Tag: festivalit

  • Kroni Pula fiton Festivalin e Këngës për Fëmijë dhe përfaqëson Shqipërinë në Junior Eurovision 2025

    Kroni Pula fiton Festivalin e Këngës për Fëmijë dhe përfaqëson Shqipërinë në Junior Eurovision 2025

    Kënga “Fruta Perime”, e interpretuar nga Kroni Pula, me muzikë, tekst dhe orkestrim nga Adrian Hila, është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë. Kjo këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e ardhshëm të Junior Eurovision 2025.

    Dy emra të njohur të muzikës shqiptare, Robert Radoja dhe Inva Mula, pjesë e jurisë së festivalit, vlerësuan nivelin e lartë artistik dhe përkushtimin e të gjithë pjesëmarrësve.

    Pas natës finale, organizatorët e festivalit ndanë emocionet dhe reflektimet mbi punën dhe talentin e fëmijëve pjesëmarrës. Orjeta Kelaj, drejtoreshë e festivalit, dhe Manjola Lloja, producente ekzekutive, theksuan rëndësinë e këtij eventi për zhvillimin e artit dhe muzikës tek brezat e rinj.

    Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte edhe ndarja e çmimit “Kujtim Alija”, që mban emrin e një prej figurave më të dashura të festivalit. Ky çmim iu dha skenografit Adnan Kastrati, për krijimin e një atmosfere magjike në skenën e këtij edicioni.

  • Benet Beci uron fituesen e Festivalit të Fëmijëve: Kroni Pula do përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurosong

    Benet Beci uron fituesen e Festivalit të Fëmijëve: Kroni Pula do përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurosong

    Fituesja e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë është shpallur Kroni Pula, me këngën e saj plot ngjyra dhe energji, “Fruta Perime”. Talenti i saj do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të Junior Eurosong Festival, duke sjellë freskinë dhe gëzimin e fëmijërisë përpara publikut europian.
    Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, e ka përshëndetur me krenari këtë arritje në një status në rrjetet sociale, duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë qytetarët:

    “Me fituesen e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, Kroni Pula, me këngën ‘Fruta Perime’, dua t’ju uroj një ditë të mbarë. Kroni do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurosong Festival. Një falënderim për të gjithë ata që punuan kaq fort për këtë festival dhe për një përfaqësim dinjitoz të të gjithë fëmijëve — sepse ata janë të gjithë fitues!”

  • Pas festivalit, Rama shikon dhe finalen e CHL në Mynih, e tradhtoi FOTO-ja me Nusretin

    Pas festivalit, Rama shikon dhe finalen e CHL në Mynih, e tradhtoi FOTO-ja me Nusretin

    I lanë pas dore nga politika Europiane, të cilët e takojnë vetëm kur vijnë në Tiranë, Edi Rama duket se ka nisur një fushatë për të takuar personazhe të njohur, që të mbajë veten në arenën ndërkombëtare.

    Pas takimit me youtuberin e njohur gjatë festivalit të Champions League, Rama gjatë finales së CHL ka takuar kuzhiniero-biznesmenin me origjinë turke, Nusret Gokçe i cili ka publikuar një foto me Rama.

    Nusret ka publikuar foto me personalitete të shumtë nga mbrëmja mes tyre dhe Ramën, sië mund ta shikoni dhe më poshtë.

    Nusret Gökçe, i njohur më mirë si Salt Bae, është një shef kuzhine dhe pronar restorantesh. Teknika e Gökçe për përgatitjen dhe spërkatjen e mishit u bë një meme në internet në janar 2017. Ai themeloi Nusr-Et, një zinxhir restorantesh luksoze për biftek.

    Që nga viti 2021, Nusr-Et ka degë në Turqi, Greqi, Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe Arabinë Saudite. Emri i zinxhirit të restoranteve vjen nga emri i tij dhe et, që do të thotë “mish” në turqisht.

     

  • Atmosferë fantastike në Festivalin e Këngës për Fëmijë në Shkodër

    Atmosferë fantastike në Festivalin e Këngës për Fëmijë në Shkodër

    Në sheshin përpara teatrit “Migjeni” në Shkodër u zhvillua dje nata e dytë e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.
    Në skenë u prezantuan 15 këngë të reja në kategorinë “Junior” dhe “Të vegjlit” duke konfirmuar potencialin artistik të fëmijëve pjesëmarrës të festivalit.

    Ministri i Ekonomisë, Kulturvs dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përcolli momente nga ky aktivitet.

