Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
Tag: festë
-

Abdixhiku voton në balotazh: Zgjedhjet në Kosovë janë festë e demokracisë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ushtruar të drejtën e votës në balotazhin e zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në Kosovë.
Pas votimit, Abdixhiku e cilësoi këtë ditë si një festë demokratike, duke theksuar se qytetarët e Kosovës kanë treguar gjithmonë pjekuri politike dhe standard të lartë në proceset zgjedhore, shkruan A2 CNN.
“Sot në Kosovë, si gjithmonë, zgjedhjet trajtohen dhe janë festë. Sot është dita kur vendimmarrja i kthehet qytetarit, sovranit, ashtu siç duhet të jetë gjithkund. Jam i lumtur për nivelin demokratik që si shoqëri e tregojmë gjithmonë në procese zgjedhore,” tha Abdixhiku.
Kreu i LDK-së theksoi se organizimi dhe pranimi i rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë janë një shembull unik në rajon, duke e quajtur këtë “një mrekulli demokratike” me të cilën qytetarët duhet të krenohen.
“Në standardet e Ballkanit Perëndimor, e madje edhe të Evropës, mënyra se si i organizojmë zgjedhjet dhe si e trajtojmë procesin është diçka e veçantë. Festë është sot, dhe festë do të jetë edhe më 9 nëntor, kur përfundon procesi i votimit,” shtoi ai. -

Festë e madhe në Paris, shënon Dembele… por gëzimi zgjat shumë pak (video)
4 Nëntor 2025
21:32
Telesport
Ashtu siç edhe pritej, supersfida nw “Parc des Princes” mes PSG-sw dhe Bayern po dhuron spektakël. Bavarezët kanë kaluar të parët në avantazh që në minutën e 3-të. Tentativa e parë nga Michael Olise u ndal nga Lucas Chevalier, por Luis Diaz ndoqi mirë aksionin dhe dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 22-të, Zaire-Emery kroson në zonë, Fabian Ruiz godet fluturimthi, dhe ishte Ousmane Dembele që shtyu topin në rrjetë. Festë e madhe në Paris, por që zgjati vetëm pak. Goli anullohet për pozicion jashtë loje të Dembele. Bayern vazhdon të udhëheq 0-1.
SHIKOVIDEON
Në supersfidën, Liverpool-Real Madrid, mungon ende goli. Në sfidat e tjera, Tottenham po udhëheq 1-0 ndaj Copenhagen me golin e Brennan Johnson, Olympiacos po fiton 1-0 ndaj PSV-së. -

Asani “pushton” Iranin, gol dhe festë si C.Ronaldo (VIDEO)
5 gola dhe 1 assist në 9 ndeshje. Jasir Asani bën “ligjin” në Iran, me “sallaksin” kuqezi që vijon formën fantastike duke gjetur sërish rrugën e rrjetës edhe në kampionat. Në javën e 9-të, në sfidën kundër Aluminium Arak, Asani fitoi një 11-metërsh në minutën e 17-të. Po vetë nga pika e bardhë, sulmuesi kuqezi u tregua i saktë duke kaluar Esteghlal në avantazh.
Festa e tij si C.Ronaldo ishte një tjetër gjetje që solli festë në shkallët e stadiumit. Në pak javë, Asani është kthyer në lider absolut jo vetëm për ekipin e tij, por dhe në Iran, teksa me 5 gola ndodhet vetëm një gol larg golashënuesit më të mirë të kampionatit.Në fund, ekipi i tij doli me 3 pikë pas suksesit 3-1, një fitore që i dhuroi kreun e klasifikimit në kuotën e 16 pikëve, një më shume se Sepahan.
() -

Asani “pushton” Iranin, gol dhe festë si…
5 gola dhe 1 assist në 9 ndeshje. Jasir Asani bën “ligjin” në Iran, me “sallaksin” kuqezi që vijon formën fantastike duke gjetur sërish rrugën e rrjetës edhe në kampionat.
Në javën e 9-të, në sfidën kundër Aluminium Arak, Asani fitoi një 11-metërsh në minutën e 17-të.
Po vetë nga pika e bardhë, sulmuesi kuqezi u tregua i saktë duke kaluar Esteghlal në avantazh.
Festa e tij si C.Ronaldo ishte një tjetër gjetje që solli festë në shkallët e stadiumit.
Në pak javë, Asani është kthyer në lider absolut jo vetëm për ekipin e tij, por dhe në Iran, teksa me 5 gola ndodhet vetëm një gol larg golashënuesit më të mirë të kampionatit. -

