Lewis Hamilton është ende duke ndjekur podiumin e tij të parë në Formula 1 si pilot i Ferrari në vitin 2025. Ai fitoi në Kinë dhe përfundoi i treti në Miami, por ato ishin dy gara sprint. Në garën e fundit, në Teksas, ai iu afrua përsëri podiumit, duke zënë vendin e katërt për herë të katërt këtë sezon.
Gjithsesi, 7 herë kampioni i botës, është i kënaqur sepse, pas pushimeve verore, ai po sheh përparim të prekshëm në integrimin e tij brenda skuadrës Ferrari. “Ndjej sikur po shkojmë në drejtimin e duhur. Mos harroni, Roma nuk u ndërtua në një ditë,” tha Lewis Hamilton para garës në Meksikë.
“Duhet kohë për t’u ndërtuar nga e para gjithçka këtu. Duke qenë viti im i parë me ekipin, doja të isha i respektueshëm për mënyrën se si i kanë bërë gjërat në të kaluarën dhe thjesht të vëzhgoja dhe të shihja se cilat janë pikat tona të forta dhe të dobëta, për të nxjerrë në pah se cilat janë fushat ku duhet të punojmë”, shtoi britaniku.
Më tej, Hamilton tha: “Mendoj se po fillojmë të shohim disa nga ndikimet e punës që po bëjmë prapa skenave. Ndihem sikur ekipi po përgjigjet dhe shpresoj që kjo punë të ketë ndikim edhe në makinën e vitit të ardhshëm. SF-25 është një makinë që nuk e kam ndihmuar ta zhvilloj gjatë viteve”.
“Shpresoj që nga viti i ardhshëm, kontributi im do të përfshihet në makinën e vitit 2026, e cila do të jetë një makinë që e kam ndihmuar ose do ta ndihmoj ta zhvilloj. Mendoj se po bëjmë vërtet përparim me ekipin dhe kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, veçanërisht pas pushimeve të verës”, deklaroi britaniku.
“Mendoj se gjërat kanë filluar të përmirësohen dhe gjithçka ka të bëjë me ndërtimin e besimit dhe komunikimit. Gjithashtu, po bashkohem me një ekip ku anglishtja nuk është gjuha e parë dhe nuk flas italisht, kështu që ka të bëjë me gjetjen e një gjuhe të përbashkët. Dhe fakti është se të gjithë duam të fitojmë“, tha Hamilton.
“Jemi të gjithë këtu për të njëjtin qëllim dhe thjesht duhet të vazhdojmë të shtyjmë përpara. Kjo është arsyeja pse përpiqem t’i mbaj të gjithë të motivuar në fundjava të vështira, duke u përpjekur t’ua mbaj moralin lart. Por këtë vit, ndryshuam shumë, shumë gjëra që sugjerova, të cilat nuk ishin bërë në të kaluarën, kështu që ata më dëgjuan”, shtoi piloti i “kokëkuqes”.
Në fund, Hamilton tha: “Jo gjithçka ndryshon menjëherë. Duhet kohë për të ndërtuar diçka. Dhe si inxhinierë, ata kanë nevojë për prova. Ata kanë nevojë për numra. Kjo është ajo me të cilën punojnë. Kështu që ndonjëherë duhet të shtysh përpara për të arritur ndryshime të caktuara”.
Tag: ferrari
-

Hamilton: Roma nuk u ndërtua në një ditë, rikthimi i Ferrari në majë kërkon kohë
-

