Tag: festivalit

  • Masat e Policisë së Kosovës për mbarëvajtjen e festivalit ‘Sunny Hill’

    Masat e Policisë së Kosovës për mbarëvajtjen e festivalit ‘Sunny Hill’

    Policia e Kosovës ndërmerr masa në aspektin e sigurisë, për mbarëvajtjen e festivalit ‘Sunny Hill’.

    Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale-Prishtinë, ka ndërmarrë të gjithë hapat e duhur të sigurisë për mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill” që do të mbahet nga data 01.08.2025 deri më 03.08.2025, në fshatin Bërnicë të komunës së Prishtinës, përcjellë KultPlus.

    Marrë parasysh rrethanat që karakterizojnë festivalin, policia ka angazhuar një numër të konsiderueshëm të zyrtarëve policorë me detyra specifike në zonën ku do të mbahet festivali, shtuar këtu edhe zyrtarët e tjerë të angazhuar me detyra të përgjithshme në gjithë rajonin e përgjegjësisë.

    E gjithë infrastruktura policore e angazhuar në këtë drejtim me vëmendje të shtuar do të monitoron rrjedhën e kësaj ngjarjeje duke qenë e gatshme për të trajtuar gjithçka që kërkohet brenda autorizimeve dhe kompetencës policore.

    Angazhimet policore do të shtrihen në disa nivele, përfshirë:

    Parapërgatitjen dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative policore në terren, në mënyrë që festivali të zhvillohet në suaza normale të rendit dhe qetësisë publike;

    Shtimin e masave preventive dhe operative-policore për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike para, gjatë dhe pas festivalit;

    Sigurimin dhe menaxhimin e hapësirës ku do të zhvillohet festivali;

    Rregullimin dhe kontrollin e trafikut rrugor përreth zonës së festivalit, përfshirë ndalesa të përkohshme, bllokime ose riorientime të rrugëve, varësisht nga nevoja;

    Monitorimin e rendit publik për të parandaluar çdo sjellje asociale, të paligjshme apo të dëmshme për sigurinë kolektive;

    Identifikimin dhe ndërmarrjen e masave adekuate ligjore me Prokurorinë e Shtetit ndaj të gjithë personave të cilët bien ndesh me ligjin;

    Praninë e shtuar të patrullave në zonat përreth, për të rritur ndjesinë e sigurisë për qytetarët dhe vizitorët;

    Ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore operative dhe hetimore, sipas ligjit dhe në varësi të situatës apo kërkesave që mund të paraqiten gjatë operacionit;

    Koordinimin me organizatorët dhe institucionet e tjera për të siguruar reagim të shpejtë dhe efektiv ndaj çdo situate të papritur.

    Për shkak të fluksit të madh të automjeteve dhe personave që pritet të frekuentojnë festivalin do të ketë bllokime të plota apo të pjesshme të rrugëve që qojnë për në zonën ku mbahet festivali si dhe ri-drejtim të trafikut rrugor, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik.Për shkak të kufizimeve hapësinore të ndërlidhura edhe me faktorë të sigurisë dhe cilësisë së qarkullimit rrugor, do të ketë ndalimqarkullimi për të gjitha mjetet motorike në perimetrin e afërt ku do të zhvillohet festivali. Përjashtimisht do të lejohen automjetet e policisë, ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve si dhe mjetet e autorizuara/akredituara në shërbim të festivalit.Varësisht nga rrjedha e situatës në terren mund të paraqiten rrethana që kërkojnë veprime të tjera policore në funksion të ri drejtimit të trafikut apo orientimit të pjesëmarrësve, porse në të gjitha rastet qytetarët do të instruktohen nga policët në pikat e caktuara./KultPlus.com

  • Anita Rachvelishvili në Prishtinë: Magjia e operës rikthen shkëlqimin e natës nën yje

    Anita Rachvelishvili në Prishtinë: Magjia e operës rikthen shkëlqimin e natës nën yje

