Tag: festivali

  • Rama rrëfen momentin me arkitektin japonez: Për arkitekturë të mrekullueshme duhet të edukojmë pak më shumë investuesit

    Rama rrëfen momentin me arkitektin japonez: Për arkitekturë të mrekullueshme duhet të edukojmë pak më shumë investuesit

    150 arkitektë ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët janë mbledhur në Tiranë për Festivalin “Bread & Heart”.
    Pasditen e sotme ka nisur pjesa e dytë e punimeve të këtij festivali, me diskutime të reja. Një prej arkitektëve më në zë, japonezi Toyo Ito, nuk mundi që të ishte fizikisht pjesë e këtij festivali në kryeqytet, por ai u bashkua përmes një videomesazhi, ndërsa foli edhe për dy projektet e tij në Shqipëri.

    “Festivali më ka ftuar, për fat të keq nuk do të jem në gjendje të marr pjesë për shkak të gjendjes së këmbëve të mia, por jam i përfshirë në dy projekte. Në masterplan rezidencial. Të dyja janë projekte entuziazmuese. Rama më kërkoi të shprehja mendimet e mia në mënyrë sa më të plotë, që më dha shumë kurajo dhe do doja të bëja maksimumin. Një miku im më tha dikur ‘civilizimi është ndarja nga toka, ndërsa kultura është hyrja në tokë’ kultura i ka rrënjët në Tokë, unë i besoj fort kësaj. Mendoj se projekti shqiptar është mjaft tërheqës dhe në kontakt me tokën. Arkitektura moderniste ka prirje të shkëputet nga toka më shumë, dhe Tokio nuk bën përjashtim, por kam shumë shpresa për Shqipërinë në këtë drejtim. Ky festival do të krijojë rezultate të shkëlqyera”, tha ai.
    Menjëherë pas mesazhit të Ito, edhe kryeministri Rama mori për pak çaate fjalën duke treguar dhe bisedën që ka pasur me arkitektin për punët e tij në vendin tonë.
    Në ndërhyrjen në sesionin e dytë, pas fjalë së arkitektit japonez Toyo Ito, Rama u shpreh se nuk mund të rrinte dot pa ndarë diҫka për mjeshtrin.
    “Dua t’ju them pse ai thotë që ‘më la të shprehja mendimet e mia në mënyrën më të plotë të mundshme’”, u shpreh Rama duke treguar për të pranishmit bisedën me arkitektin.
    “Patëm një bisedë përmes zoom-it ku po prezantohej projekti. Masterplani ishte fiks sa ky rreth ku kishte një sërë rrathësh të tjerë dhe pastaj kishte një nivel të dytë ndërtese që ishin të gjitha të mbuluara nga retë. Ishte shumë e qartë që se ҫkishte diҫka që nuk shkonte, sepse gjithҫka që ishte e qartë dhe e dukshme ishte shumë e natyrës së Toyo Ito-s, por ndërkohë ky niveli i dytë i ndërtesave të tjera nuk ishin fort tipike të Toyo-Ito-s. E pyeta dhe i thashë ҫfarë mendon për këtë nivel të dytë”, tregoi Rama.
    “Duke iu kthyer historisë me gansterë të Semit, instikti më tha që kjo ishte punë e klientit dhe ai në një mënyrë tipike japoneze më tha “kjo është për të përshtatur plotësisht kërkesën e klientit”. I thashë po nëse i heqim fare ndërtesat me re dhe lëmë vetëm atë ҫfarë është në shtresën e parë? Ra heshtja dhe pas heshtjes erdhi pyetja. A është e mundur? I thashë varet nga ty, është vendimi yt. Kështu që vendimi u mor me një prerje gati thike japoneze dhe masterplani është i mrekullueshëm tani, është plotësisht Toyo Ito”, tha Rama.
    “Shqipëria nuk mori këtë po themi të ashtuquajtur njollë turpi për të ndërhyrë në mënyrën e të menduarit të Toyo Ito-s dhe prandaj Toyo Ito tha falemnderit apo më mirë që tha për t’u shprehur plotësisht”, theksoi Rama.
    “Unë po i ndjek të gjitha diskutimet. Është shumë e qartë që ka ende hapa të tjerë për t’u hedhur për të përqafuar plotësisht ambicien për të ndërtuar arkitekturë të mrekullueshme, me edukimin pak më shumë të investuesve. Është e dhimbshme por edhe këtë hap duhet ta ndërmarrim”, tha Rama.

