Tag: fermeri

  • Elianara apo Andrea? Ja kush është fermeri që eliminohet në gjysmëfinale dhe humbet mundësinë për të fituar 100 mijë euro

    Elianara apo Andrea? Ja kush është fermeri që eliminohet në gjysmëfinale dhe humbet mundësinë për të fituar 100 mijë euro

    Elinara është e eliminuara e parë e mbrëmjes së sotme nga Ferma Vip 2, e cila humbet mundësinë për të qenë pjesë e finales së madhe të 20 qershorit.

    Luana lexoi vendimin e publikut pas televotimit të hapur mrbëmjen e së premtes, ku përballë njëri-tjetrit ishin Elinara dhe Andrea, të cilët dumbës sfidat respektivisht përballë Yllit dhe Anduelit.
    Pjesë nga biseda:

    Luana: Vendimi është marrë dhe besoj se pas këtij momenti të bukur është momenti të ndaj lajmin jo fort të bukur. Unë kam në duar zarfin. Një hap larg finales së madhe, njëri prej jush sonte nuk e ka mundësinë ta prekë. Fermeri që humbet përfundimisht statusin dhe që duhet të largohet sonte nga Ferma VIP është Elinara.
    Elinara: Falenderoj produksionin që më bëri këtë ftesë. Falenderoj shqiptarët, uroj të kem qenë një personazh që kam dhënë shpresë, dhe të kem qenë burim frymëzimi. Ju ruorj të gjithë fermerëve rrugëtim të mabrë.

  • I asgjësuan dhitë për shkak të murtajës, fermeri me lot në sy: Më iku buka e gojës

    I asgjësuan dhitë për shkak të murtajës, fermeri me lot në sy: Më iku buka e gojës

    Fermeri

    TIRANË- Hekuran Mata, kishte një fermë me 200 krerë dhi, por brenda dy ditëve janë asgjësuar për shkak të martajës që ka pushtuar vendin. Në një prononcim për Top Channel, Meta tregon me lot në sy se me asgjësimin e tyre, i ka ikur dhe buka e gojës së familjes.
     “Këto kanë ngordhur sot, është një dëm i paimagjinueshëm, kjo ishte mënyra ime e jetesës, kjo ishte buka ime. Në këtë vend edhe rusi nuk na gjente jo më virusi”, shprehet fermeri Hekuran Meta.
    “I vranë këtu para derës sime me çfarë do të jetoj unë tani më thoni, ky ishte i gjithë malli im. Nuk dua para, por dhi, sepse paret i prish shpejt dhitë më sigurojnë jetesën”, shprehet Bajram Meta, fermer.
    “Nëse e llogaris dëmin e këtij sezoni me qumështi dhe keca llogaritet dikur tek 100 mijë euro. Mora fund dua të dëmshpërblehet malli im, asgjë më tepër”, thotë fermeri Meta.
    “Murtajën e kanë sjellë pasi unë nuk kisha nga të merrja këtu. Dikush në këtë fshat bleu disa qingja në Korçë dhe ai mi infektoi dhitë”, përfundon fermeri.
    “Më mbeten zilet bosh veç me ja var njerëzve të shtëpisë tani”, theksoi Bajram Meta.
    Deri më tani janë prekur 716 krerë, prej të cilëve 25 kanë ngordhur, 153 janë eliminuar, dhe pjesa tjetër është në proces eliminimi për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit. 
    Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka konfirmuar shpërthimin e murtajës së bagëtive të imëta në katër vatra të ndryshme në vend. Sëmundja, e cila prek dhen dhe dhi, është jashtëzakonisht ngjitëse për kafshët, sipas Ministrisë nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut, por nuk ka dhënë detaje që lidhen me asgjësimin e saj.

  • SYRI TV/ Fermeri i lënë në harresë nga shteti: Prodhimet nuk nxjerrin as kostot e tyre

    SYRI TV/ Fermeri i lënë në harresë nga shteti: Prodhimet nuk nxjerrin as kostot e tyre

    Fermeri Pajtim Jarua nga Boçova e Fierit është i zhgënjyer nga shteti i cili e ka lënë në harresë, pasi gjithë prodhimet që nxjerr nuk shiten, ose merren me një çmim të ulet që nuk nxjerr as kostot. Fëmijët sipas tij janë larguar në emigrim dhe nuk do të kthehen më në Shqipëri pasi nuk kanë asnjë leverdi për të punuar tokën

    Syri tv

    Pajtim Jarua nga Boçova e Levanit, tregon vështirësitë e një fermeri. Ai shprehet se del me humbje dhe nuk nxjerr as kostot e prodhimit teksa thekson se me punën që ben ne toka arrin të nxjerr në ditë vetëm paratë për një kafe turke.

