Pas Albës, Big Basta dhe Elinarës, ishte radha e Ron, Kejsit dhe Nur që të vijojnë qendrimin në Ferma Vip 2.
Tashmë nga tetë konkurentë, gjashtë prej tyre kanë shpëtuar. Ethet vijojnë për dy të tjerë.
“Fermeri i katërt që do të vijojë rrugëtimin e tij në Ferma VIP 2 është Ron. Fermeri i pestë që do të vazhdojë rrugëtimin e tij në Ferma VIP 2 është Nur. Fermeri i gjashtë që do të vijojë rrutgëtimin e tij në Ferma Vip 2 është Kejsi”, lexoi Luana zarfin me verdiktin e publikut.
Tag: fermeri
-

Ja kush janë tre fermerët e tjerë që vijojnë rrugëtimin në Ferma VIP 2
-

Albi apo Danela? Kush u largua nga Ferma VIP! Zgjidhet kryefermeri i ri
Albi është fermeri i cili mbyll aventurën e tij në Ferma VIP 2. Ai ishte fermeri më pak i votuar nga publiku. Pasi Luana lexoi 6 emrat e parë të cilët shpëtoheshin nga publiku pas televotimit të së premtes, Albi dhe Danela ishin dy fermerët që mbetën të fundit.
Mes emocioneve të forta Luana lexoi zarfin, dhe më pak i votuari nga publiku ishte Albi. Ai është fermeri i dytë që largohet nga Ferma Vip 2 pas Silavnës javën e shkuar.
“Fermeri që humbet përfundimisht statusin dhe duhet të largohet sonte nga Ferma VIP 2 është Albi”, lexoi Luana në zarfin ku shprehej verdikti i pubklikut.Ndërkohë para largimit me të drejtën që i jep AGAI, Albi ka zgjedhur dhe kryefermerin për javën e ardhshme, i cili është Frederiku.
Kujtojmë që për Frederikun kjo është hera e dytë në pozicionin e kryefermerit. -

Ferma VIP/ Kush u zgjodh fermeri i preferuar, ja avantazhi në lojë
Fermeri i preferuari i publikut është Lim Hoti. Limi ka arritur të rrëmbejë votat e publikut, duke u shpallur kështu imun dhe i pa rrezikuar në sfidën e spektaklit të sotëm.
“Publiku ka vendosur, fermeri i preferuar që fiton imunitet sonte është Limi“, lexoi në zarf moderatorja Luana vjollca.
Ndërkohë kryfermeri në fuqi, Andueli si kryetar i grupit duhet të zgjidhte kundërshtarin e tij. Andueli zgjodhi Big Bastën duke plotësuar me radhë anëtarët e tyre.Grupi i parë: Andueli, Andrea, Ylli, Ester, Gani, Erand, Federik , Big Mama
Grupi i dytë: Big Basta, Roni, Albi, Nur, Danela, Alba, Keisi, Elinara
Grupi që humbet do të shkojë i gjithë në televotim, ku më i pak i votuari do të largohet menjëherë nga gara.
/vizionplus.tv -

Çfarë ndodhi me specat shqiptarë? Fermeri zbardh prapaskenat
Fermeri Alban Çakalli ishte i ftuar në një studio televizive.
Ai foli për rastin e fundit të bllokimit në Kroaci të një ngarkese me speca nga Shqipëria për shkak të pesticideve.Sipas tij, në kamion kishte ngarkesa nga fermerë të ndryshëm dhe për shkak të gabimit të një fermeri, janë djegur edhe të tjerët, duke bërë që ky prodhim të kthehet mbrapsht.
Ai tha se në Shqipëri bëhet një gabim herë pas here, ku prodhimi këputet para kohe dhe dërgohet për t’u shitur, dhe kjo sjell edhe rrezikun që ai produkt të jetë i kontaminuar me pesticide pasi ka dalë në treg pa i plotësuar ditët e nevojshme të karencës.“Ka qenë një sasi specash që ka dalë nga ne dhe ka shkuar në Kroaci, ku është një nga pikat e kontrollit të BE-së. Aty është kapur kjo sasi, por ka një problem me karencën kur prodhimi këputet para kohës së pjekjes. Në atë kamion që është kapur, jam i bindur se jo e gjithë sasia ka qenë kontaminuar pasi pjesa tjeter 80 % mund të ketë qenë e pastër, por prova ku e kanë marrë ato ka qenë e kontaminuar. Për një fermer mund të jenë djegur disa të tjerë të cilët kanë pasur ngarkesën në të njetin kamion ku e gjithë sasia kthehet mbrapsht, sepse nuk do t’i ndajnë me kilogramë,” tha fermeri Çakalli.
Kujtojmë që më 12 mars, përmes sistemit të alarmeve të shpejta të BE-së (RASFF), një ngarkesë me speca nga Shqipëria, që kishte nivele të larta pesticidësh, u ndalua në Kroaci.
Specat u klasifikuan me rrezik të lartë për konsumatorin, për shkak të përmbajtjes shumë të lartë të pesticideve. RASFF njoftoi se shqetësimi ishte serioz.
Ngarkesa përmbante flonicamid, një insekticid që përdoret për kontrollin e dëmtuesve në fusha dhe sera.
Ky pesticid ka një tretshmëri të lartë në ujë dhe mund të shkaktojë efekte negative, veçanërisht në mëlçi dhe veshka. -

