Tag: festë

  • Korça destinacion i fundjavës, performojnë bandat frymore! Në Boboshticë festë me lakrorë e raki mani

    Korça destinacion i fundjavës, performojnë bandat frymore! Në Boboshticë festë me lakrorë e raki mani

    Në Boboshticë u organizua “Tregime Fshati”, një festë që bashkoi traditën, shijet dhe mikpritjen e banorëve vendas.
    Amvisat gatuan receta tradicionale, si lakrori me dy petë, duke ndarë sekret e kuzhinës me të ftuarit.
    Vizitoret nuk u mjaftuan vetëm degustim por provuan vetë të hapnin petët.
    Rakia e manit shkëlqente në ngjyrën e saj karakteristike, ndersa burrat e Boboshticës rrëfyen me krenari procesin e distilimit.
    “Tregime Fshati” solli jo vetëm shije dhe aromë, por edhe ndjesinë e kthimit te rrënjët, një udhëtim që bashkon të shkuarën me të tashmen.
    Ndërsa qyteti i Korçes u kthye në një skenë të hapur koncertale. Parada e Bandave Frymore pushtoi qytetin në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Bandave Frymore “Lulu Fest”.
    Marrin pjese 150 artistë nga Shqipëria, Kosova, Italia dhe Kroacia, ndërsa qindra qytetarë dhe vizitorë i ndoqën nga afër.
    Festivali do të vazhdojë deri te dielen me performanca të shumta në rrugët e qytetit.

  • Festa më e lashtë tradicionale Shqiptare

    Origjina e Ditës së Verës

    Dita e Verës është festa më e lashtë pagane shqiptare, me rrënjë që shkojnë deri në kohët ilire. Ajo ka lindur si një kremtim i rilindjes së natyrës, fundit të dimrit dhe fillimit të stinës së ngrohtë. Në besimet e lashta, kjo ditë i kushtohej Zanës së Pyjeve, diellit dhe forcave të jetës që ringjallen çdo pranverë. Kjo festë ka qenë një mënyrë për të nderuar lidhjen e ngushtë të njeriut me natyrën dhe për të falënderuar për pjellorinë e tokës, bimëve e kafshëve.

    Dita dhe kuptimi simbolik
    Dita e Verës festohet më 14 mars sipas kalendarit gregorian. Kjo datë përkon me fillimin e verës sipas kalendarit të vjetër diellor, i cili e ndante vitin vetëm në dy stinë: dimër dhe verë. Në thelb, festa simbolizon fitoren e ngrohtësisë mbi të ftohtin, dritës mbi errësirën dhe jetës mbi vdekjen. Për shqiptarët e lashtë, kjo ishte dita kur Zoti i Diellit ngrihej mbi horizont, duke sjellë dritë, ngrohtësi dhe bereqet.

    Qendra e festës: Elbasani
    Elbasani është zemra e Ditës së Verës. Në këtë qytet, festa është ruajtur brez pas brezi dhe është kthyer në një simbol kombëtar. Qysh në shekuj, elbasanasit e kanë shoqëruar këtë ditë me muzikë, valle, zjarre rituale dhe ushqime tradicionale. Prej andej, zakoni është përhapur në të gjithë Shqipërinë. Sot, Elbasani shndërrohet në një qendër të madhe festimi, ku mblidhen mijëra vizitorë nga gjithë vendi për të ndarë gëzimin dhe për të ndjerë aromën e ballokumeve që mbushin çdo rrugicë.
    Traditat dhe ritualet popullore