    Kryeqyteti sonte bëhet skenë e një ngjarjeje të jashtëzakonshme kulturore, ku ylli botëror i operës, Anita Rachvelishvili, do të performojë për herë të parë në Prishtinë në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj.Koncerti mbahet në ora 20:30, në hapësirën e jashtme të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, që për një natë do të shndërrohet në një ambient të hapur nën yje, duke sjellë emocione të fuqishme për publikun artdashës. Me një repertor që përfshin arie të mëdha operistike dhe këngë nga Italia, Gjeorgjia dhe Argjentina, Rachvelishvili do të udhëheqë një udhëtim muzikor që bashkon kultura dhe ndjenja nga e gjithë bota.E shoqëruar nga Ansambli i Festivalit Rame Lahaj dhe nën drejtimin e dirigjentit të njohur Nikoloz Rachveli, kjo mbrëmje pritet të jetë një festë e pasionit për artin dhe një përvojë që vendos Prishtinën në hartën e skenave të rëndësishme ndërkombëtare të muzikës operistike. Hyrja në koncert është falas dhe të gjithë qytetarët janë të ftuar të bëhen pjesë e kësaj mrekullie artistike./KultPlus.com

  • Sunny Hill Festival: 3 ditë deri të festivali

    Sunny Hill Festival: 3 ditë deri të festivali

    Vetëm edhe 3 ditë kanë mbetur për të siguruar biletën tuaj për edicionin e sivjetmë të Festivalit Sunny Hill. Nëse akoma nuk e keni bërë këtë, tani është koha pasi që biletat e fundit janë në shitje.Festivali,këtë vit mbahet prej 1 deri më 3 gusht në Parkun e Festivalit në Bërnicë të Poshtme.Festivali tashmë ka bërë të ditur listën e plotë të artistëve që do të performojnë dhe sjell emra të njohur nga skena ndërkombëtare dhe vendore. Mes tyre janë Dua Lipa, Shawn Mendes, Headie One, Anyma, MYGAL b2b Edgar Kerri, TSHA, Cil, Sienna Spiro, Tommy Gold, Peggy Gou, Skream, Fatboy Slim, Bookie, Sugar Rush, Mochakk, Artssassin, Ledri, Yanina, Pint, Tayna dhe plot të tjerë.Biletat mund t’i blini përmes: Platformës zyrtare www.sunnyhillfestival.com;Pikës informuese të Festivalit, në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.Rave-travel.com;Të qasshme për momentin janë tiketat “Regular”, ato grupore (për 3 dhe 5 persona), VIP (për skenën kryesore dhe C4) ose “VIP Bundle” që ju ofron qasje në zonën “VIP” të të dy skenave.Për më shumë informata vizitoni kanalet zyrtare të Festivalit./KultPlus.com

  • Gati për “Sunny Hill Festival”-in? Ja çfarë mund të merrni me vete

    Gati për “Sunny Hill Festival”-in? Ja çfarë mund të merrni me vete

    A jeni bërë gati për edicionin më të madh ndonjëherë të “Festivalit Sunny Hill”? A keni menduar se çfarë të merrni me vete? Lista më poshtë mund t’ju ndihmojë.

    Prishtinë, Na ndajnë edhe pak ditë deri të edicioni më i ri i “Festivalit Sunny Hill”. Koha e duhur për të shikuar listën e gjërave që duhet të merrni me vete dhe atyre që nuk lejohen në hapësirat e festivalit. Ky udhëzues është menduar për t’ju ndihmuar që të përgatiteni për një përvojë të paharrueshme, të sigurt dhe pa shqetësime.

    Çka mund të merrni me vete?ID – Letërnjoftim/pasaportë ose dokument tjetër identifikues;Powerbank – që të mos mbeteni pa bateri në momentet më të mira;Syze dielli dhe kapelë – për të shijuar ditët me diell pa u shqetësuar.SPF/krem mbrojtës nga dielli – sepse kujdesi për lëkurën nuk del kurrë nga moda;Çantë shpine ose tote bag, si dhe një xhaketë apo duks për netët e freskëta;Kamera (jo profesionale) – për të kapur kujtimet më të bukura;Mos harroni të pini shumë ujë, të konsumoni alkool me përgjegjësi dhe të kujdeseni për ambientin.

