Tag: festivali

  • Nis Festivali i Filmit të Shkurtër ‘KO:SH 2025’

    Nis Festivali i Filmit të Shkurtër ‘KO:SH 2025’

    Prej sot e deri më 13 shtator, në qytetin e Korçës do të zhvillohet Festivali i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2025.

    Tema e këtij viti është “Zhvendosja”, qoftë e shkaktuar nga lufta, mungesa e demokracisë, vështirësitë ekonomike apo korrupsioni sistemik, një çështje e cila po formëson jetët e miliona njerëzve anembanë botës.

    KO:SH Film Fest është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kinematografisë në rajon. Gjatë pesë ditëve të festivalit, do të shfaqen 81 filma nga 40 vende të botës, duke e kthyer Korçën në një qendër të vërtetë të artit dhe kulturës ndërkombëtare.Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With EarthKeep Watc

    Aktivitetet do të zhvillohen në Kinema Majestic, Galerinë e Arteve Digjitale Korçë, Bibliotekën e Korçës dhe Qendrën Rinore Korçë.

    Vendi në fokus këtë vit është Bullgaria, dhe një program i kuruar nga “In The Palace Short Film Festival”, që do të shfaqet sonte ne mbrëmje. Në program janë 6 filma të shkurtër bullgarë. Programi për fëmijë do të përfshijë shfaqje filmash, punëtori dhe masterklasa, ku fëmijët e moshave të ndryshme do të kenë mundësinë të marrin pjesë.

    Gjithashtu, gjatë ditëve të KO:SH Film Fest 2025 do të organizohen edhe seanca diskutimesh mbi tema të ndjeshme, duke e bërë këtë edicion një hapësirë gjithëpërfshirëse për të gjithë.

    Bashkia Korçë ftoi të gjithë qytetarët dhe vizitorët të bëhen pjesë e këtyre ditëve të mbushura me art, kulturë dhe diskutime frymëzuese, shkruan atsh.

  • Festivali i Këngës shpall këngët garuese të edicionit të 3-të

    Festivali i Këngës shpall këngët garuese të edicionit të 3-të

    Edicioni i tretë i Festivalit të Këngës së Radiotelevizionit të Kosovës ka bërë përzgjedhjen e 20 këngëve garuese.

    Komisioni përzgjedhës në mesin e 44 aplikuesve ka vendosur për ata që do të performojnë gjatë tri netëve të festivalit.

    RTK sjellë më poshtë 20 këngët garuese të ‘Fest 3’, me emrin e artistit dhe të këngës:

    1. Almir Kraba – “Nuk ka si ti”

    2. Arjeta Palushaj – “Andrra”

    3. Arsi Bako – “Rreze Zjarr”

    4. Art Lokaj – “Ty”

    5. Bledi Kaso – “S’do të doja dy jetë”

    6. Dea Berisha – “Afër”

    7. Egzon Pireci – “Kënga Jonë”

    8. Elmedinë Ramushi – “A po m’sheh”

    9. Florent Abrashi – “Unë dhe ti”

    10. Kiara Juba – “Nirvana”

    11. Klea Dina – “At”

    12. Laorjan Ejlli – “Një natë shkruajta për ty”

    13. Nita Latifi & Algert Sala – “Pija”

    14. Santino de Bartolo – “Naze Naze”

    15. Semi Tafaj – “Vazhdoj”

    16. Teutë Halili – “Amin”

    17. Vlera Kastrati – “Nanë”

    18. Vjosa Shehu – “Alo”

    19. Xuxi – “Identitet”

    20. Zergjina Hasanaj – “Pres”/ KultPlus.com

  • Festivali i Artistëve të Rrugës, edicioni i 7-të në Kukës

    Festivali i Artistëve të Rrugës, edicioni i 7-të në Kukës

    Fundjava që lamë pas i solli gjallëri qytetit të Kukësit, ku u zhvillua edicioni i 7-të i Festivalit të Artistëve të Rrugës.

