Tag: fermeri

  • Molla nuk pëlqehet më/ Korçë, fermerët e shesin lirë dhe nuk kanë më leverdi ta kultivojnë

    Molla nuk pëlqehet më/ Korçë, fermerët e shesin lirë dhe nuk kanë më leverdi ta kultivojnë

    Fermerët  e  Korçës, kanë toka të bekuara pasi në to mund të prodhosh çdo gjë.

    “Jam fermeri Llambi rrapi nga fshati Zvirinë, kam 30 vite që merrem me kultivimin e mollës, qepws dhe patates“, tha fermeri.
    Toka punohet për çdo sezon bujqësor, pavarësisht se pikat e grumbullimit tregohen të padrejtë me bujkun dhe konsumatorin. Meraku më i madh për ta është rrisin fitimin e tyre.
    “Fermerët e Korçës prodhojnë me kosto të lartë, duke filluar që nga nafta, plehrat kimike dhe pesticidet. Nëse unë mollwn e shita 30 lekë, mollën e Llambi Rrapit në Tiranë e 150 lekë. “
    5 lekë më tepër për kilogram, do të shënonte çmimin e dëshiruar për fermerin e mollës.
    “Sa duhet ta shesësh 1 kg mollë që të dalësh me fitim. Nëse kostot i kam 30 lekë, minimum unë duhet ta shes me 35 lekë”.
    Por kjo kërkesë duke mos u dëgjuar nga tregtarët shumë fermer I ka shtyrë të marrin një tjetër vendim.
    “250 rrënjë mollë kam prerë sepse nuk shiteshin. Të erdhi keq  kur i preve ? Mua më thua ato të ti falin të vjen keq, po ti kesh të tuat çmendësh. “
    Mungesa e subvencionimeve bën që molla e Korçës të qendrojnë larg tavolinës së konsumatori shqiptar, kjo sepse një kg mollë nga Korça kushton më shtrenjtë se molla e fermeri grek dhe atij turk, edhe pse ndodhet me mijëra kilometra larg.
    “Kjo është ajo që ne nuk e konkurrojmë dot importin sepse ata subvencionohen dhe hyjnë në Shqipëri më lirë. Ne kemi kosto të larta prodhimi”.
    Kundra fermerit nuk është vetëm tregu i padrejtë apo mungesa e subvencioneve këtë vit edhe natyra është treguar tepër e ashpër me ta.
    “Unë ka 3 ha mollë, Zoti nuk na ka ndihmuar shumë vite pasi na ka rënë edhe breshër dhe më dëmtoi gjysmën e tokës. Vjet shita 1,5ha me mollë për lëngje me 13 lekë kilogrami”.

    Top Channel

  • “Shpopullimi dhe dështimi i qeverisë”, Ilir Meta godet Rilindjen nga qelia për mashtrimet me bujqësinë, blegtorinë…

    “Shpopullimi dhe dështimi i qeverisë”, Ilir Meta godet Rilindjen nga qelia për mashtrimet me bujqësinë, blegtorinë…

