Partia Socialiste festoi me 1 javë vonesë 34-vjetorin e krijimit të saj, për shkak të mungesës së kryetarit të saj, Edi Rama, i cili ndodhen në SHBA kur mori pjesë në dasmën e djalit të George Soros, Aleks.
Mes shumë personazhesh të PS, të vjetër e të rinj, nga Gramoz Ruçi e deri te Sara Mila, kandidatja më e votuar në zgjedhjet e fundit, në festë u vu re mungesa e Pandeli Majkos. Ish-kryeministri nuk do të jetë më në Parlamentin e ri që nis në shtator, pasi nuk arriti të merrte votat e duhura në listën e hapur për të siguruar mandatin.
Në festë nuk ishin të pranishëm edhe Taulant Balla, Fatmir Xhafaj dhe Toni Gogu. Por ndërsa mungesës së Majkos nuk i dihet arsyeja, tre deputetët janë të justifikuar, pasi kanë qenë në Strasburg, ku morën pjesë në Komitetin e Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri.
“Edhe ata që nuk janë të pranishëm, janë pjesë e pandashme e kësaj familjeje të madhe politike. Festa është edhe më e veçantë pasi vjen pas një fitore shumë domethënse për Partinë Socialiste”, tha Rama në fjalën e tij.
Tag: festë
-

Mungoi në dasmën e të birit, mediat: George Soros organizoi një festë private, një ditë më parë…
Miliarderi amerikan George Soros mungonte në dasmën luksoze të djalit të tij, Alex, i cili u martua me Huma Abedin, një ish-ndihmëse e ngushtë e Hillary Clinton, të shtunën, më 14 qershor.
Edhe pse babai i dhëndrit nuk mori pjesë në ceremoni, ai organizoi një festë për çiftin një ditë më parë.
Alex Soros, 39 vjeç, shkëmbeu betimet me Abedin, 49 vjeç, në një ceremoni madhështore në rezidencën e tij Water Mill në New York City, ku morën pjesë një mori personazhesh të famshëm nga bota politike dhe e argëtimit. Të ftuarit përfshinin Bill dhe Hillary Clinton, Kamala Harris dhe Doug Emhoff, Nancy Pelosi, Chuck Schumer, Hakeem Jeffries, komedianin Jimmy Fallon dhe kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour.
Megjithatë, 94-vjeçari George Soros nuk mori pjesë në ceremoni, sipas Page Six. Në vend të kësaj, ai thuhet se organizoi një festë private të premten, më 13 qershor, një ditë para dasmës, e cila u drejtua nga një rabin dhe një imam. Një burim i tha medias se ai dhe gruaja e tij, Tamiko Bolton, “mbajtën një ceremoni private familjare të premten në mëngjes në shtëpinë e tyre”.
I njëjti burim siguroi se Soros është “në shëndet të plotë”, kur u pyet nëse mungesa e tij në dasmë ishte për shkak të arsyeve shëndetësore.
Alex Soros ndau një foto me të atin në rrjetet sociale për Ditën e Babait, në të cilën ata pozuan së bashku, duke shkruar në mbishkrimin e postimit të tij: “Gëzuar ditëlindjen babait më të mirë! Ishte e veçantë kjo festë këtë vit”.
Darka para dasmës përfshinte një vakt familjar, ku Alex Soros donte të nderonte të atin, duke zbuluar në një intervistë me “Vogue” se ngjyra blu e smokingut të tij, ngjyra e tij e preferuar, i kujtonte momentet e tyre. “Ishte edhe ngjyra e preferuar e nënës sime. Nuk blija shumë rroba të reja, sepse ajo më mësoi se rrobat e mira i rezistojnë kohës”, tha ai. -

Festë kuqezi në Tiranë, nis futja e tifozëve të Kombëtares në stadium
Prej orës 18:00 stadiumi “Arena Kombëtare” ka pritur tifozët e parë. Në orën 20:45 luhet Shqipëri – Serbi dhe interesi për këtë duel ka qenë shumë i madh, me më shumë se 200 mijë kërkesa për bileta. Tanimë shkallët e stadiumit kanë pritur tifozët e parë, mes festës që ka pushtuar Tiranën këtë pasdite.
Përpara futjes në stadium tifozët do kenë disa kontrolle, me mjetet piroteknike dhe sendet e palejuara që do jenë rreptësisht të ndaluara. -