Verstappen nuk ndalet, siguron “pole position” në Amerikë, ndjekin McLaren e Ferrari
19 Tetor 2025
0:22
Telesport
Max Verstappen me Red Bull siguroi “pole position” në pistën e Austin, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Amerikës në Formula 1. Piloti holandez dha kohën 1’32”510, duke qenë më i shpejti në pistë.
Një tjetër paraqitje e mirë e tij vetëm pak orë pasi fitoi garën sprint. Ky është “pole” i shtatë sezonal për pilotin e Red Bull, që të dielën synon një tjetër fitore për të rihapur garën për titull.
Ai do ta ndajë vijën e parë të nisjes bashkë me britanikun Lando Norris me McLaren, i dyti. Në vendin e tretë u rendit makina Ferrari me Charles Leclerc, një rezultat i mirë për pilotin monegask të “kokëkuqes”.
Në vendin e katërt u rendit makina Mercedes e George Russell që la patriotin e tij Lewis Hamilton me makinën tjetër Ferrari (i pesti). Vetëm i gjashti kryesuesi i botërorit, australiani Oscar Piastri, që vuajti shumë në pistë për të dhënë një kohë të mirë.
Në vendin e shtatë u klasifikua makina tjetër Mercedes, ajo e Kimi Antonelli, ndërkohë që në “top-10” edhe Oliver Bearman me Haas, Carlos Sainz me Williams dhe Fernando Alonso me Aston Martin. -

Leclerc: 7 sezone te Ferrari pa asnjë titull janë shumë, viti i ardhshëm i rëndësishëm për mua
Viti 2025 nuk ka qenë i mbarë as për Charles Leclerc dhe as për makinën Ferrari. Në fakt, monegasku ende nuk ka arritur shkallën më të lartë të podiumit dhe është dashur të shtyjë shpresat e tij për titullin kampion sezonin e ardhshëm, kur revolucioni mund të riorganizojë ekuilibrin e fuqive në pistë.
Leclerc do të mbushë 28 vjeç më 16 tetor dhe pas shtatë sezonesh në Maranello, është e natyrshme që piloti monegask të mund të bëjë një bilanc të karrierës së tij në Formula 1. Në një intervistë me Neë York Times, ai shpjegoi gjithçka.
“Këto janë padyshim vitet kur ndihem më mirë. Nuk e shoh ende fundin e karrierës sime dhe nuk pres që të vijë së shpejti. Ndihem ende shumë i ri, por këto janë sigurisht vite shumë të rëndësishme. Ashtu siç do të jetë shumë e rëndësishme të kemi një fillim të mirë vitin e ardhshëm”, tha Leclerc.
Piloti, gjithashtu tha disa fjalë të ngrohta për Ferrari: “Ndihem mirënjohës që jam këtu dhe që po ngas për ekipin që e kam dashur gjithmonë. Do të doja të fitonim më shumë, por përveç kësaj, jam shumë i lumtur”.
“Kjo më motivon jashtëzakonisht shumë që të përpiqem ta ndryshoj situatën dhe ta kthej Ferrari në rrugën e fitoreve. Fatkeqësisht, këtë vit, McLaren ka bërë një hap shumë më të madh përpara se ekipet e tjera”, tha Leclerc. -

E bujshme nga Gjermania! Christian Horner te Ferrari në vend të Vasseur, e kërkon Elkann
Tani që Chris Horner i ka ndërprerë të gjitha lidhjet me Red Bull dhe gjithashtu ka mbyllur të gjitha procedurat ligjore në padinë e ngritur nga punonjësi i Milton Keynes për “sjellje të papërshtatshme”, ishte vetëm çështje kohe para se dikush ta lidhte atë me Ferrarin.
Sipas “Insider”, presidenti i “kokëkuqes” John Elkann po mendon ta sjellë menaxherin e suksesshëm në Maranello. Elkann dëshiron që Horner të ndihmojë në rikthimin e Ferrari në rrugën e fitores. Megjithatë, thuhet se ka shumë pengesa që ky kalim të realizohet.
Le të fillojmë me çështjen Frederic Vasseur, i cili padyshim do të zëvendësohej nga ish-shefi i Red Bull. Kjo është një rrethanë mjaft e çuditshme, duke pasur parasysh se disa media kishin raportuar më parë një ndarje të mundshme nga francezi, por më pas erdhi rinovimi i kontratës.
Pastaj është marrëdhënia midis Horner dhe Leëis Hamilton, të cilët, pavarësisht se nuk kanë punuar kurrë së bashku, nuk e kanë pëlqyer kurrë njëri-tjetrin. Ndikimi i britanikut nuk ka qenë pozitiv, por duket se nuk ka gjasa që ai të largohet nga Ferrari pas vetëm një sezoni.
Së fundmi, është çështja e Max Verstappen. Holandezi tha së fundmi: “Ferrari është një markë e shkëlqyer, por unë ngas për të fituar”. Nuk është sekret që shumë besojnë se ai është personi që nevojitet për të ringjallur makinën italiane, ndaj Verstappen mund të zërë vendin e Hamilton. -