    Në Ditën e Verës, shqiptarët ndjekin disa zakone që janë trashëguar nga të parët: Ndezja e zjarreve: Në mbrëmjen e 13 marsit, ndizet një zjarr i madh për të përzënë të keqen dhe për të pastruar shtëpitë nga dimri. Fëmijët kërcenin mbi zjarr si simbol i fatit dhe shëndetit. Vendosja e veroreve: Në mëngjes, fëmijëve dhe të rriturve u lidhet në dorë një fije e hollë me ngjyrë të kuqe e të bardhë, që quhet verore. Ajo simbolizon jetën, dashurinë dhe pastërtinë. Përgatitja e ballokumeve: Ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste është ballokumja elbasanase, e bërë me miell misri, gjalpë, sheqer dhe vezë. Thuhet se “nuk ka Ditë Vere pa ballokume”. Vizita dhe shëtitjet në natyrë: Familjet dalin në piknikë, shkojnë në male apo fusha për të “pritur verën”, duke sjellë me vete ushqime dhe duke kaluar kohë me miqtë e të afërmit.
    Elementet simbolike të festës

    Zjarri: pastron dhe sjell fat.

    Dielli: përfaqëson jetën dhe rigjallërimin.
    Lulëzimi i luleve: simbolizon pjellorinë dhe bukurinë.
    Ngjyrat e verores: e kuqja përfaqëson jetën dhe dashurinë, e bardha pastërtinë dhe dritën.
    Rëndësia kulturore dhe shpirtërore
    Dita e Verës nuk është thjesht një festë sezonale; ajo është shprehje e identitetit kulturor shqiptar, që dëshmon për vazhdimësinë e traditave ilire. Në këtë ditë, njerëzit ndihen më afër natyrës, më të bashkuar dhe më mirënjohës për gjithçka që i rrethon. Në vitin 2004, Dita e Verës u shpall festë kombëtare zyrtare në Shqipëri dhe pushim shtetëror, duke njohur zyrtarisht vlerën e saj të trashëguar ndër shekuj.
    Dita e Verës sot
    Sot kjo festë është kthyer në një ngjarje të madhe kombëtare, që bashkon shqiptarë nga të gjitha trevat. Ajo festohet me muzikë, parada kulturore, panaire artizanale dhe aktivitete të shumta për fëmijë e familje. Pavarësisht ndryshimeve të kohës, mesazhi i saj mbetet i njëjtë: gëzimi, shpresa, bashkimi dhe dashuria për jetën.
     

  • Shqiptarët e gdhijnë në festë, presin Kombëtaren në Rinas pas fitores në Serbi

    Shqiptarët e gdhijnë në festë, presin Kombëtaren në Rinas pas fitores në Serbi

    Pas orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, Kombëtarja mbërriti në Rinas.
    Fitorja e Kombëtares 0-1 në Serbi është kthyer në një ‘festë kombëtare’ në Shqipëri dhe kudo ku ka shqiptarë në diasporë. Goli i Manajt i dha tri pikë tanëve në garën për në Botërorin 2026, duke lënë pas Serbinë.
    Pas ndeshjes mijëra tifozë kanë dalë në rrugë dhe kanë festuar me ngjyrat kuqezi. Një pjesë e tifozëve kanë udhëtuar drejt aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Rinas për të pritur ekipin.
    Delegacioni kuqezi u rikthye në Tiranë pak pas orës 03:00 të mëngjesit të të dielës. Tanimë Kombëtarja do vijojë përgatitjet për miqësoren e datës 14 tetor kundër Jordanisë, e cila luhet në ‘Air Albania’.

  • Shqipëria në festë! Mijëra qytetarë “pushtojnë” rrugët e vendit pas fitores në Leskovac

    Shqipëria në festë! Mijëra qytetarë “pushtojnë” rrugët e vendit pas fitores në Leskovac

    Kombëtarja shqiptare ka arritur një fitore historike mbrëmjen e sotme në Leskovac përballë Serbisë.
    Në pamundësi për të qenë në stadium, shqiptarët anëembanë u mblodhën ku mundën për të parë ndeshjen, e më pas për festuar fitoren legjitime, e cila na bëri krenarë të gjithëve.
    Në Tiranë, Elbasan, Korccë, Dibër, Vlorë, , Kukës, Dibër, Mat, Prishtinë, Prizren, Strugë e Tetovë, kudo ku flitet shqip, u festua (dhe ende vijon të festohet në këtë moment).

    Goli i rei Manajt tashmë do të mbetet në histori, pasi i solli për herë të dytë fitoren Shqipërisë në Serbi, por këtë herë në fushën e lojës.

