Tag: fertilitetit

  • Polonia i thotë “ndal” emigracionit të paligjshëm, protesta në disa vende europiane

    Polonia i thotë “ndal” emigracionit të paligjshëm, protesta në disa vende europiane

    Çështja komplekse e emigracionit të paligjshëm nuk është problem vetëm në Greqi, pasi në pjesën tjetër të Evropës qytetarët dhe partitë politike që po bëhen gjithnjë e më popullore po kërkojnë një qasje gjithnjë e më të ashpër ndaj politikës së emigracionit.

    Demonstrata të mëdha kundër emigracionit u zhvilluan dje në dhjetëra qytete të Polonisë, me kërkesën kryesore ndërprerjen e flukseve të migracionit në vend.
    Protestat u organizuan nga grupi politik “Konfederacja” dhe një organizatë tjetër. Politikanët e grupit dhe partisë opozitare “PiS” po paralajmërojnë për një “përmbytje” emigrantësh të paligjshëm në Poloni.
    Në mars, Polonia pezulloi përkohësisht të drejtën e migrantëve që mbërrijnë në vend përmes kufirit me Bjellorusinë për të aplikuar për azil.
    Deputeti i grupit “Konfederacja”, Przemysław Wipler, argumentoi se “nuk kemi nevojë për azil” dhe se na duhet “zbatimi i programeve “Fortesa Evropa” dhe “Fortesa Polonia”.
    Imigracioni është rritur vërtet gjatë dekadës së fundit – por shifrat zyrtare tregojnë se imigracioni është më i ulët deri më tani këtë vit sesa në vitet e kaluara.
    Më herët këtë muaj, Polonia vendosi kontrolle në kufijtë e saj me Gjermaninë dhe Lituaninë, pasi Berlini filloi të refuzonte azilkërkuesit. Gjermania vendosi kontrollet e veta në kufijtë polakë dhe çekë në vitin 2023.
    Ndërkohë, në Spanjë, numri i pjesëmarrësve në kundër-demonstratat për tubimet anti-imigracion po zvogëlohet.
    Në të njëjtën kohë, problemi demografik po kulmon.
    Problemi demografik në Evropë po i afrohet niveleve pothuajse… apokaliptike. Ndërsa prindërit duhet të kenë të paktën dy fëmijë për të mbajtur popullsinë e kontinentit evropian të qëndrueshme, normat aktuale të lindjeve mezi kalojnë një.
    Pamja më e fundit e fertilitetit në Evropë paraqet një pamje veçanërisht të zymtë, pasi për vitin 2024, shumë vende evropiane raportojnë normat më të ulëta të lindjeve në dekada – nëse jo më të ulëtat e regjistruara ndonjëherë.
    Për të ruajtur një popullsi të qëndrueshme, nevojiten 2.1 fëmijë për grua, thonë ekspertët. Megjithatë, disa vende po regjistrojnë vazhdimisht norma nën 1.5.
    Gjermania po e rrit popullsinë e saj vetëm nëpërmjet imigracionitNë Gjermani, shkalla e fertilitetit ra në 1.35 — niveli më i ulët që nga viti 1994 (1.24), i cili erdhi pas një periudhe recesioni.
    Zyra Federale e Statistikave e vendit (Statistisches Bundesamt) deklaron qartë se “imigracioni ishte arsyeja e vetme për rritjen e popullsisë”.
    Megjithatë, pavarësisht numrit të imigrantëve të shtuar, popullsia u rrit vetëm me 0.1%, ose 121,000 njerëz, vitin e kaluar. Në fakt, “më shumë njerëz vdiqën sesa lindën”, tha instituti.
    Gjermania ka një histori të gjatë të rritjes së popullsisë përmes imigracionit, pasi për më shumë se pesëdhjetë vjet, që nga viti 1972, ka regjistruar më shumë vdekje sesa lindje.
    Të dhënat tregojnë gjithashtu pabarazi të madhe midis shteteve federale . Ndërsa popullsia u rrit në zona më të pasura, si Bavaria dhe Hamburgu, rëniet më të mëdha u regjistruan në shtetet më të varfra të Turingisë, Saksonisë dhe Saksoni-Anhaltit.
    Lindjet më të pakta në historinë e AustrisëNë Austri, situata ishte veçanërisht shqetësuese në vitin 2024, pasi vendi regjistroi shkallën më të ulët të lindjeve në historinë e tij : 1.32 ose 77,238 të porsalindur, një rënie prej 0.5%, sipas agjencisë statistikore Statistik Austria.
    Italia: “Goditje” e dyfishtë e nivelit të ulët të lindjeve dhe migrimit të italianëve në vende të tjeraPavarësisht mbërritjes së 166,000 emigrantëve që po ngadalëson rënien e popullsisë, Italia nuk ka arritur ta parandalojë rënien e vazhdueshme të popullsisë së vendit. Popullsia totale e vendit tani ka rënë nën 60 milionë, pas vitesh rënieje të vazhdueshme.
    Në vitin 2024, vendi arriti një rekord të ri të ulët në lindshmëri — vetëm 1.18 fëmijë për grua, sipas ISTAT. Për çdo 1,000 banorë, lindën vetëm gjashtë fëmijë, ndërsa njëmbëdhjetë vdiqën.
    Situata përkeqësohet nga bilanci i migracionit: 156,000 italianë janë larguar nga vendi, ndërsa vetëm 53,000 janë kthyer. Humbjet më të mëdha të popullsisë janë regjistruar në rajonet më të varfra kontinentale të jugut italian.
    Franca: Më pak lindje që nga viti 1918Franca, tradicionalisht një nga vendet më pjellore në Evropë, po përjeton gjithashtu një rënie të ndjeshme. Shkalla e fertilitetit për vitin 2024 ra në 1.62, më e ulëta që nga fundi i Luftës së Parë Botërore në vitin 1918, sipas INSEE.
    Në 15 vjet, fertiliteti ka rënë me 20%. Bilanci i lindjeve/vdekjeve mbetet pozitiv, por margjinal: vetëm +17,000, më i ulëti që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
    Lajmi i vetëm pozitiv: jetëgjatësia — 85.6 vjet për gratë dhe 80 për burrat — arriti një rekord historik.
    Baballarët mbi 60 vjeç po shpëtojnë situatën në Britani
    Anglia dhe Uellsi janë një nga përjashtimet e pakta në Evropë. Kjo për shkak të një rritjeje prej 14% të lindjeve nga baballarë mbi 60 vjeç, gjë që kontribuoi në rritjen e parë të lindjeve që nga viti 2021, me +0.6%.
    Në të kundërt, lindjet nga prindër të rinj vazhduan të binin, sipas INS.
    Përqindja e fëmijëve të lindur nga prindër me origjinë të huaj ishte veçanërisht e lartë: 40% në Angli dhe pothuajse 20% në Uells, duke shënuar një rritje spektakolare prej 34% vetëm në një vit – nga viti 2023 në vitin 2024.
    Kjo tregon rolin në rritje të imigracionit jo vetëm në rritjen e popullsisë, por edhe në formësimin e brezit të ardhshëm në Britani.
    Spanja është një përjashtim i rrallë nga rënia demografike. Sipas të dhënave të përkohshme nga INE, shkalla e lindjeve u rrit me 0.4% në vitin 2024, me rreth 322,034 foshnje të reja.
    Ashtu si në vendet e tjera, rritja e moshës së lindjes së fëmijëve është e dukshme: në dekadën e fundit, numri i nënave mbi 40 vjeç është rritur me 8.5%.
    Vendet skandinave gjithashtu në nivelet më të ulëta historikeSipas Statistikave të Finlandës, shkalla e fertilitetit në vitin 2024 ra në 1.25, niveli më i ulët që nga viti 1776, kur filloi mbledhja e të dhënave – një kohë kur Finlanda ishte ende pjesë e Suedisë.
    Në Suedi, pavarësisht pamjes relativisht më të mirë, shkalla e lindjeve prej 1.43 e regjistruar nga SCB për vitin 2024 është shkalla më e ulët e lindjeve në historinë e vendit. Numri i fëmijëve të rinj ra në 98,500, niveli më i ulët në 23 vitet e fundit. Në 169 nga 290 komunat, popullsia u ul.
    Hungari-Poloni: Politikat e fertilitetit nuk duket se po funksionojnëPavarësisht politikave që synojnë rritjen e fertilitetit, normat e lindjeve në Hungari dhe Poloni mbeten të ulëta.
    Në Poloni, shkalla e fertilitetit arriti në 1.1 në vitin 2024, pothuajse gjysma e asaj që ishte në vitin 1990 (1.9), me moshën mesatare të amësisë të vlerësuar në 29 vjeç. 35 vjet më parë ishte nën 23 vjeç.
    Më në jug, në Hungari, kanë lindur më pak fëmijë në historinë e vendit, me 77,500 foshnje. Në të njëjtën kohë, shkalla e lindjeve ra në 1.38, shkalla më e ulët e çdo viti që nga viti 2014, sipas KLS.