Ferrari ka një pistë të re testimi, që do të thotë se do të jetë më e vështirë të spiunohen modelet e ardhshme
Ditët e testimit publik të modelit të ardhshëm të nxehtë të Ferrarit mund të kenë mbaruar.
Ferrari sapo përfundoi një pistë të re testimi të quajtur e-Vortex. Është një pistë prej 1.17 miljesh ngjitur me Fioranon që do t’i japë Ferrarit mundësinë për të kryer “testime të sakta dhe të përsëritshme”.
Prodhuesit të automjeteve i janë dashur më pak se katër muaj për ta ndërtuar atë, transmeton Telegrafi.
Pistë përmban një vijë kryesore prej 0.37 miljesh, dy kthesa të pjerrëta dhe kthesa më të ngushta manovrimi, me korsi me gjerësi 19.7 deri në 45.9 metra. Ajo gjithashtu përmban sipërfaqe të veçanta rrugore për vlerësimin e NVH, rehatisë dhe qëndrueshmërisë.
Ferrari thotë se pista e re, e cila përmban një punishte prej 10,763 metrash katrorë, do t’i lejojë kompanisë të transferojë aktivitetet e testimit nga rruga në pistë.
Do të zvogëlojë trafikun në zonën përreth dhe do t’i japë prodhuesit të automjeteve edhe më shumë privatësi. Mund të jetë më e vështirë se kurrë për sytë kuriozë të shohin supermakinën e ardhshme të Ferrarit.
Gjithashtu do t’i lejojë kompanisë të kryejë teste performance “më objektive” dhe të ndihmojë në identifikimin më të shpejtë të çdo problemi të mundshëm.Ferrari thotë se pista “përfaqëson një hap themelor përpara në përmirësimin e testimit funksional të makinave sportive, që sapo kanë dalë nga linja e prodhimit”.
E-Vortex mund të mos ketë sharmin e Fioranos mbi 50-vjeçare, por është një strukturë e re e Ferrarit që do të jetë thelbësore për zhvillimin e ardhshëm të modeleve të saj.
Është thjesht e trishtueshme që mund të mos shohim aq shumë në rrugë, duke i dhënë publikut një pamje paraprake të asaj që do të vijë nga kompania, pavarësisht se sa shumë përpiqet t’i fshehë ato. /Telegrafi/
-

