Tag: festivalit

  • Korça çel verën me një shpërthim ngjyrash dhe emocionesh, karnavalet rikthejnë magjinë e festës së stinës festive

    Korça çel verën me një shpërthim ngjyrash dhe emocionesh, karnavalet rikthejnë magjinë e festës së stinës festive

    Albert Vataj
    Korça u vesh me ngjyra, muzikë dhe maska mbrëmjen e djeshme, duke çelur zyrtarisht sezonin veror me edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavalit, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe turistike të qytetit. Kryebashkiaku Sotiraq Filo, përmes një fotoalbumi të publikuar në rrjetet sociale, e përshkroi atmosferën si një “energji e jashtëzakonshme”, duke theksuar rolin e festivalit në promovimin e Korçës si një destinacion kulturor dhe turistik të klasit të parë.

    “Ngjyra, muzikë, maska dhe një energji e jashtëzakonshme! Mbrëmë Korça çeli sezonin veror me edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavalit, një festë e vërtetë në rrugët e qytetit”, – shkruan Filo.

    Trupa artistike nga Bullgaria, Polonia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria sollën performanca mahnitëse, duke kthyer bulevardin kryesor të qytetit në një skenë të hapur, ku çdo hap ishte ritëm dhe çdo fytyrë – një vepër arti. Me kostume të larmishme, koreografi të kuruara dhe ngjyra të ndezura, parada e karnavaleve u bë një spektakël që mbërtheu vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve të shumtë.
    Atmosfera festive ishte ndërthurje e artit, trashëgimisë kulturore dhe shpirtit të gjallë të komunitetit. Qindra pjesëmarrës, të të gjitha moshave, u bënë pjesë e kësaj feste të jashtëzakonshme, që si çdo vit tejkaloi kufijtë lokalë dhe u shndërrua në një ngjarje ndërkombëtare.

    “Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë. Do të vazhdojmë të punojmë për një qytet gjithnjë e më të gjallë dhe mikpritës,” – përfundoi Filo, duke lënë të hapur premtimin për edicione të tjera po aq mbresëlënëse.

    Korça, qyteti i serenatave dhe kulturës, edhe një herë dëshmoi se di të festojë me stil dhe pasion, duke e kthyer verën në një ftesë për të gjithë ata që kërkojnë përjetime autentike dhe gëzim të pastër. Karnavalet nuk janë thjesht një traditë – janë një manifestim i shpirtit të këtij qyteti që nuk ndalet së rrezatuari jetë, ngrohtësi dhe mikpritje.

  • “Mirëmëngjes” me ‘Bread&Heart’, Edi Rama sjell urimin e së dielës përmes festivalit që mblodhi ajkën e arkitektëve botërorë në Tiranë

    “Mirëmëngjes” me ‘Bread&Heart’, Edi Rama sjell urimin e së dielës përmes festivalit që mblodhi ajkën e arkitektëve botërorë në Tiranë

    Kryeministri Edi Rama ka uruar sot qytetarët për një të dielë të qetë me një mesazh të veçantë, të shoqëruar me një videokartolinë nga edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar Bread&Heart, i zhvilluar në Tiranë.

    Në përshëndetjen e tij të përditshme “Mirëmëngjes”, Rama ka ndarë pamje dhe momente nga ky festival novator që mblodhi disa nga emrat më të njohur të arkitekturës botërore. Aktiviteti u zhvillua në dy faza: një ditë e hapur me diskutime publike dhe një ditë e mbyllur me tryeza teknike, ku u trajtuan tema kyçe për të ardhmen e Shqipërisë.
    Diskutimet u fokusuan në sfidat e planifikimit urban, ndërtimit, mbrojtjes së natyrës, edukimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Në një format unik bashkëpunimi, arkitektët e ftuar sollën edhe profesionistë nga fusha të ndryshme – që nga Inteligjenca Artificiale, arkitektura e pejzazhit, transporti, dizajni i brendshëm e më gjerë – për të ndarë eksperiencat dhe vizionet e tyre mbi qytetet e së ardhmes.
    Ky festival konfirmon përkushtimin në rritje të Shqipërisë për të qenë pjesë aktive e dialogut global mbi zhvillimin urban dhe inovacionin arkitektonik.

  • SYRI TV/ ‘Vdekja le të presë’ hap festivalin DEA, në garë, 34 filma nga 20 vende të botës

    SYRI TV/ ‘Vdekja le të presë’ hap festivalin DEA, në garë, 34 filma nga 20 vende të botës

    Me filmin “Vdekja le të presë”, një homazh për Margarita Xhepën dhe moshën e tretë, nisi në Tiranë edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR. Me pjesëmarrjen e 34 filmave nga 20 vende, festivali synon të rikthejë publikun, veçanërisht të rinjtë, drejt kinemasë cilësore dhe të angazhuar.

