Tag: ferrari

  • Hamilton i dorëzuar: Kam frikë se ky do të jetë Ferrari përgjatë gjithë sezonit dhe kjo është e trishtë

    Hamilton i dorëzuar: Kam frikë se ky do të jetë Ferrari përgjatë gjithë sezonit dhe kjo është e trishtë

    21 Prill 2025

    9:51

    Telesport

    “E vetmja gjë që ka dalë nga këto tre gara radhazi është se jam i ngadaltë dhe se duhet të përpiqem të kuptoj se si të dal nga kjo situatë”. Është kjo deklarata e Lewis Hamilton pas garës së djeshme në Arabinë Saudite, ku u rendit i teti.
    Hamilton fitoi garën sprint në Kinë, por në Japoni, Bahrein dhe Arabinë Saudite ai ishte gjithmonë larg shokut të tij të skuadrës. Tashmë diferenca midis të dy pilotëve të Ferrari është tani 16 pikë në favor të Charles Leclerc.
    Duke folur për Sky Sports UK, 7 herë kampioni i botës në Formula 1 tha se po kalon një moment shumë delikat dhe se aktualisht nuk ka në dorë një zgjidhje të “shkopit magjik” ose diçka në të cilën të besojë për të qenë optimist për të ardhmen.
    “Nuk kam asnjë shpjegim për paraqitjet e mia. Nuk ka zgjidhje për momentin, duket se kështu do të jetë edhe për pjesën e mbetur të vitit dhe do të jetë e vështirë. Në garë provova gjithçka, por nuk munda ta bëja makinën të ecë më shpejt”, tha Hamilton.
    “Nuk kisha shpejtësi dhe rrëshqitja kudo. Me gomat e mesme pata shumë probleme dhe shumë degradim të tyre. Me gomat e forta bilanci i makinës ishte më i mirë, por gjithsesi nuk isha i shpejtë. Ishte e tmerrshme dhe aspak e këndshme”, tha Hamilton.

  • Rikthimi i një legjende/ Gjendet Ferrari i Michael Jordan që ishte zhdukur pa gjurmë prej 15 vitesh

    Rikthimi i një legjende/ Gjendet Ferrari i Michael Jordan që ishte zhdukur pa gjurmë prej 15 vitesh

    Në vitin 1992, Michael Jordan, ‘yll’ absolut i Chicago Bulls, u shfaq në parkingun e United Center duke drejtuar një Ferrari 512 TR Testarossa – një makinë ikonike, po aq e veçantë sa vetë karriera e tij në NBA.

    Ky Ferrari iu dorëzua më 29 shkurt të po atij viti dhe Jordan u fotografua shpesh me të, në rezidencën e tij të famshme në Highland Park, Illinois. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Por rrugëtimi i kësaj makine legjendare mori një kthesë interesante.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Më 13 tetor 1995, Jordan ia shiti Ferrarin e tij një personazhi po aq interesant: Chris Gardner, njeriu pas historisë që frymëzoi filmin e njohur “The Pursuit of Happyness”, me Will Smith në rolin kryesor.

    Gardner e voziste Ferrarin me targë të personalizuar “Not MJ”, duke respektuar trashëgiminë e ish-pronarit, por duke e bërë të qartë se ai tashmë ishte i vetmi drejtues i saj.

    Megjithatë, në vitin 2010, Ferrari i Michael Jordan u zhduk pa lënë gjurmë, pasi ishte shitur në një ankand për afërsisht 100,000 dollarë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Që nga ajo kohë, makina u kthye në një mister të vërtetë për adhuruesit e automobilizmit dhe fansat e Jordanit.

    Pas 15 vitesh kërkimesh, kompania Curated, e specializuar në makina klasike dhe të rralla, më në fund zbuloi vendndodhjen e makinës.

    Ajo ishte mbajtur e mbyllur dhe e ruajtur nga një pronar i panjohur për më shumë se një dekadë.

    Ishte një nga ato raste që për profesionistët e kësaj fushe sjell emocion të rrallë.

    “Ka pak momente në këtë biznes që të bëjnë me të vërtetë të ndjesh drithërima… Gjetja e këtij Ferrari ishte si të zgjidhje një mister që na ka ndjekur për vite me radhë.

    Të gjithë e njihnin targën. Të gjithë e njihnin legjendën. Por askush nuk dinte ku ndodhej. Deri tani”, u shpreh i emocionuar John Temerian, bashkëthemelues i Curated.

    Ky rikthim i një legjende automobilistike është më shumë se një histori për një makinë – është një rikujtim i një epoke, i një lojtari që ndryshoi përgjithmonë sportin dhe i trashëgimisë së tij që vazhdon të jetojë përtej parketit.