    Animatorë dhe instrumentistë bashkuan fëmijët dhe qytetarët e Kukësit të cilët ndoqën me kuriozitet performancat e këtij festivali interaktiv, zhvilluar në sheshin përpara Muzeut Etnografik. Në shesh u vendosën stenda të cilat ftonin të angazhoheshin të mëdhenj e të vegjël, për të shprehur talentin e tyre në pikturë.

    Artistët thanë se qëllimi i festivalit është pikërisht ndërveprimi me publikun, sidomos në një qytet si Kukësi që shpesh konsiderohet si qytet-tranzit. Alma Canaj, presidente e festivalit shprehet se nuk është i lehtë si aktivitet por qëllimi  në vetvete për të angazhuar edhe publikun në këtë festival, e bën atë tërheqës.

    Iris Canaj, organizatorja e festivalit, vë theksin tek çuarja e artit në hapësira publike për të mos pritur që publiku të shkojë domosdoshmërisht në institucionet e mirëfillta kulturore publike apo private. Aktiviteti u mirëprit nga qytetarët e Kukësit, të cilët u angazhuan së bashku me performuesit pa dallim moshe./atsh/KultPlus.com

  • Shqipëri, nis Festivali Evropian i Filmit për të Rinj (TEYFF)

    Shqipëri, nis Festivali Evropian i Filmit për të Rinj (TEYFF)

    Në Tiranë ka nisur edicioni i tretë i Festivalit Evropian të Filmit për të Rinj (TEYFF), i cili do të zgjasë deri më 10 shtator. Ceremonia e hapjes u mbajt në ambientet e Qendrës së Artit “Agimi”, duke sjellë pranë publikut një program të pasur me krijime filmike nga vende të ndryshme evropiane.

    Në këtë festival marrin pjesë regjisorë të rinj nga Kosova, Mali i Zi, Turqia, Gjermania, Bullgaria, Polonia, Italia dhe Suedia, të cilët prezantojnë filmat e tyre të parë ose të dytë. Një nga momentet e veçanta të programit është shfaqja e filmit “Shtëpia pa adresë” të regjisores turke Hatice Aşkın, që do të projektohet më 8 shtator nën kujdesin e Institutit “Yunus Emre”-Tiranë.

    TEYFF, i nisur për herë të parë në vitin 2023, synon të krijojë një urë lidhëse mes regjisorëve të rinj dhe audiencave të reja, duke promovuar energjinë e re të kinemasë evropiane. Festivali mbahet me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera kulturore./KultPlus.com

  • ‘KoKo FEST’ – Festivali që sjell buzëqeshjen në Korçë

    ‘KoKo FEST’ – Festivali që sjell buzëqeshjen në Korçë

    Korça, qyteti i artit dhe kulturës, është kthyer këto ditë në kryeqendrën e humorit dhe komedisë shqiptare.

    Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “KoKo FEST” mbushi sallën e Teatrit “Andon Z. Çajupi” në Korçë, me dy shfaqjet e netëve të para, nga trupa e Teatrit të Korçës “Një martesë, një divorc, një funeral” dhe “Çfarë pa Kryeshërbëtorja?”, shkruan ministri Gonxhja.

    Për shtatë net radhazi, publiku do të ketë mundësinë të shijojë komedi nga më të mirat, ku humori, ironia dhe reflektimi do të ndërthuren për të sjellë emocione të paharrueshme. “KoKo FEST” tashmë është bërë një traditë kulturore që jo vetëm gjallëron jetën artistike të qytetit, por bashkon artdashës nga mbarë vendi.

    Ky projekt, i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dëshmon edhe një herë rëndësinë që i kushtohet zhvillimit të artit skenik dhe promovimit të kulturës kombëtare.

