Tag: festave

  • Dieta: Si të shkosh te tryeza e festave më e lehtë, më energjike dhe pa fryrje

    Dieta: Si të shkosh te tryeza e festave më e lehtë, më energjike dhe pa fryrje

    Një javë me smoothie, çajra bimore dhe supa lehtësuese për t’i dhënë trupit një “reset” para maratonës së bakllavasë, mishit dhe dollive me verë. Kjo është ideja pas Resetit Renal, protokollit të propozuar nga doktoreshë Serena Missori, mjeke, endokrinologe dhe diabetologe, autore e programit “Re-Start”, të përshkruar në librin e saj Allenati, Mangia e Sorridi.

    Qëllimi? Të mbërrish te festa më pak e fryrë, me më shumë energji, me zorrë e veshka më pak të mbingarkuara jo domosdoshmërisht më e dobët në peshore, por më mirë në lëkurën tënde.

    Pse kemi nevojë për një “reset” para festave?

    Festat nuk janë problemi problemi janë tepricat përpara dhe gjatë festave: sheqerna, alkol, kripë, ushqime shumë të përpunuara, darka të vona, gjumë i çrregullt. Rezultati klasik:

    -fryrje barku dhe mbajtje uji
    -rëndesë pas çdo vakti
    -lodhje, rënie energjie, marramendje
    -ndjesia “s’më rrin asnjë rrobë mirë”
    “Festat shpesh sjellin kombinime ushqimore të çrregullta dhe rritje të inflamacionit,” shpjegon Missori. “Të mbërrish i ‘përgatitur’ do të thotë t’i kesh ulur më parë acidozën, mbajtjen e lëngjeve dhe mbingarkesën renale/intestinale, në mënyrë që trupi të mos jetë tashmë i lodhur kur të ulesh në tryezë.”

    Shenjat që trupi yt po kërkon një reset

    Sipas doktoreshë Missorit, këto janë sinjalet tipike që s’duhen injoruar:

    -lodhje që nuk kalon as pas gjumit
    -fryrje dhe mbajtje uji (sidomos bark, kofshë, kyçe)
    -“fytyrë e lodhur”, mungesë shkëlqimi në lëkurë
    -rrobat shtrëngojnë më shumë se zakonisht
    -ndjesi se tretja është e rëndë dhe e ngadaltë

    Në këtë pikë, një mini–protokoll 7-ditor mund të ndihmojë për ta “shfryrë” situatën.

    Gabimet tipike që bëjmë para festave

    Në vend që të përgatitemi, shumica prej nesh e bëjnë situatën më keq. Doktoresha liston disa sjellje klasike:

    -agjërime të tepruara para darkave të mëdha- çojnë direkt në mbingopje
    -pak ujë gjatë ditës-shton mbajtjen e lëngjeve
    -injorimi i perimeve dhe ushqimeve depurative
    -vazhdim i një stili jete me shumë sheqer, kripë, ushqime shumë të përpunuara

    Çfarë është “Reseti Renal”?

    Reseti Renal është një plan 7-ditor që fokusohet tek:

    -eliminimi i lëngjeve të tepërta
    -ulja e inflamacionit dhe acidozës
    -lehtësimi i punës së veshkave dhe zorrëve
    -ristrukturoimi i ritmit ushqimor

    Ideja nuk është të numërosh kaloritë, por:

    -të ulësh ngarkesën digjestive
    -të rrisësh sasinë e lëngjeve, fibrave dhe përbërësve diuretikë/natyralë
    -të mbështetësh organet që “pastrojnë”: veshkat, mëlçinë, zorrët

  • Bonuset e festave të fundvitit nga sot në Postë/ Pensionistët të pakënaqur: Ballukut i kanë dhënë më shumë

    Bonuset e festave të fundvitit nga sot në Postë/ Pensionistët të pakënaqur: Ballukut i kanë dhënë më shumë

    Nga sot pensionistët që marrin pensionin në postë mund të tërheqin bonusin e festave të fundvitit. Edhe këtë vit bonuset janë përcaktuar sipas kategorive;
    -Pensionistët me pension deri në 20,000 lekë do të përfitojnë një bonus prej 15,000 lekësh-Pensionistët me pension mbi 20,000 lekë do të marrin një bonus prej 10,000 lekëshKy shpërblim synon të mbështesë pensionistët gjatë periudhës së festave dhe përfshin rreth 541 mijë përfitues në të gjithë vendin.
    Ndërkohë, për gazetaren e News24, Erjola Jata, pensionistët janë shprehur të pakënaqur. Mes shumë zërave kritikë për vendimin e qeverisë, ishte dhe ai i një pensionisti, i cili me ironi tha; “Ballukut i kanë dhënë më shumë!”, duke nënkuptuar kështu skandalet e zonjës Balluku, e cila është nën hetim nga SPAK.
    Gjithashtu pensionistët janë shprehur se duke e krahasuar me çmimet është e pamjaftueshme.
    “Qeveria mendon gabim sepse nuk mund të rriten me aq sa deklaron kryeministri pensionet. Ajo është qesharake. Duke parë gjendjen aktuale duhet të rriten të paktën në krahasim me çmimet aktuale”, tha ai.
    Pensionistët më tej kanë theksuar se rritja duhet të jetë të paktën 10 % në vit dhe se rritja aktuale është tejet qesharake.

