Tag: festival

  • Premiera botërore e filmit “Sytë e Bernës” në Sarajevo Film Festival

    Premiera botërore e filmit “Sytë e Bernës” në Sarajevo Film Festival

    Filmi me metrazh të shkurtër “Sytë e Bernës”, me regji nga Ermal Gërdovci dhe skenar të Patrik Lekaj, ka pasur premierën botërore në edicionin e 30-të të Sarajevo Film Festival, në kuadër të kategorisë Competition Programme – Short Film.

    Pas shfaqjes, u organizua një Q&A me regjisorin Gërdovci, ku publiku pati rastin të diskutojë mbi procesin krijues dhe temat që trajton filmi.

    Produksioni është realizuar nga kompania Kandërr, në bashkëprodhim me Filmik dhe Sloboda Film, me producente Trëndelina Halili dhe bashkëproducente Marija Dimitrova.

    Në rolet kryesore shfaqen aktorët: Arta Selimi, Tristan Halilaj, Ervin Shala, Gramos Malaj dhe Altin Vraniqi. Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës./KultPlus.com

  • Nis ‘Shkodra Jazz Festival’, ‘Skanderbeg Chamber Orchestra’ ekzekutoi vepra të njohura botërore

    Nis ‘Shkodra Jazz Festival’, ‘Skanderbeg Chamber Orchestra’ ekzekutoi vepra të njohura botërore

    Salla “Kardinal Mikel Koliqi” mirëpriti koncertin e hapjes së festivalit “Shkodra Sounds”, edicioni i IX, me pjesëmarrjen e “Skanderbeg Chamber Orchestra”.

    Orkestra u krijua në vitin 1997 nga artisti i ndjerë Rrok Jakaj dhe mbetet një ndër ansamblet më të veçanta të muzikës së dhomës. Drejtori artistik, Florian Jakaj, tha se festivali është një mundësi e mirë për jetën kulturore të Shkodrës.

    “Mbi të gjitha është një përvjetor ku bëhet edhe një bilanc se çfarë kemi bërë në të gjithë këto vite dhe kush është synimi ynë. E rëndësishme është që nuk jemi vetëm pasi bashkë mund të bëjmë gjëra më të mira”, u shpreh Jakaj.

    Violinisti Paçalin Pavaci, që jeton jashtë vendit, u shpreh se rikthimi në Shkodër për të interpretuar për publikun e tij është një emocion i veçantë.

    “Është një emocion shumë i madh se për herë të parë mblidhen të gjithë shkodranët që vijnë nga disa vetën të botës ku punojnë në zanatin e tyre. Është edhe një demonstrim dhe më madh për shkollën tonë që ka nxjerrë instrumentistë kaq të mirë. Shkodra është dashni, ne këtu kemi zemrën, tabanin dhe çdo gjë ka filluar këtu”, tha violinisti Paçalin Pavaci.

    Ky koncert shënoi një fillim të bukur të “Shkodra Jazz Festival” që do të vijojë me aktivitete të tjera muzikore. /RTSH/ KultPlus.com

  • “Himara International Music Festival” me flamenkon spanjolle, jazz dhe muzikë klasike

    “Himara International Music Festival” me flamenkon spanjolle, jazz dhe muzikë klasike