Të gjithë për Tiranë! E gjithë Kosova mbërrin në Shqipëri, jashtë stadiumit për festë kundër Serbisë
E gjithë Kosova mbërrin në Shqipëri. Një moment emocionues për të gjithë shqiptarët që do të luajnë sot kundër Serbisë dhe vendi është i përgatitur për festë, të gjithë kërkojnë një fitore nga Air Albania.
Në pamjet e publikuara nga Kosova Press shihen qindra autmojete që vijnë drejt Shqipërisë për të qenë të pranishëm në festën e madhe që do të organizohet pas ndeshjes në rast fitore, pasi jo të gjithë do ta kenë mundësinë për të hyrë në stadium. /Sport Ekspres/ -

Më pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami i këtij viti reflekton sfidat e një bote në krizë
Kurban Bajrami i këtij viti mbërriti me një frymë tjetër më të heshtur, më të përmbajtur, por ndoshta edhe më domethënëse se kurrë.
Në vend të tregjeve plot zëra dhe kafshë për kurban, shumë qytete të botës islame panë një festë “të përmbysur” nga realiteti ekonomik: inflacioni në rritje, humbja e fuqisë blerëse dhe pasojat e gjata të pandemisë COVID-19. Në vend të bollëkut, këtë vit dominuan kursimi dhe reflektimi.
Për miliona besimtarë, sakrifica nuk ishte vetëm therja e një kafshe, por privimi nga shumë të mira që më parë merreshin si të mirëqena. Dhe megjithatë, në xhami të mbushura plot, në lutje të ngritura njëzëri dhe në ndarjen e kurbanit më nevojtarët, u dëshmua se shpirti i Kurban Bajramit mbetet i gjallë.
Kjo festë që përkujton bindjen dhe devotshmërinë e Profetit Ibrahim këtë vit u mishërua në sakrificën e përditshme të njerëzve të zakonshëm që, përkundër mungesave, nuk hoqën dorë nga besimi, solidariteti dhe shpresa.
Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë këtë të premte, 6 qershor, Kurban Bajramin. Por, këtë vit festa u shënua nga shpenzime të paktën, harmonin e vakët, rritje çmimesh dhe më pak kurban çka ndikoi në zbehjen e atmosferës tradicionale festive.
Në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, besimtarët myslimanë mbushën rrugët dhe xhaminë e madhe Istiqlal për faljen e mëngjesit të Bajramit të premten.
Kurban Bajrami, i njohur si “Festa e Sakrificës”, përkon me përfundimin e ritualeve të Haxhit në Arabinë Saudite. Kjo është një festë e gëzueshme, ku ushqimi ka rol qendror: besimtarët blejnë dhe therin kafshë, ndërsa dy të tretat e mishit ua shpërndajnë të varfërve.
Jashtë Xhakartës, tregu i gjedhëve në Jonggol gumëzhinte nga tregtarët që shpresonin të shisnin kafshë për sakrificë. Edhe pse shitjet u rritën në ditët para festës, shumë shitës thanë se kanë humbur klientë vitet e fundit për shkak të vështirësive ekonomike pas pandemisë së COVID-19, por dhe situata e luftërave në vend po bëjnë të vetën.
Sipas të dhënave zyrtare të Bashkisë së Xhakartës, këtë vit janë regjistruar 35,133 kafshë për kurban, një rënie prej 57% krahasuar me vitin e kaluar.
Qeveria e Indonezisë ka shpallur të hënën ditë pushimi shtesë pas festës së së premtes, për t’u dhënë qytetarëve më shumë kohë me familjet. Pritet që festa e Kurban Bajramit të nxisë aktivitetin ekonomik në vend, ku konsumi i familjeve përbën më shumë se 50% të PBB-së. Megjithatë, analistët parashikojnë një ngadalësim të shpenzimeve familjare në vitin 2025. -

