Tag: festimet

  • Festimet në Paris për fitoren e PSG kthehen në tragjedi, vritet me thikë një 17-vjeçar, dhjetëra të plagosur, qindra të arrestuar

    Festimet në Paris për fitoren e PSG kthehen në tragjedi, vritet me thikë një 17-vjeçar, dhjetëra të plagosur, qindra të arrestuar

    Festimet në Paris për fitoren e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve patën një fund tragjik, pasi një 17-vjeçar u vra me thikë, dhjetëra të terë u plagosën, dyqanet u plaçkitën, makinat u dogjën dhe qindra njerëz u arrestuan në përleshjet me policinë.

    Djali 17-vjeçar u godit me thikë në gjoks gjatë festimeve të shtunën në mbrëmje (31 maj), në lagjen Dax të Land.
    I mituri, i cili ndodhej në një zonë tifozësh për të festuar suksesin e madh të ekipit të tij, u godit me thikë në gjoks dhe u dërgua me urgjencë në spital.
    Sipas një burimi policor, i riu ndërroi jetë nga plagët e marra, megjithëse rrethanat e sakta të sulmit të përgjakshëm nuk dihen ende.
     
     
    Policia njoftoi se gjatë festimeve ndodhën incidente të shumta, teksa 294 persona u arrestuan.
    Videot janë të tmerrshme dhe tregojnë se si festimet në Francë për fitoren e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve u kthyen në tragjedi dhe kaos.

    Top Channel

  • 80-vjetori i çlirimit të Evropës, aktivitetet kryesore mbahen në Paris, nesër rusët kujtojnë fitoren ndaj nazizmit

    80-vjetori i çlirimit të Evropës, aktivitetet kryesore mbahen në Paris, nesër rusët kujtojnë fitoren ndaj nazizmit

    Evropa shënon sot 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore me ceremoni përkujtimore që do mbahen kryesisht në Francë. Presidenti Macron do të zhvillojë homazhe në statujën e Charles de Gaulle, më pas do të ndezë flakën e përjestshme në varrin e ushtarit të panjohur pranë Harkut të Triumfit.
    Për herë të parë këtë vit, festa do të jetë zyrtare edhe në Gjermani ku do të jenë në fokus sakrificat e atyre që luftuan dhe vuajtën.
    Nga ana tjetër organizimet vazhdojnë në rusi për festimet që nisin zyrtarisht nesër. Disa liderë shtetesh aletatë të rusisë kanë mbërritur tashmë në Moskë, përfshirë presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, liderin kinez Xi Jinping dhe kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico.

    Ngjarjet zhvillohen në sfondin e konfliktit në Ukrainë, rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes dhe ndryshimit të politikës së jashtme të SHBA-së.
    Në përkujtim të rastit, Rusia ka shpallur tre ditë armëpushimi me Ukrainën e cila ka hyrë në fuqi sot në orët e para të mëngjesit.
    Ukraina e cila nuk e ka pranuar armëpushimin, ngriti pretendime për një sulm rus pas mesnate megjithatë nuk raportohet për dëme. Pas këtij rasti situata duket e qetë në të dy vendet.
    Festimet në Rusi do të zgjasin për tre ditë ndërsa do të mbahet një paradë ushtarake në Sheshine  Kuq dhe do të zhvillohen takime dy palëshe mes liderëve./vizionplus.tv

  • Do të marrë pjesë në festimet e Rusisë, kryeministri i Sllovakisë: Kam marrë kërcënime!

    Do të marrë pjesë në festimet e Rusisë, kryeministri i Sllovakisë: Kam marrë kërcënime!

    Kryeministri sllovak Robert Fico thotë se ka marrë kërcënime ‘si ndëshkim’ në lidhje me vendimin e tij për të marrë pjesë në festimet e 9 majit në Moskë, që shënojnë 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

    Gjatë vizitës së tij në Memorialin Qendror për të Rënët e Ushtrisë së Kuqe në qytetin sllovak Michalovce, Fico mbrojti qëndrimin e tij, duke vënë në dukje se pjesëmarrja e tij në festimet ruse nuk është e lidhur me zhvillimet aktuale ndërkombëtare.
    “Më kërcënojnë me ndëshkim nëse vendos të marr pjesë në festimet në Moskë më 9 maj. Çfarë mund të kenë të përbashkët ngjarjet që shënojnë 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vendin që e vuajti më shumë atë, me atë që po ndodh sot?” tha ai.
    Kryeministri sllovak e përshkroi praninë e tij në kryeqytetin rus si një akt rezistence kundër “rishfaqjes së një Perdeje të re të Hekurt” midis Evropës dhe Rusisë, duke ngritur çështjen e ndarjes që, siç pretendon ai, po e kërkojnë qarqe të caktuara politike në Perëndim.
     