  • Festivali “Flas Shqip” finalizohet me monodramën “Engjëjt”, vepër e Odise Plakut

    Festivali “Flas Shqip” finalizohet me monodramën “Engjëjt”, vepër e Odise Plakut

    “Engjëjt” është vepra e autorit Odise Plakut, që ka në qendër të saj një nënë nga Kosova, që nuk ndalon asnjëherë përpjekjet për të zbuluar misterin e zhdukjes të fëmijëve gjatë gjenocidit serb në Kosovë.

    Monodrama që u interpretua nga aktorja Vefi Redhi finalizoi Festivalin Flas Shqip, dedikuar veprave dhe problemeve shqiptare.
    “U emocionova sepse unë kthehem dhe interpretoj në shqip pas një shkëputjeje shumë të gjatë. Ishte një festival shumë i ngrohtë dhe me aktorë që flasin shqip e që janë nga treva të ndryshme. Dhe nisma të tilla duhet të kemi shumë në Shqipëri, ta duam Teatrin më shumë”, shprehet aktorja.
    Pasi shtatë vepra u ngjitën në skenën e Teatrit Zonja e Bujtinës dhe Teatrit Kombëtar, në natën finale u ndanë çmimet nga juria e përbërë nga Bujar Asqeriu, Bujar Kapexhiu dhe Raimonda Bulku.
    Sipas organizatorëve, ky festival i shërbeu për të rikthyer vëmendjen te dramaturgjia shqiptare dhe për t’u dhënë mundësi artistëve të rinj.
    “Është detyrë e ne të vjetëve që të inkurajojmë të rinjtë sepse teatri ka nevojë për të gjitha moshat”, thotë regjisori Naun Shundi.
    “Është e rëndësishme që të zhvillojmë dhe të stimulojmë dramën shqipe  duhen të flasim shqip, të trajtojmë sa më shumë problematike shqiptare”, u shpreh aktorja Raimonda Shundi.
    Për të krijuar një traditë për interpretët dhe krijuesit e dramës, ky Festivali “Flas Shqip” synon të bëhet një aktivitet I përditshëm.

    Top Channel

  • VIDEO/ Rama: Shëngjini është gati për UNUM, 5 ditë dhe netë fantastike të festivalit muzikor

    VIDEO/ Rama: Shëngjini është gati për UNUM, 5 ditë dhe netë fantastike të festivalit muzikor

    Nga data 5 deri më 10 qershor, në Shëngjin, Lezhë, do të zhvillohet festivali muzikor UNUM, një prej ngjarjeve më të pritura verore në bregdetin shqiptar. Kryeministri Edi Rama publikon pamje nga përgatitjet intensive për këtë aktivitet, duke e cilësuar festivalin si një “pikëtakim të përvitshëm për mijëra turistë dhe artdashës nga e gjithë Europa”.
    “5 ditë e netë fantastike të festivalit muzikor që është pikëtakimi i përvitshëm për mijëra turistë e artdashës nga gjithë Europa me skenografi rërën, pishat dhe detin, por edhe një pasaportë prezantuese e aktiviteteve verore në bregdetin shqiptar”, u shpreh Rama.

    Festivali UNUM për të gjashtin vit radhazi pritet të sjellë një atmosferë unike dhe të nxisë turizmin në zonën e Shëngjinit gjatë sezonit veror. Mbi 90 artistë është parashikuar të performojnë gjatë këtyre 5 ditëve.

  • FOTO/ 45 ton domate në ajër, festivali unik “Gran Tomatina” në Kolumbi

    FOTO/ 45 ton domate në ajër, festivali unik “Gran Tomatina” në Kolumbi

    Rreth 20,000 festues u mblodhën këtë fundjavë në qytetin e vogël Sutamarchán të Kolumbisë për të marrë pjesë në një nga ngjarjet më të veçanta dhe të dashura të vitit, Gran Tomatina, një festival ku mbi 45 tonë domate u hodhën në ajër, duke krijuar një “lumë të kuq” mes të qeshurave, muzikës dhe energjisë festive.