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi se fermeri është investitori strategjik i forcës politike që ai përfaqëson dhe pas datës 11 maj do të përfitojë subvencione për çdo kokë bagëti dhe për çdo njësi prodhimi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta kritikoi qeverinë për gjendjen e rëndë të bujqësisë dhe blegtorisë, sidomos në zona si Përmeti, Skrapari dhe Kolonja. Ai akuzoi mazhorancën për shpopullimin e këtyre trevave dhe për shpërdorimin e fondeve të BE-së. “Pasi e “ndriti” me Akademinë e Çobanëve, Kryetari i Organizatës u interesua sot nga Përmeti për pagën e çobanit në raport me Greqinë.
    Po Përmetin zgjodhe për këtë “estradë”? Pyet INSTAT-in të të tregojë kush e përgjysmoi numrin e bagëtive në Përmet dhe në të gjithë Shqipërinë? Pyete përse kope të tëra janë shitur për një copë buke dhe ato pak baxho që kanë ngelur më shumë harxhojnë se sa fitojnë? Përgjigjen ta japin përmetarët se janë ata dhe jo ti, rilindas të vërtetë dhe pasardhës të Frashërllinjve: Sepse t’i bëre “Ballkanin e Hapur” për të shkatërruar prodhuesin dhe fermerin vendas për t’ja çuar dëm sakrificat e pafund dhe djersën e derdhur. Sepse rruga Skrapar-Përmet ka ngelur në fshatin Rog që në vitin 2017 dhe do mjaftonte vetëm 1/10 e aferës së tunelit të Llogarasë për të lidhur dy luginat e mrekullueshme të rafting, atë të Osumit dhe Vjosës.
    Shpopullimi i këtyre trevave ka qenë i vetmi prioriteti i yti dhe jo zhvillimi. Gjete përmetarët për t’i mashtruar për miliardat që do të vijnë nga BE kur me pragun tënd artificial një fermer merr 0 lekë mbështetje nëse ka 9 lopë ose nëse ketë 99 dele ose dhi? Po pse nuk e dinë fermerët dhe blegtorët e Përmetit se ti bashkë me bandën tënde i vodhët fondet e IPARD-it dhe i çuat edhe ato te inceneratori që nuk ekziston? Po me rrugën Përmet-Frashër që e ke premtuar nja 5 herë si ujin e pijshëm a ja u tregove përmetarëve pse nuk e realizove kurrë? Ndërsa atë këngën që porosite në Kolonjë, e dëgjove tamam atje ku u shemb rruga jote si kala rëre para 1 viti dhe ku tërë kolonjarët e panë me sytë e tyre që kishte një tegel asfalt sa një fletë cigareje dhe gjithçka u bë pluhur e hi nga korrupsioni skizofrenik i yt dhe i bandës tënde që të rrethon.
    Me programin tonë “Made in Albania” nuk do të ketë më pragje artificiale përjashtuese për fermerët, por vetëm mbështetje me pagesa direkte dhe ndihmë konkrete. Fermeri është investitori ynë strategjik që pas 11 Majit do të përfitojë subvencione për çdo kokë bagëti dhe për çdo njësi prodhimi. Përmeti, Skrapari dhe Kolonja do ta japin më 11 Maj përgjigjen e tyre kudo, edhe në Tiranë, edhe në Durrës edhe në Diasporë”, shkroi dje Meta.

  • Meta: Fermeri do të përfitojë subvencione për çdo kokë bagëti dhe njësi prodhimi pas 11 Maj

    Meta: Fermeri do të përfitojë subvencione për çdo kokë bagëti dhe njësi prodhimi pas 11 Maj

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se fermeri është investitori strategjik i forcës politike që ai përfaqëson dhe pas datës 11 maj do të përfitojë subvencione për çdo kokë bagëti dhe për çdo njësi prodhimi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta kritikoi qeverinë për gjendjen e rëndë të bujqësisë dhe blegtorisë, sidomos në zona si Përmeti, Skrapari dhe Kolonja.
    Postimi i plotë

