Tag: festonin

  • Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant në Peru, humbin jetën 10 persona

    Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant në Peru, humbin jetën 10 persona

    Një restorant në Peru është përfshirë nga flakët. Si pasojë dhjetë studentë humbën jetën, ndërsa tre të tjerë u plagosën.
    Në momentin kur shpërtheu zjarri, një grup studentësh po festonin një ditëlindje. Raportohet se viktimat janë të moshës 17 deri në 23 vjeç.
    Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi.

  • Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

    Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

    Një restorant në Peru është përfshirë nga flakët. Si pasojë dhjetë studentë humbën jetën, ndërsa tre të tjerë u plagosën.
    Në momentin kur shpërtheu zjarri, një grup studentësh po festonin një ditëlindje. Raportohet se viktimat janë të moshës 17 deri në 23 vjeç.
    Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi.

  • Von der Leyen mbron marrëveshjen e tarifave me Trump: Po të mos e bënim, do festonin Moska e Pekini

    Von der Leyen mbron marrëveshjen e tarifave me Trump: Po të mos e bënim, do festonin Moska e Pekini

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbrojtur marrëveshjen e tarifave të arritur me Presidentin Donald Trump nga kritikat e fundit.

    Në një artikull të botuar në Frankfurter Allgemeine Zeitung, ajo e përshkroi marrëveshjen si një vendim të vetëdijshëm që garanton stabilitet dhe parashikueshmëri, duke shmangur përshkallëzimin dhe konfrontimin.
    “Imagjinoni sikur dy fuqitë kryesore ekonomike të botës demokratike të mos kishin arritur një marrëveshje dhe të kishin nisur një luftë tregtare – të vetmit njerëz që do të festonin do të kishin qenë Moska dhe Pekini”, shkruan von der Leyen.
    Ajo thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për ruajtjen e stabilitetit ekonomik global dhe shmangien e tensioneve midis vendeve demokratike.

    Top Channel

  • Do të festonin 15 vite martesë/ Edlira Çepani dedikim prekës bashkëshortit të ndjerë: Rrugëtimi ynë do të vazhdojë përjetë

    Edlira Çepani i ka kushtuar një dedikim prekës bashkëshortit të saj të ndjerë, ish-deputetit të PD Gert Bogdani, i cili u nda nga jeta papritur në moshën 44-vjeçare.

    Këtë 18 korrik ata do të festonin 15 vite martesë, martesë e cila u bekua me dy fëmijë.
    Postimi i plotë:
    Rrugëtimi ynë ka pasur kaq shumë bekime, lumturi, sakrifica e kaq shumë dashuri si ato që rrallë gjenden në rruzull.
    Rrugëtimi ynë nisi me ne të dy dhe u kurorëzua me Ajrën dhe Reinartin, si frytet e çdo gjëje të bukur që kishim krijuar bashkë!
    Kemi ecur gjithmonë bashkë për dore, mes vështirësish, dhimbjesh, lumturish dhe suksesesh…
    Sot s’të kemi dot në krahun tonë fizikisht, por rrugëtimi ynë do të vazhdojë përjetë, sepse dashuria që krijuam nuk njeh kufij mes botëve.
    Ti do të jesh gjithmonë drita në rrugën tonë, Gerti Bogdani! Gëzuar përvjetorin e 15 viteve martesë, do të të duam gjithë jetën, zemra jonë!

  • VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat”

    VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat”

    Një ngjarje e rëndë është raportuar pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Serbisë, ku në qendër të akuzave janë vendosur disa efektivë të forcave “Shqiponja”.

    Një grup të rinjsh që po festonin në rrugët e Tiranës tregojnë për “JOQ” se janë ndaluar nga policia pasi kishin dalë nga baxhot e makinave të tyre, dhe më pas janë dhunuar fizikisht nga efektivët. Sipas denoncimit, njëri prej policëve ka qëlluar me shpullë një prej djemve, duke agravuar situatën.

    Pikërisht në këtë moment të gjithë të rinjtë janë shtrirë në mes të rrugës nga efektivët, të cilët u kanë vendosur prangat, dhe sipas pretendimeve të djemve kanë vazhduar dhunën brutale brenda automjeteve të policisë
    Denoncuesi pohon se pas shoqërimit në Komisariatin nr. 2, djemtë janë gjobitur me nga 400 mijë lekë secili dhe më pas janë liruar.
    “Shqiponjat u hodhën 10 veta sipër çunave, i rrahën në rrugë dhe brenda në makinë,” shkruan ai, duke shtuar se ngjarja është e filmuar dhe nga kamerat e lokaleve përreth.

  • VIDEO/ Po festonin titullin kampion në fushën e Espanjolit, Fliku tërbohet dhe e dërgon ekipin në dhomën e zhveshjes

    VIDEO/ Po festonin titullin kampion në fushën e Espanjolit, Fliku tërbohet dhe e dërgon ekipin në dhomën e zhveshjes

    Barcelona është shpallur kampione e La Ligës 2 javë përpara përfundimit të kampionatit. Fititmi i titullit erdhi pikërisht në derbin kundër Espanjolit, të cilin e fituan me shifrat 0-2. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët dhe pjesëtarë të stafit blaugrana nisën të festonin në fushë për suksesin e tyre.
    Por diçka e tillë nuk i pëlqeu Hansi Flikut. Trajneri gjerman u nervozua dhe udhëroi menjëherë ekipin të ndërpriste festën dhe të hynte në dhomat e zhveshjes. Vetë Fliku ka zbuluar arsyen në intervistën e dhënë pas ndeshjes. Ai ka kujtuar incidentin e ndodhur dy vite më parë. Në vitin 2023 Barcelona fitoi titullin kampion në stadiumin e Espanjolit dhe tifozët kundërshtarë mësynë në fushën e lojës. Për të shmangur përsëritjen e një incidenti të tillë, Fliku urdhëroi ekipin të festonte brenda ambienteve të stadiumit dhe jo përpara tifozerisë kundërshtare./Sport Ekspres/