    Fermeri shkon edhe më tej, teksa e deklaron me krenari se fëmijët e tij kanë bërë shumë mirë që kanë ikur nga Shqipëria pasi këtu do grindeshin për pronat dhe nuk do kishin mundësi ekonomike për familjet e tyre. Sipas Jaruas prej 20 vitesh ne fshat nuk bëhen dasma.

    Edhe pse ka shërbyer si kryeplak i fshatit, fermeri thotë se ndihma nga shteti vjen vetëm kur afrohen zgjedhjet. Pastrohet një kanal, vihen dy drita dhe më pas harresë.

  • Sfida e shkathtësisë, ja kush është fermeri që i shpëton televotimit të dytë

    Sfida e shkathtësisë, ja kush është fermeri që i shpëton televotimit të dytë

    Andera është fermeri i cili doli fitues në sfidën e shpejtësisë, teknikës dhe ekuilibrit, duke shpëtuar në këtë mënyrë nga televotimi i dytë dhe ai i rrezikut për një eliminim të mundshëm, ku tashmë më të rrezikuarit janë Ester, Ylli dhe Elinara.

    “Andrea urime. Elinara, Ester dhe Ylli më vjen keq”, tha Luana.
    Megjithatë loja mund të marrë një tjetër kthesë pasi sonte do të aktivizohet edhe “Hajmalia”, dhe askush nuk e di përveç AGAIT se cila do të jetë fuqia.

  • VIDEO – Ngordhjet misterioze të bagëtive të imëta, pas Postribës shfaqen edhe në zonën e Trushit…

    VIDEO – Ngordhjet misterioze të bagëtive të imëta, pas Postribës shfaqen edhe në zonën e Trushit…

    Pas fshatit Domen në Postribë, rast i ri i sëmundjes së bagëtive, dhive, në Shkodër. Fermeri nga Trushi ka thënë për mediat se ka humb disa krerë të imëta.
    Fermeri Lush Lushi tregon se i kanë ngordhur disa krerë bagëti dhe shpreh shqetësimin se nuk i është ofruar asnjë ndihmë nga autoritetet përkatëse. Ai thekson se askush nuk ka ardhur për të kryer analiza apo për të parë gjendjen në terren.
    

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Në fshatin e qershive, fruti që i ktheu nga emigrimi! Fermerët në Godolesh të frikësuar, i druhen motit dhe rrugës

    Në fshatin e qershive, fruti që i ktheu nga emigrimi! Fermerët në Godolesh të frikësuar, i druhen motit dhe rrugës

    Në fshatin e qershive, në Godolesh të Elbasanit edhe pse ndodhet vetëm 4 km larg qytetit, rruga e keqe i detyron shumë fermerë që transportin e qershive për në treg ta bëjnë me kafshë, të pakët janë që posedojnë një fuoristradë.

    Qershia autoktone e Godoleshit, këtë vit u ka siguruar çmimin më të mirë gjatë këtyre 30 viteve. Kushtet klimaterike kanë bërë që në vendet e tjera të qershive si Dibër, Korçë, dhe Berat prodhimi të jetë shumë i dobët këtë sezon, por kërkesat e larta në treg dhe mungesa e prodhimit ka sjellë rritje të çmimit të këtij fruti ku një kilogram qershie tek fermerët sot blihet nga 250-500 lekë.
    “Në fillim kisha 750 rrënjë, por më pas i bëra 1500 rrënjë, moti i keq në vendet e tjera që kanë qershi solli dëmtime të prodhimit për pasojë ne na siguroi çmimin e mirë, dhe jemi shumë të kënaqur. Cilësia e mirë e qershisë së Godoleshit bënë që tregtarët të vijnë tek ne”, tha fermeri Xhevahir Ademi.
     “Vijnë tregtarët tek qershia dhe jo ne tek tregu. Kemi qershi super”, deklaroi fermeri.
    Xhevahit Ademi, nga babi trashëgoi 750 rrënjë qershi, dikur kjo pasuri nuk i dukej me leverdi, për këtë arsye ai emigroi drejtë Greqisë, ku dhe punoi në sektorin e bujqësisë, por që pronari i tij grek që e ktheu në vendlindje duke i thënë se qershia e Shqipërisë mund t’i siguronte një jetë shumë të mirë se sa ajo e mërgimtarit.
    “Do të shtoj sipërfaqen e qershive kam dëshirë që të arrij 2500 rrënjë, më këtë frut bëj një jetë shumë të mirë dhe nuk më mungon asgjë”, deklaroi fermeri.