    Nga Julia Vrapi
    Për herë të parë në Himarë vjen flamenko e famshme spanjolle në një nga koncertet e “Himara International Music Festival”. Festivali vjen edhe këtë vit me një program të pasur, për të vijuar edhe me koncerte me muzikë jazz apo dhe muzikë klasike. Këtë vit artistë nga Shqipëria, Kosova, Franca, Gjermania, Austria, Spanja, Finlanda dhe Hungaria do të performojnë në skenën e festivalit, që shënon edicionin e katërt. “Himara International Music Festival” hapet këtë mbrëmje me një koncert me violonçelisten Ildikó Szábo dhe pianistin Endri Nini, dy muzikantë me një aktivitet të vlerësuar artistik, të cilët sjellin një program të përzgjedhur me vepra nga Beethoven, Schumann dhe Poulenc. Festivali do të zhvillohet në sallën “Neço Muko” dhe do të ofrojë shtatë net koncertesh të larmishme, duke përfshirë flamenco, jazz, muzikë klasike, kontemporane, si dhe një platformë për artistët e rinj dhe masterklasse për muzikantët në zhvillim. Ky festival vjen si nismë e dy pianistëve Endri Nini e Rea Veizi, dhe zhvillohet prej disa vitesh në Himarë gjatë stinës së verës, ku këtë vit sjell për herë të parë dhe flamenkon e famshme spanjolle. “Noche Española – El Flamenco Nuevo sjell për herë të parë në Himarë flamenkon e famshëm spanjoll në të gjitha dimensionet e veta me dy artistë të jashtëzakonshëm të cilët do të ndërthurin traditën dhe risitë e këtij zhanri unik në botë!”, shprehej pak ditë më parë pianistja e njohur Rea Veizi për një nga koncertet, që do të jenë në edicionin e katërt të “Himara International Music Festival”.
    Festivali në jetën artistike
    “Himara International Music Festival IV” nis këtë mbrëmje dhe vijon deri më 28 gusht në qytetin bregdetar të Himarës. Festivali me koncertet e tij e kthen Himarën në skenën e muzikës ndërkombëtare, ku dhe këtë edicion të katërt do të jenë pjesë e tij artistë të njohur. Festivali këtë vit është mbështetur edhe nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Në datën 22 gusht do të jenë në Himarë artistët Andrés Barrios piano e Carmen Young balerinë. Mbrëmja e datës 23 gusht sjell dy artistet Maniola Camuset-Trebicka  dhe Rea Veizi në piano me një program muzikor që përfshin pjesë nga Mozart, Schubert, Debussy e Brahms, ku programi i festivalit në vijim përmban dhe të tjerë koncerte, që do ta pasurojnë edhe më shumë jetën artistike dhe kulturore të Himarës këtë sezon vere. “Himara International Music Festival” që edicionin e parë në 2022 u realizua si një ngjarje e bukur muzikore nën drejtimin artistik të pianistëve Rea Veizi, e specializuar në piano, muzikë dhome e pedagogji, e cila jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj artistik në Paris dhe Endri Nini pianist e pedagog në konservatorët e Waimar, Rostock e Akademia Sibelius, me rezidencë në Hanover. Muzika më e bukur xhaz, tango, klasike e kontemporane erdhi e performuar nga 11 artistë ndërkombëtarë. Në festival ishin pesë koncerte, me artistë nga Shqipëria, Franca, Gjermania, Japonia, Kuba. Një vit më parë në ambientet e Qendrës së Artit Agimi në Tiranë, u zhvillua edhe eventi promovues i “Himara International Music Festival- A Documentary Journey”.

  • Shqipëria prezantohet në “Festival du Périgord Noir” në Francë

    Shqipëria prezantohet në “Festival du Périgord Noir” në Francë

    “Festival du Périgord Noir” që është dhe një nga festivalet muzikore më të njohura në Francë pati pjesëmarrës edhe artistë shqiptarë. Në këtë festival, që u zhvillua këtë muaj muzika ndërthuri traditat dhe kulturat. Festivali u zhvillua nga 3 deri më 17 gusht, ku ndër pjesëmarrësit ishte dhe violinisti i njohur Tedi Papavrami. Ministri Blendi Gonxhja gjithashtu u shpreh për artistët që morën pjesë në këtë festival, ku sipas tij u rikthye në skenë dhe fuqia e këngëve popullore. “Nga 3 deri më 17 gusht, Shqipëria u prezantua me krenari në Festival du Périgord Noir, një nga festivalet muzikore më të njohura në Francë, ku muzika ndërthuri traditat, kulturat dhe historitë e Mesdheut.
    Artistë të shquar shqiptarë sollën tinguj që bashkuan breza dhe hapësira: Flaka Goranci & Kuarteti i Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatorsura “TOGHA” sollën “Meloditë Shqiptare”, duke rikthyer në skenë thellësinë e zërit dhe fuqinë e këngëve popullore. Miksi, Yara Kasti & Tsanta ndezën atmosferën me një koncert të hapur nën qiellin e Terrasson-Lavilledieu, duke ndërthurur muzikë nga Shqipëria në Siri, Liban, Francë e Iran. Tedi Papavrami & Maki Okada dhuruan një udhëtim virtuoz që kaloi përmes Shqipërisë, Italisë, Spanjës e Polonisë me pasion dhe mjeshtëri të rrallë”, shprehet ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në rrjete sociale. Po ashtu edhe Marie-Ange Nguci fali një recital plot ndjenja në piano në një nga netët e festivalit. Sipas ministrit të MEKI-t ky ishte një udhëtim i paharrueshëm përmes muzikës, ku Shqipëria jo vetëm u dëgjua, por edhe u ndje me emocion, nostalgji dhe gëzim. Ky festival është një tjetër aktivitet, ku artistët shqiptarë janë mirëpritur nga publiku.

