Tag: festivalit

  • Borås pret edicionin e XV të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Sofra poetike”

    Borås pret edicionin e XV të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Sofra poetike”

    Në Borås të Suedisë do të organizohet më 18 dhe 19 prill 2026 edicioni i XV i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Sofra poetike”. Ky festival organizohet nga Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Borås dhe ka për qëllim të mbledhë poetë dhe dashamirës të fjalës së shkruar nga mbarë bota.Organizatorët ftojnë poetët të dërgojnë deri më 20 janar 2026 tre poezi të redaktuara në gjuhën amtare, të cilat nuk duhet të jenë më të gjata se 20–25 vargje. Poezitë e pranuara do të përfshihen në Antologjinë e Festivalit, e cila do të botohet me rastin e këtij edicioni.Përzgjedhja e Borås-it si vend i festivalit i jep ngjarjes një dimension ndërkombëtar, duke krijuar ura lidhjeje mes kulturave dhe duke afirmuar letërsinë shqipe në skenën botërore.Poetët e interesuar mund t’i dërgojnë krijimet e tyre në adresën elektronike: [email protected].Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Në Borås të Suedisë do të organizohet më 18 dhe 19 prill 2026 edicioni i XV i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Sofra poetike”. Ky festival organizohet nga Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Borås dhe ka për qëllim të mbledhë poetë dhe dashamirës të fjalës së shkruar nga mbarë bota.Organizatorët ftojnë poetët të dërgojnë deri më 20 janar 2026 tre poezi të redaktuara në gjuhën amtare, të cilat nuk duhet të jenë më të gjata se 20–25 vargje. Poezitë e pranuara do të përfshihen në Antologjinë e Festivalit, e cila do të botohet me rastin e këtij edicioni.Përzgjedhja e Borås-it si vend i festivalit i jep ngjarjes një dimension ndërkombëtar, duke krijuar ura lidhjeje mes kulturave dhe duke afirmuar letërsinë shqipe në skenën botërore.Poetët e interesuar mund t’i dërgojnë krijimet e tyre në adresën elektronike: [email protected].

  • Festivali i Këngës në RTK, konkurs publik për Orkestrën e edicionit të 3-të

    Festivali i Këngës në RTK, konkurs publik për Orkestrën e edicionit të 3-të

    Radiotelevizioni i Kosovës ka shpallur konkursin publik për pozita profesionale muzikore për të qenë pjesë përbërëse e Orkestrës së edicionit të tretë të Festivalit të Këngës.

    Në konkursin e publikuar, janë 8 pozita për bendin e festivalit, 32 për orkestrën dhe 4 pozita tjera për formacione vokale. Një nga kriteret për këtë konkurs është përvoja profesionale përmes pjesëmarrjes në ngjarje të tilla kulturore duke përfshirë koncerte dhe organizime të tjera.

    Afati për aplikim do të mbetet i hapur deri më datë 30.08.2025 në orën 16:00, në email adresën [email protected]

    Ndërkaq aplikimi për pjesëmarrje si garues vazhdon të mbetet i hapur deri më 31 gusht, teksa ftohen këngëtarë, kompozitorë, tekstshkrues nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe diaspora që të bëhen pjesë e ‘FEST 3’.

    Përderisa organizatorët po bëjnë gati gjithçka rreth festivalit të transmetuesit publik të Kosovës, edhe sivjet kompozitori dhe mjeshtri Florent Boshnjaku do të jetë drejtor artistik i festivalit.

  • Poezia dhe dëshmia letrare në qendër të Festivalit “Valët e Llapit” në Podujevë

    Poezia dhe dëshmia letrare në qendër të Festivalit “Valët e Llapit” në Podujevë

    Në kuadër të Ditëve të Diasporës 2025, Podujeva u bë vatër e fjalës poetike me organizimin e Festivalit të Poezisë “Valët e Llapit”. Ky manifestim kulturor, tashmë i shndërruar në traditë, bashkoi poetë, studiues dhe lexues, duke e kthyer mbrëmjen e 18 gushtit në një festë të letërsisë.