    “Pak nga atmosfera fantastike e festivalit të fëmijëve në Shkodër”, shkroi ai në rrjetet sociale.
    Në natën e parë u prezantuan 14 këngë të reja, duke i dhënë jehonë talenteve të rinj nga mbarë trojet shqiptare.
    Ky festival bashkon zëra të mrekullueshëm të vegjëlish nga gjithë trojet shqipfolëse, në ngjarjen kulturore më të rëndësishme të fëmijëve dhe në eventin më jetëgjatë muzikor në Shqipëri.
    Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Shkodër konsiderohet pjesë e trashëgimisë shpirtërore të qytetit ndërsa sjell vit pas viti pasion dhe krijimtari.

  • Moto Fest Shkodra 2025, një tjetër magjepsje që vjen të pasurojë shpirtin e bukur të qytetit

    Moto Fest Shkodra 2025, një tjetër magjepsje që vjen të pasurojë shpirtin e bukur të qytetit

    Nga Albert Vataj
    Moto Fest Shkodra 2025 erdhi si një ndër ngjarjet më të spikatura të pranverës, duke e kthyer qytetin verior në kryeqytetin e adrenalinës, pasionit për motorët dhe mikpritjes tradicionale shqiptare. “Në Shkodër të gjithë ndihen si në shtëpi” nuk është thjesht një slogan, por një ndjesi që i ka përshkuar të gjithë pjesëmarrësit që për tri ditë me radhë u bënë pjesë e këtij festivali ndërkombëtar, tashmë të kthyer në një traditë.

    Moto Fest Shkodra 2025, i mbajtur nga 22 deri më 24 maj, kulmon si një ngjarje e jashtëzakonshme që e ktheu qytetin në një qendër të pasionit për motorët dhe mikpritjes tradicionale shqiptare. Ky festival u organizua nga Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me klube të motoristëve vendas dhe rajonalë, si dhe me mbështetjen e komunitetit lokal.Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ndoshta edhe si një i pasionuar pas motoave, ishte një nga figurat kyçe në promovimin dhe realizimin e festivalit. Ai theksoi rëndësinë e këtij eventi për të nxitur turizmin dhe për të promovuar kulturën e qytetit.Moto Fest Shkodra 2025 përfshiu një sërë aktivitetesh, duke filluar nga ekspozita të motoçikletave, parada në rrugët e qytetit, deri te koncertet dhe performancat artistike që gjallëruan atmosferën për tre ditë me radhë.
    Kjo video dhe këto prononcime, si pasqyrim i atmosferës, janë të mundësuara nga postimi që kryebashkiaku Beci ka bërë në rrjetet sociale

    Çfarë e bën Moto Fest Shkodra kaq të veçantë?Natyrisht mikpritja shkodrane është në kryeherë si përgjigje dhe si definicion, si motivim dhe përkatësi, si ajo gjëndja që të përfshinë për të të mbushur në përjetim.Shkodra është e njohur për shpirtin e saj bujar dhe të hapur. Gjatë festivalit, qyteti hapi dyert jo vetëm për motoristët shqiptarë, por edhe për klube motosh nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Kroacia, Italia e më gjerë. Në rrugët dhe sheshet e qytetit u ndie një atmosferë që i ngjason një feste të madhe familjare – me qytetarë që i përshëndesnin me duartrokitje grupet që kalonin me motorë, me lokale që ofronin ushqim tradicional dhe me muzikën që nuk mungonte asnjë çast.Moto Fest Shkodra nuk është thjesht një paradë motorësh, por një shfaqje e vërtetë. Demonstratat akrobatike, ekspozitat me motoçikleta klasike dhe moderne, garat simbolike dhe parada madhështore përmes rrugëve historike të qytetit e kthyen Shkodrën në një pistë emocionesh dhe elegancë mbi dy rrota.Në mbrëmjet e festivalit, qyteti u gjallërua me koncerte live nga grupe rock, DJ vendas dhe të huaj, si dhe artistë të njohur që i dhanë jetë netëve të festës në pedonale apo pranë Liqenit të Shkodrës. Sheshi përpara Bashkisë dhe pedonalja “Kolë Idromeno” u shndërruan në pika të gjalla ku kultura, arti dhe dashuria për lirinë e udhëtimit u ndërthurën në një atmosferë të paharrueshme.Moto Fest Shkodra 2025 ishte më shumë se një festival – ishte një urë miqësie ndërmjet vendeve të Ballkanit. Në një kohë kur shpesh flitet për ndarje, kjo ngjarje tregoi se pasioni për motorët dhe dashuria për rrugët që çojnë drejt lirisë janë më të forta se çdo kufi.Shkodra e festoi këtë edicion të Moto Fest me buzëqeshje, me dyert e hapura dhe me krenarinë e një qyteti që di të tregojë kulturën e vet, nga kalaja e Rozafës te kafenetë e vjetra, nga rrugicat me kalldrëm te përshëndetjet plot respekt të qytetarëve. Ishte një përvojë që të lë mbresa dhe që të fton të rikthehesh, jo si vizitor, por si mik i shtëpisë.

  • Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike

    Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike

    Një ndërprerje e energjisë elektrike në Francën jugore ka ndërprerë shfaqjet në ditën e fundit të Festivalit të Filmit në Kanë.
    Rreth 160,000 shtëpi në qytetin e Kanës dhe zonat përreth humbën energjinë këtë të shtunë.
    Zyrtarët thanë se një nënstacion elektrik ishte djegur dhe një shtyllë në një vend tjetër ishte dëmtuar.
    Dyshimet e para ishin për një zjarrvënie të qëllimshme, e me vijimin e hetimeve të kuptohet se mund të ketë qenë një sabotim i eventit.
    Organizatorët e festivalit ndërkombëtar të filmit thonë se ceremonia e mbylljes do të vazhdojë siç është planifikuar pasi ata kanë një furnizim alternativ me energji elektrike.
    E shtuna është dita e fundit e festivalit.
    Aktorja franceze Juliette Binoche dhe juria e saj do të shpallin fituesen e Palmës së Artë – çmimi më i lartë i dhënë në festival.

  • Ndërprerja e energjisë elektrike godet Festivalin e Filmit në Kanë

    Ndërprerja e energjisë elektrike godet Festivalin e Filmit në Kanë

    Kana

    FRANCË- Një ndërprerje e energjisë elektrike në Francën jugore e shkaktuar nga sabotimi i dyshuar ka ndërprerë shfaqjet e filmave në ditën e fundit të Festivalit të Filmit në Kanë.
    Rreth 160,000 shtëpi në qytetin e Kanës dhe zonat përreth patën energji elektrike herët të shtunën, përpara se furnizimi të rikthehej pasdite.
    Zyrtarët thanë se një nënstacion elektrik ishte djegur dhe një shtyllë në një vend tjetër ishte dëmtuar.
    Organizatorët e festivalit ndërkombëtar të filmit thonë se ceremonia e mbylljes do të zhvillohet sipas planit, pasi ata kanë një furnizim alternativ me energji elektrike.
    Prokurorët thonë se ndërprerja e parë e energjisë ndodhi kur një nënstacion në fshatin Tanneron, i cili furnizon Kanën, u sulmua nga zjarrvënës në orët e para të mëngjesit.
    Rreth orës 10:00 këmbët e një shtylle elektrike pranë qytetit Villeneuve-Loubet u prenë, duke shkaktuar një ndërprerje të dytë.
    Në Kanë, dyqanet dhe restorantet kishin vështirësi në funksionim.
    “Edhe një orë dhe do t’i hedh të gjitha”, tha për agjencinë e lajmeve AFP Laurent Aboukrat, pronar i restorantit Jamin në Kanë. Ai tha se frigoriferët e tij kishin qenë të fikur që nga mëngjesi.
    “Kana është në një ngadalësim total, një krizë, nuk ka kafe askund dhe mendoj se qytetit i kanë mbaruar kroasanët, kështu që ky është si një territor krize”, tha producenti australian Darren Vukasinovic për agjencinë e lajmeve Reuters.
    Disa shfaqje u ndërprenë nga ndërprerja e transmetimeve në mëngjes, përpara se organizatorët e festivalit të ishin në gjendje të kalonin në gjeneratorë privatë.
    E shtuna është dita e fundit e festivalit. Aktorja franceze Juliette Binoche dhe juria e saj do të shpallin fituesen e Palmës së Artë – çmimi më i lartë që jepet në festival.

  • Rikthehet “GjiroClassica”! Muzika klasike gjen shtëpinë në Gjirokastër, nis edicioni i pestë i festivalit

    Rikthehet “GjiroClassica”! Muzika klasike gjen shtëpinë në Gjirokastër, nis edicioni i pestë i festivalit

    Mbrëmjen e 22 majit, kalaja e Gjirokastrës u kthye në një skenë të gjallë, me fillimin e edicionit të pestë të festivalit të muzikës klasike “GjiroClassica”.