    Top Channel

  • Paradoksi i lindjeve: Në vendin me lindshmërinë më të ulët, klinikat e fertilitetit njohin bum

    Paradoksi i lindjeve: Në vendin me lindshmërinë më të ulët, klinikat e fertilitetit njohin bum

    Në Korenë e Jugut, një nga vendet me normën më të ulët të lindjeve në botë, klinikat e fertilitetit po përjetojnë një rritje të paprecedentë. Gra si Kim Mi-ae, e cila ka kaluar tashmë një përvojë të ngjashme tre vite më parë, përballen sot me radhë të gjata dhe pritje të gjata në këto klinika. “Edhe me rezervim, prita mbi tre orë”, tregon 36-vjeçarja nga Seuli.

    Vetëm gjatë viteve 2018–2022, numri i trajtimeve të fertilitetit në vend është rritur me gati 50%, duke arritur në 200 mijë raste. Sot, një në gjashtë foshnje në Seul lind falë trajtimeve të tilla.

    Ekspertët thonë se ky fenomen është pasojë e ndryshimit të qëndrimeve sociale: gratë koreane dëshirojnë të kenë më shumë kontroll mbi jetën e tyre dhe planifikimin familjar, duke zgjedhur të ngrijnë vezët apo të përdorin IVF kur përballen me vështirësi për të mbetur shtatzënë.

    Kjo situatë përbën një lajm të mirë për qeverinë koreano-jugore, e cila prej vitesh përpiqet të luftojë krizën demografike që ka përfshirë vendin. Shkalla e lindshmërisë ka rënë nga 0.98 lindje për grua në vitin 2018 në 0.72 në vitin 2023, ndërsa vetëm vitin e fundit ka shënuar një rritje të lehtë në 0.75 rritja e parë pas nëntë vitesh.

    Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha. Të rinjtë koreano-jugorë përballen me presione të shumta sociale dhe financiare: orë të gjata pune, kosto të larta jetese dhe një sistem tradicional që shpesh ua lë barrën e përkujdesjes për fëmijët vetëm grave. Shumë prej tyre shtyjnë martesën dhe lindjen e fëmijëve deri në një moshë më të avancuar, çka më pas e vështirëson edhe më shumë ngjizjen natyrale.

    Sipas OKB-së, më shumë se gjysma e koreano-jugorëve shprehen se duan të kenë fëmijë, por nuk e bëjnë për arsye ekonomike. Mosha mesatare e lindjes së fëmijës së parë ka arritur në 33.6 vjeç një nga më të lartat në botë.

    Për gratë që i drejtohen IVF-së, kjo është një përvojë jo vetëm fizike dhe emocionale, por edhe financiare. Kostot e trajtimit mbeten të larta dhe shpesh të paparashikueshme.

    Në një kohë kur popullsia 50 milionëshe e Koresë së Jugut rrezikon të përgjysmohet brenda 60 viteve nëse trendet aktuale vazhdojnë, ky bum në klinikat e fertilitetit është një dritë shprese por gjithsesi nuk mjafton për të përmbysur krizën demografike pa ndryshime të thella sociale dhe ekonomike.