    “KoKo FEST” nuk është thjesht një festival komedie, është një festë e buzëqeshjes, e bashkimit dhe e fuqisë që arti ka për të afruar njerëzit. Korça, me traditën e saj teatrale, e ka kthyer këtë ngjarje në një nga pikat më të ndritura të kalendarit kulturor shqiptar./KultPlus.com

  • Komedia “Vendi më i humbur në Shqipëri” pas skenës së Teatrit Kombëtar në “Koko Fest”

    Komedia “Vendi më i humbur në Shqipëri” pas skenës së Teatrit Kombëtar në “Koko Fest”

    Nga Julia Vrapi
    “Vendi më i humbur në Shqipëri”,  një komedi që përmes lojës së aktorëve përcjell edhe mesazhe për publikun do të ngjitet në skenën e teatrit të Korçës. Pas skenës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, komedia e shkruar nga Jean Pierre Martinez dhe me regji nga Andia Xhunga këtë mbrëmje do të shfaqet në festivalin “Koko Fest”, që ka nisur në qytetin e Korçës. Komedia që është produksion i teatrit “Aleksandër Moisiu”  më parë u shfaq premierë në amfiteatrin antik në Durrës dhe vijoi edhe në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina” në Tiranë, ku u mirëprit nga publiku. Një fshat i harruar rrezikon të fshihet nga harta!
    Banorët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që fshati të jetojë, por ngjarjet marrin një rrjedhë të papritur dhe të pazakontë, kur në fshat vjen një gazetare e famshme. A do munden dot banorët, ta shndërrojnë vendin më të humbur të Shqipërisë, në atraksionin turistik më të vizituar? Një vepër që është e përkthyer nga Anxhela Çikopano dhe rolet luhen nga aktorët Gentian Zenelaj, Romir Zalla, Mimoza Marjanaku, Alex Seitaj, Ervin Doko, Alesia Xhemalaj, Adelina Muça, Amos Zaharia, Xheini Fama dhe Jaho Guma.
    Skenografe e kostumografe Alketa Tragaj dhe muzika mban emrin e kompozitorit Endri Sina. Prej 17 vitesh Andia Xhunga është aktore dhe regjisore e teatrit “Aleksandër Moisiu” me shfaqje që janë mirëpritur nga publiku si “Andi, Norman dhe Sofi”, “Dashuri me çdo kusht’, “3 femra, 3 divorce dhe 1 shtëpi”, “Gratë e Kazanovës”, “10 vjet martesë”, “Edmond”, “Familja Tot”, etj. Jean Pierre Martinez është një dramaturg francez me prejardhje spanjolle. Përmes 114 veprave teatrale që ka shkruar deri më sot, Jean Pierre Martinez thur një univers të veçantë dhe bindës. Duke përdorur me mjeshtëri të gjitha mjetet e komedisë, ai eksploron një gamë të gjerë zhanresh.
    Një festival për komedinë
    Festivali ndërkombëtar i komedisë “Korça Komedi Festival” këtë vit shënon edicionin e tij të 12-të dhe është një festival garues, ku në fund të tij ndahen edhe çmimet ashtu si dhe edicionet më parë. Këtë edicion në skenë vijnë komedi, që do të interpretohen nga aktorë të njohur, por dhe të rinj në role. Festivali mbrëmjen e datës 31 gusht në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës u hap me komedinë “Një martesë, një divorc, një funeral” me regji nga Rovena Lule teatri “A. Z. Çajupi” për të vijuar dhe me të tjera shfaqje deri më datë 6 shtator. Vepra të autorëve shqiptarë dhe atyre të huaj janë këtë vit pjesë e festivalit, ku për publikun do të shfaqen komedi që janë produksione të teatrit në Shqipëri, Kosovë dhe Itali. Festivali ndërkombëtar i komedisë “Korça Komedi Festival” (Koko Fest), i cili zhvillohet prej vitesh në këtë qytet ka sjellë për publikun një sërë shfaqjesh, e mes tyre nuk kanë munguar dhe premierat teatrore. Festivali mbarëkombëtar i komedisë “Koko Fest” në Korçë një vit më parë shënoi edicionin e tij të 11-të.
     

  • Kur muret shndërrohen në ekrane – Netët e Dhërmiut në Gjon Mili Ivaf 2025

    Kur muret shndërrohen në ekrane – Netët e Dhërmiut në Gjon Mili Ivaf 2025

    Nga Thoma Gëllçi

    Pas tri netësh të paharrueshme në Korçë, ku arti u përkthye në dritë mbi fasadat e gurta të muzeut “Gjon Mili” dhe u pasurua nga ritmi qytetar, Festivali Ndërkombëtar i Video-Artit Gjon Mili IVAF është zhvendosur në një tjetër hapësirë mitike të Shqipërisë – fshatin Dhërmi. Ndryshe nga qyteti, që ofron struktura të përcaktuara, skena të ndërtuara dhe ndarje të qarta mes artit dhe publikut, Dhërmiu i hap rrugë një përjetimi tërësisht tjetër. Këtu, muret nuk kufizojnë – ato projektojnë.