  • Gonxhja: Atmosferë super në Sarandë me Solar Music Festival

    Gonxhja: Atmosferë super në Sarandë me Solar Music Festival

    Solar Music Festival dhuroi një superatmosferë në Sarandë.

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot foto nga ky festival teksa u shpreh se, për dy net radhazi, bregdeti i Jonit u ndez me ritme elektronike, drita magjike dhe energji që nuk u shua deri në orët e vona të mbrëmjes.

    Festivali u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si pjesë e nismave që i japin turizmit veror më shumë energji, gjallëri dhe një dimension kulturor.

    Solar Music Festival, i cili mbahet prej disa vitesh, sjell në qytetin e bukur të Sarandës DJ të nivelit botëror, artistë dhe muzikantë të njohur e jo vetëm.

    Ky festival është kombinimi i muzikës së mirë, festave të jashtëzakonshme në anije, si edhe të pushuarit në plazh përgjatë ditës.

    Festivali ka një program argëtues të jetës së natës, ndryshe nga festivalet e tjerë./atsh/KultPlus.com

  • Gonxhja poston fotot: Super atmosferë në Sarandë me Solar Music Festival

    Gonxhja poston fotot: Super atmosferë në Sarandë me Solar Music Festival

    Politikë E Mërkurë, 20 Gusht 2025 20:01

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka ndarë foto nga ”Solar Music Festival” që u mbajt në Sarandë. ”SUPER atmosferë në Sarandë me Solar Music Festival! Për dy netë radhazi, bregdeti i Jonit u ndez me ritme elektronike, drita magjike dhe energji që nuk u shua deri në orët e vona të mbrëmjes! Festivali u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si pjesë e nismave që i japin turizmit veror më shumë energji, gjallëri dhe një dimension kulturor”,-shkruan Gonxhja.

  • Nisi “Shkodra Jazz Festival”: Skanderbeg Chamber Orchestra solli tingujt e botës në Shkodër

    Nisi “Shkodra Jazz Festival”: Skanderbeg Chamber Orchestra solli tingujt e botës në Shkodër

    Salla “Kardinal Mikel Koliqi” hapi dyert për edicionin e IX të festivalit “Shkodra Sounds”, i cili nisi me një koncert të veçantë nga “Skanderbeg Chamber Orchestra”.

    E themeluar në vitin 1997 nga artisti i ndjerë Rrok Jakaj, orkestra mbetet një ndër ansamblet më të veçanta të muzikës së dhomës. Drejtori artistik, Florian Jakaj, theksoi rëndësinë e festivalit si hapësirë kulturore për qytetin, duke e parë si një moment për reflektim dhe synime të reja.

    Violinisti Paçalin Pavaci, i cili jeton jashtë vendit, shprehu emocionin e rikthimit në Shkodër:“Është një emocion i madh, sepse mblidhen të gjithë shkodranët që punojnë kudo në botë në profesionin e tyre. Është një dëshmi e fuqisë së shkollës sonë muzikore dhe e lidhjes së fortë me qytetin.”

    Ky koncert shënoi hapjen e një jave të mbushur me aktivitete muzikore, ku Shkodra përjeton edhe një herë atmosferën e “Shkodra Jazz Festival”./rtsh

  • Himara International Music Festival: Muzikë, turizëm dhe artistë të rinj në bregdetin shqiptar

    Himara International Music Festival: Muzikë, turizëm dhe artistë të rinj në bregdetin shqiptar

    Qyteti bregdetar i Himarës nga 21 deri më 28 gusht do të mikpresë edicionin e katërt të Himara International Music Festival.

    Ky festival është një ngjarje e rëndësishme kulturore që po kthehet në një traditë të çmuar për artdashësit shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

    Festivali do të zhvillohet në sallën “Neço Muko” dhe do të ofrojë shtatë netë koncertesh të pasura dhe të larmishme, duke përfshirë flamenco, jazz, muzikë klasike, kontemporane, si dhe një platformë për artistët e rinj dhe masterklasse për muzikantët në zhvillim.Artistë nga Shqipëria, Kosova, Franca, Gjermania, Austria, Spanja, Finlanda dhe Hungaria do të performojnë në skenën e festivalit, duke sjellë energji, eksperiencë dhe një frymë ndërkombëtare në zemër të bregdetit shqiptar.

