Tag: fermeri

  • “Ik se do vdesësh”/ Fermeri në Pukë flet pas incidentit: U zgjuam me krisma armësh, kam pasur një konflikt verbal me…

    “Ik se do vdesësh”/ Fermeri në Pukë flet pas incidentit: U zgjuam me krisma armësh, kam pasur një konflikt verbal me…

    Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Munellë të Pukës, ku u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij, ka reaguar vetë fermeri Erjon Nikolli për News24, duke treguar përjetimet e familjes dhe frikën që ka kapluar të gjithë.
    “Dje u zgjuam me krisma armësh. Këtu rri me nusen, kam pasur edhe kunatën dhe fëmijët ngjitur. Jemi të traumatizuar, nuk mund ta besoj që diçka e tillë mund të na ndodhë,” u shpreh Nikolli. Ai sqaroi se është një fermer që merret vetëm me bagëti dhe se e vetmja përplasje që ka pasur ka qenë një konflikt verbal me një bashkëfshatar.
    “Thirrja ime për institucionet është të më japin një zgjidhje. Kam ardhur nga emigrimi, kam investuar në bagëti për të siguruar të ardhmen e familjes. Nuk kërkoj asgjë tjetër, vetëm të punoj dhe të jetoj i qetë,” theksoi ai.
    Ngjarja ka lënë gjurmë të thella edhe te bashkëshortja e tij, e cila është në muajin e nëntë të shtatzënisë. “Jam e traumatizuar. Duke marrë parasysh edhe gjendjen në të cilën ndodhem, është e domosdoshme që të merren masa,” tha ajo.
    Ndërkohë, policia vijon hetimet, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja si dhe një mesazh kërcënues i shkruar në një gur: “Ik se do të vdesësh”. Ende nuk ka persona të ndaluar për këtë ngjarje.

  • “Ik se do vdesësh”! Fermeri në Pukë merr mesazhin kërcënues në gur, qëllohet me armë zjarri

    “Ik se do vdesësh”! Fermeri në Pukë merr mesazhin kërcënues në gur, qëllohet me armë zjarri

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    PUKË-Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Munellë të Pukës, ku një fermer është kërcënuar me vdekje dhe është qëlluar me armë zjarri. Fatmirësht fermeri shpëtoi pa lëndime, ndërsa policia pas mbërritjes në vendngjarje ka nisur hetimet. Gjatë kontrollit, efektivët kanë sekuestruar gëzhoja plumbash në arë.
    Erjon Nikollit, i cili jeton me bashkëshorten shtatëzënë dhe fëmijët e vegjël, i kanë lënë një mesazh kërcënues në gur ku shkruhet “Ik se do të vdesësh”.
    Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motivit të atentatit./ZËRI

  • “Ik se do të vdesësh”/ Fermeri nga Puka qëllohet me armë zjarri në afërsi të banesës

    “Ik se do të vdesësh”/ Fermeri nga Puka qëllohet me armë zjarri në afërsi të banesës

    Një fermer në fshatin Munellë të Pukës ka denoncuar në polici se është qëlluar me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij.

    Erjon Nikollit, i cili jeton me bashkëshorten shtatëzënë dhe fëmijët e vegjël, i kanë lënë një mesazh kërcënues në gur ku shkruhet “Ik se do të vdesësh”.

    Gjithashtu në tokë policia ka gjetur gëzhojat, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

  • Rama shembi bujtinat në Theth/ Edhe “Çuçka” i Kolonjës nuk mbetet pas, i sulet stallës së fermerit

    Rama shembi bujtinat në Theth/ Edhe “Çuçka” i Kolonjës nuk mbetet pas, i sulet stallës së fermerit

    Teksa IKMT-ja ndërmori një aksion për prishjen e rreth 80 objekteve të ndërtuara pa lejë në zonën e Parkut Kombëtar të Thethit, në skajin tjetër të Shqipërisë në Ersekë, kryebashkiaku Erion Isai është angazhuar personalisht të prishë forcërisht stallën e një fermeri të zonës.
    Kryebashkiaku i Kolonjës, i njohur gjerësisht në zonë me nofkën “Çuçka”, ka vendosur t’i vërsulet një stalle të ndërtuar para vitit 2020 nga fermeri Elodjan Beqo.
    Ky i fundit prej muajit qershor 2021 ka aplikuar pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës dhe aktualisht është në proces legalizimi të objektit stallë, ku mban qindra bagëti.
    Objektin fermeri e ka ndërtuar në tokën e tij të hipotekuar për nevoja të familjes dhe fermës së tij ku mbarështon bagëtitë. Por përmes një vendimi të menjëhershëm, kryetari i Ersekës, Erjon Isai, ka vendosur t’ia prishë.
    Përmes një njoftimi të firmosur nga vetë kryebashkiaku Isa, ai ka paralajmëruar fermerin, Elodjan Beqo, se ditën e nesërme ditë e hënë në datën 28 Korrik 2025,në orën 11:00 do kryejë me fadromat e bashkisë objektin (stallë) në vendin e quajtur “Pyllëzimi i Ersekës”.

