Tag: fermerja

  • Shtatzënë në Ferma VIP? Alba Pollozhani zbulon të vërtetën

    Shtatzënë në Ferma VIP? Alba Pollozhani zbulon të vërtetën

    Ish-fermerja Alba Pollozhani zbuloi më shumë detaje për eksperiencën në Ferma VIP.
    E ftuar në studion e Living Day në Vizion Plus nën moderimin e Brunilda Lahes, Pollozhani mohoi publikisht lajmet për shtatzëni brenda Ferma VIP.
    Ish-fermerja e cilësoi daljen pas fermës si një fazë me shumë emocione të larta.

    Pjesë nga biseda:
    Alba Pollozhani: Sa i përket shtatzënisë, nuk e di pse doli një lajm i tillë. Nëse do ishte e vërtetë, unë do ta kisha pranuar sepse unë nuk mund të bëhem një njeri që mohoj diçka të bukur.
    Brunilda Lahe: Ti nuk e pohoje, por as nuk e mohoje, diçka lije që të nënkuptohej.
    Alba Pollozhani: Ka qenë një fazë me shumë emocione të larta. Dhe nuk ka qenë fokusi për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt pyetjeve që më vinin. Se ishte një fazë që del nga kufizimi. Dhe ti realisht sado i fortë të jesh, je konfuz me çdo gjë që ndodh përjashta.

    /vizionplus.tv

  • Ish-fermerja rrëfehet në 2984: Ja pesë cilësitë e partnerit ideal

    Ish-fermerja rrëfehet në 2984: Ja pesë cilësitë e partnerit ideal

    Ish-fermerja që spikati gjatë rrugëtimit në Ferma VIP 2 , Nur ka ndarë më shumë detaje nga jeta e saj personale.

    E ftuar në emisionin 2984 të Albano Bogdos, Nur renditi pesë cilësitë që partneri i saj ideal duhet të ketë.
    Pjesë nga biseda:

    Albano: Më thuaj pesë gjëra që duhet t’i ketë një mashkull, që ti t’i falësh zemrën përjetësisht.
    Nur: Të jetë i besueshëm, jo tradhtar. Të jetë familjar, i përkushtuar në punë, s’ka problem çfarë pune. Të jetë pak i pashëm dhe të ketë respekt, si për veten, ashtu edhe për mua.
    /vizionplus.tv

  • Nenna flet pas eliminimit nga Ferma VIP: Pse zgjodha Anduelin të më përfaqësojë në garë

    Nenna flet pas eliminimit nga Ferma VIP: Pse zgjodha Anduelin të më përfaqësojë në garë

    Nenna është fermerja e cila ndërpreu garën në Fërma VIP mbrëmjen e djeshme.

    Për herë të parë, duke qenë se kjo ishte një sprovë fizike, Nenna vendosi që sfidën ta bënte një tjetër fermer, duke zgjedhur Anduelin për të luftuar në emër të saj.
    E ftuar sot në Ferma Club, Nenna tregoi arsyen pse zgjodhi Anduelin edhe pas përplasjeve që kanë patur bashkë.

    “Ylli nuk ta fal lojën. Pavarësisht debateve ne kemi patur edhe muhabete të mira. Mendoj që është njëri i mirë dhe historia e tij më ka prekur“, tha Nenna.
    Ish-fermerja tha se Ferma VIP 2 do donte ta fitojë një femër, që sipas saj e meriton Elinara.
    Për planet e të ardhmes Nënna u shpreh se do angazhohet në muzikë.
    “Kam plan të vazhdoj me muzikën. Do shijoj verën dhe pastaj çfarë të vi nga Zotit, mirë se të vi“, u shpreh ajo.
    /vizionplus.tv

  • Andueli humbi sfidën përballë Yllit, por është Nenna ajo që eliminohet! Çfarë ndodhi në Ferma VIP 2

    Andueli humbi sfidën përballë Yllit, por është Nenna ajo që eliminohet! Çfarë ndodhi në Ferma VIP 2

    Nenna është fermerja që ndërpret rrugëtimin në Ferma Vip 2, duke mos patur mundësinë të prekë finalen e madhe të 20 qershorit.

