Tag: festë

  • Drejtuesi Politik i PD Vlorë bashkë me kandidatët, uron Fitër Bajramin

    Drejtuesi Politik i PD Vlorë bashkë me kandidatët, uron Fitër Bajramin

    Drejtuesi politik Bujar Leskaj bashkohet në urimet për këtë festë të shenjtë dhe uroi të gjithë besimtarët myslimanë, gëzuar Fitër Bajramin!

    “Fitër Bajrami është një festë që simbolizon devotshmërinë, solidaritetin dhe mirësinë. Pas sakrificës, vjen lehtësimi. Uroj që Zoti t’i ketë pranuar lutjet tuaja gjatë këtij muaji të shenjtë!”

    “Gjithashtu, Leskaj përcjell mesazhin në një kohë kur ndarjet mes njerëzve shtohen dhe urrejtja gjen strehë në zemrat e dobëta, Bajrami na kujton unitetin, mëshirën dhe drejtësinë”.

    “Kjo ditë nuk është vetëm një festë, por një mesazh: Ne jemi një komb, ne jemi një familje”. “Dhe një familje nuk e braktis njëri-tjetrin”m tha Leskaj.

  • Gaza, festë mes ankthit! Në zonën e luftës luten për paqe

    Gaza, festë mes ankthit! Në zonën e luftës luten për paqe

    Fiter Bajrami, festohet në fund të muajit të agjërimit të Ramazanit nga myslimanët në mbarë botën, që raportohet të jetë afërsisht 25% e popullsisë.

    Por kur këtij muaji të shenjtë i erdhi fundi, sakrifica bën bashkë njerëzit në një festë falenderuese. Ndonëse jo të gjithë myslimanët kanë mundësi të gëzojnë. Në Gaza, muaji filloi me shpresën për një paqe të vazhdueshme, por kur armëpushimi me Izraelin u shemb, gjërat ndryshuan.
    Ky është viti i dytë për ta që kalojnë bajramin në zhurmën e luftës Hamas-Izrael. Mediat e huaja raportojnë përjetimet mes vështirësive të banorëve në Gaza, të cilët kujtojnë momente të gëzueshme para nisjes së luftës në këtë ditë të bekuar.
    “Dy vite më parë kjo ishte dita më e bukur për ne, përgatisnim ëmbëlsira, gatuanim plot gjëra speciale, vishnim rrobat më të mira e festonim bashkë” tregon për DË palestinezja 7 vjeçare Marahh Hajo.
    Por ky ritual është i pamundur të realizohet në kushtet e sotme, me ndërtesat e shkatërruara, me pasigurinë për të ardhmen, pasi kanë humbur gjithçka nga lufta. Ndonëse ka mes tyre familje që përpiqen të gjejnë një shpresë e të jenë falenderues që janë gjallë në këtë ditë të bekuar.
    “Edhe pse nuk kemi shtëpinë dhe po jetojmë në një tendë, e situata jonë është e vështirë, ne duam të bëjmë fëmijët të lumtur me këto biskotat që mund të gatuajmë. Tiu japim sikur edhe për një moment, një buzëqeshje” – rrëfejnë gratë në Gaza.
    Në këtë periudhë pothuajse e gjithë popullsia e Gazës po përballet me atë që Programi Botëror i Ushqimit e quan “nivele të krizës së urisë”. Në rrjete sociale palestinezët në Gaza shfaqin hapësirat e reja të përshtatura për lutjet, pasi shumica e xhamive janë shkatërruar. ata gëzojnë triumfet e vogla, në një kohë kur e përditshmja përcaktohet nga mbijetesa.

    Top Channel

  • Pas 1 muaj agjërim/ Kreu i KMSH Spahiu uron besimtarët për Fitër Bajram: Uroj që kjo festë të sjellë begati e mirëqenie

    Pas 1 muaj agjërim/ Kreu i KMSH Spahiu uron besimtarët për Fitër Bajram: Uroj që kjo festë të sjellë begati e mirëqenie

    Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu ka uruar sot përmes një videomesazhi të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen për Fitër Bajramin.
    “Nesër është festë, është Fitër Bajrami. Hani e pini të gëzuar se këtë e keni fituar në ditët e kaluara thotë Zoti i madhërishëm. I lutemi Zotit të madhëruar, bamirësit që Ramazani i nderuar, i cili në këtë botë është fund e krye një mirësi e madhe që në ditën e ringjalljes të ndërmjetësojë te Zoti për ne duke thënë “O Zot unë i kam penguar këta gjatë ditës, nga të ngrënët, të pirët dhe kënaqësi e tjera të ndryshme. Pranoje ndërmjetësimin tim në favor të tyre. Të nderuar motra e vëllezër, agjërimi ishte një shkollë një mujore për secilin prej nesh. Gjatë këtij muaji njeriu mëson se modestia dhe jo mendjemadhësia është virtyt, mëson se falja është më me vlerë se falja është më me vlerë se hakmarrja, përkujdesi ndaj të varfërve dhe të pamundurve është cilësi më e lartë se indiferentizmi, mëson vetëdisiplinimin, kontrollin dhe vetëedukimin.
    “Sot nuk mund t’i përmend të gjitha ato të mira që i mësuam nga muaji Ramazanit, por një çështje me rëndësi që duhet të përqëndrohemi. Drejtimin që e morëm në Ramazan, suksesin e sjelljeve dhe jetën e përparuar fetare që e arritëm duhet t’i vazhdojmë më tej. Ruajeni atë që e fituat në Ramazan. Nesër ne festojmë me familjet, të afërmit dhe miqtë tanë, por nuk harrojmë të bëjmë pjesë të gëzimit të varfërit, të sëmurët, të moshuarit të cilët përveç lutjeve drejtuar Zotit japin edhe mbështetjen tonë direkte sipas mundësisë”, vijoi ai.
    Kreu i Komitetit Mysliman e mbyll mesazhin e tij me një urim për të gjithë besimtarët myslimanë duke u shprehur se “uroj që kjo festë të sjellë begati dhe mirëqenie në familjen e çdo shqiptari”.
    “Fitër Bajarami le të na shërbejë si një moment i vetëdijësimi për dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme njerëzore. Qoftë ky Bajram, një burim mirësie, dashurie dhe uniteti për ju dhe të dashurit tuaj”, përfundon Spahiu.

  • Sot është Dita e Nevruzit, festa që simbolizon rilindjen

    Sot është Dita e Nevruzit, festa që simbolizon rilindjen

    Sot është Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komunitetin bektashi. Ndonëse shumica e vendeve në botë e festojnë më 21 mars, në Shqipëri kjo festë festohet më 22. Përveç se një festë fetare në Shqipëri, Nevruzi njihet edhe ndërkombëtarisht prej OKB-së si Dita Ndërkombëtare e Nevruzit.
    Nevruzi, që do të thotë “ditë e re” në persisht, është shumë më tepër se thjesht fillimi i një viti të ri, është një festë e lashtë e jetës, rilindjes dhe triumfit të dritës mbi errësirën. Me rrënjë që shtrihen mbi 3000 vjet në epokën e Zoroastrianizmit, Nevruzi paralajmëron ardhjen e pranverës dhe festohet në ekuinoksin e pranverës.
    Në këtë ditë, përveç riteve fetare, besimtarët bektashinj shkëmbejnë edhe vizita e dhurara me njëri-tjetrin. Gjithashtu tryezat shtrohen si për festë, ku nuk mungon byreku me monedhë, jeshillëqet, mishi i pjekur dhe sultjashi. Kjo ëmbëlsirë në bazë të saj ka qumështin, që simbolizon qumështin e nënës, orizin që simbolizon bollëkun dhe sherbetin që merret i kënduar në teqe.
    Dita e Nevruzit bashkon kultura të ndryshme në të gjithë Iranin, Azinë Qendrore, Kaukazin, Ballkanin dhe më gjerë, duke ofruar zakone dhe vlera të pasura të zakoneve.
    Origjina e Nevruzit mund të gjurmohet në perandorinë e lashtë persiane dhe në kalendarin Zoroastrian, ku shënonte një nga ditët më të shenjta të vitit. Fillimisht një kohë e shenjtë për të festuar rilindjen e natyrës, Nevruzi evoluoi gjatë shekujve në një festë laike të përqafuar nga komunitete të shumta etno-gjuhësore dhe kulturore.
    Sot, Nevruzi festohet nga njerëz me prejardhje të ndryshme fetare dhe kulturore, duke reflektuar një dëshirë universale për rinovim, paqe dhe prosperitet. Njohja ndërkombëtare nga UNESCO dhe Kombet e Bashkuara nënvizon rëndësinë e saj si një ngjarje kulturore unifikuese në botën tonë gjithnjë e më të ndërlidhur.