    Nga ana tjetër para se të kryhet kjo procedurë, fermeri Elodjan Beqo pretendon se është tërësisht i rregullt, ka paguar taksat e femerit dhe ka ndërtuar në një sipërfaqe toke që është tërësisht e tij dhe me dokumenta hipotekorë.
    Për shkak të veprimeve arbitrare të zyrtarëve të bashkisë Ersekë dhe veprimeve të personalizuara nga kryebashkiaku i zonës, Erion Isai, Beqo, ka paraqitur një kallëzim penal ndaj zyrtarit të bashkisë.
    Kallëzimi është referuar nëprokurori për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Mbajtjes pa të drejtë të titujve” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”.
    Kjo pasi sipas kallëzimit kryetari i bashkisë Ersekë ka shmangur qëllimit Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, duke marë kopetencat e këtij organi dhe vepruar edhe si kryebashkiak edhe si drejtor IMT-je.
    Ndërkohë të kallëzuar në prokurorinë e Shkodrës janë dhe Petro Risto, me detyrë zv/kryetar i bashkisë Ersekë, Brikena Ali me detyrë Drejtoreshë e Shërbimeve Publike, Ermal Zylfo me detyrë Drejtor i Policisë Bashkiake dhe Orgest Lifo me detyrë Drejtor i Çështjeve Juridike dhe Prokurimeve Publike./Ora News
           

  • “Aksioni për sigurinë ushqimore, i rëndësishëm”, Zusi: Rasti i rigonit? Nuk është e gabuar të kërkohet faturë

    “Aksioni për sigurinë ushqimore, i rëndësishëm”, Zusi: Rasti i rigonit? Nuk është e gabuar të kërkohet faturë

    Kreu i shoqatës eksportuese, Alban Zusi vlerësoi aksionin e ndërmarrë për sigurinë ushqimore, ndonëse i vonuar. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, ai përmendi si problem faktin se shumë biznese të vogla nuk lëshojnë fatura për të mos kaluar të ardhurat që më pas mund të tatohen.
    “Problemi kryesor sot është se bizneset korrekte, që prodhojnë në mënyrë të sigurt dhe të ligjshme, e kanë te dyqani që s’ju merr faturën apo restoranti. Po të shkosh tek të gjithë dyqanet që tregtojnë produkte ushqimore, do t’i gjesh maksimumi me 30 % të faturave. Një vendimmarrje sërish shumë e drejtë, për të mos e tatuar biznesin e vogël deri 80 në 100 milionë lekë, por mënyra se si është ndërtuar është bërë e tillë se biznesi i vogël po shpërdoron këtë favor duke mos pranuar të marrë fatura sepse thotë kaloj 80 mln dhe futem te biznesi i madh dhe fillojnë tatimet. Kjo ka vënë në kryeqëzim bizneset e mëdha, serioze që duan të rriten e respektojnë ligjin.”, u shpreh ai.
    Zusi thotë se fermeri nuk duhet taksuar, por edhe ndihmuar me mbështetje financiare.
    “Unë jam i bindur se ne nuk duhet ta taksojmë fermerin, sa herë na fut një produkt në treg, duhet t’i japim ca para mbrasht atij dhe do të dalim më të fituar. Sepse 5 lekë në hallkën e parë të zinxhirit që është fermeri ne na kthehet në 15 në hallkën e fundit. T’i japim edhe ca para që të mos japë as edhe një kg pa faturë dhe në momentin që pritet fatura e parë për një produkt, ajo do e shoqërojë deri në fund. Dhe është vetë zinxhiri që e vetërregullon.”, thotë ai.