  • Raporti/ Lindjet po bie ndjeshëm në mbarë botën, por jo sepse njerëzit nuk duan më fëmijë

    Raporti/ Lindjet po bie ndjeshëm në mbarë botën, por jo sepse njerëzit nuk duan më fëmijë

    “Mungesa e zgjedhjes, jo e dëshirës” është arsyeja për krizën globale të fertilitetit, thotë OKB në një raport të ri. Dy në pesë persona mbi moshën 50 vjeç thonë se nuk kanë pasur aq fëmijë sa kanë dëshiruar – me pengesat kryesore që lidhen me çështjet ekonomike, shqetësimet për shëndetin dhe frika për gjendjen aktuale të botës.Më shumë se gjysma thanë se faktorët financiarë, si mungesa e strehimit të përballueshëm, mundësitë për kujdes ndaj fëmijëve dhe siguria në punë, kanë kufizuar ose do të kufizojnë aftësinë e tyre për të zgjeruar familjen.Një në katër persona tha se problemet shëndetësore i kanë penguar, ndërsa një e pesta e të anketuarve përmendën frikën nga çështjet globale si ndryshimet klimatike, luftërat dhe pandemitë.Të dhënat vijnë nga një sondazh i ri me mbi 14,000 persona, zhvilluar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), që përfshiu 14 vende në pesë kontinente, ku jeton një e treta e popullsisë botërore.Normat e lindshmërisë janë në rënie pothuajse në të gjitha rajonet e botës, ndërkohë që jetëgjatësia vazhdon të rritet.“Njerëz të panumërt nuk janë në gjendje të krijojnë familjet që dëshirojnë,” tha Dr. Natalia Kanem, drejtoreshë ekzekutive e UNFPA.“Problemi nuk është mungesa e dëshirës, por mungesa e zgjedhjes, me pasoja të mëdha për individët dhe shoqëritë. Kjo është kriza e vërtetë e fertilitetit, dhe zgjidhja qëndron në përgjigjen ndaj asaj që njerëzit thonë se u nevojitet: leje familjare të paguara, kujdes i përballueshëm për fertilitetin dhe partnerë mbështetës.”Dallime nëpër botëAnketa u zhvillua në katër vende europiane, katër në Azi, tre në Afrikë dhe tre në Amerikë.Vendet u përzgjodhën për të përfaqësuar “një larmi të gjerë vendesh me kontekste të ndryshme kulturore, norma të ndryshme të fertilitetit dhe qasje të ndryshme politike”, sipas redaktores së raportit, Dr. Rebecca Zerzan.Ato përfshijnë, për shembull, vendin me normën më të ulët të fertilitetit në botë – Korenë e Jugut. Gjithashtu përfshijnë një vend me një nga normat më të larta të lindshmërisë në botë, që ndodh të jetë edhe vendi më i populluar në kontinentin e tij – Nigeria.Vendet e tjera, sipas madhësisë së popullsisë, janë: India, SHBA, Indonezia, Brazili, Meksika, Gjermania, Tajlanda, Afrika e Jugut, Italia, Maroku, Suedia dhe Hungaria.Në shumë raste kishte dallime të konsiderueshme në përgjigje në varësi të vendit nga i cili raportonin njerëzit.Për shembull, në Nigeri, një e treta e burrave (megjithëse vetëm 21% e grave) raportuan se donin të kishin katër ose më shumë fëmijë. Shifrat ishin të ngjashme në Afrikën e Jugut. Megjithatë, në Korenë e Jugut, Tajlandë, Itali, Gjermani dhe Hungari, jo më shumë se 5% ishin dakord.Çështjet e fertilitetit ishin dy herë më të zakonshme në SHBA (16% e të anketuarve) sesa në Meksikën fqinje (8%).Në Korenë e Jugut, tre nga pesë të anketuar raportuan kufizimet financiare si një pengesë.Por në Suedi, ku si burrat ashtu edhe gratë kanë të drejtën për 480 ditë pushim prindëror të paguar për çdo fëmijë (që mund të transferohet edhe te gjyshërit), më pak se një në pesë persona shprehën të njëjtën shqetësim.“Një e treta e njerëzve në Suedi thonë se mendojnë se rritja e një fëmije do të kërkojë shumë kohë dhe energji. Dhe një numër më i madh i njerëzve atje, krahasuar me vende të tjera, gjithashtu janë të shqetësuar për ndryshimet klimatike dhe për ta sjellë një fëmijë në një botë të pasigurt.”Shtatzënitë e padëshiruara kundrejt mungesës së fëmijëve të dëshiruarNjë gjetje interesante nga sondazhi është se, ndonëse ka pasur shumë diskutime rreth uljes së normave të fertilitetit, pothuajse një e treta e njerëzve thanë se ata ose partneri/partnerja e tyre kishin përjetuar një shtatzëni të padëshiruar.Në nivel global, pasi njerëzit që mbeten shtatzënë pa plan shpesh e përjetojnë këtë më shumë se një herë, gjysma e të gjitha shtatzënive janë të padëshiruara.Në Marok dhe Afrikën e Jugut, rreth gjysma e njerëzve kishin përjetuar një shtatzëni të padëshiruar. Në dyja vendet, më shumë se gjysma e njerëzve kishin përjetuar pamundësinë për të pasur një fëmijë në kohën që ata dëshironin.Në përgjithësi, një në tetë persona kishte përjetuar si një shtatzëni të padëshiruar, ashtu edhe pengesa për të pasur një fëmijë të dëshiruar.“Kudo që shohim, njerëzit po përballen me vështirësi për të realizuar lirshëm aspiratat e tyre riprodhuese,” shpjegon raporti.Njerëzit që kishin më shumë fëmijë se sa dëshironin, si dhe ata që kishin më pak, ndodheshin si në vende me norma të larta fertiliteti, ashtu edhe në ato me norma të ulëta.“Kjo tregon se pengesat për të arritur familjen ideale janë të kudondodhura.”Si mund të zgjidhet kriza e fertilitetit?Raporti thotë se kriza kërkon ndërhyrje politike, por paralajmëron kundër politikave që shpesh janë zgjidhje afatshkurtra ose që synojnë të detyrojnë njerëzit të përdorin apo të mos përdorin kontraceptivë.“Qoftë kur politikat janë detyruese apo jo, ekzistojnë rreziqe reale kur normat e fertilitetit trajtohen si një rubinet që mund të hapet ose mbyllet sipas dëshirës. Shumë nga vendet që sot po përpiqen të rrisin fertilitetin, gjatë 40 viteve të fundit kanë synuar ta ulin atë.”“Për shembull, Kina, Japonia, Republika e Koresë, Tajlanda dhe Turqia raportuan në vitin 1986 një synim për të ulur normat kombëtare të fertilitetit përmes ndërhyrjeve politike, duke i konsideruar ato në atë kohë si ‘shumë të larta’. Megjithatë, deri në vitin 2015, të pesë vendet kishin kaluar në politika të hartuara për të rritur lindshmërinë.“Sot, të pesë vendet kanë norma totale të lindshmërisë nën dy fëmijë për grua.”/  Sky News Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shpresat për t’u bërë prind shuhen në Gaza, embrionet e fekondimit in vitro shkatërrohen gjatë sulmeve izraelite

