Tag: festivali

  • Rikthehet “GjiroClassica”! Muzika klasike gjen shtëpinë në Gjirokastër, nis edicioni i pestë i festivalit

    Rikthehet “GjiroClassica”! Muzika klasike gjen shtëpinë në Gjirokastër, nis edicioni i pestë i festivalit

    Mbrëmjen e 22 majit, kalaja e Gjirokastrës u kthye në një skenë të gjallë, me fillimin e edicionit të pestë të festivalit të muzikës klasike “GjiroClassica”.

    Këtë vit, festivali i është kushtuar të rinjve. Një vendim i qëllimshëm për të vënë në qendër artistët në ngritje, ata që kanë ndërtuar tashmë një identitet profesional, por që kërkojnë ende hapësira për tu dëgjuar, për tu parë e për tu rritur.
    Ylli Haliti ishte një prej tyre. 18 vjeç, nga Mitrovica, ai u ngjit për herë të parë në skenën e këtij festivali.
    “Është hera e parë që performoj në Gjirokastër, por kam qenë më parë si turist. Sot jam ndjerë shumë mirë në skenën e festivalit , salla ishte shumë e bukur, te Kalaja e Gjirokastrës. Pianoja më ngjalli një ndjesi shumë të lirë dhe ishte akorduar pak para performancës, çka ishte ndihmesë shumë e madhe për performuesin. Publiku ishte fantastik dhe ndjenjat ,të papërshkrueshme.”
    Mbrëmja e parë shënoi jo vetëm fillimin e një jave koncertesh dhe garash, por edhe të një atmosfere që synon t’i sjellë qytetit një energji të re kulturore. Njëra prej organizatoreve të festivalit, pianistja Mimoza Çabeli, u shpreh me entuziazëm për vazhdimësinë.
    “Ishte një mbrëmje fantastike. Do të ketë në vazhdimësi të tilla mbrëmje. Në datë 24 do të jetë një aktivitet shumë i bukur në qytetin e Gjirokastrës , një koncert shëtitës në shtëpi karakteristike si tek Kadare, muzeu etnografik, tek Skëndulatët, tek mesi i Pazarit.”
    Në skenën e “GjiroClassica”-s do të ngjiten këtë vit disa dhjetëra artistë të moshave dhe kombësive të ndryshme, duke e kthyer Gjirokastrën jo vetëm në një pikë takimi për interpretuesit, por edhe në një hapësirë të rëndësishme të dialogut kulturor.
    Gradualisht, festivali po bëhet pjesë e natyrshme e jetës artistike të qytetit,  jo vetëm sepse i shkon hijeshisë arkitektonike dhe frymës historike të Gjirokastrës, por sepse po kultivon një marrëdhënie të qëndrueshme me publikun.

    Top Channel

  • Sot nis “Vjosart”, festivali ndërkombëtar i artit përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa

    Sot nis “Vjosart”, festivali ndërkombëtar i artit përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa

    Arti pamor, muzika, letërsia, baleti, folklori vijnë në festivalin ndërkombëtar të artit “Vjosart”. Nga data 21 deri më 25 maj, Përmeti do të shndërrohet në një skenë të hapur arti me “Vjosart”, edicioni i parë i këtij festivali përgjatë lumit të fundit të egër të Europës! Festivali “Vjosart” nis më 21 maj, në zemër të Përmetit, me një moment të veçantë për artin dhe muzikën shqiptare: përurimin e bustit të mjeshtrit të klarinetës, Laver Bariu. Në faqen e Bashkisë së Përmetit bëhet me dije se festivali vjen i organizuar nga Fondacioni URF, Organizata ASP, Ministria e Kulturës, Ekonomisë, Inovacionit dhe nga kjo bashki. “Nga 21 deri më 25 maj 2025, Përmeti do të pulsojë në ritmin e artit me: Koncerte të muzikës folklorike, klasike dhe moderne, ekspozitën “Ndërthurje” nga kolonia e piktorëve “Kontakt”; Sfilatën e modës “Blooming” me stilistet Erina Bektashi e Anila Zajmi. Letërsi dhe bashkëbisedim me poetin Lek Tasi. Koncerte me pianistët Tashko, Gjika & Zhuri dhe artistët Klajdi Musabelliu, Sardi Struga e Eranda Libohova”, shprehet Bashkia e Përmetit. Laver Bariu (lindi në Përmet më 2 maj 1929, vdiq me 26 janar 2014), ishte personalitet i shquar i muzikës popullore shqiptare si muziktar popullor me gërnetë dhe si këngëtar. Themelues dhe drejtues i Sazeve të Përmetit të njohura në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj. Festivali, që do të nis këtë të mërkurë është në vijim dhe të tjera veprimtarive artistike dhe kulturore, që janë zhvilluar më parë në qytetin e Përmetit.

