Tag: festivali

  • Festivali “Flauti Magjik” edicioni i 12-të në RTSH, në program kompozitorë të mirënjohur botërorë

    Festivali “Flauti Magjik” edicioni i 12-të në RTSH, në program kompozitorë të mirënjohur botërorë

    Festivali “Flauti Magjik” rikthehet me edicionin e 12-të, duke vijuar traditën e promovimit të muzikës së dhomës dhe interpretimit me flaut. Ky aktivitet i përvitshëm sjell një dialog të veçantë mes traditës dhe risisë muzikore, duke afruar publikun me tingujt elegantë të klasikes, romantizmit dhe muzikës bashkëkohore.

    “Koncerti i mbrëmjes i datës 7 i cili zhvillohet në ambientet e sallës Ferdinand Deda, do të përmbajë një repertor të muzikës së dhomës dhe më të gjerë”, u shpreh dirigjenti Fatos Qerimaj.

    Në këtë edicion i cili vjen në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, si edhe nën drejtimin e dirigjentit Fatos Qerimaj marrin pjesë artistet e Trio ANIMATO nga Maqedonia e Veriut.

    “Koncerti përmban një trio që vijnë nga Maqedonia dhe më pas do të jetë ansambli i harqeve të RTSh që do të përformojë bashkë me klaniretistin Roland Berbiu dhe do të ketë dhe uverturën e flautit magjik”, tha ai.

    I ftuar në skenë është edhe klarinetisti shqiptar Roland Berbiu, që bashkohet me për të sjellë një program të larmishëm me vepra nga kompozitorët  Alexey Shor, Trajko Prokopiev, F. Doppler, Aaron Copland e autorë të tjerë.

    Koncerti do të mbahet më datën 7 nëntor në Sallën “Ferdinand Deda” të RTSH-së.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SONTE FILLON EDICIONI I TRETË I FESTIVALIT TË KËNGËS NË RTK

  • Sonte fillon edicioni i tretë i Festivalit të Këngës në RTK

    Sonte fillon edicioni i tretë i Festivalit të Këngës në RTK

    Sonte në orën 21:00 nis edicioni i tretë i Festivalit të Këngës në RTK, i cili do të zgjasë për tri net, ku do të ngjiten në skenë artistë të njohur dhe talente të reja. Në garë janë 20 këngë nga artistë brenda dhe jashtë Kosovës, duke dëshmuar interesimin e madh për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore.

    Gjatë provave të fundit, drejtori i festivalit, Rilind Gërvalla, ka theksuar se gjithçka është e përgatitur nga punëtorët e RTK-së, duke përfshirë dizajnin, grafikën, skenën dhe skenografinë, e cila kombinon elemente tradicionale me ato moderne.

    Ai po ashtu ka theksuar se sivjet është zbatuar një qasje e re organizuese, ku gjithçka që do të shfaqet në skenë është prodhim i drejtpërdrejtë i RTK-së.

    “Në tri netët festive në kryeqytet do të dëgjojmë zërat e të rinjve, që lindin nga tradita por shkojnë drejt së ardhmes”, ka deklarar Gërvalla.

    Ai gjithashtu ka theksuar se Organizata Evropiane e Transmetuesve (EBU) i ndjek me vëmendje, duke vlerësuar organizimin e festivalit dhe përgatitjet për pjesëmarrjen e Kosovës në garën evropiane të këngës, Eurovision.

    “E kemi dëshmuar se Kosova është gati për ‘Euro Song’. Pavarësisht sfidave rajonale, në takimet me EBU-në ata na përcjellin me shumë vëmendje dhe janë të kënaqur që një vend i ri me një televizion publik në kushte të vështira financiare ka arritur kaq shpejt”, ka shpjeguar ai.

    Drejtori artistik, Florent Boshnjaku, ka theksuar se festivali ka krijuar një platformë të fortë artistike dhe teknike për artistët:

    “Festivali i Këngës është krijuar si institucion dhe është diçka e jashtëzakonshme për vendin tonë. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e ndërtimit të këtij institucioni”, ka thënë ai.