    Komentoi edhe rastin në Sarandë, ku një tregtare përplaset me një inspektor pasi i kërkon që të shënojë tek pakoja e rigonit se cili është prodhuesi i produktit. Sipas tij, ndonëse duket shaka, nuk është e gabuar që të kërkohet kontroll edhe për rigonin pasi sipas tij, në shumicën e rasteve nuk ndiqen rregullat e duhura për sigurinë.
    “Duket si shaka. Por nuk është aspak gabuar edhe të kërkosh faturë për rigonin. Ai rigoni mblidhet edhe ndoshta në 2 mijë metra lartësi. Fermeri shkon me thes për ta futur brenda dhe një ndër arsyet e kthimeve të produkteve të bimëve medicinale, kthehen 500 ton në vit, është se edhe pse janë mbledhur në 2 mijë metër lartësi ju dalin me pesticide. Kërkesa kryesore që kshiin këto grumbulluesit e bimëve medicinale para disa vitesh ‘na jepni thashë që t’jua japim fermerëve se po na ndosin produktet me të’. Ky fermeri e merr rigonin dhe bimët medicinale që i marrim në çaj, ai për ta tharë këtë e shtron në oborrin e shtëpisë së tij. Në oborr shëtit pula, qeni dhe ai aty do e hedhë. Këto ndotës mund të shkojnë te rigoni. E treta, në ditë si puna e djeshme që rrezikonte të binte shi, fermeri e mbledh dhe e fut në plasmas, fillon myku i cili lëshon toksina. Ne e marrim për bio këtë. Prandaj edhe rigoni duhet të ketë linjë të kontrollit. Ajo zonja mund ta marrë rigonin për shtëpinë e vet, për kur ma shet mua minimalisht duhet ta kontrollë dikush që është agronomi. Duhet ta shohë procesin se si ka ardhur ai rigon. “, tha ai.
    Sipas tij, turizmi duhet të shërbejë me produktin vendas dhe paratë që vijnë nga sektori i turizmit, duhet të shkojnë përveç hotelierëve, edhe tek fermeri et dhe të krijohet një zinxhir vendas.
    “Në një studim që kam bërë pa u thelluar shumë, më rezultoi se ishte mbi 35-40% GDP e lidhur me ushqimin. Gjithë fabrikat që e përpunojnë, restorantet ku janë. Kemi 40% të GDP, 40% të njerëzve të lidhur me produktin e ushqimit, 20% në industri, të tjerë që prodhojnë ambalazhe e etiketa për këto industri. Pra mund të kemi edhe mbi 50% të popullsisë që punon te industria e ushqimit.”, u shpreh ai.
    Për tregun e mishit, ai përmendi rastin e Rumanisë. Zusi thotë se mund ta bëjmë tregun vendas konkurrues, jo vetëm për të zëvendësuar importin, por edhe për eksport.
    “Ne kemi 300 mln euro treg të mishit që nuk e furnizojmë se 300 mln euro janë importet e mishit, dhe asnjëri s’ma mbush mendjen që nuk e prodhjojmë këtu. Rumania para 25 vitesh nuk ishte fare në hartën e prodhimit të derrit. 30 euro për derr, kush e prodhon 30 euro i ka neto subvencione nga shteti. Sot të gjitha gjithë kompanitë e mëdha të përpinimit të mishit duan një stabiliemnt në rumani se mund të ketë mbi 25 mln krerë. Neve kemi mbi 300 mln euro vetëm importe mishi, kemi 500 mln euro importe produktesh të tjera ushqimore. E ke tregun këtu. Të nxisim disa të tjerë që të prodhojnë produktet e mbrojtjes, bëjmë edhe kërkim shkencor dhe kur ulim me 10-15 % koston bëhet konkurrues. Jo vetëm që zëvendëson importin por del edhe në eksport”, shtoi Zusi.