  • Hamilton: Nuk e kisha imagjinuar që gjërat me Ferrari do të shkonin kaq keq në fillim

    Hamilton: Nuk e kisha imagjinuar që gjërat me Ferrari do të shkonin kaq keq në fillim

    Edhe pse dy pilotët e Ferrari u renditën në vendet 4-5 në garën e fundit zhvilluar në Bahrein, ky nuk ishte rezultati që te “kokëkuqja” shpresonin, si në këtë garë ashtu dhe në këtë fillim-sezon. Ata sollën disa risi në Bahrein, përdorën një strategji ndryshe nga rivalët, por kjo nuk mjaftoi.
    Piloti britanik Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, deklaroi: “Nuk e prisja që të shkonte aq keq ky start i sezonit. Nuk e mendoja se performanca ime do të ishte kështu dhe se aftësia ime për t’u përshtatur me këtë makinë do të ishte aq e keqe sa ishte në të vërtetë”.
    “Unë nuk heq dorë, por duhet të përpiqemi t’i afrohemi edhe më shumë këtij potenciali që ka makina. Unë kam pilotuar në një stil të caktuar, në një mënyrë të caktuar dhe me të njëjtin ekip për një kohë të gjatë. Kam kaluar në një makinë të re që kërkon një stil të ndryshëm drejtimi dhe cilësime të ndryshme”, shtoi Hamilton.
    “Kjo makinë kërkon një stil drejtimi shumë, shumë të ndryshëm, ndaj po përshtatem. Po vendos ngadalë disa gjëra në kokën time për të gjetur ekuilibrin e duhur. Por është gjithashtu e qartë se Charles fillon me një set-up dhe e mban atë praktikisht për të gjithë fundjavën, ndërsa unë jam shumë larg prej tij”, tha britaniku.
    “Javën tjetër do të përpiqem të filloj nga një vend më i mirë dhe të mos ndryshoj shumë nga ajo bazë. Siç thashë, mendoj se kam mësuar se si dëshiron të drejtohet makina dhe shpresoj t’i zbatoj ato mësime fundjavën e ardhshme. Nëse mund të kualifikohem më mirë, mund të kem një rezultat shumë më të mirë“, tha Hamilton.

  • Oscar Piastri siguron “pole position” në Bahrein, ndjekin Mercedes dhe Ferrari

    Oscar Piastri siguron “pole position” në Bahrein, ndjekin Mercedes dhe Ferrari

    12 Prill 2025

    19:20

    Telesport

    Oscra Piastri me McLaren siguroi “pole position” në Bahrein, i vlefshëm për garën 4-t sezonale të Formula 1. Piloti australian dha kohën 1’29”841, duke qenë më i shpejti në pistë.
    Fundi i provave zyrtare ishte mjaft dramatik, me kryesuesin që ndryshonte në çdo moment. Në vendin e dytë u rendit George Russell me Mercedes, që do ta nisë garën nga vija e parë.
    Mirë edhe Ferrari, që u klasifikua në vendin e tretë me Charles Leclerc, ndërsa në vendin e katërt u rendit makina tjetër Mercedes, ajo e Kimi Antonelli. Pra, tri makina të ndryshme në tri vendet e para.
    Në “top-10” vendet e para u renditën edhe Pierre Gasly (Alpine), Lando Norris (McLaren), Max Verstappen (Red Bull), Carlos Sainz (Williams), Lewis Hamilton (Ferrari) dhe Yuki Tsunoda (Red Bull).

  • Lewis Hamilton ul euforinë: Mos prisni që unë të bëj magji me këtë Ferrari

    Lewis Hamilton ul euforinë: Mos prisni që unë të bëj magji me këtë Ferrari

    11 Prill 2025

    8:41

    Telesport

    Këtë fundjavë, botërori i Formula 1 spostohet në Bahrein, aty ku Ferrari synon të ndryshojë kurs. Disa risi që do të sjellë “kokëkuqja” pritet që të japin efekt. Ato do të testohen sot, gjatë sesionit të parë të provave të lira.
    Ndaj, pritshmëritë për Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc në këtë garë janë të larta. Piloti britanik, i ardhur në janar të Ferrari, kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të presë rezultatet që do të ofrojë pista dhe të mos ëndërrojë.
    Në një intervistë, Hamilton tha: “Mos prisni asgjë magji nga mua, thjesht të presim atë që do të ofrojë pista këtë fundjavë. Ne po punojmë sa më shumë që të mundemi, kështu që nuk mund të them asgjë tjetër”.
    “E dimë që rezultatet nuk janë ato që kemi shpresuar, por ne besojmë se situata mund të ndryshojë. Gjithsesi, kjo makinë ka ende shumë për t’u përmirësuar dhe ne synojmë të nxjerrim të gjithë potencialin e saj”, tha Hamilton.

