Tag: festivalit

  • Shfaqja ‘13’ hap Festivalin e 55-të të Teatrove në Ferizaj

    Shfaqja ‘13’ hap Festivalin e 55-të të Teatrove në Ferizaj

    Shfaqja “13” e Teatrit “Adriana” nga Ferizaji, në regji të Sulejman Rushitit, hapi sonte edicionin e 55-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj.

    Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, si dhe përfaqësues të tjerë nga niveli komunal dhe qendror.

    Ky edicion, që do të zgjasë nga 1 deri më 7 shtator, sjell në konkurrencë 6 pjesë teatrale, ndërsa një shfaqje do të jetë jashtë konkurrencës. Përveç shfaqjeve, gjatë festivalit do të organizohen edhe aktivitete të tjera kulturore.

    Nesër në skenë do të ngjitet shfaqja “Bëje ose vdis” e Teatrit “Hadi Shehu” nga Gjakova/rtk/KultPlus.com

  • Mijëra protestues denoncojnë luftën në Gaza në Festivalin e 82-të të Filmit në Venecia

    Mijëra protestues denoncojnë luftën në Gaza në Festivalin e 82-të të Filmit në Venecia

    Mijëra njerëz demonstruan sot në Venecia për të denoncuar veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës, në kuadër të edicionit të 82-të të Festivalit të Filmit në Venecia, i cili këtë vit mbart një ngarkesë të theksuar politike.

    Marshimi, i organizuar nga disa organizata të krahut të majtë në rajonin e Venecias, u ndal në hyrje të zonës ku zhvillohet Festivali, përballë një kordoni të fuqishëm policor.
    Protestuesit mbanin pankarta me slogane që bënin thirrje për bojkot të Izraelit dhe për “fundin e gjenocidit”, ndërsa mes turmës valëviteshin shumë flamuj palestinezë. Slogani më i dëgjuar ishte: “Liri për Palestinën”.
    “Industria e argëtimit ka përparësinë e të pasurit një audiencë të gjerë, prandaj duhet të marrë një qëndrim për Gazën”, tha Marco Czotola, një inxhinier kompjuterik 31-vjeçar që mori pjesë në marshim. “Nuk po them që të gjithë duhet të përdorin fjalën ‘gjenocid’, por të paktën të tregojnë një qëndrim – sepse kjo nuk është një çështje politike, por një çështje humanitare”, shtoi ai.
    “Të gjithë e dimë çfarë po ndodh – dhe kjo nuk mund të vazhdojë më”, u shpreh Claudia Pozzi, një mësuese që mbante një flamur palestinez në dorë.
    Në ditët e fundit, disa artistë kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për palestinezët në Festivalin e Filmit. Regjisorja marokene Mariam Touzani dhe bashkëshorti i saj, regjisori Nabil Ayous, u shfaqën të premten në tapetin e kuq me një tabelë të vogël të zezë ku shkruhej: “Ndalo gjenocidin në Gaza”.
    “Mendoj se është e domosdoshme që zërat tanë të dëgjohen – të gjithë. Dua që secili të ketë mundësinë të flasë për këtë çështje dhe të ngrejë zërin e tij”, tha Touzani për agjencinë AFP.
    Festivali i Filmit në Venecia nisi këtë vit me një apel nga një kolektiv i përbërë nga dhjetë regjisorë të pavarur italianë, të quajtur Venice4Palestine (V4P), për të dënuar luftën në Gaza, e cila shpërtheu pas sulmit të paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

    Local political and grassroot groups at the #VeniceFilmFestival call for a “free Palestine” and announce that they will be marching in protest of Israel’s treatment of Palestinians in Gaza and the West Bank, on the main Santa Maria Elisabetta avenue on August 30
    More details… pic.twitter.com/vRrrivMJiB
    — Deadline (@DEADLINE) August 27, 2025