  • Qeveria gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

    Qeveria gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

    Pas përfundimit të aksionit për kontrollin e tregtimit me faturë të produkteve blegtorale, qeveria po përgatitet të rikthejë një skemë kompensimi për fermerët nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së në nivelin 10%.
    Sipas burimeve për Monitor, është gati një projektligj i ri, i cili parashikon që kompensimi për fermerët të aplikohet duke nisur nga viti 2026, si pjesë e një reforme më të gjerë për formalizimin e zinxhirit agroushqimor dhe uljen e kostove për prodhuesit vendas.
    Deri tani në rang vendi rezultojnë të regjistruar 100 mijë fermerë të pajisur me NIPT që kanë të drejtë të shesin te përpunuesi, grumbulluesi apo supermaketet produktet e veta, pa faturë TVSH-je, por nëpërmjet autofaturës që plotësohet prej blerësit.
    Skema e TVSH-së së rimbursueshme që përfitohej prej përpunuesve u hoq plotësisht në vitin 2022. Pas heqjes së saj, ku fermeri përfitonte tregtimin e produkteve me çmim të leverdisshëm, u rrit kostoja e prodhimit, sepse TVSH-ja e paguar nuk kreditohet më dhe bëhet pjesë e kostos së lëndës së parë.
    Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së për përpunuesit ishte 20%, çka do të thotë se psh,. për çdo blerje të qumështit me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme.
    Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.
    Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. TVSH-ja në blerje (nga fermerët) u ul në 6%. Ndërsa TVSH-ja në shitje e produkteve të bulmetit mbeti 20%. Kjo krijoi një pabarazi fiskale, pasi industria paguante më shumë në dalje sesa kreditonte në hyrje.
    Prej vitit 2022, skema e TVSH-së së kreditueshme u heq plotësisht, duke vendosur 0% TVSH të zbritshme për blerjet e qumështit nga fermerët.
    Shoqata e Industrisë së Përpunuesve të Qumështit propozoi që skema të harmonizohej me praktikat e rajonit, ku TVSH-ja e blerjes dhe e shitjes të unifikohej në 6% ose 9%, për të shmangur pabarazitë tatimore.
    Skema e vjetër të zëvendësohej me një mekanizëm neutral fiskal, jo penalizues për përpunuesin. Ky propozim nuk u pranua nga Ministria e Financave në buxhetin e vitit 2022.
    Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.
    Por përpunuesit në atë kohë theksuan se skema e subvencioneve nuk do të ketë efekt të të drejtpërdrejtë në uljen e kostos së lëndës së parë për industrinë. Nuk garanton formalizimin, sepse nuk është e lidhur me volumin real të qumështit të shitur.
    Ndryshe nga rajoni, ku subvencionet jepen për litër qumësht të prodhuar e dorëzuar, në Shqipëri mungon kjo logjikë e orientuar drejt prodhimit të formalizuar.
    Situata me heqjen e TVSH-së së kreditueshme, kostot e larta të ushqimit të kafshëve nga fragmetizimi i tokave dhe mungesës së vaditjeve krijuan një zinxhir pasojash në sektor, duke ulur ndjeshëm volumin e përpunimit dhe duke vënë në rrezik vazhdimësinë e kapaciteteve prodhuese, ndërkohë që tregu po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të fortë të mallrave të gatshme që vijnë nga importi.
    Po ashtu për shkak të çmimit më të lirë të shitjes së qumështit jashtë, importet vijojnë të jenë në nivele të larta, pasi qumështi i prodhuar nga fermat e huaja po përdoret, kryesisht në sezonin e verës si lëndë e parë për përpunuesit vendas.
    Në periudhën janar-prill 2024 u importuan 6 mln litra qumësht sipas të dhënave të Doganave. Kjo ishte sasia më e larta e qumështit e importuar prej 2016-s. Për janar-prill 2025 u importuan 5,1 mln litra qumësht. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar importet janë ulur 15,4%.
    Çfarë synon aksioni?
    Nisja prej 14 korrikut të aksionit të tatimorëve për kontrollin e zinxhirit të tregtimit të mallrave blegtorale nga fermeri drejt grumbulluesit dhe konsumatorit final shkaktoi paqartësi te fermerët në radhë të parë dhe grumbulluesit ku nisën t’i kërkonin njëri-tjetrit fatura fiskale, teksa mes tyre transaksionet dokumentohet me autofaturim të blerësit. Po ashtu inspektorët tatimorë nisën të kërkonin origjinën e mallit edhe te tregtarët ambulantë.
    Nisur nga situata Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, ku rezulton informalitet i lartë në tregtimin e tyre, sidomos prej grumbulluesve dhe përpunuesve të mëdhenj. Nëpërmjet këtij aksioni tatimet synojnë të rrisin të ardhurat, dhe të forcojnë sistemin për gjurmueshmërinë e mallit.
    Pavarësisht nisjes së aksionit skema e faturimit për tregtimin e mallrave blegtorale nga fermeri drejt grumbulluesit nëpërmjet faturës fiskale të llojit autofaturim, me qëllim më pas hedhjen në treg të tyre për konsumatorin final nuk ndryshoi. Do të vijojë të mbetet e njëjtë. Pra fermeri i pajisur me NIPT shet produktet e tij te grumbulluesi, përpunuesi apo supermarketet, ndërsa këta të fundit kanë detyrimin e lëshimit në SelfCare të autofaturës.
    E njëjta skemë do të vijojë të funksionojë për shitjen e fermerëve të regjistruar si tatimpagues për kategorinë  “person fizik” apo “shpk”. Në këtë rast fatura e fiskalizuar për shitjen e mallit lëshohet prej tij. Në këtë rast nuk funksionon autofatura.
    Po ashtu përmes një njoftimi Tatimet bënë me dije se tregtarët ambulantë nuk kanë asnjë detyrim për të lëshuar faturë dhe për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat.
    Ndërsa Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në reagimin e saj bëri me dije se kontrollet për sigurinë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore nuk janë aksion kundër fermerëve, por një hap për ta formalizuar, forcuar dhe mbështetur sektorin bujqësor./ Monitor

  • Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

    Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

    Pas përfundimit të aksionit për kontrollin e tregtimit me faturë të produkteve blegtorale, qeveria po përgatitet të rikthejë një skemë kompensimi për fermerët nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së në nivelin 10%.Sipas burimeve për Monitor, është gati një projektligj i ri, i cili parashikon që kompensimi për fermerët të aplikohet duke nisur nga viti 2026, si pjesë e një reforme më të gjerë për formalizimin e zinxhirit agroushqimor dhe uljen e kostove për prodhuesit vendas.Deri tani në rang vendi rezultojnë të regjistruar 100 mijë fermerë të pajisur me NIPT që kanë të drejtë të shesin te përpunuesi, grumbulluesi apo supermaketet produktet e veta, pa faturë TVSH-je, por nëpërmjet autofaturës që plotësohet prej blerësit.Skema e TVSH-së së rimbursueshme që përfitohej prej përpunuesve u hoq plotësisht në vitin 2022. Pas heqjes së saj, ku fermeri përfitonte tregtimin e produkteve me çmim të leverdisshëm, u rrit kostoja e prodhimit, sepse TVSH-ja e paguar nuk kreditohet më dhe bëhet pjesë e kostos së lëndës së parë.Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së për përpunuesit ishte 20%, çka do të thotë se psh,. për çdo blerje të qumështit me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme.Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. TVSH-ja në blerje (nga fermerët) u ul në 6%. Ndërsa TVSH-ja në shitje e produkteve të bulmetit mbeti 20%. Kjo krijoi një pabarazi fiskale, pasi industria paguante më shumë në dalje sesa kreditonte në hyrje.Prej vitit 2022, skema e TVSH-së së kreditueshme u heq plotësisht, duke vendosur 0% TVSH të zbritshme për blerjet e qumështit nga fermerët.Shoqata e Industrisë së Përpunuesve të Qumështit propozoi që skema të harmonizohej me praktikat e rajonit, ku TVSH-ja e blerjes dhe e shitjes të unifikohej në 6% ose 9%, për të shmangur pabarazitë tatimore.Skema e vjetër të zëvendësohej me një mekanizëm neutral fiskal, jo penalizues për përpunuesin. Ky propozim nuk u pranua nga Ministria e Financave në buxhetin e vitit 2022.Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.Por përpunuesit në atë kohë theksuan se skema e subvencioneve nuk do të ketë efekt të të drejtpërdrejtë në uljen e kostos së lëndës së parë për industrinë. Nuk garanton formalizimin, sepse nuk është e lidhur me volumin real të qumështit të shitur.Ndryshe nga rajoni, ku subvencionet jepen për litër qumësht të prodhuar e dorëzuar, në Shqipëri mungon kjo logjikë e orientuar drejt prodhimit të formalizuar.Situata me heqjen e TVSH-së së kreditueshme, kostot e larta të ushqimit të kafshëve nga fragmetizimi i tokave dhe mungesës së vaditjeve krijuan një zinxhir pasojash në sektor, duke ulur ndjeshëm volumin e përpunimit dhe duke vënë në rrezik vazhdimësinë e kapaciteteve prodhuese, ndërkohë që tregu po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të fortë të mallrave të gatshme që vijnë nga importi.Po ashtu për shkak të çmimit më të lirë të shitjes së qumështit jashtë, importet vijojnë të jenë në nivele të larta, pasi qumështi i prodhuar nga fermat e huaja po përdoret, kryesisht në sezonin e verës si lëndë e parë për përpunuesit vendas.Si qumështi vendas po zëvendësohet me importeNë periudhën janar-prill 2024 u importuan 6 mln litra qumësht sipas të dhënave të Doganave. Kjo ishte sasia më e larta e qumështit e importuar prej 2016-s. Për janar-prill 2025 u importuan 5,1 mln litra qumësht. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar importet janë ulur 15,4%.Çfarë synon aksioni? Nisja prej 14 korrikut të aksionit të tatimorëve për kontrollin e zinxhirit të tregtimit të mallrave blegtorale nga fermeri drejt grumbulluesit dhe konsumatorit final shkaktoi paqartësi te fermerët në radhë të parë dhe grumbulluesit ku nisën t’i kërkonin njëri-tjetrit fatura fiskale, teksa mes tyre transaksionet dokumentohet me autofaturim të blerësit. Po ashtu inspektorët tatimorë nisën të kërkonin origjinën e mallit edhe te tregtarët ambulantë.Nisur nga situata Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, ku rezulton informalitet i lartë në tregtimin e tyre, sidomos prej grumbulluesve dhe përpunuesve të mëdhenj. Nëpërmjet këtij aksioni tatimet synojnë të rrisin të ardhurat, dhe të forcojnë sistemin për gjurmueshmërinë e mallit.Pavarësisht nisjes së aksionit skema e faturimit për tregtimin e mallrave blegtorale nga fermeri drejt grumbulluesit nëpërmjet faturës fiskale të llojit autofaturim, me qëllim më pas hedhjen në treg të tyre për konsumatorin final nuk ndryshoi. Do të vijojë të mbetet e njëjtë. Pra fermeri i pajisur me NIPT shet produktet e tij te grumbulluesi, përpunuesi apo supermarketet, ndërsa këta të fundit kanë detyrimin e lëshimit në SelfCare të autofaturës.E njëjta skemë do të vijojë të funksionojë për shitjen e fermerëve të regjistruar si tatimpagues për kategorinë  “person fizik” apo “shpk”. Në këtë rast fatura e fiskalizuar për shitjen e mallit lëshohet prej tij. Në këtë rast nuk funksionon autofatura.Po ashtu përmes një njoftimi Tatimet bënë me dije se tregtarët ambulantë nuk kanë asnjë detyrim për të lëshuar faturë dhe për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat.Ndërsa Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në reagimin e saj bëri me dije se kontrollet për sigurinë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore nuk janë aksion kundër fermerëve, por një hap për ta formalizuar, forcuar dhe mbështetur sektorin bujqësor./ Dorina Azohttps://monitor.al/pa-autofature-ska-mall-nga-fermeri-tatimet-aksioni-po-forcon-kontrollin-ndaj-grumbulluesve/https://monitor.al/tatimet-sqarojne-aksionin-ambulantet-skane-detyrim-per-fature-apo-dokumentacion-tatimor/Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Pa autofaturë s’ka mall nga fermeri; Tatimet: Aksioni po forcon kontrollin ndaj grumbulluesve

