Tag: festivali

  • Festivali i yjeve në Librazhd, ‘fiket’ natën e dytë, vizitorët pa asnjë shpjegim! Sa u kushtoi taksapaguesve

    Festivali i yjeve në Librazhd, ‘fiket’ natën e dytë, vizitorët pa asnjë shpjegim! Sa u kushtoi taksapaguesve

    Nata e dytë e Festivalit të Yjeve në Librazhd nuk do të zhvillohet. Sipas bashkisë, kushtet atmosferike “fikën” yjet.

    Mijëra vizitorë, që kishin ardhur nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë, mbetën vetëm me njoftimin e anulimit, pa asnjë informacion për një vazhdim të mundshëm të festivalit.

    Kryetari i bashkisë Mariglen Disha u mjaftua vetëm me njoftimin për anulimin e festivalit.

    Një tjetër pyetje që mbetet dhe që kryetari i bashkisë nuk i përgjigjet është: Sa u ka kushtuar ky festival taksapaguesve të Librazhdit?

    Vëzhgimi i yjeve me teleskop nga Parku Kombëtar i Shebenikut nisi disa vite më parë si një iniciativë e një grupi të rinjsh të cilët shfrytëzuan pozicionin gjeografik dhe pamjen fantastike që ofronte qielli në Fushë Studë.

    Ideja u shndërrua nga bashkia e Librazhdit në një festival yjesh për të dytin vit. Këtë vit festivali do të organizohej gjatë dy ditëve

  • Kumbaro: Festivali ndërkombëtar në Kukës, ftesë për të zbuluar magjinë e Gjallicës

    Kumbaro: Festivali ndërkombëtar në Kukës, ftesë për të zbuluar magjinë e Gjallicës

    Edicioni i katërt i festivalit “The Gjallica International” do të zhvillohet këtë fundjavë në qytetin e Kukësit, duke sjellë para publikut kuksian shumë artistë profesionistë, por edhe të rinj të talentuar.

    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro i bëri sot jehonë këtij festivali i cili do të sjellë këtë fundjavë në zemër të Kukësit muzikë, artizanat, kujtesë historike dhe talentet e rinisë.

    Kumbaro theksoi se “ky festival është më shumë se një ngjarje, është një dëshmi e identitetit tonë kombëtar dhe një ftesë për çdo shqiptar e mik të huaj që ta zbulojë dhe ta jetojë magjinë e Gjallicës”.

    Synimi i festivalit “The Gjallica International” është ripërpunimi i pjesëve dhe i këngëve burimore kuksiane, duke promovuar resurset që ka Kukësi.

    Aktiviteti i bën jehonë historisë, kulturës, muzikës dhe traditës kuksiane./atsh/KultPlus.com

  • Festivali i yjeve, në parkun e Shebenikut organizohet vëzhgimi i yjeve me teleskop

    Festivali i yjeve, në parkun e Shebenikut organizohet vëzhgimi i yjeve me teleskop

    Vëzhgimi i yjeve me teleskop nga Parku Kombëtar i Shebenikut nisi disa vite më parë si një iniciativë e një grupi të rinjsh të cilët shfrytëzuan pozicionin gjeografik dhe pamjen fantastike që ofronte qielli në Fushë Studë.