  • Sarkozy zhvilloi një festë lamtumire përpara se shkonte në burg

    Sarkozy zhvilloi një festë lamtumire përpara se shkonte në burg

    Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, mblodhi të gjithë miqtë e tij këtë të mërkurë që kaloi për një festë lamtumire përpara se të shkonte në burg.
    Mësohet nga mediat lokale se ndër të ftuarit e Sarkozy-t ishin, natyrisht, avokatët e tij, ministrja franceze në largim e Kulturës dhe bashkëpunëtorja e tij prej vitesh, Rachida Dati, kryetari i bashkisë së La Baule, Franck Louvrier (nga partia e Republikanëve), si dhe Emmanuelle Mignon, shefe e stafit në Elize.

    Gjatë festës, Sarkozy e shfrytëzoi rastin për të shpallur sërish pafajësinë e tij, duke e krahasuar veten me dy nga figurat më të njohura të padrejtësisë në histori: çështjen Dreyfus, një nga gabimet më të mëdha gjyqësore që tronditi Francën në fund të shekullit XIX dhe Edmond Dantes, protagonisti i romanit “Konti i Monte Kristos” të Alexandre Dumas, i dënuar padrejtësisht.

    “Nuk dua simpatinë tuaj, por indinjatën tuaj. Jam prekur nga ky rast, por ky është vetëm fillimi i historisë. Ajo që më ndodhi mua mund t’i ndodhë kujtdo”, tha ai.

  • Festë në FSHF para duelit me Serbinë, shkak bëhet presidenti  Armand Duka

    Festë në FSHF para duelit me Serbinë, shkak bëhet presidenti Armand Duka

    Festë e madhe sot në FSHF. Armand Duka feston ditëlindjen. Presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit ka mbushur ditën e sotme 63 vjeç. Në këtë ditë speciale urimet për të janë të shumta.
    Në rrjetet sociale, FSHF i uron gëzuar ditëlindjen Dukës, ndërsa i urojnë çdo të mirë në krye të këtij intitucioni.
    “Sot i urojmë ditëlindjen Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka!
    Familja e madhe e futbollit shqiptar i uron Presidentit Duka çdo të mirë në jetë e në krye të futbollit shqiptar! Gëzuar President!”, shkruhet në postimin e FSHF-së.
    Kujtojmë se Duka është president i FSHF-së që prej vitit 2002 dhe prej vitesh tashmë udhëheq këtë institucion, ndërkohë prej shtatorit të 2023 është edhe zëvendës presidenti i UEFA-s.
    Siç dihet Kombëtarja shqiptare ka nisur prej ditës së djeshme grumbullimin dhe përgatitjet për duelin me Serbinë, takim i cili do të luhet ditën e shtunë në Leskovac, ora 20:45. Duel i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

  • ‘Veliaj bëri festë në burg’, Lala zbulon detaje të pathëna: I shkoi vetëm djali, ja çfarë më thanë gardianët

    ‘Veliaj bëri festë në burg’, Lala zbulon detaje të pathëna: I shkoi vetëm djali, ja çfarë më thanë gardianët