    Pasi e “ndriti” me Akademinë e Çobanëve, Kryetari i Organizatës u interesua sot nga Përmeti për pagën e çobanit në raport me Greqinë. Po Përmetin zgjodhe për këtë “ekstradë”? Pyet INSTAT-in të të tregojë kush e përgjysmoi numrin e bagëtive në Përmet dhe në të gjithë Shqipërinë? Pyete përse kope të tëra janë shitur për një copë buke dhe ato pak baxho që kanë ngelur më shumë harxhojnë se sa fitojnë?
    Përgjigjen ta japin përmetarët se janë ata dhe jo ti, rilindas të vërtetë dhe pasardhës të Frashërllinjve: Sepse t’i bëre “Ballkanin e Hapur” për të shkatërruar prodhuesin dhe fermerin vendas për t’ja çuar dëm sakrificat e pafund dhe djersën e derdhur. Sepse rruga Skrapar-Përmet ka ngelur në fshatin Rog që në vitin 2017 dhe do mjaftonte vetëm
    1/10 e aferës së tunelit të Llogarasë për të lidhur dy luginat e mrekullueshme të rafting, atë të Osumit dhe Vjosës. Shpopullimi i këtyre trevave ka qenë i vetmi prioriteti i yti dhe jo zhvillimi. Gjete përmetarët për t’i mashtruar për miliardat që do të vijnë nga BE kur me pragun tënd artificial një fermer merr 0 lekë mbështetje nëse ka 9 lopë ose nëse ketë 99 dele ose dhi?
    Po pse nuk e dinë fermerët dhe blegtorët e Përmetit se ti bashkë me bandën tënde i vodhët fondet e IPARD-it dhe i çuat edhe ato te inceneratori që nuk ekziston? Po me rrugën Përmet-Frashër që e ke premtuar nja 5 herë si ujin e pijshëm a ja u tregove përmetarëve pse nuk e realizove kurrë? Ndërsa atë këngën që porosite në Kolonjë, e dëgjove tamam atje ku u shemb rruga jote si kala rëre para 1 viti dhe ku tërë kolonjarët e panë me sytë e tyre që kishte një tegel asfalt sa një fletë cigareje dhe gjithçka u bë pluhur e hi nga korrupsioni skizofrenik i yt dhe i bandës tënde që të rrethon.
    Me programin tonë “Made in Albania” nuk do të ketë më pragje artificiale përjashtuese për fermerët, por vetëm mbështetje me pagesa direkte dhe ndihmë konkrete. Fermeri është investitori ynë strategjik që pas 11 Majit do të përfitojë subvencione për çdo kokë bagëti dhe për çdo njësi prodhimi. Përmeti, Skrapari dhe Kolonja do ta japin më 11 Maj përgjigjen e tyre kudo, edhe në Tiranë, edhe në Durrës edhe në Diasporë.

  • Ina Zhupa në Metoq: Fermeri është investitori ynë strategjik

    Ina Zhupa në Metoq: Fermeri është investitori ynë strategjik

    Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike, Ina Zhupa, ka zhvilluar një takim me fermerët në zonën e Metoqit, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe vështirësitë me të cilat përballen ata çdo ditë.

    Në një status në rrjetet sociale, Zhupa shprehet se fermerët po mbijetojnë me shumë mund, pa asnjë ndihmë nga shteti dhe në mungesë të plotë të investimeve në infrastrukturën rurale.

    Duke theksuar se “fermeri është investitori ynë strategjik”, Zhupa prezantoi pikat kryesore të programit të Partisë Demokratike për bujqësinë, i cili synon të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të prekshme për prodhuesit bujqësorë.

    Sipas programit të saj:

    • Do të ketë subvencionim për çdo njësi prodhimi dhe çdo fidanë të mbjellë.

    • Do të sigurohet mbrojtje sezonale për prodhimet bujqësore, në përballje me tregjet dhe kushtet klimaterike.

    • Partia Demokratike angazhohet për daljen e menjëhershme të Shqipërisë nga Ballkani i Hapur, duke e cilësuar këtë nismë si shkatërruese për prodhimin vendas.

    • Karta ID do të shërbejë si NIPT-i i fermerit, për të garantuar akses të drejtpërdrejtë në subvencione.

    • Do të vendoset barazi e TVSH-së në shitje dhe blerje në sektorin e përpunimit, për të siguruar që përfitimi të shkojë direkt te fermerët dhe jo te ndërmjetësit.

    • Gjithashtu, do të ketë subvencionim të naftës për përdorim në bujqësi.

    Postimi i plotë:

     Me fermerët në Metoq!
    Asnjë ndihmë nga shteti, infrastruktura rurale pa asnjë investim, fermerët që mbijetojnë me shumë mund. 
    “Fermeri është investitori ynë strategjik.”- është thelbi i programit për bujqësinë të Partisë Demokratike.
     Subvencionim për çdo njësi prodhimi, çdo fidanë të mbjellë për çdo fermer.
     Mbrojtje sezonale e prodhimeve bujqësore.
     Dalje e menjëhershme e Shqipërisë nga Ballkani i Hapur, që po rrënon prodhimin bujqësor.
    Karta ID do të jetë NIPT-i i fermerit për të përfituar mbështetje direkte (subvencione) të sipërmarrësve
    TVSH në sektorin e përpunimit të prodhimeve bujqësore do të jetë e njëjtë në shitje dhe blerje, duke bërë që paratë të shkojnë direkt te fermeri dhe jo te grosistët.
    Subvencionim i naftës.
    Voto 1
    Voto për bujqësinë madhështore

