Festivali i 15-të Ndërkombëtar i Filmit i Pekinit (BJIFF), i udhëhequr nga Administrata Kombëtare e Filmit dhe i organizuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe bashkia e Pekinit, u hap në Qendrën Ndërkombëtare të Konferencave dhe të Ekspozitave të Liqenit Yanqi në Pekin.
Edicioni i sivjetshëm i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Pekinit ka si temë “Dritëhije të reja cilësore, bukuri harmonike për të gjithë”, ndërsa seksioni zyrtar konkurrues i BJIFF-së, Çmimi “Tiantan”, ka marrë aplikime nga 1794 filma nga 103 vende e rajone, 18.9 % më shumë se edicionin e kaluar, duke shënuar rekord.
Ky vit shënon 120-vjetorin e lindjes së kinematografisë kineze. Sipas zv.kryeredaktori i CMG-së dhe nënkryetar i Komitetit Organizator të Festivalit Fan Yun, vetëm në tremujorin e parë, të ardhurat nga biletat e kinemave në Kinë i kanë tejkaluar 25 miliardë juanët (rreth 3.42 miliardë dollarë), duke u radhitur në vendin e parë në botë. Si dëshmitare, regjistruese dhe pjesëmarrëse në zhvillimin e kinematografisë kineze, falë reformave sistematike në median kryesore, CMG-ja është e gatshme të kontribuojë për të ardhmen e kinemasë, duke bashkëpunuar me kolegët e industrisë kinomatografike dhe partnerët brenda e jashtë vendit.
Tag: festivali
-

Hapet festivali ndërkombëtar i filmit me temë “Dritëhije të reja cilësore, bukuri harmonike për të gjithë”
-

Festivali “Roma Romale 2025”, u zhvillua në Roskovec për herë të parë për të promovuar traditën rome
Në kuadër të promovimit të traditës rome, për herë të parë në Roskovec është zhvilluar festivali “Roma Romale 2025”.
Aktiviteti ka bërë bashkë artistë nga qytete të ndryshme të vendit përshirë Tiranën, Durrësin, Lezhën, Matin, Lushnjën, Delvinën, Ersekën dhe Fierin.
“Ishte një ide që na ka lindur më herët ka pohuar kryebashkiakia Majlinda Bufi, por vetëm këtë vit u mundësua duke e kthyer Roskovecin në një qytet ngjyrash dhe në shtëpinë e pritjes së komunitetit rom nga e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm”
Pjesëmarrës në këtë festival ishte edhe një grup nga Maqedonia e Veriut, nën drejtimin artistik të Ermina Redjepovës, e cila e ka vlerësuar këtë festival të kërcimeve tradicionale , muzikës dhe veshjeve tradicionale të këtij komuniteti si një ogur shpresëdhënës , për t’u kthyer në traditë dhe për të ndihmuar në integrimin e këtij komuniteti në këtë moment të përpjekjes kur Shqipëria aspiron për t’u bërë pjesë e familjes së madhe europiane ku integrimi i pakicave kombëtare është një ndër kushtet që duhet parë me prioritet.
Ndërkohë përfaqësuesi i qytetit të Klosit ka pohuar se tashmë ky festival duhet të kthehet në traditë.
Besmir Dalipi është një prej spektatorëve të ardhur nga Berati, i cili mes emocionesh pohon se aktivitete të tilla ndihmojnë për t’u ndier të barabartë ndaj është shumë e rëndësishme që të kthehen në traditë.
Festivali “Roma Romale” solli ngjyra, muzikë dhe energji për të gjithë komunitetin, i cili beson në fuqinë e kulturës për të ndërtuar ura dhe për të promovuar bashkëjetesën.Top Channel
-

