Tag: festivalit

  • Edicioni i 15-të i Festivalit të Filmit në Pogradec, në garë 44 filma dhe dokumentarë

    Edicioni i 15-të i Festivalit të Filmit në Pogradec, në garë 44 filma dhe dokumentarë

    Qyteti i Pogradecit është kthyer për të 15-in vit radhazi në skenën kryesore të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Publiku do të ketë mundësi të ndjekë mbi 50 filma nga vende të ndryshme të Ballkanit, falas, në dy ambiente të posaçme: në kinemanë e qytetit, dhe odeonin buzë liqenit.

    ***

    Mbrëmja e parë e Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë u çel me filmin bullgar “Because I love bad weather”, ndërsa atmosfera u gjallërua nga performanca e grupit “Niki’band”. Emocionet i përcolli solisti Niki Zaimi.

    Ideatorët e festivalit, Eno Milkani dhe Gerta Qurku, tregojnë për rrugëtimin e gjatë të këtij aktiviteti kulturor.

    “Ka pasur një prurje më të mirë dokumentarësh. Dokumentarët mesa duket janë bërë shumë në trend për faktin që bëhen më kollaj se filmi i gjatë, kërkojnë më pak para për t’u realizuar dhe temat që propozojnë janë shumë interesante”, thotë Eno Milkani.

    “Prezentë do të jenë autorët në Pogradec dhe jemi shumë të gëzuar që ja kemi mbërritur në të vërtetë sepse ka qenë një rrugëtim goxha i gjatë, 15 vite nuk janë pak”, shprehet Gerta Qurku.  

    Për 4 net me radhë, në Odeon shfaqen filma shqiptarë të restauruar, ndërsa çmimi kryesor i festivalit mban emrin e një prej themeluesve të tij, Fatos Baxhaku. Po ashtu, këtë vit janë përfshirë në garë 44 filma, krahas pjesëmarrjes së rritur nga vende të ndryshme të rajonit.

    Festivali i këtij viti është i larmishëm në zhanre, duke sjellë filma me metrazh të gjatë e të shkurtër, dokumentarë, animacione dhe filma eksperimentalë me producente shqiptare dhe të huaj.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PETER MLADINIC: SCHAEFFER MAHNITET ME POETËT

  • Festivali Ballkanik i Filmit mbi 50 filma nga 12 shtete, prezantim dhe klasikët e restauruar të kinemasë shqiptare

    Festivali Ballkanik i Filmit mbi 50 filma nga 12 shtete, prezantim dhe klasikët e restauruar të kinemasë shqiptare