    Kjo ishte edita e 15-të e festivalit, që tashmë është bërë një traditë vjetore e pritur me entuziazëm nga banorët vendas dhe turistë nga mbarë vendi madje edhe nga jashtë. Ngjarja ka për qëllim të festojë dhe promovojë ekonominë lokale të Sutamarchán-it, e cila bazohet kryesisht në kultivimin e domateve.
    Kryetari i bashkisë, Miguel Andrés Rodríguez, theksoi rëndësinë e festivalit si një formë nderimi për komunitetin bujqësor:

    “Midis 70 dhe 80 përqind të familjeve në Sutamarchán jetojnë nga domatet. Ky festival është një hommage për punën e tyre të palodhur dhe një mënyrë për të promovuar prodhimin vendas me krenari.”

    Për të siguruar që ngjarja të jetë edhe e qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin, përdoren vetëm domate të tejpjekura ose të papërshtatshme për konsum njerëzor. Ato përndryshe do të ishin hedhur poshtë, por kështu shndërrohen në mjet festimi, krijimtarie dhe argëtimi.
    Përveç betejës së madhe me domate, festivali përfshin edhe një panair me produkte bujqësore, muzikë live, valle tradicionale kolumbiane, si dhe ekspozita kulturore që pasqyrojnë trashëgiminë e pasur të zonës.
    /vizionplus.tv

  • Festivali “Anifest”, nisi në Gjirokastër edicioni i 18-të i filmit të animuar për fëmijë

    Festivali “Anifest”, nisi në Gjirokastër edicioni i 18-të i filmit të animuar për fëmijë

    Festivali i filmit të animuar për fëmijë, Anifest, ka nisur edicionin e tij të 16-të në qytetin e Gjirokastrës, duke vijuar traditën si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore për fëmijët në Shqipëri.

    Këtë vit, festivali u hap me një nderim të veçantë për drejtorin artistik dhe themeluesin e tij, Artan Maku, i cili u dekorua me një titull nderi nga Bashkia e Gjirokastrës për kontributin e tij në zhvillimin e filmit të animuar dhe edukimin kulturor të brezave të rinj.
    Artan Maku, themeluesi i festivalit të filmit të animuar për fëmijë thotë: “Ne kemi menduar që ky edicion të jetë unik dhe të zhvillohet në Gjirokastër, sepse këtu duhet të mbillet identiteti kulturor. Festivali synon të krijojë atmosferë pozitive në jetën e fëmijëve dhe të kontribuojë në shmangien e përdorimit pasiv të teknologjisë. Duam që fëmijët të mos jenë thjesht spektatorë, por protagonistë në përzgjedhjen e vlerave që i përfaqësojnë”.
    Risi e këtij edicioni është organizimi i jurive në dy nivele: juria e fëmijëve, e cila do të ketë rol aktiv në përzgjedhjen e filmave fitues, dhe juria e të rriturve, me ekspertë të kinemasë dhe artit ndërkombëtar.
    Më shumë se 1000 filma janë paraqitur për këtë edicion, dhe nga ata janë përzgjedhur një koleksion i pasur filmash të shkurtër që mbulojnë një gamë të gjerë tematikash, nga familja, miqësia dhe empatia, deri tek sfidat personale dhe fuqia e imagjinatës.

    Top Channel

  • Festivali i këngës për fëmijë! Fituese është Kroni Pula, do përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovizion

    Festivali i këngës për fëmijë! Fituese është Kroni Pula, do përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovizion

    Kroni Pula, me interpretimin e saj të veçantë të këngës “Fruta perime”, rrëmbeu çmimin e madh në kategorinë “Junior” dhe do të mbajë flamurin shqiptar në Junior Eurovision 2025, që do të zhvillohet në dhjetor, në Gjeorgji.

    Ngjarja muzikore më e dashur për fëmijët “Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë” që këtë vit kishte edicionin e 63-te e ktheu Shkodrën në festival të madh artistik që përfshiu të gjithë qytetin.
    Ky festival konsiderohet një thesar i trashëgimisë kulturore të Shkodrës.

    Top Channel

  • Po ktheheshin nga Festivali Kombëtar i Sporteve, por u përfshinë në aksident, vdesin 22 sportistë dhe zyrtarë

    Po ktheheshin nga Festivali Kombëtar i Sporteve, por u përfshinë në aksident, vdesin 22 sportistë dhe zyrtarë

    Një aksident i rëndë në Nigeri ka marrë jetën e 22 sportistëve dhe zyrtarëve.