“Anifest” edicioni i 16-të nis udhëtimin nga Tirana, ku bëhet bashkë me filmat e krijuesve nga Kosova
Nga Julia Vrapi
Festivali ndërkombëtar i filmit “Anifest” e nisi udhëtimin nga Tirana për edicionin e 16-të. Filma që janë shfaqur ndër vite në këtë festival ishin pjesë e programit artistik në qendrën e artit “Agimi” në Tiranë. Por këtë vit festivali “Anifest” në partneritet me ” Art Without Limit International Film Festival” nga Kosova prezantoi në program dhe filma për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe në nevojë. Festivali përfundoi një ditë më parë ditët e tij në Tiranë, por drejtori artistik i “Anifest”Artan Maku sjell në vëmendje bashkëpunimin këtë vit me “Art Without Limit International Film Festival”, ku u shfaqën kryesisht filma të shkurtër për fëmijë, të animuar që prekin tema të ndjeshme social-psikologjike, duke përcjellë mesazhe ndërgjegjësuese për të miturit. “ Nga “Anifest” u shfaqën filma të animuar nga bota. Krijuesit nga Kosova dhe ata të huaj kanë trajtuar problemet e fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe në të njëjtën kohë se si janë në art ata”, thotë Artan Maku drejtor artistik i festivalit ndërkombëtar të filmit për fëmijë “Anifest” që nisi udhëtimin e edicionit të tij të 16-të këtë vit nga Tirana.
Festivali u zhvillua në datat 24-27 mars. Në këtë aktivitet në bashkëpunim me qendrën e artit “Agimi”- Agjencia e Industrisë Kreative Tiranë që bëri bashkë dy festivale drejtori artistik i “Anifest” Artan Maku tregon se u shfaqën rreth 36 filma. “Agjencia e Industrisë Kreative Tiranë hapi kinemanë “Agimi” 24-27 mars 2025 dhe ne si organizatorë i falenderojmë, sepse OJF AniFest realizoi festivalin ndërkombëtar të filmit të shkurtër për fëmijët ndryshe. Fëmijët që bëjnë art, po janë me aftësi të kufizuar. Këta fëmijë në fund të filmit theksojnë se edhe “Ti mund t’ia dalësh”, kjo realizohet në bashkëpunim me OJF “Art Without Limit”, i cili organizon në Prishtinë festival me të njëjtin emërtim “Kosovë””, thotë drejtori artistik Artan Maku në reagimin e tij.
Festivali në qytet të tjera
Festivali ndërkombëtar i filmit “AniFest” pas Tiranës do të vijojë dhe në dy qytete të tjera. Drejtori artistik Artan Maku thotë se në muajin maj do të jetë në qytetin Shkodrës për dy ditë dhe në vijim edhe në qytetin e Gjirokastrës. “Në Shkodër festivali do të jetë në muajin maj për dy ditë. Mendohet të jetë nga java e fundit e majit. Pas Shkodrës është planifikuar që të jetë në shtator në Gjirokastër”, tregon drejtori Maku. Festivali ndërkombëtar i filmit për fëmijë “Anifest” prej vitesh po zhvillohet në vendin tonë, por dhe vështirësia për këtë aktivitet nuk ka munguar. Drejtori artistik Artan Maku thotë se po përgatitet që të aplikojë për këtë projekt në dy bashkitë, ku është menduar festivali për të qenë në ndihmë të zhvillimit të tij.
“ Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit nuk e miratoi projektin “Anifest”. Unë kam dorëzuar projektin në Qendrën Kombëtare Kinematografike dhe po presim. Por do bëj dhe projekte të tjera do t’ia çoj bashkisë së Shkodrës, si dhe Gjirokastrës dhe në vazhdim presim për financimin. Situata me festivalin ndër vite ka qenë e vështirë. Festivali do të vijojë rrugëtimin e tij edhe pse me shumë përpjekje”, thotë drejtori artistik Artan Maku. Festivali ndërkombëtar i filmit për fëmijë “AniFest” është cilësuar unik në llojin e tij në vendin tonë. Në edicionin e parë “Anifest Rozafa” 2010 morën pjesë 100 filma.