  • FOTO/ Tapeti i kuq i Festivali të filmit në Kanë, pamjet elegante që spikatën

    FOTO/ Tapeti i kuq i Festivali të filmit në Kanë, pamjet elegante që spikatën

    Pas shkëlqimit të padiskutueshëm të Met Galas më herët këtë muaj, vjen me entuziazëm mbërritja e edicionit të 78-të të Festivalit të Filmit në Kanë. Me 22 filma të shumëpritur që garojnë për çmimin prestigjioz Palme d’Or, është e pashmangshme që Riviera Franceze të mbushet me yje të famshëm nga e gjithë bota. Festivali konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e filmit, ku jo vetëm shfaqen prodhimet më të mëdha të vitit, por edhe zbulohen vepra të reja të jashtëzakonshme siç ishte suksesi i madh i filmit Anora nga regjisori Sean Baker me aktoren Mikey Madison, i cili më pas fitoi çmimin për Filmin më të Mirë në Oscar 2025.

    Pas natës së parë hapëse, tapeti i kuq tashmë është pushtuar nga aktorë dhe figura të njohura të industrisë. Rregullat e reja të veshjes për festivalin këtë vit kanë vendosur kufizime ndaj fustaneve ekstravagante dhe preferojnë linja të pastra e të thjeshta. Në përputhje me këtë stil të përmbajtur, modelja Bella Hadid u shfaq me një fustan elegant të zi nga Saint Laurent, ndërsa Halle Berry nëtare e jurisë këtë vit u dallua me një veshje të strukturuar Chanel.

    Festivali do të zgjasë dhjetë ditë dhe pritet të sjellë shumë momente të tjera magjike në tapetin e kuq. Më poshtë mund të shihni disa nga paraqitjet më të mira deri tani nga Festivali i Filmit në Kanë 2025 dhe ende ka shumë për të parë.
    Bella Hadid në Saint Laurent
    Caroline Daur
    Daniella Tarantino dhe Quentin Tarantino
    Eva Longoria në Tamara Ralph Couture
    Halle Berry në Jacquemus
    Heidi Klum në Elie Saab
    Irina Shayk me bizhuteri Armani Privé dhe Anita Diamonds
    Juliette Binoche në Jacquemus
    Leonardo DiCaprio
    Rossy de Palma në AMI
    Sean Baker dhe Samantha Quan
    Shanina Shaik

  • Festivali Botëror i Koreve në Selanik, “Siparantum” nga Kosova renditet i treti

    Festivali Botëror i Koreve në Selanik, “Siparantum” nga Kosova renditet i treti

    Në një sallë të mbushur plot tinguj dhe emocione, kori “Siparantum” nga Kosova dha një nga interpretimet më të vlerësuara të edicionit të 14-të të “World Choir Festival on Musical & Competition”, duke u renditur i dyti mes dhjetëra koraleve ndërkombëtare dhe duke fituar Medaljen e Argjendtë në një garë të jashtëzakonshme që u zhvillua në Universitetin “Aristoteli” në Selanik.Të rrethuar nga koret pjesëmarrëse nga Shtetet e Bashkuara, Greqia, Polonia, Sllovakia dhe Serbia, interpretimi i korit kosovar dalloi për pastërtinë vokale dhe ndjeshmërinë emocionale, duke përfaqësuar me krenari jo vetëm qytetin e Pejës, ku është themeluar, por mbarë Kosovën në një skenë që prej vitesh mbledh disa nga grupet më të mira vokale të globit.Në një konkurrencë të ngushtë, vendi i parë i shkoi “Brigham Young University Singers” nga SHBA, të udhëhequr nga dirigjenti i njohur Dr. Andrew Crane, një emër që dominon skenën ndërkombëtare të muzikës korale. Për “Siparantum”, një ansambël i ri në moshë, por i vendosur në përkushtim, kjo medalje është një dëshmi e rrugës artistike që po ndjek dhe e standardit gjithnjë në rritje.Festivali në Selanik, i njohur për rigorozitetin artistik dhe për përzgjedhjen elitare të pjesëmarrësve, nuk është një ngjarje rutinë për skenën muzikore. Aty ndodh një shkëmbim kulturor i rrallë, ku gjuhët ndryshojnë, por muzika mbetet një gjuhë e përbashkët që bashkon.Për “Siparantum”, ky çmim nuk është vetëm një arritje artistike, por edhe një moment krenarie kombëtare. Në një botë ku emri i Kosovës shpesh përmendet në kontekste politike, kore të tilla i japin vendit një zë ndryshe – një zë që ngjitet në skena ndërkombëtare përmes harmonisë, përkushtimit dhe artit të pastër.Në një kohë kur diplomacia kulturore është po aq e rëndësishme sa ajo formale, performanca e “Siparantum” në Selanik përforcon idenë se arti ka ende fuqinë për të ndërtuar ura dhe për të ngritur popuj të vegjël në skena të mëdha.