  • VIDEO / Në prag të festave të Nëntorit, Rama shpërndan krijimin e veçantë të nxënësve të Shkodrës

    VIDEO / Në prag të festave të Nëntorit, Rama shpërndan krijimin e veçantë të nxënësve të Shkodrës

    Në prag të festave të Nëntorit, Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një urim të veçantë, realizuar nga nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda” në Shkodër.
    Materiali artistik, i përgatitur në kuadër të programit “Art dhe Zeje”, sjell nxënësit me simbolet kombëtare, teksa interpretojnë këngën “Shqipëri o vendi im”.
    “Mirëmëngjes dhe me këtë urim emocionues nga nxënësit e shkollës ‘Ndre Mjeda’, përgatitur përmes programit ‘Art dhe Zeje’, me shumë dashuri për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.
    Ndërkohë, vendi po përgatitet për festat e 28-29 Nëntorit, Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit.

  • VIDEO/ Në prag të festave të nëntorit, shqiptarët veshin New Yorkun ’kuq e zi”

    VIDEO/ Në prag të festave të nëntorit, shqiptarët veshin New Yorkun ’kuq e zi”

    Teksa pak ditë na ndajnë nga festat e 28-28 nëntort, shqiptarët anembanë botës përgatiten për të festuar.
    Në New York, shqiptarët janë veshur me simbole kuq e zi. Prej vitesh, në New York realizohet ajo që quhet “Parada e shqiptarëve”.
    Kjo paradë, ka filluar të zhvillohet edhe në Tiranë, ku mblidhen shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare./abcnews.al

  • Programi Art dhe Zeje, Rama publikon fotot në prag të festave të nëntorit: Gjithçka merr jetë falë duarve të fëmijëve

    Programi Art dhe Zeje, Rama publikon fotot në prag të festave të nëntorit: Gjithçka merr jetë falë duarve të fëmijëve

    “MIRËMËNGJES dhe me pak çaste nga atmosfera e bukur e festave të Nëntorit në shkollat tona, ku gjithçka merr jetë falë duarve të fëmijëve, përkushtimit të mësuesve dhe mbështetjes së prindërve përmes programit Art dhe Zeje, ju uroj një javë të mbarë “, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Ansambli Popullor çeli nëntorin e festave me koncertin “Shqipëri, o nëna ime”

    Ansambli Popullor çeli nëntorin e festave me koncertin “Shqipëri, o nëna ime”

    Në këtë muaj të festave kombëtare, Ansambli i Këngëve dhe Valleve i Shqipërisë çeli siparin e aktiviteteve të tij kushtuar nëntorit të festave, me premierën e koncertit “Shqipëri, o nëna ime”.

    Që nga koralet, vallet dhe kostumografia, çdo gjë e përfshirë në programin e këtij koncerti flet për ADN-në e shqiptarëve, bashkimin nën një flamur, pavarësisht se ku ndodhen.

    Artistët e TKOBAP-së sollën për publikun e pranishëm në sallë, disa nga perlat e gurrës sonë popullore, në një mbrëmje plot ritme, ngjyra dhe emocione. Publiku e tejmbushi sallën dhe dhuroi duartrokitje të gjata për orkestrën, grupin e AP dhe solistët.

    Në këtë koncert ishte i pranishëm edhe tenori Kastriot Tusha. Publiku përjetoi thellësisht shpirtin e muzikës dhe valleve shqiptare, si një homazh i denjë për traditën dhe krenarinë tonë kombëtare.

    Trupa e “ansamblit kuqezi” do të udhëtojë me këtë koncert fillimisht drejt Fierit e më pas drejt Vlorës, ku do të zhvillojë një shfaqje të veçantë Ditën e Flamurit./atsh

