Tag: festivalit

  • Olly rrëmben fitoren në festivalin e Sanremos, por publiku nuk bie dakord

    Olly rrëmben fitoren në festivalin e Sanremos, por publiku nuk bie dakord

    Finalja e Festivalit të Sanremos u mbyll mes polemikave dhe emocioneve të forta.
    Fitues i festivalit u shpall Olly, ndërsa Lucio Corsi u rendit i dyti dhe Brunori Sas i treti.

    Giorgia, e cila nuk arriti të futet në pesëshen finaliste, u përshëndet me brohoritje nga publiku.

    Përjashtimi i Achille Lauros, që përfundoi në vendin e shtatë, shkaktoi reagime të ashpra për publikun. Festivali arriti një shikueshmëri rekord prej 70.8%, një shifër spektakolare.

    Për natën finale, Conti kishte zgjedhur dy bashkëprezantues të gjallë e plot ritëm, Alessia Marcuzzi dhe Alessandro Cattelan, të cilët sillnin energji dhe humor.
    Gara u hap nga Francesca Michielin, e cila, pavarësisht një dëmtimi në kyç, sfidoi gjithçka me taka 12 cm. Lotët nuk munguan: e emocionuar, ajo falënderoi të ëmën në sallë. Në të njëjtën linjë, Rocco Hunt këndoi “Mille vote ancora”, duke iu drejtuar nënës së tij mes publikut, e cila nuk i mbajti dot emocionet. Edhe Olly, pasi interpretoi “Balorda nostalgia”, nuk harroi të thoshte: “Faleminderit, mama!”.
    Marcuzzi, e veshur me një fustan të zi që i zbulonte shpinën, u shfaq me një hyrje teatrale, ndërsa Cattelan, i veshur krejtësisht me të bardha, i dha skenës një prekje të viteve ‘90, duke rikthyer kujtimet e Piero Chiambrettit në festivalin e 1997-s.

  • Regjisori i njohur italian kryeson panelin e jurisë së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Shangai

    Regjisori i njohur italian kryeson panelin e jurisë së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Shangai

    Regjisori italian Giuseppe Tornatore, i njohur për klasikët si “Cinema Paradiso” dhe “The Legend of 1900”, do të jetë presidenti i jurisë për Çmimet “Golden Goblet” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Shangai (SIFF) të këtij viti, planifikuar për më 13-22 qershor, shkruan “Xinhua”.

    Festivali ka pesë seksione konkurruese: filma me metrazh të gjatë, talente të reja aziatike, dokumentarë, filma të animuar dhe filma të shkurtër.
    “Festivalet e filmit nuk janë vetëm një festë e kinemasë, por edhe një rast për të bërë bashkë pjesëmarrës nga vende të ndryshme, për të shkëmbyer ide dhe për të vlerësuar filmat e shquar”,- tha Tornatore.

    Ai u bëri një ftesë kineastëve në mbarë botën, duke theksuar rëndësinë e festivalit për regjisorët e rinj: “Për regjisorët e rinj, kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të nisur karrierën e tyre dhe potencialisht për të arritur sukses përmes festivalit”.
    Themeluar në vitin 1993, SIFF është një ngjarje prestigjioze globale, e nxitur nga ambicia e Shangait për t’u bërë një qendër kulturore ndërkombëtare. Eventi ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare në rritje falë tregut të lulëzuar të filmit në Kinë.