  • Festivali Botëror i Koreve në Selanik “Siparantum” nga Kosova renditet i treti

    Festivali Botëror i Koreve në Selanik “Siparantum” nga Kosova renditet i treti

    Në një sallë të mbushur plot tinguj dhe emocione, kori “Siparantum” nga Kosova dha një nga interpretimet më të vlerësuara të edicionit të 14-të të “World Choir Festival on Musical & Competition”, duke u renditur i dyti mes dhjetëra koraleve ndërkombëtare dhe duke fituar Medaljen e Argjendtë në një garë të jashtëzakonshme që u zhvillua në Universitetin “Aristoteli” në Selanik.Të rrethuar nga koret pjesëmarrëse nga Shtetet e Bashkuara, Greqia, Polonia, Sllovakia dhe Serbia, interpretimi i korit kosovar dalloi për pastërtinë vokale dhe ndjeshmërinë emocionale, duke përfaqësuar me krenari jo vetëm qytetin e Pejës, ku është themeluar, por mbarë Kosovën në një skenë që prej vitesh mbledh disa nga grupet më të mira vokale të globit.Në një konkurrencë të ngushtë, vendi i parë i shkoi “Brigham Young University Singers” nga SHBA, të udhëhequr nga dirigjenti i njohur Dr. Andrew Crane, një emër që dominon skenën ndërkombëtare të muzikës korale. Për “Siparantum”, një ansambël i ri në moshë, por i vendosur në përkushtim, kjo medalje është një dëshmi e rrugës artistike që po ndjek dhe e standardit gjithnjë në rritje.Festivali në Selanik, i njohur për rigorozitetin artistik dhe për përzgjedhjen elitare të pjesëmarrësve, nuk është një ngjarje rutinë për skenën muzikore. Aty ndodh një shkëmbim kulturor i rrallë, ku gjuhët ndryshojnë, por muzika mbetet një gjuhë e përbashkët që bashkon.Për “Siparantum”, ky çmim nuk është vetëm një arritje artistike, por edhe një moment krenarie kombëtare. Në një botë ku emri i Kosovës shpesh përmendet në kontekste politike, kore të tilla i japin vendit një zë ndryshe – një zë që ngjitet në skena ndërkombëtare përmes harmonisë, përkushtimit dhe artit të pastër.Në një kohë kur diplomacia kulturore është po aq e rëndësishme sa ajo formale, performanca e “Siparantum” në Selanik përforcon idenë se arti ka ende fuqinë për të ndërtuar ura dhe për të ngritur popuj të vegjël në skena të mëdha.

  • Shkodra, porta e talentit shqiptar drejt Europës, kënga fituese e Festivalit Kombëtar për Fëmijë do përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong Junior

    Shkodra, porta e talentit shqiptar drejt Europës, kënga fituese e Festivalit Kombëtar për Fëmijë do përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong Junior

    Nga Albert Vataj
    Një lajm i gëzueshëm dhe domethënës për kulturën dhe muzikën shqiptare vjen nga qyteti i Shkodrës, djepi i artit dhe traditës muzikore. Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë përmes një postimi në rrjetet sociale një zhvillim të rëndësishëm për artin për fëmijë dhe përfaqësimin ndërkombëtar të talenteve të reja shqiptare: kënga fituese në kategorinë 9–14 vjeç e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë – Shkodër do të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest”, kompeticionin më të madh evropian për fëmijë.