    Nga Julia Vrapi
    Mbi 50 filma nga 12 vende në edicionin e 15-të të Festivalit Ballkanik të Filmit, që ka nisur ditët e tij në qytetin e Pogradecit. Një festival që zhvillohet prej vitesh në këtë qytet, duke sjellë prodhime të ndryshme kinematografike, ku pjesë e tij janë dhe aktivitete të tjera, mes tyre dhe diskutimet me ekspertë të kinemasë, studiues, etj. Festivali Ballkanik i Filmit dhe i Kulinarisë do të shfaqë mbi 50 filma nga 12 vende, ndërsa do të vijojë deri më 20 shtator në qytetin e Pogradecit. Më shumë se 50 filma janë këtë edicion për publikun përfshirë filma të shkurtër, dokumentarë, animacione dhe filma me metrazh të gjatë, ku pjesë e festivalit jashtë konkurrimit janë dhe filma të regjisorëve të njohur si Dhimitër Anagnosti apo Piro Milkani. Filmat në konkurrim këtë vit vijnë nga regjisorë nga Turqia, Rumania, Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnja &Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Greqia dhe Mali i Zi. Sipas organizatorëve gjatë ditëve të festivalit që nisi më 16 shtator e vijon deri më datë 20 këtë muaj publiku do të ketë mundësi të shijojë shfaqje falas në dy ambiente.
    Programet e ditës në Balkan Film & Food Festival fillojnë në orën 11:00 në Kinemanë e Pogradecit, ndërsa shfaqjet e mbrëmjes fillojnë në orën 19:00. “Për më tepër, çdo natë në orën 21:00, festivali do të prezantojë klasikët e restauruar digjitalisht të kinemasë shqiptare, që do të shfaqen në sheshin kryesor pranë Qendrës Multifunksionale të Pogradecit, vetëm disa hapa larg Liqenit të Ohrit një atmosferë ku filmi, kultura dhe natyra bashkohen”, thuhet nga organizatorët e festivalit.
    Ndër filmat që janë shfaqur në festival përmendim “The Phantoms of the Mind” nga Sllovenia, “OGRE” nga Kosova, “Amra” nga Maqedonia e Veriut, “Make love not porn” nga Greqia, “Mimas” nga Turqia, dokumentari “Bekim Fehmiu”, etj. Juria e festivalit këtë edicion është e përbërë nga Elis Mataj regjisor, pedagog i filmit dhe zëvendësdekan i Fakultetit të Arteve Dramatike në Universitetin e Arteve, Lidija Mojsovska regjisore filmash, bashkëthemeluese dhe producente e Drim Short Film Festival nga Maqedonia e Veriut; Kastriot Abdyli  regjisor, skenarist dhe producent i vlerësuar me çmime nga Maqedonia e Veriut. Përtej ekranit, të ftuarit e festivalit janë të mirëpritur të zbulojnë shijet e Ballkanit kuzhinë tradicionale, specialitete rajonale, duke eksploruar trashëgiminë natyrore dhe kulturore në  Tushemisht, Lin e kodrat e Kabashit.
    Filmat nga Anagnosti e Milkani
    Në vitin 2025 kinemaja shqiptare humbi dy nga zërat më të rëndësishëm të saj Piro Milkani dhe Dhimitër Anagnosti, por një përzgjedhje e filmave të tyre është pjesë e festivalit. Sipas organizatorëve të festivalit mungesa e tyre shënon fundin e një epoke, megjithatë trashëgimia e tyre vazhdon përmes filmave që përcaktuan jo vetëm kinema kombëtare, por edhe imagjinatën kulturore e morale të disa brezave. “Të dy regjisorët ishin kolegë dhe miq, duke ndarë përvojat dhe sfidat e tyre në kinematografinë shqiptare, edhe gjatë krijimit nën censurë të rreptë”, thuhet nga organizatorët e faqen e festivalit. Për këtë edicion për t’u shfaqur për publikun janë përzgjedhur filmat: “Malet me blerim mbuluar”,  “Kthimi i ushtrisë së vdekur” dhe “Lulëkuqet mbi mure” nga Dhimitër Anagnosti, si dhe “Ngadhnjim mbi vdekjen” Gëzim Erebara, Piro Milkani dhe “Trishtimi i zonjës Shnajder” nga Eno Milkani dhe Piro Milkani. Edicioni i 15 i festivalit shënon këtë mbrëmje natën e tretë dhe këtë vit mundësohet falë mbështetjes së Bashkisë Pogradec, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe Qendra Multifunksionale Pogradec.

  • Edicioni i 20-të i Festivalit për të Drejtat e Njeriut, deri më 20 shtator do të shfaqen 36 filma në disa institucione në Tiranë

    Edicioni i 20-të i Festivalit për të Drejtat e Njeriut, deri më 20 shtator do të shfaqen 36 filma në disa institucione në Tiranë

    “Të Drejtat e Njeriut në Epokën Digjitale” është tema e edicionit të 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, që nisi mbrëmjen e kaluar në Akademinë Marubi.