    Tashmë këtë ide të bukur Bashkia e Librazhdit e shndërroi në një festival yjesh i cili për të dytin vit me radhë mbledh mijëra njerëz.
    Të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë e të huaj, vizitorët kanë shijuar ajrin e pastër, peizazhet fantastike të Shebenikut, gatimet tradicionale dhe muzikën e zgjedhur.
    “Unë jam nga Gjermania, nga Berlini dhe ne erdhëm këtu me një grup kolegësh. Është hera imë e parë në Shqipëri dhe mendoj që është një vend shumë i bukur i mbushur me histori. Patëm një drekë shumë të këndshme dhe gatimet tradicionale ishin shumë të shijshme. Nga ana tjetër ky park të mahnit me pamjen e tij. Në këtë periudhë të vitit mbizotëron ngjyra jeshile dhe është kaq bukur”, tha një turiste gjermane.
    Pas asfaltimit të rrugës Librazhd-Bulqizë, vizitorët në Parkun Kombëtar të Shebeniku janë dyfishuar duke i dhënë një hov ekonomisë së zonës. Në këto kushte tashmë mbetet detyrë e banorëve të shtojnë njësitë pritëse.
    Festivali i Yjeve këtë vit u organizua në dy ditë, por nëse nuk keni gjetur mundësinë për tu akomoduar në disa dhjetëra njësi kampingu të vendosura, vitin tjetër do të duhet të prenotoni shumë më herët sepse pjesëmarrja në këtë aktivitet të veçantë është e jashtëzakonshme.

    Top Channel

  • Festivali Teatror “KU FEST” nis më 1 shtator në Kumanovë

    Festivali Teatror “KU FEST” nis më 1 shtator në Kumanovë

    Më 1 shtator, Shtëpia e Kulturës në Kumanovë do të hapë perdet për Festivali Teatror “KU FEST”, një nga ngjarjet më të rëndësishme teatrale në vend. Ky festival sjell një program të pasur me shfaqje nga zhanre të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë drama, komedi, eksperimente teatrale dhe performanca që sfidojnë kufijtë e imagjinatës.

    Organizatorët theksojnë se teatri është pasqyrë e shoqërisë, një vend ku emocionet, mesazhet dhe realiteti i përditshëm reflektohen përmes lojës së aktorëve. Në skenë, aktorët jo vetëm luajnë, por prekin zemrat e publikut, duke krijuar një përvojë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit, transmeton KultPlus.

    KU FEST synon të jetë më shumë se një festival; është një hapësirë ku publiku dhe artistët bashkohen për të ndjerë, reflektuar dhe qeshur së bashku. Ky është momenti ideal për të përjetuar kulturën dhe artin skenik në një ambient të gjallë dhe ndërkombëtar./KultPlus.com

  • Festivali folklorik “MIOFF”, 16 trupa artistike nga vende të ndryshme gjallërojnë Durrësin

    Festivali folklorik “MIOFF”, 16 trupa artistike nga vende të ndryshme gjallërojnë Durrësin

    Qyteti i Durrësit u kthye për një natë në një skenë të gjallë të kulturës ballkanike dhe më gjerë, me zhvillimin e festivalit folklorik “MIOFF”, një ngjarje që solli bashkë grupe artistike nga shtatë vende të ndryshme.

    Në këtë edicion morën pjesë 16 trupa artistike nga Rumania, Bullgaria, Greqia, Ukraina, Polonia, Estonia dhe natyrisht Shqipëria, të cilat sollën para publikut një pasuri ritmesh, ngjyrash dhe motivesh tradicionale.
    Një nga pjesëmarrësit e veçantë ishte grupi “Kopani” nga Janina e Greqisë, që merrte pjesë për herë të parë në një festival në Shqipëri.

    “Vijmë për herë të parë në Shqipëri dhe festivalin e këtij viti që mbahet në Durrës. Ne do të kërcejmë valle me motive epirote, kryesisht të zonës së Sulit. Është një festival shumë i bukur, kemi marrë pjesë disa herë në fakt, i njohim edhe grupet e tjera që janë pjesë e këtij festivali. Qyteti i Durrësit është shumë i bukur, shumë njerëz dhe turistë dhe festivali i ka dhënë një bukuri këto ditë”, tha Janis Athanasiu, koreograf i grupit “Kopani”, Janinë.
    Organizatori i festivalit, Zoran Leveski, theksoi rëndësinë që ka “MIOFF” në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në rajon.
    “Sot kemi 16 grupe në total që do të performojnë me këngë dhe valle të zonave nga vijnë. Janë kryesisht vende nga Ballkani por edhe më gjerë. Kemi qenë në fillim të qershorit për këtë festival në Durrës dhe po e mbyllim pak më herët, në fund të gushtit. Ky është një festival shumë i bukur pasi grupet pjesëmarrëse prezantojnë traditat e tyre më të mira dhe shpresoj që ky festival të vazhdojë kështu edhe të paktën për 10 vitet e ardhshme”, tha organizatori i festivalit, Zoran Leveski.
    Me kostumet e tyre tradicionale, artistët u paraqitën me një performancë emocionuese, duke dëshmuar se folklori vazhdon të jetë një nga urat më të forta që lidh kulturat dhe popujt e Ballkanit.