    Në kuadër të festivalit u zhvillua një takim kushtuar poetes Donika Dabishevci, e cila prezantoi veprën e saj më të fundit poetike, “E gjithkohshmja Andërr”, libër i nderuar me Çmimin Kombëtar për Poezi, 2024, nga Ministria e Kulturës. Studiuesi Imer Topanica vlerësoi çështje të ndryshme të librit duke u ndalë te dimensioni estetik dhe fuqia e kujtesës që ai sjell, për t’i dhënë zë traumës dhe dëshmisë kolektive. Autorja, në fjalën e saj, falënderoi publikun dhe organizatorët, duke theksuar se letërsia mbetet një nga mënyrat më të fuqishme për të ruajtur kujtesën dhe për ta shndërruar dhimbjen në dëshmi artistike.

    Një pikë e veçantë e Festivalit ishte Ora letrare, ku poetë të shumtë sollën poezitë e tyre para publikut. Në lexim morën pjesë: Dan Ibrahimi, Violeta Kadriu, Emine Konushevci, Sokol Qerimi, Hilmi Kadriu, Ramiz Oraca, Gani Hamza, Mehmet Breznica, Majlinda Deda, Lumni Limani dhe Mexhid Havolli, duke e pasuruar mbrëmjen me shumëllojshmërinë e temash e qasjesh poetike. Në fund, u ndanë edhe çmimet për poezitë më të mira të kësaj ore letrare, duke inkurajuar krijimtarinë dhe duke mbajtur gjallë garën e bukur shpirtërore të fjalës së shkruar. Të shpërblyerit ishin Mehmet Breznica dhe Lumni Limani.

    Festivali “Valët e Llapit”, i organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve të Llapit me mbështetjen e Komunës së Podujevës, dëshmoi edhe një herë se, falë përkushtimit të organizatorëve dhe vullnetit të krijuesve, Podujeva mbetet një qendër e gjallë e kulturës dhe e poezisë shqipe.

    ObserverKult

  • PriFest dhe QKK me memorandum bashkëpunimi, mbështetja e kinematografisë vendore me prioritet 

    PriFest dhe QKK me memorandum bashkëpunimi, mbështetja e kinematografisë vendore me prioritet 

    Drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “PriFest”, Fatos Berisha dhe Blerta Zeqiri, drejtoreshë e Qendrës Kinematografike të Kosovës kanë nënshkruar një memorandum, që ka për qëllim promovimin e filmave vendorë, shkruan KultPlus. 

    Për këtë memorandum, që bëhet për të tretin vit me radhë, është bërë e ditur nga faqja zyrtare e PriFest. Njoftimin e plotë për këtë marrëveshje mund ta lexoni më poshtë. 

    Sot, kemi nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit mes Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe PriFest – Prishtina International Film Festival.

    Është viti i tretë i bashkëpunimit dhe mbështetjës së QKK-së festivalit PriFest, në vazhdën e mbështetjes që QKK i bën industrisë filmike të Kosovës.

    Ky partneritet forcon misionin tonë të përbashkët për të mbështetur dhe promovuar kinematografinë vendore, si dhe për ta vendosur Kosovën edhe më fuqishëm në hartën ndërkombëtare të filmit. 

    Edicioni i 17-të i PriFest mbahet nga 9-14 shtator./ KultPlus.com 

  • Nga 15 gushti nis edicioni i parë i Festivalit ‘Via Dinarica Kosovo’

    Nga 15 gushti nis edicioni i parë i Festivalit ‘Via Dinarica Kosovo’

    Nga 15 gushti 2025, në Sheshin e Akademikëve në Pejë, do të mbahet edicioni i parë i Festivalit “Via Dinarica Kosovo”.

    Ky festival shënon përmbylljen e një projekti trevjeçar, i cili ka revitalizuar shtegun ‘Dinarik’ në komunat Pejë, Deçan dhe Junik, ndërsa është përkrahur edhe nga bizneset lokale me grante. Festivali do të zgjasë tre ditë, më 15, 16 dhe 17 gusht.