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë
Kurban Bajrami i këtij viti mbërriti me një frymë tjetër më të heshtur, më të përmbajtur, por ndoshta edhe më domethënëse se kurrë.
Në vend të tregjeve plot zëra dhe kafshë për kurban, shumë qytete të botës islame panë një festë “të përmbysur” nga realiteti ekonomik: inflacioni në rritje, humbja e fuqisë blerëse dhe pasojat e gjata të pandemisë COVID-19. Në vend të bollëkut, këtë vit dominuan kursimi dhe reflektimi.
Për miliona besimtarë, sakrifica nuk ishte vetëm therja e një kafshe, por privimi nga shumë të mira që më parë merreshin si të mirëqena. Dhe megjithatë, në xhami të mbushura plot, në lutje të ngritura njëzëri dhe në ndarjen e kurbanit më nevojtarët, u dëshmua se shpirti i Kurban Bajramit mbetet i gjallë.
Kjo festë që përkujton bindjen dhe devotshmërinë e Profetit Ibrahim këtë vit u mishërua në sakrificën e përditshme të njerëzve të zakonshëm që, përkundër mungesave, nuk hoqën dorë nga besimi, solidariteti dhe shpresa. Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë këtë të premte, 6 qershor, Kurban Bajramin. Por, këtë vit festa u shënua nga shpenzime të paktën, harmonin e vakët, rritje çmimesh dhe më pak kurban çka ndikoi në zbehjen e atmosferës tradicionale festive.
Në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, besimtarët myslimanë mbushën rrugët dhe xhaminë e madhe Istiqlal për faljen e mëngjesit të Bajramit të premten. Kurban Bajrami, i njohur si “Festa e Sakrificës”, përkon me përfundimin e ritualeve të Haxhit në Arabinë Saudite. Kjo është një festë e gëzueshme, ku ushqimi ka rol qendror: besimtarët blejnë dhe therin kafshë, ndërsa dy të tretat e mishit ua shpërndajnë të varfërve.
Jashtë Xhakartës, tregu i gjedhëve në Jonggol gumëzhinte nga tregtarët që shpresonin të shisnin kafshë për sakrificë. Edhe pse shitjet u rritën në ditët para festës, shumë shitës thanë se kanë humbur klientë vitet e fundit për shkak të vështirësive ekonomike pas pandemisë së COVID-19, por dhe situata e luftërave në vend po bëjnë të vetën. Sipas të dhënave zyrtare të Bashkisë së Xhakartës, këtë vit janë regjistruar 35,133 kafshë për kurban, një rënie prej 57% krahasuar me vitin e kaluar.
Qeveria e Indonezisë ka shpallur të hënën ditë pushimi shtesë pas festës së së premtes, për t’u dhënë qytetarëve më shumë kohë me familjet. Pritet që festa e Kurban Bajramit të nxisë aktivitetin ekonomik në vend, ku konsumi i familjeve përbën më shumë se 50% të PBB-së. Megjithatë, analistët parashikojnë një ngadalësim të shpenzimeve familjare në vitin 2025./tvklan.al
-

Festohet sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’
Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin.
Në të gjithë vendin, besimtarët myslimanë e kanë nisur kremtimin e kësaj feste të shenjtë që në orët e para të mëngjesit duke iu drejtuar xhamive për të falur Namazin.
Në Tiranë, qindra besimtarë myslimanë falën Namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por edhe në xhamitë e tjera të kryeqytetit.Kurbani është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm”.
Me emrin e kësaj feste janë të lidhura ngjarje madhore që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, si: rindërtimi i Qabes, haxhi, emërtimi “mysliman”, etj.
Kurbani paraqet materializimin e nijetit dhe të gatishmërisë, që në emër të Allahut të flijohet. Përveç aspektit shpirtëror të kurbanit, është i rëndësishëm edhe aspekti social i tij, ndihma për atë që nuk ka, në mënyrë që të gjithë së bashku të festojnë këtë festë islame.
Sipas fesë myslimane, riti i faljes së Bajramit të Madh konsiston në dy momente: e para, është lutja nëpërmjet të cilës shprehet adhurimi për Zotin dhe më pas vjen predikimi. Për këtë ditë të shënuar theret një dash apo një dele e rritur, e cila i dedikohet Zotit. Mishi ndahet mes pjesëtarëve të familjes, mes miqve dhe i dhurohet të varfërve.Top Channel
-

Foto nga Parisi që u dogj nga fansat e PSG
Fitorja për herë të parë e Liges së Kampionëve të Europës në futboll nga PSG e Parisit ka sjellë festë jo vetëm në stadium por edhe në kryeqytetin francez, Paris.
Por fansat kanë shpërthyer në festë e dhunë në qytet, duke sjellë kaos e 300 të arrestuar.Shiko fotot
-

Duka: Le ta kthejmë “Arenën Kombëtare” në një vend feste dhe ta shijojmë finalen!
Presidenti i FSHF, Armand Duka ka komentuar me entuziazëm prag finalen e Europianit U-17, që po zhvillohet në Shqipëri për herë të parë në histori.
“14 ndeshje të zhvilluara, shumë gola të shënuar, emocione në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Rrogozhinë.
UEFA European Under-17 Albania 2025 tashmë ka mësuar ekipet finaliste, Francën dhe Portugalinë, që do të tentojnë të ngrejnë trofeun më 1 qershor në “Arenën Kombëtare”.
Këto ditë me futboll në vendin tonë kanë qenë të bukura dhe kjo falë edhe skuadrave të tjera pjesëmarrëse, si Belgjika, Italia, Gjermania, Anglia, Çekia dhe Kombëtarja jonë.
Tani le ta kthejmë “Arenën Kombëtare” në një vend feste dhe ta shijojmë finalen.
Më 1 qershor, koha për ta mbyllur siç duhet këtë kompeticion historik të organizuar në vendin tonë.”