    Çka nuk duhet të merrni me vete, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve!Substanca të paligjshme dhe narkotike;Produkte aerosolike (sprej, deodorant, parfume etj);Ushqime e pije nga jashtë;Objekte të mprehta.Festoni me përgjegjësi dhe nëse akoma nuk keni blerë biletën tuaj tani keni mundësinë e fundit. Klikoni në link dhe bëhuni gati për një eksperiencë të paharruar: https://sunnyhillfestival.com/

  • Festivali i muzikës moderne – një ngjarje që pulson në zemër të Shkodrës

    Festivali i muzikës moderne – një ngjarje që pulson në zemër të Shkodrës

    Katër net me muzikë, pasion dhe emocion. Katër net që e shndërruan Shkodrën në një qendër të gjallë të artit modern. Edicioni i 8-të i Festivalit të Muzikës Moderne (FMM) mbylli siparin me një mbrëmje të paharrueshme më 26 korrik 2025, duke dëshmuar se muzika është një gjuhë që bashkon breza, kultura dhe zemra.

    Shkruan: Rozafa Shpuza

    Prej vitesh, ky festival, i iniciuar dhe mbështetur me përkushtim nga Shoqata Kulturore–Artistike “Prenkë Jakova”, është kthyer në një ngjarje të shumëpritur për Shkodrën. Ai nuk është thjesht një festival, por një tribunë që nxit krijimtarinë muzikore, që u jep hapësirë talenteve të rinj dhe ndërthur mjeshtërinë e artistëve shqiptarë me energjinë e formacioneve ndërkombëtare.

    Pas gjithë kësaj përmase artistike, qëndron një ekip i vogël por thelbësor: Gjon Shllaku, drejtuesi artistik dhe ideatori i festivalit, që prej vitesh e udhëheq këtë ngjarje me vizion dhe ndjeshmëri; Dritan Mlika, drejtues organizativ, që siguroi strukturën dhe mbarëvajtjen; Ergys Pirani, konsulent artistik; Markelian Kapidani, koncertmaestër dhe një nga shtyllat muzikore të çdo nate; Dorjan Ulaj, koordinator i pandalshëm mes skenës dhe prapaskenës; dhe Rozafa Shpuza, skenariste, që ndërthurte me kujdes fjalën dhe emocionin.

    Në skenën e hapur, përballë publikut shkodran dhe vizitorëve të shumtë, performuan disa prej artistëve më të njohur shqiptarë si:

    Rezarta Smaja, Saviana Vjerdha, Laorjan Ejlli, Eugjen Marku, Margerita Shllaku, Ademir Fresku, Leticia Gargjola, Viki Haxhi, si dhe shumë emra të rinj me potencial të jashtëzakonshëm.

    Spikati veçanërisht Markelian Kapidani – pianist, kompozitor dhe drejtues muzikor – që ishte frymë e gjallë në çdo natë të festivalit. Big Band-i solli një përjetim unik me arranxhime moderne dhe energji të fuqishme. Një moment i veçantë ishte edhe “Timpana Skodrinon”, formacioni i të vegjëlve, nën drejtimin e Jetmir Mesit, që premton vazhdimësi dhe pasion për brezat që vijnë.

    Një synim i rëndësishëm për edicionin e 9-të të FMM-së është që një prej netëve të tij të zhvillohet në Prishtinë, si një hap simbolik dhe artistik për të lidhur më fort Shkodrën me hapësirën kulturore mbarëshqiptare.

    FMM u bë jo vetëm një festival, por një përvojë e përbashkët, një kujtim i gjallë dhe një premtim për të ardhmen.

    🎶 Deri në edicionin e nëntë, muzika vazhdon të jetojë në Shkodër dhe së shpejti edhe në Prishtinë!/KultPlus.com

  • Sunny Hill Festival me pikë të shitjes së biletave në sheshin Zahir Pajaziti

    Sunny Hill Festival me pikë të shitjes së biletave në sheshin Zahir Pajaziti

    Për të gjithë adhuruesit e muzikës që po presin me padurim edicionin e sivjetshëm të Sunny Hill Festival 2025, ka lajme të mira: është hapur zyrtarisht Info Point-i, pika e vetme fizike ku mund të blihen biletat për këtë ngjarje madhështore.

    Lokacioni: Sheshi “Zahir Pajaziti”Orari i punës: Çdo ditë nga ora 17:00 deri në 22:00

    Aktualisht, në këtë pikë mund të blihen vetëm biletat fizike të festivalit. Shpërndarja e byzylykëve të hyrjes ende nuk ka nisur, por organizatorët kanë bërë të ditur se ajo do të fillojë katër ditë para fillimit të festivalit. Datat dhe lokacionet e sakta për marrjen e tyre do të njoftohen së shpejti në rrjetet sociale dhe faqen zyrtare të festivalit.Pse është e rëndësishme të merrni byzylykun më herët?Marrja paraprake e byzylykut siguron hyrje më të shpejtë në festival dhe shmang radhët e gjata. Për më tepër, organizatorët do të ofrojnë qasje të veçantë për të gjithë ata që e kanë marrë byzylykun para kohe.