    Sipas njoftimit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të përfshihen në aktivitete të ndryshme në natyrë, si vrap malor dhe hiking, të ndjekin lancimin ose premierën e dokumentarit të zhvilluar në shtegun Via Dinarica Kosovo, të dëgjojnë muzikë live dhe DJ të vizitojnë ekspozita arti dhe panaire të produkteve lokale.

    Të gjitha aktivitetet janë falas dhe të hapura për publikun, pa bileta.

    Sipas njoftimit, hapja zyrtare do të mbahet të premten, duke filluar nga ora 18:30. Në skenë do të jenë: përfaqësuesja e Fondacionit Utalaya, Uta Ibrahimi; ambasadori i Italisë për Kosovë; kryetarët e komunave Pejë, Deçan dhe Junik; drejtori për Zhvillim Ekonomik në Pejë; si dhe përfaqësues të organizatave italiane që kanë mbështetur projektin.

  • Peja mirëpret edicionin e parë të Festivalit “Via Dinarica Kosovo”

    Peja mirëpret edicionin e parë të Festivalit “Via Dinarica Kosovo”

    Nga 15 deri më 17 gusht 2025, Sheshi i Akademikëve në Pejë do të jetë nikoqir i edicionit të parë të Festivalit “Via Dinarica Kosovo”, një ngjarje që shënon përmbylljen e një projekti trevjeçar për revitalizimin e shtegut ‘Dinarik’ në komunat Pejë, Deçan dhe Junik. Projekti është mbështetur edhe nga bizneset lokale përmes granteve.

    Programi i festivalit do të përfshijë aktivitete të shumta në natyrë, si vrap malor dhe hiking, premierën e dokumentarit të xhiruar përgjatë shtegut, muzikë live dhe DJ, ekspozita arti dhe panaire të produkteve vendore.

    Të gjitha aktivitetet do të jenë falas dhe të hapura për publikun. Hapja zyrtare do të mbahet të premten në ora 18:30, me pjesëmarrjen e përfaqësueses së Fondacionit Utalaya, Uta Ibrahimi; ambasadorit të Italisë në Kosovë; kryetarëve të komunave Pejë, Deçan dhe Junik; drejtorit për Zhvillim Ekonomik në Pejë; si dhe përfaqësuesve të organizatave italiane që kanë mbështetur projektin./KultPlus.com

  • Ferizaj hap edicionin e 55-të jubilar të Festivalit të Teatrove

    Ferizaj hap edicionin e 55-të jubilar të Festivalit të Teatrove

    Nga 1 deri më 7 shtator 2025, Ferizaj mirëpret edicionin e 55-të të Festivalit të Teatrove, një prej ngjarjeve më të vjetra e më të qëndrueshme të artit skenik në Kosovë dhe rajon. Programi sjell shfaqje të prodhuara së fundmi, si dhe aktivitete nga konceptet “Retroteatri” dhe “FTF Skena”.

    Festivali, që nisi në vitin 1970, ka mbledhur çdo vit artistë e artdashës nga trevat shqiptare dhe më gjerë, duke e shndërruar Teatrin “Adriana Abdullahu” në një qendër të rëndësishme kulturore. Në mbrëmjen hapëse, publiku do të shijojë shfaqjen “Memorandumi” të Vaclav Havelit, me regji të Agon Myftarit, si prodhim i vetë teatrit mikpritës, transmeton KultPlus.

    Me traditën e tij të gjatë dhe atmosferën e veçantë, Festivali i Teatrove në Ferizaj mbetet një pikëtakim i rëndësishëm për artin dhe publikun, duke sjellë në skenë energjinë, diversitetin dhe gjallërinë e teatrit bashkëkohor./KultPlus.com

  • Mbahet edicioni i 43-të i Festivalit të Këngës Arbëreshe

    Mbahet edicioni i 43-të i Festivalit të Këngës Arbëreshe

    Në komunën arbëreshë Shën Mitër të Provincës së Kozencës, u mbajt Festivali i Këngës Arbëreshe. Ky ishte edicioni i 43-të i garës më të rëndësishme të vitit, mes artistëve arbëreshë.

    Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bëri të ditur se fitues i vendit të parë të festivalit, u shpall Ernesto Iannuzzi, kantautor nga Firmo. Para një publiku të mrekullueshëm në Shën Adrian, artisti performoi këngën “Ruam mbrënda”, me tekst nga Iannuzzi dhe aranzhime muzikore nga Alessandro Paloli, duke fituar çmimin e madh dhe një shpërblim prej 3,000 €,shkruan atsh.

    Në vend të dytë u rendit Francesca Manoccio nga Acquaformosa, me këngën e saj “Ajde Ajde / Eja Eja” (çmimi 2,000 €) dhe në vend të tretë, Clarissa De Santo nga Caraffa, me këngën e saj “Thuam he më mban mend / Më thuaj se ende mendon për mua”, shkruar nga Luigi Gregorio Comi me muzikë nga vetë këngëtarja (çmimi 1,000 €).

    Një juri teknike ndau gjithashtu çmimin e kritikës dhe çmimin për këngën më të mirë, respektivisht për Giuseppe Basile di Plataci “Fljutura” (Farfalla) dhe Marco Sabato me “U ngreva me hare”.

    Në Festivalin e organizuar si çdo vit, në Shën Mitër morën pjesë 16 këngëtarë, të cilët vinin jo vetëm nga fshatrat arbëreshe të Kalabrisë, por edhe nga rajone të tjera dhe nga Shqipëria.

  • Kuarteti TOGHA dhe Flaka Goranci magjepsin publikun francez në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Klasike

    Kuarteti TOGHA dhe Flaka Goranci magjepsin publikun francez në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Klasike

    Në rajonin piktoresk të Dordogne-s, Francë, u zhvillua edicioni i 43-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Klasike, duke mbledhur artistë nga e gjithë bota. Këtë vit, Shqipëria ishte vendi i ftuar i nderit, me një program tërësisht të përbërë nga melodi shqiptare nga të gjitha trevat, interpretuar nga Kuarteti TOGHA, formacion i Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, së bashku me sopranon e njohur kosovare Flaka Goranci, e cila jeton dhe vepron në Vjenë.

    Presidenti i festivalit, Jean Luc Soule, u shpreh i emocionuar për përfshirjen e Shqipërisë dhe vlerësoi lart kulturën dhe artistët shqiptarë:

    “Kemi një grup muzikantësh shqiptarë nga Shqipëria, që luajnë melodi shqiptare në këto vende madhështore, dhe në të njëjtën kohë historia e Shqipërisë vazhdon këtë vit. Unë gjithashtu kam një dashuri dhe pasion të madh, mund ta themi, për Shqipërinë, që kur ambasadori më prezantoi me të 7 ose 8 vjet më parë. Dhe kështu këtë sezon e nisim me një këngëtare të mrekullueshme shqiptare të Kosovës, dhe një kuartet harqesh që rrjedh nga formacioni i njohur i forcave të armatosura shqiptare.”

    Edhe drejtori artistik i festivalit, Julien Kieffer, vuri në pah emocionin që solli pjesëmarrja shqiptare:

    “Kjo është kisha madhështore e Auriac ku koncerti i parë kushtuar Shqipërisë do të zhvillohet në këtë edicion të festivalit, i cili përqendrohet në Mesdhe. Jemi shumë të lumtur të mirëpresim Kuartetin e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura me mezzo-soprano Flaka Goranci. Festivali do të vazhdojë me pika kryesore për të nxjerrë në pah kulturën e pasur shqiptare. Do të mirëpresim violinistin e madh Tedi Papavrami, do t’i bashkohemi Marie Ange Nguci, e cila është një pianiste e mrekullueshme që luan në skenat më të mëdha në botë.”