    Top Channel

  • Ferma VIP/ Humbën sfidën, Andueli dhe Frederiku shkojnë në televotim

    Ferma VIP/ Humbën sfidën, Andueli dhe Frederiku shkojnë në televotim

    Andueli dhe Frederiku janë dy fermerët të cilët do të shkojnë në televotim, pasi humbën sfidën e tyre përballë Nennes dhe Yllit.
    Katër fermerët ishin përzgjedhur nga publiku për të shkuar në sfidë.
    Luana: Fermeri i parë i zgjedhur nga publiku për të shkuar në një sfidë është Frederiku, fermeri i dytë për të shkuar në sfidë është Andueli, fermeri i tretë i ëprzgjedhur nag publiku për të shkuar në sfidë është Ylli, dhe fermeri i katërt i përzgjedhur për tu sfiduar sonte nga pulbiku është Nenna. Siç e dini sfidat zhvillohen dyshe-dyshe. Ndarjen do ta bëjë kryefermeri. Unë i kërkoj Andreas të bëjë ndarjen. Dyshja që humbet shkon në televotim kokë më kokë.

    Andrea: Duke parë shoqëritë që kanë njëri me tjetrin, ku Nenna dhe Ylli do të bëjnë të pamundërën për të shpëtuar njëri tjetrin.
    Luana: Pra ti vendos në sfidë Yllin dhe nennan përballë Frederikut dhe Anduelit.
    Pas ndarjes në dyshe dyshe, fermerët u sfiduan në një garë shumë të fortë, e cila shkoi deri në topin e fundit.
    Ishte Frederiku dhe Andueli të cilët ishin shumë pranë fitores, por Nenne dhe Ylli u treguan më të saktë në fund, duke i futur të pestë topat brenda në zjarr.
     

  • Televotim i fortë, kush është fermeri që u eliminua nga Ferma VIP

    Televotim i fortë, kush është fermeri që u eliminua nga Ferma VIP

    Sonte u mbyll rrugëtimi i Nur Al Khazal në Ferma VIP.
    Fermerja u përball me një televotim të fortë. Me vendim të Agait, ku dënohej ashpër dhuna verbale dhe bullizmi i fermerëve ndaj njëri-tjetrit, fermerja doli në nominim përballë Albës, Andreas, Big Mamës, Anduelit dhe Big Bastës.
    Ester ka qenë një ndër fermeret që e ka përjetuar më shumë largimin e Nur për shkak të raportit të ngushtë që vajzat krijuan në fermë.

    /vizionplus.tv

  • Limi harron Albën? Fermeri “lum komentesh” ndaj Nenne: Sa e mirë po dukesh!

    Limi harron Albën? Fermeri “lum komentesh” ndaj Nenne: Sa e mirë po dukesh!

    Historia romantike mjaft e përfolur Alba-Limi duket se është drejt fundit. Keqkuptimet, debatet, xhelozitë dhe deklaratat e Limit, shfaqin një krizë në marrëdhënien e tyre.
    Por, një çift i ri mund të krijohet në Ferma VIP 2 me protagonist kryesor po Limin.
    Është pikërisht Nenna, fermerja më e re që ka arritur të trazojë ujërat me hyrjen e saj në fermë. Një “lum komentesh” janë drejtuar drejt saj nga Limi, gjatë një bisesde në verandë.

    Fermeri, me pyetjet dhe sjelljen e tij, na lë të nënkuptojmë që ai është shumë i hapur për të njohur Nenne-ën.
    Por, për të ndjekur zhvillimet e reja mes tyre, mund të ndiqni Ferma VIP 2 në dy kanalet e dedikuara Tring në 24 orë.
    Pjesë nga biseda:
    Limi: Sa e mirë po dukesh!
    Nenne (buzëqesh):  O faleminderit!
    Big Mama: Edhe era mirë po të vjen
    Nenne: Falemiderit!
    Fermerja nis të këndojë: Për mua fol prezenca, 0 konkurenca.
    Limi: Po ky tatuazhi këtu, çfarë është?
    Nenne (me batuta): Dy femra janë, janë dy  gratë e fqinjve.

    /vizionplus.tv

  • Belinda Balluku nga Libofsha: Me vendosmëri do të bëjmë edhe më shumë në mbështetje të çdo fermeri

    Belinda Balluku nga Libofsha: Me vendosmëri do të bëjmë edhe më shumë në mbështetje të çdo fermeri

    Libofshë, bashkë me @ceno.klosi në një diskutim të hapur mbi problematikat dhe sfidat e sektorit bujqësor 🚜, për të cilat do të kemi një vëmendje edhe më të shtuar në mandatin e ri qeverisës. Me vendosmëri do të bëjmë edhe më shumë në mbështetje të çdo fermeri 👨‍🌾👩‍🌾 dhe përmirësimit të infrastrukturës bujqësore