    Kujtim Çashku, drejtori ekzekutiv në IHRFFA tha: “20 vite së bashku, festivali feston 2 dekada që nga krijimi dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë rrugëtim”.
    Për këtë edicion janë përzgjedhur 36 filma nga e gjithë bota, që kanë në fokus liritë dhe të drejtat e njeriut.
    Ted Orlin, aktivist për të drejtat e njeriut u shpreh: “Bota po përballet me luftëra, por duhet të besojmë se angazhimi unë për të drejtat e njeriut nuk do të humbasë mes dramave të 2025. Tema e këtij viti është provokuese. Ne po merremi në epokën digjitale. Si do t’i trajtojmë të drejtat e njeriut tani që kemi inteligjencën artificiale?”.
    “Djali me pantallona rozë”, historia e një 15-vjeçari që i jep fund jetës pas ngacmimeve online ishte filmi që çeli festivalin, i cili do të vijojë me shfaqjet e prodhimeve të tjera kinematografike në disa lokacione në Tiranë, përfshirë Akademinë Marubi, Qendrën për Hapje dhe Dialog apo gjimnazet e kryeqytetit.

    Top Channel

  • 20 emrat që do të garojnë në Festivalin e Këngës

    20 emrat që do të garojnë në Festivalin e Këngës

    Showbiz E Mërkurë, 10 Shtator 2025 19:59
    Televizioni publik ka shpallur listën e 20 këngëve që do të garojnë në edicionin e tretë të Festivalit të Këngës, pas një procesi përzgjedhjeje mes 44 aplikuesve. Në mesin e tyre spikasin disa prej artistëve më të njohur të skenës, përfshirë Xuxin me këngën “Identitet”, Vjosa Shehun me “Alo”, Nita Latifin që bashkohet me Algert Salën në “Pija”, Egzon Pirecin me “Kënga Jonë”, Florent Abrashin me “Unë dhe ti” dhe Art Lokajn me këngën “Ty”. Këta emra pritet të tërheqin vëmendjen më të madhe të publikut dhe të krijojnë atmosferën konkurruese të festivalit. Megjithatë, as këtë vit në skenë nuk shfaqen artistët më komercialë e më të ndjekur të industrisë, duke e bërë garën një platformë më tepër për prurje të reja dhe zëra që kërkojnë të konsolidojnë vendin e tyre në muzikën vendore.
    1-Almir Kraba – “Nuk ka si ti”2-Arjeta Palushaj – “Andrra”3-Arsi Bako – “Rreze Zjarr”4-Art Lokaj – “Ty”5-Bledi Kaso – “S’do të doja dy jetë”6-Dea Berisha – “Afër”7-Egzon Pireci – “Kënga Jonë”8-Elmedinë Ramushi – “A po m’sheh”9-Florent Abrashi – “Unë dhe ti”10-Kiara Juba – “Nirvana”11-Klea Dina – “At”12-Laorjan Ejlli – “Një natë shkruajta për ty”13-Nita Latifi & Algert Sala – “Pija”14-Santino de Bartolo – “Naze Naze”15-Semi Tafaj – “Vazhdoj”16-Teutë Halili – “Amin”17-Vlera Kastrati – “Nanë”18-Vjosa Shehu – “Alo”19-Xuxi – “Identitet”20-Zergjina Hasanaj – “Pres”

  • Filmi me metrazh të shkurtër, edicioni i 12-të i festivalit, konkurojnë 81 filma nga 41 shtete

    Filmi me metrazh të shkurtër, edicioni i 12-të i festivalit, konkurojnë 81 filma nga 41 shtete

    Edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit me Metrazh të Shkurtër ka çelur siparin në Korçë, duke bërë bashkë artistë të kinematografisë nga gjithë bota.
    Interesant është fakti  se numri i filmave shqiptarë pjesëmarrës po rritet nga viti në vit ndërsa cilësia vjen duke u rritur.
    “Ky është edicioni i 12-të i Korça Short Film Festival. Këtë vit janë përzgjedhur 81 filma në total, nga 41 shtete të ndryshme. Janë 6 kompeticione. Cilësia është gjithmonë në rritje, nuk kemi numrat që dëshirojmë çdo vit ka 5-6 filma të ndryshëm. Qendra e kinematografisë ka mbështetur disa prej tyre këtë vit kemi më tepër nga shqiptarët e Shqipërisë”, tha drejtori i festivalit, Gledis Bica.