    Skenaristi i edicionit të tretë, Genc Salihu, bëri të ditur se sivjet festivali do të fokusohet më shumë te muzika, duke zvogëluar elementet dramaturgjike, dhe do të përfshijë një retrospektivë për historinë e këngës në Kosovë.

    “Nga ky vit do të ndahet edhe çmimi për vepër jetësore, ‘Okarina e Artë’, për dikë që ka rrugëtuar muzikalisht shumë vite”, ka deklaruar Salihu.

    Festivali sivjet do të moderohet nga Rina Krasniqi dhe Dukagjin Podrimaj.

    Festivali do të zhvillohet më 6, 7 dhe 8 nëntor në Prishtinë, ku 20 artistë do të konkurrojnë për 5 çmimet kryesore, ndërkohë që një artist do të nderohet me Çmimin për Vepër Jetësore, “Okarina e Artë”.

    Programi televiziv do të jetë maratonik, duke siguruar tre net spektakolare për shikuesit e RTK-së, ndërsa rezervimet për biletat për publikun e pranishëm kanë nisur tashmë.

    20 këngët garuese të “Fest 3” me emrin e artistit dhe të këngës:

    Almir Kraba – “Nuk ka si ti”

    Arjeta Palushaj – “Andrra”

    Arsi Bako – “Rreze Zjarr”

    Art Lokaj – “Ty”

    Bledi Kaso – “S’do të doja dy jetë”

    Dea Berisha – “Afër”

    Egzon Pireci – “Kënga Jonë”

    Elmedinë Ramushi – “A po m’sheh”

    Florent Abrashi – “Unë dhe ti”

    Kiara Juba – “Nirvana”

    Klea Dina – “At”

    Laorjan Ejlli – “Një natë shkruajta për ty”

    Nita Latifi & Algert Sala – “Pija”

    Santino de Bartolo – “Naze Naze”

    Semi Tafaj – “Vazhdoj”

    Teutë Halili – “Amin”

    Vlera Kastrati – “Nanë”

    Vjosa Shehu – “Alo”

    Xuxi – “Identitet”

    Zergjina Hasanaj – “Pres”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    LUMTURIA, TREGIM NGA MAKSIM GORKI

  • “Luleborë 2025” fitues Glerdit Turmetaj me “Ta dish”, festivali këtë vit me drejtues artistik Inva Mulën dhe Zef Çobën

    “Luleborë 2025” fitues Glerdit Turmetaj me “Ta dish”, festivali këtë vit me drejtues artistik Inva Mulën dhe Zef Çobën

    Festivali i këngës “Luleborë”, një nga aktivitetet më të rëndësishme artistike, që edhe këtë vit solli për artdashësit krijime të reja muzikore. Festivali i këngës, që u zhvillua për dy mbrëmje me radhë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës mbart vlera si në nivel lokal ashtu edhe kombëtar dhe këtë vit zhvilloi edicionin e dhjetë. Edicioni i 10-të i festivalit “Luleborë” i solli publikut 15 këngë të reja. Kënga “Ta dish”, që interpretua nga Glerdit Turmetaj dhe ishte me muzikë dhe tekst të Leon Lekaj u vlerësua me çmimin e parë në edicionin e 10-të të festivalit “Luleborë”. Festivali sjell përpara publikut artdashës krijime të reja muzikore, që ruajnë dhe pasurojnë traditën e këngës së autorit, të kultivuar ndër vite në qytetin e Shkodrës.
    Këtë vit drejtues artistik të festivalit “Luleborë” ishin sopranoja Inva Mula dhe kompozitori dhe mjeshtri i korit, Zef Çoba. Këtë vit festivali u zhvillua në mbrëmjet e datave 27 dhe 28 tetor dhe një ndër synimet kryesore të “Luleborës” është emancipimi i këngës së trashëguar, duke e sjellë atë në kohë përmes aranxhimeve moderne dhe produksionit bashkëkohor. Juria këtë vit përbëhej nga kompozitori Osman Mula, këngëtari Bashkim Alibali, këngëtarja Eli Fara, baritoni Armando Likaj dhe këngëtarja Rosela Gjylbegu. Festivali i këngës “Luleborë” gjithashtu është edhe një hapësirë, që i jep jetë muzikës së re shqiptare dhe promovon talentet e reja në skenën artistike. Në ditët e fundit të muajit qershor Bashkia Shkodër shpalli thirrjen për festivalin “Luleborë 2025”, duke ftuar kompozitorë, tekstshkrues, këngëtarë dhe grupe muzikore të dërgonin këngët e tyre të reja. Afati i fundit për dorëzimin e këngëve ishte 15 korrik 2025.
     