Asnjë fitore përgjatë gjithë sezonit, prestigjiozja italiane analizon problemet e Ferrarit: Nuk është faji vetëm i keqmenaxhimit
Sezoni aktual i Formula 1 ka treguar se parashikimet mbi performancën e makinave shpesh nuk korrespondojnë me realitetin.
Një shembull i qartë është Ferrari SF-25, e cila në Baku doli shumë larg pritshmërive, pavarësisht një fillimi premtues në provat e së premtes, ndërsa gara në Singapor sërish nuk solli një rezultat premtues, me “kokëkuqen” që vijon pa asnjë fitore këtë sezon.
Sipas Gazzetta dello Sport, problemi kryesor i Ferrarit nuk qëndron vetëm te menaxhimi i dobët i makinës gjatë fundjavës, por tek karakteristikat e dizajnit të SF-25, të cilat u theksuan edhe më shumë pas prezantimit të pezullimit të pasmë të modifikuar në Belgjikë.
Drejtori teknik Loic Serra vendosi të fokusohej te dinamikat e makinës dhe pezullimi, në vend të zhvillimeve aerodinamike, për të siguruar një platformë më të qëndrueshme.
Ky vendim pengoi për disa muaj zhvillimin aerodinamik të SF-25, duke e bërë makinën më pak fleksibile ndaj ndryshimeve të konfigurimit në pistë. Në praktikë, makina funksionon vetëm kur kushtet e pistës përputhen me ato të simulatorit, ndërsa ndryshimet në temperaturë ose sipërfaqe e penalizojnë dukshëm performancën.
Analiza e inxhinierëve tregon se gjatë kohës kur Ferrari përqendroi burimet tek pezullimi i pasmë, disa përmirësime aerodinamike të vogla mund të ishin implementuar, duke sjellë përfitime më të mëdha në garë. Kjo ka bërë që departamenti aerodinamik të ketë luajtur një rol më të vogël sesa duhet në evolucionin e SF-25.
Ndërkohë, krahasuar me makinat e tjera, hendeku mes dhjetë më të mirave është minimal. Optimimi i konfigurimit mund të sjellë përmirësime të vogla në kohën e rrotullimit, por për Ferrari-n, SF-25 nuk ka ADN-në e nevojshme për t’u përshtatur në shumicën e pistave këtë sezon, ndryshe nga Red Bull apo McLaren, të cilët kanë treguar më shumë fleksibilitet dhe aftësi për të evoluar në pistë.
Përfundimi? Ferrari ka ende një makinë të fortë, por pezullimi dhe përqendrimi ekskluziv te dinamikat e bllokuan evolucionin aerodinamik të makinës, duke e lënë SF-25 jashtë konkurrencës në disa pista kryesore të sezonit.Top Channel
-

Gëzuar ditëlindjen, Ibra! Zlatan i dhuron vetes “Ferrari F80”, që kushton 3.5 milionë euro
4 Tetor 2025
8:36
Alfred Lleshi
Gëzuar ditëlindjen Ibra! Si çdo 3 tetor, Zlatan Ibrahimovic ndan në Instagram dhuratën e veçantë që i bën vetes; një makinë e re për koleksionin e tij. Për 44-vjetorin, ish-sulmuesi suedez i ka dhuruar vetes një Ferrari F80, hypercar-i më i fundit i Maranellos, trashëgimtar i modeleve legjendarë si Ferrari Enzo dhe LaFerrari.
Çmimi i kësaj makine i kapërcen 3.5 milionë eurot (pa personalizime) dhe vetëm 799 klientë në botë kanë privilegjin ta blejnë, mes tyre edhe Ibra. Shenjat për këtë zgjedhje nuk mungonin. Në gusht, ai u shfaq në rrjete sociale me Flavio Manzoni, drejtor i qendrës së stilit Ferrari, duke shkruar: “Ferrari, ti je në duar të sigurta”.
Manzoni, autor i modeleve si Roma Spider dhe 499P, fituese në Le Mans, e kishte nderuar Zlatanin me një vizatim teknik të nënshkruar, pikërisht të Ferrari F80, një hibrid me 1.200 kuaj fuqi. Takimi duket se u bë vendimtar për dhuratën më të re të Ibrës.
Ibrahimovic i dashuruar me makinat luksoze, njihuni me koleksionin e tij të jashtëzakonshëm
-

Ibrahimovic i dashuruar me makinat luksoze, njihuni me koleksionin e tij të jashtëzakonshëm
Përveç trofeve në fushë, Zlatan Ibrahimovic ka ndërtuar një koleksion unik supermakinash. Pasioni i tij më i madh janë makinat Ferrari, që zënë vend të veçantë në zemrën dhe garazhin e suedezit. Një nga blerjet më të fundit ishte Ferrari SF90 XX Spider, “full black”, me detaj të kuq në kofano, me 1.030 kuaj fuqi dhe shpejtësi 0-100 km/h për vetëm 2.3 sekonda. Çmimi: rreth 850 mijë euro.
Në garazh gjenden gjithashtu një Ferrari Monza SP2 i zi (V12, pa xham, vlerë rreth 1.6 milionë euro), një Ferrari Daytona SP3 i bardhë (840 kuaj fuqi, mbi 2.3 milionë euro) dhe një Ferrari 812 Competizione (V12, 830 kuaj fuqi). Nuk mungon as SUV Purosangue, modeli i parë me rrota të larta i Maranellos, me 725 kuaj fuqi dhe çmim rreth 400 mijë euro.
Koleksioni i Ibrës nuk kufizohet vetëm te “kokëkuqet”. Aty spikasin edhe një Audi RS6, një Maserati Gran Turismo, një Porsche 918 Spyder dhe një Lamborghini Urus. Çdo makinë pasqyron personalitetin e tij; fuqi, ekskluzivitet dhe dëshirë për të lënë gjurmë, ashtu si në fushat e blerta.
Gëzuar ditëlindjen, Ibra! Zlatan i dhuron vetes “Ferrari F80”, që kushton 3.5 milionë euro -