    Si funksionon byzylyku?Byzylyku nuk shërben vetëm për hyrje – ai ofron edhe përfitime shtesë:

    Lidhje me aplikacionin FESTTIX, ku krijoni një kuletë digjitale përmes QR kodit të byzylykut

    Pagesa të shpejta dhe pa para fizike (cashless) brenda hapësirës së festivalit

    Mbushje paraprake e llogarisë për ushqim, pije apo produkte të tjera

    Udhëzimet për përdorimin e byzylykut dhe krijimin e kuletës digjitale janë tashmë të publikuara në kanalet zyrtare të Sunny Hill Festival.

    Qëndroni të informuar për çdo njoftim të ri dhe përgatituni për një përvojë unike festivali këtë verë!/KultPlus.com

  • “Këputa një gjethe dafine”, këngë e paharruar nga Gaqo Çako (teksti dhe kënga)

    “Këputa një gjethe dafine”, këngë e paharruar nga Gaqo Çako (teksti dhe kënga)

    Ju ftojmë të ndiqni këngën “Këputa një gjethe dafine”, interpretuar nga Gaqo Çako. Me muzikë të Limos Dizdarit dhe tekst të Xhevahir Spahiut, kënga u shpall fituese e Festivalit të Këngës në RTSH, në edicionin e 17-të, viti 1978.

    Këputa një gjethe dafine

    Degën e dafinës e lëkundiKrahu i një zogu në agim,Me një gjethe në buzë unë fërshëllenjaKëngët që i zgjonte vetë pranvera.

    Nën qiellin tonë, prej gjakut tonë bleron ti,Jo, nuk bleron, por lulëzon, në çdo stinë,Ne deshëm vetëm të lulëzonte kudo jeta,Të katër stinët t’i kish’ gjithmonë ajo të blerta.

    Ne si dhuratë lavdinë në jetën tonë s’e duam,Nga gjaku i luftës nga djers’ e ballit ato lulëzuanNë ditë me diell në kohë kur vetëtinë,Ti rritesh, rritesh, lulëzon ti. Blerimi yt –blerim rinor që flet për historinë,Dafinë e bukur-o, kurorë e thurur për lirinë!E veshur me blerime kjo tokë,Agimet pret, vetë agimet i zgjon.Degën e dafinës e lëkundiFllad i veriut, erë e jugut.Ditët i përcjellin njëra-tjetrës.Diellin e pranverave të jetës.

    Tenori Gaqo Çako, Artist i Popullit, është i rreshtuar në mesin e emrave të mëdhenj të muzikës shqiptare.

    Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë. Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, etj, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, etj, e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer. E përgatiti: A. S.- ObserverKult

    ____________________

    Kliko edhe:

    “LEHT’ E LEHT’ PËRQARK, GLOBI RROTULLOHET”, KUR ADOLESHENTËT FITUAN FESTIVALIN (TEKSTI DHE KËNGA)

    Ishte dhjetori i vitit të largët 1969 kur në skenën e edicionit të 8-të të Festivalit të Këngës së RTSH-së u ngjitën dy adoleshentë.

    Ishin këta David Tukiçi dhe Rozeta Doraci, të cilët u paraqitën me këngën: “Dhuratë për ditëlindje”.

    Me muzikë të Nikolla Zoraqit dhe tekst të Fatos Arapit, ishte pikërisht kjo kënga që fitoi këtë edicion të festivalit.

    Kishte prej atyre që mendonin që kënga që fliste për “Internacionalizimin proletar”, e që u këndua nga Tukiçi dhe Doraci do t’kishte qenë më e përshtatshme për festivalin e fëmijëve.

    ObserverKult ju sjell tekstin dhe videon e këngës.

    Dhuratë për ditëlindje

    Në përvjetor të ditëlindjes tëndeke plot dhurata…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU.