    Vizioni i festivalit mbështetet në pesë shtylla kryesore: Promovimi i Himarës dhe trashëgimisë kulturore të saj; ekselenca artistike; mesazhe reflektuese për fenomenet shoqërore; krijimi i hapësirave për artistët e rinj dhe afërsia me publikun përmes një programi të larmishëm dhe tërheqës, shkruan atsh.Me një kombinim të pasur stilistik dhe përfaqësim të gjerë gjeografik, Himara International Music Festival IV premton të sjellë një përvojë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

  • Filmi “I Believe the Portrait Saved Me” garon në dy kategori në Sarajevo Film Festival

    Filmi “I Believe the Portrait Saved Me” garon në dy kategori në Sarajevo Film Festival

    Sot ka nisur zyrtarisht edicioni i ri i Sarajevo Film Festival, një nga ngjarjet më të mëdha dhe më prestigjioze të kinematografisë në rajon, ku prezantohen krijime artistike nga e gjithë bota dhe ku takohen profesionistët e industrisë së filmit me publikun.

    Në këtë edicion, filmi “I Believe the Portrait Saved Me” është përzgjedhur të konkurrojë në dy kategori të rëndësishme: Documentary Competition dhe European Shorts, duke e bërë një nga veprat që ka tërhequr vëmendjen e jurisë dhe të adhuruesve të kinemasë.

    Përzgjedhja në këto dy seksione konkurruese është një sukses i madh, pasi Sarajevo Film Festival është një arenë ndërkombëtare ku talentet e reja takohen me emrat e konsoliduar të kinemasë. Në të kaluarën, shumë filma që janë shfaqur këtu kanë fituar jehonë dhe çmime të rëndësishme në festivale evropiane dhe botërore.

    “I Believe the Portrait Saved Me” sjell një qasje të veçantë artistike, duke ndërthurur elementë dokumentarë dhe eksperimentalë, dhe është pritur me interes të madh për temën dhe realizimin e tij kinematografik.

    Pjesëmarrja në Sarajevo Film Festival konsiderohet si një mundësi e jashtëzakonshme për filmat që duan të shpalosin mesazhin e tyre përpara një publiku të gjerë ndërkombëtar, ndërsa për krijuesit është edhe një hap i rëndësishëm drejt afirmimit në skenën evropiane dhe botërore të kinemasë./KultPlus.com

  • Lin Festival, përçim i vlerave të trashëgimisë te brezat e rinj

    Lin Festival, përçim i vlerave të trashëgimisë te brezat e rinj

    Në fshatin piktoresk të Linit në Pogradec u çel edicioni i tretë i Lin Festival, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë me ndërthurjen e performancave të artistëve nga trevat shqiptare.

    Lin Festival ka mbledhur me qindra banorë dhe turistë të huaj, të cilët pushojnë në fshatin e konfirmuar tashmë si vendbanimi më i vjetër palafit në Europë.

    Gjatë ditëve të festivalit (14-16 gusht) muzika, vallet, zakonet dhe trashëgimia kulturore e të parëve ofrojnë një udhëtim unik në historinë dhe shpirtin e kësaj zone.

    Organizatori i këtij festivali, Altin Tila tha se “ripërjetimi i trashëgimisë kulturore dhe përçimi i saj tek brezat e rinj, është qëllimi i Lin Festival, i cili mbahet për të tretin vit radhazi në fshatin piktoresk të Linit. Qëllimi është jo vetëm argëtimi i banorëve dhe vizitorëve, por edhe përçimi i vlerave të trashëgimisë tek brezat e rinj”.

    Për artistët performues në këtë festival, Lini mbetet jo vetëm një destinacion që duhet vizituar, por edhe një vend që përcjell në të gjitha dimensionet e tij historinë e lashtë të tij.

    Në festival performojnë tenori Adhurim Grezda, kantautori Adhurim Demiri dhe sopranoja Nina Muho, Blerina Shera dhe Stefano di Matteo, etj.

    Në kuadër të këtij festivali Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli pranë publikut edhe ekspozitën fotografike të jashtëzakonshme me veprat e mjeshtrave korçarë Vani Burda dhe Thimi Raci.

    Nën dritat e festivalit dhe tingujt e muzikës, fotografitë u shfaqën në një atmosferë unike, ku historia e juglindjes shqiptare të fillimshekullit XX mori jetë përmes portreteve, peizazheve dhe momenteve të rralla të dokumentuara nga këta dy autorë të shquar.

    DPA merr pjesë për herë të dytë radhazi në Lin Festival ku ka sjellë thesaret e arkivave pranë komunitetit dhe vizitorëve./atsh/KultPlus.com