    Pa autofaturë s’ka mall nga fermeri; Tatimet: Aksioni po forcon kontrollin ndaj grumbulluesve

    Çdo mall i blerë nga fermeri qoftë qumësht, mish, apo perime duhet të shoqërohet me faturë fiskale (e llojit autofaturë), për të vërtetuar transaksionin dhe origjinën, në të kundërt blerësit e këtyre produkteve rrezikojnë të gjobiten apo t’u konfiskohet malli.Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se në fokus të aksionit të ndërmarrë prej ditës së hënë synohet të forcohet kontrolli në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, ku rezulton informalitet i lartë në tregtimin e tyre, sidomos prej grumbulluesve dhe përpunuesve të mëdhenj.Pra skema e faturimit për tregtimin e mallrave blegtorale nga fermeri drejt grumbulluesit nëpërmjet faturës fiskale të llojit autofaturim, me qëllim më pas hedhjen në treg të tyre për konsumatorin final nuk ndryshon. Do të vijojë të mbetet e njëjtë. Pra fermeri i pajisur me NIPT shet produktet e tij te grumbulluesi, ku ky i fundit ka detyrimin e lëshimit në SelfCare të autofaturës.Po përveç pjesës fiskale me qëllim rritjen e arkëtimeve, aksioni i tatimoreve synon të forcojë ndjeshëm procesin e gjurmueshmërisë për sigurinë ushqimore në vend, pasi një mall i shitur me faturë arrin të gjurmohet lehtësisht në sistem .“Një pjesë e konsiderueshme e transaksioneve të tregtimit të produkteve blegtorale kryhen jashtë sistemit tatimor, duke mos garantuar gjurmueshmërinë e origjinës së mallit, mungesën e dokumentacionit shoqërues dhe duke penguar formalizimin e zinxhirit të vlerës.Për të adresuar këtë problem, aksioni i ndërmarrë së fundmi ka në fokus përpunuesit dhe grumbulluesit e produkteve bujqësore. Sipas udhëzimeve të administratës tatimore, këta subjekte janë të detyruar që, gjatë blerjes së produkteve nga fermerët, të përdorin autofaturën si mjet për dokumentimin e transaksionit, ku informaliteti tek ta ka rezultuar i lartë”, sqaruan nga DPT.Sipas të dhënave të DPT-së në vend rezultojnë 100 mijë fermerë të regjistruar me NIPT që kanë detyrimin të tregtojnë mallrat e prodhuara nëpërmjet autofaturave që i lëshon blerësi.E njëjta skemë do të vijojë të funksionojë për shitjen e fermerëve të regjistruar si tatimpagues për kategorinë  “person fizik” apo “shpk”. Në këtë rast fatura e fiskalizuar për shitjen e mallit lëshohet prej tij. Në këtë rast nuk funksionon autofatura.Çfarë është autofatura?Autofatura është një dokument tatimor që lëshohet nga blerësi (përpunuesi apo grumbulluesi), në emër të shitësit (fermerit), në rastet kur fermeri është I pajisur me NIPT dhe bën shitje pa faturë TVSH -je për xhiron me vlerë deri 10 milionë lekë në vit.Kjo procedurë synon të garantojë që transaksioni të dokumentohet ligjërisht dhe të mundësohet regjistrimi i origjinës së produktit në sistemin fiskal.Pra fermeri i pajisur me NIPT do të vijojë që produktet e prodhuara që i shet të grumbulluesi, përpunuesi, supermarketet, apo tregtarët e shumicës dhe pakicës, pa faturë TVSH-je për një qarkullim vjetor deri në 10 milionë lekë.Detyrimi për lëshimin e faturës është e blerësit të këtyre produkteve, që në këtë rast mund të jetë një grumbullues, përpunues apo supermarket. Prej këtyre të fundit fatura fiskale që lëshohet në SelfCare ëhstë e lloji autofaturë “Blerje nga fermerët vendas”.  Autofatura duhet të firmoset nga shitësi që në këtë rast është fermeri, ku krahas të dhënave të tij emri dhe NIPT-i e fermerit përshkruhet edhe lloji i mallit të blerë dhe vlera pa TVSH. Pra autofatura përmban të gjithë elementët e një fature fiskale, por ajo lëshohet nga blerësi, jo nga shitësi.Si lëshohet autofatura fiskale për fermerin?Tatimet sqarojnë se referuar nenit 8, pika 1, gërma “a” e udhëzimit nr.16, datë 03.04.2020, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, mallrat e blera nga prodhuesit bujqësorë e blegtoralë duhet të shoqërohen me faturë të fiskalizuar.Për lëshimin e saktë të këtyre faturave, tatimpaguesit duhet të ndjekin disa hapa:Zgjidhni opsionin “autofaturë”, i cili përmban automatikisht të dhënat e blerësit që po lëshon faturën2. Lloji i faturës duhet të jetë “Blerje nga fermerët vendas” (Domestic)3. Vendosni të dhënat e fermerit shitës (emri dhe NIPT-i)4. Përshkruani mallrat e blerë, pa llogaritur TVSH-nëKujdes. Për të vërtetuar saktësinë e transaksionit dhe origjinën e mallrave të shitur, rekomandohet që fatura të jetë e nënshkruar nga shitësi (fermeri).https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1900/njoftim-per-menyren-e-leshimit-te-faturave-per-blerjet-nga-prodhuesit-bujqesore-dhe-blegtoraleSi lëshohet nga SelfCare autofatura? Hapat për lëshimin e faturës janë: 1. Pasi kemi aksesuar platformën nëpërmjet kredencialeve të portalit e-Albania të biznesit, shkojmë te menuja “Faturat” dhe klikojmë “Lësho faturë”.Zgjidhet tipi i faturës me ose pa para në dorë, dhe te opsioni autofaturë përzgjedhim llojin e autofaturës “Blerje nga fermerët vendas”.Plotësohen saktë të dhënat e shitësit, në rastin tonë prodhues bujqësor dhe blegtoral, duke përzgjedhur dhe vendosur numrin NIPT te identifikimi i shitësit. Kujdes! Duhet të plotësohet saktë NIPT-i i fermerit!Plotësojmë artikujt e blerë nga fermeri bashkë me sasinë dhe vlerën përkatëse, pa llogaritur TVSH-në.Shtojmë mënyrën e pagesës, në varësi të llojit të faturës me para në dorë apo pa para në dorë.Për të përfunduar faturimin klikojmë “Regjistro Faturën”.https://www.youtube.com/watch?v=FZZzX9qngvk  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ylli Dreshaj “zhduket” pas bujës në Ferma VIP, zbulohet me çfarë po merret në Zvicër fermeri