    ObserverKult

  • Tjetër tragjedi në Tomorrowland! Pas zjarrit që përfshiu skenën, një grua kanadeze humb jetën gjatë festivalit

    Tjetër tragjedi në Tomorrowland! Pas zjarrit që përfshiu skenën, një grua kanadeze humb jetën gjatë festivalit

    Një grua kanadeze, 35 vjeçe, humbi jetën pak orë pasi nisi festivali i muzikës elektronike Tomorrowland, në qytetin Boom pranë Antwerpës, Belgjikë. Ajo ishte pjesë e dhjetëra mijëra të pranishmëve që morën pjesë në natën e hapjes.

    Zyra e prokurorit në Antwerp konfirmoi se po heton vdekjen e gruas, e cila u dërgua menjëherë në spital pasi u ndje keq gjatë festivalit. Fatkeqësisht, ajo ndërroi jetë në spital. Autoritetet nuk kanë zbuluar ende shkakun e vdekjes dhe hetimet vazhdojnë.
    Debby Wilmsen, zëdhënëse e festivalit, tha për mediat: “Ajo mori ndihmën e parë mjekësore dhe u transportua në Spitalin Universitar të Antwerpës. Më vonë morëm lajmin e trishtë për ndarjen e saj nga jeta. Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe miqtë e saj. Prokuroria e Antwerp-it po heton rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe do të japë informacion shtesë sapo të ketë rezultate.”
    Festivali Tomorrowland u godit rëndë vetëm dy ditë para nisjes nga një zjarr i fuqishëm që shkatërroi skenën kryesore tematike të ngjarjes, e ndërtuar me shumë kujdes dhe kreativitet, me një koncept të veçantë të akullit. Pamjet dramatike treguan një shtëpizë e flakëve të mëdha dhe tym të dendur që mbuloi zonën.
    Megjithatë, organizatorët ishin të vendosur që festivali të vazhdonte edhe pa skenën kryesore, duke përballuar sfidën me vendosmëri dhe duke garantuar një përvojë të paharrueshme për rreth 400,000 vizitorë që priteshin gjatë fundjavës dhe javës në vijim.
    Skena e shkatërruar ishte planifikuar të presë emra të mëdhenj si David Guetta dhe Swedish House Mafia, por zjarri nuk e ndali entuziazmin e mijëra fansave që u mblodhën për të nisur festimet, edhe pse ceremonia e hapjes u vonua pak për shkak të pasojave të zjarrit.

    Top Channel

  • Tronditëse, skena gjigante e Tomorrowland përfshihet nga flakët

    Tronditëse, skena gjigante e Tomorrowland përfshihet nga flakët

    Bota E Mërkurë, 16 Korrik 2025 21:42
    Tronditëse është situata e zjarrit që ka shkatërruar plotësisht skenën kryesore të festivalit Tomorrowland në Belgjikë, duke hedhur dyshime mbi zhvillimin e mëtejshëm të eventit.
    Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë flakët që përpijnë skenografinë e ndërlikuar, ndërsa gazeta lokale GVA raportoi para orës 20:00 se zjarri dukej se ishte vënë nën kontroll. Banorëve që jetojnë pranë zonës së festivalit u është këshilluar të mbajnë dritaret dhe dyert të mbyllura.

    Edicioni i parë i Tomorrowland u mbajt në vitin 2005, ndërsa vitin e kaluar festivali mblodhi rreth 400,000 pjesëmarrës.
     

  • Hero edhe jashtë ekranit: Momoa ndërhyn në një aksident me motor

    Hero edhe jashtë ekranit: Momoa ndërhyn në një aksident me motor

    Ylli i “Aquaman”, Jason Momoa, u shfaq si hero i vërtetë gjatë fundjavës, teksa ndaloi për të ndihmuar një motoçiklist të aksidentuar në rrugë, ndërsa udhëtonte me djalin e tij, Nakoa-Wolf, drejt festivalit të Harley Davidson në Milwaukee.
    Në pamjet që qarkulluan online, Momoa qëndron pranë vendngjarjes, i shqetësuar, ndërsa një kalimtar tentonte të rikthente në jetë të lënduarin. Viktima u transportua në spital pak çaste më pas.
    Pak orë më vonë, aktori hipi në skenën e festivalit me grupin e tij ÖOF TATATÁ, duke performuar krah të birit këngën “For Whom the Bell Tolls” të Metallica-s.
    Momoa, që së shpejti rikthehet me serialin “Chief of War” dhe filmin “Dune 3”, tregoi edhe një herë se shpirtin luftarak nuk e ka vetëm në ekran.