    Me filmin “Vdekja le të presë”, një homazh për ikonën e ekranit Margarita Xhepa, nisi edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR, i cili këtë vit rikthehet në Tiranë nga data 9 deri më 13 qershor. Një hapje e fuqishme, jo vetëm si nderim për një figurë të dashur të kinemasë shqiptare, por edhe si një thirrje publike për të parë moshën e tretë si kontribuuese aktive në shoqëri.

    Në një vend ku bota shqiptare nuk ka kinema si institucion, siç tha drejtori i festivalit Edmond Topi, DEA mbetet një mision për ta rikthyer spektatorin te kinemaja cilësore, veçanërisht të rinjtë. Sipas tij, mungesa e rrjeteve të kinemave dhe qasja e polarizuar ndaj artit filmik mes komerciales dhe alternativës e bëjnë të domosdoshëm një festival që shërben si urë mes autorëve dhe publikut.

    Mirela Oktrova, drejtoreshë artistike e festivalit, theksoi rëndësinë e ndërlidhjes me kinemanë që e trajton me ndershmëri sfidën e njeriut me shoqërinë, jetën, komunikimin. Sipas saj, filmat e këtij viti synojnë t’i japin zë një narrative që e përfshin publikun në reflektim dhe dialog.

    Në konkurrimin kryesor të filmave me metrazh të gjatë, Genci Përmeti veçoi një nga pjesëmarrësit më të spikatur: një film turk që ka marrë pjesë në Festivalin e Kanës dhe vlerësohet për krijimtarinë e tij të thellë.

    Ajola Daja, në krye të seksionit të filmave të shkurtër dhe studentorë, theksoi rëndësinë e këtyre kategorive si trampolinë për kineastët e rinj.

    Këtë vit, festivali zhvillohet në dy kinema të hapura: DEA OPEN AIR 1, në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve, ku organizohen ceremonitë zyrtare dhe mbrëmjet gala; dhe DEA OPEN AIR 2, në Kinema Agimi, ku shfaqen programet e tjera konkurruese. Në garë janë përzgjedhur 34 filma nga 20 vende të botës. 7 filma janë në seksionin e metrazhit të gjatë, 14 në seksionin e filmave të shkurtër dhe 13 në atë studentor. Shqipëria përfaqësohet me katër filma studentorë, ndërsa pjesëmarrja ka një shtrirje gjeografike ndërkontinentale që përfshin nga Amerika Latine e deri në Azinë Juglindore. Paralelisht me festivalin, Akademia DEA do të zhvillojë më 10–12 qershor Takimin Rajonal të Shkollave të Filmit, ku do të mblidhen institucione akademike të rajonit për të forcuar bashkëpunimin në arsimin e kinemasë. Festivali DEA OPEN AIR mbetet kështu një nga nismat më të qëndrueshme për të promovuar kinemanë cilësore dhe për të ndërtuar një urë mes krijuesve, publikut dhe brezit të ri të kineastëve në Shqipëri dhe më gjerë.

     

  • Event historik! 150 grupe arkitektësh ndërkombëtarë në Tiranë për festivalin “Bread and Heart”, mundësi bashkëpunimi mes arkitektëve botërorë dhe shqiptarë

    Event historik! 150 grupe arkitektësh ndërkombëtarë në Tiranë për festivalin “Bread and Heart”, mundësi bashkëpunimi mes arkitektëve botërorë dhe shqiptarë

    Më datat 5 deri më 8 qershor në Tiranë zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread & Heart Festival”. Sot festivali startoi në orën 8:00, deri në orën 23:55.