  • Një javë plot humor në “Koko Fest”, festivali hapet me komedinë “Një martesë, një divorc, një funeral”

    Nga Julia Vrapi
    Një javë plot humor në festivalin e komedisë “Koko Fest” në Korçë. Vepra të autorëve shqiptarë dhe atyre të huaj janë këtë vit pjesë e festivalit ndërkombëtar të komedisë në Korçë, ku për publikun do të shfaqen komedi që janë produksione të teatrit në Shqipëri, Kosovë dhe Itali. Festivali do të nisë më datë 31 gusht dhe do të vijojë deri më 6 shtator në teatrin “Andon Zako Çajupi” në qytetin e Korçës. Festivali është garues dhe këtë vit shënon edicionin e tij të 12 -të, si dhe është në vijim dhe të tjerë aktiviteteve artistike dhe kulturore, që janë zhvilluar përgjatë verës në këtë qytet. Këtë edicion në skenë vijnë komedi, që do të interpretohen nga aktorë të njohur, por dhe të rinj në role. Bashkia Korçë dhe Qendra e Artit dhe Kulturës në këtë qytet prej disa ditësh kanë bërë me dije zhvillimin  e festivalit, ku do të ketë dhe një program të larmishëm artistik. Festivali sipas materialit të publikuar do të hapet me komedinë “Një martesë, një divorc, një funeral” me regji nga Rovena Lule- teatri “A. Z. Çajupi” në Korçë. Mbrëmja e datës 1 shtator do të sjellë në skenë komedinë “Çfarë pa kryeshërbëtorja” me regji nga Kiço Londo, prodhim i teatrit “Skampa” të qytetit të Elbasanit, më 2 shtator do të jetë në skenën e festivalit “Vendi më i humbur në Shqipëri” regjia Andia Xhunga, produksion i teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Artistët nga Prishtina do të vijnë në këtë festival me komedinë “Art” me regji nga Bashkim Ramadani, produksion i Teatrit Kombëtar të Kosovës. Pjesë e festivalit janë dhe artistët që do të vijnë nga Italia. Komedia “Dërgesat e Don Kishotit” me regji nga Alessandro Piazzolla vjen në skenën e festivalit në Korçë nga trupa e teatrit Barleta nga Italia. Më 5 shtator në skenë do të jetë komedia “Zullulandia” me regji nga Endri Çela produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Mbrëmja e 6 shtatorit do të sjellë në “Koko Fest” shfaqjen “Komedia e zezë” me regji nga Ilir Bokshi, produksion i teatrit “Bekim Fehmiu” në Prizren.
    Festivali pjesë e aktiviteteve
    Festivali ndërkombëtar i komedisë “Korça Komedi Festival” është një festival, që gjatë netëve të tij nuk mungojnë dhe artistë të ftuar, si dhe në përfundim është dhe ndarja e çmimeve nga juria që është për çdo edicion. Festivali, i cili zhvillohet prej vitesh në këtë qytet ka sjellë për publikun një sërë shfaqjesh, e mes tyre nuk kanë munguar dhe premierat teatrore. Festivali mbarëkombëtar i komedisë “Koko Fest” në Korçë një vit më parë shënoi edicionin e tij të 11-të. Trupa teatrore nga Vlora, Durrësi, Shkodra, Korça dhe Kosova e Greqia u ngjitën në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” për tetë mbrëmje radhazi një vit më parë, duke përcjellë emocione dhe humor për publikun.  Festivali u çel në 28 gusht 2024 me shfaqjen “Vassa Zheleznova” me regji nga Enke Fezollari nga teatri “Andon Zako Çajupi” i Korçës. Juria e përbërë nga personalitete të teatrit dhe kinematografisë shqiptare vlerësuan si shfaqjen më të mirë “Karnavalet e Korçës” me regji të Erion Isait, ndërsa çmimin për regjinë më të mirë e mori Fatos Berisha me shfaqjen “Club Albania”, ku në vijim u ndanë të tjera çmime edhe për aktorët.