    Shpresat për t’u bërë prind shuhen në Gaza, embrionet e fekondimit in vitro shkatërrohen gjatë sulmeve izraelite

    “Nervat e mia janë të thyera”, thotë Noura, një grua 26-vjeçare palestineze, duke shpjeguar se ka mbetur “pa asgjë”.

    Pas vitesh trajtimi me IVF, ajo mbeti shtatzënë në korrik 2023. “Isha pa masë e gëzuar”, kujton ajo, duke përshkruar momentin kur pa testin pozitiv të shtatzënisë.
    Ajo dhe bashkëshorti i saj, Mohamed, vendosën të ruanin dy embrione të tjera në Qendrën e Fertilitetit Al-Basma në qytetin e Gazës, të cilat i kishin ndihmuar të ngjizeshin, me shpresën për të pasur më shumë fëmijë në të ardhmen, sipas BBC.
    “Mendova se ëndrra ime më në fund ishte bërë realitet’, thotë ajo. “Por ditën që erdhën izraelitët, diçka brenda meje tha se gjithçka kishte mbaruar”.
    Izraeli nisi një fushatë ushtarake në Gaza në përgjigje të sulmit ndërkufitar të Hamasit më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1,200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng.
    Që atëherë, të paktën 54,000 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit.
    Ashtu si mijëra banorë të Gazës, Nourës dhe Mohamedit iu desh të iknin vazhdimisht dhe nuk ishin në gjendje të merrnin ushqimin, vitaminat dhe ilaçet që i nevojiteshin për një shtatzëni të shëndetshme.
    «Ecnim për orë të gjata dhe lëviznim vazhdimisht nga një vend në tjetrin, mes bombardimeve të tmerrshme të rastësishme», thotë Mohamedi.
    Në muajin e shtatë të shtatzënisë, Noura pësoi një hemorragji të rëndë.
    “Ajo po rridhte shumë gjak dhe nuk mundëm të gjenim as një automjet për ta çuar në spital. Më në fund arritëm ta transportonim me një kamion plehrash”, shpjegon Mohamed.
    “Kur mbërritëm, aborti kishte filluar tashmë.”
    Njëri nga binjakët e tyre lindi i vdekur dhe tjetri vdiq disa orë pas lindjes. Mohamedi thotë se nuk kishte inkubatorë për foshnjat e parakohshme.
    “Gjithçka u zhduk brenda një minute”, thotë Noura.
    Përveç humbjes së binjakëve, ato kanë humbur edhe embrionet e tyre të ngrira.
    Drejtori i Qendrës së Pjellorisë Al-Basma, Dr. Baha Ghalayini, flet me hidhërim dhe mosbesim ndërsa shpjegon se ajo u bombardua në fillim të dhjetorit 2023.
    Dr. Ghalayini thotë se pjesa më e rëndësishme e klinikës kishte dy makineri që mbanin gati 4,000 embrione të ngrira dhe më shumë se 1,000 mostra sperme dhe vezësh.
    Dr. Ghalayini thotë se qendra ruante embrione për pacientët që trajtoheshin në klinika të tjera, si dhe në klinikat e tyre. “Po flas për 4,000 embrione të ngrira. Këto nuk janë vetëm numra, janë ëndrra njerëzish. Njerëz që pritën me vite, iu nënshtruan trajtimeve të dhimbshme dhe i varën shpresat e tyre te këto mjete që në fund u shkatërruan.”
    Ai vlerëson se midis 100 dhe 150 gra humbën atë që mund të ketë qenë shansi i tyre i vetëm për të pasur fëmijë, pasi shumë prej tyre nuk mund t’i nënshtrohen përsëri procedurës. “Disa po plaken, disa janë paciente me kancer, të tjera vuajnë nga sëmundje kronike. Shumë prej tyre morën ilaçe të forta për fertilitetin që mund t’i marrin vetëm një herë. Të fillosh përsëri nuk është e lehtë.”
    Dr. Ghalayini thotë se të nëntë klinikat e fertilitetit në Gaza ose janë shkatërruar ose nuk janë më në gjendje të funksionojnë.
    Noura shpjegon se kjo e lë atë dhe shumë të tjerë me pak shanse për të pasur ndonjëherë një fëmijë. Njerëz si Sara Khudari, e cila filloi trajtimin e saj të fertilitetit në vitin 2020. Ajo po përgatitej për implantimin e një embrioni kur filloi lufta në tetor 2023. Procedura nuk ndodhi kurrë. “Pashë gjithçka të shembej”, thotë ajo.
    Dhe Islam Lubbad, të cilën klinika Al-Basma e ndihmoi të ngjizej në vitin 2023, disa muaj para se të shpërthente lufta. Por një muaj pasi filluan luftimet, ajo humbi fëmijën e saj, ashtu si Noura. “Nuk kishte stabilitet. Ne vazhduam të zhvendoseshim. Trupi im ishte i rraskapitur”, thotë ajo, duke kujtuar se si pësoi një abort.
    Islami kishte më shumë embrione të ngrira të ruajtura në Qendrën e Fertilitetit Al-Basma, por tani ato janë humbur dhe nuk ka më klinika IVF që ajo të përpiqet të mbetet shtatzënë përsëri.

    Top Channel

  • Shpresat për t’u bërë prind shuhen në Gaza, embrionet e fekondimit in vitro shkatërrohen gjatë sulmeve izraelite

    Shpresat për t’u bërë prind shuhen në Gaza, embrionet e fekondimit in vitro shkatërrohen gjatë sulmeve izraelite

    “Nervat e mia janë të thyera”, thotë Noura, një grua 26-vjeçare palestineze, duke shpjeguar se ka mbetur “pa asgjë”.