    Në këtë fshat të zhytur mes malit dhe detit, ku çdo rrugicë është një fragment historie dhe çdo shtëpi bart kujtesë, arti nuk është vendosur mbi podiume, por është bashkuar me trupin e gurit, me frymën e ajrit dhe heshtjen e shpellave. Festivali ka hyrë në natën e tij të dytë, duke zënë vend aty ku zakonisht nuk ka as skenografi e as shfaqje – në fasadat e bardha të shtëpive, në rrëzë të kishës së Shën Dhimitrit, në oborret e gjalla të shkollës “Gjik Bixhili”, dhe në sheshet ku të rinj dhe të moshuar takohen për të ndarë heshtjen, të cilës tanimë i bashkëngjitet një ndriçim i ri.

    Nga data 1 deri më 3 shtator 2025, Dhërmiu nuk është vetëm një vend i zgjedhur për të projektuar – është vetë ekrani, personazhi, shpirti mikpritës i veprave që vijnë nga e gjithë bota. Video-artet, dokumentarët, performancat audiovizuale dhe filmat e shkurtër nuk zënë më vend në kinema apo galeri – ato frymojnë në të njëjtën kohë me hapësirën ku shfaqen. Në këtë mënyrë, festivali e bën të pamundur ndarjen mes artit dhe ambientit – të dy janë një.

    Krahas programit të pasur artistik, magjia e Dhërmiut qëndron në vetë natyrën. Ndërsa perëndimi shtrihet mbi Jonin dhe ajri mbushet me kripë dhe borëllok, muret fillojnë të flasin. Dritat e projektorëve nuk përplasen në ndonjë ekran të zi, por ndërthuren me çarjet e gurit, me hapat që vijnë nga larg, me frymëmarrjen e publikut që nuk sheh nga një karrige e palosur, por lëviz bashkë me veprën. Ky është një art që nuk e konsumon, por e jeton.

    E veçanta e këtij edicioni është rrugëtimi. Nga Korça në Dhërmi dhe, më pas, në fund të shtatorit, në New York, festivali do të përmbyllet me prezantimin e tij ndërkombëtar. Një lëvizje që nuk ka vetëm qëllim shfaqjeje, por një akt të ndërgjegjshëm për të krijuar ura mes peizazheve, kulturave dhe perceptimeve. Nga strukturat monumentale të Korçës, te format organike të Dhërmiut dhe më tej në zemër të Manhattanit, Gjon Mili IVAF po ndërton një hartë të re të rrëfimit artistik përmes dritës.

    Këto net në Dhërmi janë më shumë se një ngjarje kulturore. Janë një përqafim midis njeriut dhe vendit, midis dritës dhe gurit, midis kujtesës dhe përfytyrimit. Këtu, arti nuk është vetëm për t’u parë – është për t’u ndier në lëkurën e vetë fshatit. Dhe kjo është një thirrje jo vetëm për të parë, por për të ndalur, për të dëgjuar, për të përjetuar – sepse në Dhërmi, muret nuk ndajnë: ato tregojnë histori me gjuhën e ekranit.

     

  • Nis festivali i komedisë ‘KoKo Fest 2025’ në Korçë

    Nis festivali i komedisë ‘KoKo Fest 2025’ në Korçë

    Në Korçë ka nisur edicioni i 12-të i Festivalit Mbarëkombëtar “KoKo Fest”, i cili për shtatë netë me radhë do të sjellë në skenë shfaqje të zhanrit të komedisë.

    “KoKo Fest” u çel mbrëmjen e së dielës në teatrin “Andon Zako Çajupi” me komedinë britanike “Një martesë, një divorc dhe një funeral”, me regji të Rovena Lules dhe aktoret Zamira Kita, Olta Daku, Egla Ceno dhe Paola Kodra.