    Gazetarja Klodiana Lala foli në një emision televiziv për situatën e Erion Veliajt në institucionin e paraburgimit në Durrës.
    Lala tha se ndryshe nga rasti i Saimir Tahirit, ish-ministër i PS me të njëjtën peshë politike si Veliaj, të cilin e takonin njerëz pas cdo séance gjyqësore, me ish-kryebashkiakun ndodhi krejt ndryshe, duke u lënë i vetëm në “hallin e tij”.
    Gazetarja Lala tha se ish-kryebashkiaku kishte patur pritshmëri në fillim, se jashtë burgut do të gjente njerëz që dëshironin ta takonin, madje në ditët e para, Veliaj mendoi se do të kishte dhe protesta në mbrojtje të tij, por ai u përball me dimrin e vetmisë së madhe.
    “Tani e ka kuptuar që e kanë tradhëtuar të gjithë dhe po përpiqet të ndërtojë një strategji ndonëse të vonuar se si të dalë nga e gjithë kjo lufta e madhe, sepse janë 13 akuza, 9 për korrupsion. Më kanë thënë zyrtarët e burgjeve që është më i tërhequr”, tha Lala.
    Gazetarja solli dhe një detaj nga burgu ku po vuan izolimin ish-kryebashkiaku Veliaj, një festë e organizuar në ambientet e qelisë ku ka marrë pjesë dhe djali i tij Kajan.
    U bë një festë në burg, e zbukuruan burgun, shkoi dhe djali atje, ishte interesant e parë nga ana njerëzore. Pra po e ndaj sot në dy aspekte. Në erion veliaj një zyrtar që ka perceptim të lartë për aferat dhe momentet njerëzore. Ajola Xoxa nuk e ka takuar, vetëm vëllai dhe një ish zyrtar i bashkisë, Dokushi, që po merret me çështjen e tij”, tha Lala.
    E pyetur se si do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës, gazetarja Klodiana Lala tha se beteja do të jetë e gjatë.
    Klodiana Lala: Zoti Veliaj është përballur me një situatë të vështirë emocionale dhe psikologjike në javët e para të arrestimit, ishte një kandidat potencial për të zëvendësuar Ramën, doli pa pranga nga zyra e tij. Ai fillimisht ka patur pritshmëri që jashtë burgut do të kishte njerëz për ta takuar, mendoi se do të kishte protesta në mbrojtje të tij. Veliaj u përball me dimrin e vetmisë së madhe.
    Ai mbeti i vetmuar. Nëse do ta krahasosh me Saimir Tahirin që e prisnin pas cdo gjyqi njerëz për ta takuar, me të nuk ndodhi. Ishte kontrast ti madh mes 2 personave që kanë patur të njëjtën peshë në PS.
    Tani e ka kuptuar që e kanë tradhëtuar të gjithë dhe po përpiqet të ndërtojë një strategji ndonëse të vonuar se si të dalë nga e gjithë kjo lufta e madhe, sepse janë 13 akuza, 9 për korrupsion.
    Më kanë thënë zyrtarët e burgjeve që është më i tërhequr. Ka patur pretendime për trajtimin në qeli, në kohën që u shoqërua për analiza mjekësore. Ka një procedurë të nisur nga Avokati i Popullit lidhur me trajtimin e Veliajt në burg, nëse i janë shkelur të drejtat, por nuk është më Erion Veliaj i momenteve të para, ka ndryshim te kursit.por nuk është i momenteve të para.
    U bë një festë në burg, e zbukuruan burgun, shkoi dhe djali atje, ishte interesant e parë nga ana njerëzore. Pra po e ndaj sot në dy aspekte.
    Në Erion Veliaj një zyrtar që ka perceptim të lartë për aferat dhe një Erion Veliaj në momentet njerëzore. Ajola Xoxa nuk e ka takuar, vetëm vëllai dhe një ish zyrtar i bashkisë, Dokushi, që po merret me çështjen e tij. Do ta ketë shumë të gjatë rrugën e përballjes me drejtësinë.

  • “Pse më sheh?”/ Pyetja që ndezi përleshjen e përgjakshme në Athinë mes shqiptarëve dhe grekëve

    “Pse më sheh?”/ Pyetja që ndezi përleshjen e përgjakshme në Athinë mes shqiptarëve dhe grekëve

    FOTO ILUSTRUESE

    GREQI- Një festë me muzikë dhe valle nën ritmet greke në zonën e Metamorfosis, në Athinë, ka përfunduar në një përleshje të dhunshme, ku katër persona mbetën të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, ku tre shqiptarë dhe një grek janë përfshirë në një konflikt fizik.
    Sipas medias greke Protothema, gjithçka nisi nga një debat banal mes disa shqiptarëve që po largoheshin nga festa. Shkaku dyshohet të ketë qenë një fjalë e thënë në kalim: “Pse më sheh? Lëviz të kaloj”, që më pas ka përshkallëzuar në një përleshje të ashpër me thika.Rreth 20 persona janë përfshirë në sherr, duke shkaktuar panik të madh mes pjesëmarrësve të tjerë në festë.
    Sipas raportimeve, dy shqiptarë kanë marrë plagë të rënda në kraharor, brinjë dhe në zonën e sqetullës. Ndërsa një shtetas grek është goditur në pjesën e mesit me një mjet të mprehtë, ndërkohë që po përpiqej të ndante palët e përfshira. Policia greke ka nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit./ZËRI