    Aksidenti ndodhi teksa viktimat ishin duke u kthyer nga Festivali Kombëtar i Sporteve të vendit.
    Sipas deklaratës së lëshuar nga zyra e qeverisë, pati dhe të plagosur, por ende nuk dihet numri i saktë i tyre. Dyshohet se shkak është bërë lodhja e shoferit dhe shpejtësia e lartë.
    Atletët e vrarë në aksident po ktheheshin në shtëpi pasi “e kishin përfaqësuar shtetin e tyre me nderim”, tha Komisioni Kombëtar i Sportit (NSC) i Nigerisë në një deklaratë të postuar në Instagram.
    Festivali i 22-të Kombëtar i Sporteve i Nigerisë u mbajt në shtetin Ogun në jugperëndim të vendit, sipas NSC-së. Pas 11 ditësh aktivitetesh, gara mbajti ceremoninë e mbylljes të enjten, tha NSC.
    E hëna do të jetë një ditë zie.

    Top Channel

  • “Gjiroclassica” ndez kalanë e Gjirokastrës me 5 net muzikë klasike dhe talent

    Në qytetin e Gjirokastrës u mbajt për pesë netë me radhë Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Klasike “Gjiroclassica”, një ngjarje që solli tingujt e muzikës klasike në zemër të qytetit të gurtë. Artistë të rinj, vendas dhe të huaj, performuan në skenat unike të kalasë historike dhe godinave muzeale, duke e shndërruar Gjirokastrën në një qendër të gjallë arti dhe frymëzimi.Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cilësoi festivalin si një udhëtim muzikor magjepsës nëpër kalldrëmet, historinë dhe shpirtin e Gjirokastrës. Ajo vlerësoi talentin dhe virtuozitetin e pjesëmarrësve, veçanërisht të rinjve që morën pjesë në konkursin “Tempo”, të cilët sipas saj premtojnë vazhdimësinë e kësaj tradite kulturore në qytet.Këtë vit, festivali i kushtoi një vëmendje të veçantë brezit të ri të artistëve shqiptarë dhe të huaj, duke i dhënë atyre një hapësirë të vlefshme për të shpalosur talentin. Mbrëmja përmbyllëse e festivalit do të mbahet sonte me një koncert të veçantë të korit të fëmijëve “Okarina” nga Kosova, në kalanë e Gjirokastrës.“Gjiroclassica” vjen si një tjetër dëshmi e rëndësisë që aktivitetet artistike dhe kulturore po fitojnë në Gjirokastër, veçanërisht gjatë sezonit turistik, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Në qytetin e Gjirokastrës u mbajt për pesë netë me radhë Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Klasike “Gjiroclassica”, një ngjarje që solli tingujt e muzikës klasike në zemër të qytetit të gurtë. Artistë të rinj, vendas dhe të huaj, performuan në skenat unike të kalasë historike dhe godinave muzeale, duke e shndërruar Gjirokastrën në një qendër të gjallë arti dhe frymëzimi.Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cilësoi festivalin si një udhëtim muzikor magjepsës nëpër kalldrëmet, historinë dhe shpirtin e Gjirokastrës. Ajo vlerësoi talentin dhe virtuozitetin e pjesëmarrësve, veçanërisht të rinjve që morën pjesë në konkursin “Tempo”, të cilët sipas saj premtojnë vazhdimësinë e kësaj tradite kulturore në qytet.Këtë vit, festivali i kushtoi një vëmendje të veçantë brezit të ri të artistëve shqiptarë dhe të huaj, duke i dhënë atyre një hapësirë të vlefshme për të shpalosur talentin. Mbrëmja përmbyllëse e festivalit do të mbahet sonte me një koncert të veçantë të korit të fëmijëve “Okarina” nga Kosova, në kalanë e Gjirokastrës.“Gjiroclassica” vjen si një tjetër dëshmi e rëndësisë që aktivitetet artistike dhe kulturore po fitojnë në Gjirokastër, veçanërisht gjatë sezonit turistik, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

  • Festivali i Monodramës “Flas shqip” në Teatrin “Zonja e Bujtinës”! Nis me veprën tragjikomike “I pakalluri i vdekur”

    Festivali i Monodramës “Flas shqip” në Teatrin “Zonja e Bujtinës”! Nis me veprën tragjikomike “I pakalluri i vdekur”

    “I pakalluri i vdekur” është monodrama tragjikomike, që trajton problemet e individit dhe raporteve të tij me familjen e shoqërinë.  