  • Festivali “Luleborë”, në Shkodër mbahet edicioni i 10-të i festivalit të këngës qytetare

    Festivali “Luleborë”, në Shkodër mbahet edicioni i 10-të i festivalit të këngës qytetare

    Në Shkodër ka përfunduar edicioni i 10-të i Festivalit të Këngës Qytetare “Luleborë”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të qytetit, i organizuar nga Bashkia e Shkodrës.

    Fitues i këtij edicioni u shpall Glerdit Turmetaj me këngën “Ta dish”, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë Laorjan Ejlli dhe Martina Serreqi.
    Nën drejtimin artistik të soprano-s me famë botërore Inva Mula dhe mjeshtrit Zef Çoba, festivali ofroi 16 këngë që ndërthurën traditën e muzikës qytetare me krijimtarinë bashkëkohore.
    Një tjetër risi e këtij edicioni ishte rikthimi i Orkestrës Simfonike në skenën e Teatrit “Migjeni”.
     
     

    Top Channel

  • “Takim i munguem” në teatrin Metropol, një udhëtim mes kujtimeve dhe mungesës

    “Takim i munguem” në teatrin Metropol, një udhëtim mes kujtimeve dhe mungesës

    Nga Julia Vrapi
    “Takim i munguem” në skenën teatrore, ku secili shikues gjen një copëz të vetes. Festivali i veprës shqipe “Metrofest” në edicionin e nëntë këtë vit hapet me shfaqjen “Takim i munguem”. Festivali i organizuar nga teatri Metropol në Tiranë nis mbrëmjen e datës 30 tetor dhe në skenë vjen vepra e parë e këtij edicioni “Takim i munguem”, autor dhe regji Rafael Hoxhaj dhe dramaturg Bujar Hoxhaj. Shfaqja është një udhëtim mes kujtimeve dhe mungesës. “Një trup që flet me fjalë e me heshtje, një shpirt që përpiqet të mbajë pranë atë që nuk është më”, thuhet nga teatri rreth shfaqjes. Në këtë poezi skenike, realiteti përzihet me fantazinë; fëmijëria ringjallet, kujtimet marrin formë dhe pritja bëhet mënyra e vetme për të jetuar dashurinë që ka mbetur pezull.
    Në materialin rreth “Takim i munguem” thuhet se është një shfaqje intime dhe e ndjerë, ku secili shikues gjen një copëz të vetes. “Një përvojë që nuk thjesht shihet, por përjetohet. Një kujtesë e gjallë për praninë që vazhdon të jetojë brenda mungesës. “Takimi i Munguem” nuk është vetëm teatër është një takim që secili prej nesh e ka humbur, por e mban gjallë brenda vetes”, thuhet për shfaqjen.  “Takim i munguem” ku kompozitor është Jurgen Muharremi do të jetë në skenën e teatrit Metropol në datat 30-31 tetor dhe 1-2 nëntor në mbrëmje. Rafael Hoxhaj vjen në festivalin “Metrofest” në edicionin e nëntë në teatrin Metropol në Tiranë në vijim të aktivitetit të tij artistik, ku dhe më parë është prezantuar me shfaqje për publikun, si “Zhurma e Kohës”, vepër që flet për një aktor, i cili përshkruan jetën dhe përditshmërinë e tij.
    Festivali në teatër
    Teatri Metropol në Tiranë nis këtë edicion të festivalit të veprës shqiptare “Metrofest 9” me shfaqjen “Takim i munguem” , ku në vijim të tjera vepra do të jenë në skenën e tij. Këtë vit, festivali prezanton tre produksione teatrore, që ndërthurin traditën, simbolikën dhe realitetin shqiptar. Festivali që i kushtohet veprave shqiptare nis këtë muaj, por vijon edhe përgjatë nëntorit, ku “Metrofest”do të sjellë drama dhe komedi për publikun. “Metrofest” është një festival që u organizua për herë të parë në teatrin e Metropolit, në sezonin e vjeshtë-dimrit 2017, me temë drama shqipe. Ndër vite në skenën e teatrit në vijim të festivalit janë vënë për publikun vepra të ndryshme teatrore shqiptare, drama dhe komedi që kanë sjellë në role aktorë të rinj, por dhe emra të njohur të teatrit tonë. Festivali “Metrofest” që do të zhvillohet këtë kohë në Tiranë në edicionin e nëntë është në vijim dhe të shumë aktiviteteve të tjera artistike dhe kulturore këtë sezon, por e veçanta e tij është se sjell në vëmendje dramaturgjinë shqipe. Përpara se të nisi festivali i veprës shqipe në teatrin Metropol në Tiranë, programi artistik këtë vit deri tani ka vijuar me shfaqje të tjera, mes tyre edhe premiera teatrore për publikun.