  • Te Ferrari me sytë nga fabrika, Vasseur: Do të sjellim disa risi për të kaluar këtë moment krize

    Te Ferrari me sytë nga fabrika, Vasseur: Do të sjellim disa risi për të kaluar këtë moment krize

    8 Prill 2025

    10:41

    Telesport

    Një tjetër garë zhgënjyese për Ferrari, që në Japoni u rendit në vendin e katërt me Charles Leclerc dhe në atë të shtatë me Lewis Hamilton, rezultate që janë shumë larg me pritshmëritë që “kokëkuqja” kishte në fillim të sezonit.
    “Fotografia e garës së fundit tregon qartë realitetin tonë. Duhet të punojmë shumë, duke u nisur nga rezultati i garës së fundit”, tha drejtori i Ferrari, Frederic Vasseur në prag të garës së ardhshme të Formula 1, këtë fundjavë në Bahrein.
    “Përditësimet do të vijnë së shpejti, por përpara se t’i sjellim dhe të rrisim nivelin e performancës, ne duhet të rregullojmë problemet e bilancimit në makinë. Pasi ta kemi zgjidhur këtë, do të ketë kuptim të bëjmë një hap përpara”, shtoi Vasseur.
    Më tej, ai tha: “Do të sjellim disa risi, por të mos presim që gjithçka të kthehet përmbys brenda një dite. Ne po mundohemi të shfrytëzojmë maksimumin nga kjo makinë sepse kemi ende potencial për të nxjerrë. Kjo do të jetë sfida e dy garave të ardhshme”.

  • Vasseur: Ferrari ka më shumë potencial se sa ka treguar, koha të ndryshojmë kurs

    Pas vetëm dy garash, Ferrari ka grumbulluar një diferencë prej 61 pikësh nga McLaren në renditjen e konstruktorëve. “Kokëkuqja” shkëlqeu vetëm në garën sprint të zhvilluar 10 ditë më parë në Kinë, ku triumfoi me Lewis Hamilton. Si në Australi ashtu edhe në Shangai, ishte forca e katërt në pistë, më dobët se Mercedes dhe Red Bull.
    Gara e radhës në Japoni mund të jetë mundësia për të demonstruar vlefshmërinë e projektit SF-25, duke qenë se Ferrari duket të jetë shumë efektiv në kthesat e shpejta, ndërsa ka ende punë për të bërë në ato të ngadalta.
    Frederic Vasseur, drejtori i Ferrari, i kërkoi ekipit të përqendrohej plotësisht në garën e radhës: “Pista e Suzuka është kërkuese për makinat dhe pilotët, të cilëve u pëlqen sfida e kthesave ikonike”.
    “I gjithë ekipi, tani më shumë se kurrë, duhet të përqendrohet në qëllimin për t’i vënë Charles dhe Lewis në një pozicion për të shfrytëzuar vazhdimisht potencialin e plotë të SF-25, duke pasur parasysh se deri më tani ne kemi arritur të bëjmë një gjë të tillë”, tha francezi.
    “Treguam diçka në garën sprint në Kinë, por në Formula 1 detajet janë të rëndësishme. Përgatitja në fabrikë, adaptimi në pistë dhe përshtatja me kushtet që mund të krijohen në garë janë detaje që s’lihen pas dore”, tha Vasseur.

  • Leclerc: Duhet të ndryshojmë gjithçka për të qenë më kompetitivë, pres të reja nga Ferrari

    Leclerc: Duhet të ndryshojmë gjithçka për të qenë më kompetitivë, pres të reja nga Ferrari

    27 Mars 2025

    9:23

    Telesport

    Charles Leclerc ka mbetur mjaft i zhgënjyer nga fundjava e kaluar në Kinë, ku të dy pilotët e Ferrari u skualifikuan për parregullsi. Tashmë 27 vjeç, monegasku synon titullin kampion në Formula 1 por me këto rezultate vështirë se kjo ëndërr realizohet.
    “Fundjava e kaluar ishte vërtet e vështirë për të gjithë ne. Duhet të ndryshojmë gjithçka, të punojmë më shumë për ta përmbysur situatën e keqe që kaluam në Kinë dhe jam i sigurt se do t’ia dalim në Japoni”, u shpreh Charles Leclerc.
    Më tej, piloti i “kokëkuqes” shtoi: “Një falënderim i madh shkon për të gjithë ata që na kanë mbështetur të gjithëve si ekip gjatë fundjavës. Kjo do të thotë se ju keni shumë besim tek ne për të qenë gati për garën e ardhshme”.
    Pas dy garave të para, Leclerc ende nuk është ngjitur në podium me Ferrari. Në Maranello, po punohet për të sjellë një makinë më të mirë që në garën e ardhshme në Japoni edhe pse ndryshimet më të mëdha priten në Majemi.