Verstappen nuk ndalet së fituari, këtë herë me një Ferrari në pistën e Nürburgring
Në debutimin e tyre në klasën GT3, kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen, dhe shoku i tij i skuadrës Chris Lulham, triumfuan në garën 4-orëshe të Nürburgring. E vecanta është se ai garoi me një Ferrari. Holandezi mori licencën për të garuar në GT3 në pistën legjendare gjermane pak javë më parë.
Pasi u largua nga gara e F1 në Azerbajxhan, të cilën holandezi e fitoi, Max u kthye në Nordschleife për debutimin e tij me Ferrari. “Jam i apasionuar pas garave edhe jashtë Formula 1. Cdo xhiro në Nordschleife ishte një lloj përvoje e ndryshme”, tha Verstappen pas garës.
Për Max, këto hapa të parë janë përgatitje për “24 Orët e Nürburgring”, në të cilën Verstappen do të donte të garonte që në vitin 2026 pavarësisht angazhimeve të tij në Formula 1.
GARA – Holandezi e nisi garën nga vendi i tretë. Në fillim të “4 Orëve”, ai mori menjëherë kryesimin, të cilin e mbajti deri në flamurin me kuadrata së bashku me shokun e skuadrës Chris Lulham, i cili drejtoi pjesën e fundit të garës.
Verstappen menjëherë tregoi një ritëm mbresëlënës: pas katër xhirosh, Ferrari i tij nr. 31 kishte tashmë një epërsi prej 10 sekondash, dhe pas 14 xhirosh, diferenca ishte rritur në 62 sekonda.
Edhe pse konkurrenca nuk është në nivelin e asaj që holandezi do të hasë në garën legjendare 24 Orë vitin e ardhshëm, përvoja e tij e parë midis të mëdhenjve të “Ferrit të Gjelbër” rezultoi një sukses.
Dhe buzëqeshja e Max, në shkallën më të lartë të podiumit, është e mjaftueshme për të garantuar se kampioni i Red Bull u argëtua shumë gjatë fundjavës së tij të lirë nga Formula 1. -

Shoferi i dënuar në Turqi për drogë, sekuestrohet Ferrari 600 mijë euro në Tiranë
Një automjet tip “Ferrari” është sekuestruar nga policia e Tiranës. Automjeti që është me vlerë rreth 600 000 euro, dyshohet se është përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Në hetim është vënë edhe drejtuesi i automjetit, autor i kësaj veprimtarie kriminale në Turqi, Eri Vraja nga fshati Dritas i Fushë-Krujës. Vraja ka qenë i dënuar më parë në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike.
Sipas policisë, ky shtetas e kishte regjistruar në pronësi të një 36-vjeçari, këtë automjet, të cilin e kishte sjellë në Shqipëri, për llogari të tij, një 30-vjeçar.
“Nga hetimet e mëtejshme u identifikuan shtetasi të cilit 30-vjeçari ia kishte lënë në pronësi automjetin, me qëllim shmangien e gjurmimit, konkretisht 36 vjeç, si dhe shtetasi që kishte sjellë automjetin, në Shqipëri, për llogari të 30-vjeçarit, konkretisht 30 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal për të 3 këta shtetas. Gjithashtu, vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të shtetasit Eri Vraja ose të afërmve të tij, që mund të jenë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale, në Turqi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.