Tag: festival

  • Festivali “Roma Romale 2025”, u zhvillua në Roskovec për herë të parë për të promovuar traditën rome

    Festivali “Roma Romale 2025”, u zhvillua në Roskovec për herë të parë për të promovuar traditën rome

    Në kuadër të promovimit të traditës rome, për herë të parë në Roskovec është zhvilluar festivali “Roma Romale 2025”.

    Aktiviteti ka bërë bashkë artistë nga qytete të ndryshme të vendit përshirë Tiranën, Durrësin, Lezhën, Matin, Lushnjën, Delvinën, Ersekën dhe Fierin.
    “Ishte një ide që na ka lindur më herët ka pohuar kryebashkiakia Majlinda Bufi, por vetëm këtë vit u mundësua duke e kthyer Roskovecin në një qytet ngjyrash dhe në  shtëpinë  e pritjes së komunitetit rom  nga e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm”
    Pjesëmarrës në këtë festival ishte edhe një grup nga Maqedonia e Veriut, nën drejtimin artistik të Ermina Redjepovës, e cila e ka vlerësuar këtë festival të kërcimeve tradicionale , muzikës dhe veshjeve tradicionale të këtij komuniteti si një ogur shpresëdhënës , për t’u kthyer në traditë dhe për të ndihmuar në integrimin e këtij komuniteti në këtë moment të përpjekjes kur Shqipëria aspiron  për t’u bërë pjesë e familjes së madhe europiane ku integrimi i pakicave kombëtare është një ndër kushtet që duhet parë me prioritet.
    Ndërkohë përfaqësuesi i qytetit të Klosit ka pohuar se tashmë ky festival duhet të kthehet në traditë.
    Besmir Dalipi është një prej spektatorëve të ardhur nga Berati, i cili mes emocionesh pohon se aktivitete të tilla ndihmojnë për t’u ndier të barabartë ndaj është shumë e rëndësishme që të kthehen në traditë.
    Festivali “Roma Romale” solli ngjyra, muzikë dhe energji për të gjithë komunitetin, i cili beson në fuqinë e kulturës për të ndërtuar ura dhe për të promovuar bashkëjetesën.

    Top Channel

  • Festivali “Art Explora” në bordin e anijes muze

    Festivali “Art Explora” në bordin e anijes muze

    Anija muze “Art Explora” në portin e Durrësit për të ofruar një sërë aktivitetesh artistike e kulturore, si ekspozita, koncerte dhe shfaqje të ndryshme, duke synuar të sjellë artin më afër publikut shqiptar. Festivali “Art Explora” është një festival udhëtues që lundron detet dhe oqeanet në bordin e anijes muze, duke ofruar përvoja inovative artistike dhe kulturore pa pagesë. Për dhjetë ditë, qytetarët dhe vizitorët do të kenë mundësinë të përjetojnë një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike, të hapura për publikun. Në inaugurimit e festivalit “Art Explora” ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, etj.
    Kryebashkiakja e qytetit të Durrësit, Emiriana Sako tha se Durrësi mbetet një qytet që ruan identitetin e vet historik, por përpiqet të ndërtojë të ardhmen përmes artit, kulturës dhe shkëmbimeve ndërkombëtare. “Jemi mbledhur jo vetëm për të festuar për artin dhe krijimtarinë, por edhe për Durrësin si një qytet mikpritës. Durrësi nuk është vetëm një nga qytetet më të vjetra në Mesdhe, por edhe një portë drejt botës, ku historia dhe kultura bashkëjetojnë me energjinë e ndryshimeve të sotme”, tha Sako. Ndër të tjera në fjalën e saj, Sako solli në vëmendje një seri aktivitetesh të rëndësishme ndërkombëtare që janë zhvilluar në Durrës nga viti i kaluar.
    Ndërsa zëvendësministrja e Kulturës, Lira Pipa tha se ky festival simbolizon më shumë se një festival artistik, por forcon edhe bashkëpunimin me partnerët tanë ndërkombëtar. Aktivitetet në “Art Explora” nisin çdo ditë në 11:00 dhe do të përfundojnë rreth mesnatës, në varësi të zhvillimit të tyre. Katamarani është varka e parë muzeale në botë. E projektuar nga arkitektët Axel de Beaufort dhe Guillaume Verdier, ajo është 47 m e gjatë dhe 55 m e lartë. Varka është ndërtuar në kantierin e anijeve Perini Navi në Itali.