    I rritur me parime për të qenë i drejtë, protagonisti kupton se këto cilësi i kthehen në fatkeqësi.
    “Problemet që ka individi, personazhi i paemër i vdekur dhe i ringjallur, ekzistojnë në çdo lloj shoqërie. Në vende si tonat është më e dukshme ku problemet socio-ekonomike e fusin individin në mors dhe nxjerrin nga individi ose më të mirën ose më të keqen”, shprehet aktori Marius Dhrami.
    Me elementë të fortë të groteskut që thumbojnë realitetin shqiptar, vepra vjen nën autorësinë e Naun Shundit, që me penën e tij bën thirrje për tolerancë e mirëkuptim mes njerëzve në shoqëri.
    “Po bëj një koment brenda groteskut. Siç duket, andej nga bota tjetër duhet të jetë më mirë se këtej, duke qenë se ne vdesim të shkojmë andej, ndërsa nga andej nuk vjen njeri këtej”, thotë Dhrami.
    “Unë jam përpjekur me aq sa kam mundur të them ngacmoj diçka, sepse teatri nëse nuk ngacmon, nëse nuk prek probleme ku njeriu të shikojë vetveten dhe tërë ambientin që e rrethon, atëherë pse e merr përsipër të thuash një gjë nga skena, kur kjo nuk ngjit dhe nuk përkon me asgjë”, tregon dramaturgu Naun Shundi.
    Kjo shfaqje çeli festivalin kombëtar të monodramës “FLAS SHQIP”, që për një javë do të ngjisë në skenë shtatë drama shqiptare. Në natën finale, pas vlerësimit të jurisë së përbërë nga Bujar Asqeriu, Bujar Kapexhiu e Raimonda Bulku, do të ndahen çmimet për autorin, regjisorin dhe aktorin më të mirë.
    “Në teatrot tona nuk lëvrohet sa duhet drama kombëtare. Është e thjeshtë të marrësh Shekspirin, Çehovin, Ibsenin dhe suksesi është i garantuar. Por të marrësh një autor shqiptar është shumë herë më mirë sepse inkurajon dramaturgjinë shqiptare”, thotë Shundi.
    Festivali që synon të krijojë një traditë për interpretët dhe krijuesit e dramës mbahet në teatrin e krijuar në shtëpinë e Shundit, Zonja e Bujtinës, ku publiku mund të përjetojë një eksperiencë ndryshe, me kontakt të drejtpërdrejtë me aktorët.
    “Të kthesh shtëpinë në teatër është nderi i madh për këdo. I uroj çdo kujt të bëjë teatër, sa më tepër teatro të kemi, aq më mirë është për të tërë. Burgje kemi plot  teatro nuk po ndërtojmë. Kjo është fatkeqësi”, rrëfen dramaturgu.

    Top Channel

  • Festivali i Kanës i jep “Palmën e Artë” dramës iraniane “Ishte vetëm një aksident”

    Festivali i Kanës i jep “Palmën e Artë” dramës iraniane “Ishte vetëm një aksident”

    Festivali i Kanës i ka dhënë çmimin e tij kryesor, Palmën e Artë, dramës iraniane të hakmarrjes “It Was Just an Accident” .
    Fitorja vazhdon një seri të jashtëzakonshme për distributorin indie Neon, i cili tani ka mbështetur gjashtë fituesit e fundit të Palmës së Artë. Neon mori çmimin “ It Was Just an Accident” për shpërndarjen në Amerikën e Veriut pas premierës së tij në Kanë, pas fitoreve të mëparshme me “Parasite” , “Titane” , “Triangle of Sadness” , “Anatomy of a Fall ” dhe “Anora” .
    Cate Blanchett ia dorëzoi çmimin Panahi-t, i cili u burgos në Iran tre vjet më parë dhe hyri në grevë urie. Për më shumë se 15 vjet, ai ka bërë filma në fshehtësi në vendin e tij të lindjes, duke përfshirë “ This Is Not a Film” , i xhiruar në dhomën e tij të ndenjes, dhe “Taxi” , i vendosur tërësisht në një makinë.
    Publiku e duartrokiti me zë të lartë në këmbë. Panahi ngriti krahët lart dhe u përkul prapa me mosbesim, pastaj duartrokiti ekipin e tij dhe ata përreth tij. Në skenë, ai u prit me brohoritje nga presidentja e jurisë së Kanës, Juliette Binoche, e cila dikur e kishte mbajtur lart emrin e tij në festivalin e vitit 2010, ndërsa ishte në arrest shtëpiak.