    Këtë vit, festivali i është kushtuar të rinjve. Një vendim i qëllimshëm për të vënë në qendër artistët në ngritje, ata që kanë ndërtuar tashmë një identitet profesional, por që kërkojnë ende hapësira për tu dëgjuar, për tu parë e për tu rritur.
    Ylli Haliti ishte një prej tyre. 18 vjeç, nga Mitrovica, ai u ngjit për herë të parë në skenën e këtij festivali.
    “Është hera e parë që performoj në Gjirokastër, por kam qenë më parë si turist. Sot jam ndjerë shumë mirë në skenën e festivalit , salla ishte shumë e bukur, te Kalaja e Gjirokastrës. Pianoja më ngjalli një ndjesi shumë të lirë dhe ishte akorduar pak para performancës, çka ishte ndihmesë shumë e madhe për performuesin. Publiku ishte fantastik dhe ndjenjat ,të papërshkrueshme.”
    Mbrëmja e parë shënoi jo vetëm fillimin e një jave koncertesh dhe garash, por edhe të një atmosfere që synon t’i sjellë qytetit një energji të re kulturore. Njëra prej organizatoreve të festivalit, pianistja Mimoza Çabeli, u shpreh me entuziazëm për vazhdimësinë.
    “Ishte një mbrëmje fantastike. Do të ketë në vazhdimësi të tilla mbrëmje. Në datë 24 do të jetë një aktivitet shumë i bukur në qytetin e Gjirokastrës , një koncert shëtitës në shtëpi karakteristike si tek Kadare, muzeu etnografik, tek Skëndulatët, tek mesi i Pazarit.”
    Në skenën e “GjiroClassica”-s do të ngjiten këtë vit disa dhjetëra artistë të moshave dhe kombësive të ndryshme, duke e kthyer Gjirokastrën jo vetëm në një pikë takimi për interpretuesit, por edhe në një hapësirë të rëndësishme të dialogut kulturor.
    Gradualisht, festivali po bëhet pjesë e natyrshme e jetës artistike të qytetit,  jo vetëm sepse i shkon hijeshisë arkitektonike dhe frymës historike të Gjirokastrës, por sepse po kultivon një marrëdhënie të qëndrueshme me publikun.

    Top Channel

  • Makina godet turmën gjatë festivalit në Kanada, policia: Nuk është akt terrorist!

    Makina godet turmën gjatë festivalit në Kanada, policia: Nuk është akt terrorist!

    Disa njerëz janë vrarë dhe shumë të tjerë janë lënduar në Vankuver, pasi një veturë e shtypi turmën e njerëzve në një festival rrugor në qytetin perëndimor të Kanadasë, njoftoi policia të dielën.
    Policia tha se është duke e hetuar një incident me shumë viktima dhe e ka arrestuar një 30-vjeçar nga Vankuveri në vendin e ngjarjes, por nuk e zbuloi numrin e të vdekurve ose të plagosurve, duke thënë se do të japë më shumë hollësi më vonë.
    “Në këtë çast, jemi të bindur se ky incident nuk ishte akt terrorizmi”, tha policia e Vankuverit në një postim në X.
    Në një konferencë shtypi në mesnatë, sipas kohës lokale, policia tha se i dyshuari ishte “i njohur” për ta, por nuk dha më shumë hollësi. I dyshuari fillimisht ishte ndaluar nga njerëzit në vendin e ngjarjes.
    “Ka disa të vdekur dhe gjithashtu disa të plagosur. Do të ishte e padrejtë të spekuloja mbi numrin e saktë pasi viktimat u dërguan në disa spitale të rajonit”, tha shefi i përkohshëm i policisë së Vankuverit, Steve Rai.
    Incidenti ndodhi pak pas orës 20:00, me kohën lokale, pranë një rruge ku po zhvillohej Festa e Ditës së Lapu Lapu, në nderim të një heroi kombëtar filipinas.
    Kryeministri kanadez, Mark Carney, tha në X: “Jam i shkatërruar nga lajmi për ngjarjet tragjike në festivalin Lapu Lapu në Vankuver këtë mbrëmje”.
    Jagmeet Singh, udhëheqës i Partisë Demokratike të Re të Kanadasë, ishte në mesin e pjesëmarrësve në këtë festival, por u largua disa minuta para se automjeti të mbërrinte, raportoi CTV News.
    “Është e tmerrshme, nuk di çfarë të them”, citohet Singh nga CTV. “Isha aty dhe më shfaqen në mendje fytyrat e fëmijëve që pashë duke buzëqeshur dhe kërcyer”.
    Një dëshmitar, i cili nuk dëshiroi të identifikohej, tha se kishte parë rreth 15 persona të shtrirë në tokë pasi një veturë e zezë shtypi turmën me shpejtësi. Dëshmitari tha se drejtuesi i mjetit kishte tentuar të arratisej, por ishte ndjekur nga pjesëmarrësit e festivalit dhe ishte mbajtur pranë një gardhi për rreth 10 minuta deri sa mbërriti policia.
    Gazeta Vancouver Sun raportoi se mijëra njerëz ndodheshin në atë zonë./rel