  • Një festival për promovimin e traditës rome/ Për herë të parë në Roskovec vjen ‘Roma Romale 2025’

    Një festival për promovimin e traditës rome/ Për herë të parë në Roskovec vjen ‘Roma Romale 2025’

    Për herë të parë në Roskovec do të zhvillohet festivali ‘Roma Romale 2025’ në 12 Prill 2025. Aktiviteti do të grumbullojë artistë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, përfshirë Tiranën, Durrësin, Lezhën, Matin, Lushnjen, Delvinën, Ersekën dhe Fierin.
    Festivali do të zhvillohet në kuadër të promovimit të traditës rome, duke përfshirë kërcimet tradicionale, muzikën dhe veshjet karakteristike të këtij komuniteti.
    Pjesëmarrës në festival do të jetë edhe një grup nga Maqedonia e Veriut, nën drejtimin artistik të Ermina Redjepovës, e cila do të jetë gjithashtu e ftuar speciale në këtë ngjarje.
    Programi i festivalit është miratuar nga kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi. Moderimi i festivalit do të jetë në duar të Sokol Gugas dhe Silvana Braçes, dy emra të njohur të botës së prezantimit në Shqipëri.

  • “Shota” përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Poloni

    “Shota” përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Poloni

    Për herë të parë, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit “Świąt Pod Kyczerą” në Poloni. Ky festival prestigjioz, i cili zhvillohet rregullisht që nga viti 1996, do të mbledhë mbi 300 artistë nga mbarë bota, për të kremtuar trashëgiminë kulturore dhe artistike të popujve të ndryshëm.Programi i festivalit përshin koncerte gala, procesione rrugore, punëtori artistike, si dhe prezantime artizanale dhe kulinare. Ngjarja kryesore do të zhvillohet në qytetin Legnica në fillim të korrikut, ku skena në Sheshin e Tregut do të mbushet me muzikë, vallëzim dhe energjinë e artistëve pjesëmarrës.Pjesëmarrja e Ansamblit “Shota” në këtë festival u mundësua falë një bashkëpunimi të ngushtë me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Varshavë dhe organizatën “Kosova in Poland”. Kryetari i Shoqatës Poloni-Kosovë, gjatë një vizite pune në Qendrën e Kulturës në Legnica, u takua me drejtorin e festivalit, Jerzy Starzyński, ku u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe u inicua pjesëmarrja e ansamblit kosovar në këtë aktivitet.Festivali “Świąt Pod Kyczerą” zhvillohet në disa qytete të ndryshme polake, si Oleśnica, Lisiec, Szprotawa, Polkowice, Wołów, Polanica-Zdrój, Rudna, Zamienice dhe Legnickie Pole. Aktivitetet e tij synojnë jo vetëm promovimin e folklorit botëror, por edhe krijimin e urave lidhëse mes kulturave të ndryshme, duke nxitur dialogun dhe tolerancën ndërpopullore.Pjesëmarrja e Ansamblit “Shota” në këtë festival përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të promovuar trashëgiminë kulturore dhe artistike të Kosovës në arenën ndërkombëtare.Nga Haxhi DullaMaterialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Për herë të parë, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit “Świąt Pod Kyczerą” në Poloni. Ky festival prestigjioz, i cili zhvillohet rregullisht që nga viti 1996, do të mbledhë mbi 300 artistë nga mbarë bota, për të kremtuar trashëgiminë kulturore dhe artistike të popujve të ndryshëm.Programi i festivalit përshin koncerte gala, procesione rrugore, punëtori artistike, si dhe prezantime artizanale dhe kulinare. Ngjarja kryesore do të zhvillohet në qytetin Legnica në fillim të korrikut, ku skena në Sheshin e Tregut do të mbushet me muzikë, vallëzim dhe energjinë e artistëve pjesëmarrës.Pjesëmarrja e Ansamblit “Shota” në këtë festival u mundësua falë një bashkëpunimi të ngushtë me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Varshavë dhe organizatën “Kosova in Poland”. Kryetari i Shoqatës Poloni-Kosovë, gjatë një vizite pune në Qendrën e Kulturës në Legnica, u takua me drejtorin e festivalit, Jerzy Starzyński, ku u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe u inicua pjesëmarrja e ansamblit kosovar në këtë aktivitet.Festivali “Świąt Pod Kyczerą” zhvillohet në disa qytete të ndryshme polake, si Oleśnica, Lisiec, Szprotawa, Polkowice, Wołów, Polanica-Zdrój, Rudna, Zamienice dhe Legnickie Pole. Aktivitetet e tij synojnë jo vetëm promovimin e folklorit botëror, por edhe krijimin e urave lidhëse mes kulturave të ndryshme, duke nxitur dialogun dhe tolerancën ndërpopullore.Pjesëmarrja e Ansamblit “Shota” në këtë festival përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të promovuar trashëgiminë kulturore dhe artistike të Kosovës në arenën ndërkombëtare.Nga Haxhi Dulla