  • Festivali ndërkombëtar i bandave, pesë grupet pjesëmarrëse i dhanë gjallëri rrugëve të Korçës

    Festivali ndërkombëtar i bandave, pesë grupet pjesëmarrëse i dhanë gjallëri rrugëve të Korçës

    Është mbyllur në Korçë festivali ndërkombëtar i Bandave “LuloFest”, ku 5 grupet pjesëmarrëse kanë performuar në pedonalen e qytetit të Korçës, ndërkohë që gjatë tre ditëve grupet kanë parakaluar për artdashësit korçarë në bulevardet kryesore dhe Pazarin e Vjetër.
    Udhëheqësi artistik i festivalit Ilir Kodhima, tregon se ky festival ja arriti të tërheqë vëmendjen jo vetëm të korçarëve, por e turistëve të huaj që kaluan fundjavën në këtë qytet.
    E veçanta e këtij festivali ishte grupi kalabrez, i ardhur për herë të parë në Shqipëri me këtë formacion frymor.

    “Jemi një grup muzikantësh dhe vijmë kryesisht nga Kalabria. Banda jonë është krijuar në vitin 1885 dhe tani jemi bashkuar për të ardhur në këtë qytet të bukur, shpresojmë të kënaqim dëgjuesit”, tha Esposito Cosimo.
    Gjatë ditëve të këtij festivali organizatorët kanë organizuar me pjesëmarrësit edhe aktivitete të tjera.
    /vizionplus.tv

  • Festivali “Lulu Fest”, arbëreshët e Italisë sollën në Korçë interpretimet me bandat frymore

    Festivali “Lulu Fest”, arbëreshët e Italisë sollën në Korçë interpretimet me bandat frymore

    Korça për disa ditë do të jetë një skenë e madhe muzikore me zhvillimin e “Lulu Fest”, festivalit që bashkon banda frymore nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Italia dhe vende të tjera të rajonit.