  • Yamal, favorit për “Topin e Artë”? Festë private me 20 persona në Paris

    Yamal, favorit për “Topin e Artë”? Festë private me 20 persona në Paris

    22 Shtator 2025

    8:48

    Alfred Lleshi

    Vendimi për “Topin e Artë” 2025 do të bëhet i ditur brenda disa orësh, këtë herë ka shumë pasiguri për fituesin. Kush do ta fitojë, Lamine Yamal apo Ousmane Dembélé? Sipas “Mundo Deportivo”, talenti i Barcelonës është favorit.
    Numri 10 katalanas do të jetë në ceremoninë  Parisit me një delegacion prej 20 personash, madje ka organizuar një festë private për ta festuar triumfin e mundshëm, një shenjë besimi dhe ambicjeje. Ndërkohë, rival i tij kryesor, Dembélé, ndoshta nuk do të marrë pjesë në event.
    Shtyrja e klasikes PSG-Olympique Marseille për shkak të motit të keq përplaset me ceremoninë, duke e detyruar francezin të zgjedhë midis ekipit dhe mundësisë për të qenë në “Théâtre du Châtelet”. Dembélé nuk është ftuar në ndeshjen për shkak të një dëmtimi, por përplasja e orareve mbetet sfidë për klubin parizien.
     

  • “Festivale në Shqipëri, një audiencë në rritje dhe gjithnjë më e qëndrueshme”

    “Festivale në Shqipëri, një audiencë në rritje dhe gjithnjë më e qëndrueshme”

