Tag: fernández

  • Enzo Fernandez: E kam dashur me çdo kusht transferimin te Chelsea, jam i lumtur për këtë vendim

    Enzo Fernandez: E kam dashur me çdo kusht transferimin te Chelsea, jam i lumtur për këtë vendim

    3 Dhjetor 2025

    9:55

    Telesport

    U deshën 121 milionë euro, por Chelsea më në fund bleu mesfushorin titullar të ekipit kombëtar argjentinas Enzo Fernández, 24 vjeç, në fund të janarit 2023. Ky veprim i forcoi ndjeshëm “blutë”. Por jo gjithçka rreth marrëveshjes në fjalë ishte e ditur deri më tani.
    “Nëse nuk do të kisha folur me Rui Costa (presidenti i Benfica), nuk mendoj se transferimi do të ishte realizuar. Procesi i negociatave ishte shumë i gjatë dhe i vështirë. Agjenti im dhe Benfica e dinin sa shumë më donin Chelsea dhe bënë gjithçka që mundën për të nënshkruar me mua”, tha Fernandez.
    Sa i përket vështirësisë së marrëveshjes, e cila zgjati deri në fund të afatit kalimtar dimëror, ai shtoi: “Rui Costa donte që unë të qëndroja edhe gjashtë muaj të tjerë sepse tha se do të kishte shumë oferta të tjera, por në futboll nuk i dihet kurrë. Doja të shkoja në Premier League dhe të nënshkruaja për Chelsea, kështu që jam shumë i lumtur me vendimin tim.”
    “Kur erdhi interesi i Chelsea nuk kisha dyshime. Doja të bëja hapin drejt Premier League. Doja të vija te Chelsea me çdo kusht dhe nuk doja ta lija mundësinë të më kalonte. E gjithë bota e di këtë dhe, falë Zotit, funksionoi,” përfundoi Enzo Fernandez.

  • Enzo Fernandez: E desha Chelsea me çdo kusht, por po të mos flisja me Rui Costa…

    Enzo Fernandez: E desha Chelsea me çdo kusht, por po të mos flisja me Rui Costa…

    2 Dhjetor 2025

    13:03

    Alfred Lleshi

    Për 121 milionë euro, Chelsea bleu kartonin e mesfushorit titullar të kombëtares argjentinase dhe Benfica, Enzo Fernandez, i lindur më 2001, i cili u bë shitja më e madhe e klubit portugez. Transferimi u finalizua në fund të janarit 2023, duke shkaktuar bujë në Europë dhe forcuar ndjeshëm blutë e Londrës.
    “Po të mos flisja me Rui Costa (president i Benfica), nuk besoj se transferimi do të realizohej, – rrëfen Fernandez për “GiveMeSport”. – Negociatat ishin shumë të gjata dhe të vështira. Agjenti im dhe Benfica e dinin sa shumë më donte Chelsea dhe bënë gjithçka për të më transferuar”.
    Costa donte që ai të qëndronte edhe 6 muaj për të pritur oferta më të mira, por Fernandez ishte i vendosur: “Doja të kaloja në Premier League dhe të firmosja me Chelsea, kështu që jam shumë i lumtur për vendimin tim”.
    Ai shtoi: “Kur erdhi interesi i Chelsea, nuk kisha dyshime. Desha të vija në Premier League me çdo kusht dhe të mos e humbisja këtë mundësi. Falë Zotit, arriti të funksionojë”.