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    E KUJTOJMË HEROINËN E POPULLIT, SHOTE GALICËN

  • Çfarë thotë shkenca për ata që e vendosin herët pemën e festave

    Çfarë thotë shkenca për ata që e vendosin herët pemën e festave

    Dekorimi i pemës së Krishtlindjes nuk është thjesht një traditë festive, por ka edhe një dimension të thellë psikologjik. Studiuesit vënë re se njerëzit që vendosin pemën me kohë përpara festave shpesh përjetojnë një ndjenjë më të madhe mirëqenieje, janë më të lumtur, kjo sepse ambienti i shtëpisë me dekorime luan rolin e një objekti emocional që të lidh me fëmijërinë dhe me ndjesitë e thjeshta të gëzimit.
    Nga ana simbolike, pema e Krishtlindjes përfaqëson jetë, shpresë dhe vazhdimësi, për shembull, fakti që përdoret gjithnjë e gjelbër, simbolizon fuqinë e rigjenerimit edhe në ditët më të errëta dhe të ftohta.
    Për veçanti, akti i dekorimit të pemës bashkë me familjen shërben si ritual për ndërtimin e lidhjeve të përbashkëta, për kthimin në gjendje më të rrafshët emocionale dhe për lehtësimin e stresit të përditshëm.

    Gjithashtu, mënyra se si dekorojmë pemën mund të zbulojë shumë për personalitetin tonë: zgjedhja e ngjyrave, stili i dekorimeve dhe momenti i ndërrimit tregojnë preferenca për traditë, inovacion apo përfshirje sociale.
    Në thelb: dekorimi i pemës nuk është vetëm për bukuri — është një mënyrë për të rifituar një pjesë të vetes, për të krijuar atmosferë të kujdesshme dhe për të përjetuar bashkësi në familje.

  • Kryeministri i ri i Francës tërhiqet nga plani për heqjen e dy festave zyrtare, premton dialog dhe reformë të decentralizuar

    Kryeministri i ri i Francës tërhiqet nga plani për heqjen e dy festave zyrtare, premton dialog dhe reformë të decentralizuar

    Kryeministri i ri i Francës, Sébastien Le Corneille, njoftoi të shtunën (13/9) vendimin e tij për të tërhequr propozimin për heqjen e dy festave zyrtare, të cilat ishte një pikë kyçe në buxhetin e vitit 2026.

    Ky vendim bie ndesh me politikën e paraardhësit të tij dhe synon të gjejë burime të tjera financimi përmes dialogut me partnerët socialë.
    Le Corneille, i cili mori detyrën vetëm të martën e kaluar, filloi menjëherë bisedimet me partitë politike dhe partnerët socialë për të kapërcyer ngërçin buxhetor. Në një intervistë, ai deklaroi: “Kam vendosur të tërheq heqjen e dy festave zyrtare. Po përqendrohem në dialogun me partnerët socialë për të gjetur zgjidhje të tjera financimi.”
    Ai tha gjithashtu se nuk kishte ndërmend të zhvillonte bisedime të reja mbi pensionet, duke deklaruar kategorikisht se “nuk do të ketë konferencë të re për pensionet”. Në të njëjtën kohë, ai theksoi nevojën për një “debat parlamentar modern dhe të sinqertë” me socialistët, Ecoles dhe Partinë Komuniste, duke identifikuar nevojën radikale për një të majtë të bashkuar që largohet nga “Franca e Panënshtruar” e Mélenchon, e cila zgjedh kaosin.
    Ai njoftoi gjithashtu qëllimin e tij për të nisur “konsultime të mëdha” nga java e ardhshme mbi një “akt të madh të decentralizimit dhe lirisë së qeverisjes vendore”. “Ne duhet të përcaktojmë se çfarë presim nga shteti, veçanërisht në aspektin e nevojave në rritje në fushën e interesit kombëtar”, tha ai, duke shtuar se ndryshime të tilla duhet të kishin filluar pas krizës së Jelekëve të Verdhë.