Halloween-i , festa më e frikshme e vitit! Ja si të festoni nesër
Nesër, më 31 tetor, në mbarë botën do të festohet Halloween-i, një nga festat më të njohura, më të frikshme dhe më argëtuese të vitit. Kjo ditë, që dikur kishte kuptim fetar e ritual, sot është kthyer në një festë kulturore që bashkon miliona njerëz në një atmosferë plot ngjyra, mister dhe fantazi.
Origjina e Halloween-it
Halloween-i ka rrënjë të lashta në festimet kelte të “Samhain”-it, që datojnë mijëra vite më parë. Keltët besonin se në natën mes 31 tetorit dhe 1 nëntorit, kufiri mes botës së të gjallëve dhe botës së të vdekurve bëhej i paqartë, dhe shpirtrat mund të ktheheshin në Tokë. Për t’u mbrojtur nga frymërat e liga, njerëzit ndiznin zjarre dhe vishnin maska për t’i trembur ato. Me kalimin e kohës, kjo traditë u përzie me festat e krishtera si Dita e të Gjithë Shenjtorëve (All Hallows’ Day) dhe u transformua në atë që sot njihet si Halloween (Hallows’ Evening) – “mbrëmja e shenjtë”.
Si festohet
Në ditët e sotme, Halloween-i është bërë një simbol global i argëtimit. Fëmijët veshin kostume të frikshme ose humoristike, shkojnë derë më derë duke thënë “Trick or Treat” për të mbledhur ëmbëlsira, ndërsa të rriturit organizojnë festa me tematika horror, muzikë, maska dhe dekorime të jashtëzakonshme.
Një nga elementet më të njohura të kësaj feste është kungulli i gdhendur, i njohur si “Jack-o’-lantern”. I ndriçuar me një qiri nga brenda, ai simbolizon shpirtin që endet nëpër botë gjatë natës së Halloween-it. Filmat horror, shtëpitë e frikës, paradat me kostume dhe dekorimet e shtëpive janë tashmë pjesë e pandashme e festimeve në shumë vende të botës.
Halloween-i në Shqipëri
Edhe pse nuk është një traditë vendase, Halloween-i po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet edhe në Shqipëri. Shkollat, kopshtet, lokalet dhe qendrat tregtare përgatisin aktivitete të veçanta për këtë ditë, ku fëmijët dhe të rinjtë shfaqin kreativitetin e tyre me kostume të frikshme dhe dekorime origjinale. Në shumë qytete, veçanërisht në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë, organizohen festa tematike dhe evente publike ku muzika, ndriçimi dhe atmosfera misterioze krijojnë një natë magjike për të gjitha moshat.
Halloween-i është më shumë se një festë, është një mundësi për të shprehur imagjinatën, për të kaluar kohë me miqtë e familjen dhe për t’u shkëputur për një natë nga rutina e përditshme. Qoftë përmes një maske të frikshme, një kungulli të ndriçuar apo një nate me filma horror, kjo festë sjell gëzim dhe argëtim në çdo cep të botës.
Kështu që, përgatitni kostumet, dekoroni shtëpitë dhe mos harroni ëmbëlsirat, nata e Halloween-it po afron, dhe është koha të argëtohemi me stil! -

Gol dhe festë si Ronaldo, Jasir Asani vijon me superformën e tij në Iran
Jasir Asani po kalon një moment fantastik me skuadrën iraniane të Esteghlal. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi edhe në sfidën ndaj Fajr Sepasit, duke e çuar në tre numrin e ndeshjeve radhazi me gol.
Asani zhbllokoi takimin në minutën e 42-të nga pika e bardhë dhe festoi në stilin e tij karakteristik – fillimisht me shqiponjën, më pas me “Siu”-n e famshëm të Cristiano Ronaldos.
Atmosfera në stadium ishte elektrizuese dhe me tension, pasi tifozët vendas hodhën shishe në fushë pas golit të shqiptarit. E njëjta skenë u përsërit edhe pas penalltisë së dytë të shënuar nga Esteghlal.
Ky është goli i dytë i javës për Asanin, pas atij të realizuar në Champions-in aziatik. Anësori kuqezi duket se ka gjetur formën e tij më të mirë që prej transferimit te gjiganti iranian në verë. -

Të shtëna me armë në një festë në Karolinën e Veriut, dy të vdekur dhe shtatë të plagosur
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në Karolinën e Veriut, ku dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë gjatë një feste fundjave.
Sipas zyrës së Sherifit të Qarkut Robeson, Burnis Wilkins, në total 13 persona janë qëlluar me armë zjarri gjatë incidentit që ndodhi pak para orës 3 të mëngjesit të së shtunës, në një zonë rurale pranë qytetit Maxton, rreth 95 milje në jugperëndim të Raleigh, afër kufirit me Karolinën e Jugut.
Në njoftimin zyrtar thuhet se ngjarja duket të ketë qenë një incident i izoluar dhe se nuk ka ndonjë kërcënim aktual për komunitetin.
Më shumë se 150 persona janë larguar nga vendi i ngjarjes përpara se të mbërrinin oficerët e rendit. Autoritetet kanë bërë apel që kushdo që ka informacion mbi incidentin ose ka qenë i pranishëm në festë të kontaktojë hetuesit e sherifit.
Deri tani nuk janë publikuar identitetet e viktimave apo të plagosurve dhe nuk është raportuar për asnjë arrestim në lidhje me ngjarjen. -

SHBA/ Të shtëna me armë në një festë në Karolinën e Veriut, dy të vdekur dhe shtatë të plagosur
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në Karolinën e Veriut, ku dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë gjatë një feste fundjave.
Sipas zyrës së Sherifit të Qarkut Robeson, Burnis Wilkins, në total 13 persona janë qëlluar me armë zjarri gjatë incidentit që ndodhi pak para orës 3 të mëngjesit të së shtunës, në një zonë rurale pranë qytetit Maxton, rreth 95 milje në jugperëndim të Raleigh, afër kufirit me Karolinën e Jugut.
Në njoftimin zyrtar thuhet se ngjarja duket të ketë qenë një incident i izoluar dhe se nuk ka ndonjë kërcënim aktual për komunitetin.
Më shumë se 150 persona janë larguar nga vendi i ngjarjes përpara se të mbërrinin oficerët e rendit. Autoritetet kanë bërë apel që kushdo që ka informacion mbi incidentin ose ka qenë i pranishëm në festë të kontaktojë hetuesit e sherifit.
Deri tani nuk janë publikuar identitetet e viktimave apo të plagosurve dhe nuk është raportuar për asnjë arrestim në lidhje me ngjarjen.Top Channel