    Tingujt e marsheve, interpretimet plot energji dhe atmosfera festive krijuan në ditën e parë një ngjarje që solli jo vetëm art, por edhe bashkim kulturash e miqësish.
    Pasi performuan duke ecur në rrugët e qytetit pjesëmarrësit tregojnë se festivali  ndërkombëtar i bandave frymore është një eveniment i veçantë që u ka dhënë jo vetëm emocione por u ka krijuar hapësirën për të shkëmbyer eksperiencën e tyre
    “Përfaqësoj Bandën Muzikore të San Giorgio Albanese. San Giorgio është një komunitet që erdhi në 1400 dhe ne po përpiqemi të rigjallërojmë dhe të rilidhim kontaktet me ju. Vendi ynë gjendet më provincën e Kozencës dhe është një nga vendet që formojnë një varg shqiptar. Është hera e dytë që vijmë këtu, dy vite më parë ishim në Tiranë në festën e flamurit dhe do rikthehemi me kënaqësi sa herë që të na ftojnë për të rigjetur tokën tonë, sepse ne nuk ndjehemi të huaj, ndjehemi si ju”, shprehet Cosimo Esposito- dirigjenti i bandës tw San Giorgio Arbëreshët e Italisë
    “Jam i lumtur dhe i nderuar që vij këtu. Është hera e parë që jam në Korçë, e njoh shumë morë Shqipërinë sepse kam qenë disa herë. Ishte shumë e bukur ti shohësh të gjitha bandat të performojnë. Padiskutim muzika është bukuri, është harmoni dhe gëzim ndaj kur luhet muzikë ka shumë lumturi që është gjëja më e bukur në botë”, thotë Giani Gabrielli- kryetar i komunës San Georgio Albanese
    “Dita e parë e festivalit ishte e shkëlqyer, edhe koha e bukur ndërsa në veri tek ne është pak më ftohtë. Interpretuam disa marshe të Evropës Veriore, nuk sollëm sot krijime tonat. Besoj që ishte një mundësi për një bashkim evropian me njerëz të ndryshëm, nga vende të ndryshme. Udhëtimi ynë ishte i gjatë por do ta bënim përsëri. Ishte hera e parë në Korçë dhe nuk e dinim që qyteti ishte kaq i bukur”, shprehet Željko Kertez, Kroacia
    “Lulu Fest” zgjat tre ditë dhe këtë vit u organizua për herë të parë me synimin  që të kthehet në një traditë të bukur që promovon artin, turizmin dhe bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar.

    Top Channel

  • Festivali i bandave frymore/ Organizohet në Korçë me 150 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Italia dhe Greqia

    Festivali i bandave frymore/ Organizohet në Korçë me 150 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Italia dhe Greqia

    Në Korçë do të organizohet për herë të parë Festivali Ndërkombëtar i Bandave Frymore.

    Në një konferencë për shtyp organizatorët zbuluan detajet e këtij eventi që pritet të sjellë për tre ditë me radhë në qytetin juglindor tingujt e muzikës frymore nga artistë vendas e të huaj.
    Në këtë edicion të parë do bëhen bashkë mbi 150 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Italia dhe Greqia, ndërsa programi përfshin koncerte, ekspozita, marshime në rrugët e qytetit dhe masterclass-e me mjeshtër të instrumenteve frymore.
    Për nënkryetaren Benila Themeli kjo nismë vjen si një mundësi e re për promovimin e turizmit dhe për pasurimin e kalendarit kulturor, duke u lidhur ngushtë me traditën e bandës Vatra por edhe figurën e mjeshtrit virtuoz korçar Lulush
    Për drejtorin artistik Ilir Kodhima festivale të tilla mbeten të rëndësishme jo vetëm për artistët por edhe brezat e rinj
    Festivali do të kulmojë me një koncert të madh në sheshin qendror të qytetit, në 25 tetor ku të gjitha bandat pjesëmarrëse do të interpretojnë së bashku.