    Sopranoja Flaka Goranci, e entuziazmuar nga pritja e publikut francez, theksoi:

    “Neve sapo kemi përfunduar koncertin sonte i cili është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku francez. Atë që deshëm të sillnim sonte me kuartetin francez e kemi sjellë në mënyrën më të denjë.”

    Ky bashkëpunim artistik solli në Francë tingujt e pasur të traditës shqiptare, të gërshetuar me interpretimin e nivelit ndërkombëtar, duke përçuar emocione të forta te publiku dhe duke forcuar imazhin kulturor të vendit tonë në arenën ndërkombëtare./KultPlus.com

  • Meloditë shqiptare magjepsin Francën, orkestra e Forcave të Armatosura pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Klasike

    Meloditë shqiptare magjepsin Francën, orkestra e Forcave të Armatosura pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Klasike

    Edicioni i 43-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Klasike u mbajt në rajonin piktoresk të Dordogne-s, Francë, duke mbledhur artistë nga e gjithë bota.

    Këtë vit, Shqipëria ishte vendi i ftuar i nderit, me një program tërësisht të përbërë nga melodi shqiptare nga të gjitha trevat, interpretuar nga Kuarteti TOGHA – formacion i Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, së bashku me sopranon e njohur kosovare Flaka Goranci, e cila jeton dhe vepron në Vjenë.
    Presidenti i këtij festivali shprehet i emocionuar që pjesë është bërë edhe Shqipëria, ndërsa e vlerëson kulturën dhe artistët shqiptare.

    “Kemi një grup muzikantësh shqiptarë nga Shqipëria, që luajnë melodi shqiptare në këto vende madhështore, dhe në të njëjtën kohë historia e Shqipërisë vazhdon këtë vit. Unë gjithashtu kam një dashuri dhe pasion të madh, mund ta themi, për Shqipërinë, që kur ambasadori më prezantoi me të 7 ose 8 vjet më parë. Dhe kështu këtë sezon e nisim me një këngëtare të mrekullueshme shqiptare të Kosovës, , dhe një kuartet harqesh që rrjedh nga formacioni i njohur i forcave të armatosura shqiptare”, tha Jean Luc Soule, Presidenti i festivalit.
    Drejtori artistik i këtij festivali, po ashtu vuri në pah pjesëmarrjen e artistëve shqiptare të cilët me performancat e tyre i shtuan edhe më shumë emocion skenës.
    “Kjo është kisha madhështore e Auriac ku koncerti i parë kushtuar Shqipërisë do të zhvillohet në këtë edicion të festivalit, i cili përqendrohet në Mesdhe. Jemi shumë të lumtur të mirëpresim Kuartetin e Orkestres Simfonike te Forcave te Armatosura me mezzo – soprano Flaka Goranci. Festivali do të vazhdojë me pika kryesore për të nxjerrë në pah kulturën e pasur shqiptare. Do të mirëpresim violinistin e madh Tedi Papavrami, Do t’i bashkohemi Marie Ange Nguci, e cila është një pianiste e mrekullueshme që luan në skenat më të mëdha në botë”, tha Julien Kieffer,  Drejtori artistik i festivalit.
    Sopranoja kosovare Flaka Goranci u shpreh se ndihet e vlerësuar që ky festival u prit mjaft mirë nga publiku i gjerë.
    “Neve sapo kemi përfunduar koncertin sonte i cili është prit jashtëzakonisht mirë nga publiku francez. Atë që deshëm të sillnim sonte me kuartetin francez e kemi sjellë në mënyrën më të denjë”, tha sopranoja kosovare Flaka Goranci.
    Ky bashkëpunim artistik solli në Francë tingujt e pasur të traditës shqiptare, të gërshetuar me interpretimin e nivelit ndërkombëtar, duke përçuar emocione të forta te publiku dhe duke forcuar imazhin kulturor të vendit tone në arenën ndërkombëtare.