Ferma VIP/ Ja kush është fermeri i preferuar, avantazhi i papritur në lojë
Federik Ndoci është fermeri që ka rrëmbyer më shumë vota nga publiku në Ferma VIP.
“Fermeri i preferuar që publiku ka zgjedhur nëpërmjet votave duke i dhënë titullin kryefermer është Federik Ndoci”, lexoi moderatorja Luana vjollca në zarf, teksa nënvizoi se do të ketë disa benefite në lojë.
Federik Ndocit iu komunikua se do të udhëheq një zinxhir, ku do të zgjedhë dy personat e parë që do të sfidohen në Arenë.Ndoci zgjodhi Albën si fermeren që do të sfidohet në Arenë. Ndërsa kjo e fundit zgjodhi Big Mamën si kundërshtaren e saj.
Ndërkohë Big Mama përmendi emrin e Silvanës si fermeren që do të shkojë në televotim së bashku me personin që do të humb sfidën spektaklin e sotëm./vizionplus.tv
-

Fier: Fermeri Sali Duzha Rikthehet nga Emigracioni për të Investuar në Blegtori
Fermeri fierak Sali Duzha ka lënë pas emigracionin për t’u rikthyer dhe investuar në blegtori, i nxitur nga skema kombëtare e mbështetjes për bujqësinë dhe blegtorinë për vitin 2025.
Aktualisht, ai zotëron rreth 400 krerë dele dhe dhi, 20 lopë dhe 110 koshere bletësh, duke e kthyer fermën e tij në një nga më të rëndësishmet në zonë. Falë përfitimit të subvencioneve, Duzha synon të zgjerojë më tej aktivitetin, duke e cilësuar këtë mbështetje si një faktor kyç për zhvillimin e sektorit. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Programi i subvencioneve për blegtorinë dhe bujqësinë ka nxitur gjithnjë e më shumë fermerë të investojnë në këtë fushë, duke forcuar ekonominë rurale dhe siguruar prodhime cilësore për tregun vendas.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Fier – Fermeri Sali Duzha Rikthehet nga Emigracioni për të Investuar në Blegtori
Fermeri fierak Sali Duzha ka lënë pas emigracionin për t’u rikthyer dhe investuar në blegtori, i nxitur nga skema kombëtare e mbështetjes për bujqësinë dhe blegtorinë për vitin 2025.
Aktualisht, ai zotëron rreth 400 krerë dele dhe dhi, 20 lopë dhe 110 koshere bletësh, duke e kthyer fermën e tij në një nga më të rëndësishmet në zonë. Falë përfitimit të subvencioneve, Duzha synon të zgjerojë më tej aktivitetin, duke e cilësuar këtë mbështetje si një faktor kyç për zhvillimin e sektorit. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Programi i subvencioneve për blegtorinë dhe bujqësinë ka nxitur gjithnjë e më shumë fermerë të investojnë në këtë fushë, duke forcuar ekonominë rurale dhe siguruar prodhime cilësore për tregun vendas.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Plotësohet “puzzle”, ja kush është fermeri i fundit i Ferma Vip 2
Frederik Ndoci do të jetë fermeri i 16-të që do t’i bashkohet ferma Vip 2 në Vizion Plus. Edhe ai ka hyrë me një performancë muzikore duke kënduar dy nga hitet më të ëmdha të karrierës së tij si “Lules” dhe “Sytë e tu”.
Me Frederik Ndocin plotësohet dhe puzzle i edicionit të dytë të Ferma Vip në Vizion Plus.
Tashmë është i plotë i gjithë kasti duke nisur nga moderatorja e magjishme Luana Vjollca, dy opinionistët Kastro Ziso dhe Zhaku, pa harruar kryeplakun Albano Bogdo dhe 16 konkurentë, njëri më i bukur se tjetri, ku nuk mungon kënga, bukuria, shpirti poetik dhe ai artistik. -

“A po vjen se m’ka marrë malli?” Një tjetër hyrje melodioze në Ferma Vip 2, kush është fermeri i radhës?
Pas Big Basta një tjetër këngëtar hyri në Ferrma Vip 2 nën tingujt e muzikës.
Anduel Kovaçi është fermeri i radhës i cili u bë pjesë e spektaklit të shqiptarëve, duke u bashkuar me shumë yjë që tashmë prej orës 21:00 janë zyrtarisht fermerë të Ferma Vip 2.Ndërkohë pjesë e Ferma Vip 2 u bë edhe modeli Ylli Dreshaj.
Kujdes! Surprizat nuk kanë mbaruar, mos u largoni nga ekrani i Vizion Plus.