    Ylli Dreshaj “zhduket” pas bujës në Ferma VIP, zbulohet me çfarë po merret në Zvicër fermeri

    Pas bujës që shkaktoi me pjesëmarrjen në Ferma Vip, ku historia e ndarjes nga bashkëshortja dhe spekulimet mbi orientimin e tij seksual u komentuan gjerësisht në rrjete sociale dhe media, Ylli Dreshaj ka vendosur të tërhiqet nga vëmendja publike.

    Ish-fermeri, që u kthye në një ndër personazhet më të përfolur të formatit, ka zgjedhur Zvicrën dhe Gjermaninë për të kaluar ditët e nxehta të verës. Megjithatë, pushimet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga ndjekësit. Në një postim të fundit, Ylli është shfaqur me një fshirëse xhamash në dorë në një apartament në Zvicër duke lënë ndjekësit në dilemë.
    Në një prononcim të shkurtër për revistën “Bordo”, Dreshaj ka treguar se ndodhet në Zvicër për disa bashkëpunime profesionale, ndërsa njëkohësisht ka shfrytëzuar rastin për të pushuar dhe për të marrë pak kohë për veten larg zhurmës mediatike.

    Me këtë qasje të re, duket se Ylli po përpiqet të rigjejë balancën mes jetës personale dhe asaj publike ,ndoshta për të hapur një kapitull të ri.