    Pas vitesh trajtimi me IVF, ajo mbeti shtatzënë në korrik 2023. “Isha pa masë e gëzuar”, kujton ajo, duke përshkruar momentin kur pa testin pozitiv të shtatzënisë.
    Ajo dhe bashkëshorti i saj, Mohamed, vendosën të ruanin dy embrione të tjera në Qendrën e Fertilitetit Al-Basma në qytetin e Gazës, të cilat i kishin ndihmuar të ngjizeshin, me shpresën për të pasur më shumë fëmijë në të ardhmen, sipas BBC.
    “Mendova se ëndrra ime më në fund ishte bërë realitet’, thotë ajo. “Por ditën që erdhën izraelitët, diçka brenda meje tha se gjithçka kishte mbaruar”.
    Izraeli nisi një fushatë ushtarake në Gaza në përgjigje të sulmit ndërkufitar të Hamasit më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1,200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng.
    Që atëherë, të paktën 54,000 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit.
    Ashtu si mijëra banorë të Gazës, Nourës dhe Mohamedit iu desh të iknin vazhdimisht dhe nuk ishin në gjendje të merrnin ushqimin, vitaminat dhe ilaçet që i nevojiteshin për një shtatzëni të shëndetshme.
    «Ecnim për orë të gjata dhe lëviznim vazhdimisht nga një vend në tjetrin, mes bombardimeve të tmerrshme të rastësishme», thotë Mohamedi.
    Në muajin e shtatë të shtatzënisë, Noura pësoi një hemorragji të rëndë.
    “Ajo po rridhte shumë gjak dhe nuk mundëm të gjenim as një automjet për ta çuar në spital. Më në fund arritëm ta transportonim me një kamion plehrash”, shpjegon Mohamed.
    “Kur mbërritëm, aborti kishte filluar tashmë.”
    Njëri nga binjakët e tyre lindi i vdekur dhe tjetri vdiq disa orë pas lindjes. Mohamedi thotë se nuk kishte inkubatorë për foshnjat e parakohshme.
    “Gjithçka u zhduk brenda një minute”, thotë Noura.
    Përveç humbjes së binjakëve, ato kanë humbur edhe embrionet e tyre të ngrira.
    Drejtori i Qendrës së Pjellorisë Al-Basma, Dr. Baha Ghalayini, flet me hidhërim dhe mosbesim ndërsa shpjegon se ajo u bombardua në fillim të dhjetorit 2023.
    Dr. Ghalayini thotë se pjesa më e rëndësishme e klinikës kishte dy makineri që mbanin gati 4,000 embrione të ngrira dhe më shumë se 1,000 mostra sperme dhe vezësh.
    Dr. Ghalayini thotë se qendra ruante embrione për pacientët që trajtoheshin në klinika të tjera, si dhe në klinikat e tyre. “Po flas për 4,000 embrione të ngrira. Këto nuk janë vetëm numra, janë ëndrra njerëzish. Njerëz që pritën me vite, iu nënshtruan trajtimeve të dhimbshme dhe i varën shpresat e tyre te këto mjete që në fund u shkatërruan.”
    Ai vlerëson se midis 100 dhe 150 gra humbën atë që mund të ketë qenë shansi i tyre i vetëm për të pasur fëmijë, pasi shumë prej tyre nuk mund t’i nënshtrohen përsëri procedurës. “Disa po plaken, disa janë paciente me kancer, të tjera vuajnë nga sëmundje kronike. Shumë prej tyre morën ilaçe të forta për fertilitetin që mund t’i marrin vetëm një herë. Të fillosh përsëri nuk është e lehtë.”
    Dr. Ghalayini thotë se të nëntë klinikat e fertilitetit në Gaza ose janë shkatërruar ose nuk janë më në gjendje të funksionojnë.
    Noura shpjegon se kjo e lë atë dhe shumë të tjerë me pak shanse për të pasur ndonjëherë një fëmijë. Njerëz si Sara Khudari, e cila filloi trajtimin e saj të fertilitetit në vitin 2020. Ajo po përgatitej për implantimin e një embrioni kur filloi lufta në tetor 2023. Procedura nuk ndodhi kurrë. “Pashë gjithçka të shembej”, thotë ajo.
    Dhe Islam Lubbad, të cilën klinika Al-Basma e ndihmoi të ngjizej në vitin 2023, disa muaj para se të shpërthente lufta. Por një muaj pasi filluan luftimet, ajo humbi fëmijën e saj, ashtu si Noura. “Nuk kishte stabilitet. Ne vazhduam të zhvendoseshim. Trupi im ishte i rraskapitur”, thotë ajo, duke kujtuar se si pësoi një abort.
    Islami kishte më shumë embrione të ngrira të ruajtura në Qendrën e Fertilitetit Al-Basma, por tani ato janë humbur dhe nuk ka më klinika IVF që ajo të përpiqet të mbetet shtatzënë përsëri.