    Top Channel

  • Shpenzimet në periudhën e festave pritet të bien, sidomos nga të rinjtë

    Shpenzimet në periudhën e festave pritet të bien, sidomos nga të rinjtë

    Shitjet e fundvitit këtë vit pritet të jenë më të vakëta, pasi konsumatorët amerikanë shprehen se do të kursejnë më shumë në blerjet e tyre.Një sondazh i kryer nga kompania e konsulencës PwC tregon se shpenzimet mesatare për dhurata, udhëtime dhe argëtim gjatë festave do të arrijnë në rreth 1,552 dollarë për konsumator, duke shënuar një rënie 5% krahasuar me një vit më parë.Megjithatë, rënia më e madhe vjen nga të rinjtë e brezit Z (Gen z). Të rinjtë e moshës 13 deri në 29 vjeç deklarojnë se do të shpenzojnë mesatarisht 23% më pak se një vit më parë, ndryshimi më i fortë mes të gjitha brezave.Ky është një ndryshim i madh në raport me vitin e kaluar, kur ata shpreheshin se do të shpenzonin 37% më shumë. Kjo tërheqje e tyre është një nga faktorët kryesorë që po ndikon në uljen e përgjithshme të shpenzimeve për festat.“Çmimi është gjuha e dashurisë për Gen Z,” tha Ali Furman, drejtuese e sektorit të tregjeve të konsumit në PwC për SHBA. “Ata janë rritur në një periudhë me kosto të larta. Janë të fokusuar te transparenca dhe vlera e çmimit.”Një brez sfidues për shitësitFurman theksoi se për tregtarët, brezi Z është njëkohësisht mundësi dhe sfidë. Me një moshë mesatare 22 vjeç, ata kanë paga më të ulëta, shpenzime të reja dhe shpesh borxhe për të shlyer.Për më tepër, ata janë më shumë të orientuar drejt përvojave, si koncerte, udhëtime dhe hotele, në vend të blerjes së produkteve të reja. Rritja e çmimeve të këtyre përvojave ka ngushtuar edhe më shumë hapësirën për shpenzime festive.“Argëtimi dhe pushimet po marrin një pjesë gjithnjë e më të madhe të portofolit të tyre, ndaj mbetet më pak për dhuratat e festave,” shtoi ajo.Një tjetër sfidë për tregtarët është ritmi i shpejtë me të cilin të rinjtë përqafojnë tendencat dhe më pas i braktisin ato. Kjo i detyron bizneset të përshtaten vazhdimisht për të mbajtur interesin e kësaj gjenerate.Sfondi i pasigurt për tregtarëtPër kompanitë e shitjes me pakicë, gjetjet e sondazhit nënvizojnë pasigurinë që do të karakterizojë këtë sezon festash, sidomos për shkak të ndjeshmërisë ndaj çmimeve dhe debatit mbi sa duhet të përballojnë apo të kalojnë te konsumatorët kosto më të larta doganore.Ndërkohë, pritshmëritë e shpenzimeve për brezat e tjerë kanë mbetur më shumë ose më pak të pandryshuara nga një vit më parë. Përjashtim bëjnë vetëm baby boomers, të cilët planifikojnë të shpenzojnë mesatarisht 5% më shumë.Sondazhi i PwC, i realizuar në fund të qershorit dhe fillim të korrikut, përfshiu një kampion përfaqësues prej 4,000 konsumatorësh amerikanë.Ndikimi i tarifave dhe kostove të jetesësKonsumatorët që tashmë ndihen të lodhur nga rritja e kostos së jetesës, siç janë faturat më të larta të energjisë, janë gjithashtu të shqetësuar për mundësinë e rritjes së çmimeve për shkak të tarifave doganore. Kjo i ka bërë ata të jenë më të kujdesshëm ndaj çmimeve dhe më të prirur për të vonuar ose për të blerë më herët, në mënyrë që të përfitojnë nga çmimet më të mira.“Nuk janë domosdoshmërisht vetë tarifat që po e diktojnë këtë sjellje,” tha Furman. “Është frika se çmimet mund të rriten, dhe kjo i ka bërë njerëzit më të vetëdijshëm për çdo shpenzim.” / CNBC, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Franca shqyrton heqjen e dy festave zyrtare për të kursyer para

    Franca shqyrton heqjen e dy festave zyrtare për të kursyer para

    Franca po shqyrton eliminimin e dy festave zyrtare, ndërsa qeveria synon shkurtime të mëtejshme të shpenzimeve për të mbushur një boshllëk buxhetor, shkruan CBNC.

    Kryeministri francez François Bayrou ka njoftuar një sërë shkurtime shpenzimesh , duke synuar kursime prej 43.8 miliardë eurosh (50.9 miliardë dollarë) në një përpjekje për të arritur një deficit buxhetor prej 4.6% në vitin 2026, nga deficiti prej 5.4% i këtij viti.Ndër propozimet janë eliminimi i dy festave zyrtare, eliminimi i 3 000 vendeve të punës në sektorin publik dhe kufizimi i lehtësirave tatimore për të pasurit.Qeveria franceze ka sugjeruar që festat publike që mund të hiqen përfshijnë të hënën e Pashkëve, e cila thotë se “nuk ka më ndonjë rëndësi fetare”, dhe 8 majin, i njohur edhe si “Dita e Fitores në Evropë”, e cila përkujton dorëzimin e Gjermanisë naziste, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.”Këto festa ranë në një muaj plot me fundjava të gjata dhe heqja e tyre do të nxiste aktivitetin ekonomik në biznese, dyqane dhe administratë publike, duke përmirësuar kështu produktivitetin tonë”, theksoi qeveria.Qeveria deklaroi gjithashtu se do të kërkohej një përpjekje e veçantë” nga ata që kanë kapacitetin për të kontribuar më shumë, duke propozuar një “kontribut solidariteti” nga më të pasurit.“Sot po përjetojmë një moment të së vërtetës, një nga ato momente në historinë e një kombi ku të gjithë duhet të pyesin veten: çfarë roli jam i gatshëm të luaj në të ardhmen tonë kolektive?” tha Bayrou në një konferencë për shtypi.