    Një marrëveshje historike që lidh traditën me skenën ndërkombëtareKy hap është formalizuar përmes një marrëveshjeje ndërmjet Bashkisë Shkodër dhe Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), e nënshkruar nga Benet Beci dhe znj. Eni Vasili, Drejtore e Përgjithshme e RTSH-së. Kjo marrëveshje nuk është thjesht një akt institucional, por një urë lidhëse ndërmjet një festivali me një trashëgimi të gjatë dhe një skene që përfaqëson ëndrrën e çdo fëmije artist në Evropë.
    “Jemi të bindur,” – shkruan kryebashkiaku Beci – “që skena e festivalit tradicional të Shkodrës, tashmë në vitin e 63-të të tij, do të jetë edhe më e suksesshme e shpërblyese për dhjetëra krijues të muzikës për fëmijë e qindra talente të vegjël që ngjiten aty, e që tashmë do të kenë një rrugë të hapur drejt përfaqësimit ndërkombëtar përmes RTSH-së dhe Eurosong Junior.”
    Një festival që mban në jetë shpirtin krijues të fëmijërisë shqiptareFestivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Shkodër është një ndër ngjarjet më të vjetra dhe më të qëndrueshme artistike në trojet shqiptare. I themeluar në vitin 1962, ai është bërë për dekada me radhë një platformë e çmuar ku kanë nisur rrugëtimin shumë figura të njohura të muzikës shqiptare. Shkodra, që ka lindur muzikën e lehtë shqiptare dhe ka ushqyer ndër breza frymën artistike kombëtare, përmes këtij festivali ka ruajtur një traditë të gjallë të edukimit estetik dhe krijimtarisë së hershme te fëmijët.
    Në këtë festival janë rritur e formuar artistikisht me qindra fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare – një përpjekje e përbashkët e kompozitorëve, poetëve, mësuesve të muzikës dhe familjeve që besojnë tek forca e artit për të formuar individë më të ndjeshëm e më të qytetëruar.
    Përfaqësimi në Eurosong Junior – një dritare e re për artin shqiptar“Junior Eurovision Song Contest”, i themeluar nga Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve (EBU) në vitin 2003, është një platformë prestigjioze që jo vetëm zbulon talente të reja, por u jep fëmijëve nga e gjithë Evropa një mundësi për të treguar pasionin e tyre në një skenë të madhe dhe për të përcjellë mesazhe të fuqishme përmes muzikës.
    Fakti që përzgjedhja shqiptare do të vijë nga skena shkodrane e këtij festivali, është një pranim i cilësisë artistike, profesionalizmit në organizim dhe trajtimit të kujdesshëm të talenteve të reja. Kjo e shndërron Shkodrën në një pikë referimi për përfaqësimin evropian të artit për fëmijë në Shqipëri, duke i dhënë qytetit edhe një herë statusin që meriton si kryeqytet i kulturës shqiptare.
    Një shpresë e re për artistët e vegjël shqiptarëKy bashkëpunim krijon një mundësi të re për artistët e rinj shqiptarë, jo vetëm për t’u dëgjuar përtej kufijve, por edhe për të përjetuar një rrugëtim artistik të denjë, të përkrahur nga institucionet shtetërore dhe publike të kulturës. Është një hap që rikthen besimin se Shqipëria mund t’u ofrojë brezave të rinj hapësira dinjitoze për rritje kulturore, pa pasur nevojë të kërkojnë diku tjetër atë që duhet ta gjejnë në vendin e tyre.
    Në këtë mënyrë, Shkodra nuk është vetëm mikpritësja e një festivali, por bëhet ambasadorja kulturore e fëmijërisë shqiptare në Europë. Dhe kjo ndodh jo vetëm përmes këngës, por përmes një modeli vizioni e bashkëpunimi, ku fjalët nder, përkushtim dhe art marrin kuptim të gjallë.

  • Festivali i Filmit në Kanë, shpallen anëtarët e jurisë, Juliette Binoche do të jetë presidente e edicionit të 78-të

    Festivali i Filmit në Kanë, shpallen anëtarët e jurisë, Juliette Binoche do të jetë presidente e edicionit të 78-të

    Shpallen emrat që do të përbëjnë jurinë e Festivalit të 78-të të Filmit në Kanë. Artistët e përzgjedhur që do të vlerësojnë 21 projekte filmike që konkurrojnë për çmimin e lakmuar Palme d’Or përfaqësojnë një gamë të gjerë profesionistësh, si para ashtu edhe pas kameras.

