Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 81-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.
Përkujtohet sot përfundimi i betejës së shqiptarëve për çlirimin nga pushtimi nazifashist, si një përkujtesë e detyrës qytetare të çdo shtetasi shqiptar për të mbrojtur atdheun kur ai është në rrezik.
Si çdo vit, në përkujtim të kësaj dite, pritet që autoritetet më të larta shtetërore të kryejnë homazhe në Varrezat e Kombit, ndërkohë që janë në program një sërë aktivitetesh në nder të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe sakrificës sublime të tyre.
Institucione të ndryshme të kulturës kanë njoftuar për program të larmishëm, si një mundësi e shkëlqyer për të festuar kulturën, historinë dhe traditat shqiptare me aktivitete që përfshijnë art, muzikë, valle, ekspozita dhe shumë më tepër.
Tag: festojnë
-

29 Nëntor/ Shqiptarët festojnë 81-vjetorin e Çlirimit
-

Djemtë e kombëtares festojnë në Leskovac (video)
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
-

As ditëlindja nuk i bashkoi: Xhensila dhe Besi festojnë veçmas për Ajkën
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

As ditëlindja nuk i bashkoi: Xhensila dhe Besi festojnë veç për Ajkën
Vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, Ajka, ka festuar sot ditëlindjen, por kjo ditë e veçantë nuk ka qenë një rast ribashkimi për dy prindërit e saj të njohur. Edhe pse më parë janë parë të bashkuar për momente të rëndësishme në jetën e fëmijëve, këtë herë ata kanë organizuar dy festa të ndara, secili në mënyrën e vet.
Të dy prindërit kanë ndarë në rrjete sociale foto nga ditëlindja e Ajkës, por në asnjërën prej tyre nuk shfaqen bashkë. Xhensila dhe Besi kanë zgjedhur që ta festojnë këtë ditë veçmas, duke e ndarë gëzimin me familjarë dhe miq të afërt, secili në rrethin e vet.
Pavarësisht se ndarja e tyre është zyrtarizuar muaj më parë, ky vendim për të mos qenë bashkë as në ditën e lindjes së vajzës së tyre më të madhe, ka ngjallur reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë vënë re mungesën e një momenti të përbashkët familjar. -

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Sot, 6 qershor, myslimanët në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë Kurban Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit islam.
Dita nisi me faljen e namazit të Bajramit në xhami dhe me mijëra besimtarë myslimanë që u mblodhën në orët e para të mëngjesit, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Kurban Bajrami simbolizon sakrificën, mëshirën dhe ndihmën ndaj të tjerëve, veçanërisht ndaj atyre në nevojë.
Në këtë ditë, besimtarët therin kurban (zakonisht një dash, dele apo lopë), si një akt adhurimi dhe solidariteti. Mishi i kurbanit ndahet me familjen, fqinjët dhe njerëzit në vështirësi.
Kurban Bajrami është gjithashtu një kujtesë për të qenë sa më pranë familjes dhe për të forcuar lidhjet shoqërore dhe shpirtërore./tvklan