    “Qëllimi i apelit ishte që Gaza dhe Palestina të jenë në qendër të vëmendjes publike në Venecia – dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi”, deklaroi për AFP-në Fabiomassimo Lozzi, një nga themeluesit e kolektivit.
    “Sinqerisht, jemi të befasuar nga numri i madh i reagimeve”, shtoi ai, duke theksuar se mbi 2,000 persona e kanë nënshkruar apelin, përfshirë emra të njohur të kinemasë ndërkombëtare si Guillermo del Toro, Todd Field, Michael Moore dhe Ken Loach.
    Drejtori i festivalit, Alberto Barbera, reagoi në ditën e hapjes së festivalit duke deklaruar se “Bienalja shmang marrjen e qëndrimeve të drejtpërdrejta politike”, por njëkohësisht theksoi se është i ndjeshëm ndaj situatës dramatike në Gaza.
    Megjithatë, ai refuzoi të ftojë disa artistë të caktuar, duke argumentuar se janë mbështetës aktivë të Izraelit. Kolektivi V4P përmendi mes të tjerëve Gal Gadot dhe Gerard Butler – pjesë e kastit të filmit “Në Dorën e Dantes” (jashtë konkurrencës) – por prania e tyre në festival ende nuk është konfirmuar.
    Të mërkurën, në kuadër të Festivalit do të shfaqet filmi “Zëri i Hind Rajab”, me regji nga regjisori franko-tunizian Kauter Ben Hania. Filmi tregon historinë tronditëse të një vajze të vogël që u vra më 29 janar 2024 në Gaza, së bashku me disa anëtarë të familjes së saj, teksa përpiqej t’i shpëtonte bombardimeve izraelite.
    Pjesë e filmit janë edhe regjistrimet autentike të telefonatës së Hind Rajab drejtuar shërbimeve të emergjencës – materiale që tronditën opinionin publik botëror kur dolën në dritë.

    Top Channel

  • Në vigjilje të edicionit të 55-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj

    Në vigjilje të edicionit të 55-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj

    Besim UgzmajliTë hënën, më 1 shtator, do të hapet zyrtarisht edicioni i 55-të i Festivalit të Teatrove në Ferizaj.

    Është evident transformimi i plotë dhe tejet i nevojshëm i këtij festivali gjatë 4 viteve të fundit. Sigurisht, kjo është meritë e të gjithëve që kanë dhënë kontribut dhe vazhdojnë të japin në këtë festival. Fryma reformuese ka qenë domosdoshmëri e këtij festivali, ashtu si edhe ndërkombëtarizimi i tij brenda bërthamës ekzistuese të garës së shfaqjeve më të mira nga teatrot mbarëkombëtare.

    Në qytetet jashtë kryeqytetit gjithçka duket të jetë më e vështirë; paragjykimet apriori sikur detyrojnë punë të shumfishtë nga organizatorët për të thyer barriera shpeshherë provinciale e nganjëherë të ngritura në shtratin e arrogancës.

    Festivali i Teatrove në Ferizaj, pa modesti, ka krijuar frymën e një ngjarjeje të rëndësishme, ku tradita 55-vjeçare, sado e ndjeshme, sot është vetëm një nga shtyllat kryesore të saj. Si e tillë, nuk kemi lejuar që të bëhet justifikim i varfërisë së mundshme.

    Çfarë po ndodh me këtë festival?Stresi i punës së gjithë stafit nuk qëndron te angazhimi profesional e organizativ, por te paqëndrueshmëria e plotë financiare. Për fajin e askujt, dyert e festivalit ngrohtësisht hapen më 1 shtator, por me ftohtësinë e fshehur me mend të një pasigurie financiare që përsëritet vit pas viti.

    Një vlerë si Festivali i Teatrove do të duhej të ishte arenë gare mes institucioneve se kush e mbështet më shumë – jo një mbështetje e vonuar, jo e pjesshme, jo e përkohshme – që shkakton pasiguri të tmerrshme në realizimin e planeve të festivalit.

    Megjithatë, le të jetë ky një rrëfim me nota të trishta para përqafimit të ngrohtë në 7 ditët fantastike që na presin.Me shumë dashuri e përqafim,Besimi/KultPlus.com

  • Festivali i yjeve në Librazhd, ‘fiket’ natën e dytë, vizitorët pa asnjë shpjegim! Sa u kushtoi taksapaguesve

    Festivali i yjeve në Librazhd, ‘fiket’ natën e dytë, vizitorët pa asnjë shpjegim! Sa u kushtoi taksapaguesve

    Nata e dytë e Festivalit të Yjeve në Librazhd nuk do të zhvillohet. Sipas bashkisë, kushtet atmosferike “fikën” yjet.

    Mijëra vizitorë, që kishin ardhur nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë, mbetën vetëm me njoftimin e anulimit, pa asnjë informacion për një vazhdim të mundshëm të festivalit.

    Kryetari i bashkisë Mariglen Disha u mjaftua vetëm me njoftimin për anulimin e festivalit.