    Pjesë e jurisë u bë regjisori i njohur turk, njëkohësisht Koordinator i Festivalit me të madh të filmit me Metrazh të Shkurtër në Turqi ndërsa një tjetër regjisor austriak tregon vlerëson mikpritjen që u është bërë artistëve të huaj në Shqipëri
    “Është hera ime e tretë në Shqipëri dhe hera e parë në Korçë. Kemi diskutuar bashkëpunimet e mundshme me drejtuesit e këtij festivali pasi unë jam koordinatori i Festivalit me të madh të filmit në Izmir të Turqisë. Është e rëndësishme të krijojmë ura bashkëpunimi dhe mundësi për qytetin e Korçës dhe për artistët për t’u promovuar”, tha Umut Can Turkmen.
    “Vij nga Austria si krijues i një filmi eksperimental. Është hera ime e parë në këtë festival. E shfrytëzuam kohën dhe pamë Shqipërinë, një mikpritje e pazakontë. Filmi im flet për fasadat e njerëzve, për dukjen që është e rëndësishme sot në botën moderne dhe si ndikon ajo në botën shpirterore të njerëzve”, tha Eyup Kus.
    Festivali Ndërkombëtar i Filmit me Metrazh të Shkurtër do të shfaqet për 8 ditë në Korçë në kinema” Majestic “, kinemaja e vetme në juglindje që qëndron e mbyllur prej vitit 2018./vizionplus.tv

  • Impotenca si modus ç’njerëzues 

    Impotenca si modus ç’njerëzues 

    Gent Çajani, regjisor tetovar, veprën e Miro Gavranit (Dramaturgut kroat) e kishte lexuar estetikisht në mbështetje dhe gjetje autoriale duke përdorur detaje me tendenca kreative që do ta shndërronin veprën dhe personazhin e Adolfit në sharllatan karikaturial në relacion me personazhe të ngjashme si ai.

    Adolfi e përsëritë një frazë deri në fundin e tij; ‘’Ajo i ka fajet’’, që ndërlidhet fuqishëm me impotencën e njerëzve me ndikim këtu e në botë – është gjetje ideore dhe dramaturgjike që i faturohet gruas, të dashurës së Adolfit, Kristinës këtë rast, të cilën e detyron ti marr fajet e tij duke i’u nënshtruar trajtimit ç’njerëzor me emërtime paaftësie në mardhënje mes tyre por dhe metodologjisë shkencore psikanalitike të FROJDIT, me të cilat, ai dhe si ai, të ngjashmit, gruan duan që ta depersonalizojnë në personazh të serviseres – hotelieres.

    Në anën tjetër, Kristina, me vetëdije dhe fakte graduale e bënë qesharak dhe morbid Adolfin gjersa ia nxjerr mbi qarqafët e ekstazisë të padukshmet e karakterit, që do të bëheshin mëpastaj sinonim i impotencës së protagonistëve me ndikim politik, të pa riparuar ndoshta dhe sot për të sotmen dhe qytetërimin. Me raste, farsa është adapt për ta fakti që i’u del hakesh atyre, duke i paraqitur shëmtitë fiziologjike dhe synimet snobe, në relacion me bindjet e tyre për artin dhe të bukurën por që janë në lidhje me figurën dhe metaforën e gruas parasegjithash (kam parasysh pikturën dhe muzikën). Qëllimisht, regjisori e degradon mitin e Hitlerit gjersa z’deshë në sy të saj dhe të publikut ligështitë e tij, njëherësh, e përballë me psikanalitikën e Frojdin, gjersa, ia demonstron të metat fiziologjike me shkumës nëpërmes një dërrase të thjeshtë të krevatit, me të cilin veprim, e bënë më tepër kundërthënës në relacion me prirjet e tij dhe me profilin e personazhit me personalitetin e deporsanilizuar.