    Top Channel

  •  Kompozitori Miron Kotani: Të bëhet transparencë e plotë e garës në Festivalin e Këngës në RTSH

     Kompozitori Miron Kotani: Të bëhet transparencë e plotë e garës në Festivalin e Këngës në RTSH

    Nga Julia Vrapi
    Festivali i Këngës në RTSH pritet që të zhvillojë edicionin e tij të 64-t në muajin dhjetor, ku pak ditë më parë u bënë me dije dhe emrat e këngëtarëve  pjesëmarrës. Këtë vit janë përzgjedhur 28 artistë, që do të jenë në konkurrim në Festivalin e Këngës në RTSH në edicionin e 64-t. Në listën e shpallur me këngëtarët pjesëmarrës këtë vit bie në sy edhe mungesa e emrave të njohur të këngës shqiptare. Kompozitor Miron Kotani shprehet me kritika për çfarë po ndodh me Festivalin e Këngës në RTSH. Pasi është njohur me emrat e artistëve, që do të jenë në skenën e festivalit, ai thotë se të mëdhenjtë e kanë braktisur festivalin. “Asnjë interpret Big mbi 45 vjeç në Fest. 64 në RTSH. Të mëdhenjtë braktisin Festivalin e 64 në RTSH 100 për qind”, thotë kompozitori Miron Kotani, i cili edhe më parë ka reaguar mbi mënyrën se si zhvillohet Festivali i Këngës në RTSH. Në reagimin e tij të ndarë dhe në rrjete sociale kompozitori Miron Kotani ka publikuar një listë me emra këngëtarësh interpretë big, sipas tij kandidatë  për në festivalin e këngës. Ndër emrat që ai ka publikuar në listë janë artistë si Bashkim Alibali, Luan Zhegu, Frederik Ndoci, Kozma Dushi, Pëllumb Elmazi, Ardit Gjebrea, Gjergj Leka, Redon Makashi, Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Mihallaq Andrea, Bledi Polena, Endri & Stefi, Aurel Thellimi për të vijuar dhe me të tjerë artistë si Ermira Kola, Ermira Babaliu, Myfarete Laze, etj. Pak ditë më parë Komisioni Përzgjedhës i Festivalit të 64-t të Këngës në RTSH, me drejtore artistike artisten Elhaida Dani shpalli zyrtarisht listën e artistëve, që do të ngjiten në skenën magjike të këtij edicioni, por kompozonit Miron Kotani thotë se duhet të ketë më transparencë sa i takon konkurrimit në festival. Kompozitorit thotë se nga organizatorët e festivalit të këngës duhet të bëhen me dije dhe cilat këngë u skualifikuan. “Për RTSH dhe Drejtuesin Artistik të Festivalit RTSH: Bëni transparencën e plotë të garimit në festival. Cilat janë 80 këngët e skualifikuara, që mbeten jashtë Festivalit të 64 -t ? Cilët artistë nuk fituan? A do publikohen më vonë në anketa muzikore e spektakle të tjera këto këngë ? Ç’do të bëhet me to? Po me autorët që kanë harxhuar kohë, mund e para a ka menduar RTSH dhe nëse po a do të realizojë një koncert me ta?”, shprehet kompozitori Miron Kotani në reagimin e tij. Por sa i takon krijimtarisë muzikore, më parë në reagimet e tij Kotani ka shprehur se festivali nuk mund e nuk duhet të jetë prurje rastësore, por prurje kombëtare e emrave më të njohur të këngës, si në krijimtari ashtu dhe interpretim.
    Festivali
    Festivali i 64-t i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të vijë për katër net me radhë për publikun. Nata e parë dhe e dytë siç është bërë me dije më parë do të jenë netët konkurruese, nata e tretë do t’i kushtohet nostalgjisë, ndërsa nata e katërt do të jetë finalja e madhe. Festivali i Këngës në RTSH edhe pse përballet me kritika çdo vit nga krijues e artistë të ndryshëm është dhe një prej ngjarjeve muzikore kryesore në vend, por që prurjet muzikore kanë ngjallur jo pak diskutime. Fituesi i Festivalit të Këngës në RTSH që zhvillohet çdo vit në vendin tonë është dhe përfaqësuesi i vendit tonë në “Eurovision”. Festivali i Këngës në RTSH në muajin dhjetor 2024 zhvilloi edicionin e 63-të të tij dhe u zhvillua përgjatë katër mbrëmjeve, ndërsa 30 këngë ishin në konkurrim.