    Juria do të përfshijë aktoren dhe regjisoren amerikane, fituese e çmimit Oscar, Halle Berry, regjisoren dhe skenaristen indiane Payal Kapadia, aktoren italiane Alba Rohrwacher dhe shkrimtaren me prejardhje franceze dhe marokene, fituese e çmimeve, Leila Slimani.
    Gjithashtu përfshihen regjisori dhe producenti kongolez Diedo Hamadi, regjisori dhe skenaristi i njohur korean Hong Sang-soo, aktori i njohur Jeremy Strong dhe regjisori, skenaristi dhe producenti meksikan Carlos Reygadas. Sipas IndieWire, festivali i filmit do të zhvillohet nga 13 deri më 24 maj. Në krye të jurisë, siç është njoftuar më parë, do të jetë Juliette Binoche.
    Nën kryesimin e saj, komiteti do të jetë përgjegjës për përzgjedhjen e fituesit të Palmës së Artë, si dhe të çmimeve të tjera në seksionin e konkursit. Vlen të përmendet se kompania e prodhimit Neon ka prodhuar gjashtë fituesit e mëparshëm të Palmës së Artë radhazi, ku suksesi më i fundit është filmi i Sean Baker “Anora”, i cili fitoi edhe çmimin Oscar për Filmin më të Mirë.
    Filmi debutues si regjisor i Amelie Bonan, “Leave One Day”, do të hapë festivalin, duke bërë histori si filmi i parë nga një regjisore debutuese që hap Festivalin e Kanës në 78 vitet e institucionit.

    Top Channel

  • Festivali i Librit Shqip në Montreal, një festë për gjuhën dhe letërsinë shqipe

    Festivali i Librit Shqip në Montreal, një festë për gjuhën dhe letërsinë shqipe

    Këtë të diel, komuniteti shqiptar i Montrealit do të mblidhet për të festuar gjuhën dhe kulturën përmes librit, në kuadër të Festivalit të Librit Shqip – Montreal 2025.Në një bashkëpunim mes Shoqatës Kulturore Shqiptare të Montrealit, Shoqatës Shqiptare Kosova-Montréal dhe Albanian Canadian Development Alternative (ACDA), festivali pritet të sjellë rreth 670 tituj dhe mbi 2,500 libra, duke përfshirë letërsi shqipe, përkthime, libra për fëmijë dhe vepra historike.Pjesë e veçantë e aktivitetit do të jenë edhe tre takime me autorë shqiptarë që jetojnë dhe krijojnë në Kanada, duke krijuar një urë të re komunikimi mes lexuesve dhe krijuesve.Ora 15:00 – “Poezia si formë e epërme e gjuhës” – Bisedë me poetin Artan Gjyzel Hasani.Ora 15:00 – “Sfida e rrëfimit shqip përkundër ligjit të numrave të mëdhenj” – Bisedë me Ajkuna Dakli dhe Taip Sulko.Ora 16:00 – “Zëri femëror i poezisë në Diasporë” – Bisedë me Armenida Qyqja, Anila Erindi dhe Valbona Ahmeti.Organizatorët njoftojnë se të gjitha informacionet dhe programin e plotë të Festivalit mund t’i gjeni në faqen e Albanian Book Festival, në seksionin e eventeve.Festivali i këtij viti thekson edhe një herë rëndësinë e librit si një mjet për ruajtjen e identitetit dhe gjuhës shqipe në diasporë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Këtë të diel, komuniteti shqiptar i Montrealit do të mblidhet për të festuar gjuhën dhe kulturën përmes librit, në kuadër të Festivalit të Librit Shqip – Montreal 2025.Në një bashkëpunim mes Shoqatës Kulturore Shqiptare të Montrealit, Shoqatës Shqiptare Kosova-Montréal dhe Albanian Canadian Development Alternative (ACDA), festivali pritet të sjellë rreth 670 tituj dhe mbi 2,500 libra, duke përfshirë letërsi shqipe, përkthime, libra për fëmijë dhe vepra historike.Pjesë e veçantë e aktivitetit do të jenë edhe tre takime me autorë shqiptarë që jetojnë dhe krijojnë në Kanada, duke krijuar një urë të re komunikimi mes lexuesve dhe krijuesve.Ora 15:00 – “Poezia si formë e epërme e gjuhës” – Bisedë me poetin Artan Gjyzel Hasani.Ora 15:00 – “Sfida e rrëfimit shqip përkundër ligjit të numrave të mëdhenj” – Bisedë me Ajkuna Dakli dhe Taip Sulko.Ora 16:00 – “Zëri femëror i poezisë në Diasporë” – Bisedë me Armenida Qyqja, Anila Erindi dhe Valbona Ahmeti.Organizatorët njoftojnë se të gjitha informacionet dhe programin e plotë të Festivalit mund t’i gjeni në faqen e Albanian Book Festival, në seksionin e eventeve.Festivali i këtij viti thekson edhe një herë rëndësinë e librit si një mjet për ruajtjen e identitetit dhe gjuhës shqipe në diasporë.