    Një tjetër pyetje që mbetet dhe që kryetari i bashkisë nuk i përgjigjet është: Sa u ka kushtuar ky festival taksapaguesve të Librazhdit?

    Vëzhgimi i yjeve me teleskop nga Parku Kombëtar i Shebenikut nisi disa vite më parë si një iniciativë e një grupi të rinjsh të cilët shfrytëzuan pozicionin gjeografik dhe pamjen fantastike që ofronte qielli në Fushë Studë.

    Ideja u shndërrua nga bashkia e Librazhdit në një festival yjesh për të dytin vit. Këtë vit festivali do të organizohej gjatë dy ditëve

  • Një javë plot humor në “Koko Fest”, festivali hapet me komedinë “Një martesë, një divorc, një funeral”

    Nga Julia Vrapi
    Një javë plot humor në festivalin e komedisë “Koko Fest” në Korçë. Vepra të autorëve shqiptarë dhe atyre të huaj janë këtë vit pjesë e festivalit ndërkombëtar të komedisë në Korçë, ku për publikun do të shfaqen komedi që janë produksione të teatrit në Shqipëri, Kosovë dhe Itali. Festivali do të nisë më datë 31 gusht dhe do të vijojë deri më 6 shtator në teatrin “Andon Zako Çajupi” në qytetin e Korçës. Festivali është garues dhe këtë vit shënon edicionin e tij të 12 -të, si dhe është në vijim dhe të tjerë aktiviteteve artistike dhe kulturore, që janë zhvilluar përgjatë verës në këtë qytet. Këtë edicion në skenë vijnë komedi, që do të interpretohen nga aktorë të njohur, por dhe të rinj në role. Bashkia Korçë dhe Qendra e Artit dhe Kulturës në këtë qytet prej disa ditësh kanë bërë me dije zhvillimin  e festivalit, ku do të ketë dhe një program të larmishëm artistik. Festivali sipas materialit të publikuar do të hapet me komedinë “Një martesë, një divorc, një funeral” me regji nga Rovena Lule- teatri “A. Z. Çajupi” në Korçë. Mbrëmja e datës 1 shtator do të sjellë në skenë komedinë “Çfarë pa kryeshërbëtorja” me regji nga Kiço Londo, prodhim i teatrit “Skampa” të qytetit të Elbasanit, më 2 shtator do të jetë në skenën e festivalit “Vendi më i humbur në Shqipëri” regjia Andia Xhunga, produksion i teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Artistët nga Prishtina do të vijnë në këtë festival me komedinë “Art” me regji nga Bashkim Ramadani, produksion i Teatrit Kombëtar të Kosovës. Pjesë e festivalit janë dhe artistët që do të vijnë nga Italia. Komedia “Dërgesat e Don Kishotit” me regji nga Alessandro Piazzolla vjen në skenën e festivalit në Korçë nga trupa e teatrit Barleta nga Italia. Më 5 shtator në skenë do të jetë komedia “Zullulandia” me regji nga Endri Çela produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Mbrëmja e 6 shtatorit do të sjellë në “Koko Fest” shfaqjen “Komedia e zezë” me regji nga Ilir Bokshi, produksion i teatrit “Bekim Fehmiu” në Prizren.
    Festivali pjesë e aktiviteteve
    Festivali ndërkombëtar i komedisë “Korça Komedi Festival” është një festival, që gjatë netëve të tij nuk mungojnë dhe artistë të ftuar, si dhe në përfundim është dhe ndarja e çmimeve nga juria që është për çdo edicion. Festivali, i cili zhvillohet prej vitesh në këtë qytet ka sjellë për publikun një sërë shfaqjesh, e mes tyre nuk kanë munguar dhe premierat teatrore. Festivali mbarëkombëtar i komedisë “Koko Fest” në Korçë një vit më parë shënoi edicionin e tij të 11-të. Trupa teatrore nga Vlora, Durrësi, Shkodra, Korça dhe Kosova e Greqia u ngjitën në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” për tetë mbrëmje radhazi një vit më parë, duke përcjellë emocione dhe humor për publikun.  Festivali u çel në 28 gusht 2024 me shfaqjen “Vassa Zheleznova” me regji nga Enke Fezollari nga teatri “Andon Zako Çajupi” i Korçës. Juria e përbërë nga personalitete të teatrit dhe kinematografisë shqiptare vlerësuan si shfaqjen më të mirë “Karnavalet e Korçës” me regji të Erion Isait, ndërsa çmimin për regjinë më të mirë e mori Fatos Berisha me shfaqjen “Club Albania”, ku në vijim u ndanë të tjera çmime edhe për aktorët.