  • Festivali i 64-të i Këngës në RTSH/ Këta janë 28 artistët që do të garojnë për biletën për “Eurovision”

    Festivali i 64-të i Këngës në RTSH/ Këta janë 28 artistët që do të garojnë për biletën për “Eurovision”

    Janë zbuluar emrat e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e fundvitit. Komisioni Përzgjedhës i Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH, me drejtore artistike, artisten Elhaida Dani, ka shpallur zyrtarisht listën e artistëve që do të ngjiten në skenën magjike të këtij edicioni.

    Këtë vit janë përzgjedhur 28 artistë, mes të cilëve spikasin emra të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të rëndësishme të artistëve që kanë lënë gjurmë në muzikën moderne, por edhe zëra të rinj që do të prekin për herë të parë skenën e Festivalit si një trampolinë e vërtetë për të nisur ngjitjen në karrierën e tyre muzikore.

    Mes emrave që do të garojnë këtë vit është këngëtarja shumë e dashur nga Kosova, Fifi, e cila në këtë edicion vjen në duet me Tiri Gjocin, me të cilin ka bashkëpunuar edhe më herët. Po ashtu, në listë gjendet edhe Alis, i cili në Festivalin e 63-të u vlerësua me vendin e tretë me këngën “Mjegull”. Një tjetër rikthim është ai i artistit Vedat Ademi.

    Në garë do të jenë edhe Evi Reçi, Sheila, Kamela Islamaj, Gerta Mahmutaj, Erik Lloshi, Enxhi Nasufi dhe Gresa Gjocera, ndërsa në këtë edicion rikthehen gjithashtu Lorenc Hasrama, Luna Çausholli dhe Kleansa Susaj. Grupi “2 Farm”, pjesëmarrës në Festivalin e 61-të, është një tjetër rikthim i shumëpritur.

    Përveç artistëve të njohur, Festivali do të mirëpresë edhe emra të rinj që garojnë për herë të parë. Një prej tyre është Egzon Pireci, me origjinë nga Prizreni, i cili e ka nisur rrugëtimin artistik që në moshë të vogël. Në Festivalin e Këngës garon edhe Iris Neziri, një tjetër emër i njohur për publikun.

    Gjithashtu emra të tjerë që do të bëhen pjesë e këtij edicioni janë Threex, Sihana Haxhnikaj, Savjana Vjerdha, Sara Kapo, Rigersa Loka, Rezarta Smaja, Malvina Likaj, Kimi, Ghiti, si edhe Endri Kaçaçi. Ndërkohë, surpriza e këtij edicioni është pjesëmarrja e aktorit të njohur Erand Sojli, që këtë herë do të ngjitet në skenë si këngëtar.

    Festivali i 64-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të vijë nën drejtimin artistik të Elhaida Danit për katër net me radhë dhe publiku do të ketë mundësi të shijojë muzikën e artistëve të preferuar. Nata e parë dhe e dytë do të jenë netët konkurruese, nata e tretë do t’i kushtohet Nostalgjisë, një natë shumë e dashur për publikun, ndërsa nata e katërt do të jetë Finalja e Madhe.

    Ashtu si edhe vitin e kaluar, gjatë muajit nëntor pritet të publikohen edhe këngët konkurruese të artistëve pjesëmarrës, duke i dhënë publikut mundësinë të njihet më herët me krijimet e tyre muzikore.

    LISTA E PLOTË:

    2 FarmAlisEgzon PireciEndri KaçaçiEnxhi NasufiErand SojliErik LloshiEvi ReçiFifi & Tiri GjociFrensiGerta MahmutajGhitiGresa Gjocera & Bledi KasoInis NeziriKamela IslamajKimiKleansa SusajLorenc HasramaLuna ÇausholliMalvina LikajRezarta SmajaRigersa LokaSara KapoSavjana VjerdhaSheilaSihana HaxhnikajThreexVedat Ademi.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    LETRA E ÇABEJT PËR MËSUESIT: GABIMET QË MUND TË BËNI JU ME NXËNËSIT, JANË TË PAKORRIGJUESHME