    Edicioni i parë i festivalit nën moton “Bukë dhe zemër/ Sillni pak kripë ju lutem”, mikson mikëpritjen shqiptare me një ftesë për dialog të hapur dhe një mundësi ndërlidhje mes arkitektëve botërorë dhe atyre shqiptarë.
    Një festival mikpritjeje, arkitekture dhe dialogu mbi të ardhmen, ku vizionarët globalë dhe perspektivat lokale takohen, shkëmbejnë ide dhe frymëzojnë. Ky festival, i zhvilluar nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama është një event historik për Shqipërinë.
    Event i cili do të sjellë në Shqipëri studiot më prestigjioze të arkitekturës dhe arkitektët më të njohur nga e gjithë bota, do të zhvillohet në “Book Building” në qendër të Tiranës, në sheshin “Skënderbej”.
    Dita e hapur e festivalit do të jetë e ndarë në katër sesione, ku do të çelen ekspozita, do të zhvillohen konferenca. Vlen të theksohet se në këtë këtë festival do të ketë dhe performanca artistike.
    Do të jenë mbi 150 grupe arkitektësh pjesëmarrës në këtë ngjarje historike në fushën e arkitekturës, të ardhur nga vende të ndryshme të botës. Grupet e arkitektëve që do të jenë pjesë e festivalit, janë të angazhuar në projekte që po zhvillohen në të gjithë Shqipërinë.
    Organizatorët e festivalit ftojnë arkitektët botërorë pjesëmarrës të sjellin dhe një mik të ri në këtë event, ose siç thuhet në Shqipëri “sillni pak kripë” për “Bukë e zemër”.
    Edicioni i parë i Festivalit Bukë & Zemër vendos themelet për atë që mund të bëhet një ngjarje bienale, një festë që nderon mikpritjen shqiptare (ALBAN-ITY) dhe zhvillimin e qëndrueshëm, çarjet, rrugëtimet, dhe guximin pas arkitekturës. Festivali nxit reflektim kritik mbi të kaluarën dhe të tashmen për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetet dhe mjedisin tonë.

    Top Channel

  • Event historik! Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread and Heart” vjen në Tiranë, mundësi bashkëpunimi mes arkitektëve botërorë dhe shqiptarë

    Event historik! Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread and Heart” vjen në Tiranë, mundësi bashkëpunimi mes arkitektëve botërorë dhe shqiptarë

    Më datat 5 deri më 8 qershor në Tiranë do të zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread & Heart Festival”.

    Më 6 qershor, duke nisur nga ora 8:00 deri në orën 23:55, do të jetë dita e hapur e festivalit.
    Edicioni i parë i festivalit nën moton “Bukë dhe zemër/ Sillni pak kripë ju lutem”, mikson mikëpritjen shqiptare me një ftesë për dialog të hapur dhe një mundësi ndërlidhje mes arkitektëve botërorë dhe atyre shqiptarë.
    Një festival mikpritjeje, arkitekture dhe dialogu mbi të ardhmen, ku vizionarët globalë dhe perspektivat lokale takohen, shkëmbejnë ide dhe frymëzojnë.
    Ky festival, i zhvilluar nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama është një event historik për Shqipërinë.
    Event i cili do të sjellë në Shqipëri studiot më prestigjioze të arkitekturës dhe arkitektët më të njohur nga e gjithë bota, do të zhvillohet në “Book Building” në qendër të Tiranës, në sheshin “Skënderbej”.
    Dita e hapur e festivalit do të jetë e ndarë në katër sesione, ku do të çelen ekspozita, do të zhvillohen konferenca. Vlen të theksohet se në këtë këtë festival do të ketë dhe performanca artistike.
    Do të jenë mbi 150 grupe arkitektësh pjesëmarrës në këtë ngjarje historike në fushën e arkitekturës, të ardhur nga vende të ndryshme të botës. Grupet e arkitektëve që do të jenë pjesë e festivalit, janë të angazhuar në projekte që po zhvillohen në të gjithë Shqipërinë.
    Organizatorët e festivalit ftojnë arkitektët botërorë pjesëmarrës të sjellin dhe një mik të ri në këtë event, ose siç thuhet në Shqipëri “sillni pak kripë” për “Bukë e zemër”

    Top Channel

  • Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

    Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

    Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës, Policia e Tiranë ka njoftuar për akset rrugore që bllokohen në kryeqytet, nga sonte deri nesër në mbrëmje për zhvillimin e këtij aktiviteti.
    “Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, në Tiranë, më datë 05.06.2025, nga ora 22:00 deri në orën 23:30 të datës 06.06.2025, ju informojmë se do të bllokohen akset:
    -nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme me bashkinë e Tiranës;
    -”Myslym Shyri”; “Ibrahim Rugova”; bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rruga “Abdi Toptani” deri te rruga “George W. Bush”.Gjithashtu, do të bllokohen vendqëndrimet e autobusëve, në rrugën “28 Nëntori”, pas godinës së TOB”, thuhet në njoftim.
    Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për zbatimin e këtyre masave, të cilat kanë si qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbarëvajtjen e Festivalit.