  • Venecia 2025: Tapeti i kuq ndriçon me yje dhe elegancë në hapjen e Festivalit të Filmit

    Venecia 2025: Tapeti i kuq ndriçon me yje dhe elegancë në hapjen e Festivalit të Filmit

    Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Venecia ka nisur më 27 gusht, duke sjellë jo vetëm premierat më të pritura të vitit, por edhe paraqitjet më glamuroze të tapetit të kuq. Në Lido di Venezia, yjet e Hollivudit kanë lënë pas pushimet verore për të shkëlqyer me fustane të personalizuara nga markat më të mëdha të modës si Armani, Chanel e Prada.

    Cate Blanchett magjepsi publikun në hapje me një fustan të ri-Armani Privé, të cilin e kishte veshur për herë të parë në vitin 2022, duke dëshmuar se eleganca është e përjetshme.

    Emma Stone erdhi me një krijim të Louis Vuitton, me një fustan argjendi të mbushur me shkëlqim, ndërsa Alicia Silverstone solli freskinë e një fustani këmishë të bardhë të ridizajnuar për glamurozin e Venecias.

    Nga ana tjetër, Tilda Swinton u shfaq me një kombinim bardh e zi Chanel, që kombinonte klasiken me detaje plot fantazi.

    Festivali, që zgjat deri më 7 shtator, do të sjellë premierat e filmave si “Bugonia” me Emma Stone dhe “Jay Kelly” me George Clooney, por edhe dhjetëra momente të paharrueshme të tapetit të kuq me pjesëmarrjen e emrave si Amal Clooney, Julia Roberts e shumë të tjerë.

    Tapeti i kuq i Venecias mbetet çdo vit një kombinim i kinemasë dhe modës, ku filmi dhe eleganca ecin krah për krah./KultPlus.com

  • Festivali i Filmit në Venecie, Werner Herzog fiton Luanin e Artë për karrierën

    Festivali i Filmit në Venecie, Werner Herzog fiton Luanin e Artë për karrierën

    Dy tapete të kuqe, dy filma në natën e parë dhe Festivali i 82-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecie ka ngritur siparin.

    Filmi “La Grazia” i Paolo Sorrentinos hapi eventin me protagonistët Toni Servillo dhe Ana Farzetti. Filmi i dytë ishte “Mother” i regjisores maqedonase Teona Strugar Mitevska, me protagoniste Noomi Rapace në rolin e Nënë Terezës së Kalkutës.

    Ceremonia e hapjes së ngjarjes botërore të filmit u drejtua nga Emanuela Faeli, dhe gjatë mbrëmjes, Luani i Artë për karrierën iu dorëzua regjisorit gjerman Werner Herzog nga Francis Ford Coppola.

    “Unë jam një ushtar i kinemasë dhe për mua kjo do të thotë këmbëngulje, guxim dhe ndjenjë detyre. Kjo është, në fund të fundit, ajo që më solli këtu. Faleminderit,” tha Herzog.

    Sot, në ditën e dytë, tapetin e kuq do ta shkelë një dyshe hollivudiane: George Clooney dhe Emma Stone, por edhe yje të tjera të kinematografisë, me një program që përfshin tre filma: komedia e zezë “Bugonia”, “Jay Kelly” dhe “Orphan” i hungarezit László Nemes./rtsh

  • Festivali i Filmit në Venecia 2025: 21 filma garojnë për “Luanin e Artë”

    Festivali i Filmit në Venecia 2025: 21 filma garojnë për “Luanin e Artë”

    Ka nisur këtë të mërkurë në lagunën italiane Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Venecia, ngjarja më prestigjioze dhe më e vjetër e kinemasë në botë, i cili këtë vit shënon edicioni e 82-të. Festivali, që zgjat nga 27 gushti deri më 6 shtator 2025, e ka kthyer Venecian në epiqendrën e industrisë globale të filmit për disa ditë me radhë.