    Nenna dhe Ylli ishin dy fermerët më pak të votuar nga publiku, dhe me për herë të parë në këtë edicion sipas rregullave të formatit, dy fermerët do të përballeshin me një sfidë direkte me njëri-tjetrin, ku ai që humbiste largohej.
    Por ndryshe nga herët e tjera, duke qenë se sfida ishte fizike fermerja femër kishte të drejtë që t’i ngarkonte sfidën e saj një fermeri tjetër që të luftonte në emër të saj.

    Duke para se sfida ishte mjaft e fortë fizikisht Nenna zgjodhi Anduelin si përfaqësues, i cili u përball me Yllin.
    Një sfidë shumë e fortë, por në fund ishte Ylli ai që fitoi.
    Pas fitores Ylli u shpreh se do t’i linte fitoren Nennes, por meqënëse ajo bëri një tjetër zgjedhje, ai dha maksimumin.
    “E kisha vendosur që do ta lija Nennen që të fitonte, por duke qenë se ajo bëri këtë zgjedhje, vetëm nga inati fitova”, tha Ylli.

  • U largua nga gara, Alba: Lim Hoti fiton Ferma VIP 2!

    U largua nga gara, Alba: Lim Hoti fiton Ferma VIP 2!

    Fermerja Alba Pollozhani është larguar nga Ferma Vip 2. Në një intervistë në ambientet e fermës, menjëherë pas ndërprerjes së garës, Alba deklaroi se fermeri që do të rrëmbejë çmimin e madh është Lim Hoti.
    Ajo renditi si finalist Elinarën, Federikun, Erandin dhe Big Bastën.Lexo edhe :Related Posts
    Sa i përket vendimit të saj për t’u larguar, Alba u shpreh se vendos veten e saj para çmimit dhe famës.

     “Eksperienca në Ferma VIP ishte shumë fantastike. Kam mësuar shumë gjëra si me natyrën edhe me veten time. Marrja e vendimit për të dal ishtë e vështirë, normalisht doja ta vazhdoja garën. Duke vendos disa gjëra para çmimit dhe famës, më duhet të merrja vendimin për të dal. Me aq sa pash aty, Lim Hoti është ai që fiton garën. Finalistët, ose të paktën gjysmë finalistët që unë shoh janë Elinara, Federik, Erand dhe Big Basta”, tha Alba.
    Vendimi është marrë nga vetë fermerja në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, por sipas rregullores, ajo duhej të qëndronte edhe 24 orë.

    /vizionplus.tv

  • Alba Pollozhani largohet nga Ferma Vip 2

    Alba Pollozhani largohet nga Ferma Vip 2

    Fermerja Alba Pollozhani është larguar nga Ferma Vip 2.
    Vendimi është marrë nga vetë fermerja në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, por sipas rregullores, ajo duhej të qëndronte edhe 24 orë.Lexo edhe :Related Posts
    Albano Bogdo, kryeplaku i Ferma VIP lexoi zarfin e mbërritur në Fermë vetëm pak minuta më parë ku shkruhej: Alba Pollozhani largohet menjëherë nga Ferma Vip2.

    Çfarë deklaroi Alba në spektaklin e kaluar: Dua të largohem nga Ferma VIP! Nuk kam pse të rri këtu, kur nuk ndihem mirë vetëm me atë që kisha! Kam disa parime që nuk mund ti shmang në jetë, nuk ka lidhje vetëm me Limin, por ka të bëjë me energjinë brenda shtëpisë, energjia me njëri-tjetrin shpesh herë mund të na lidh, por ata bllokojnë  çdo lloj energjie reale për shkak të protagonizmit. Nuk jam e lumtur me të gjitha intrigat dhe skemat vetëm për shkak të protagonizmit!
    /vizionplus.tv

  • Televotim i fortë, kush është fermeri që u eliminua nga Ferma VIP

    Televotim i fortë, kush është fermeri që u eliminua nga Ferma VIP

    Sonte u mbyll rrugëtimi i Nur Al Khazal në Ferma VIP.
    Fermerja u përball me një televotim të fortë. Me vendim të Agait, ku dënohej ashpër dhuna verbale dhe bullizmi i fermerëve ndaj njëri-tjetrit, fermerja doli në nominim përballë Albës, Andreas, Big Mamës, Anduelit dhe Big Bastës.
    Ester ka qenë një ndër fermeret që e ka përjetuar më shumë largimin e Nur për shkak të raportit të ngushtë që vajzat krijuan në fermë.