    Flet Altin Sukaj, menaxher i Hemingway Fan Club Albania Kultura e festivaleve në Shqipëri po fiton gjithnjë e më shumë terren, duke tërhequr si publik vendas ashtu edhe ndërkombëtar.Në një intervistë për “Monitor”, Altin Sukaj, menaxher i Hemingway Fan Club Albania, nënvizoi se interesimi për muzikën elektronike është rritur ndjeshëm, por se edhe festivalet me rryma jo komerciale po gjejnë një audiencë të qëndrueshme.“Në të njëjtën kohë, festivale me rryma jo elektronike kontribuojnë për një publik më të përzgjedhur me një ecuri të vazhdueshme”, – tha Sukaj. Cili është profili i audiencës që ndjek festivalin tuaj? A ka ndryshuar me kalimin e viteve?Hemingway Jazz Fest është një festë gjithëpërfshirëse. Në këto 12 vite ka arritur të bashkojë një komunitet shumë solid që jo vetëm i ka rezistuar kohës, por ka sjellë edhe një audiencë ndërkombëtare.Kjo ndodhi edhe për faktin se qasja e qytetarëve të huaj në Shqipëri është rritur ndjeshëm.Në këtë festë të muzikës marrin pjesë mosha të ndryshme, gjë që e bën këtë festë kaq familjare e të dashur për të gjithë.Nuk mund të mos e themi që jemi festivali i parë në Shqipëri, lindur në një lagje të thjeshtë të Tiranës, me dëshirën e vetme për të bërë xhaz dhe për të kërcyer hareshëm.Kjo festë e përvitshme, nga viti në vit, u rrit dhe jemi të lumtur që ky komunitet është bërë kaq i madh dhe kërkues ndaj nesh. Sa sfiduese është të organizoni një festival xhazi në Shqipëri? Me çfarë vështirësish përballeni zakonisht? Organizimi është patjetër sfidues, duke pasur parasysh që është një event që tërheq një publik me njohuri të lartë të rrymave muzikore.Ajo që ne prezantojmë në festival nuk është thjesht standard xhaz, rrymë të cilën kush na ndjek nga afër në Hemingway Bar e gjen gjatë netëve të vona.Por janë rryma shumë festive, të kontaminuara me xhaz, për ta bërë të mundur që të jetë një festë sa më afër të gjithëve, në netët e nxehta të korrikut.Vështirësitë sigurisht janë të pranishme, veçanërisht në pjesën organizative, logjistike dhe teknike të kësaj feste. Por ndër vite kemi fituar miq, shokë dhe dashamirës të artit, që na bëjnë të ndihemi një skuadër e konsoliduar tashmë në kalimin e problematikave. Si ndikojnë kostot (artistët, ambienti, logjistika) në formatin që zgjidhni çdo vit?Ne jemi në vitin e 12-të të organizimit të kësaj feste, kushtuar ditëlindjes së shkrimtarit Ernest Hemingway. Ndër të tjera, organizojmë edhe eventin tjetër “Swing Marathon” ose ndryshe “Andrra n’Tren”, por edhe evente të tjera më të vogla gjatë viteve.Sigurisht që përballemi me kosto të konsiderueshme për grupe dhe emra të njohur artistësh. Kjo na detyron të rivlerësojmë kostot për çdo event.Edhe pse çdo vit kemi arritur të sjellim artistë të niveleve botërore, përpiqemi të mbajmë një kosto sa më të ulët të biletës për komunitetin tonë, pikërisht për të ruajtur misionin fillestar: të bëjmë bashkë njerëz të mirë dhe kultura të ndryshme.Gjejmë rastin të falënderojmë partnerët tanë besnikë në vite, që besojnë në misionin tonë dhe, ndër vite, të gjithë bashkë e shohim me optimizëm vazhdimësinë e kësaj feste xhenuine. Si e shihni kulturën e festivaleve në Shqipëri? Ka audiencë të qëndrueshme për ngjarje të tilla?Mendojmë se vitet e fundit ka një interes të veçantë për muzikën elektronike, që është shumë e pranueshme në thelb, sepse mbledh rreth vetes si trend shumë të rinj nga vendi dhe bota.E shohim shumë pozitive, duke pasur parasysh se po ecet paralelisht me tregun e festivaleve kudo në botë.Pra, besojmë se ka qëndrueshmëri dhe se do të shkojë vetëm përpara.Në të njëjtën kohë, festivale me rryma jo elektronike, pra aspak komerciale, kontribuojnë për një publik më të përzgjedhur me një ecuri të vazhdueshme, sepse tashmë publiku shqiptar, por edhe ai i huaj i pranishëm në Shqipëri, di t’i mirëpresë me shumë kënaqësi, veçanërisht kur prezantohen artistë me një histori dhe një background të lartë. Cilat janë planet tuaja për të ardhmen e festivalit? Do të ruani këtë frymë intime apo mendoni ta zgjeroni më tej?Sa i përket festivalit tonë, nuk mund të mos përmendim komunitetin tonë të Hemingway Bar, që është hallka më e rëndësishme e këtij rrugëtimi 12-vjeçar.Është ky komunitet që na mbështet me shumë dashuri, që na ka bërë ta kthejmë këtë festë në një mision tonin nga viti në vit.Ky komunitet na mbështet me sinqeritet dhe dashuri të pakrahasueshme, duke na vënë përpara një sfidë të bukur në përzgjedhjen e artistëve në çdo edicion.Artistë këta, që sjellin me vete jo vetëm muzikën e mirë, por që me artin e tyre japin mesazhe të jashtëzakonshme mbi realitetin dhe problemet kudo në botë. A do të vazhdojmë të ruajmë këtë frymë intime?Intimiteti, detajet dhe harmonia kërkojnë pasion, dhe vetëm pasion.Jemi të hapur për ta përçuar energjinë e mirë të këtij festivali sa më shumë për publikun, por pa dalë aspak nga vetja dhe nga misioni ynë fillestar, që është: të mbetet një festë e muzikës dhe e sinqeritetit!    Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.