  • Truproja e Diego Maradonës arrestohet në sallën e gjyqit për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit

    Truproja e Diego Maradonës arrestohet në sallën e gjyqit për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit

    Ish-truproja e Diego Maradonës, Julio Cesar Coria, është arrestuar nën dyshimin për dëshmi të rreme. Gjykata në Buenos Aires, e cila po gjykon 7 nga 8 të akuzuarit për vdekjen e legjendës së futbollit, urdhëroi ndalimin e tij pasi prokurori publik Patricio Ferrari e akuzoi për dëshmi të rreme.
    Coria foli si dëshmitar në gjyqin që filloi më 11 mars dhe pritet të zgjasë deri në verë. Prokurori Ferrari pretendoi se ai gënjeu kur tha se nuk kishte folur me Leopoldo Luque, mjekun personal të Maradonës, para vdekjes së futbollistit, dhe se nuk ishte mik me neurokirurgun.
    Si provë, prokurori paraqiti një seri mesazhesh në WhatsApp midis Coria dhe Luque, ku përfshiheshin ftesa për një ‘barbecue’ dhe biseda mbi shëndetin e Maradonës. Ferrari gjithashtu tha se Coria dha dëshmi të rreme duke mos përmendur fillimisht se psikiatrja Agustina Cosachov, një tjetër e akuzuar, kishte kryer CPR për të ringjallur Maradonën. Në dëshminë e tij në gjykatë, ai më vonë pohoi se psikiatrja vërtet kishte tentuar ta shpëtonte.
    Pas një pushimi të shkurtër për diskutim, gjyqtarët miratuan kërkesën për arrestimin e Coria. Ai u pa më vonë duke u larguar nga gjykata me pranga në duar, i shoqëruar nga policia.
    Coria kishte punuar si truprojë e Maradonës për 5 vite dhe kishte marrëdhënie të ngushtë me të. Ai ishte i pranishëm në shtëpinë e Maradonës më 25 nëntor 2020, ditën kur ish-ylli i Napolit dhe Barcelonës ndërroi jetë nga dështimi i zemrës, në një shtëpi në Tigre, pranë Buenos Airesit. “Dora e Zotit” kishte pranuar të trajtohej në atë shtëpi pasi doli nga spitali, pas një operacioni për mpiksje gjaku në tru. Coria u përpoq ta ringjallte duke i dhënë frymëmarrje artificiale.
    Në bankën e të akuzuarve janë gjithsej 7 profesionistë mjekësorë: Leopoldo Luque (neurokirurg), Agustina Cosachov (psikiatre), Ricardo Almiron (infermier), Nancy Forlini (infermiere), Mariano Perroni (infermier), Carlos Diaz (psikolog), Pedro Di Spagno (mjek). Një infermiere tjetër, Gisella Dahiana Madrid, do të gjykohet veçmas më vonë, këtë vit.
    Të gjithë ata janë të akuzuar për vrasje me dashje të mundshme, një akuzë që mund t’u sjellë dënim nga 8 deri në 25 vite burg, nëse shpallen fajtorë.
    Në fillim të gjyqit, prokurori Ferrari i përshkroi ditët e fundit të Maradonës si një makth, duke e quajtur rezidencën e tij “shtëpia e tmerrit”. Gjatë fjalimit të tij të hapjes, prokurori tregoi një fotografi të Maradonës duke qëndruar në shtrat, me barkun e fryrë dhe të ekspozuar, duke akuzuar: “Kështu vdiq ai…”
    Fillimisht, hetimi penal u klasifikua si rast vrasjeje nga pakujdesia, por më pas u ngrit në nivelin e vrasjes së qëllimshme, pas një raporti mjekësor që konkludoi se ekipi mjekësor i Maradonës veproi në mënyrë të pamjaftueshme, të pakujdesshme dhe të papërgjegjshme.
    Nëse shpallen fajtorë, të pandehurit përballen me dënime të rënda nën ligjin argjentinas, pasi ata dyshohet se e kuptuan se Maradona mund të vdiste, por nuk bënë asgjë për ta parandaluar këtë.