  • 35 mijë vizitorë, Festivali Art Explora hap velat e shtegtimit nga Porti i Durrësit

    35 mijë vizitorë, Festivali Art Explora hap velat e shtegtimit nga Porti i Durrësit

    5 mijë vizitorë ka pritur në bordin e vet anija artistike e Art Explora.

    Nga data 10 deri më 21 prill, një program i pasur artistik dhe muzikor nga mbi 50 artistë ndërkombëtarë dhe vendas, u shpalos falas për të gjithë vizitorët.

    Festivali u organizua në kuvertën e anijes së parë muze në botë dhe në kalatën e portit, i konceptuar në disa pavijone dhe hapësira kolektive.

    Durrësi ishte ndalesa e parë e festivalit për këtë vit. Në këtë odise kulturore në Mesdhe, Art Explora do të lundrojë drejt Nisës në Francë (2-13 qershor), Rijekës në Kroaci në mes të muajit shtator, Athinë (3-12 tetor) dhe Limasol në Qipro, në fund të tetorit.

    Stylish GIF
  • Festivali i Filmit Shqiptar në Boston,një udhëtim artistik në kinemanë shqiptare

    Festivali i Filmit Shqiptar në Boston,një udhëtim artistik në kinemanë shqiptare

    Nga data 19 deri më 22 qershor 2025, Biblioteka dhe Qendra Kulturore Fan S. Noli në Boston do të mirëpresë Festivalin Shqiptar të Filmit, një ngjarje që synon të sjellë në qendër të vëmendjes zërat dhe vizionet që po formësojnë peizazhin kinematografik shqiptar.Festivali do të zhvillohet në ambientet e Katedrales Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit dhe do të përfshijë një përzgjedhje filmash që variojnë nga narrativa origjinale te pamje mahnitëse vizuale, duke përfaqësuar më të mirën e narrativës dhe estetikës shqiptare në ekranin e madh.Ky është një moment i veçantë për komunitetin shqiptar në SHBA dhe më gjerë, për të eksploruar dhe reflektuar mbi identitetin kulturor, historinë dhe përvojat kolektive përmes artit të filmit.Për më shumë informacion mbi programin dhe aktivitetet e festivalit, ndiqni @fannoliculture ose vizitoni faqen zyrtare: www.fannoliculturalcenter.orgMaterialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Nga data 19 deri më 22 qershor 2025, Biblioteka dhe Qendra Kulturore Fan S. Noli në Boston do të mirëpresë Festivalin Shqiptar të Filmit, një ngjarje që synon të sjellë në qendër të vëmendjes zërat dhe vizionet që po formësojnë peizazhin kinematografik shqiptar.Festivali do të zhvillohet në ambientet e Katedrales Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit dhe do të përfshijë një përzgjedhje filmash që variojnë nga narrativa origjinale te pamje mahnitëse vizuale, duke përfaqësuar më të mirën e narrativës dhe estetikës shqiptare në ekranin e madh.Ky është një moment i veçantë për komunitetin shqiptar në SHBA dhe më gjerë, për të eksploruar dhe reflektuar mbi identitetin kulturor, historinë dhe përvojat kolektive përmes artit të filmit.Për më shumë informacion mbi programin dhe aktivitetet e festivalit, ndiqni @fannoliculture ose vizitoni faqen zyrtare: www.fannoliculturalcenter.org