  • “Rama shkatërroi bujqësinë”, Berisha: Do të katërfishojmë subvencionin për fermerët

    “Rama shkatërroi bujqësinë”, Berisha: Do të katërfishojmë subvencionin për fermerët

    Këtë të diel, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal në Elbasan për të takuar fermerët e zonës, për të cilët premtoi më shumë subvnecione pas 11 majit.
    “Do të dyfishojmë buxhetin për këtë sektor dhe do të 4-5fishojmë subvencionin për fermerët, do të subvencionojmë çdo hektar të mbjellë, çdo njësi prodhimi, çdo kokë, bagëti dhe çdo fidan të mbjellë. Do të japim kredi me garanci 80% nga shteti”, tha Berisha.
    Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se nën qeverisjen e tij, shkatërroi bujqësinë dhe zëvendësoi produktet vendase me ato të importit.

    “Ju nuk jeni më pak punëtorë se sa fermerët e Maqedonisë, të Kosovës, apo të Serbisë, ose të Malit të Zi. Jo, ju jeni shumë punëtorë. Dhe sigurisht, ju doni që fermat tuaja, serrat tuaja, stallat tuaja, të ecin përpara, t’u begatojnë, të pasurohen. Por, kjo nuk ndodh. Sepse, me politikën që ndoqi kjo qeveri, ishte një politikë shkatërrimtare. Hapi kufijtë, doganat për prodhimet e Serbisë, Maqedonisë, fermerë të të cilave, subvencionohen nga 5 gjer 8 herë më shumë se ju. Pra, në qoftë se ju merrni 100 euro subvencion, fermeri në Maqedoni merr 500 euro subvencion, fermeri në Kosovë merr 400 euro subvencion, fermeri në Serbi merr 700 ose 800 euro subvencion. Ky është realiteti. Kjo është e vërteta!”, tha Berisha.
    Sipas demokratëve, socialistët gjatë kësaj fushate elektorale nuk kanë bërë asnjë premtim për fermerët, ndryshe nga PD, që sipas Berishës, do ta ketë prioritet reformën rrënjësore të këtij sektori nëse vjen në pushtet./vizionplus.tv

  • Sali Berisha, doktori i zemrave shqiptare’/ Fermeri dibran: Rama, korbi i zi që sjell vetëm kob e zi për vendin

    Sali Berisha, doktori i zemrave shqiptare’/ Fermeri dibran: Rama, korbi i zi që sjell vetëm kob e zi për vendin

    Sali Berisha, doktori i zemrave shqiptare’/ Fermeri dibran: Rama, korbi i zi që sjell vetëm kob e zi për vendin

    Një fermer nga Dibra ka elektrizuar sallën e mbushur me demokratë, teksa PD me kryetarin Sali Berisha do të prezantiojë kandidatët e ‘PD-ASHM’ për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

    Duke e quajtur liderin demokrat, Sali Berisha, ‘doktoridn e zemrave shqiptare’, fermeri dibran, Femi Zebi tha se vetëm PD mund ta nxjerrë sektorin e bujqësisë nga kriza, që sipas tij në 12 vite në këtë qark nuk mbillet asnjë pemë frutore.

    Teksa iu referua takimit të kryesocialistit Rama tre ditë më parë në Dibër, fermeri tha se ai nuk është gjë tjetër veçse një korb i zi që së bashku me sorrat e tij, sjellin vetëm kob e zi për vendin.

    Sali Berisha, doktori i zemrave shqiptare, i bëra kërkese shtabit të PD për tiu paraqitur këtu e para popullit shqiptar. Ne si fermerë, këtë vit ka falimentuar pemtaria e Dibrës. Ty të don Vlora, jugu, të don gjithë veriu. Doktor, po pse ne Dibra nuk të duam ty?