  • Prishtina mirëpret edicionin e 5-të të Festivalit të Filmit Sportiv

    Prishtina mirëpret edicionin e 5-të të Festivalit të Filmit Sportiv

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka bërë të ditur se më 16 dhe 17 shtator 2025 do të mbahet edicioni i pestë i Festivalit të Filmit Sportiv Prishtina 2025.

    Festivali do të sjellë në kryeqytet një përzgjedhje filmash dhe dokumentarësh nga fusha e sportit, të cilët do të shfaqen në kinema, duke e kthyer Prishtinën për dy ditë në qendër të kinematografisë sportive.

    Pas thirrjes së hapur në korrik, KOK ka dërguar disa dokumentarë në Federatën Ndërkombëtare të Kinematografisë Televizive Sportive (FICTS), me të cilët ka aplikuar për çmime ndërkombëtare. Këta filma tashmë janë të kualifikuar edhe për shfaqje në festivalin vendor.

    Për dokumentarët premierë, festivali ofron mundësi të veçantë prezantimi, ndërsa afati i fundit për aplikime është 10 shtator 2025.

    Ky aktivitet pritet të tërheqë kineastë, sportistë dhe dashamirë të artit nga Kosova e më gjerë, duke forcuar rolin e sportit si frymëzim në kinematografi./KultPlus.com

  • Ferizaj mirëpret edicionin e 55-të të Festivalit të Teatrove

    Ferizaj mirëpret edicionin e 55-të të Festivalit të Teatrove

    Nga 1 deri më 7 shtator, Ferizaj do të shndërrohet në kryeqendrën e teatrit shqiptar me edicionin e 55-të të Festivalit të Teatrove. Ky aktivitet tradicional mbledh çdo vit trupa dhe artistë të njohur nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni, duke sjellë në skenë produksione të reja dhe interpretime që sfidojnë publikun e artdashës.

    Pjesë e jurisë këtë vit do të jenë tre personalitete të spikatura të artit dhe kulturës: Zyrafete Shala, shkrimtare dhe kritike letrare me përvojë shumëvjeçare në fushën e analizës dhe botimeve, Simon Shkreli, aktor me karrierë të pasur në teatrot e Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë, si dhe Agon Myftari, regjisor i njohur për qasjen e tij avangarde dhe pjesëmarrjet në festivale prestigjioze ndërkombëtare.

    Festivali i Teatrove në Ferizaj ka ndërtuar një traditë të fuqishme prej më shumë se gjysmë shekulli, duke u bërë një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në Kosovë. Ky edicion pritet të sjellë shfaqje që trajtojnë tema të forta shoqërore, si dhe të ofrojë një hapësirë të gjallë diskutimi mbi të ardhmen e teatrit në hapësirat shqiptare.

    Ferizaj, për shtatë netë me radhë, do të jetë shtëpia e artit skenik, duke e dëshmuar se ky festival mbetet një nga shtyllat e rëndësishme të kulturës kombëtare./KultPlus.com

  • Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

    Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

    Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit.
    Yje të kinemasë, regjisorë europianë dhe aziatikë do të zbresin në lidon e famshme nga 27 gushti në një event ku nuk do të mungojnë dozat e tensioneve politike apo luftës në gaza…festivali 11 ditor, shënon fillimin e sezonit të çmimeve në kinematografi, ndërsa filmat që kanë pasur premierën e tyre në Venecia gjatë 4 viteve të fundit kanë marrë më shumë se 90 kandidatura për Oscar dhe kanë fituar gati 20 të tilla, shkruan A2 CNN.
    Mes yjeve që pritet të parakalojnë në tapetin e kuq janë Julia Roberts, Emma Stone, George Clooney, Dwayne Johnson, Emily Blunt, Andrew Garfield, dhe Amanda Seyfried, ndërsa programi përfshin zhanre nga trillerat psikologjik tek dramat e dokumentarët.
    Por kjo festë e kinemasë nuk mund të mos preket nga gjeopolitika. Një grup i përbërë nga personalite të të industrisë, i quajtur Venice4Palestine, i ka bërë thirrje festivalit të mbajë një qëndrim të forte ndaj luftës në Gaza, duke u kërkuar organizatorëve të promovojnë zërat palestinezë dhe të denoncojnë veprimet izraelite.
    Thirrja është nënshkruar nga më shumë se 1500 persona, përfshirë regjisorë, të tillë si Ken Loach dhe  Matteo Garrone dhe po ashtu aktorë. Politika ndërkombëtare dhe intrigat globale do të dominojnë edhe mes prodhimeve në garë të edicionit të 82 të festivalit më të vjetër të filmit në botë.
    Regjisorja Kathryn Bigelow do të shfaqë për herë të parë trillerin bërthamor “shtëpia e dinamitit’, në Lido, ndërsa Olivier Assayas do të prezantojë “Magjistarin e Kremlinit”, që tregon ngjitjen drejt pushtetit të Vladimir Putinit.
    Presidenti rus do të portretizohet nga Jude Law. Për çmimin e shumëlakmuar të luanit të artë do të garojë gjithashtu Guillermodel Toro me një version të ri të Frankenstein dhe Noah Baumbach me komedinë dramtike, “Jay Kelly”. Film tjetër i shumëpritur është “la grazia’e paolo sorrentinos”, i cili do të çelë festivalin.