    Nisur nga titulli, ‘’Pacienti i Dr. Frojdit’’ Gavrani e komercializon shkrimtarinë e tij, i përdor personazhet me biografi kontraverse ndërsa varfërinë e veprës e arsyeton përmes zhanrit dhe materialit të farsës.

    Shfaqjen e bënë intriguese regjisura, që ishte e komponuar ngushtë me lojën e aktorëve, të cilët, përveç barrës interpretaive, mbi supet e tyre dëftojnë kutin e përvojës dhe të pjekurisë skenike. Të tre aktorët, ishin në vetën e parë të performimit dhe kronologjisë së situatave që zhvillohen brenda strukturës së brumit temor dhe të dialogut në frymën e ping-pongut.

    Regjisori e kishte zgjedhur Adrian Azirin, për ta dekompozuar imazhin e Hitlerit nga miti i qëndrimit dramatik; se gjëja – ai është ‘hamshor’, përkundrazi, hamshoria e një kali të tërbuar e bënë urrryes për vetveten njëherësh vrasës në relacion dhe me simbolikën e zhdukjes së fiseve indiane! Ndërkohë, them që, Adriani është aktor cilësor, krijon situata dhe mardhënje të harmonizuara, ka vetëdije në proces dhe i çon deri në fund ato, sikundër që, Muzafer Etemi, ushqen urtësinë e Frojdit dhe e shpërfaq atë me maturi në ecje, në shikim, në intonacion, në qasje, sikundër që, guximi dhe përballja e aktores Linda Shabani në skena sensitive, shfaqjen e ngritë në opiumin e zgjuarjes së kurreshtjes së publikut dhe në stadin e shfaqjeve bashkëkohore. Linda dëshmoj origjinalitet karshi fabulës dhe situatave konkrete sa komike po aq tragjike që zhvilloheshin brenda kornizës simbolike të pikturës ekspresive. Në formulimin dramaturgjik, Kristina është viktimë e aferave politike, është edhe mesazh publik meqë fatumi i saj ndërlidhet me paradoksin maskulin! Gjetjet mizanskenike vizualizonin thjeshtësi, të menaxhuara mirë, ndërsa arnimi i kubeve me kuq e zi ishte tendencë në adresë të impotencës dhe farsës së politikës shqiptare, madje, skenografia demistifikon nëntekstin e tekstit për rrethana tona. Ndër tjera, pjesa kishte shenja të dukshme regjisoriale, përfshirë dhe kolonën zanore që përkonte me mendësinë e teatrit të dhomës dhe formulës sistematike të absurdit.

    Publiku dhe ambiciet e ideatorit

    Salla ku po zhvillohet festivali qe e mbushur. Publiku në gjykimin tim është matës jetik në relacion me synimet e ideatorit të festivalit, fundja, imazhet e mbrojnë faturën e fjalës sime.

    Dukej sheshazi që festivali ushtron pavarësi gjersa pronarët/ ideatorët nuk kanë tendenca konfliktuoze me vetveten ku do të përfshinin ambicjet e tyre personale artistike në listën proritare ku do ti shfrytëzonin flamujt e festivalit për ndonjë bonus këmbimor artistik diku tjetër. Është faturë përlavduese që i adresohet ideatorit të festivalit – aktorit, Brahim Basha, meqë po dëshmon dhe është këmbëngulës që qyteti i tij të marr primat artistik!

    9 shtator 2025, Shkruan: Naser Shatrolli/ KultPlus.com

  • Festivali i Këngës shpall këngët garuese të edicionit të 3-të

    Festivali i Këngës shpall këngët garuese të edicionit të 3-të

    Edicioni i tretë i Festivalit të Këngës së Radiotelevizionit të Kosovës ka bërë përzgjedhjen e 20 këngëve garuese.

    Komisioni përzgjedhës në mesin e 44 aplikuesve ka vendosur për ata që do të performojnë gjatë tri netëve të festivalit.