    /vizionplus.tv

  • Hyrje e re në Ferma VIP, ja kush është fermerja nga Peja

    Hyrje e re në Ferma VIP, ja kush është fermerja nga Peja

    Një hyrje e re i është bashkuar Ferma VIP 2, spektaklit të rekordeve dhe i gjithë familjeve shqiptare.
    Nenna, me origjinë nga Peja është zyrtarisht fermere. Ishte Ylli, ai i cili shkoi të merrte Nenn-ën tek dhoma e “Njëshit”, aty ku ajo e priste.
    Të dy fermerët njiheshin më herët me njëri-tjetrin, por nuk ndan shumë detaje.

    Nenna tërhoqi jo pak vëmendjen e fermerëve me pamjen e saj. Ngelet për t’u parë a do t’i trazojë ujërat në Ferma VIP hyrja më e re.
    Të tjera surpriza janë duke u transmetuar në Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring. Gjithashtu mund ta ndiqni spektaklin tuaj të preferuar Ferma VIP 2 LIVE në linkun e YouToube.
    /vizionplus.tv

  • “Më pëlqeu shumë aroma e tij”/ Kush është fermerja që i shprehu ‘dashurinë’ Albano Bogdos në Ferma VIP?

    “Më pëlqeu shumë aroma e tij”/ Kush është fermerja që i shprehu ‘dashurinë’ Albano Bogdos në Ferma VIP?

    Deklaratat e dashurisë nuk kanë munguar mbrëmjen e kësaj të premte në Ferma VIP. Dhe këtë herë bëhet fjalë për Albano Bogdon, kryeplakun e fermës.
    Mes batutash dhe me nota humori, ai tha se Nur i ka shprehur dashurinë.
    “Jo se po spiunoj, por gjatë publicitetit, Nur tha në sytë e të gjithë fermerëve: Jam e dashuruar me Albano Bogdon. Të vëm ca pikë mbi i, e para shpresoj mos të jetë fallco, e dyta nuk kanë punë këta të tjerët të përfshihen me historinë tonë”, tha Albano me batuta.

    Gjithashtu Nur pohoi deklaratën e saj, duke theksuar se i kishte pëlqyer shumë parfumi që aktori kishte përdorur.
    “Është e vërtetë ajo që tha, sepse herën e parë që erdhi tek ferma për lojën, kishte një parfum shumë të mirë. Kur erdhi herën tjetër e kishte ndryshuar parfumin dhe i thashë unë pse e ke ndryshuar parfumin, vetëm se thashë unë që e kishe shumë të mirë. Kur erdhi sot më tha e kam vendosur parfumin që ke qejf”, tha Nur.
    Por, fermerja sqaroi se e gjitha kjo ishte për një moment humoristik
    /vizionplus.tv

  • VIDEO/ Silvana surprizohet nga njerëzit e zemrës, dhurata e papritur në Ferma VIP

    VIDEO/ Silvana surprizohet nga njerëzit e zemrës, dhurata e papritur në Ferma VIP

    Në Ferma VIP ka mbërritur droni i parë për këtë sezon. Silvana Bushati është fermerja që mori surprizën nga qielli.
    Në dron ishte një foto e familjes së saj, duke i shprehur dhe rikujtuar kështu mbështetjen në Ferma VIP 2.
    Fermerja u përlot dhe përshëndeti me mall miqtë dhe familjarët. Jo vetëm Silvana, edhe disa prej fermerëve ishin me lot në sy.

    “U emocionova unë jo më ajo”, tha Federiku i përlotur.
    Silvana  është në televotim këtë javë përballë Albës, ku njëra nga të dyja do të eliminohet të hënën.

    24 orë në 7 ditë të javës, Ferma VIP vjen për publikun në dy kanale të dedikuara të platformës Tring, si dhe në ekranin e Vizion Plus.
    /vizionplus.tv