  • PL: Qeveria ka dështuar, vendi është i mbushur me grurë serbie

    PL: Qeveria ka dështuar, vendi është i mbushur me grurë serbie

    Partia e Lirisë denoncon politikat e qeverisë për subvencionimin e fermerëve, ku vendi është mbushur me grurë të importuar nga Serbia. Sipas zv/sekretares Brunilda Haxhiu, sistemet e vaditjes janë të degraduara dhe tregu po dominohet nga monopole dhe mungesë pikash grumbullimi. “Kjo qeveri ka dështuar në menyrë sistematike në zhvillimin e bujqësisë. Subvencionet jepen me vonesa, në mënyrë selektive dhe pa transparencë. Fermerët shqiptarë marrin disa herë më pak ndihmë sesa fermerët në Kosovë, Maqedoni, Serbi apo Greqi. Kostot e inputeve bujqësore janë të papërballueshme”,-tha në deklaratën për shtyp.
    Deklarata e plotë:

    Ndërkohë që Shqipëria konsumon grurin e Serbisë, festa e grurit ne Pojan të Fierit eshtë festa e hipokrizisë ndaj bujqësisë! Në fshatrat e Fierit, fermerët po përballen me dështim të plotë në kulmin e korrjes së grurit. Toka e mbjellë është përgjysmuar, rendimenti është ulur ndjeshëm, dhe kostoja e inputeve i ka çuar drejt falimentimit. Fermeri shqiptar sot nuk ka më as mbështetje, as shpresë.
    Bujqësia shqiptare ndodhet në krizën më të thellë në dekada. Ajo nuk është viktimë e fatit, por pasojë direkte e një modeli qeverisës të dështuar, që ka injoruar fshatin, ka përbuzur fermerin dhe ka shkatërruar çdo shpresë për zhvillim të qëndrueshëm rural. Qeveria shqiptare feston “arritje” imagjinare në bujqësi, ndërkohë që fermerët janë të braktisur dhe të papërfaqësuar.
    Kjo qeveri ka dështuar në menyrë sistematike në zhvillimin e bujqësisë. Subvencionet jepen me vonesa, në mënyrë selektive dhe pa transparencë. Fermerët shqiptarë marrin disa herë më pak ndihmë sesa fermerët në Kosovë, Maqedoni, Serbi apo Greqi. Kostot e inputeve bujqësore janë të papërballueshme. Farërat, plehrat kimike, pesticidet, nafta dhe mekanika bujqësore janë kthyer në luks. Qeveria refuzon të ndërhyjë me politika të subvencionuara për furnizimin e tyre. Fermeri shqiptar prodhon me kosto më të lartë se kudo në Europë e Rajon. Sistemet e vaditjes janë të degraduara ose të zhdukura. Fushat përmbyten në dimër dhe thahen në verë. Fshatra të tëra janë të shkëputura nga tregu.
    Prodhimet nuk transportohen dot dhe fermeri izolohet dhe detyrohet të dorëzohet përpara ndërmjetësit që e shfrytëzon. Tregu është i dominuar nga monopole dhe mungesë pikash grumbullimi. Shteti nuk e mbron fermerin por e lë në mëshirë të tregut të egër. Ky është shkatërrim i qëllimshëm i potencialit bujqësor të vendit. Ndërkohë, Bashkia e Fierit organizon festë për grurin, sikur bujqësia të ishte një sukses për t’u duartrokitur. Ky është paradoksi shqiptar: kur fermeri shkon drejt greminës, pushteti feston. Kur toka braktiset, qeveria dekoron vetveten.
    Bujqësia nuk ka nevojë për festa propagande, por për politika konkrete mbështetëse. Sipas të dhënave të Shoqatës së Përpunuesve të Miellit, prodhimi i grurit të fermerëve mesatarisht në vit arrin 60,000 deri në 70,000 tonë grurë, kurse sasia e importuar arrin 250,000 deri në 300,000 ton grurë në vit. Burimet kryesore të importit ishin: Serbia dhe Rusia, që përbënin rreth 82% të totalit të grurit të importuar . Pra, Shqipëria mbetet shumë e varur nga importet e grurit. Pjesa dërrmuese e grurit të përdorur vjen nga vendet ballkanike (Serbi, Rusi, Ukrainë), ndërsa importet e grurit të fortë për prodhime si pasta kanë burime të ndryshme, kryesisht nga Kanada.
    Të bësh festë për grurin sot, është të tallesh me fermerin e braktisur.Festa e grurit është një ironi tragjike përballë rrënimit real të fermerit shqiptar. Partia e lirisë është në krah të fermerëve të braktisur dhe ka prioritet të saj mbeshtetjen e bujqësisë me subvencione reale , pagesa direkte te fermeri, ulje e tvsh për prodhimet bujqësore. Kredi të buta për investime në infrastrukturë ,sera, magazinim dhe zinxhir prodhimi. Mbështetje finaciare dhe lehtësira fiskale për të rinjtë që do të investojnë në zonat rurale.
    Shqipëria nuk ka nevojë për festime mashtruese mbi varrin e bujqësisë, por për një reformë të thellë dhe të ndershme që e sheh fermerin si aleat strategjik të zhvillimit ekonomik. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që ka politika konkrete per të zhvilluar bujqësinë duke e kthyer në fuqi prodhuese dhe eksportuese. Shqipëria fuqi prodhuese dhe eksportuese ne rajon, prioriteti më i madh i 5 Prioriteteve të Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus është e vetmja zgjidhje për fermerin dhe prodhimin shqiptar.