    Top Channel

  • Ekspertët ngrenë alarmin mbi rënien globale të fertilitetit

    Ekspertët ngrenë alarmin mbi rënien globale të fertilitetit

    Ekspertët e Forumit Ndërkombëtar të Familjes në Stamboll kanë paralajmëruar për një krizë demografike në rritje pasi nivelet globale të fertilitetit vazhdojnë të shënojnë ulje, duke kërcënuar stabilitetin ekonomik dhe sistemet sociale në mbarë botën.
    I mbajtur nën temën “Mbrotja dhe forcimi i familjes përballë sfidave globale”, paneli i titulluar “Miti i mbipopullimit: Si kontribuoi një agjendë globale në rënien e popullsisë?” u organizua nga Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqisë.
    Zv/ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Lutfihak Alpkan, i cili moderoi panelin, tha se shkalla e fertilitetit të Turqisë ka rënë nga 7 në vitet 1970 në nën 1.5 në ditët e sodit.
    “Organizatat ndërkombëtare prej kohësh kanë mbështetur përpjekjet për të reduktuar rritjen e popullsisë. Por kur popullsia e një vendi fillon të tkurret, të njëjtat organizata janë shumë më pak mbështetëse”, tha Alpkan.
    Serdar Furtuna nga Universiteti Acıbadem Mehmet Ali Aydınlar, në fjalën e tij në panel, zbuloi përpjekjet për kontrollin e popullsisë në fondacionet amerikane në vitet 1940.
    Ai theksoi se një studim i vitit 1963 në Turqi tregoi një hendek të madh midis lindjeve aktuale dhe të atyre të dëshiruara.
    “Metodat moderne mezi u miratuan, por popullsia deri tani u zvogëlua, jo për shkak të presionit të jashtëm, por ndryshimit të prioriteteve dhe nevojave individuale”, theksoi Furtuna.
    Ministrja e Malajzisë për Gratë dhe Familjen, Dato’ Sri Hajah Nancy Shukri, nga ana e saj, tha se popullsia e vendit të saj do të arrijë kulmin deri në vitin 2071 para se të fillojë të shënojë ulje.
    “Kjo nuk ka të bëjë vetëm me numrat, do të thotë një fuqi punëtore në tkurrje, popullsi në plakje dhe presion në rritje mbi sistemet sociale”, tha ajo.
    Në rajonin e Gjirit Persik, rënia gjithashtu është dramatike.
    Sharifa Noaman Al-Emadi nga Instituti Ndërkombëtar i Familjes në Doha tha se në vende si Katari, ku qytetarët “përbëjnë më pak se 20 për qind të popullsisë, kjo rënie është veçanërisht kritike”.
    Tunde Furesz e Hungarisë e përshkroi Evropën si “kontinentin e djepave bosh”, duke përmendur fertilitetin rekord të ulët dhe një tendencë përkeqësimi që nga pandemia COVID-19.
    “Kushtetuta jonë thotë ‘nëna është grua, babai është burrë’. Kjo pasqyron vendosmërinë tonë për të mbrojtur strukturën tonë familjare”, shtoi ajo.
    Leow Siu Lin, drejtoreshë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Ministrinë e Zhvillimit Social dhe Familjar të Singaporit, theksoi se vetëm rritja e nivelit të lindjeve nuk është e mjaftueshme për të siguruar qëndrueshmërinë e popullsisë. Ajo theksoi nevojën për një qasje shumëdimensionale të fokusuar në forcimin e familjeve.

  • Shpërthim në klinikën e fertilitetit në Kaliforni! Identifikohet autori, një 25-vjeçar me ide ekstremiste

    Shpërthim në klinikën e fertilitetit në Kaliforni! Identifikohet autori, një 25-vjeçar me ide ekstremiste

    Autoritetet në Kaliforni kanë identifikuar autorin e dyshuar të shpërthimit vdekjeprurës që tronditi një klinikë fertiliteti në Palm Springs.

    Bëhet fjalë për Guy Edward Bartkus, 25 vjeç, për të cilin FBI thotë se kishte “ide nihiliste”.
    Ai dyshohet se është viktima e vetme e incidentit, pasi shpërtheu një pajisje të fuqishme shpërthyese të vendosur në një makinë tip Ford Fusion.
    Ngjarja ndodhi të shtunën, rreth orës 23:00 me orën lokale, shumë pranë qendrës së qytetit Palm Springs dhe afër Qendrës Amerikane të Riprodhimit (ARC).
    Sipas autoriteteve, Bartkus tentoi ta transmetonte drejtpërdrejt sulmin, ndërsa hetimet janë ende në vijim për të zbuluar motivet dhe lëvizjet e tij para shpërthimit.
    FBI e ka cilësuar këtë ngjarje si një akt të qëllimshëm terrorizmi, duke theksuar se sulmi kishte si objektiv të drejtpërdrejtë klinikën e fertilitetit, e cila ofron shërbime të fertilizimit in vitro (IVF). Në vendin e ngjarjes janë gjetur dokumente dhe një manifest, që besohet se lidhen me autorin.
    Në shpërthim u plagosën katër persona të tjerë, por sipas autoriteteve janë jashtë rrezikut për jetën. Klinika njoftoi se laboratori i saj, përfshirë vezët dhe embrionet, ka mbetur i paprekur dhe i sigurt.
    “Fatmirësisht, ishte një ditë kur nuk kishim pacientë,” u shpreh drejtuesi i klinikës, Dr. Maher Abdallah. Pavarësisht dëmeve të konsiderueshme në zyrat e saj, qendra e fertilitetit pritet të rikthehet në funksion të plotë së shpejti.
    Shpërthimi ka lënë gjurmë të mëdha në një rreze prej 100 metrash, ndërsa FBI e përshkroi si “skenën më të madhe të bombardimeve në Kaliforninë Jugore” në vitet e fundit. Hetimet po vazhdojnë dhe autoritetet kanë kërkuar ndihmën e publikut për informacion mbi lëvizjet e Bartkusit para incidentit.

    Top Channel

  • Shpërthimi fatal pranë klinikës së fertilitetit në Palm Springs, vritet një person, FBI: Akt terrorist

    Shpërthimi fatal pranë klinikës së fertilitetit në Palm Springs, vritet një person, FBI: Akt terrorist