  • Enzo Fernandez shënon dy herë ndaj Barcelonës, por gëzohet më kot. Rezultati zhbllokohet nga një autogol (video)

    Enzo Fernandez shënon dy herë ndaj Barcelonës, por gëzohet më kot. Rezultati zhbllokohet nga një autogol (video)

    25 Nëntor 2025

    21:33

    Telesport

    Më në fund është zhbllokuar supersfida mes Chelsea-s dhe Barcelonës, që po luhet në “Stamford Bridge”, ku “Blutë” kanë gjetur avantazhin, pas dy golave të anulluar.
    “Blutë” e nisën vrullshëm që në minutat e para, Fofana stopon një top me dorë brenda zonës dhe pason për Fernandez, ky i fundit e dërgon në rrjetë, por goli anullohet nga arbitri për prekje të topit me dorë.
    Në minutën e 24-të, Chelsea shënon sërish me Enzo Fernandez, por goli anullohet sërish. Këtë herë ndërhyn VAR dhe goli anullohet për pozicion jashtë loje. Në minutën e 27-të, pas një kombinimi të bukur në zonë dhe pasimit të Cucurella për Estevao, në rrëmujë e sipër, Jules Kounde e dërgon në portën e tij. Chelsea-Barcelona 1-0.
    SHIKOGOLIN

  • Video/Përfaqësuesja e Kilit në Miss World bëhet virale, këndon heavy metal në skenë

    Video/Përfaqësuesja e Kilit në Miss World bëhet virale, këndon heavy metal në skenë

    Përfaqësuesja e Kilit në konkursin e bukurisë Miss World, Ignacia Fernández, u bë virale me paraqitjen e saj shpërthyese në skenë kur zgjodhi të këndonte heavy metal.

    Këngëtarja 27-vjeçare e grupit progresiv death metal “Decessus” doli në skenë e veshur me një fustan të zi mbrëmjeje dhe një kurorë dhe nuk hezitoi të performonte një këngë, ndërsa Carlos Palma e shoqëroi në kitarë. Prania e saj mori duartrokitje të ngrohta dhe i siguroi asaj një vend në 20 finalistet më të mira, me finalen e planifikuar për 9 nëntor.

    Beauty queen stuns the world with surprising talent: ‘Oh my God’ https://t.co/PrxpjVtCfp pic.twitter.com/2PunH7O69o
    — New York Post (@nypost) November 7, 2025
    Në rrjetet sociale, Ignacia Fernández u lavdërua për guximin e saj në “thyerjen” e stereotipeve tradicionale rreth bukurisë dhe feminitetit. Komente si “më në fund, dikush po thyen stereotipet e asaj që është femërore” dhe “duke vërtetuar se mund të jesh e bukur, femërore dhe metalike në të njëjtën kohë” vërshuan komentet në internet.Ajo ndau në llogarinë e saj personale në Instagram se metali është “një pjesë themelore e personalitetit të saj, një burim force dhe qëllimi”, duke shtuar se mundësia për të shprehur këtë pasion në televizionin publik ishte diçka që ajo e vlerëson thellësisht.
    Shikoni videon

    @spin Serving looks and roaring hooks 😳 This is Ignacia Fernández, who fronts the progressive death metal group @DecessusOfficial when she’s not modeling. She’ll, unsurprisingly, be in the finals this weekend. (📹 via @Ignacia Fernández ♬ original sound – SPIN

    Ignacia Fernández, e cila themeloi grupin e saj në vitin 2020, ka hapur koncerte për grupe ndërkombëtare si Jinjer, Epica dhe Fleshgod Apocalypse, dhe pjesëmarrja e saj tregon se si skena e konkurseve të bukurisë po fillon të ndryshojë, duke u dhënë hapësirë ​​personaliteteve të ndryshme.

    Top Channel

  • “Të pashë në lagje, më telefono”! Wanda Nara nuk njeh limite, i rrëmben burrin konkurrentes që e kishte në emision

    “Të pashë në lagje, më telefono”! Wanda Nara nuk njeh limite, i rrëmben burrin konkurrentes që e kishte në emision