  • QKK hap konkurrimin për projektet filmike për pjesëmarrje në tregun e filmit gjatë festivalit të Kanës

    QKK hap konkurrimin për projektet filmike për pjesëmarrje në tregun e filmit gjatë festivalit të Kanës

    Nga Julia Vrapi
    Projektet filmike shqiptare në tregun e filmit gjatë festivalit të Kanës. Qendra Kombëtare e Kinematografisë shpall njoftimin për pjesëmarrjen në tregun filmit gjatë festivalit të Kanës për projekte shpallur fituese gjatë vitit 2024, si dhe ato në proces financimi për këto kategori: a) Film artistik me metrazh të gjatë; b) Film artistik me metrazh të gjatë-vepër e parë dhe e dytë. Paraqitja e dokumentacionit për aplikim prej producentëve sipas QKK, duhet të dërgohet njëkohësisht në dy adresat elektronike, që ka publikuar në faqen e saj. Sipas QKK producentët duhet të jenë të regjistruar pranë saj për vitin 2025 përpara se të aplikojnë. “Afati i aplikimeve fillon më datë 9 prill 2025 dhe përfundon më datë 15 prill 2025 , ora 16:00”, thuhet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
    Ndër të tjera QKK bën me dije edhe kriteret për aplikim: Të detyrueshme: 1. Letër interesimi, motivimi nga producenti, përshkrimi i qëllimit të pjesëmarrjes në festivalin e Kanës, rijetëzim profesional, krijim bashkëpunimesh, kërkim partnerësh ndërkombëtarë për koproduksion, agjentë shitjesh, festivale, objektivat konkrete që producenti synon të arrijë gjatë qëndrimit në Marche du Film, etj; 2. Lista e aktiviteteve, ku synohet të merret pjesë në Kanë; 3. Forma e përfaqësimit në Kanë; 4. Kalendar pune; 5. Preventiv financiar i detajuar në zëra, etj. Njoftimi nga QKK për këtë konkurrim për pjesëmarrje projektesh në tregun e filmit gjatë festivalit të Kanës vjen në vijim dhe të thirrjeve të projekteve të tjera që ka hapur më parë drejtuar kineastëve dhe producentëve, si ajo për filma me metrazh të gjatë vepër e parë dhe e dytë; zhvillim projektesh për filma me metrazh të gjatë, etj.
    Kosova e Shqipëria me pavion të përbashkët vjet në tregun e filmit në Kanë
    Marché du Film është homologu i biznesit i Festivalit të Filmit të Kanës dhe një nga tregjet më të mëdha të filmit në botë. I themeluar në vitin 1959, mbahet çdo vit në bashkëpunim me Festivalin e Kanës. Një vit më parë Qendra Kombëtare e Kinematografisë me Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK) u prezantuan me një pavion të përbashkët në tregun e filmit “Marche Du Film” në festivalin e filmit në Kanë të Francës. Festivali i 78-të vjetor i filmit në Kanë do të zhvillohet  këtë vit nga 13 deri më 24 maj 2025.  Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) është krijuar në vitin 1997. QKK është institucioni më i rëndësishëm kombëtar që inkurajon, financon dhe promovon prodhimin kinematografik në Shqipëri.
    Përmes administrimit të fondit publik, QKK mundëson zhvillimin e industrisë së filmit në vendin tonë. Ndër të tjera, Qendra Kombëtare e Kinematografisë është përfaqësuese e Shqipërisë pranë strukturave ndërkombëtare kinematografike Eurimages, SEE Cinema Network dhe European Film Promotion dhe organizon pavione të filmit shqiptar në festivalet ndërkombëtare të filmit në Kanë dhe Berlin