    Klinika

    KALIFORNIA- Një shpërthim bombe jashtë një klinike fertiliteti në Kaliforni ka vrarë një person dhe ka plagosur katër të tjere. Zyrtarët e FBI-së e konsideruan një “akt të qëllimshëm terrorizmi”.
    Shpërthimi ndodhi pak para orës 23:00, më pak se një milje nga qendra e Palm Springs, pranë disa bizneseve, përfshirë Qendrat Amerikane të Riprodhimit (ARC). Klinika tha se askush nga institucioni nuk u lëndua.
    I dyshuari për shpërthimin është identifikuar si 25-vjeçari Guy Edward Bartkus, sipas burimeve të njohura me hetimin që folën me partnerin amerikan të BBC-së, CBS News.
    Dëshmitarët i thanë BBC-së se shpërthimi ishte aq i fortë sa thyeu dritaret dhe dëmtoi rëndë një ndërtesë aty pranë ku ndodhej ARC-ja.
    Michael Beaumier, një dëshmitar, tha se u rrëzua nga biçikleta nga shpërthimi. “Ishte një shpërthim kaq i fuqishëm dhe mund të dëgjoja xhamat që thyheshin përreth meje”, tha ai.
    Rhino Williams, i cili ishte në restorantin e tij aty pranë, i tha BBC-së se fillimisht mendoi se shpërthimi ishte rrëzimi i një aeroplani ose helikopteri.
    Ai tha se vrapoi në vendngjarje për të parë nëse mund të ndihmonte, duke gjetur një ndërtesë të dëmtuar rëndë me mure të shembur dhe një makinë në flakë në parkingun e makinave.
    “Kjo është e gjitha që kishte mbetur prej tij,” tha zoti Williams. Ai gjithashtu pa një iPhone që ende qëndronte në parking, sikur të ishte vendosur për të filmuar ose transmetuar shpërthimin.
    Z. Williams tha se ai nxitoi nëpër ndërtesë duke thirrur për ndonjë person të lënduar, por nuk gjeti asnjë. Disa minuta më vonë mbërritën ekipet e ndihmës së shpejtë.
    Nima Tabrizi, një tjetër dëshmitare, tha se dëgjoi një “bum të madh”, një re të madhe tymi dhe pjesën e përparme të klinikës “të shkatërruar plotësisht”.
    FBI tha në një konferencë për shtyp të shtunën se ishte një sulm i qëllimshëm.
    “Ky ishte një akt i qëllimshëm terrorizmi. Ndërsa hetimi ynë do të zhvillohet, ne do të përcaktojmë nëse është terrorizëm ndërkombëtar apo terrorizëm i brendshëm”, tha Akil Davis, kreu i zyrës së FBI-së në Los Angeles.
    FBI-ja më vonë tha se kishte “një person me interes” në hetimin e saj, por oficerët “nuk po e kërkonin në mënyrë aktive” të dyshuarin.
    Burime të zbatimit të ligjit i thanë CBS se Bartkus, i dyshuari, është banor i Twentynine Palms, ku ndodhet një bazë e madhe detare rreth një orë larg nga Palm Springs.
    Ata shtuan se ai kishte deklaruar në shkrime dhe regjistrime se është kundër rritjes së popullsisë dhe është kundër fertilizimit in vitro (IVF) – një shërbim i ofruar nga klinika që u shënjestrua – duke thënë se është “jashtëzakonisht i gabuar”.
    Shpërthimi ishte rezultat i një pajisjeje të madhe shpërthyese të improvizuar të vendosur në një automjet, thanë burimet. Shpërthimi u ndje më shumë se një milje larg shpërthimit.
    Shefi i policisë së Palm Springs, Andy Mills, tha se shpërthimi dëmtoi disa ndërtesa, disa prej të cilave rëndë.
    Ai shtoi se identiteti i personit të vrarë nuk dihet.
    ARC në Palm Springs tha se shpërthimi ndodhi në parkingun pranë ndërtesës së saj.
    Klinika e fertilitetit tha se laboratori i tyre, duke përfshirë të gjitha vezët dhe embrionet, mbeti “plotësisht i sigurt dhe i padëmtuar”.
    “Po kryejmë një inspektim të plotë sigurie dhe kemi konfirmuar se operacionet tona dhe zonat e ndjeshme mjekësore nuk u prekën nga shpërthimi”, tha klinika në deklaratën e saj.
    Por Dr. Maher Abdallah, i cili drejton klinikën, i tha Associated Press se zyra e klinikës ishte dëmtuar.
    “Nuk kam asnjë ide se çfarë ka ndodhur,” tha ai. “Falë Zotit që sot është një ditë që nuk kemi pacientë.”
    Sipas faqes së saj të internetit, klinika ARC është qendra e parë e fertilitetit dhe laboratori i IVF me shërbim të plotë në Luginën e Coachella-s.
    Ofron shërbime duke përfshirë vlerësimet e fertilitetit, fertilizimin IVF, dhurimin dhe ngrirjen e vezëve, mbështetje riprodhuese për çiftet e të njëjtit seks dhe nënat zëvendësuese.
    Qendra për të Drejtat Riprodhuese iu përgjigj incidentit, duke e quajtur sulmin “të paarsyeshëm”.
    “Historia e dhunës kundër qendrave të shëndetit riprodhues është arsyeja pse klinikat kanë nevojë për mbrojtje dhe pacientët duhet të ndihen të sigurt”, tha grupi i avokimit ligjor në një deklaratë, duke shtuar se është i shqetësuar për “debatin e nxehtë politik rreth trajtimeve të fertilitetit” në SHBA.
    Ligjvënësit, avokatët dhe profesionistët mjekësorë janë përplasur mbi çështjet e aksesit dhe rregullimit të të drejtave riprodhuese në vitet e fundit, duke e bërë atë një çështje zgjedhore në vitin 2024. Fekondimi in vitro është gjerësisht i popullarizuar në SHBA në të gjithë spektrin politik, por disa qarqe të ekstremit të djathtë janë kundër zërit të teknologjive riprodhuese të asistuara për arsye fetare ose morale. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha se shteti po koordinohej me autoritetet lokale dhe federale, ndërsa Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, tha se ishte informuar për incidentin.

  • Projeksioni shqetësues/ OKB parashikon përgjysmim të lindjeve në Shqipëri në 2024-2054

    Projeksioni shqetësues/ OKB parashikon përgjysmim të lindjeve në Shqipëri në 2024-2054