  • VIDEO/ Rama: Shëngjini është gati për UNUM, 5 ditë dhe netë fantastike të festivalit muzikor

    VIDEO/ Rama: Shëngjini është gati për UNUM, 5 ditë dhe netë fantastike të festivalit muzikor

    Nga data 5 deri më 10 qershor, në Shëngjin, Lezhë, do të zhvillohet festivali muzikor UNUM, një prej ngjarjeve më të pritura verore në bregdetin shqiptar. Kryeministri Edi Rama publikon pamje nga përgatitjet intensive për këtë aktivitet, duke e cilësuar festivalin si një “pikëtakim të përvitshëm për mijëra turistë dhe artdashës nga e gjithë Europa”.
    “5 ditë e netë fantastike të festivalit muzikor që është pikëtakimi i përvitshëm për mijëra turistë e artdashës nga gjithë Europa me skenografi rërën, pishat dhe detin, por edhe një pasaportë prezantuese e aktiviteteve verore në bregdetin shqiptar”, u shpreh Rama.

    Festivali UNUM për të gjashtin vit radhazi pritet të sjellë një atmosferë unike dhe të nxisë turizmin në zonën e Shëngjinit gjatë sezonit veror. Mbi 90 artistë është parashikuar të performojnë gjatë këtyre 5 ditëve.

  • Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea Open Air”, në garë për çmimet 34 filma nga 20 vende të botës

    Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea Open Air”, në garë për çmimet 34 filma nga 20 vende të botës

    Nga Julia Vrapi
    Filma shqiptarë dhe të huaj, tryeza diskutimi mbi zhvillimin e kinemasë apo dhe për bashkëpunimet kinematografike në festivalin “Dea Open Air”. Në datat 9 deri më 13 qershor 2025, Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea Open Air” do të zhvillojë edicionin e tij të dymbëdhjetë në kryeqytet, një ngjarje artistike e mirëpritur për komunitetin artistik dhe publikun. Pas pesë vitesh të suksesshme në Sarandë, DEA vjen këtë vit për herë të shtatë edhe në Tiranë, për ta ndarë ofertën filmike dhe ekspertizën profesionale evropiane edhe me publikun, studentët dhe kineastët kryeqytetas! Sipas organizatorëve, DEA mbetet edhe këtë vit open air. Në garë për çmimet “Dea” sipas organizatorëve, komisionet e përzgjedhjes paraprake kanë vendosur të përfshijnë në program gjithsej 34 filma nga 20 vende të botës.
    “Prej të cilëve 7 në Seksionin e Filmit me Metrazh të Gjatë ose konkurrimin kryesor, 14 në Seksionin e Filmit të Shkurtër dhe 13 në Seksionin e Filmit Studentor”, thuhet në njoftimin mbi festivalin. Filmat e paraqitur dhe autorët që marrin pjesë në konkurrim i janë nënshtruar fillimisht seleksionimit paraprak të komisioneve ndërkombëtare, të mbyllur në fund të muajit mars. Sipas njoftimit, filmat konkurrues në Seksionin e Filmit me Metrazh të Gjatë vijnë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Turqia, Italia, Polonia dhe Brazili ndërsa Filmat e Shkurtër nga Kosova, Bullgaria, Franca, Italia, Irani, Kanadaja, Turqia, Rusia, Uzbekistani, Spanja, Peruja dhe Britania e Madhe. Filmat studentorë të përzgjedhur për këtë edicion vijnë nga 8 vende të ndryshme: Shqipëria, Irani, Polonia, Koreja e Jugut, Spanja, Italia, Kili, Rusi. Shqipëria përfaqësohet me 4 filma studentorë, Spanja dhe Irani me nga 2 filma, ndërsa vendet e tjera me nga 1 film secili.
    Aktivitetet në festival
    Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea Open Air” tashmë është bërë një ngjarje e rëndësishme në jetën artistike dhe kulturore të Tiranës, por pjesë e rëndësishme e aktivitetit do të jenë edhe tryezat e rrumbullakëta që do të trajtojnë temat aktuale të zhvillimit të kinemasë në rajon, sfidat e formimit profesional të kineastëve të rinj, mundësitë e bashkëpunimeve të përbashkëta ndërinstitucionale si edhe një master klasë e regjisorit të njohur turk, Semih Kaplanoglu. Të gjithë pjesëmarrësit në festival kanë aplikuar në platformat Film Freeway dhe Festhome ose në rrugë të drejtpërdrejtë në adresën e Festivalit. Aplikuesit vijnë jo vetëm nga vendet evropiane, por edhe më gjerë, duke i dhënë aplikimit – si në edicionet paraardhëse – gjeografi ndërkontinentale. Në kuadër të edicionit të dymbëdhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”, Akademia DEA organizon më datat 10-12 qershor 2025 Takimin Rajonal të Shkollave të Filmit, një nismë që synon nxitjen e bashkëpunimit mes institucioneve akademike të fushës së kinemasë në rajonin e Ballkanit. Pjesë e Akademisë sivjet do të jenë: Departamenti i Filmit dhe Televizionit – Universiteti i Arteve, Tiranë/Shqipëri; Departamenti i Regjisë së Filmit dhe Televizionit – Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Arteve Prishtinë/Kosovë dhe Departamenti i Filmit dhe Videove – Akademia e Arteve, pranë Universitetit të Splitit, Kroaci.
    Gjatë tre ditëve të aktivitetit, do të ofrohet një program i posaçëm ditor (-3 orë) me filma të studentëve të shkollave pjesëmarrëse, i cili do të shoqërohet me prezantime të ofertave akademike dhe kulturore të secilës shkollë. Programi i mbrëmjes së konkurrimit kryesor të festivalit, Filmit me Metrazh të Gjatë ofrohet në Kinema “Dea Open Air 1” në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve. Po në këtë kinema organizohet edhe ceremonia zyrtare e hapjes si edhe mbrëmja gala e ndarjes së çmimeve të Edicionit XII të “Dea Open Air International Filmfestival Tiranë – 2025”. Programi i pasdites i konkurrimit kryesor të festivalit, Seksioni i Filmit me Metrazh të Gjatë si edhe programet e Filmit Dokumentar, Filmit të Shkurtër dhe Filmit Dokumentar do të ofrohen në Kinema Dea Open Air 2 salla e kinema Agimit-t. Edicioni i dymbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air” zhvillohet me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Universitetit të Arteve.