    Para 3 ditësh në këtë sallë ka qenë një korb i zi, se di doktor nga ju por ne korbin e sorrat i quajmë që sjellim kob e zi. Kam paraqit një kërkese që qeveriasë së korbave e zorrave s’u ankohem e gjunjëzohem.

    Ju i keni ndihmuar fermeët nën qeverisjen tënde, prej 2 muajsh kam dëgjuar dpktorin e zemrave shqiptare që ka formuluar një program të tij që kërkesat e fermerët e Dibrës e Shqipërisë bëjnë prej 12 vitesh. Këtu s’mbillet asnjë pemë frutore, asnjë rrënjë. Perogramin e PD e dëgjoj me vëmendje, kërkojmë finanicm, ulje Tvsh, të pesticideve, plehrave kimike.

  • Mbyllet televotimi, Luana lexon emrat e katër fermerëve më pak të votuar

    Mbyllet televotimi, Luana lexon emrat e katër fermerëve më pak të votuar

    Pas mbylljes së televotimit Luana lexoi emrat e katër fermerëve që janë më pak të votuarit nga publiku.
    Fermerët më pak të votuar ishin Danela, Nur, Kejsi dhe Gani.
    “Kam në duar zarfin, pasi mbrëmjen e kaluar hapa një televotim. Kam në zarf emrat e katër fermerëve më pak të votuiar. Kjo përcakton televotimine  radhës që ëhstë në rrezik eleminimi. Kush dëgjon emrin të dalë në mes të arenës. Renditja ëhstë e rëndësishme. Katër fermerët më pak të vituar futen automatikisht në formulën e cila çon në fund dy prej tyre. Fermeri i parë që kalon në sfidë është Nur, fermeri i dytë është Danela, emri i tretë që kalon në sfidë duke rrezikuar kështu një televotim që çon drejt eleminimit është Kejsi, dhe fermeri i katërt është Ganiu”, lexoi Luana në zarf.

    Ndërkohë që sipas rregullave të Agait pas sfidës mes katër konkurentëve dy prej tyre do të shkojnë në sfidë televotimi ku njëri prej tyre më pas do të lërë Fermën.

  • Po i kryente shërbimet mjetit, ndërron jetë në Fier fermeri 56-vjeçar

    Po i kryente shërbimet mjetit, ndërron jetë në Fier fermeri 56-vjeçar

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Daullas të Fierit.
    Fermeri 56-vjeçar Agron Sukulli ka mbetur aksidentalisht viktimë teksa po kryente shërbimet xhenerike poshtë mjetit.

    Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së viktimës.
    Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe efektivë të policisë së Fierit ku po kryejnë ekspertizën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
    “Rreth orës 09:30, në fshatin Grecalli, shtetasin A. S., rreth 60 vjeç, dyshohet se duke kontrolluar mjetin bujqësor që kishte në pronësi, e ka zënë rrota e mjetit. Si pasojë ai ka humbur jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton Policia.

  • Fermeri: Me programin e PD fermerët shikojnë dritë pas 12 viteve…

    Fermeri: Me programin e PD fermerët shikojnë dritë pas 12 viteve…

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Mbyllet televotimi në Ferma VIP 2/ Kush janë tre fermerët e parë që i “shpëton” pubiku

    Mbyllet televotimi në Ferma VIP 2/ Kush janë tre fermerët e parë që i “shpëton” pubiku

    Big Basta Albi, Roni, Nuri, Danela, Alba, Kejsia dhe Elinara kaluan të gjithë në televotim gjatë spektaklit të së premtes, pasi grupi i tyre humbi sfidën.
    Pak çaste më parë u mbyll televotimi dhe Luana Vjollca lexoi emrat e tre fermerëve të parë të cilët do të vijojnë garën në Ferma Vip 2, të cilët janë Alba, Big Basta dhe Elinara.
    “Fermeri i parë që vijon rrugëtimin në Ferma Vip 2 është Alba. Fermeri i dytë që do të vazhdojë rrugëtimin e tij në Ferma Vip 2 është Big Basta. Fermeri i tretë që do të vijojë rrugëtimin e tij në Fema Vip 2 është Elinara”, lexoi zarfin me verdiktin e publikut Luana.