    Top Channel

  • Festimet në Rusi për fitoren e Luftës së Dytë Botërore, ministria e Jashtme e Ukrainës: Mos merrni pjesë në paradë

    Festimet në Rusi për fitoren e Luftës së Dytë Botërore, ministria e Jashtme e Ukrainës: Mos merrni pjesë në paradë

    Kievi u ka kërkuar vendeve të mos dërgojnë trupa për të marrë pjesë në një paradë ushtarake që shënon 80 vjetorin e fitores ndaj nazistëve.

    Festimet vjetore të Ditës së Fitores në Rusi do të mbahen më 9 maj, me presidentin Kinez Xi Jinping midis të ftuarve të pritur.
    Është një rast jashtëzakonisht i rëndësishëm në Rusi, por ekziston frikë se Ukraina mund të sulmojë kryeqytetin gjatë festimeve.
    Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim midis 8-10 majit, por Volodymyr Zelenskyy nuk ka ofruar asnjë siguri për delegacionet e huaja që planifikojnë të marrin pjesë.
    “Pjesëmarrja e personelit ushtarak të huaj në këtë ngjarje është e papranueshme dhe do të konsiderohet nga Ukraina si një fyerje ndaj kujtimit të fitores ndaj nazizmit”, tha ministria e Jashtme e Ukrainës.

    Top Channel

  • Kina konfirmon marrëdhëniet e mira me Rusinë, Xi Jinping shkon këtë javë në Moskë për të takuar Putinin

    Kina konfirmon marrëdhëniet e mira me Rusinë, Xi Jinping shkon këtë javë në Moskë për të takuar Putinin

    Presidenti kinez Xi Jinping do të bëjë një vizitë zyrtare në Rusi këtë muaj për të marrë pjesë në festimet e Ditës së Fitores në Evropë.

    Në një deklaratë në Telegram, Kremlini tha se Xi do të diskutojë me Vladimir Putinin zhvillimin e partneritetit strategjik të të dy vendeve, si dhe do të nënshkruajë një numër dokumentesh.
    “Gjatë bisedimeve, do të diskutohen çështjet kryesore të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit gjithëpërfshirës dhe bashkëveprimit strategjik, si dhe çështjet aktuale në axhendën ndërkombëtare dhe rajonale”, tha Kremlini.
    Festimet e 80-vjetorit të mposhtjes së Gjermanisë naziste në Rusi do të zhvillohen nga 7 deri në 10 maj.
    Vizita e Xi në Rusi vjen pasi Putin propozoi një armëpushim tre-ditor me Ukrainën rreth festimeve.
    Duke iu përgjigjur ofertës së Moskës për armëpushim, Volodymyr Zelenskyy tha se ishte gati për sa kohë që armëpushimi do të zgjaste 30 ditë, diçka që Putini e kishte përjashtuar tashmë në një afat të shkurtër.