    Edicioni i 12-të i festivalit sjell një program të larmishëm me 7 shfaqje, ku marrin pjesë trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Italia.

    Në skenë do të ngjiten Teatri “Skampa” i Elbasanit, “Aleksandër Moisiu” i Durrësit, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Barleta nga Italia, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, si dhe Teatri “Bekim Fehmiu” nga Prizreni.

    Festivali do të zgjasë deri më 6 shtator, ndërsa një juri prestigjioze do të vlerësojë interpretimet më të mira./atsh/KultPlus.com

  • Festivali i Komedisë/ Mbahet edicioni i “Kokofest” në Korçë, nis me “Një martesë, një divorc, një funeral”

    Festivali i Komedisë/ Mbahet edicioni i “Kokofest” në Korçë, nis me “Një martesë, një divorc, një funeral”

    Kokofest, Festivali i Komedisë, është rikthyer në edicionin e tij të 12 në qytetin e Korçës.

    Nata e parë e këtij eventi kulturor ka nisur me  premierën “Një martesë, një divorc, një funeral”, duke sjellë humor dhe të qeshura për publikun. Për drejtoren e teatrit dhe organizatoren Zamira Kita ky festival mbetet ndër më të rëndësishmit, pasi bashkon në Korçë trupa teatrore nga Shqipëria dhe diaspora.
    Për artistët pjesëmarrës festivali dhuron përjetime të veçanta, pasi përmes komedisë ata përcjellin te publiku mesazhe të forta, por edhe shkëmbejnë eksperiencën e tyre me artistë të tjerë.
    Koko Fest vijon të mbetet një nga eventet kryesore artistike të Korçës, i cili për disa mbrëmje radhazi sjell në skenë trupa teatrore dhe shfaqje, ku publiku ka mundësinë të përjetojë energjinë e artit skenik.

    Top Channel

  • Në vigjilje të edicionit të 55-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj

    Në vigjilje të edicionit të 55-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj

    Besim UgzmajliTë hënën, më 1 shtator, do të hapet zyrtarisht edicioni i 55-të i Festivalit të Teatrove në Ferizaj.

    Është evident transformimi i plotë dhe tejet i nevojshëm i këtij festivali gjatë 4 viteve të fundit. Sigurisht, kjo është meritë e të gjithëve që kanë dhënë kontribut dhe vazhdojnë të japin në këtë festival. Fryma reformuese ka qenë domosdoshmëri e këtij festivali, ashtu si edhe ndërkombëtarizimi i tij brenda bërthamës ekzistuese të garës së shfaqjeve më të mira nga teatrot mbarëkombëtare.

    Në qytetet jashtë kryeqytetit gjithçka duket të jetë më e vështirë; paragjykimet apriori sikur detyrojnë punë të shumfishtë nga organizatorët për të thyer barriera shpeshherë provinciale e nganjëherë të ngritura në shtratin e arrogancës.

    Festivali i Teatrove në Ferizaj, pa modesti, ka krijuar frymën e një ngjarjeje të rëndësishme, ku tradita 55-vjeçare, sado e ndjeshme, sot është vetëm një nga shtyllat kryesore të saj. Si e tillë, nuk kemi lejuar që të bëhet justifikim i varfërisë së mundshme.

    Çfarë po ndodh me këtë festival?Stresi i punës së gjithë stafit nuk qëndron te angazhimi profesional e organizativ, por te paqëndrueshmëria e plotë financiare. Për fajin e askujt, dyert e festivalit ngrohtësisht hapen më 1 shtator, por me ftohtësinë e fshehur me mend të një pasigurie financiare që përsëritet vit pas viti.

    Një vlerë si Festivali i Teatrove do të duhej të ishte arenë gare mes institucioneve se kush e mbështet më shumë – jo një mbështetje e vonuar, jo e pjesshme, jo e përkohshme – që shkakton pasiguri të tmerrshme në realizimin e planeve të festivalit.

    Megjithatë, le të jetë ky një rrëfim me nota të trishta para përqafimit të ngrohtë në 7 ditët fantastike që na presin.Me shumë dashuri e përqafim,Besimi/KultPlus.com