    Gjatë dekadës së fundit, Shqipëria klasifikohet ndër vendet me zhvillime drastike demografike në rang global, duke kryesuar me normat e larta të emigrimit, rënie të lindjeve, plakje të popullsisë etj.
    Kombet e Bashkuara parashikojnë se në 30 vitet e ardhshme numri i lindjeve në vendin tonë do të përgjysmohet në projeksionet e fundit mbi ecurinë globale të fertilitetit gjatë 2024-2054.
    OKB e klasifikoi Shqipërinë me dy vende të tjera, Porto Riko dhe Xhamajka me rënien më të fortë të lindjeve në rang global deri në 2054.
    Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT, vitin e kaluar lindën rreth 22 mijë bebe, por në vitet 2050 do të lindin rreth 10-11 foshnja në vit.
    Realiteti i viteve të fundit ka treguar se treguesit demografikë të Shqipërisë patën ecuri më negative edhe se projeksionet me pësimiste për ecurinë e popullsisë.
    Askush nuk kishte mundur të parashikonte se lindjet në vendin tonë do binin me rreth 40% vetëm në dekadën e fundit. Në vitin 2014 në vendin tonë lindën 35,700 foshnja, ndërsa më 2024 vetëm pak më shumë se 22 mijë ose 37% më pak se në 2014.
    Kombet e Bashkuara analizuan se lindjet në Shqipëri do të pësojnë rënie të fortë në vitet në vijim për dy arsye madhore: E para normat e ulëta të fertilitetit në gratë ne moshën e lindjeje dhe nga e dyta emigracioni në nivele të larta i moshave të reja.
    Normat totale të lindshmërisë kanë rënë vazhdimisht gjatë gjysmës së shekullit të fundit, nga një mesatare totale e lindshmërisë prej 4.8 lindje për grua në 1970 në 2.2 në 2024.
    Gratë sot lindin mesatarisht një fëmijë më pak se në vitet 1990, kur shkalla globale ishte ishte 3.3 fëmijë për grua. Rënia parashikohet të vazhdojë deri në fund të shekullit, duke arritur në 1.8 lindje për grua deri në vitin 2100 .
    OKB vë në dukje se projeksioni i normave të lindshmërisë deri më tani në të ardhmen është subjekt i pasigurive të mëdha. Me 2024 shkalla totale e fertilitetit në rang global ishte 2.2 lindje për grua, shumë më e ulët se vlera e parashikuar për të njëjtin vit mbi një dekadë më parë në 2013, me 2.4 fëmijë për grua.
    Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT indeksi sintetik i fertilitetit ra në 1,21 fëmijë për grua më 2022 nga 1,34 fëmijë që ishte ky tregues më 2020 dhe 1,36 që ishte në vitin 2019.
    Në vitin 2001, sipas INSTAT, ky tregues ishte 2.1, ndërsa në vitet 1970 ishte mbi 5.
    Në qarqet e Vlorës dhe Korçës shkalla e fertilitetit ishte më pak se një fëmijë për grua në moshë riprodhimi. Normat më të larta të Lindshmërisë janë qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Lezhës.
    E krahasuar më të dhënat e Eurostat 2021, Shqipëria shihet të ketë normat e më të ulëta të lindshmërisë në Europë dukë lënë pas vetëm Spanjën (1.19) dhe Maltën (1.13).
    Indeksi i fertilitetit është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten.
    Shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike po bëjnë që gratë shqiptare të lindin gjithnjë e më pak fëmijë.

  • OKB parashikon përgjysmim të lindjeve në Shqipëri në 2024-2054/ Ja arsyet që mund të sjellin rënien…

    OKB parashikon përgjysmim të lindjeve në Shqipëri në 2024-2054/ Ja arsyet që mund të sjellin rënien…

    Kombet e Bashkuara parashikojnë që në 30 vitet e ardhshme numri i lindjeve në vendin tonë do të përgjysmohet në projeksionet e fundit mbi ecurinë globale të fertilitetit gjatë 2024-2054.
    Shqipëria klasifikohet ndër vendet me zhvillime drastike demografike në rang global, duke kryesuar me normat e larta të emigrimit, rënie të lindjeve, plakje të popullsisë etj.OKB e klasifikoi Shqipërinë me dy vende të tjera, Porto Riko dhe Xhamajka me rënien më të fortë të lindjeve në rang global deri në 2054. Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT vitin e kaluar lindën rreth 22 mijë bebe, por në vitet 2050 do të lindin rreth 10-11 foshnja në vit.
    Realiteti i viteve të fundit ka treguar se treguesit demografikë të Shqipërisë patën ecuri më negative se edhe projeksionet me pesimistë për ecurinë e popullsisë. Askush nuk kishte mundur të parashikonte se lindjet në vendin tonë do binin me rreth 40 për qind vetëm në dekadën e fundit. Në vitin 2014 në vendin tonë lindën 35,700 foshnja, ndërsa më 2024 vetëm pak më shumë se 22 mijë ose 37% më pak se në 2014. Kombet e Bashkuara analizuan se lindjet në Shqipëri do të pësojnë rënie të fortë në vitet në vijim për dy arsye madhore: E para normat e ulëta të fertilitetit në gratë ne moshën e lindjeje dhe nga e dyta emigracioni në nivele të larta i moshave të reja.
    Normat totale të lindshmërisë kanë rënë vazhdimisht gjatë gjysmës së shekullit të fundit, nga një mesatare totale e lindshmërisë prej 4.8 lindje për grua në 1970 në 2.2 në 2024. Gratë sot lindin mesatarisht një fëmijë më pak se në vitet 1990, kur shkalla globale ishte ishte 3.3 fëmijë për grua. Rënia parashikohet të vazhdojë deri në fund të shekullit, duke arritur në 1.8 lindje për grua deri në vitin 2100 .
    OKB vë në dukje se projeksioni i normave të lindshmërisë deri më tani në të ardhmen është subjekt i pasigurive të mëdha. Me 2024 shkalla totale e fertilitetit në rang global ishte 2.2 lindje për grua, shumë më e ulët se vlera e parashikuar për të njëjtin vit mbi një dekadë më parë në 2013, me 2.4 fëmijë për grua. Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT indeksi sintetik i fertilitetit ra në 1,21 fëmijë për grua më 2022 nga 1,34 fëmijë që ishte ky tregues më 2020 dhe 1,36 që ishte në vitin 2019. Në vitin 2001, sipas INSTAT, ky tregues ishte 2.1, ndërsa në vitet 1970 ishte mbi 5.
    Në qarqet e Vlorës dhe Korçës shkalla e fertilitetit ishte më pak se një fëmijë për grua në moshë riprodhimi. Normat më të larta të Lindshmërisë janë qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Lezhës. E krahasuar më të dhënat e Eurostat 2021, Shqipëria shihet të ketë normat e më të ulëta të lindshmërisë në Europë dukë lënë pas vetëm Spanjën (1.19) dhe Maltën (1.13). Indeksi i fertilitetit është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten. Shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike po bëjnë që gratë shqiptare të lindin gjithnjë e më pak fëmijë