    Top Channel

  • Tradita e Pashkëve në vende të ndryshme

    Tradita e Pashkëve në vende të ndryshme

    Festa e Pashkës është më e rëndësishmja e kalendarit të krishterë, sëbashku me atë të Krishlindjes. Ritualet që kujtojnë kryqëzimin dhe ringjalljen e Jezusit kanë zgjuar gjithnjë misticizmin më të thellë në botën kristiane, pasi shënojnë kalimin nga dhimbja më e fortë në gëzimin e madh të ringjalljes, e që i janë kushtuar celebrime nga me sugjestionueset.
    Festimet natyrisht sipas traditave e kulturave, janë të ndryshme, por shumëngjyrëshe, pasi Pashka është gjithnjë edhe pranverë, rizgjimi i jetës në natyrë, e bashkë me të edhe tek njeriu transmetohet energjia e entuziazmit të rifillimit të ri duke ndjekur ciklet natyrale të stinëve.
    Një ndër këto tradita, mjaft interesante është ajo që ndiqet dhe respektohet në qytezën San Biagio Platani në Sicili. Quhet Harku i Bukus, dhe këtu banorët punojnë për muaj me rradhë për realizimin e një strukture skenografike me harqe që kujton dhe ngjason me një katedrale në madhësi natyrale e krijuar me kërcej bimesh që zbukuohet me mijëra dekorime prej brumi, që gatohen me vezë, sheqer, kripe, dhe i shtohen portokalle, dafinë, rozmarine, ullinj, lule, bishtaja e fruta të thata, kallinj gruri, e ku shtohen edhe esenca aromatike pranverore, të gjitha me origjine bujqësore, e ku në total përdoren 167 prodhime tipike të zonës.
    Rezultati është një arkitekturë e jashtëzakonshme vegjetale, unike në llojin e saj, që mund të admirohet nga 20 Prilli deri në 8 Qershor.
    Origjina e kësaj tradite ka zanafillën në gjysmën e shekullit të 16-të, ku dy vëllazeri Madunnara dhe Signurara nisën të përkufizonin vendin e shenjtë ku ditën e Pashkës ndodh takimi mes Krishtit të ringjallur dhe Shën Merisë, nën harqet e mëdhenj të krijuar me prodhime vendase nga toka, me fruta, erëza dhe gjithçka që bujqit mund të ofronin, dhe vijon të respektohet ende sot nga vendasit me rigorozitet.
    Pavarësisht se simbolet e festës së Pashkës janë pothuajse të njëjta në të gjithë botën e krishterë, në shumë vende ka veçanti që dallohen. Një ndër to është zakoni në Haux të Francës, ku çdo vit prodhohet nga vendasit e kësaj qyteze të vogël një omletë gjigande, ku thyhen 15 mijë vezë për ta gatuar dhe për t’ja ofruar turistëve të shumtë që marrin pjesë në festimet e ditës së shenjtë. Tradita respektohet që prej epokës së Napoleonit, të cilit i pëlqenin shumë vezët, dhe kur vizitoi këtë qytezë, urdhëroi t’i përgatisnin një omletë gjigande edhe për të gjithë ushtarët e tij që e shoqëronin.
    Ndërsa ne Gjermani, tradita do që sikurse për Krishtlindje, edhe për Pashkë të zbukurohet pema. Në këtë rast pemët dekorohen me mjaft përkushtim nga të vegjël e të rritur, me vezë shumëngjyrëshe, fjongo, lule, pëllumba, lepurusha dhe çdo gjë me simbolikën e festës. Dhe banorët dekorojnë jo vetëm pemët, por edhe kopshtet e oborret, banesat e rrugët.
    Teksa veçantitë janë interesante, për pashkë natyrisht zakonore në shumë vende janë edhe tregjet e vogla, të cilat përngjajnë natyrisht me tregjet, festimet e zbukurimet që bëhen edhe për Krishlindje, natyrisht me diferencën e ngjyrave që përdoren dhe simboleve. Prej 350 vitesh janë tregjet pashkërore në Austri, ku nëpër qyteza e palatë mbretërore ka larmi ngjyrash dhe produktesh, embëlsirash që simbolizojnë këtë festë, një moment i mirë për të festuar e celebruar jetën me produkte tipike, kryesisht të krijuara me dorë nga artizane lokale.
    Në ishullin e Korfuzit, në Greqinë fqinje, një tjetër tradite e veçantë karakterizon mëngjesin e së Shtunës së Pashkëve. Për rastin banorët e ishullin respektojne zakonin e hedhjes së enëve të baltës  e qeramikë, shpesh të mbushura me ujë, nga ballkonet. Kjo traditë popullore e lashtë bëhet për të larguar shpirtrat e këqinj, e për ta risjellë dritën e mbarësinë.
    Ndërsa kontinenti i ri e feston ndryshe në kryeqytetin e dritave që prej 1870. Në rrugën e 5-të në Neë York çdo vit mbahet menjëherë pas meshes së të Dielës së Pashkës, parada shumëngjyrëshe, ku mijëra njerëz shprehin kreativitetin e tyre me veshje nga me ekstravantet, natyrisht me temen e festës. Kjo paradë pasohet edhe nga një konkurs, ku një juri elitare jep çmimet për krijimet më origjinale e befasuese, e më pas vijojnë me festime madhështore.
    Klan News

  • Festa nga Meka në rrënojat e Gazës! Bota kremton Bajramin, në Palestinë falja kryhet nën frikën e luftës

    Festa nga Meka në rrënojat e Gazës! Bota kremton Bajramin, në Palestinë falja kryhet nën frikën e luftës

    Besimtarët musliman në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin.

    Pamjet nga xhamia e madhe në Mekë, kryeqendra e besimtarëve muslimanë u transmetuan në të gjithë botën.

    Festimet që shënojnë fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit nisën në Arabinë Saudite për të vazhduar në Evropë dhe disa shtete të tjera arabe të Gjirit, përfshirë Emiratetet e Bashkuara dhe Katarin.

    Ndërsa vende të tjera si Irani, Omani, Egjipti apo Jordania do të nisin festimet të hënën sipas kalendarit hënor musliman.

    Në të gjithë botën islame, festimet e Ramazanit këtë vit u lanë në hije nga rifillimi i goditjeve ushtarake të Izraelit në Gaza.

    Ndryshe nga e gjithë bota besimtarët në Gaza nuk kishin shumë për të festuar.

    Disa pamje treguan palestinezët të falnin namazin e Fitër Bajramit mes një grumbulli me rrënoja. Të tjera u panë përpara xhamive të shkatërruara nga bombardimet.

    Palestinezët marrin pjesë në namazin e Fitër Bajramit në Deir al-Balah, në Rripin e Gazës

    Ndërkohë, zyrtarë të lartë të vendeve muslimane dërguan urime me mesazhe bashkimi solidariteti dhe paqe./vizionplus.tv