    RTK sjellë më poshtë 20 këngët garuese të ‘Fest 3’, me emrin e artistit dhe të këngës:

    1. Almir Kraba – “Nuk ka si ti”

    2. Arjeta Palushaj – “Andrra”

    3. Arsi Bako – “Rreze Zjarr”

    4. Art Lokaj – “Ty”

    5. Bledi Kaso – “S’do të doja dy jetë”

    6. Dea Berisha – “Afër”

    7. Egzon Pireci – “Kënga Jonë”

    8. Elmedinë Ramushi – “A po m’sheh”

    9. Florent Abrashi – “Unë dhe ti”

    10. Kiara Juba – “Nirvana”

    11. Klea Dina – “At”

    12. Laorjan Ejlli – “Një natë shkruajta për ty”

    13. Nita Latifi & Algert Sala – “Pija”

    14. Santino de Bartolo – “Naze Naze”

    15. Semi Tafaj – “Vazhdoj”

    16. Teutë Halili – “Amin”

    17. Vlera Kastrati – “Nanë”

    18. Vjosa Shehu – “Alo”

    19. Xuxi – “Identitet”

    20. Zergjina Hasanaj – “Pres”/ KultPlus.com

  • Festivali i Artistëve të Rrugës, edicioni i 7-të në Kukës

    Festivali i Artistëve të Rrugës, edicioni i 7-të në Kukës

    Fundjava që lamë pas i solli gjallëri qytetit të Kukësit, ku u zhvillua edicioni i 7-të i Festivalit të Artistëve të Rrugës.

    Animatorë dhe instrumentistë bashkuan fëmijët dhe qytetarët e Kukësit të cilët ndoqën me kuriozitet performancat e këtij festivali interaktiv, zhvilluar në sheshin përpara Muzeut Etnografik. Në shesh u vendosën stenda të cilat ftonin të angazhoheshin të mëdhenj e të vegjël, për të shprehur talentin e tyre në pikturë.

    Artistët thanë se qëllimi i festivalit është pikërisht ndërveprimi me publikun, sidomos në një qytet si Kukësi që shpesh konsiderohet si qytet-tranzit. Alma Canaj, presidente e festivalit shprehet se nuk është i lehtë si aktivitet por qëllimi  në vetvete për të angazhuar edhe publikun në këtë festival, e bën atë tërheqës.

    Iris Canaj, organizatorja e festivalit, vë theksin tek çuarja e artit në hapësira publike për të mos pritur që publiku të shkojë domosdoshmërisht në institucionet e mirëfillta kulturore publike apo private. Aktiviteti u mirëprit nga qytetarët e Kukësit, të cilët u angazhuan së bashku me performuesit pa dallim moshe./atsh/KultPlus.com

  • Gabimet që i bëjnë shumica gjatë përdorimit të përemrave pronorë

    Gabimet që i bëjnë shumica gjatë përdorimit të përemrave pronorë

    Nga Rami Memushaj

    Shumësia e formave të pronorit përbën një burim luhatjesh në përdorimin e tyre në të folur dhe në të shkruar.

    Gabimet më të shumta ndodhin në përdorimin e formave të shumësit për njëjësin dhe të kallëzores për emëroren ose për gjinore-dhanore-rrjedhoren.

    1)Përdorimi i formave të kallëzores për emëroren:

    *Ky është shoku tim                për       Ky është shoku im*Ma tha një miku tuaj             për       Ma tha një miku juaj*shoqja tuaj                           për       shoqja juaj   *Kjo është shoqja time            për       Kjo është shoqja ime*shoku tonë                           për       shoku ynë*shoqja tonë                          për       shoqja jonë

    2) Përdorimi i formave të kallëzores për gjinoren, dhanoren apo rrjedhoren:*shoqes tonë                            për         shoqes sonë*shoqes tuaj                             për         shoqes suaj*shoqes tënde                          për         shoqes sate

    3)  Përdorimi i formave të femërores në vend të formave të gjinisë së mashkullore:

    *shoku jonë                            për           shoku ynë*djemtë tonë                          për           djemtë tanë*shoku jot                              për           shoku yt

    4) Përdorimi me nyjë i përmerave pronorë të dy vetave të para:

    *mendimi i im                          për           mendimi im*një mendim i imi                    për           një mendim imi*nga ana e jonë                       për           nga ana jonë*shoqja e jote                          për          shoqja jote*makina e juaj                         për          makina juaj

    Përemrat e emërzuar1. imi                           imja                      të mitë                     të miat     2.yti                             jotja                      të tutë                      të tuat3.i tiji/i saji                 e tija/e saja         të tijtë/të sajtë        të tijat/të sajat  4. yni                            jona                      tanët                         tonat5.juaji                           juaja                     tuajt                          tuajat6.i tyri                          e tyrja                   të tyret                     të tyret

    Këta përemra kanë lakim të dyfishtë. Në fund lakohen si emra femërorë ose mashkullorë, në varësi të mbaresë-nyjës që marrin.Kurse në ballë të tyre ata lakohen si përemrat përgjegjës.

    Për gabimet në përdorimin e pronorëve të emërzuar vlejnë po ato vërejtje që u bënë më lart për përemrat pronorë.

    (Shkëputur nga libri ‘Shqipja standarde-Si ta flasim dhe ta shkruajmë të autorit Rami Memushaj )

    Përgatiti: ObserverKult      

    ——

    Ismail Kadare

    Lexo edhe:

    DITA E PESTË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS I KUSHTOHET TËRËSISHT POETËVE TË RINJ

    DITA E KATËRT E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ LEXIME POETIKE E PROMOVIME, DEBAT PËR TEATRIN, KËNGË KORALE

    DITA E TRETË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ POEZI, KRITIKË , DEBAT E MUZIKË…

    DITA E DYTË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ PROMOVIM LIBRI, DEBAT TEMATIK, TAKIME POETIKE…

    DITA E PARË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS I KUSHTOHET LETËRSISË SHQIPE NË MAQEDONI

  • “Tirana European Youth Film Festival”, filmat pasqyrojnë krijimtarinë dhe shqetësimet e një gjenerate të re evropiane

    “Tirana European Youth Film Festival”, filmat pasqyrojnë krijimtarinë dhe shqetësimet e një gjenerate të re evropiane

