheneta Fetahu madje tregoi se ka ruajtur edhe mesazhet që Rexha i ka dërguar, duke theksuar se është e gatshme t’i publikojë nëse kërkohet.
“Njëra prej tyre jam unë, i kam mesazhet dhe jua kam dërguar edhe juve në grup. Mund t’i bëj publike pa problem”, tha ajo, duke shtuar se për të, një lojtar nuk mund të quhet strateg nëse kërkon ndihmë për të ndërtuar lojën e tij.
“Për mua nuk je lojtar dhe as strateg, nëse i thua dikujt ‘më ndihmo’, ‘më trego si të luaj aty brenda’”, përfundoi opinionistja, duke vënë në pikëpyetje autenticitetin e strategjisë së banorit Labinot Rexha brenda shtëpisë së BBVK4.
Tag: fetahu
-

Xheneta Fetahu “demaskon” Labinot Rexhën: “Kam mesazhet, kërkoi këshilla si të luante
-

Xheneta Fetahu tregon mes lotësh takimin e parë pas 23 vitesh me nënën e saj
Xheneta Fetahu ka folur për herë të parë për nënën e saj biologjike, e cila e kishte braktisur që në fëmijëri. Në një intervistë në emisionin “Se luan topi” në Top Channel, Xheneta rrëfeu se në moshën 23 vjeçare e ka takuar për herë të parë nënën, pas këmbënguljes së vëllait dhe njerkës së saj.
“Më mungon, kur të bëhem nënë, ajo mungesë nuk do të mbushet kurrë. Do të jetoj deri sa të vdes me atë mungesë brenda në shpirt, por mendoj që është e shkruar kështu.
Pas një kohe, kur kam qenë në moshën 23-24 vjeç, kanë qenë vitet më të këqija të jetës sime. Erdhi koha që unë ta takoja për herë të parë. I thashë: ‘Si ke jetuar gjithë këto vite, pa na kërkuar asnjëherë?’ dhe ajo më tha: ‘Kam menduar se keni qenë të vdekur”, u shpreh Xheneta.
Ndërsa për njerkën, Xheneta u shpreh se fjala njerkë nuk i përshtatet aspak asaj, duke e cilësuar si engjëllin e saj mbrojtës.
“Kur isha 5-vjeçe, babai im u martua prapë. Ishte personi më i afërt i jetës time, ishte ne shpi edhe unë s’dija se si ta thërrisja se të gjithë i thonin mami edhe vetëm unë si thërrisja edhe e kuptoja që diçka nuk ishte në rregull. Unë mendoj se asaj nuk i shkon fjala njerkë ajo është engjëlli im mbrojtës, vetëm që nuk kam lindur nga ajo, për mua është nënë edhe personi më i afërt e kam pik të dobët”- tha ajo. -

Xheneta merr propozimin e ëndrrave, por zgjedh të mos pranojë, ja arsyeja
Xheneta Fetahu ka rrëfyer një moment të papritur në jetën e saj personale ku ka marrë një propozim për martesë, të cilin e ka refuzuar.
Në episodin e sotëm në “Trotuar”, Xheneta solli në studio edhe unazën e famshme që u bë pjesë e shumë komenteve, duke treguar për herë të parë arsyen pse nuk e pranoi propozimin. “Nuk ka qenë çështje guri, por personi,” u shpreh ajo.
Biseda në studio:
Nevina Shtylla: Ti ndërkohë je kthyer nga ato pushimet e famshme që u diskutuan e u diskutuan, më ke bërë edhe mua disa premtime, por hiç nuk i shoh të realizuara, i shoh duart bosh.
Xheneta Fetahu: Jo, jo, Ina, mund ta përcjellësh, të kam premtuar që do ta sjell unazën. Por i kam thënë jo.
Nevina Shtylla: Ishte propozim që e ke marrë, prandaj s’e ke vënë në gisht. I ke thënë jo kësaj.Xheneta Fetahu: Po.Ina: Do e doje gurin më të madh?Xheneta Fetahu: Jo, do e doja nga një person tjetër.Nevina Shtylla: Do doje gurin?Xheneta Fetahu: Nuk ka rëndësi, do e doja nga ai. Unë kam edhe gishtat e vegjël, nuk shkon një gur shumë shumë i madh.Xheneta Fetahu: Unë t’i them shpirt, se biseda ime me Ervin isha duke ia thënë pak më herët, se i dashuri im më ka heq bllokun nga java e kaluar.Ervin Kurti: Jeni në rregull.Nevina Shtylla: I dashuri i ka heq bllokun, mos ia vuri bllokun kur i the jo, apo nga këto deklaratat që bën ti herë pas here?Xheneta Fetahu: Jo, kjo nuk ka qenë unaza nga i dashuri im, po të kishte qenë nga ai, i kisha thënë po. -

GJKKO e liroi nga qelia, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu në SPAK për t’u marrë në pyetje
Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu është paraqitur sot në SPAK për t’u marrë në pyetje.
Më 19 shtator Gjykata e Posaçme (GJKKO) ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për Fethaun, e cila akuzohet si e dyshuar për lidhjet dhe favorizimet me grupin e Suel Çelës të zbuluara nga përgjimet në aplikacionin Sky Ecc.
Po ashtu emri i saj doli sërish më pas në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 urdhër-arreste. Ish-gjyqtarja Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, të cilëve u ka dhënë informacione sekrete.
Ish-gjyqtarja dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”. Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të Vettingut. -

U lirua nga arresti me burg për arsye shëndetësore, Pajtime Fetahu paraqitet në SPAK
Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, është paraqitur këtë të enjte përpara GJKKO-së, hera e pare që pas lirimit të saj nga qelia. Fetahu ka lënë ambientet e banesës, ku mbahej në “arrest shtëpie”.
Më datë 19 shtator, GJKKO ndryshoi masën e sigurisë ndaj saj, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Ajo akuzohet për lidhje dhe favore të mundshme ndaj grupit të Suel Çelës.
Ish-gjyqtarja Fetahu është lidhur me grupet kriminale, përfshirë ato të vëllezërve Çopja. Ajo dyshohet se ka dhënë informacione sekrete dhe ka marrë 11 mijë euro, një monedhë floriri. Fetahu akuzohet për korrupsion dhe dha dorëheqjen më 16 nëntor 2022, disa ditë para Vettingut. -

Aksidenti i rëndë në Pejë/ Xheneta ngushëllon Gjestin për humbjen e vëllait, mesazhi
Xheneta Fetahu ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të vëllait të Gjestit.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka shprehur ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen e tij, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë dhe durim në këtë periudhë të vështirë.
“Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet përgjithmonë në zemrat tuaja,” ka shkruar Fetahu.