  • SYRI TV/ Finalja e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës, ‘Fruta Perime’ do jetë në Junior Eurovision

    SYRI TV/ Finalja e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës, ‘Fruta Perime’ do jetë në Junior Eurovision

    Kënga “Fruta Perime”, interpretuar nga Kroni Pula dhe kompozuar nga Adrian Hila, u shpall fituese e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision 2025.

    Çmimi special “Kujtim Alija” iu dorëzua skenografit Adnan Kastrati për krijimin e një atmosfere magjike në skenë.

    Kënga “Fruta Perime”, e interpretuar nga Kroni Pula dhe me muzikë, tekst dhe orkestrim nga Adrian Hila, është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë. Kjo këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision 2025.

    Dy emra të njohur të muzikës shqiptare, Robert Radoja dhe Inva Mula, në rolin e anëtarëve të jurisë, vlerësuan nivelin artistik dhe përkushtimin e lartë të të gjithë pjesëmarrësve.

    Pas përfundimit të natës finale, organizatorët ndanë emocionet dhe reflektimet mbi përvojën e këtij edicioni dhe punën e fëmijëve që e bënë të mundur këtë festival.

  • Fituesit e festivalit për fëmijë, Kroni Pula triumfon në edicionin e 63 me këngën “Fruta perime”

    Fituesit e festivalit për fëmijë, Kroni Pula triumfon në edicionin e 63 me këngën “Fruta perime”

    Kroni Pula me këngën “Fruta perime” është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.

    Artistja e re rrëmbeu çmimin e madh për kategorinë “Junior” dhe pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest 2025, që do të mbahet në dhjetor në Gjeorgji.
    Festivali i Fëmijëve, një ngjarje e rëndësishme kulturore e zhvilluar sivjet në Shkodër, konsiderohet pjesë e trashëgimisë shpirtërore të qytetit.

    Në dy netët e para garuan 29 pjesëmarrës të kategorive “Të vegjlit” dhe “Junior”. Mes të vegjëlve, Çmimi i Parë shkoi për Maria Kalajën dhe këngën “Ja çfarë bëri bubi im”. Çmimi i dytë për Drini Drishtin me këngën “Dua” dhe çmimi i tretë për Aiden Ballën me “Do lejleku akullore”.
    Nga më të rriturit, fituesja e çmimit të dytë ishte Ea Zoga me këngën “Mirësi”, ndërsa çmimi i tretë shkoi për Prishila Pukën, “Si një fishekzjarr”.
    Çmimet e mëdha u ndanë nga sopranoja Inva Mula, këngëtarja shkodrane Myfarete Laze ndau tri çmime për zërat e rritur më stil të këtij edicioni, duke shpërblyer tri vajza: Tara Fejzullahun, Eslin Kurtin dhe Nivis Sulishtin.