     Nga Julia Vrapi
    “Tirana European Youth Film Festival” ka në qendër të tij programin e konkurrimit me filmat europianë. Filma shqiptarë dhe të huaj janë pjesë e këtij festivali, që nis nesër në mbrëmje në Tiranë, por në juri vjen dhe aktori i njohur Nik Xhelilaj. Filmat artistikë që janë në konkurrim pasqyrojnë diversitetin, krijimtarinë dhe shqetësimet e një gjenerate të re evropiane, ku çdo shfaqje e tyre do të pasohet nga një bisedë me publikun. I krijuar nga të rinjtë për regjisorët e rinj, TEYFF sipas organizatorëve është shndërruar në një platformë dinamike për zëra të rinj, vizione të guximshme dhe histori të paharrueshme. “Tashmë në edicionin e tretë, TEYFF rikonfirmon misionin e tij për të hapur një dritare drejt kinemasë europiane, filma që rrallëherë mbërrijnë në ekranet shqiptare, dhe për të lidhur brezin e ardhshëm të kineastëve me audienca të reja. Tirana European Youth Film Festival është më shumë se një festival. Është energji, është zbulim, është e ardhmja e kinemasë europiane, pikërisht këtu në Tiranë”, thuhet në njoftimin e festivalit që vijon deri më 10 shtator. Regjisori dhe skenaristi italian Edgardo Pistone, regjisorja dhe bashkëthemeluese e TEYFF Elkjana Gjipali, aktori shqiptar me karrierë ndërkombëtare Nik Xhelilaj, dhe botuesja Arlinda Dudaj do të ndajnë këtë vit çmimet e festivalit. Në qendër të festivalit “Tirana European Youth Film Festival” që nis më 5 shtator dhe vijon deri më datë 10 këtë muaj është programi me filmat europianë në konkurrim, i cili këtë vit prezanton tetë filma debutues ose të dytë me metrazh të gjatë nga shtete si: Turqia, Gjermania, Italia, Kosova, Polonia, Mali i Zi, Suedia dhe Bullgaria. Në njoftim rreth TEYFF bëhet me dije se filmat artistikë përmbajnë tema që variojnë nga pasojat e luftës të rrëfyera përmes një komedie të errët, te historitë intime të mëmësisë dhe dashurisë, e deri te satirat e mprehta mbi traditat ballkanike. Ata gjithashtu prekin çështje si mungesa e figurës atësore, korrupsioni në polici, apo dhe ngritja e talenteve të rinj muzikorë.
    Filmat jashtë konkurrimit dhe një bisedë me Timo Fllokon në festival
    Filmat “Unë e dua erën” (1991) me regji nga Albert Minga, “Yllka” (2003) nga Ylli Pepo, si dhe “Përtej Rrugës” (2009) të regjisorit kosovar Yll Çitaku janë në programin e filmave jashtë konkurrimit këtë vit. Por nata e fundit e TEYFF sjell shfaqjen e filmit shqiptar të restauruar “Vdekja e Kalit” (1992) me regji nga Saimir Kumbaro, pas të cilit do të ketë një takim dhe bisedë me protagonistin e tij, aktorin e mirënjohur Timo Flloko. Shfaqjet e filmave do të jenë në Qendrën e Artit Agimi në Tiranë, shtëpia e festivalit, si dhe në Open Air Tirana, një hapësirë e dedikuar filmave jashtë konkurrimit. Slogani i këtij edicioni, “Çdo kineast e mban mënd herën e tij të parë në Tiranë”, sipas organizatorëve të festivalit përmbledh ambicien e dyfishtë të TEYFF: të promovojë regjisorët e rinj europianë dhe të pozicionojë Tiranën si një qytet jo vetëm kulturor, por edhe si një lokacion për filmat e tyre.
     Çmimet e festivalit dhe aktivitete të tjera
    Çmimet që do të ndahen këtë vit janë: Filmi më i mirë, Regjisori më i mirë, Skenari më i mirë dhe Kinematografia më e mirë në ceremoninë e mbylljes; ndërsa publiku do të zgjedhë fituesin e Audience Award. Ndër aktivitetet gjatë festivalit, “The Film Industry Wants You!” i drejtuar nga Jonid Jorgji (Kryetar i Qendrës Kombëtare Kinematografike në Shqipëri) dhe producentët Dionis Papadhimitri dhe Ols Abazi, do t’i prezantojë të rinjtë dhe të apasionuarit shqiptarë pas kinemasë me profesionet shpesh të nënvlerësuara që mbajnë në këmbë prodhimin filmik. Në njoftimin për edicionin e tretë të TEYFF thuhet se festivali i drejtuar nga Malda Lika, mbështetet ndjeshëm tek ekipi i vullnetarëve, të cilët jo vetëm që mbështesin shtyllën organizative të festivalit, por gjithashtu inkurajohen të kontribuojnë me ide dhe të angazhohen drejtpërdrejt. “Prezantojnë filma, realizojnë video, ndihmojnë në projeksion, logjistikë, etj”, thuhet në materialin e festivalit. Këtë edicion festivali për zhvillimin e tij mbështetet nga Agjencia e Industrisë Kreative, Bashkia Tiranë, Qendra e Artit Agimi, Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit, disa ambasada të huaja në vendin tonë, Instituti Italian i Kulturës, etj. Edhe në edicionin e dytë një vit më parë ky festival solli sërish artin e kinemasë evropiane në Tiranë, nga vende si Franca, Gjermania, Italia, Polonia, Kosova, Serbia, Shqipëria dhe Portugalia.