    Wanda Nara nuk njeh limite! Gjithmonë e përfshirë në trekëndëshe dashurie, kjo është mënyra sesi Nara e rrëmben vëmendjen prej vitesh. Pasi ndau dy miqtë e ngushtë, Maxi Lopez dhe Icardi, tani është radha për të ndarë një çift. Futbollisti i Chelsea, Enzo Fernandez, kishte probleme të mëdha me gruan e tij Valentina Cervantes për shkak të Wanda Naras. Gjithcka nisi nga një mesazh që Wanda Nara i kishte shkruar Enzo Fernandez: “Të pashë në lagje, më telefono nëse do”.
    Në fillim, sipas mediave argjentinase, Fernandez nuk iu përgjigj mesazhit, por ia tregoi menjëherë Valentinës dhe kjo lëvizje e zemëroi shumë Wanda Narën. Por e bukura e kësaj historie qëndron në faktin se Wanda Nara ishte prezantuese e emisionit Master Chef Argentina dhe Valentina Cervantes ishte një konkurrente në këtë emision.
    Valentina Cervantes, e cila është 25 vjeç, shpejt doli hapur dhe mohoi çdo spekulim në lidhje midis partnerit të saj dhe Wandës. Ajo tha, “Po, e pashë lajmin. Jo, për aq sa di unë, nuk pashë asnjë mesazh. Jo, jo, Enzo nuk më tha kurrë për këtë. Jo, ai nuk më përmendi kurrë diçka të tillë”, tha Valentina. /Sport Ekspres/

  • Enzo Fernandez merr duartrokitjet e të gjithë tifozëve për gjestin e bukur që bëri ndaj shokut të skuadrës (video)

    Enzo Fernandez merr duartrokitjet e të gjithë tifozëve për gjestin e bukur që bëri ndaj shokut të skuadrës (video)

    22 Tetor 2025

    22:10

    Telesport

    Chelsea është duke fituar 5-1 ndaj Ajax-it në “Stamford Bridge”, falë golave të Guiu 18′, Caicedo 27′, Enzo Fernandez 45′ dhe Estevao 45+5′. Enzo Fernandez edhe Estevao shënuan nga pika e bardhë e penalltisë.
    Si argjentinasi ashtu edhe ylli i ri brazilian u penguan brenda zonës dhe arbitri dha penallti për secilin rast. Në penalltinë e dytë e fituar nga Estevao, Enzo Fernandez bëri një gjest vërtet të bukur, ku ia dha topin djaloshit të ri brazilian, i cili shënoi golin e parë në Champions League.
    Enzo Fernandez është ekzekutuesi kryesor i penalltive te “Blutë”, por argjentinasi në këtë rast u tregua shumë altruist dhe i dha shansin shokut të skuadrës për të shënuar. Një gjest vërtet i bukur nga Enzo Fernandez, i cili mori duartrokitjet e gjithë tifozëve.
    SHIKOGOLAT
    Me fillimin e pjesës së dytë, Chelsea shënon edhe golin e pestë me të sapofuturin Tyrique George.

  • Fernandez korr suksesin e parë në karrierë në MotoGP, spanjolli triumfon në garën e Australisë

    Fernandez korr suksesin e parë në karrierë në MotoGP, spanjolli triumfon në garën e Australisë

    19 Tetor 2025

    15:52

    Telesport

    Piloti spanjoll i skuadrës Trackhouse, Raul Fernandez, u shpall fitues i garës së Cmimit të Madh të Australisë në MotoGP. Ky është suksesi i parë në karrierë për pilotin 24-vjeçar spanjoll, që triumfoi në pistën e Phillip Island.
    Në vendin e dytë u rendit italiani Fabio Di Giannatonio me VR46, ndërsa në vendin e tretë u klasifikua piloti tjetër italian Marco Bezzecchi me Aprilia. Jashtë podiumit mbeti Alex Marquez me Ducati Gresini, që u rendit i katërti.
    Një garë e ekuilibruar, me pilotët që dueluan fort në çdo xhiro, por në fund triumfoi Fernandez, që arriti të shkëputet në xhirot e fundit. Mungoi në këtë garë spanjolli Marc Marquez, i saposhpallur kampion bote, pasi është operuar.

  • Befason madrileni Fernandez, triumfon për herë të parë në MotoGP

    Befason madrileni Fernandez, triumfon për herë të parë në MotoGP

    Kampioni i shpallur pak ditë më parë Mark Markez nuk mori pjesë (i operuar në Madrid), një tjetër spanjoll rrëmben skenën në ndalesën e Austarlisë.