  • Petraq Kolevica: U shtuan poshtërsitë, u rritën marrëzitë…

    Petraq Kolevica: U shtuan poshtërsitë, u rritën marrëzitë…

    Kaq u shtuan poshtërsitë,Kaq u rritën marrëzitë,Na mbytën ligësitë,Sa kam frikë se një ditë,Kur dhe ne të shohim dritë,Kur të hapen krejt kufijtë,Oh, kam frikë atë ditë,Ikjen e gjithë njerëzisë!

    Do të lënë mall’ e gjënë;Do braktisin babë e nënëE s ‘do kthejnë kokën prapa,Po do ikin me të vrapaLarg qytetit, larg shtëpisë,Larg, më larg prej Shqipërisë;Më larg, më larg kësaj së mjerës,Sikur ikin prej kolerës …

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DITA E PESTË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS I KUSHTOHET TËRËSISHT POETËVE TË RINJ

    DITA E KATËRT E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ LEXIME POETIKE E PROMOVIME, DEBAT PËR TEATRIN, KËNGË KORALE

    DITA E TRETË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ POEZI, KRITIKË , DEBAT E MUZIKË…

    DITA E DYTË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ PROMOVIM LIBRI, DEBAT TEMATIK, TAKIME POETIKE…

    DITA E PARË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS I KUSHTOHET LETËRSISË SHQIPE NË MAQEDONI

  • Alban Muja, mes fituesve të Festivalit të Sarajevës me ‘I Believe the Portrait Saved Me’

    Alban Muja, mes fituesve të Festivalit të Sarajevës me ‘I Believe the Portrait Saved Me’

    ‘Wind, Talk to Me’ dhe ‘Our Time Will Come’ fitojnë çmimet kryesore në Festivalin e Filmit në Sarajevë 2025. Fitues të tjerë në edicionin e 31-të të festivalit në Bosnje dhe Hercegovinë përfshijnë kastin e plotë të filmit ‘Fantasy’, yllin e filmit ‘Yugo Florida’, si dhe regjisorin e ‘Sorella di Clausura’.

    Edicioni i 31-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë është përmbyllur të premten, pas shpalljes së fituesve të këtij viti. “The heart of Sarajevo” për filmin më të mirë artistik iu dha filmit “Wind, Talk to Me”, me regji nga Stefan Đorđević, ndërsa “Our Time Will Come” i Ivette Löcker fitoi çmimin për dokumentarin më të mirë të gjatë.

    Duke përzier trillimin me dokumentarin, “Wind, Talk to Me” ka në rolin kryesor vetë regjisorin serb dhe familjen e tij. “Në film, Stefani ribashkohet me familjen për të festuar ditëlindjen e gjyshes për herë të parë pas vdekjes së nënës së tij,” thuhet në përmbledhje.“Kjo rikthim në shtëpi, i shtyrë nga dëshira e Stefanit për të përfunduar një film për nënën e tij dhe përpjekja për të bërë paqe me të kaluarën duke shpëtuar një qen endacak, do të ndezë një udhëtim introspektiv.”

    Në fjalimin e tij të pranimit, Đorđević përmendi trazirat e fundit dhe përplasjet e dhunshme mes protestuesve antiqeveritarë dhe policisë në Serbi, kundër presidentit pro-Moskës Aleksandar Vučić dhe qeverisë së tij, që ndodhen nën presion të madh. Protestat paqësore filluan në nëntor, pasi shembja e një stacioni hekurudhor shkaktoi vdekjen e 16 personave, ndërsa kritikët fajësuan korrupsionin dhe shkurtimet e buxhetit. Ditët e fundit, situata u përshkallëzua në dhunë, ndërsa mbështetësit e presidentit dhe të qeverisë organizuan kundër-protesta dhe policia speciale u vendos në terren.