    Në këtë edicion, 21 filma janë në garë për çmimin kryesor “Luani i Artë”, ndërsa dhjetëra të tjerë do të shfaqen jashtë konkurrimit. Hapja e festivalit u bë me premierën botërore të filmit të shumëpritur “La Grazia” nga regjisori fitues i Oscar-it, Paolo Sorrentino, ku në rolin kryesor rikthehet aktori i madh italian Toni Servillo.

    Tapeti i kuq i Venecias do të presë edhe këtë vit emrat më të mëdhenj të kinemasë botërore. Mes yjeve që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë Julia Roberts, George Clooney, Cate Blanchett, Adam Driver dhe Timothée Chalamet, duke i dhënë festivalit një shkëlqim të veçantë.

    I themeluar në vitin 1932, Festivali i Filmit në Venecia është i pari i këtij lloji në botë dhe për dekada është konsideruar një trampolinë drejt suksesit ndërkombëtar, shpesh duke paralajmëruar fituesit e ardhshëm të Oscar-it.

    Përveç filmave në konkurrim, publiku do të ketë mundësi të ndjekë shfaqje speciale, dokumentarë, retrospektiva dhe aktivitete artistike, duke e kthyer këtë edicion në një festë të vërtetë të artit të shtatë.

    Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 6 shtator 2025, ku përveç “Luanit të Artë”, do të shpërndahen edhe çmime për regjinë, aktrimin dhe kontributet artistike.

    Me atmosferën e saj unike dhe traditën e gjatë në promovimin e kinemasë, Venecia edhe një herë dëshmon se mbetet zemra e artit të shtatë, duke u dhënë hapësirë si ikonave të njohura, ashtu edhe kineastëve të rinj që synojnë të lënë gjurmë në skenën ndërkombëtare./KultPlus.com

  • Festivali i Këngës i RTK-së do të mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor

    Festivali i Këngës i RTK-së do të mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor

    Festivali i Këngës i RTK-së, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë, do të mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor. Drejtori artistik i festivalit, Florent Boshnjaku, tregoi se përgatitjet këtë vit kanë nisur shumë më herët.

    Ai tregoi se interesimi i artistëve për të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë është shumë i madh, dhe se pjesëmarrësit do të jenë edhe nga Shqipëria dhe vende të tjera.

    “Festivali në momentin që organizohet është risi, sepse sjellë këngë të reja, sjellë artistë që publiku nuk i ka parë. Ne jemi duke u munduar që kemi arritur me bë një shou solid, besoj që edhe sivjet kemi me sjellë edhe në mënyrë më profesionale edhe më të bukur para publikut dhe ato ndryshime me siguri kanë me u vrejtë sidomos në organizimin e festivalit dhe me kohë jemi mirë përkundër problemeve të janë të natyrshme në vendin tonë. Kemi ekipin e njëjtë prej njerëzve shumë të talentuar të orkestrës, po ashtu, edhe njerëz të cilët punojnë në Radiotelevizionin e Kosovës, që me të vërtetë e kanë marrë me një energji të mirë, seriozitet e profesionalizëm për ta kryer në mënyrën ma të mirë që mundemi me e bë. Normalisht që është krijuar edhe përvoja që ka me e sjellë ndryshimin që, gradualisht, me mbërri aty ku e kemi synimin dhe besojmë që shumë shpejt kënga të dërgohet në Eurosong”, tha Boshnjaku.

    Konkursi për të gjithë ata që janë të interesuar të marrin pjesë është i hapur deri më datë 31 të këtij muaji./rtk/