    Piloti spanjoll Raul Fernandez servir fitoren e parë të tij në MotoGP me një performancë të përsosur në Phillip Island të Australisë.

    Në garën debutuese në MotoGP shfaqet me stil, ndërkohë që i dha edhe ekipit Trackhouse MotoGP fitoren e parë në këtë kategori. Fabio Di Xhanantonio (Pertamina Enduro VR46 Racing Team) doli nga vendi i 10-të në pistën e nisjes për t’u renditur i dyti me vetëm1.4 sekonda larg Fernandez

    Ndërkohë Marko Bexeki (Aprilia Racing) pasi fitoi dje garën Sprint sot kaloi Aleks Markez (BK8 Gresini Racing MotoGP) në fund të garës për t’u ngjitur në podium pavarësisht një penalizimi të dyfishtë në një xhiro të gjatë.

    Vazhdo leximin

  • Xabi Alonso e kërkon me ngulm kampionin e botës, por kushton mbi 100 milionë euro

    Xabi Alonso e kërkon me ngulm kampionin e botës, por kushton mbi 100 milionë euro

    15 Tetor 2025

    10:58

    Alfred Lleshi

    Real Madridi po mendon seriozisht ta transferojë Enzo Fernandez nga Chelsea për të fuqizuar mesfushën e vet. Trajneri Xabi Alonso e ka kërkuar me ngulm 22-vjeçarin, duke e konsideruar të domosdoshëm për projektin e tij te “Los Blancos”.
    Fernandez ka kontratë me Chelsea deri në 2032, ndaj klubi anglez do të konsiderojë oferta vetëm nga 100 milionë euro e lart. Argjentinasi, kampion bote më 2022, ka regjistruar 125 paraqitje me Chelsea, duke shënuar 19 gola dhe dhënë 24 asistime. Ai u transferua te Chelsea më 2022-2023 pas një gjysëmviti të shkëlqyer te Benfica për 121 milionë euro.
    Në këtë moment, çdo lëvizje kërkon nisjen e negociatave, por Xabi Alonso e sheh Enzo Fernandez si element kyç për të ardhmen e mesfushës së vet.

  • Telashe për Maresca, mesfushori Enzo Fernandez dëmtohet me kombëtaren dhe rrezikon të mos luajë të shtunën

    Telashe për Maresca, mesfushori Enzo Fernandez dëmtohet me kombëtaren dhe rrezikon të mos luajë të shtunën

    13 Tetor 2025

    13:22

    Telesport

    Mesfushori i Chelsea, Enzo Fernandez, është larguar nga kampi stërvitur i Argjentinës për shkak të një problemi me gjurin. Mesfushori luajti në miqësoren e fituar 1-0 të Argjentinës ndaj Venezuelës të premten, përpara se të zëvendësohej në minutën e 78-të.
    Një deklaratë nga Federata e Futbollit të Argjentinës tha se Fernandez nuk do të luajë më gjatë pushimit ndërkombëtar për shkak të sinozitit, një lloj ënjtjeje, në gjurin e djathtë.
    Nuk dihet ende nëse Fernandez do të luajë për Chelsea në sfidën e radhës në Premier League, atë ndaj Nottingham Forest, të shtunën në drekë. Blutë kanë vuajtur nga një sërë problemesh me lëndime javët e fundit.
    Edhe Reece James u detyrua të tërhiqej nga kombëtarja e Anglisë, me Levi Colwill që tashmë është jashtë dhe Cole Palmer që do të mungojë të paktën deri në nëntor.
    Tosin Adarabioyo dhe Andrey Santos munguan para pushimit, ndërsa Benoit Badiashile dhe Josh Acheampong u larguan nga fitorja ndaj Liverpool për shkak të lëndimeve.
    Megjithatë, Enzo Maresca duhet të mirëpresë rikthimin e Trevoh Chalobah nga pezullimi dhe Wesley Fofana nga problemet me tronditjen për udhëtimin në Forest.