    “Ia dedikoj këtë çmim nënës sime, por edhe të gjitha nënave në Serbi që rrinë zgjuar gjithë natën duke u shqetësuar për fëmijët e tyre në rrugë, të cilët po rrihen brutalisht dhe po arrestohen,” tha regjisori në lidhje me çmimin që mori në Sarajevë për filmin më të mirë artistik.

    Filmi Our Time Will Come, për të cilin regjisorja foli për The Hollywood Reporter më herët gjatë javës, ndjek një çift ndërracial për një vit.“Siaka nga Gambia dhe gruaja e tij Victoria janë kthyer në ‘atdheun’ e tyre të adoptuar, Austri, për të ndërtuar një jetë të qëndrueshme dhe për të krijuar një familje,” thuhet në përmbledhjen e filmit.“Të dy investojnë shumë energji për të arritur një utopi të përbashkët, por dallimet kulturore mbeten të mëdha, strukturat shoqërore të pandryshueshme, dhe e kaluara dhe traditat e tyre janë po aq të vështira për t’u lënë pas.”

    Ivana Mladenović u nderua me çmimin për regjinë më të mirë për filmin Sorella di Clausura.Gjithashtu, çmimi për aktoren dhe aktorin më të mirë iu dha:

    Kastit të aktoreve të filmit Fantasy, me regji nga Kukla – Sarah Al Saleh, Aline Juhart, Mina Milovanović dhe Mia Skrbinac

    dhe Andrija Kuzmanović për rolin e tij në Yugo Florida.

    Katër seksionet garuese të festivalit – për filma artistikë, dokumentarë, të shkurtër dhe studentorë – shfaqën gjithsej 15 premiera botërore, 6 ndërkombëtare, 28 rajonale dhe 2 kombëtare.Në total, 50 filma garuan për çmimet Zemra e Sarajevës.

    Drejtori i Festivalit të Filmit të Sarajevës, Jovan Marjanović, dhe ekipi i tij sollën sërish yjet në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës. Willem Dafoe, Stellan Skarsgård dhe Ray Winstone morën çmimin nderues Zemra e Nderit e Sarajevës, ashtu si edhe mjeshtri italian Paolo Sorrentino.Punët e regjisorëve Ilya Khrzhanovsky (i lindur në Rusi) dhe Paolo Sorrentino u përfshinë gjithashtu në retrospektiva të kuruara gjatë festivalit.

    Të gjithë fituesit e edicionit të 31-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë:

    HONORARY HEART OF SARAJEVOWillem DafoeRay WinstoneStellan SkarsgårdPaolo SorrentinoHEART OF SARAJEVO FOR BEST FEATURE FILMWind Talk to Me, directed by Stefan Đorđević

    HEART OF SARAJEVO FOR BEST DIRECTORIvana Mladenović, Sorella di Clausura

    HEART OF SARAJEVO FOR BEST ACTRESSSarah Al Saleh, Aline Juhart, Mina Milovanović, Mia Skrbinac, Fantasy

    HEART OF SARAJEVO FOR BEST ACTORAndrija Kuzmanović, Yugo Florida

    HEART OF SARAJEVO FOR BEST DOCUMENTARY FILMOur Time Will Come, directed by Ivette Löcker

    Special Jury AwardIn Hell With Ivo, directed by Kristina Nikolova

    Special MentionI Believe the Portrait Saved Me, directed by Alban Muja

    HEART OF SARAJEVO FOR BEST SHORT DOCUMENTARY FILMThe Men’s Land, directed by Mariam Bakacho Khatchvani

    HEART OF SARAJEVO FOR BEST SHORT FILMWinter in March, directed by Natalia Mirzoyan

    Special MentionEraserhead in a Knitted Shopping Bag, directed by Lili Koss

    HEART OF SARAJEVO FOR BEST STUDENT FILMTarik, directed by Adem Tutić

    BEST YOUTH PERSPECTIVES AWARDDJ Ahmet, directed by Georgi M. Unkovski

    SPECIAL AWARD FOR PROMOTING GENDER EQUALITYGod Will Not Help, directed by Hana Jušić